Këtu mund të postoni emocionet e çastit, mllefet, citate,ekrizat a çfarë të ju thotë mendja e që nuk do të mund ta postonit në tema të caktuara, pasi nuk do të kishte lidhje me ato apo për mungesë vendi.

Ju lutemi të tregoheni të vetëpërmbajtur e të kursyer përsa u përket fjalëve të ndyra dhe fyerjeve personale ndaj antarëve të nderuar të Peshkut pa ujë, pasi administratorët edhe kështu janë të ngarkuar shumë. Ky, siç dihet, është një forum i hapur ku mund të hyjë kushdo, ndaj mos e lini veten të bëheni pre e provokacioneve të anonimëve, që kompensojnë komplekset dhe agresionet në jetën e përditshme në rrjet.

___________

Pa çensurë - 1

Pa çensurë - 2

Pa çensurë - 3

Pa çensurë - 4

Pa çensurë - 5

Pa çensurë - 6

Pa çensurë - 7

Pa çensurë - 8

Pa çensurë - 9

Pa çensurë - 10

Pa çensurë - 11

Pa çensurë - 12

338 Komente

U hap. Spaghetti alle vongole veraci sot smiley .

Hm... dua dhe une smiley

ah litari litari

Dolce vita.

C'behet andej nga Golemi? smiley

Jo restoranti.

Te befte mire! smiley

Na thuaj nese ia vlen me shku ndonjehere.

Zemra, s'po dikam si me ta shpjegu smiley No Golemi, no restoranti. Just "dolce vita".

Na fal shpirti, keqkuptim smiley

 sa nuk merreni vesh ju te dy...

sa na e qan hallin dhe ti.... smiley

po jo me ca halli, s'du qe te shkoj kot sakrifica Klesidres...

Distancohem nga shumesi!

E kush na qenka shumesi ketu?! smiley

 

 e shiko qe kisha te drejte; qekeni ne frekuenca te ndryshme sot...

Daku, te lutem mos me ngaterro me kete perpara se te kete deklaruar qarte seksin e saj/tij! smiley

Olsib, nuk me besohet qe ke akoma dyshime per kete! smiley

albano, e kuptoj qe do te me fusesh ne sherr mua dhe olsib, por nuk e kuptoj arsyen pse...

Erdhi behari ne Tirone.....

 

Fiks si ne Milano. Dalin ne cift, vishen ne menyre trasgresive dhe qendrojne buze rruge.

I vetmi ndryshim eshte se atje dalin vetem ne oret e vona te nates, ndersa ketu ne Tirane ne mes te dites.

O patrioto, kush te msoi ty si vihen foto te ppu-ja, qe i rafte naj llotari, i raft!

 

A t'lumte goja!

Po shkoj te blej nje "gervisht dhe fito" neser. smiley

 Apo nuk qenkan si shtangiste.

 kjo eshte foto e vjeter mer Alidems. Tani jane te montume skelat para mozaikut..

demo, po edhe ai taksixhiu sa stoik qe eshte mer.  me i q!r temen se e kthen koken majtas.smiley.  kesaj i thone perkushtim ne pune....smiley

 ishte 8:30 ne mengjes isha ne makin ne shkoder, kishte shum trafik dhe makina ecte n'gadal, nga nje pallat i SHATERRUAR si kurse jan shumica del nje vajz me minifun si kjo blondja, me taka me te medha, dhe filloj te ecte ne trotuaret plog gropa,

tani si mashkull qe jam nuk duhet ti shaj edhe nese dalin me p** dhe b** jasht, por duke e par se po ecte me gazep; me besoni nuk ishte "sexy" fare.

nuk e di cfare dreqi kishte n'dermend te bente ne 8:30 te mengjesit, por ishte skandal

 - por hej nuk kan faj te shkretat, duan te bejen Europeane smiley - n'doshta shal don Europa, ku i dihet

sa nuk merreni vesh ju te dy...

Fol per te tjeret. Une distancohem. smiley

Ka vetem nje emision per te cilin ja vlen me e ndjek Klanin: Histori me zhurmues.

Lamb skewered on sprigs of rosemary.  Photo by Rich Zanetson. +

Ouuu?!

E paskeni marr veten ju te UK?!

Mendoja se andej nga Londra njerezit hanin vetem mish te zier me bizele dhe karota, te shoqeruara nga nje gote... uji te fresket. smiley

Shiko Olso. "JU"? Mua me drejtohesh me kaq edukate? come 6 gentile pero`. Por, jo Ols xhani, mund te kesh te drejte per anglezet; megjithese, te siguroj qe vetem pub-food eshte ashtu si kujtoht ne kontinent; e megjithate, une jam shqipe Olso. Dhe me guzhinen e mamase sime, nuk kam nderruar asnjehere asnjegje; duke filluar nga letyrat qe hane mangiaspaghettit aty ku je ti (Itali, kur je), e kryq e terthor evropes nga kam qene. E sigurisht nuk mbeta per te masakruar finesen time palatiale ne Angli. Standartet i kam shume te larta Ols, edhe pse jam trondites ne thjeshtesi apo kerkesa (dmth qe s'kam hic).

Dhe duhet te dish nje gje, qe andej nga vij une, mishi gatuhet ne 1000 menyra. smiley

Eh... dhe veren e kemi shume te mire nga anet tona. Te siguroj, qe vetem p**** u mbeten edhe italianeve, edhe atyre qe guxojne te ngrene krye.

Oh, bindjet e mia keto Olso. Nuk ja imponoj asnjerit dhe as kam qellime te ketilla. smiley

Vallaj sic e gatuajne mishin e qingjit andej nga vini juve, vetem nje vend ne bote ja u kalon: krahina nga vijme neve. smiley

Modestisht, kuptohet. smiley

Edhe rakine e keni shume te mire.*

*) E thene nga neve... smiley

 

 

 

Ngado qe te vish olso, por po e them me bindje, absolutisht jo per mburrje... Nuk do me ofroje dot asnje gje per te me terhequr vemendjen apo interesin. te siguroj per kete. smiley

tani, mbase eshte ceshtje shijesh, por eshte mendimi im gjithsesi; dhe je mese i legjitimuar te mburresh sa te duash. smiley

Kom honger mish Kurveleshi te Siperm, te Qafes se Kazanit smiley  te Cajupit, te Kulmakut, te Shashices se Vlores etj. Si mishi i Cajupit nuk ka zoterinj! Po shkut, do me kujtoni.

Qenka per t'u vizituar atehere edhe kjo zone, perpara se madhesia e barkut te mos kete shkuar deri ne ate nivel sa te mos na lejoje levizjen e lire neve smiley

Zotrulso, per Cajupin e kishit fjalen juve? smiley

Jo.

emo, po mish Dukati apo nga zona per rreth ke henger? eshte i papare.  nuk eshte se e them une, jo.  e thone merakçinjte.  ki parasysh tani: qengjat atje hane bar  qe e rreh era e detit.  pra bashke me ushqimin kriposen.  pastaj, ajo zone eshte e pasur me rigon gjithashtu, pra edhe rigonin e marrin ''pa dashje'' si ushqim.  keshtu qe  kur i shkon ne hell, ska nevoje tu edhesh ereza...... ehhh, te shkrin mishi ne goje te them....nuk ndjen te ngopur. mund te hash kile te tera gjithe diten..smiley

  qengjat atje hane bar  qe e rreh era e detit.  pra bashke me ushqimin kriposen

e ca do me thene me kete Belul, qe nuk ke nevoje tu hedhesh kripe kur i pjek...

Po dhe rigoni mo belul, nuk eshte se ngelet i tille kur e ha delja, shperbehet.

Cdo gje vlonjate e mburrni ju vlonjatet...

Njoni nga vlora filloi te mburte plehrat qe po importohen ne Vlore nga jashte. Nuk jane plehra dosido thosh, jane plehra te jashtme..

ato plehrat po shkojne ne elbasan, apo jo?...

nuk kom informacion per kete. Ish icik me humor ajo per Belulin. Aktualisht nuk e di a kan mbrrit fare...

kan arrit mer...ca shakaje thu ti 

 Nuk eshte cudi..Mu keta per ceshtje plehrash me jane dukur gjithnje nje hap para. Qeveritaret flas...Po pse duan tia rrasin Elbasanit te shkrete. Pak vica me dy koke kane lere atje..

po jo mor albano,  nuk  mburra gjithe qengjat e Vlores, (megjithese te gjithe te mire jane ne fakt,smiley),   por te nje zone te caktuar. 

tani, nuk domethene qe kur i pjek nuk duhet ti kriposesh apo tu hedhesh rigon, por ushqimi qe ato marrin los rol dhe u jep shije te vecante.....

 

Asnjehere mo kerko te falur per kete se e kemi me kushtetute te drejten e mburrjes. 

Po mburret olsib me qengjat e Dukatit, e s'do mburremi ne te vendit smiley

Ne Vlore edhe qengjat e kane gjoksin me grope smiley

smiley

Po, kam provuar nga zona afer - jo fiks ne Dukat. Por ato qe permenda ishin per kullota alpine... verore dmth, eshte nje cike me tjeter ajo gje se lidhet me veren (si stine) dhe me kujtime te vjetra...

ja (fotot jo te miat):

http://a2.sphotos.ak.fbcdn.net/photos-ak-snc1/v4699/74/78/1116643057/n1116643057_30489972_5208580.jpg

 

http://a2.sphotos.ak.fbcdn.net/photos-ak-snc1/v4699/74/78/1116643057/n1116643057_30490015_8158305.jpg

 ç'ma paske dhi mor Emmmm!!!!!!!!!

Qingji i Dukatit eshte i papame! Po jo qingji qe iu japin turistave.

Zotrules, mos na nxirr gjera kaq te mira ne kete ore se na vjen oreksi ne mes te nates smiley

Pse qe kur kane filluar ne Shqiperi nuk hane  ne mes nates?? Big Grin 

Ka shume urri kjy!

