Në prag të Vitit të Ri, një vajzë 12-vjecare mbylli sytë përgjithmonë në spitalin e Vlorës mbas disa orë përpjekjesh të mjekëve për ta shëruar. Vajza quhej Artemisa dhe vdiq për shkak të një helmimi nga cokollatat qe i ati kishte blerë në një pasticeri ditën e Vitit të Ri.

Më rastisi të isha në spital atë natë, shumë afër me dhomën e reanimacionit. Pashë dëshpërimin e prindërve, dëgjova klithmat e tyre kur mësuan që për Artemisën nuk kishte më shpresë. Një skenë që nuk harrohet kollaj.

Askush nuk u hetua për këtë cështje, asnjë autopsi nuk u krye, askush nuk u dënua për vdekjen e Artemisës. Sot lexova qe i jati kishte vrare pronarin e pasticerise:

Dy familje të shkatërruara nga mungesa e shtetit ...

është vetëgjyqësia alternativa?

77 Komente

Vetegjyqessia eshte njera alternative. Pyetja po te ndertohej formalisht sakte, duhet te jepej si ngjarje e kushtezuar, pra e dhene qe shteti nuk fuksionon, si duhet ta shohim vetgjyqesine. Duket si dicka pa rendesi kjo, por nqse duam te shohimb strikt ne menyre analitike, ketu vertet qe "nje fjale ndan nje dynja". Mbase e shtjelloj me hollesisht me vone c'dua te them, se kshu nga celli nuk volit.

Ke te drejte. Shume te drejte. Por ne nje aspekt pak me te gjere, qe e kam shprehur qe ne temat e meparshme (gerdec,Dukat,21 janar etj) por qe nuk dua ti hyj tani atij muhabeti sepse nuk kam pasur shume mbeshtetje, biles kam hyre ne debat edhe zotrulsin per ate pune. Kur je perplasur fare perdhe, athere do perdoresh njecik edhe duart te ngrihesh lart. Ta kam llafin qe cdo gje qe  e ben me mire situaten, le te perdoret, packa se e ben vetem pak me mire.... si thote populli punet e mira behen avash avash. Ketu po lufton per egzistence mor te keqen, dhe me e keqja akoma ska mberitur tek shqiptaret, sepse edhe sikur te filloje te rregullohet politika, pasojat e shkaterrimit fizik, demografik, shpirteror, kulturor e moral i Shqiperise do ti tregoje pasojat duke e kulmuar te keqen 10-20 vjet nga sot. E kuptoj qe ndoshta su morem vesh, apo ndoshta shume pak, por une te mora pakez vesh dhe smund te rrija pa thene dicka..

Edhe une kam ardhur ne pune sot pa mare me vete portofolin ku kam patenten, leter njoftimin, parat e sende te tjere, dmth jam i paindetifikuar nese me ndodh ndonje gje rruges per ne shtepi. Por une e di kush ma ka fajin! Fajin e ka Saliu!

Per cdo gje fajin e ka shteti!

Gazetari qe ka shkruajtur artikullin, pse nuk ben separi nje kerkim me te sakte ne kete ceshtje, por direkte e ne nxitim per te sjelle nje lajmt mbase i vertete ose jo.

Po sikur vajze te kete qene alergjike ndaj cokollates? Dhe vdekja ne kete rast te kete ardhur per kete arsye, perderisa persona te tjere spaskan pasur probleme me cokollatat apo embelsirat qe ai person tregtonte. Ne cdo vend te botes mund te ndodhe nje gje e tille, per efekt pakujdesie nga prinderit duke mos i njohur alergjite tek femijet e tyre. Pse fajin po shteti e ka me kete rast? Jo! Gjithsecili eshte i ndergjegjshem per veten e tij.
Pastaj qe babai i femijes ben nje vrasje te rendomte per shkak te anes se tij psikollogjike, edhe ketu nuk eshte se shteti eshte i implikuar direkt ne trurin e personave.

Gjithsesi sdua te bej avokatin e djallit, por perderisa gazetare te tille shkruaj pa pasur fakte, atehere me rregullin e treshit i bie te mendoj gjithsecili variantin e tij rreth ngjarjes.

 Sala nuk eshte permendur ne asnje vend. Lere per nje moment menjane politiken.

Sikur prokuroria te kishte hetuar, ndoshta do ishte arritur ne konklusionin qe pasticeri nuk ka faj sepse produktet baze i ka blere te shitesi Filan, pastaj Filani do ishte hetuar deri te rrenja e problemit. Dikush do kishte paguar. Ose ne te kundert, ushqimi ishte ne rregull por vajza kishte alergji nga x ose y produkt.  Babai i vajzes do kishte mbledhur mendjen ne nje fare menyre... 

Po keshtu? Si mund te vazhdosh jeten i qete? Kuptome drejt, pasticeri eshte gjithashtu viktime dhe nuk dua te paragjykoj qe pasticeri ka abuzuar. Jane te dy familjet ne te njejten barke.

 

Per ta mbyllur, te gjithe mjeket e urgjences e dine qe mbas vitit te ri spitali mbushet me njerez te helmuar nga ushqimi. Eshte fakt ky. Si ka mundesi qe askujt nuk i ben pershtypje? FUndja mjekeve vete? Asnje denoncim, ansje hetim. Njerezit nga mengjesi ne darke merren me politike, Sala, Edi dhe nuk bejne as perpjekjen me te vogel per te permiresuar jeten e tyre. 

O gogol apologjine  e kujt je duke bere se ste marr vesh? Nuk eshikon qe fajtori kryesor ne kete rast eshte mungesa e shtetit ligjor??? PO edhe indirekt e kryeministrit eshte, sepse eshte ne krye te nje shteti qe nuk funksionon, dhe pikerisht si merite  evet atij kryeministri qe nuk kryen funksionin e ti ne baze te ligjit, biles eshte ilegjitim qe ne thelb.

qwerty,  a beri dikush nga familja e vajzes kallezim  ne polici, prokurori?  me sa kam kuptuar une, jo.  atehere mbi cbaza do te hetonte prokuroria  pa kallezim, (gjithomne nese ska pasur  te tille)  pa  autopsi??   si do ta mblidhte mendjen babai i vajzes,  kur ai apo familjaret e tjere (gjithmone sipas  atyre qe po lexojme ketu)  nuk i kane lejuar   mjeket te bejne autopsi??

nderkaq, kjo, qe mjeket terhiqen para presionit te familjareve dhe nuk bene autopsi, me duket shume e rende. ata jane profesioniste. ne te tilla raste,  thjesht duhet te bejne detyren sipas ligjit. ata kane pergjegjesi per kete rast.  dhe nese do te behet nje hetim per kete ngjarje,  duhet te filloje nga spitali dhe mjeket. per vrasjen e pasticierit, ne njefare menyre,  jane bashkfajtore,  mendoj une.

