S'kuptoj pse themi qe s'merremi me politike, qe s'e kuptojme apo se ajo eshte e shthurrur kur postet dhe artikujt ku flitet per keto zgjedhjet e fundit jane saktesisht ato qe kane me shume komente? Pse nuk "shkundin" (termi i vjedhur ska lidhje me Mjaftin) voten por mushkerite, nervat, edhe behen patetik njerzit ne keto kohe? Zgjedhje jane dicka e zakonshme, i kemi bere te jashtezakonshme me vendimet dhe zgjedhjet qe bejme!

7 Komente

Shprehja "s"merrem me politikë" ka shumë përdorime  por në konteksin që pyesni ju në përgjithsi ata që diskutojnë politikë dhe votojnë (përjashto ato që s'kanë mundësi dhe ata që bojkotojnë të bindur për padobinë e votës së tyre ). Sugurisht ka nga ata që e përdorin për të shprehur gjoja paanshmërinë e tyre apo fshehin anësinë e tyre . Por përdorimin më të madh kjo shprehje e ka në rastin për të treguar se nuk bën pjesë tek njerzit e politikës (antar partie etj ) por jo se nuk i interesonë zhvillimet politike  pasi, ndër ne sapo jep një mendim për sjelljen e politikës apo zhvillimet politike menjëherë të etiketojnë si mbështetës i një partie . Dua të them se niveli i edukatës demokratike  i diskutantëve në forume (dhe jo vetëm )në përgjithsi është i mangët   (këtu përjashtoj anëtarët e partive sigurisht duke i mbajtur me hatër për kushtet tona të zhvillimit të mendimit politik ) Psh nqs do të arsyetosh një fakt të thjeshtë që, për mua s'është as politik pavarsisht se, pushtetmbajtsit e politizojnë qëllimisht , shëmbjen e Piramidës . Nqs je për "prishjes" qoftë dhe për arsye që s'kanë lidhje me justifikimet e politikbërsave psh :arkitekturë e shëmtuar , cilësi e dobët ndërtimi , etj .do etiketohesh si mbështetës i PD e kundërta nqs je kundra "prishjes " si arkitekturë e këndshme  , monument kulture e trashgimie , vlera materiale  e madhe , shpenzimet për prishjen etj .do etiketohesh si mbështetës i PS apo nostalgjik .Pra nga shëmbulli i thjeshtë jo politik kupton se niveli i mendimit demokratik në shumicën e shoqërisë shqiptare është jo vetëm i parrirë por dhe i deformuar deri aty se dhe qëndrimi më i paevokueshëm,  siç është vrasja e një jete është i dyzuar .Politikbërsit tanë kanë arritur të politizojnë çdo veprim në jetën e shoqërisë qëllimisht(ata nuk janë kaq largpamës por mendësia e tyre e ka arritur këtë pamvarsisht se ekanë pasur apo jo këtë qëllim) që shoqëria mos jetë e bashkuar në vlerat morale e sidomos ajo që është e mirë është e mirë për të gjithë shoqërinë (jo për individë tê veçantë ) dhe e njëlloj  e keqja të  jetë e dyzuar .Ky është një nga dëmet më të mëdha që politikbërsit shqiptarë i kanë bërë shoqërisë shqiptare  përçarjen morale politizimin e të keqes dhe të mirës për vetveten . Si ka mundësi që dhe gjoja intelektualë përkrahën me paturpësi vrasjen e katër jetëve të vyera për familjen por dhe shoqërinë shqiptare e vlerat demokratike . Si ka mundësi që një shoqëri e shtypur dhe tortuar në segmente të saj pranon dhe nuk denoncon torturën që përdoret sot nga forcat e shtetit ndaj individit .Sepse ajo është e politizuar morali , e mira dhe e keqja është dyzuar nga klasa drejtuese antikombëtare e shoqërore e politikanëve tanë . I rashë gjatë, por është problemi më i madh i shoqërisë shqiptare sot dyzimi i moralit .

 5*

Ne nje shoqeri te politizuar qysh ne gen, edhe te pish nje kafe me kundershatrin, te quajne tradhetar, e jo me, te shprehesh idera te tilla.

Ja kjo eshte demokracia shqiptere, qe edhe bukn edhe ujin na e japin nepermjet politikes. Keshtu do te ndodhe, perderisa nuk i jepet vendi specialistit, aty ku e ka, se edhe per arroret, edhe per urbanistiken, edhe per kanalizimet e mootit, do te flase pa tjeter politika.

wot? smiley

Na ka lodhur shpirtin, na ka bere te humbin shpresen, vjedhin ne mes te dites e as marrin mundim te fshihen, e kur ti mundohesh ti harrosh jane in-your-face me skandalin e rradhes, nuk duket perspektive e maskaralleku e tarafi jane bere si metastaza kanceroze qe me kohe kane kaluar ne kriminalitet te hapur.