Imagjino qe une shkruajta vetem dy fjale andej nga pasditja "dolce vita", dhe nuk e di se si arriti t'i lidhte keto me nje restorant ne Golem. smiley

I/E papame Magnum! smiley

S'jam keq me oreksin, por nuk para e praktikoj te ha ne mes te nates smiley

 Ols Magnum është goc se ka emrin e çokollatës jo të pau paut.

vallai, Londra eshte metropol dhe ka cfaredolloj guzhine te duash....

Good point!

Fal Zotit ka edhe guzhine italiane ne Londer! smiley

 

PS: Eshte e cuditshme se sa seriozisht e marrin njerezit kete punen e guzhines.

Sot po i thoshja nje francezi qe sipas meje Gorgonzola eshte mbreti i djathrave.

Cfare thashe???

Me mire t'i kisha thene qe "gruaja jote eshte dashnorja ime" smiley

ka dhe italiane sa te duash. bej cudi sa shume qe ka...u hapen dyert dhe ketyre qe kur hyne ne EU smiley

t'ja kishe thene ne frengjisht mbase, do kishe shpetuar

Po mire e ka pas. Mire e ka pas. T'me thoje mu qe kackavalli esht me i mire se djathi i gjirokastres, i kisha thene burgut hapu.

Ka nje pasazh te mrekullueshem per djathin tek tre vete ne nje varke. smiley

Ne mungese te djathit te gjirokastres, sugjeroj kofinakis dhe/ose dodonis.

Per inat te zotrulesit smiley qe shan pepinot edhe per kuzhinen. Sonte u hengren "gnocchi con mozzarella e pomodoro" (+ vermentino; ketu kemi çelur stinen e veres se bardhe smiley ). 

P.s. Pjata ime ka "me sy" se kaq! smiley

keshtu si pjate, te merr me qafe.  po si shume ''fet'' paska.  salce e kuqe,  mozzarella... hemmm, kombinim i demshem.  ne makro e kam fjalen.   se keshtu, ta hash njehere ne kaq kohe, nuk eshte keq.

p.s e vetmja gje qe duket e shendetshme aty,  eshte basilicum.smiley

Hem, jo salse, vetem domate. Te gjithe perberesit jane te fresket. Me thene te drejten per kalorite s'e kam vrare ndonjehere mendjen kaq holle. Ne shtepi s'para vuajme nga mbipesha.

Oranje, "e shpojne" doje te thoshe smiley .

 unë i kam faqet me tepricë dhe më duket se i shtrydh kur e provoj. 

fjala e saktë në fakt, duhet të ishte: tyrjelizim. smiley

 

a, ok. nga fotoja duket si salce prandaj. gjithsesi kujdes me kalorite. duke filluar nga  nje moshe e caktuar te bejne dem. pa ose me mbipeshe..

 E shtrydhin faqen me gishtin tregues talanët akoma duke thënë: goloso!!, apo jo?

 

gnocchi!!! le schiffezze degli pepini. me fan vomita`, sinqerisht ta them fini.

hic, po hic fare nuk me apelojne Fini. me guzhinen italiane, ate tradicionalen??? jeni larg po shume larg te me terhiqni vemendjen; e lere me... ufffa, te ma beni per inat. smiley

nejse, ajo qe i thashe me siper olsit, qendron ende.

Mire zoto, por duhet te jesh nder te paktet qe s'e pelqen. Bashke me historine dhe moden, kuzhina eshte gjeja me te cilen them se mund te levdohen me te drejte.

whatever fin. cdo gje e tille me duket si zhurme sfondi...

po ca ha ti mer, akoma te gatuan mema ty? 

Te rrime shtrember e te flasim drejte, eshte goxha me e mire se "fish and chips" apo ndonje mish te zier me laker.

Zotrulso, paska ardh ne Tirane ai "shoku" jot i Londres... ai i gazetarise investiguese.

Shpetove! smiley

Finisterre, mua gnocchi-t me pelqejne me pesto.

 

Hej, seriozisht tani, cuna dhe goca, goca dhe cuna...

Qe kur jam kthyer ne Shqiperi, po me vjen barku tek goja. Kam filluar madje ta perkedhel pas ngrenies, fiks sic bejne te gjithe.

Ketu ne Shqiperi gjithcka rrotullohet perreth ngrenies: "do shkojme atje per te ngrene ate, do shkojme aty per te ngrene ate tjetren."

E frikshme! Po behem obez!

PS: Duhet thene ama se po behem obez me ushqime te mira. Jo me hamburgera e me pislliqe te tjera sic bejne ata legenat amerikane! smiley

Luksi i shqiptareve eshte vetem ngrenia..Big Grin

Mos ndoshta jam ne andropauze?! smiley

Pikerisht dje, po degjoja ne nje kanal shqiptar nje doktoreshe qe thoshte se meshkujt shqiptare nuk jane te informuar per andropauzen dhe se kur futesh ne andropauze fillon te vesh bark. smiley

Is Oprah right? Is God a big, fat woman?

Al the Great Bundy

Olso, ato jane legjenda kompanishe qe dun te te shesin hormone plastike, miku im. Po me nigjove mu, bej kete, mos u rruj nja 3-4 dite, pastaj shko para pasqyres, shifu drejt e ne sy, kesisoji shmang te pamen e pjeseve nga gusha e poshte, qe prishin pune zakonisht, nqse nga syt te dalin shkendija dhe xixa, nqse ai qe shef para do me te honger gjall sa qe te ze fryka per pak, dhe po ike i tmerrum nga ajo e mallkuar pasqyre, je m'rregell vllajo. Futi nje dacke vetes ne qafe si te bente berberi kur ishe i vogel, thuaj me shendet, edhe nuhat perreth nga vjen era e mishit te pjek nga nga del tymi... dhe ndiq lumturin tate individuale, si e do demokracia dhe Zoti.

Emo, me thene te drejten, shendeti nuk eshte se s'me pelqen. Madje mendoj se dukem me mire nga fytyra kur jam pakez i shendetshem. Edhe ky barku me duket si ato topat elastik antistres qe i shtrengon sa here qe je pak i tensionuar. Eshte si nje organ qe gezon nje lloj autonomie dhe nje krijon nje lloj distance nga pjesa tjeter e trupit.

Problemi im eshte garderoba! A e kupton se c'do te thote te rinovosh gjithe garderoben?! Ne mos te gjithe garderoben... te gjithe pantallonat.

Tani sa here qe vishem, duket sikur barku dhe keto dy pjeset e dhjamosura ketej nga veshkat po derdhen jashte pantallonave.

 

PS: I besoj asaj punes se hormoneve plastike qe po me thua. Ne fakt kjo puna e informimit mbi andropauzen i ngjason pak nje fushate te sponsorizuar.

 E para, plso, mos u boj merak kot, se ti nuk ke dhjame, pastaj edhe nese ke, mos e ki problem fare garderoben, pasi si çun trendy, nje pale xhinse dhe nji kemishe te duhet, te tjerat, hudhi n'kosh.

Vetem keshtu do te kesh sukses.......lol

S'qenkam vetem une keq me oreks smiley

 

hej, nje hamburger i mire eshte dicka shume e shijshme...po sdq, ca me bo tjeter mer burre ne shqiperi. s'ka as park ku te besh nje xhiro te freskosh trute...

Ols, peston s'e tres dot, per fat te keq. Kjo me kujtoi qe nje pjese e barkut te fryre qe te vjen ne Shqiperi eshte edhe pasoje e intolerances ushqimore dhe moskryerjes se rregullt te funksioneve fiziologjike smiley .

Keto funksionet e tjera i kam kryer, por humb 500 kilokalori ketej dhe fut 1500 andej!

Ketu njeriu ha nga stresi.

Me iku truri! S'di si ta ul barkun!

Do bej lipozucion!!! smiley

+

 

Tani e teprove, na morre ne qaf smiley

ahahahhaaha, kete quan te gatuar ti?!

 Ky i mesipermi nuk quhet gatim,quhet Art.

Jam dakort, por arti eshte i natyres. Njeriu vetem sa e vuri siper grillit.

 Nuk eshte komplet ashtu sepse te gjitheve do tu mjaftonte nje grille qe te beheshin Artiste guzhine.

jo moj zemer, cfare gatimi eshte ai... njoki, njoki... patate... pasta..., pasta njoki pasta... farfalle, spaghetti, tagliatelli... penne... tortellini... vetem kete quaj guzhine une.

eh o fin... 

Po s'te shava pjaten mor aman smiley , thashe qe s'ke gatuar gje aty. Sa per kuzhinen italiane, besome qe s'eshte vetem pasta e patate.

te besoj. patjeter. 

me vjen keq fin, po kaq kam per te thene per italianonofiline... Me fal se nuk te ndjek dot hap pas hapi per kete gje. ketu shkeputet ligjerata ime per gjera qe me bejne per te vjelle.

kshu gatuhet ke restorant Cyclades ne Perissa...

 Cna con aq larg o noshke,e ke tek Shengjini tek Dekori i Tiranes qe ta heq petllen.

tallem o burre, se kjo foto siper eshte marre nga ai restoranti ne Gerqi..se po bote z0rulsi si shef 

Finis, qe te pelqejne gnocchi-t (+2 per schifezze) edhe te falet, po me ushqimet e detit hyn n'mekat smiley.  Me vaj ulliri e limon i ka beku i Madhi e s'te duhet gje tjeter smiley.

Hem, gabohem apo ti je kuzhiniere shume e mire? smiley

P.s. Une s'i shava askund ushqimet e detit. Prove eshte fotoja ne krye te kesaj faqeje. Qe Zotos s'i pelqejne italianet dhe ushqimet e tyre, faji - se paku kete radhe - s'eshte i kuzhines italiane.

Po lere se s'nderhyra per zoton, se i del zot vetes a i fut nje sy gjum smiley.  Le qe kur flasin keta te Anglise per kuzhine, mos mbete njeri pa u mburr smiley.