Sikur prokuroria te kishte hetuar, ndoshta do ishte arritur ne konklusionin qe pasticeri nuk ka faj sepse produktet baze i ka blere te shitesi Filan, pastaj Filani do ishte hetuar deri te rrenja e problemit. Dikush do kishte paguar. Ose ne te kundert, ushqimi ishte ne rregull por vajza kishte alergji nga x ose y produkt.  Babai i vajzes do kishte mbledhur mendjen ne nje fare menyre...

 "a beri dikush nga familja e vajzes kallezim  ne polici, prokurori?  me sa kam kuptuar une, jo.  atehere mbi cbaza do te hetonte prokuroria  pa kallezim"

Eshte ceshtje penale mo vlla, jo civile. Nuk ka nevoje per kallezim. 

Lulian, une nuk jam jurist, por   me duket me interes   te me  spjegosh, po deshe,   se si do te hetonte prokuroria rastin e vdekjes se kesaj vajzes?   dua te them:  ne spital vdesin  vazhdimisht paciente  per shkaqe nga me te ndryshmet.   per te gjithe  duhet  keta duhet qe prokuroria te nisi nje hetim??  si fuksionon? 

 Vrasja e pastiçierit, në vëmendjen e prokurorisë çështja "Artemisa" - shekulli

Shume rast interesant me duket: prokuroria nuk di gje, drejtori i spitalit te Vlores thote se prinderit nuk kane pranuar te behet autopsia. 

"Në raste të tilla,- tha ai,- spitali nuk ka fuqitë e duhura ligjore për të këmbëngulur për ekspertizën dhe kur familjarët nuk pranojnë këtë, pranohet vendimi i tyre".

 

Eh, jo s'mund te jete ashtu, spitalet kane rregullore qe e tejkalon deshiren e familjareve. Per shembull, nese ne spital mberrin dikush i plagosur me arme zjarri dhe vdes dhe ai s'eshte sjelle aty nga policia, ose s'ka nje denoncim te rregullt, spitali eshte i detyruar te njoftoje organet kompetente dhe autopsia eshte e pashmangshme.

Njelloj edhe ne rastin e nje helmimi, sidomos kur familjaret shprehin dyshimin qe helmimi s'eshte aksidental (por edhe ne kete rast duhet vertetuar).

 

 ne fakt absurd duket, shpresoj qe drejtori i spitalit te Vlores te jete shprehur gabim!

 Jo, asnje gabim nga ana e drejtorit. Eshte pikerisht ashtu. Te pakten keshtu na thane edhe ne kur pyetem nese dikush do hetohej.. Nuk ka gje me absurde. 

Eh, tani do te hetohet qe c'ke me te. Dmth normalisht do te hetohej qe c'ke me te, por ne Shqiperi mesa duket keto gjera s'jane kurre te sigurta.

 Nuk di cfare mund te zbulohet me tani.. Teper vone.. 

 

gabim me duket mua:

L I G J Nr.7830, datë 15.6.1994 PER AUTOPSITE

Neni 3 

Kur vdekja ndodh në institucionet shëndetësore, autopsia anatomo-patologjike bëhet në rastet kur shefi i shërbimit ose i pavionit kërkon verifikimin e diagnozës a të shkakut të vdekjes. 

Kur shefi i shërbimit a i pavionit nuk e kërkon autopsinë, ose kur vdekja ndodh jashtë institucioneve shëndetësore, autopsia anatomo-patologjike bëhet vetëm me kërkesën e të afërmve të të vdekurit sipas radhës së afërsisë gjinore deri në shkallën e tretë, ose me kërkesën që pacienti mund të ketë berë me shkrim a me gojë para vdekjes. 

Në të gjitha rastet e vdekjeve të fëmijëve të porsalindur në institucionet shëndetësore, bëhet autopsi anatomo-patologjike. 

square, t'i leme ligjet, ne shqiperi funksionojne akoma zakonet: nuk i dhunon doktori trupin e femijes familjes pa deshiren e tyre. pertej tradites, kemi dhe nga keto momentet e vetegjyqesise, dmth ekziston dhe frika.

t'i leme thua? dakord por ka nje problem, e zeme ne rastin me ekstrem kur largqofte prindi (flashback nga 6-th Sense) vete qellimisht/aksidentalisht mund te jete autori, si i behet?

 

Te me ndjeni te gjithe, nuk po flas per rastin konkret te Artemises. 

asgje s'behet. krimi brenda familjes ne shqiperi ndeshkohet vetem kur deshmitar eshte gjithe fshati dhe arma e krimit eshte sopate apo arme zjarri. me fal square se s'qenkam gjekundi sot.

 Ah, flm! Nuk e dija.

googolus, cfare eshte shteti per ty?  Pa slogane zgjedhjesh, por pak me konkretisht nqs eshte e mundur.

Sa per prolog, nga kjo pasticeri para dy vjetesh u helmuan disa dasmore (per fat te mire pa viktima) me salmonelen qe u gjend ne parfe.  U pushua (thone) vetem nje punonjese nga puna dhe aq.  

PS (per sqarim) : kjo ndodhia e para dy viteve nuk u permend per te vendosur fajesine e pasticerise dhe pike.  Thjesht shembull deshtimi i shtetit.  Ne kete rast, ashtu sic u shpreh dhe qwerty, mund te kishte qene alergji, skadence mallrash qe nuk prodhohen ne kete pasticeri etj.  I ati i kesaj vajzes thuhet ne nje artikull tjeter se kishte vajtur disa here te pronari ne keto tre muaj.  Dhe ketu, edhe vete pronari mund te kishte kerkuar mbrojtje nga gjykata/policia.  Por te gjitha hallkat qe mund te perdoreshin jane ne paralize.

 Me thene te drejten, kjo puna e kontrollit te ushqimeve eshte nje nga problemet qe i frikeson me shume emigrantet kur kthehen ne shtepi, vecanerisht me femije te vegjel. Shkon per dhjame qeni dhe nuk mban pergjegjesi njeri, se atje abuzojne te gjithe qe nga prodhues/importuesi e deri tek shperndaresi.

Nuk me harrohet, vite me pare tek nje dyqan bulmeti super i shtrenjte per ate kohe te Tirana e Re pa shku te Carlsbergu. Aty blinim zakonisht ushqimet dhe si te thuash ishim bere miq me shitesin. Nje dite kur po blenim desha te shkoja ne banjo dhe kur jam futur te mbaroja puna nuk shtyja dot deren se mbrapa saj ishin vene siper ca stolave, rrotat e djathit te bardhe te Gjirokastres mbuluar me nape. E kote ta them se nuk ishte hera e fundit qe vizituam ate dyqan se nuk kishim shume zgjedhje, por sidoqofte filluam te hiqnim dore nga delikacy te tilla si djathi i bardhe i Gjirokastres

"Trokit ne dru" kur thone kendejza, nuk kam pasur asnjehere problem te tille.  Bile nje here ne gusht u helmua nje Vlore e tere, sec plasi nje epidemi, dhe une hic.  

