E keni pare edhe ju?

Patjeter qe e keni pare! Vetem nqs keni qene aq te shpejte me telekomanden, saqe, kur fillojne spotet publicitare, keni nderruar kanal. Megjithese asaj nuk i shpeton dot shume shpejt dhe per nje kohe te gjate.

Une, psh qe e shoh Opinion te Blendi Fevziut si ritransmetim ne komputer, nuk i shpetoj dot asaj reklame gjoja per Ministrine e Brendshme. Them gjoja, sepse duket haptasi qe eshte reklame e paster per Lulzim Bashen dhe Sali Berishen.

Jane plot 1 min 45 sec reklame rekord ne kohe, nuk besoj se ka ne historine e reklamave nje reklame kaq te gjate, e cila vetem ne emisionin Opinion, transmetohet dy here, pa folur ketu per seancat e tjera te reklamave ne TV Klan. Por po them vetem per emisionin Opinion te besh nje llogari shpejt e shpejt pa makine llogaritese:

4 emisione ne jave

x

2 here te shfaqura (direkt + ritransmetim)

x

2 spote per emision

x

105 sec

=

1680 sec/jave ose

28 min/jave

Spot publicitar per "Ministrine e Brendshme".

Duke qene se spotet i paguan ai per te cilin behet reklame, dhe jo Lulzim Basha dhe Sali Berisha, por arka e Ministrise se Brendshme, dmth shteti shqiptar me parate qe u ka marre ne administrim shqiptareve, lind pyetja:

Cili eshte interesi publik ne keto reklamat e Ministrise se Brendshme?

Kush eshte ai qe vendos venien e reklamave te tilla dhe kush e percakton kohezgjatjen e reklames (e cila me 105 sec eshte rekord!)?

17 Komente

Meqe u kujtova tani:

Kjo nuk eshte shaka per 1 Prillin! Eshte e vertete!

Cila eshte permbajtja e reklames?

Mund te besh besh argumentin qe ne nje fare menyre i sherben interesit te publikut sepse ne nje pjese te saj ju rikujtohen qytetare kushtet dhe rregullat e levizjes pa viza ne zonen shengen.  Nga ana tjeter ne menyre shume indirekte dhe te sterholle sigurisht qe i behet reklame Bashes, Berishes dhe PD-se por kjo s'eshte asgje e re.  Rutina e perdorimit te cdo burim publik dhe shtetror ne funksion te fushates elektorale te partise ne pushtet.

O te keqen e reklames !! Nuk mbaroka !!!! Surrati Lul Bashes si dash, MPB-ja, dhe thuhet se "nuk ka flukse eksodike" !!! (perle kjo !!).

Te them se MPB-ja ka paguar per reklamen dhe ka çuar dem parate e taksapaguesve, nuk e them dot, se jepet ne TVKlan, dhe ata jane xhymertë me qeveriun !

C'te them atehere ?
Hiç, perveç se :

Shqiperi te hengsha ate qe ben ! 
smiley)

"Cili eshte interesi publik ne keto reklamat e Ministrise se Brendshme?"

 

Reklamen s'e kam pare, por me gjase qellimi eshte t'u thuhet nenshtetasve "te rrah se te dua" smiley

Pastaj, po t'i shtosh kesaj baze (te njejte per te gjitha organizimet e shtetit bashkekohor), edhe ate konotacionin e fushates elektorale - qe imagjinoj ti duhet te kesh ndermend - lirine individuale e merr lumi megjithsej. 

 Kjo eshte barazia ne fushate, transparenca e fondeve, etj, etj.

Dhe Grava, thote, se ku eshte asi......

 Jo se ka ca biba ketu, qe na kane pas kshillu "tekerizi" kur thojshim qe ne Shqipni po instalohet fashizmi.  

 

Pedro kur permendet "MPB-shme" eshte ndryshe nga ajo e Puneve te Jashtme. [aka MPJ] Kjo o the obvious diference.