Per prodhimet e dëtit ama, mejtohuni mire e mire kur i lakoni, se jane kategori e ustallek me vete smiley.  Ene grilli mos te duket kollaj, plus oktapodi ka mjeshterine e punen e vet, pa lere si eshte vene ne foto. 

PS: Finis, i jam fut kuzhines me dysheme e tavan, po bej gjemen smiley

Hahahaha, epo urime atehere smiley . Naten e mire.

Naten e mire e dashur smiley.

PS: Po te te duhet ndonje keshille, mos nguro smiley.

guzhine tradicionale angleze vs amerikane..nje m* jane....fish & chips dhe bangers & mash vs hamburger dhe hot dogs

lol

dhe s'ka dy ore qe kam ngrene ... s'kishit patur piken e meshires

me shume qejf do kisha marre pak nga pjata e Finit dhe pak nga ajo e zotrules-it ... pak, sa per neps Tongue

 

He mo se ti zotrulso dhe noshkaido nuk mund te merreni seriozisht kur shkruani per gjithcka qe ka te beje me Italine, perfshire edhe guzhinen.

Dukeni nje ore larg qe jeni racista ndaj italianeve.

Jo per te thene qe "s'ka si guzhina italiane" por edhe sic flisni ju... ja fusni nje cik portokallise! smiley

e gezofshi temen olso. ti, noshi dhe fini e kushdo tjeter qe ka nge te heqe ate vallen tuaj.

naten e mire bashke.

Naten zotrulso. Per qejf po diskutojme ketu. Te kerkoj ndjese nqs. nuk je ndjere mire.

Naten edhe nje here.

Po shkoj edhe une. Naten e mire te gjitheve! smiley

Zoto, edhe nga une ndjese nese e kemi tepruar (edhe pse s'e di se ku).

Ols, mos e vraj dhe mos bej gjojna te cuditshme. Emi se ku e thoshte qe ju arkitektet keni fat me shume se te tjeret smiley .

s'shava gje guzhinen italiane une...mua me pelqen per vete. biles dhe italianet nuk i shava, thjesht shof shume ketu, dhe me ben (i cik) pershtypje. duhet me gjet ku eshte lagja italone, te provojm ndonje gje te vecante.

Dmth... na tregon ti zotrulso ato frutat e detit sikur ke zbulu ujin e ngrohte.

Po ja dhjefsha racen! Nga mesove ti mor daje me ngrene frutat e detit? Frutat e detit kalbeshin tregjeve te Tiranes para 90-es! Vetem himarjotet i hanin ato.

Italianet i kane ngrene frutat e detit kur ti as dije qe egzistonte deti. smiley

PO! Hajne edhe makarona! Edhe?! Ushqim i te varferve!

Me mire se qulli eshte! smiley

Frutat e detit kalbeshin tregjeve te Tiranes para 90-es! Vetem himarjotet i hanin ato.

Je i sigurte? Cfare nenkupton ti me "fruta deti?"

 E sigurte qe nenkupton ato sardelet e qelbeta qe dhe maces kur ja hidhje te shikonte e tromaksur.

Molusqe, sepje, karkaleca deti, oktapode... Pse ti dhe Bradi keni pas kerku tek tregu ne ato kohe e s'keni gjet? Mbase eshte legjende metropolitane kjo e tregjeve mbushur me fruta deti. smiley Le ta konfirmojne me te moshuarit.

Karkalecave s'u binte te dilnin me dyqan se "zhdukeshin" qysh ne kamjon. Molusqe s'mbaj mend te kene pas dale, vec midhjet konserve. As sepjet. Oktapodet, edh ato shume rralle.

para 90 është si tepër para 80 ndoshta .para 90 s'guxonte bretkosë me kuak se çafësht e përlanin . 

 pash "portokallin", pa cfare skandali, do me than un per vete nuk kam qeshur per as nje moment. Si mund te ket sukses nje skandal i till nuk ja kam iden e ides

 tani paskan fillu me fol pak per "patriotizmin" por me duket se kjo eshte thjesh sa me korr disa duar trokitje,  SKANDAL

Ku eshte Beluli kur e kerkon?

Ikja e nderkryer e Zotos, me kujtoi kete fragment:

"Ta paca borxh o S. Y.! Do piqemi!"

shtepi e mire o Safa Ymeri. gjynah te ta djegi gjermani...smiley

Ncncncnc, po zotrules-it cer i bete mer?  Nje here qe bie dakort une me te (per gnocchi-n) u kthy tavolina permbys smiley.

S'paskesh qene e thene smiley.

Me duket se gjeti fini nje qime tek pjata.

Kaq shpejt e harrut trahanane, corben, paparen mer..

Hajt pafshi ne ender gjelle borgjezesh. Abbasso i pepini..

si thosh Beppe Grillo; ma siete proprio italliani. Bamboccioni

Trahana me dhjame te skuqur.

Tërmet (të paktën) 7 ballësh me qendër në Fukushima, sot në mëngjes. Gjysmë ore pas mbërritjes së CME-së (coronal mass ejection) që na lëshoi dielli para dy-tre ditësh. smiley Data: 11/4/11. Universi ka humor... dhe qëllon në shenjë... smiley

po ty po te behet qejfi qe ka rene termet? ti je gallate fare ti....

Ashtu të duket ty. smiley As më bëhet qefi, as më prishet qefi. Vetëm raportoj, për ata që thonë që asgjë s'po ndodh dhe për ata që duan të dinë po s'kanë nge. Ty të zuri frika? Sikur të të thoja që në Maj do nxihet qielli i Evropës nga hiri i Etnas, do qaje?... Ka gjasa që ndodh, gjithësesi.

ne sa maj? qe ta dijme ti leme sherbimet per ate kohe te pakten, se cancelohen fluturimet dhe ja hedhim bythes smiley

Energjia elektrike dhe injeksioni i ujit është ndërprerë për reaktorët 1,2,3....

http://youtu.be/ygldZjJeVWg

Që kanë për të plasë ata reaktorë... këtë e kishte parashikuar edhe Kurosawa

Një sy më doli në ballë. Ta kenë vënë re të tjerët thua??

  

 jo, jo, flej rehat.

 : )

smiley s'me le Ravi smiley

 po leje Ravin ti, se Ravi e ka në terezi, i fut një tralala dielloro-fukushimore dhe shkon ia fut gjumë për shtatë palë qejfe. smiley

Po, po... por sic thote edhe nje shprehje e lashte pellazge: "nje tralala e Ravit ne Bankok, shkakton stuhi ne Paris!"

po si thotë dhe shprehja e lashtë ilire, nuk çalon parisi nga bankoku. smiley

me vijne prej vitesh traffic updates nga washington post-i, jam perpjekur disa here ta heq abonimin por duhet te kete nje problem sistemi. nejse. ne keto e-maile ka rregullisht lajme vdekjesh, man struck by train in bethesda today, woman struck by train, orange line temporarily closed. ne new york mos lexofsh gazeten e trenit ne mengjes se edhe aty plot raste. ne washington dc perfytyroj burra me cante, kostume te lira per pune qeverie apo pune analisti tek kontraktuesit e medhenj. ne ny s'di c'te perfytyroj, nje goce artiste qe s'ia ka dale, nje te depresuar, s'e di, por me kostum jo, te kostumosurit e new yorkut e kishin shansin e tyre 2008-2009, tani s'ka me kuptim. as emigrante s'besoj, kane akoma shume pengje.

pertej atlantikut paska vdekur djali 22 vjecar i faruk myrtajt, te vrarit te 21 janarit nga fieri. cdo motiv i mundshem me dhemb.

 Jo farukut mi moter po faikut. Farukun e kemi si molla (me krimb) smiley

o pf o shejtan, you just provided comic relief smiley

 E diel (pa gazet&eumlsmileyEnregistré dans : BLOG-NOTES — @ 11:10

Në sheshin lyer me diell, tutje një tavolinë me pjata, gota, filxhanë të boshatisur. Një fshirse duarsh e kuqe rënë përtokë mes këmbëve të një karrigeje. Diku pranë vjen aroma e uthullës përzier me atë të vajit të ullirit. Ndiej ngrohtësinë e diellit mbi qafë. Papritur, një grumbull petalesh rozë ngrihet lart nga era (qershijat e lulëzuara aty pranë qëndrojnë në këmb&eumlsmiley, të përhapura, imazhi para syve të mi kthehet në një tabllo impresioniste.

I gjithi sfungjer duke shijuar butësinë e kësaj dite të ëmbël prilli. Kafen ma sjell një zezake e bukur, pa maniera me një buzëqeshje të këndshme, të çiltër. Një ndjenjë paqeje më ka pushtuar të tërin. Sot jam ngritur nga shtrati pa lexuar asnjë gazetë, pa dëgjuar radion e pa parë asgjë në TV. Teksi i librit që lexoj duke rrufitur herë pas here kafen më ngjit « si me zamkë ” :

« Është a pamundur që t'i hedhësh një sy gazetave, të çfarëdo dite, muaji apo viti, e të mos gjesh në çdo rresht shenjat më të llahtarshme të perversitetit njerzor, dhe po në të njejtën kohë, mburrjet më të çuditshme të ndershmërisë, mirësisë, mëshirës, dhe afirmimet më të pacipa që kanë të bëjnë më progresin e qytetërimin. Çdo gazetë, që nga rreshti i parë e deri tek i fundit nuk është veçse një stof i thurur me ndyrësira… Dhe me këtë aperitif të pështirë njeriu i civilizuar shoqëron të ngrënit çdo mëngjes. Gjithshka në këtë botë bie era krim : gazeta, veshja e fytyra e njeriut. Nuk e kuptoj se si një dorë e pastër mund të prekë një gazetë, pa ndjerë krupë. »

Baudelaire, Mon cœur mis à nu

e lexova akull, qe ne mengjes.

vetevrasja per mua nuk eshte perversitet njerezor, dhe as premtim progresi, madje krejt e kunderta e ketyre te dyjave marre bashke. prandaj se shpenzova me te gjysme ore nga jeta ime, dhe 3 minuta nga juaja, s'me vjen keq.

te tjerat qendrojne.

 fakti që vetëvrasja trumpetohet është perversitet për mua. 

nejse, unë s'i dua fare gazetat, sidomos ato shqiptare që janë të mbushura vetëm me kronikë të zezë. po dhe washington posti nuk qenkërka më i mirë... 

akull, wash posti informon njerezit per nderprerjet e sherbimit te metrose, e kupton? vetevrasja eshte thjesht detaji.

 tropizma, lajmi vetë është një perversion, sepse vjen pas pilafit, kur ty nuk të nevojitet më të dish se shërbimi i metrosë është ndërprerë dhe në aspektin historik, nuk i nevojitet po ashtu kërkujt...