Por meqe e permende kete rast, dhe kam pare dhe vete gjera te tilla te dhimbshme, lind pyetja, a ka "Health Department" qe bejne kontrolle te njepasnjeshme atje?  Nqs ka, sa here kontrollojne?  Apo sa marrin nen tavoline per te mbyllur syte ndaj ketij rasti qe permende ti?  

Shtet dmth, a ka?  A funksionon?

Me ka rastisur mese nje here te shoh gjera me date te skaduar (ushqimore flas) dhe kur ia kam thene shitesit ky me eshte pergjigjur: "Ne i hame edhe vete" ose "Kemi shitur edhe te tjera".

Nuk di ne eshte pune sistemi imunitar, por sa here qe shkoj ne Shqiperi vuaj shume me proceset fiziologjike.

Proceset fiziologjike ndikohen fort nga gjendja emocionale e robit, nervat popullorce smiley

 

Lere aman, se sa kane gjetur kete punen e sindromave me natyre psiko-somatike i kane vene vizen cdolloj diagnostikimi.

Sala eshte shteti? medet...

Monda nese do i futemi bisedes se cfare eshte shteti, sdo kemi mbarim ne debat. Mos me keqkupto, nuk dua te menjanoj debatin, por spara kam deshire te jap nje perkufizim egzakt per dicka jo te tille dhe mendoj qe opinioni ne kete pikepamje eshte i koti(mendimi im gjithsesi).

Mendimi im lart rreth ngjarjes ishte spekullativ sic eshte dhe ky shkrimi i gazetarit, pa asnje fakt te vertetuar.
Gjithsesi deri diku bashkohemi ne mendime, se nje nga fajtoret kryesore ne te tilla raste eshte prokuroria, e cila nuk angazhohet aq sa duhet ne te ketilla ceshtje, kur mbi rreth 80% te ceshtjeve te prokurorise jane: x deputet denoncon y deputet, z parti akuzon w parti etj.
Sa per "Fajin e ka Saliu", kjo eshte shume e lehte per tu perkthyer ne artikujt e shume mediave tona. Qendron apo nuk qendron, kjo eshte per tu diskutuar diku tjeter pastaj.

Sa per "Fajin e ka Saliu", kjo eshte shume e lehte per tu perkthyer ne artikujt e shume mediave tona. Qendron apo nuk qendron, kjo eshte per tu diskutuar diku tjeter pastaj. 

Ate e permende ti, s'e permendi as gazetarja, dhe asnje bashkebisedues tjeter.  

Shteti nuk eshte nje individ, apo dicka ne hava.  Eshte strukture, konkrete, e prekshme me dore a me shqelma.

Pak analize: Nqse do merrnim ngjarjet "s'ka shtet" si S = 0 dhe helmim "H", ne nje kuader te kushtezuar te te dytit nga i pari, ngjarja do ishte H|S=0, ku "|" simbolizon kushtezimin (given that).

Atehere dime se probabiliteti P i ngjarjes se kushtezuar P(H|S=0) = P(H,S=0)/P(S=0).

Nderkaq mbeshteur ne teoremen e Bayes-it mbi probabilitetin e ngjarjes se kushtezuar, del qe  P(H|S=0) = P(S=0|H)P(S=0)/P(H), ku S=0|H eshte e anasjellta e kushtezimit te S=0 dhe H qe pame me lart, pra ngjarja "nje shtet zero kur ndodh nje helmim". Nje barazim i dy shprehjeve te mesiperme na thote qe  P(H,S=0)/P(S=0) = P(S=0|H)P(S=0)/P(H), ose, gjasa e paster e helmimit eshte P(H) = [P(S=0|H)P(S=0)^2]/P(H,S=0).

Kufiza P(S=0)^2, ku ^2 eshte funsioni i fuqise katrore, tregon se sa me e sigurt eshte mungesa e shtetit (ky probabilitet afrohet drejt 1-shit), aq me e larte eshte gjasa e per helmim.

ore njerez, po ketu te vrasin per nje gervishje makine dhe jo me per nje helmim me pasoje vdekjen, pavaresisht sesi ka qene e verteta. Ne, shqipot jemi te poshter. Shikoni edhe te moralshmen tone: gjoja per gjak, shkojme e marrim jeten e nje tjetri qe ka lidhje gjaku me vrasesin, por qe nuk ka gisht fare. E pra keshtu nuk vazhdohet me. 

Hem, s'e di ne jemi te poshter, por di qe per ne s'vlen me shprehja "frika ruan vreshtin".

 Shume e drejte, per me teper eshte nje situate qe perserit vetveten, pasi i meson te gjithe me idene qe cdo strukture shteterore eshte vetem nje fjale ne leter, pa pasoja konkrete ne jeten e secilit.

sheme, dikur beja muhabet me  nje grek. si gjithmone, u ndez debati shqiptari, greku  ballkanasit etj... nejse, me ne fund me thote ky  greku:  ne fakt perfundimisht ballkanas jemi.  kemi qene pjestare te te pakten 3  perandorive... ne kohen e romakeve ishim te gjithe romake,  me pas u beme te gjithe bizantine, e me pas otomane...  por ne nje gje dalloni ju shqiptaret nga te tjeret.  te vrasjet...  

te gjithe bejme vrasje, por ndryshimi eshte se ne, para se te kryejme nje vrasje,  mendohemi njehere dhe pastaj e bejme.   ndersa ju shqiptaret,  e beni vrasjen ne fillim ,  e pastaj mendoheni.....

Belul, po vrasjet e paramenduara denohen me shume smiley

 Ku eshte ai Altin Goxhaj, mbrojtesi i kon(suma)toreve se keshtu si ka(llup) te mer me qaf!!!

____

Ne fakt shteti me(pa) ligje eshte i mbushur polt, edhe me organizata JQ-sh, edhe Parlamenti, qe ben ligje per te ruajtuar rendin shoqeror ne dobi te jetes dhe lirise se qytetarit, eshte i mbushur plot, edhe xhepat e administrates se shtetit nga puna "e lodhshme" te nen-punesave, ne "sherbim te popullit", jane te mbushur plot, bile u derdhen neper shale, edhe floket e ketyre OQV-eve jane te mbushur plot me llak per "te shkelqyer" ne eficensen e punes, por c`e do, njerzit vdesin nga ironia e fatit, jane te gjithe ne meshiren e fatit,edhe pse si kallup egzistojne te gjitha per te minimizuar raste si keto,tragjike!

