Interviste per Pune:

Nenpunesi:

C'u shtyn te mendoni se jeni nje person i ndershem ne pune ?

Djali:

Une jam shume i motivuar per punen, i pavarur ne mendime, jam i shoqerueshem, i afrueshem, apo jo Baba ?

10 Komente

cili je , cili je , cili je ti more burre

une jam , une jam, une jam Smail Qemali...hi, hi hi..

 

Aq sa e perhapur eshte AIDS-i ne afriken qendrore.

Sa i perhapur eshte nepotizmi ne Shqiperi ? Eshte i ngritur ne sistem ! Kryetari i partise ne pushtet, me te gjitha gjasat do ja lere çelesat e partise 'djalit' te familjes se tij, ne pamundesi te nepotizmit te hapur (djalit te tij biologjik). Ne thelb, eshte krejtesisht e njejta gje.
Ose thene ndryshe, PD, forca e pare opozitre pas 45 vitesh monizem partiak, 'nuk' eshte e zonja te zgjedhe me konkurence te hapur e demokratike nje tjeter lider te saj, qe llogjika ta thote se do te ishte nje prej figurave qe ka kontribuar ne ate parti, ne keto 20 vite (dhe numri i tyre, sigurisht qe nuk eshte i paket !). 
Sali Berisha eshte misherimi absolut i nepotizmit ne Shqiperi.

 

nese me lejon te bej nje korigjim te vogel.. forca e pare opozitare nuk eshte pd-ja por levizja studentore. pd-ja eshte partia private e sali berishes dhe nuk eshte force as opozitare as pozitare por nje bande kaubojsash in the wild wild east.

 

http://www.youtube.com/watch?v=WMgp97cOD...

 

une i kam fort per zemer western-ët (te miret amà!) dhe kete qe thua, e kam mendu shpesh, sa here me jepet te shoh nje te tille !
Me nji fjale, jam dakort me ty !!  smiley

 Nje burim nga shtypi per nepotizmin shqiptar :

Diplomacine e pushton nepotizmi Tërhequr më 10 Mars 2011

 

Rasteve te punesimeve nepotike ne Ministrine e Jashtme i shtohen edhe emrat e tjere te deputeteve te djathte te cilet kane punesuar familjaret ne sherbim diplomatik. Rreth 75 e zyrtareve te cilet jane emeruar pas vitit 2005 jane emeruar me Vendim te Keshillit te Ministrave ne kundershtim te plote me Rregulloren dhe me ligjin per Sherbimin e Jashtem.

Gazeta Shekulli do te zbardhe sot disa prej emrave te tjere te deputeteve te kesaj mazhorance te cilet kane punesuar ne perfaqesite diplomatike te afermit e tyre duke anashkaluar karrieren qe duhet te ndjeke cdo diplomat. Nje pjese e levizjeve jane kryer gjate viteve 2005-2009 por punesimet vetem fale nderhyrjes se politikaneve kane vazhduar edhe ne mandatin e dyte madje vet ish-Ministri i Jashtem njekohesisht edhe Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ka punesuar per tre te aferm te tij.

Pavaresisht shkeljes se ligjit politika nuk ka ndryshuar as gjate emerimit te Ministrit aktual Edmond Haxhinasto pasi keta persona vazhdojne qe te jene diplomatet e Shqiperise. 
Rastet e emerimeve nepotike.

Edhe pse nje nga prioritet e qeverise shqiptare eshte procesi i integrimit diplomacia jone eshte e mbushur ne tre te katertat e saj me njerez qe vijne me rekomandim nga partite ose jane te aferm te politikaneve tane. Me nje VKM ne shkelje te hapur te ligjit Bashkim Bekteshi eshte emeruar Konsull i Pergjithshem ne Bari e ky eshte daja i dhendrit te Sali Berishes. Nderkohe ne skene del serish Rrahman Selmanllari i cili eshte shoku i djalit te kryeministrit Berisha qe ka te punesuar ne Ministrine e Jashtme gruan e tij Suela Selmanllari. Nipi i tij ishte shoferi i Ambasades ne Rome Arsen Selmanllari.

Ish-zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem Ilir Meta ka punesuar tre te aferm te tij ne diplomaci. Djali i halles se Ilir Metes Dashnor Dervishi eshte emeruar Ambasador ne Athine ndersa kusheriri tjeter i tij Riza Poda eshte Konsull i Pergjithshem ne Selanik. Nje kusheri i trete i kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim eshte Ambasador ne Katar. Edhe Ministri i Brendshem Lulzim Basha mesa duket paska shperblyer avokatin e tij duke e ndihmuar per te punesuar djalin e tij ne Ministrine e Jashtme.

Mirgen Nikaj eshte djali i Zef Nikaj i cili ka qene avokat i ministrit per akuzat qe u ngriten ndaj tij per rrugen Durres-Kukes. Ndikimi i liderit te dhjetorit ka mbetur ende tek mazhoranca. Kunata e Azem Hajdarit Albana Hasanaj punon ne perfaqesine tone ne New York ndersa ish-Ministri i Kultures dhe ish-deputet i kesaj mazhorance Bujar Leskaj ka te punesuar ne Ministrine e Jashtme bashkeshorten e tij Silvana Leskaj. Nje tjeter mik i kryeministrit Berisha Agim Shehu qe ka qene ish-drejtori i Policise se Shtetit ne vitin 1997 dhe qe tashme eshte ne Administraten Tatimore ka te emeruar ne Vjene vajzen e tij Alma Shehu. Ilda Zhulali e cila eshte bashkeshortja e deputetit te Partise Demokratike Aldo Bumci dhe vajza e ish-Ministrit te Mbrojtjes Safet Zhulali eshte drejtoreshe ne MPJ nje tjeter emer i emeruar vetem fale nje VKM. Deputeti demokrat Ilir Bano ka ne Ministrine e Jashtme vajzen e tij Albana Prifti ndersa Altin Kodra qe eshte baxhanaku i Fahri Balliut eshte Ambasador ne Turqi.

 

 

  

 C'thoni, more te paudhe, hiç'fare......Wink

Pyetja eshte shtruar jo sakte.Ne Shqiperi ka veç e eskluzivisht nepotizem.Ndonje perjashtim qe provon rregullin e aq.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).