Akull, shyqyr qe po flasim nje here, pershendetje nga ana ime.

Sa per vetevrasjen, po thoja qe pertej banalitetit te lajmeve ne teresi, dhe perversionit ne menyren e percjelljes se lajmeve, fakti i vetevrasjeve eshte shume i rende, eshte nje nga lajmet me te rendesishme, gjithe kjo mungese shprese e deshire per te jetuar, quo vadis civilizim, meillaf.

Sa per wash postin, sinqerisht, eshte situate tragjikomike e ketille (lajmin e dergojne flash me e-mail qe ti udhetar te gjesh alternativa transporti, ti udhetar me iphone dhe blackberry):

Local Commuter Alert: Man struck by train at Bethesda; Red line slow both directions
April 11, 2011 8:14:14 AM
----------------------------------------

There are big Red Line delays in both directions, according to multiple commuters. The Post’s Victoria Benning reports that an announcement was made that someone was struck by a train at the Bethesda station. Go to washingtonpost.com/drgridlock or follow @drgridlock on Twitter for the latest information.

 tropizma, o xhan, shyqyr posi, amen! smiley

ok, e kuptoj që wash-i nuk të shkruan thjeshtë që të të washi trutë, shyqyr dhe kjo, se përndryshe ku vajti kjo dynja...

vetëvrasja është shumë e rëndë, por nuk është shenjë e civilizimit të sotëm në veçanti. nuk është po ashtu shenjë e humbjes së shpresës së një populli për jetën. është diçka tejet e rëndë, por personale. pse duhet të trumpetohet në gazeta? akoma më keq, pse duhet të përdoret për qëllime politike, siç është dhe rasti i të ndjerit 21 vjeçar që ishte i biri i njërit nga të vrarëve në protestën kundër k.ministrit?

përveç teorisë së komplotit që sapo solli Ravi (që si gjithmonë na ngazëllen me prurjet e veta mbi makiavelizmin e të tjerëv...ore meqë ra llafi, se kush tha që kur shikon të keqen te të tjerët, me siguri e ke brënda, mendoje njëherë Rav), të publikosh lajme fatkeqe nuk i sjell gjë askujt. 

shëndet të kesh sa të duash! smiley

kronikat e zeza janë të destinuara t'a mbajnë njeriun (lexuesin) në gjendje ankthi, pasigurie, frike, trishtimi, emocione këto që mbështillen në "pleksusin diellor" (afër stomakut dhe i lidhur me t&eumlsmiley, aty ku të mbështillet zakonisht apo ku të zë urthi e të hypin lëngjet e stomakut kur s'je mirë...

... kjo lloj gjendje shtyn njeriun drejt reagimit, sidomos në fusha që kanë lidhje me stomakun, po jo vetëm: të hanë, të pinë, të konsumojnë, të tymosin, pra të blejnë, të harxhojnë para dhe të ndihen gjithmonë në ankth se si do ta sigurojnë mbijetesën në këtë botë kaq "makabre" ku jeta i duket si një qen i ndërkryer që kërkon t'a shqyejë dhe t'a hedhë tutje...

kushdo do e ketë vënë re që kronikat e zeza janë zakonisht drama personale të rasteve të izoluara... nuk flitet kurrë gjatë për drama kolektive apo domethëniet e tyre dhe rrjedhojat ndaj kolektivit, sepse njeriut të kontrolluar nga media nuk i kërkohet t'i hapë sytë për të parë tablonë e madhe, i kërkohet të rrijë në poçin e vet prej qelqi e të merakoset për të përditshmen e vet të vogël...  e kuptueshme, po e panevojshme, kur mendon se një pamje më e gjerë e heq nevojën për t'u merakosur për shumë gjëra të vogla, dhe sjell një farë çlirimi... çlirim ky që nuk u pëlqen kontrolluesve të masave (të cilët nuk janë, por kanë si mjet median)

ti kujton se apokalipticizmat e tua, "tablloja e madhe', sjellin "nje fare clirimi"? a e ke idene ti ku jetojne apokaliptiket sot ne bote, sa te izoluar jane ne komunitetet e tyre, ne qytetet e tyre te largeta, ne mendjen e tyre plot ankth?

me fal qe ta thashe po u be shume kohe qe emri yt ketu eshte bere sinonim me apokalipsin, dhe meqe ne nivelin njerezor me duket shume me e rendesishme te mendoj per njerezit e pashprese qe vrasin veten (duke kontrastuar perendimin me shqiperine) se sa per hirin e etnes, me erdhi e natyrshme te te kundershtoja kesisoj.

cfare konkretisht ke prasysh me drama kolektive, pasojat e aktivitetit djellor qe priten se shpejti. Me pamje me te gjere cfare ke parasysh. Mund te na e shtjellosh me tej kete komentin, Rav.

 

... pamja më e gjerë do të thotë për njeriun të arrijë deri aty sa të kuptojë se qëllimi i jetës nuk është të luftojë dhe mbijetesa nuk është synim më vete. Që njeriu është pjesë e pandarë e jetës dhe e gjithësisë, që ka pra një tërësi. Dhe që kjo tërësi është harmonike dhe e përkryer në vetvete. Kur kupton se je pjesë e gjithësisë së përkryer, nuk mund të jesh më pak se i përkryer vetë dhe gjithësia nuk ka se si të të lerë mënjanë. I vetmi rreng tek njeriu është ajo pjesë e trurit ku buron frika ose meraku. Të gjitha ndyrësitë, mbrapshtitë e kësaj bote aty e marrin burimin. Gjithë sistemi në të cilin kemi jetuar deri më sot, është një sistem i bazuar në pushtet. Dikush mban pushtetin dhe dikush varet ndaj pushtetit. Ai që kërkon pushtetin, e kërkon nga frika e pasigurisë dhe e cënimit prej masave. Ata që varen prej pushtetin, e bëjnë nga frika e lënies mënianë, e varfërisë, e përjashtimit nga ky sistem. Dhe rrotulla rrotullohet. Absolutisht të gjitha mardhëniet shoqërore të botës së sotme mund të formulohen me këtë ekuacion pushteti. Edhe lidhja midis prindit e fëmijës bazohet në të, megjithësë mund të duket çmenduri kur e dëgjon fillimisht. Llojet e frikave janë të ndryshme për nga objekti e nga subjekti apo masa, por të gjitha kanë një rezultante të përbashkët: ndjesinë e të qenit i pasigurt, ndjesinë e të mos qenit i lirë, ndjesinë e të qenit i humbur.

kur ndihesh i humbur ose potecialisht i humbshëm (prapë frika se mos humbesh këtu), do të thotë që nuk ndihesh pjesë e gjithshkasë, do të thotë që nuk ke vetëdije për këtë tërësi të përkryer e harmonike që është universi në të gjitha dimensionet e veta.

arritja e kësaj vetëdije të re shoqërohet me vetëdijen se asgjë nuk humbet, gjithshka transformohet dhe që jeta është transformim i vazhdueshëm. shoqërohet gjithashtu me vetëdijen se nuk jemi vetëm ajo që shohim dhe prekim, por jemi edhe ajo që s'shohim, që s'prekim dhe që as imagjinojmë dot me mendje (se imagjinata mbetet një farë vizioni, me sytë e mendjes). Në këtë mënyrë, vdekja nuk është më tragjedi por thjeshtë një portë kalimi (portë që mund t'ju siguroj e kemi kaluar me qindra herë, sepse kjo Tokë nuk ka ekzistuar me miliona vite që ne të jetojmë vetëm një herë e mesatarisht 50 vjet, por gjithësesi s'i kërkoj njeriu të më besojë në bazë të fjalëve, në kohën e duhur, secilit i kthehet kujtesa). Në këtë mënyrë, mbijetesa (e trupit) nuk është qëllim më vete dhe frika e mosmbijetesës nuk është e logjikshme. Pse? 

Sepse, ose 1) ka jetë pas vdekjes, ose 2) s'ka asnjë jetë pas vdekjes dhe ashtu-kështu s'kemi për t'a marrë vesh kurrë.

E vetmja gjë që na bën të kemi frikë... është vetë frika smiley, kurthi i trurit tonë, thelbi i mbrapshtisë së gjithë kësaj botës.

Me fal Rav, nuk perqendrohem dot me te ky muhabet se me shkojne syte automatikisht tek qengji ne hell qe ka postu alidemi me poshte..

Vetem doja me thone, qe ajo pamja e gjere, qe ti mendon se robve u sjell clirim ndodh sepse robi e ka me te lehte te pranoje nje dhune hyjnore se sa te fokusohet te problemet e vecanta, si vetvrasjet qe u permenen me lart...

Dhe nuk na parashikove, si premonitore qe je, kush do ti fitoje zgjedhjet?

dhuna hyjnore nuk ekziston albano, vetëm këndvështrimi ynë i dyzuar na bën të perceptojmë dhunë; kur ke pamjen e gjerë para syve nuk ke më asnjë lloj vuajtje e asnjë lloj dhune nuk të shfaqet

nuk ka as krim, as ndëshkim smiley

 Faruku (Sejdini), njof un. Ka qene trajneri i Dinamos a Tirones. Kokrra e pjanecit...

 interesante.. cfare nuk shpikin njerezit per te marre "letrat".. 