Kur u helmua ai femije, fatkeq, dhe ndroi jete, askush nuk u helmua tjeter ose te ndjente dhimbjen dhe te gjendte shkakun dhe fajin e vdekjes, familja e vajzez se ndjere nuk gjeti perpkrahjen e organeve speciale( hetuesia), komuna, bashkia etj..shteti ngrihet, zgjohet vetem kur kercenohet karrikja nga protestat,faji nuk u ndeshkua, pergjegjesia nuk doli, sigurisht vetgjyqesia do te ngreje krye! Kush eshte fajtori, me se paku ai qe vrau nuk eshte fajtori,fajtori eshte atje ku behen fushatat per riciklimin edhe njehere te krimeve njesoj si keti lloji!

ZMK po e ben detyren e vet vullnetarisht dhe me poshte ke te postuar se cfare po bejme per kete ceshtje.

Ajo qe desha te te kujtoj eshte se ZMK punon 100% vullnetarisht dhe te gjithe sistemin e saj te trajtimit te aneksave te konsumatoreve qe po nderton po e ben vullnetarisht sepse 26 milione euro qe jane investuar keto 6 vjet nga projektet nderkombetare per mbrojtjen e konsumatoreve dhe mbikqyrjen e tregut shkojne per ti lene konsumatoret shqiptare pa sy (pa informim) pa veshe (pa edukim) pa goje (pa mundesi ankimi) sepse luhet para e madhe dhe interesat e kapitalit te madh nderkombetar (qe kontrollon sot sistemin bankar, shoqerite e sigurimeve, CEZ, telefonine celulare dhe fikse, ushqimet e importit dhe pajisjes elektroshtepiake, etj etj. dhe tani po behet plan i madhe edhe per privatizimin e ujit) jane qe konsumatori shqiptar te mos Bezaje por te Paguaje!

UNDP ne vend qe te zbatoje detyrat e shtepise dhe te paguante ekspertizen e nevojshme te trajtimit te ankesave te konsumatoreve per ZMK pagoi 80mije dollare per nje websit (www.kmk.al) ndersa webi yne www.ankohu.al ka bere vetem 160 USD!!! UNDP ne vend qe te zbatoje detyrat e shtepise (jane detyra shtepie qe ja ka dhene Qeveria Spanjolle pasi UNDP funksionon si shoqate qe merr parate e shteteve te tjera te percaktuara per ti ofruar mbeshtetje Shqiperise, ne kete rast mbrojtjes se konsumatoreve) dhe te mbeshtese ZMK per te pagu stafin e trajtimit te ankesave te konsumatoreve po harxho qindra mije dollare per powerpoint dhe seminare ku eksperti i huaj qe ben pune te rendomte paguhet 1000-2000 uds dita per te na mbajt me muhabet!!! Dhe te mos harrojme qe nderkohe qe ne 2010 MJAFTi mori nga UNDP 20000 USD se di se per cfare pasi une se di as nese ekzisto me!!!!

ZMK vazhdon vullnetarisht prej vitesh te mbroje konsumatoret sepse i kemi dale per zot dhe do vazhdojme te bejme kallzime penale per zyrtare dhe kompani, te bejme ankesa prane institucioneve te mbikqyrjes se tregut, dhe cdo gje tjeter qe na lejon ligji perfshi edhe protestat e pamunguara (deri me sot jane regjistruar mbi 70 protesta (nga te cilat vetem 20 mund te jene per pushtetin lokal!!!)

 Ja marim kete rast, vajza e ketij qe vrau pasticierin eshte helmuar disa muaj me pare dhe me vone ndroi jete. Nuk eshte rasti i pare qe ndodh rendomte ne shqiperi kur ushqimi shkakton vdekje ose rezikon vdekje.Shtypi ka dhene infomacione per keto raste.

Ju si vullnetar keni bere ndonje  hetim ose perpjekje per te gjetur kush dhe si  u helmua Vajza perpara disa muajve ? Se 26 milion euro per 6 vjet jane nje shume e madhe qe te behet ndryshimi i madh ne mbrojtje te konsumatoreve!

Por konsumatoret po vdesin akoma!

Sikur ZMK te kishin branchet e vet ne cdo rreth dhe konsumatoret te mbroheshin direkt dhe jo vetem nga interneti nuk do te ishte keq.Do te ishte me e prekshme, se jo te gjithe e kane mundesine qe ti zgjidhin problemet nga interneti dhe me internet. 80-160 mije dollare per website !!!! Si shume me duket mua fakirit dhe kur vejen puna efekti eshte zero konsumatoret vdesin akoma ose jane ne meshire te faktit!

Ajo qe une kisha qef te ndodhte si reagim do te ishte qe ai biznes i dyshuar per ushqime jashte standartit duhej te mbyllej, duhej hetuar qe mos te ndodh perseri nej tragjedi e tile si ajo e vajzes, keshtu edhe njerezit shohin se ka nje reagim nga strukturat qe mbrojne qyetarin qofshin keto edhe vullnetare.

Duhet ashpersia e ligjit ne kete drejtim sepse ushqimi eshte i rendesishem dhe i perditshem qe ka direkt lidhje me shendetin!!

Po Artan ke te drejte pr cdo gje qe thua se ate po them edhe une vetem se dua te te sqaroj se une skisha nga ta dija qe kishte vdekur vajza nga cokollata pasi skisha burim informacioni pasi burimi kushton e para dhe e dyta kam pershtypjen se askush se ka trajtuar sic duhet. Ne nuk jemi prokurori. Sikur ta kishim ditur te garantoj qe do te kishim reaguar. Sot e morem vesh nga media dhe po sot reaguam.

Ne Shqiperi po abuzohet shume shume rende me konsumatoret nga nderkombetaret qe e kane kthyer fushen perkatese ne miniere floriri dhe konsumatoret shqiptare jane ushqimi i peshkaqeneve te kapitalit te madh nderkombetar

 

A e di sa e ka rrogen Drejtori i Projektit 2 milione dollaresh per mbeshtetjen e shoqatave te konsumatoreve dhe strukturave shteterore ne UNDP? 300.000 USD i merr robi perkates per 2 vjet pune qe nuk e ben!

 

Cfare te bej une me shuem se cbej me vullnetaret qe kam ne krahe???

 Ne Shqiperi po abuzohet shume shume rende me konsumatoret nga nderkombetaret qe e kane kthyer fushen perkatese ne miniere floriri dhe konsumatoret shqiptare jane ushqimi i peshkaqeneve te kapitalit te madh nderkombetar

..po shteti yne c`ben u ka krijuar rezervuar peshkaqeneve ??

Shteti yne perbehet nga zyrtare yesmen dhe ketu perfshihet e gjithe klasa politike dhe administrata qendrore dhe lokale. Askush nga ata smund tu kundervehet sepse Banka Boterore te pret ndihmat, BE te bllokon aty ku te dhemb me shume, FMN te hedhe ne ere lekun, e keshtu me radhe!!!