 

Por po ti hyme me thelle eshte kshu:

 

1. Ose kriminaliteti o n'rritje, pra s'ka si mos te permendet smiley

2. Kriminaliteti o ne ulje, pra bejne mire qe e permenin smiley

 

Ketu do kisha fute nje Te Na Rroje Shoku Hekuran, po skam si ta lidh me Fevziun kete smiley

Sala me Lulin bejne qef, se Shqiperia ndodhet gjeografikisht ne Europe ! Seriozisht !
E them kete, sepse po ndiqja ecurine e ngjarjeve ne Bregun e Fildishte (presidenti i zgjedhur, Ouattara, pasi duroi 4 muaj, i eshte futur me ushtrine e tij ne Abidjan per ta nxjerre per leckash Gbagbo-n, presidentin qe nuk pranon humbjen e zgjedhjeve te fundit presidenciale).
Berisha i ngjan qamet Gbagbo-s, ne fakt ! Edhe ky i fundit ka idhtarët e tij, biles deri dhe ne France ! Degjoja nje keshilltar te tij nga Parisi, qe thosh se na paskesh qene pikerisht Gbagbo qe instaloi pluralizmin politik ne Bregun e Fildishte ! hehe, babai i kombit me demek ! Si ky yni, qe "na solli pluralizmin" !
Por e thash më lart : ky yni, ben qejf se eshte ne Europe !!

 

 tëpkë, këtë gjë po mendoja dhe unë. smiley

veç jo vetëm kaq, këta përfitojnë MAKSIMALISHT, që kanë kundërshtarë të civilizuar.

Është shumë, shumë e rëndësishme kjo! Kush është civil, nuk mund të bëhet lehtësisht kafshë, sepse i njeh pasojat. 

Madje, këtë e kam thënë edhe në vend tjetër: Kjo është fatkeqësia e Edit.

 

Dhe jemi vetem ne aspektin kulturor te problemit !! Nuk po u hyme atyre te ideve... ok ?
Po dhe Ouattara eshte goxha i civilizuar ! Dhe Gbagbo ja mohoi atij fitoren pikerisht me "keshill konsitucional", duke i refuzuar rezultatin e votave ne 7 departamente te veriut te Bregut te Fildishte, qe i bie 13% te votuesve. Te mbahen mend kutite e Beratit dhe Fierit dhe perplasjen e kembes se Deshira Subashit ne kqz ?? Njesoj beri dhe Gbagbo !

Te thash më lart, Sala ben qef se jemi gjeografikisht ne Europe (dhe po e perseris prap : ti ma di koken, dhe une nuk jam ndonje kulturalist i thekur, pra nuk besoj se kjo puna e kontinenteve ka fort rendesi, por ja qe deri ne ate pike kane shku punet ne ate vend !!). 

 Pse vetëm puna e kutive? Po një javë që të bëhej "numërimi"? Cili është ai shtet i cili do një javë që të bëjë numërimin e votave? Si thoshin në kohë zgjedhjesh: me gomerë i çojnë votat për tu numëruar? 

Tani prapë për marrëveshjen, PS u kërkon transparencë pas zgjedhore, këta e mohojnë! 

Fundja të qënit në Evropë, e ka një avantazh, varet prej Brukseli rezultati! Kështu që ka mundësi Saliu të shkojë në vrimë të halesë me një flush! Është i detyruar të bëjë transparencë, është i detyruar të bëjë zgjedhje të lira, andej i varet koka. Nëse pala tjetër di ta luajë lojën mirë... 

 

 

 

 Sa bezdi i kam kto reklamat qeveritare. Eshte absurde qe qeveria te harxhoje para per ti treguar njerezve "shikoni ju se sa te papar jemi ne". PD ti financoje me leket e veta keto reklama, jo me te taksave. Eshte ndryshe kur qeveria paguan per te sensibilizuar njerezit qe nuk duhet te qendrojne ne EU me shume se 90 dite. Megjithse edhe ateher me shume reklamuan "shiko se ne ju dhame liberalizimin e vizave"sesa per kete.