Ahaaa... nuk ka me trendy tashi alidemso. 

Iku edhe rinia ime. Ishte nje eksperience e bukur, por kaq zgjati.

Tani do t'i bashkohem edhe une grupit te barkderrave qe pasi mbarojne se ngreni, rrotullojne me kujdes kanatieren pas trupit dhe fillojne e i bejne masazh mulles. smiley

Eh...

 

Me mall kujtoj rinine

kur djale i ri une isha

me fund pija rakine se halle e brenga s'kisha

Me kitarra e mandolina

dilnim ne serenate

bashke me shoqerine

te pire te bere tape

vec nje qellim ne jete e kisha une atehere

nje vajze e nje kitarre dhe nje shishe me vere

Sa shpejt kaloi rinia

pa thene as lamturimre

papritur afron pleqeria

jeten per te na nxire.

Te dashura ju vajza dhe djem te me degjoni

Rinia vjen vecse nje here dhe iken kur ju nuk doni

tani ajo kohe e bukur

iku dhe la vec kujtime

Nje vajze nje kitarre dhe nje shishe me vere.

Mos e humbni toruan me te tilla ndodhi, ka gjera me te mira per te bere. 

Ja psh radha e punes, per nje pushim ne fundjave...

Merret qengji dhe therret (nuk po jua tregoj procesin e pare, se mbase u bie te fiket)

Piqet ne hell, mire e mire....

Degustohet, mundesisht nga femijet....

Ndahet, qe te hane te gjithe nga pak, se ndryshe, dikush do ngele me gisht ne goje....

Mbushen gotat me kete vere te bere nga ky ketu poshte......

 

Dhe pastaj medito, dhe po pate muze, bej edhe ndonje vjerrshe.....

Tashi une po qahem se me ka ardh barku tek goja, ti me tregon foto me qingja?! smiley

Eh jete mizore!

 

PS: Faleminderit. smiley

 Mos ki merak, se do te denoj edhe ty, po mu dha rasti me nje skene te tille, ..................

Per keshtu lloj denimesh, s'ma ben surri terr! smiley

Ti sikur ishe i papune? smiley

 Pa pune jena gjemo, por nuk do vdesim se i do qefi nonjonit, e bojme edhe ne nai pisllik te vogel, sa per me jetu......Wink

Pastaj ku te le shoqnija ketu me vdek... Pse atje tek ju jena ne, qe edhe kur vdes, e morin vesh komshinjte vetem vje era e keqe.....lol

Si ty qofshin te gjithe te papunet alidemso smiley

Po neve na i ka dhene te gjitha te mirat natyra mor dak.

Zgjat doren e kap mollen. Kollitesh e vret nje qingj.

 

Rrini, rrini ne Amerike juve!

Ja u thithen palcen andej.

Ne fryhemi me mish qingji e ju me patatina McDonaldsi!

 

Po ju del glutina nga veshet! smiley

 

PS: Sic e ka thene njoni: Zoti eshte ul siper nesh (prandaj s'na shef) smiley

Alidemso! Po ket t'gjaten, na e bo dot n'hell? smiley

Ate e zhvesh celopicari ne maje te kalit smiley

alidems, kur ndodhi kjo mo? Megjithese nuk po i shof dot fotot pershkrimi me kujtoi ca kohe te largeta qe nuk i realizojme dot ketej.

hallalish!

 Celo, a e di ti, se kush ua ka mesuar hungarezeve pjekjen e mishit ne hell ?????????

Pellazget?! smiley

 Ma knej......

Hunet/Mongolet?

Jo plak nuk e di po menyra se si pyet do te thite qe lebrit jua kane mesuar ... jo?

 Ja ta thom u:

Kam pas nje mik, qe punonte te fabrika e tullave ne Institut Bujqesor. Ajo ndermarje, kish ne organiken e vet, po thuaj te gjithe te deklasuarit, pasi ishte pune teper, teper e rende. Aty shkon per edukim ne gjirin e klases puntore edhe vellai i Fiqirete Shehut. Ai paskesh qene me pune ne Ambasaden e Hungarise, dhe ai e tregonte kete.

Kur ishte atje, e kishin tradite, qe cili vend, kur kishte festat e veta kombetare, mblidheshin te gjithe perfaqesite diplomatike dhe e festonin, duke shtruar per banket, gjellet tradicionale te vendit qe kishte festen. I erdhi radha Shqiperise. Po ne nuk kishim ndonje gatim per te qene, sa per ti lene gojehapur, miqte, se ketu dhe ish qellimi. Kishin nje shofer lab keta. Kujtohet ky, dhe u thote, .......po sikur tu bejme mish ne hell.....?????? Po ku te gjenin sheleket....???? Atehere, shkojne ne Minisrine e Jashteme, ishim miq te ngushte atehere, dhe u kerkojne qe ti ndihmonin per te blere disa shelege, me rastin e festes.

Shkojne ne disa stalla, por asnje nuk i pelqeu ketij labit tone.  Atehere, keta tanet, u kerkojne qe mundesisht te shkojne atje, ku ka kope neper male. Dhe ashtu u be. Se nga shkuan ne disa çobene, dhe me ne fund, ja mbushi syrin nje kope ketij tonit. Ja vuri syrin disa shqerave, nje te dhene nje te bere, i moren dhe erdhen ne Budapest. Te nesermen ishte festa. Vere nga Sqiperia kishin me shumice, se rastesisht ishte dhe nje permetar atje, dhe kish marre vere nga Permeti.

Te nesermen erdhen miqte. Atehere, ky miku, filloi therjen dhe rrjepjen live, aty ne mes te mexhilisit. Pasi i beri gati, ndezi zjarret, nja dy me duket, dhe filloi ti piqte. Tavolinat ishin shtruar. Pas ndo nja nje ore e ca, ai filloi ta priste mishin direkt nga helli, dhe te tjeret ua servirnin te ftuarve. Te gjithe u habiten ne radhe te pare nga procedura, dhe pastaj nga mishi... Aty na qelluan dhe perfaqesues te MPJ te hungarise. edhe ata u kenaqen.

Pas disa ditesh, Hungarezet, seç kishin nje pritje te madhe, se kush u kishte ardhur, dhe nje zile ambasades tone, dhe ...u kerkuan me "qera" ate labin, per ate pune. Ja derguan menjehere. Dhe atij, labit, ata i kishin vene nja tre "nxenes" per te mesuar tekniken e pjekjes ne hell.......

dhe keshtu kjo pune. Atehere filluan ta hane mishin ne hell hungarezet.........

Nuk di celo, a te erdhi mideja tani.....................

.

S'me duhet fare ne eshte e vertete apo legjende.  Miti u kry smiley

hallal alidemso, nga jam une thone qe e rjepim shelegun ne maje te kalit (une per vete se kam provuar...akoma) po mishin e pjekur plako e thajme

Po eshet aq e vertete sa edhe legjende Monda.

Nuk ka shije me te mire se ai gatim qe kam 20 vjet pa e provuar. Mund te blesh ketu qengj e ta besh diku (ku lejohet) po perseri nuk eshte e njeta, nuk i afrohet, apo lekura qe behet njecike kerce ca shije ka, apo .... lere se me iku gjithe dita sot e shyqyr qe kam nje kuti me letra ve fshi buzet ....

Tu befte dita 2 mije euro alidems, na ke cuar larg shume larg mbrapa

 Monde, its true, unbelievable, but true......

Shume e bukur! smiley

Kush është ky alidemso ? apo ti . 

 Ai qe ka beer ato deme dhe po i shfren dufin natyres........

Nga bien keto male qe mendonen, mo alidems. Si te njohura me duken...

 Malet e Skraparit vella, andej nga ka shkelur Abas Aliu........

Qenkan mbledh tere Skraparllinjte tek Ali Demi smiley

 Gjemo, po te regoj nj storie, only, for jou:

Kur ishte tregu ushqimor tek shkolla e begsave, nuk e di a e ma men, doli dhe vllai im, me raki Skrapari. Kuptohet, vetem etiketa kishte kete emer. Kalon nji burre atypari, dhe i shikon me radhe, po ishin nja 10-15 vete, me raki "Skrapari", kupto vete ti, vetem etiketat ishin ndryshe, se te tjerat, brenda, ishin njesoj, shto uje e shto miell.

- Ore, - tha ky burri - i gjithe ky tregu paska vetem raki Skrapari!!! Po ç'na u bo ky Skrapari, Stalingrad????????????????

ps

jena race e shtume ne, si fare hislli................lol

haha!

 pse nuk e dije ti? Alidemi quhet ndryshe little Skrapari..

 mendova se ishin diku tjeter. Ngjajne shume malet shqiptare me njeri tjetrin. Erozioni ka bere kerdine..

Alidemso a shkon makina anej afër dhe ka ksoj gjanash gjithnji apo me raste , se mundtë kaloj andej kto ditë . 

 Varet, se ku do te shkosh, se ka edhe rruge makine, natyrisht jo me asfalt, po po te kesh ndonje fuoristrade, çdo gje eshte e mundeshme....

 Jo po tank .Nga Skrapari më duket larg por dhe ndoshta n.q.s.është rruga e kalueshme dhe ecën jo më shumë se 1° në kam .

 Prandaj po te them se varet se ku do te shkosh, se deri ne Corovode, rruga eshte e mire, per çdo lloj makine. Pastaj edhe neper fshatra mund te shkosh me çdo lloj makine, dhe ate nje ore rruge mund ta besh ne kembe edhe per qef. Bile edhe ne Kulmak, atje ku festohet nga Bektashinjte shkohet me makine deri ne vend........ Prandaj te them, qe me pare te percaktosh itinerarin, pastaj folim.... Megjithate, rruga eshte e bukur, sidomos, pas nja dy javesh, qe te çeli gjethi, eshte nje mrekulli.......

Qenka kthyer 'pa censure' ne mense...

Mense, por mense e shijshme ama smiley

Mendjen te ushqimi ju.