Por duhet te kete edhe si puna ime qe se rr..smiley per kapitalin e madh pasi kane zgjedhur te jene ne anen tjeter te llogores si ne cdo vend tjeter

 Ti pretendon qe nje rob qe ka marre fonde per te bere fushate negative ndaj  Edi Rames, te beje rolin e Mbrojtjes se konsumatorit dhe te demaskoje paaftesine e institcioneve militante dhe te paafta te fondedhenesit te vete. Jo mer dak, po kerkon qiqra ne hell...Shushunjat e shoqerise civile dhe aq me shume ai qe po i drejtohesh me siper e kane mendjen ku te tkurrin ndonje fond per xhepat e tyre..

Shume dakord me ty, albano.

Mqs Altini thote qe punon "gratis", une doja ta pyesja: A eshte e vertete qe nuk ke marre leke nga qeveria??

Edhe nje pyetje tjeter: me larte ke shkruar nje carcaf te tere, po nuk lexova ansje rezultat konkret. Duke qene se TE GJITHE e dime si jetojne konsumatoret ne Shqiperi, nqs ke kohe dhe mundesi, mund te na shkruash me disa pika shkurtimisht nismen qe keni ndermarre dhe rezultatin e arritur. 

Edhe pyetja e fundit: Si ka mundesi qe ne gjithe aktivitetin tend kohet e fundit ne ppu, gjithe perpjekjet e tua jane drejtuar kunder opozites e MJAFT, nderkohe qe manaxhimin e parave publike e ka ne dore xhaxhi Sali? Nuk mendon se ben cik uje kjo si perqasje? 

Flm

Se ckam bere une ta tregoj me poshte por per te deklaroj publikisht:

ZMK asnjehere nyk ka marre fonde publike.

Une jam paguar nga fonde publike si anetar Bordi (jam anetar i 5 bordeve ne cilesine e perfaqesuesit te konsumatoreve sic e ka percaktuar si detyrim ligji) ne vleren totale per 6 vjet (2005-2010) gjithsej 92.000 L (gjithsej ne 6 vjet!!!!).

Jam paguar me fonde publike 2005-2010 gjithsej 50.000 L per 5 trainime qe kam bere si trainer (jam me i miri i fushes per te cilat kam bere trainime).

Jam paguar nga fonde publike ne periudhen 1995-2000 si as.pedagog i jashtem i sociologjise ne UT ne Fakultetin Ekonomik.

Asnjehere tjeter sjam paguar nga qeveria! Asnjehere!!!!!

Sa per MJAFT dhe Rames, perpjekjet e mia kane qene si aksion kunder Mafies Sorosiane te Tiranes e cila eshte kauza ime qe kam zgjedhur se ashtu jane bindjet e mia! Dhe bindjet e mia ti mund ti intepretosh por smund ti gjykosh pasi as une sia gjykoj te tjereve pasi eshte zgjedhje e lire dhe dmeokratike e nje qytetari te lire.

 Ngjarja vertete e dhimbshme. Njesoj si ne rastin e Gerdecit, si ne rastin e ......, plot e plot raste te ngjashme, nuk funksionojne hallkat e shtetit. Ketu eshte problemi.

ps

Me duket se ka edhe ojf qe merren me keto punera, si ajo e Altinit. Lete shpresojme se Altini, ai çuni, do ta dekonstruktoje dhe kete afere te Edi Rames.......

Altini ka bere sot gati kallzimin penal per te gjithe palet e perfshira perfshi:

1. Mos hetimin nga ana e Prokurorise

2. Mos kryerjen e denoncimit nga ana e Spitalit ne Polici

3. Mos kryerjen e detyres qe i ngarkon ligji Inspektoriatit te Drejtorise Rajonale te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatoreve

4. Moskryerjen e e detyres qe i ngarkon ligji te Drejtorise Rajonale te Shendetit Publik

 

Nderkohe sot ZMK po pergatit nje propozim urgjent per qeverine per miratimin e kushteve per license te te gjithe Pasticerive dhe furrave te bukes ne Republiken e Shqiperise (detyrimi per tu pajisjur me license prane QKL pavaresisht se jane te regjistruara si biznese te vogla).

ZMK do ta konstruktoje sistemin e mbikqyrjes se tregut dhe per kete po punon prej 6 vjetesh (si gjithmone vullnetarisht)!!!

Altini ka bere sot gati kallzimin penal per te gjithe palet e perfshira perfshi:

1. Mos hetimin nga ana e Prokurorise
2. Mos kryerjen e denoncimit nga ana e Spitalit ne Polici
3. Mos kryerjen e detyres qe i ngarkon ligji Inspektoriatit te Drejtorise Rajonale te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatoreve
4. Moskryerjen e e detyres qe i ngarkon ligji te Drejtorise Rajonale te Shendetit Publik

Mire, bravo. Eshte vetem ai problemi i vogel i interesit ne proces, dmth ke marre autorizimin nga familjaret per ti perfaqsuar? Nese jo, Gjykata s'eshte cudi te mos pranoje te ta shqyrtoje kerkesen.

 
Nderkohe sot ZMK po pergatit nje propozim urgjent per qeverine per miratimin e kushteve per license te te gjithe Pasticerive dhe furrave te bukes ne Republiken e Shqiperise (detyrimi per tu pajisjur me license prane QKL pavaresisht se jane te regjistruara si biznese te vogla).

E ngjashme me me siper, ZMK s'ka tager ti propozoje Qeverise asgje, ose me sakte Qeveria s'ka asnje detyrim te ndjeki ate qe propozon ZMK. Letra Qeverise mund ti shkruajme te gjithe smiley

ZMK do ta konstruktoje sistemin e mbikqyrjes se tregut dhe per kete po punon prej 6 vjetesh

Je pak me vonese se eshte krijuar tashme Komisioni i Mbrojtjes se Konsumatorit ne METE.

1. Kallzimi penal ska te beje me perfaqesimin

2. ZMK ka tager sipas ligjit te ndikoje ne menyre te vecante

3. Une jam anetar i Komisionit te Mbrojtjes se Konsumatoreve por KMK ka mandat te kufizuar dhe nuk zgjidh problemet individuale por vetem ato kolektive dhe jo ne shume ceshtje dhe halle te konsumatoreve... pra nuk mjafton!!!

1) Po s'pate perfaqsim, Prokuroria mund thjesht te te injoroje, sic ka bere ne raste te kaluara (nuk do hidhje ne gjyq edhe Qeverine dhe pronaret e fabrikes se Gerdecit para nja 3 viteve? Si eci ai rasti)

2) Cfare tagri ka ZMK sipas ligjit te ndikoje ne menyre te vecante ne politika dhe ligjberje? ZMK eshte thjesht nje organizate si shume te tjera.

3) Rregullimi i nje industrie eshte ceshtje kolektive, jo individuale, keshtu qe duket se perputhet me synimin e KMK. Si anetar i Komisionit ti mund ti zgjidhesh gjerat ne menyre zyrtare, s'ke pse i bie nga mbrapa lajmeve te bujshme, apo te ankohesh per mungese informacioni (si me siper).