2. ato te nivelit te 2-te, 3-te a te 4-tit ne Politike jane ne mos ashtu, dhe me keq. Servile, pa bosht kurrizor, pa ide, te qullet, te pazot, te korruptuar po ashtu, e kjo ben qe deshperimi te kaploje cdo njeri me dy pare mend.

3. te mos pasurit nje "sherbim civil" solid -i.e Shtet, i cili funksionon kur zgjedhjet behen, kur Politiakne zihen, kur Pusetat-drita-rruget prishen etj. etj.etj

4. hapja me boten e mundesia me pa-levize, krahasimet ngado shtojne acarimin, pse keto-e pse jo ne...nuk duket aq e veshtire, car na mungon ne? themi.

5. papunesia e larte, veshtiresite e perditshme te jeteses, inatet, "tjetri" qe te ben "me zor" me hy ne debat, vogelsia e vendit tone ku te gjitha merren vesh.

6. Media. Mund te kete paralele te tjere, por me sa kam pare eshte shume OTT, fillon e hapet me politke, K/M, Ministri e "figura" politka jane non-stop ne ekrane, gazeta, e krijojne iluzionin qe jeta-normale ka Ndaluar. Le te flasim keto deri Neser... e neser? prape e njejta gje.

7. Mungesa e kultures se debatit. Nuk ka debat qe mbaron me sukses, dy grupe apo persona vijne dhe ikin me te njejten ide. Faktet, argumentet, statistikat, serioziteti, pergatitja e thelbi i problemit ose anashkalohen, ose injorohen fare ose fillojne kaca-fytjet me partizanllek

8. Mungesa e profesionlizmit dhe  kur shohim ne bote se gati 95% e gjerave behen shume thjeshte, gjera qe i shijome dhe i bejme vete si individe jashte, te vritet syri - te cenohet krenaria- te ofendohet logjika, pasi Mendja ne cdo nivel te popullsise nuk e pranon se pse nuk lihen specialistet te punojne, flasin, mangjojne, por Injorantet e injoranca dominon cdo Nivel Vendim-marres.

9. Inferioriteti ndaj " te huajes/ te huajve" pasoje e stanjacionit dhe deshperimit x 10, kur disa gjera qe jane shume Obvious, komplikohen ne ate menyre sa ne Harrojme problemin Kryesor dhe si ta zgjidhim ate, por zemerohemi ne ekstrem pse nje ambasador apo nje Fule thote: "patatja eshte dhe buke edhe gjelle" Tani ne Shek.21 e pas 20 vjet tranzicion kjo-alone- eshte me shume se mjaft me cy insane any mild mannered folks.

10. Ka 1001 arsye pse merremi me Politike. Ke te drejte Zgjedhjet duhet te jene Gje e Zakonshme, pjese e rotacionit politik, pikerisht Kete Zakonshmeri po kerkojme. Kur ajri-uji-buka dhe elementaret jane ne diskutim nuk ka rruge tjeter por Thashethem, ankime, merzitje e biseda Politike.

 

[ me premto qe per nje jave nuk do thyesh me laptope smiley pasi nuk do kesh me ca me shkrujte, disa dite ke munguar eshte mire te vish me shpesh smiley ]

 BP, meremi me politike, bile ju kemi infektuar edhe ju, se nuk kemi me se te merremi tjeter. Pune s'ka, argetim me hope, sporti, mizerje, puna varet nga politika, buka e gojes nga politika, thithja e ajrit nga politika, bile edhe kur shkohet atje, ku shkon mbreti ne kembe, perseri nga politika shkojme.

Pastaj e pse te mos merremi, si tha ai "...na zhvillon mendjen..."

Pastaj kur ke prosperitet, nuk merresh shume me politike, por prosperiteti vjen nga te berit mire politike. Prandaj eshte kjo dileme e madhe ...te merresh, apo te mos merresh me politike.

E di qe perseri do te thuash individi, por kur individit ja mbyll te gjitha shtigjet.

Perseri do te thuash, perpiqu.

Ja po e provoj perseri, e perseri.......

infektu the- eh mor alidems- kur shkrun ketu 90% eshte politike smiley Kur dola ne Bote pashe shume kuriozitete kishte njerez qe nuk dinin emrin e ministrit te jashtem, financave etj...me dukej cudi. Sa injorante thoja. Me pas kuptova qe nuk u rrihte shume e me te drejte, shteti funksionon disi. Pse ta dinin...idealja eshte te kete balance individ - politike por nuk ka. Problemi ne shqiperi eshte ky:

ne Politke apo si individ nuk ka Choice [pamundesi te zgjedhesh, te cash]

ne "bote" dhe kur njera mbyllet a ngushtohet, Individi ka disa choices te pakten per vete-familje etc.

Situata ne Shq. eshte komatoze, si me thene ne Limbo...e kjo mbajtje pezull eshte gati me keq se ekstremet, nganjehere. Wild West for want of a better term.

 C'eshtja eshte pse merren me tifozllek, dhe nuk merren me politike, me kritike dhe studim..Ne thelb te marrurit me politike eshte pozitive...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).