 Di gje njeri, kur qeveria, opozita e kush te mundet bredh neper Shqiperi kush na e qeveris vendin ne? Ka dhe gjithata njerez neper mitingje, punon ndonje ketu?

 Iris, ne na qeverris Arvizuja..kurse per pune, aha, nuk na ke, kena le per çef, pulitike dhe thashetheme.......

ravi, une jam nji adhurusi jot.
a di gjo, kush e fiton botrorin e 2014?
varja ksaj se tani u kujtova: mundsisht m'thuj ne mesazh privat ca numrash kane me dal ne 6 nga 49 ket jave.
 

sh. flm paraprakisht!

 Gabim pyetja. Ravin duhet me e pyt kush e humb boterorin se ajo parashikon vetem fatkeqesite.

un du me dit ato numrat ti PF.
Ja ta riformulojme pytjen Ravi:
 - ca numrash nuk dalin?

(po mos m'u zhduk tani deri mujin tjeter se nuk quhet pastaj)

6, 13, 44, 25, 11, 2 smiley

Ti e kupton qe nje pjese te llotarise qe do fitosh duhet t'a derdhesh prane fondit te PPU apo jo?

Pjesën time jua kam falë smiley

 Ravi punon per ate lart...

ajo lart punon për mu... smiley

Unë e shumta parashikoj ndodhitë, PF. Emrin "fatkeqsi" ia ve ti vetë ndodhisë, pastaj. smiley

Nuk ka problem Rav. Ti vazhdo te sjellesh lajme "te mira" pavaresisht se si na ngjajne ne. smiley

Pa problem PF. Besoj se kjo e fundit do të të pëlqejë: Tokio ngre nivelin e katastrofës nga 5 në 7, sot, të martën në mëngjes. Më lart se 7 nuk ka dhe barazohet me Cernobilin. (Në mos më keq se ai, po nejse... se ju kap ankthi juve këtu, avash avash i doni njuzet).

Ka pasë djegie në reaktorin nr. 4 lexova nga media e zakonshme. Asnjë foto, asnjë video nga dita a djeshme. Nqs dikush gjen ndonjë gjë t'a postojë këtu, ju flm. Burimet e mia "të jashtëzakonshme" ama thonë që ka shpërthyer të paktën njëri nga reaktorët... nuk e di sa vlerë t'i jap, po paragrafi i parë do justifikonte këtë të dytin.

p.s.: gjithashtu, shkundja sizmike e djeshme, hodhi 20 vullkane në shpërthim...

 O Rav, qe te jemi te qarte...Shperthimet e reaktoreve ne Tokio, nuk erdhen vetem si rezultat i termetit. Specialistet kane treguar se do te ishte shmangur rrjedhja radioaktive dhe avaria sikur te mos ishte kursyer per te maksimalizuar fitimet. Duhet te ishin projektuar ne nje menyre me te sigurte, me gjeneratore jo nen toke. Pra ne kete rast, pergjegjes nuk eshte kometa Hale Bopp, por etja per para, kapitalismo i thon ndryshe..

albano, s'ka rëndësi fare se cili është përgjegjësi kur ndodh diçka; rëndësi ka fakti që ndodh; të tjerat janë të gjitha të ndërlidhura, disa nga afër, disa nga larg... si puna e kushurinjve: ka të afërt, ka të largët, ka dhe nga ata që s'i njohim fare për kushurinj po ja që bëjnë pjes në fis; e kështu edhe elementet që marrin pjesë në këtë gjurulldi. smiley Sigurisht që budallallëku i njeriut është pjesëmarrsi kryesor, në kuptimin që efektet e asaj që duhet të ndodhte (tërmetit) ndihen shumë herë më shumë nga njeriu se po të mos kishte patur njeriu kaq shumë budallallëk. Po edhe një herë, për mua s'ka rëndësi fajtori. Madje për mua s'ka fajtorë, ka vetëm eksperienca. E mira dhe e keqja, janë iluzion. Kur del në dritë të vërtetë, s'ke më nevojë as të bëhesh pishman, as të dënosh dikë. Është thjeshtë një lojë, po në të cilën jemi thithur aq thellë sa mezi e kuptojmë që është lojë. Po do na kalojë... siç po ju kalon japonezve. Janë kohëra të bukura për ata që shikojnë anën tjetër të medaljes.Por do na duhet shumë zemër.

Me beri pershtypje kjo:

Madje për mua s'ka fajtorë, ka vetëm eksperienca. E mira dhe e keqja, janë iluzion.

Kam edhe nje fare ideje sesi mund te pergjigjesh, por sidoqofte, nese mundesh dhe do, a mund te me thuash se sipas cilit parim pasojat e nje aksidenti automobilistik mbi nje person, dhe shpetimi i nje femije nga mbytja, jane te barazvershme? Flm paraprakisht.

Mbi ç'bazë kemi të drejtë të gjykojmë pasojat e aksidentit të një personi, perveçse mbi bazë të ndjenjave tona personale kur imagjinojmë të na ndodhë një aksident dhe projektimit të tyre mbi personin në fjalë?

Gjykimi që rrjedh nga personaliteti ose egoja është i pavlefshëm në tërësi. Askush nuk i njeh rrethanat e thella të jetës së të aksidentuarit, historinë e tij të vërtetë, thelbin e tij vetiak, qëllimin e jetës së tij, "mësimet" që ka ardhur për të mësuar në këtë jetë, në bazë të eksperiencave që i janë dashur të përjetojë. Ku mund t'a dimë ne se ç'ka bërë ai në të kaluarën, ku mund t'a dimë se cilat janë konfliktet e tij të brendshme? Mbase aksidenti i vet është thjeshtë "larje hesapesh" trashëguar nga ndonjë jetë e kaluar (e di që dikujt mund t'i ngrihen qimet përpjetë kur dëgjon se mund të ketë jetuar disa her&eumlsmiley, mbase jo. Mbase është thjeshtë telegram nga universi dhe nga jeta e vet që i kujtojnë se ka devijuar nga rruga e tij, se ka diçka për të ndrequr në jetën e vet. Jeta është si lumi që rrjedh dhe mënyra më e mirë për të lundruar është të ndjekësh drejtimin e rrymës. Kur i kundërvihemi rrymës, nuk është rryma që na dënon, është vetë rezistenca jonë që na sjell probleme. Rryma na shtyn gjithmonë drejt rrugës sonë të vërtetë, drejt lehtësisë, po është përgjegjësia jonë t'a lemë kanoen tonë të ndjekë rrymën, pavarsisht se mund të na duket se po tregohemi përtacë, se duhet të luftojmë kundër rrymës, se atje lart ka diçka që na duhet, ku duhet të shkojmë patjetër... S'ka asgjë kundër rrymës, të gjitha janë përpara... Vazhdo, ec dhe enjoy the ride.

Kështu, askush nuk mund të gjykojë, se askush nuk e di kush fshihet pas fasadës së personalitetit të dikujt, madje në shumicën e rasteve, as vetë personi nuk e di se kush është ai tamam. Kur e di se kush je, s'të ndodh më asnjë "aksident". Aksidentet janë rezistencat tona.

E mqs jemi të gjithë lidhur, e të gjitha janë të ndërlidhura, dikush tjetër mund të shërbejë si vektori i aksidentit tonë: ai që na shtyp me makinë psh. Mund t'ia hedhim fajin atij, po s'është e vërtetë. Prapë s'mund t'a dimë se kush fshihet tamam pas personit të tij dhe ç'mision ka në jetë. Ai mund të jetë "zgjedhur rastësisht" thjeshtë për të na "shërbyer" neve duke na servirur aksidentin tonë që duhet të na kujtojë rezistencat tona apo të na mësojë mësimet tona. Po mund të jetë edhe ai vetë duke larë lëveret e veta, nga ana e tij... e dy gurë e një punë. Ku t'a dimë... edhe po t'a ketë bërë me qëllim ai... thjeshtë po eksperimenton anën e tij të errët, hijet e egos së vet... Nga pikëpamja jonë është e urryer, po nga pikëpamja e "Tërësisë" është thjesht një shpirt i humbur që kërkon rrugën e vet po s'e gjen... S'e di a më kupton... 

Po kështu edhe kur zgjedh t'i shpëtosh jetën një fëmije. Nqs të jepet t'a bësh, diçka të thotë që duhet t'a bësh, e bën dhe kaq. Në këtë rast je në "shërbim" të shpirtit të atij fëmije, që mbase nuk i kishte ardhur koha për ta lënë këtë botë. Vetë mendoj se kur vijmë në këtë jetë kemi një farë "kontrate" me vija të përgjithshme e me një kohëzgjatje pak a shumë të caktuar. Asgjë nuk është fikse, po në përgjithësi "Tërësia" vepron në senin e respektimit të kontratës sonë dhe prandaj edhe rastësitë e personat që na ndodhen kur është nevoja, nuk janë edhe aq të rastësishëm sa ç'duken.

Po kurthi në këtë mes, në rastin e shpëtimit të jetës së fëmijës, është të ndjerit krenar apo fajtor (nqs nuk ke arritur t'a shpëtosh). Nuk jemi as heronj as fajtorë. Nqs e shpëtojmë jetën e fëmijës për t'u ndjerë ne mirë, është egoja që fryhet, personaliteti. Na duket se bëmë diçka të mirë dhe duhet të lavdërohemi për këtë, ndërkohë që jemi thjeshtë në shërbim të vullnetit të "Tërësisë". Kjo s'do të thotë të mos jemi të kënaqur me punën që bëmë, se sigurisht që ndihesh i lumtur kur gjërat shkojnë lehtë e mirë. Po nqs nuk kemi arritur t'a shpëtojmë fëmijën dhe ndihemi fajtorë, edhe këtu është egoja që na flet, a thua se jeta e atij fëmije varej vërtetë prej nesh. I japim më shumë përgjegjësi dhe pushtet vetes se ç'është e vërteta. Nqs pavarsisht përpjekjes sonë, diçka nuk bëhet, është sepse përpjekja jonë qe kundër rrymës dhe jo në drejtimin e rrymës. Kur e kuptojmë këtë, kur e kuptojmë që edhe shpirti i fëmijës ka rrugën e tij, "kontratën" e tij, si gjithë ne të tjerët.. që asnjë jetë nuk është më e vlefshme ose më pak e vlefshme se të tjerat, nuk ndihemi as krenarë e as fajtorë.