 

P.S. Po te kishe lindur ne Amerike ti do ishe bere nje ambulance chaser par excellence smiley

1) Prokuroria nuk do te dije per perfaqesim por per indicje. Kjo eshte ABC e procedures penale. Ne lidhje me Gerdecin ajo ishte ceshtje civile dhe kur e pa Soros reagimin tim hodhi 150.000 USD per MJAFT duke paguar per cdo lloj gjeje dhe budallalleku per te dubluar punen time. Nese nje pale e pajisur me te gjitha puna ime do te ishte e panevojshme dhe zgjodha te terhiqem publikisht megjithese skeptik per rezultatin. Parate e Soros gjoja per asistence ligjore u keqperdoren per libra politik te autoreve sorosiane dhe fuqizimin e MJAFT e cila e kishte per qejf shfrytezimin e cdo fatkeqesie njerezore per me shume pasurim.

2)ZMK eshte e percaktuar nga ligji i konsumatoreve si nje shoqate me cilesi te vecanta ne raport me shtetin dhe ndikimin qe ka sidomos ne raport me trajtimin e ankesave te konsumatoreve dhe detyrimin e shtetit per te mos marre asnje vendim pa degjuar me pare opsionin e propozuar nga shoqata perkatese (ka 4 nene Ligji per Mbrojtjen e Konsumatoreve per kete qellim dhe VKM 797 2007 percakton ne menyre me konkrete kete rol). Po ashtu ne baze te legjislacionit shqiptar ZMK i jepet tagri te perfaqesohet ne borde vendimarrese ku ZMK ndikon me vote ne vendimarrje!!!

3) KMK eshte nje strukture e fuqishme me fushe dhe mandat te kufizuar (i tille eshte lloji i saj) e cila zgjidh nese eshte e mundshme nje numer te kufizuar ceshtjesh qe pavaresisht rendesise qe kane nuk arrin dot te plotesoje interesat e  konsumatoreve as ne menyre sasiore dhe as cilesore:

  • ne nivel sasior nuk arrin dot te analizoje shume ceshtje pasi stafi teknik qe duhet te beje gati per shqyrtim ceshtjet perbehet nga 3 vete!!!
  • ne nivel cilesor nuk ka mandat te mjaftueshem.

Sipas legjislacionit shqiptar ka ceshtje qe i trajton KMK, ka ceshtje qe i trajton prokuroria, qe i trajton Urdheri i Mjekut, dhe 36 institucione te tjera qendrore (shumefishoji me nga 12 dege lokale pergjithesisht)! Cdo dite ne vazhdojme te merremi me rutinen zyrtare pa buje dhe zhurme por ka ceshtje qe pa fuqine e zhurmes nuk ndikon dot dhe kjo nuk eshte strategji e shpikur nga une por e perfituar nga organizatat me me emer ne Europe apo edhe ne rajon nga te cilat po mesojme cdo dite!!! Une nuk u ankova per mungese informacioni nga KMK sepse KMK nuk ka mundesi te kete ate lloj informacioni dhe mbi te gjitha nuk ka asnje kompetence ne kete fushe.

 

P.s. Nese une do te kisha lindur ne USA do te isha perpjek shume me fillu pune te Corporate Accountability International (www.stopcorporateabuse.org smiley

 

Prokuroria nuk do te dije per perfaqesim por per indicje. Kjo eshte ABC e procedures penale. Ne lidhje me Gerdecin ajo ishte ceshtje civile dhe kur e pa Soros reagimin tim hodhi 150.000 USD per MJAFT duke paguar per cdo lloj gjeje dhe budallalleku per te dubluar punen time. Nese nje pale e pajisur me te gjitha puna ime do te ishte e panevojshme dhe zgjodha te terhiqem publikisht megjithese skeptik per rezultatin. Parate e Soros gjoja per asistence ligjore u keqperdoren per libra politik te autoreve sorosiane dhe fuqizimin e MJAFT e cila e kishte per qejf shfrytezimin e cdo fatkeqesie njerezore per me shume pasurim.

Rasti i Gerdecit s'eshte vetem ceshtje civile por edhe penale. E kuptoj qe e ke te veshtire te pranosh qe s'e ndoqe ndonjehere ceshtjen nga deklarimi publik per efekt reklame tek kontakti me banoret e Gerdecit smiley   Per kuriozitet, si e mbeshtet deklarimin qe mjaft ka marre 150,000 USD nga Soros per ceshtjen e Gerdecit, dhe si mund te vleresosh perdorimin e tyre pa qene i perfshire ne proces?

ZMK eshte e percaktuar nga ligji i konsumatoreve si nje shoqate me cilesi te vecanta ne raport me shtetin dhe ndikimin qe ka sidomos ne raport me trajtimin e ankesave te konsumatoreve dhe detyrimin e shtetit per te mos marre asnje vendim pa degjuar me pare opsionin e propozuar nga shoqata perkatese (ka 4 nene Ligji per Mbrojtjen e Konsumatoreve per kete qellim dhe VKM 797 2007 percakton ne menyre me konkrete kete rol). Po ashtu ne baze te legjislacionit shqiptar ZMK i jepet tagri te perfaqesohet ne borde vendimarrese ku ZMK ndikon me vote ne vendimarrje!!!

Jo, ZMK s'eshte percaktuar nga ligji i konsumatoreve. Cdo shoqate e Mbrojtjes se Konsumatoreve sipas vetepercaktimit ne statut percaktohen ne ligj qe mund ta luajne kete rol, por pa percaktuar detyrime ligjore nga ana e shtetit qe t'ja vere shume veshin. Nje shoqate te ketille mund ta hape kushdo, edhe Zirkoni po deshi. VKM-ja qe ti permend me siper thote qe "Deri tani (2007) nuk ekzistojnë OJF të fokusuara në mënyrë të veçantë në çështjet e sigurisë ushqimore në Shqipëri. Kjo vjen veçanërisht për shkak të mungesës së ekspertizës specifike në këtë fushë. Megjithatë disa janë fokusuar në mbrojtjen e konsumatorëve në përgjithësi. "

KMK eshte nje strukture e fuqishme me fushe dhe mandat te kufizuar (i tille eshte lloji i saj) e cila zgjidh nese eshte e mundshme nje numer te kufizuar ceshtjesh qe pavaresisht rendesise qe kane nuk arrin dot te plotesoje interesat e  konsumatoreve as ne menyre sasiore dhe as cilesore * ne nivel sasior nuk arrin dot te analizoje shume ceshtje pasi stafi teknik qe duhet te beje gati per shqyrtim ceshtjet perbehet nga 3 vete!!! * ne nivel cilesor nuk ka mandat te mjaftueshem.