Nese duan te shpenzojne para per reklama, te reklamojne dicka qe eshte mese e nevojshme. Psh sensibilizimin e popullsise per aksidentet rrugore. Kjo reklame psh. Ose kjo.

Cdo dite qe hap lajmet ne internet, shoh nje te vrare neper rruge dhe ne nuk kemi asnje plan per uljen e numrit te aksidenteve. Kur them plan e kam fjalen "Ulje te numrit te te vrareve me 20% per 2 vjet duke perdorur keto masa: 1. 2. 3." Ose dicka e tille.

Nuk eshte plan "Une zotohem para jush! Se qeveria do beje cdo perpjekje! T'ju garantoje ju! Qe numri i aksidenteve do te ulet!" lol. Edhe nese te vraret ulen nga 200 ne 199 ai thote, shiko se i ula. Plus qe luajne me lojra fjalesh kur paraqesin shifrat. Ngaqe populli nuk i kupton statistikat krahasojne mollet me portokallet dhe thone shikoni se nuk jemi shume me keq se europa.

Per te qartesuar pak metej idene e pyetjes time.

Ka dy hipoteza:

Hipoteza e pare: Ministria e Brendshme ka nje fond (te konsiderueshem) per te bere spote publicitare televizive. Sipas llogjikes qe Ministria e Brendshme nuk eshte pronare e atyre fondeve te parave, por administruese e tyre, atehere kjo ministri kryen krimin e keqadministrimit te fondeve dhe buxhetit te saj, dhe ky nuk eshte delikt kalorsiak (qe kalohet me nje shtremberim buzesh dhe shikim venger), por eshte krim penal. Ne mos prokuroria qe i duhet futur me koke sqarimit te kesaj ceshtjeje, se kush i lidh keto kontrata dhe ne c´baze ligjore dhe teknike behen keto spote dhe transmetohen, te pakten le te ngrihet nje komision parlamentar per te verifikuar aktivitetin e Ministrise se Brendshme ne lidhje me kete ceshtje.

Hipoteza e dyte: Ministria e Brendshme nuk paguan asnje kacidhe per keto spote, ose paguan shuma qesharake (tip 1 euro sa per te thene). Atehere ketu kemi te bejme me marrje dhe dhenie rryshfeti (nuk ka rendesi nese eshte nje zyrtar i vetem apo nje institucion zyrtar i tere). Eshte njesoj sikur ti japesh nje zyrtari nje apartament me cmim shume te ulet, eshte perpjekje per korrupsion. Ceshtja tjeter, cka do te ishte interesante per organin e tatimeve, apo prokurorine, do te ishte, se sa eshte sasia e tatimit te vleres se shtuar dhe e tatimit te fitimit, qe TV Klan derdh ne arken e shtetit, pasi shet minuta transmetimi te spoteve publicitare. Sepse nuk mund te deklarosh dot, qe minuta kaq te vyera ne nje emision, qe ka ndoshta shikimin me te madh publik, jane shitur per 1 euro, ose 0 euro, por qofte edhe per 100 euro. Nese eshte bere nje gje e tille, atehere TV Klan kryen krimin e mashtrimit financiar dhe te fshehjes se taksave dhe tatimeve. Sepse pikerisht kjo ka qene edhe llogjika e percaktimit me ligj e cmimit te references dhe te cmimit dysheme.

Mirepo keto gjera duhet ti verifikoje patjeter prokuroria ose ndonje komision parlamentar. Sepse eshte nje ceshtje shume delikate per funksionimin e demokracise dhe te shtetit te se drejtes, nese merret si e qene, qe Shqiperia eshte me te vertete nje demokraci funksionale.

 

+100

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).