E rëndësishme është të jemi KUSH jemi në të vërtetë, në thellësi. Të jetojmë jetën siç na jepet, me ato që na duken të mira e ato që na duken të liga, dhe t'i pranojmë të dyja si të barazvlefshme. Dhe do e shohim që kur e lemë kanoen të lundrojë në drejtimin e rrymës, përveç disa gurëve e shkëmbinjve që do n'a duhet të shmangim kur t'i shohim që po vijnë, nuk do raskapitemi shumë po do i gëzohemi lundrimit. Asgjë nuk na kundërvihet në jetë përveç rezistencave tona të brendshme. Absolutisht asgjë! smiley

Ligjerata jote eshte krejt ne linje me fjalimin qe mban nje prift perpara arkivolit te nje femije dhe kontradikta eshte po ajo: A mund te ngushellosh nje individ thjesht me idene qe vdekja e parakohshme e te dashurve te tij, apo e atij vete, eshte pjese (ndoshta ndertuese) e nje projekti me te madh?

Njeriu, ne kufizimin e vet, njeh si te tilla vetem disa kauza dhe pothuaj te gjitha lidhen me nje projekt njerezor (nje jete me e mire, liri per veten dhe pasardhesit, deshire per dije...). Natyrisht qe ka deshmore qe lidhen me religjionet, por te mos harrojme qe asnje prej tyre s'do te kishte arsye te ekzistonte ne kushtet e nje katastrofe natyrore me perfundim zhdukjen e jetes mbi toke.

Edhe dicka tjeter. Njerezit, kur demtohen, vriten, plagosen fizikisht, ndiejne dhimbje. Organizmi stresohet, reagon ne nivel nervor (dhe jo vetem). Ne ketu jemi ne kushtet e nje bisede virtuale dhe nderhyrjet e tua (disa prej tyre), jane te tolerueshme. Personalisht jam njeri mjaft i bute, por sikur te me vinte dikush e te me mbante nje ligjerate si ajo e jotja mesiper, ndersa te dashurit e mi jane duke vuajtur, te them te drejten, ne me pozitivin e skenareve do te te kisha kerkuar ta shfryje diku tjeter ekzaltimin tend, ne me negativin do te te kisha ndjekur nga pas me kopaçe ne dore.

Por, sic thashe, jemi ne nje hapesire gjysme te disimpenjuar dhe ti je nje komentuese mjaft e kendshme. smiley

Është egoja jote që flet Finisterre... të afërmit e tu, fëmija im, dhimbja, revolta,... është egoja që revoltohet. Nevojat, kauzat, përpjekjet për një jetë më të mirë, supozojnë se ti je i ndarë prej jetës dhe duhet të bësh diçka për të arritur diku, ndërkohë që çdogjë është TANI dhe KËTU. Egoja kërkon të ketë diçka/dikë... për të mbushur vetminë dhe boshllëkun e krijuar nga pa-vetëdija se jemi të plotë e pjesë e gjithshkasë. Egoja na fut në iluzioni se jemi roli social/profesional/familjar që kemi këtu, ndërkohë që është vetëm një rol, i përkohshëm.

Katastrofa -> pikëpamje e egos... lidhur me idenë e gabuar se vdekja është zhdukje. Asgjë nuk zhduket. Gjithshka transformohet. Toka nuk zhduket, ajo transformohet. Iluzioni zhduket. Cdo gjë që kemi ndërtuar këtu poshtë është fallco. Lidhjet dashurore që kemi me të afërmit tanë janë iluzion i egos që kërkon të bëjë të veten. Në botët e LIRA dhe të BASHKUARA nuk mund të ekzistojnë lidhje të tilla. Ekzistojnë vetëm lidhje në varësi të frekuencave.. totalisht të lira. Këtu angazhohemi me dikë, në diçka, i ngjitemi dikujt, një ideje, një koncepti dhe nuk i shqitemi, për shkak të principeve që na janë ngulitur në kokë nga edukimi që kemi marrë. Kujtojmë se është e ligjshme të duam dikë të familjes sonë më shumë se dikë tjetër në një vend të largët... Dashuria e vërtetë nuk njeh ekskluzivitet.

Jeta në tokë nuk ka për t'u zhdukur, por toka po ndërron frekuencë. Po ngrihet mbi të mirën dhe të keqen. Po u bashkohet botëve të LIRA. Kush e ndjek, duke ndërruar frekuencën vetjka, do rrijë. Kush reziston, kush shikon katastrofën, në vend të zhbërjes së iluzionit, do përjetojë dhimbje, humbje... është egoja që përjeton dhimbje e humbje, sepse egoja zhduket. Në tokën e re s'do ketë më vetëdije egotike. Ata që s'i përkasin kësaj frekuencë, do largohen, për në botë të tjera më të përshtatshme për ta. Nuk ka asgjë për të qarë, asgjë për t'u bërë pishman.

Erdhëm, lozëm, eksperimentuam, pamë se çfarë ndodh kur je i ndarë nga e vertëta, nga hyjnorja, nga ligjet e universit, kur je në hije. Tani po ikim. Kaq. Por jo për t'u zhdukur. Të zhdukur jemi. Po për t'u rigjetur.

Ravintsara,

Faleminderit për postimet. Personalisht, kam një lloj dileme lidhur më profetët. Profetët dhe profecitë janë dicka për të cilën jam shumë e kujdeshme. Nëse ato cka thua ti janë njëfarë profecie, unë personalisht, kam shumë rezervë për to. Kjo nuk do të thotë se nuk i dëgjoj. I dëgjoj me rezervë. Njerëzit në përgjithësi i përqeshin profetët. Ky është fakt. Por, kjo ndodh dhe sepse shumë profeci nuk janë përmbushur. Ato kanë qenë të rreme. Por, profeti për mua ka një lloj besimi të palëkundur, që nuk vjen shumë nga leximi i shenjave. Leximi i shenjave i takon vdektarit të rëndomtë. Nëse ti bën një renditje të shenjave, pakgjë ka kjo prej profecisë. Profecia është pararendëse e shenjave. Ndërkohë, gjej shumë gjëra interesante tek komenti yt për egon dhe rezistencën ndaj fatit. Vecse, ajo që më bën të dyshoj është se një zhveshje prej egos, në fakt do të ishte një ekzistencë pa shumë kripë. Pse e them këtë? Sepse, egoja është ajo cka të bën ty të pakrahasueshëm, unik. Dhe unë besoj shumë tek njeriu i përzgjedhur. Mendoj, se përzgjedhja është ajo cka i jep kripë cdo gjëje në jetë. Dhe jam e mendimit se nëse egoja jotë dëmtohet (gjithcka që të bën të mendosh se nuk je më i përzgjedhur), unë asaj i vesh një përzgjedhje dyfish. Por, kjo është cështje tjetër. Gjithsesi, më pëlqejnë diskutimet e tua.  
 

Ravi, ne s'jetojme dot jashte asaj qe e ti e quan ego-ja. Natyrisht qe cdo gje eshte edhe Ketu, Tani. Puna eshte qe eshte edhe Atje, Pastaj (ose edhe Ketu, Pastaj dhe edhe Atje, Tani). Ekuilibri ne perjetimin e ketyre dimensioneve perben te ashtuquajturin ekuiliber mendor. Edhe transformimi qe ti ze ne goje behet i mundur vetem kesisoj. Perndryshe, çdo fragment i transformimit, i ndare pafundesisht ne seksione gjithnje e me te vogla pandryshueshmerie (te tashme-je, ketu-je, tani-je), eshte nje ide shume estetike, por krejt spekulative (Breshka qe ia kalon Akilit meqe niset e para etc.).

Rav... dobet rav. shume dobet kesaj rradhe.

Egoja fillon e merr trajte vetem kur ti kerkon nga te tjeret ato qe nuk do te doje qe te tjeret te t'i kerkonin ty... ose qe ti pret te te japin ato qe nuk i jep; duke filluar nga trajtimi. Kjo eshte egoja. 

Nuk eshte ego qe UNE po te pergjigjem ty, nga pikepamja ime; me zerin tim, me artikulimin e mendimeve  te mia, personale. Dhe duhet te kem aq cipe si njeri, qe te mbaj pergjegjesi per ato qe them, e jo t'i shes si i papergjegjshem, qe demek ato jane ashtu si jane, dhe une vetem po transmetoj njohurine qe eshte prone e te gjitheve... apo qe po flitkam ne emer te te gjitheve; qe ky qenkerka dhe zeri yt o Rav. Qofshin te gabuara apo te drejta keto fjale; keto jane te MIAT jo te tuat. Dhe ti vetem nje pozicion ke ne kete tabele shahu; te biesh dakord apo jo me to. Kaq. Nese bie dakord, mund t'i riprodhosh me vone, diku tjeter, ne nje kohe tjeter... Dhe kurrsesi qe nuk ka vend per egoizem ketu; sado i padrejte apo i gabuar te me duket mua mendimi yt. Por menyra e imponimit tend te vazhdueshem, po, keto fillojne e shnderrohen shume kollaj ne egoizem, madje nga ai ekstremi o Rav. Deri me sot, une nuk kam pare dhe nuk kam hasur kerrkund ne nje panteist qe te jete ne gjendje t'i shkoje deri ne fund idese se vet, pa u shullatur mire ne egoizem total; si perpjekje per te ngritur veten kjo; qofte edhe kur lind nga aresye te thjeshta keqfunksionimi/crregullimi llogjik; si psh, gjendja e te qenit i mashtruar/vetemashtruar; pak a shume si puna jote Rav, qe te kam shume xhan, po ma ke prishur/zhgenjyer fare me kete komentin e mesiperm.