KMK paska bord por vetem 3 punonjes? Po ti je edhe nga brenda, gjithe ato mijera dollare qe permend se i jepen si ndihma KMK-se per kete pune drejtperdrejt, pse s'ben ndonje gje qe te shtohen punonjesit? 

 

P.S. Po te kishe lindur ne ShBA ti do kishe perfunduar te punoje per valet service, shyqyr qe ke lindur ne Shqiperi smiley

1. Ti skupton asgje sepse ske mundesi ta kuptosh!! ZMK ishte e para organizate ne Shqiperi qe deklaroi qe diten e pare demshperblimin dhe kur shteti shpalli demshperblimin dhe Soros msyu me MJAFT dhe Klos me superpaga dhe superbuxhete koti cfare duhej te bente ZMK? Fantazia jote e kontaktit me banoret e Gerdecit eshte budallallek qe buron nga paragjykimi i verber pasi une kam qene atje ne mars 2008 4 here rresht per 1 jave dhe kam marre kontakt me shume banore qe u ishin prishur shtepite dhe kam shkuar te Kavalishenca Durres 4 here te tjera bashke me aktiviste te tjere (flas per njerez konkret!). Sa per leket i ka publiku Soros (mgjths ende se ka nxjerr raportin e 2010)

2. Ti i referohesh vitit 2007 (ZMK krijuar ne 2005) per vleresimin e kapaciteteve te OJFve te 2011?????????? Vetpercaktimi smjafton sepse duhen plotesu kritere (anetaresi aktive, aktivitet, kapacitete, etj etj (Ligji per konsumatoret lexoje para se te besh copy paste 797). Referenca qe merr per sigurine ushqimore nuk ka te beje me shoqatat E konsumatoreve por per shoqata me ekspertize ne fushen e sigurise ushqimore !!!

3. Une ne KMK jam por skam pushtet mbi parate e UNDP pasi sic kam dhene edhe me lart info problemi eshte qe nderkombetaret sduan struktura te forta te mbikqyrjes se tregut pasi interesi i kapitalit te madh nderkombetar eshte qe konsumatori te paguaje dhe te paguaje dhe te paguaje dhe te paguaje... Une kam reaguar me letra, me protesta, ne debate tv, dhe tash kam ndermend te rrise shkallen e presionit publik. Por eshte paksa qesharake te me thuash mua pse sben ndonje gje per te shtuar punonjesit e KMK!!! Mua me akuzojne se jam shume i ashper dhe radikal ne kete drejtim dhe jo se po rri!

p.s. Kudo te kisha lind do isha aty ku duhet sic edhe jom ketu! Ti shume shume edhe mund ta beje sekretaren per te me kujtuar takimet. Por shyqyr qe ke lind ne Shqypni dhe mund te besh palle ariu shqip online ne 5:37

Po Altinin kur ka per ta hedhur ne gjyq ky Altini?

Ore dhe nje pyetje, se me duket se i eshte liruar nje "split pin" (si i thone pertej atllantiqut: "cotter pin&quotsmiley asaj shoqerise aty... Me cilesine e kujt i ben keto akuza e padi ky Lucifer pa dhembe?

PS: 6 vjet vullnetarisht... dhe pune kolosale ama, titanike; per te rrezuar Kronosin nga froni fare! - se ai popull qe ankohet sa here qe ben pazarin apo paguan ndonje fature... mazallah se mund te kete te drejte. Po nuk e monitoroi ZMK, nuk eshte monitoruar fare...

Nejse, sikur edhe thjesht deshire te mire ta kishit kete qe thoni o Altin, do e kishit bere gjysmen e punes.  Nuk eshte kurre gabim t'ju urosh te mirat dhe qe Zoti t'jua prije mbare... keshtuqe, ju pafte Zoti. smiley

Zotrules INJORANCA NUK ESHTE ARGUMENT!

Kemi bere 10fishin e punes se mundshme dhe duam te bejme 100 fishin dhe po e bejme.

Ti inatin e ke me ZMK pse godasim Ramen e paprekshem dhe as qe ta ndjen fare per punen e konsumatoreve po hajt se sja vle me u zgjat

Altin, nuk e di pse te eshte krijuar nje pershtypje e tille. C'lidhje kam une me Ramen? Goditeni more sa te keni mundesi! Ku ta kapni, ta godisni. Jam shume dakord me ju. Per cilen injorance e ke fjalen pastaj?

Pa ja na thuaj ti ketu, ate punen kolosale qe keni bere keto 6 vjet, cfare keni ndryshuar? Dhe meqe ju godisni Ramen, detyrimisht keni edhe bekimin dhe uraten e kryeministrit, apo jo? Se pjese e fushates se dhunes, mashtrimit publik, dhunes shpirterore, masakres qe po i behet atij populli nga politika, kryesisht, po kryesisht nga pozita, apendisit i se ciles jeni dhe ju. Thjesht me trego se cfare ndryshimi keni prure. Uljen e cmimit te kujt. Te lutem shume mos me ler te vdes injorant. Me thuaj qe te pakten e mbeshtetet Berishen kur cirrej vjet e parvjet, e cdo vit tjeter... e cdo fushate elektorale qe do te ulte cmimet e energjise elektrike. Te lutem me thuaj qe e mbeshtetet, dhe me thuaj qe e ulet cmimin.

Thene cfare thashe me siper, te siguroj qe nuk ju bej fajtore hic, nga cilido krah i politikes qe te jeni... dyshoj se ju jeni te sinqerte, dyshoj se e keni megjithmend ate qe thoni, por ju jap mirebesim ne synime dhe zemer dhe po konsideroj fjalet e tua (thjesht mbi synimet) si te qena... e di sa e pamundur eshte qe ne ate vend, ne Despotatin Bizantin te Berishes, jo ju, po kushdo tjeter te jete ne gjendje te sjelle ndonje ndryshim... dhe kurrsesi ndryshim per mire, sidomos kur je apendisit i pushtetit... dhe injorant qofsha, po ju vetem ndryshime per mire nuk ju njoh te keni sjelle... qe nga skandalet vile-tallese me gjithe popullin, me fushatat "sensibilizuese" te zgjohu-t, etj etj etj... qe cdo gje e keni bere mbrapsht dhe keni ofenduar nje komb te tere, dhe i keni futur shqelmin mu ne plaget e hapura nga despoti qe i sherbeni.