 Rav, ti me pelqen se je e ndryshme dhe interesante. po nuk jam dakort me disa  thenie te tua. nuk ka ndjenje ne shkrimet e tua, rav. duket sikur i shkruan nje robot i programuar. po sic e di edhe programimin e ben njeriu qe ka ndjenja. ti i fshin ndjenjat njerezore me nje gome te madhe. pse keshtu? ja c'thua:''Erdhëm, lozëm, eksperimentuam, pamë se çfarë ndodh kur je i ndarë nga e vertëta, nga hyjnorja, nga ligjet e universit, kur je në hije. Tani po ikim. Kaq. Por jo për t'u zhdukur. Të zhdukur jemi. Po për t'u rigjetur.''

nuk eshte kaq e lehte e dashur. nuk eshte nje loje kaq e thjeshte sa do ta paraqisesh ti. nuk eshte, dhe e di pse? sepse ndjenjat nuk na lene qe ta luajme jeten si nje loje. kur lozim e kemi pergatitur trurin dhe bashke me te ndjenjat qe eshte loje dhe nuk cajme koke sido qe te jete rezultati. ne jete humbja te dhemb ne shpirt. vdekja e nje te afermi, te shkateron,nuk mundesh ta injorosh me ''lojen e jetes''.

Dhimbja eshte pjese e madhe e jetes si edhe gezimi dhe plot ndjenja te tjera. njeriu eshte krijuar per te ndjere, per te perjetuar deri ne ekstrem. si mund te shmangim kete kur jemi njerez?

Lira kjo është loja: gëzime vs hidhërime. Kur futesh në lojë ke dy mundësi: ose indentifikohesh me gëzimet dhe hidhërimet e bëhesh euforik ose depresiv (sipas rastit), ose i provon, gjithë duke e ditur se nuk janë reale, se janë pjesë e lojës, por nuk janë Ti. Kjo s'do të thotë të mos kesh më ndjenja, kjo do të thotë të mos fundosesh e të mos harrohesh në to. Ka njerëz që gjithë jetën e tyre nuk ia falin vetes, që gjithë jetën e kalojnë duke rënkuar, duke mallkuar fatin e keq, duke u dhënë pas argëtimeve të rastit për të harruar për një moment, ... nuk është jetë. Ka më mirë se kaq. Ka gjendje lumturie të "përhershme", ku nuk bën lëkundje nga gëzimet në hidhërime, por që e arrin vetëm kur hap sytë e zemrës dhe e shikon lojën për atë që është: lojë dhe nuk identifikohesh me të, gjë që të shkatërron. Vdekja e një të afërmi pikërisht prandaj është aq e dhimbshme, sepse na prek në ego: egoja shikon humbje. Shikon zhdukje. Shikon mungesë të diçkaje që e kujtonte për të qenë dhe për të vërtetë. Shikon boshllëk. Të duash dikë në të vërtetë kërkon zemër, dhe jo ego. Kërkon t'a lesh të lirë, të vijë dhe të ikë, nqs kjo është rruga e tij, gjithë duke e ditur se ti nuk mund të vuash kur je në rrugën tënde dhe kur lëshon pe ndaj asaj që është, ndaj asaj që duhet të ndodhë. Gëzoju momentit, gëzoju asaj që ke në momentin që e ke, por mos kujto se të përket, mos u identifiko me të. Imagjino që në çdo moment mund të vdesësh ti vetë, dhe çdo gjë të zhduket përpara syve të tu, si një ëndërr. Kështu edhe të tjerët, kështu çdo gjë. Kur e mendon kështu, nuk është se nuk ndjen më, përkundrazi ndjen të vërtetën, ndjen gëzim stabël, ndjen përmbushje, në konstatimin që bën dhe jo në besimin që ke: që çdo gjë është në vendin e duhur në kohën e duhur. Ndjehesh i lehtë dhe i Lirë, si në emrin tënd Lira. smiley

vetem delet skane ego.. se ato sluajn asnje rol, ato thjesht han bar edhe shohin makinat ne autostrade. rolet jane gjithcka qe eshte e rendesishme ne jete, ndryshe nga ato ne teater rolet ne jete jetohen, kshtu qe pa role nuk do te mundej te jetohej. konsidero ambientin ku gjendet njeriu..: struggle. atehere cjane rolet kryesore, aftesi, dhe dije ta perdori. gjithkush qe i luan dot kto dy role, nuk mund te bej tjeter vecse ti jetoj, jo vetem ne sensin se kjo do te permbushte egon e tij, por edhe sepse kto do te ishin role funksionale ne sensin kolektiv. atehere behet fjale per nje luajtje e rolit ne menyre sa me te mire, dhe ktu sdo mundej te behej dot dallimi midis nje roli qe luhet e atij qe jetohet.

Sigurisht, nuk mendoj se ka pergjegjes individual dhe te qellimshem, apo dhe budallek sic thua ti. Por kjo menyra se si e sheh ti si iluzion nuk te shpie gjekundi, vetem te mban rehat dhe high. Eshte benefiti i religjozitetit, e kuptoj...

"Religjionet" janë të parat që na mësojnë se ç'është mirë e ç'është keq. Nuk i bashkohem asnjë lloj feje.

Nga Kulla e Rojes flet? Mbriten edhe ketu ne ppu Deshmitaret e Jehovait...

Dëshmitarët e Jevohait vrasin veten dy ditë pasi trokasin në derën time... smiley Vijnë dhe ikin pa e ditur se ça u ndodhi, po nuk arrijnë t'a çojnë dot budallëkun e tyre deri në fund.

 @Është egoja jote që flet ... Egoja kërkon të ketë diçka/dikë... për të mbushur vetminë dhe boshllëkun e krijuar nga pa-vetëdija se jemi të plotë e pjesë e gjithshkasë. Egoja na fut në iluzioni se jemi roli social/profesional/familjar që kemi këtu, ndërkohë që është vetëm një rol, i përkohshëm.

Tani ti ME KOMENTET E TUA je pergenjeshtrim apo pohimi i ketij pohimi? smiley

 

dëshmitarët e Jevohait janë të trishtë se manipulohen. Kanë një numër të madh rregullash që duhet të ndjekin, një numër të madh kushtesh, një numër të madh bestytënish e shpresash për një të ardhme më të mirë nqs binden përpara urdhrit. Presin një shpëtimtar të jashtëm, presin diçka, ndërkohë që çdo gjë është brena tyre, tani dhe këtu, dhe asnjëlloj udhëheqësi nuk është i nevojshëm. Jeta të udhëheq vet. Dëshmitarët e Jehovait e privojnë veten nga shumë gjëra dhe udhëhiqen nga frika e përjashtimit prej grupit të "të përzgjedhurve". Eshtë patetike... Be you! smiley

dhe sa për derën, nuk është e imja në sensin që më përket, po në kuptim që ndodhet në hapsirën fizike në të cilën jetoj .. përkohësisht. e di qe e pate me humor... smiley

 Me pak humor por  edhe me skepticizmin e natyrshem perballe cdo formule qe meton te jete nje mantra e mirefillte.Gjithsesi i kendshem ky kokteil : budizem, misticizem, nirvana,zen. Perendimi eshte zhytur ne depresion dhe neuroza kolektive sepse ka humbur kontaktet me Lindjen.

 

 

Sherimi eshte te shohesh pa menduar.Lere dhimbjen te beje te veten.Pranoje shqetsimin.Dorezimi eshte terapia me e mire.Zbrazetia te sheron-

Sherimi eshte te shohesh pa menduar.Lere dhimbjen te beje te veten.Pranoje shqetsimin.Dorezimi eshte terapia me e mire.Zbrazetia te sheron-

:x :x :x

 Jo rav, Nuk me gezon fatkeqesia e tjetrit dhe nuk me eksitojne lajmet e keqia smiley

Nuk është koha për trishtim PF... :X

Stalker, ndonje shikoje-moseshiko per Potiche dhe Miral?

mendova se mos vetem shtate ditet e para te javes do te ishin me te veshtirat, po jo.

"So they've done it to us," said the cleaning woman to Mr. Svejk. "They've killed our Ferdinand."
Svejk had been discharged from military service years ago when a military medical commission had pronounced him to be officially an imbecile*. Now, he was making his living by selling dogs, ugly mongrel mutants that he sold as purebreds by forging their pedigrees. In addition to this demeaning vocation, Svejk also suffered from rheumatism and was just now rubbing his aching knees with camphor ice.
"Which Ferdinand, Mrs. Muller?" he asked. "I know two Ferdinands. One is the pharmacist Prusa's delivery boy, who drank up a whole bottle of hair potion once by mistake. And then, I know one Ferdinand Kokoska, who collects dog turds. Neither one would be much of a loss."
"But Mr. Svejk! They killed the Archduke Ferdinand, the one from Konopste, the fat one, the religious one."

*idiot noterik

nuk e di pse, po ne shiqp perhere me eshte dukur me mire se anglisht. good call.

Ja! Foli Ravintsara, u prish koha ketu ne Tirane!!!

Pfff...

Jo, jo, jo.... te lutem!!! Mos i bej gje diellit, se vetem ate kemi!

 

smiley

A e njeh larva lirinë e pilivesës?... Njeriu që njohim është hallka munguese midis majmunit dhe NJERIUT.

http://youtu.be/hDp35u99KBg

Po mi Rav, po, vetem se pilivesa jeton vetem nje dite. - fjalia e dyte... hmmm; you're wrong, like almost-always. smiley

PS: ma injorove nje koment me siper... smiley te paska zene reja e Fukushimes me duket. smiley

 

e lexova komentin zoto... po s'di ça të të them sinqerisht... ti je pak a shumë kështu:


T'a kam me shumë dashuri (të llojit të vërtetë ë).

non, ma puce, c'est toi qui se sent comme ca. affectivement aussi...d'amour vrai. smiley

on se comprends bien ma p'tite biche. smiley

ta hangsha frengjishten smiley