Benefit of the doubt, e keni megjithmend, sinqerisht po ta them... ama, te lutem me thuaj nje dicka qe keni bere, nje cmim qe keni ulur, nje fushate sensibilizuese kunder nje vendimi qeveritar... he te lutem, mos me thuaj qe qeveria cdo gje e paska bere persosur. Se kete as Berisha nuk ka tajare ta thote. ka shume Altin, ka shume ku mund te kapemi... te siguroj, qe une mund te dal injorant gjithe diten, po ty mund te te nxjerr genjeshtar fare kollaj poaq gjate (mos u shqeteso, nuk do kem nevoje ta bej hic... do e nxjerresh vete veten genjeshtar. e ke bere dhe ne tema te tjera... bile e ke bere me pathos te madh.)

respekte. 

me ndje sinqerisht qe te fola kaq direkt, por vetem sepse me je drejtuar edhe nje here tjeter keshtu, dhe po me drejtohesh prape... pa diskriminuar fare, pa bere dallime; kerkon te djegesh cdo gje qe te del perpara. E nuk eshte mire Altin. Nje cike etike komunikimi... te pakten na ushqen ate deshiren qe te mos mbetemi injorante. smiley

Do te te pergjigjem me fakte argumente sapo te kem mundesi sepse tani smundem. Kur te te jap te dhenat do te kuptosh kam te drejte

Po mire. Shume dakord. smiley I mirepres faktet. Do mundohem edhe une te bej verifikimet ama. Te siguroj qe do i bej dhe ne terren. Rrofsh per pergjigjen.

Tani, here tjeter, flasim me keshtu tonesh. merremi vesh me mire dhe nuk flasim nga inati apo per inat te njeri tjetrit. smiley respekte.

shume faleminderit. do i shoh qe te gjitha dhe do te te them. Faleminderit per mundimin dhe qe u kujtove. smiley

une u kujtova brenda 24 oresh por administratoret ma fshine dhe me kane cilesu "llogari abuzive" megjithese une flas vetem atehere kur me permendin emrinsmiley

Me vjen keq, po komenti qe kapa une ishte dicka si "vendos link"...  Dhe nuk kishte asnje gje aty. Per llogarine abuzive nuk di cfare te them... di qe mua ma kane ngjeshur disa here, dhe rralle here pa te drejte.; po nuk mendoj qe eshte numri i postimeve sa eshte permbajtja e postimeve qe i shtyn. Nuk di cfare te them tjeter per kete gje, keto gjera besoj se i dini ju.

Po faleminderit edhe nje here per linqet. smiley

Me thuhej vendos link por link svendosja dot se kisha mbush numrin prej 10 postimeshsmiley Une kurre si flas dikujt ne menyre joadekuate ne raport me menyren se si me flet. Problemi ketu eshte preferencialiteti. Dhe me vje te qesh kur flasin keq per Jozin administratoret e peshkutsmiley))))))

ne cmenyre duke kryer nje fushate antiramiste, dhe eftkivisht duke cuar uje ne mulli te salise.. e ndihmon kjo konsumatorin shqiptar?

sali berisha eshte sida, edi rama eshte ulcra ne stomak e asaj shoqerie.. atehere ne cmenyre je ti i dobishem per shoqerine shqiptare duke goditur ulcren e duke i dhene jetegjatesi sides???

ky lloj konsumerizmi ne shqiperi eshte shume i trishtueshem, shumefishimi i mallrave te merr syte dhe mendte, institucione te mbrojtjes po nuk ka (ato qe jane merren me sorosin), qeveria ka halle rrugesh dhe koncesionesh, normale qe do te kete shperthime te ketilla prej paaftesise per te kontrolluar cilesine e jetes dhe pamundesise per drejtesi shoqerore.

per ata qe i kane akoma mendte, s'besoj te jete problem helmimi, per sa kohe qe s'je shume aventurier e nderton akoma marredhenie me kasapin, bulmetciun, fshatarin, conadin. e pse te jesh aventurier ne shqiperi xhanem.

me falni se s'po jam ne gjendje te irritohem.

 Ne shqiperi e ha sapunin per djath, sa do ekspert te jesh, dhe po e hengre nuk ke ku ankohesh, se askujt nuk i ben syrri terrr! Njerzit nuk kane frike shtetin ndoshta kane frike personin si individ ne se ai eshte i forte e zgjidh problemin nese eshte i dobet, ka marr fund e henge barin e miut! Te genjehet mendja me ushqimin, isha ne Logora para disa vjetesh dhe bleva nje Kavanoz me Mjalte "Llogoraje" nuk e dija u ndala afer rruges ata qe shisnin ishin fshatare, vendas, me ben 100 reklamime per efektin e shendetshem te mjaltit, dhe une e bleva, kur zbrita ne Vlore nje ekspert mjaltesh i njohuri im me tha duke qeshur, ai eshte mjalt Maqedonie dhe jo Llogoraje, gjithe shqeqer! Mashtimi eshte shume i madh ne shqiperi deri ne qeliz, dhe ku ka mashtim ne kete loj niveli korrupsioni eshte i tejskajeshem! Sherbime e ushqimeve ne Shqiperi jane me te pasigurta se as nje vend! Jane jashte standarteve i vetmi treg qe un besoj ne Tirane jane supermarketet pak a shume te sistemuara dhe me sherbim te kenaqshem!

Une per vete nuk jam per vetegjyqesi nese strukturat perkatese te shtetit veprojne me te gjithe forcen e ligjit per te cuar drejtesine ne vend. POR..... kur keto struktura bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh dhe nuk marrin asnje mase per te ushtruar drejtesi, Vetegjyqesia eshte i vetmi mekanizem i padeshiruar por i shtyre me zor per te qetesuar te pakten shpirtrat e te gjalleve apo familjareve qe ngelen pas......

Nese Gerdecaret do kishin bere te njejten gje tabloja politiko-ekonomike ne Shqiperi do te ishte krejt ndryshe........

 Qe kur nje shoku im qe tu ik per lesh bubi para ca vitesh pasi bleu nje akullore te bere vete te nje kioske te shallvaret dhe ndenji tre dite ne reanimacion me helmim kam heq dore nga kunsumimi i cdo gjeje qe haet shpejt e shpejt neper rruget e tiranes, tu fillu qe nga qoftet, vezet e skuqme me salcice apo embelsirat. Kur shof rob e fakire qe i blejne me vjen keq por pastaj them mir tju behet se duket qwarte qe ato vende skan kushtet me elementar te higjenes. Vjet te rruga barrikadave nje shitse ma beri sanduicin tu e kap cdo gje me dore pavaresisht se dorezat palstike i kishte ngjitur dhe kur ju ankova me tha me pertese 'do ti ve?' Kurse tek kryqezimi i kampit te pionereve ne durres kam pare ca gurabie te kalbura daleboje e si gur qe i blenin mileti ter endje sikur po blenin ndonje embelsire franceze. Cfare skandali, dukej qarte qe ato gurabie e kishin fjalen vdekje brenda. Vjet vajta per kuriozitet te tregu i perimeve e bulmetrave ne tirane, ca te them, pula te therme qe shtriheshin ne toke, ullinj me 33 miza siper, djathi qe shkarkohej nga nje kamioncine ter tym e pluhur, sallami qe shitesi i rrinte siper me nje karton me largu mizat dhe grenxat, patellxhane ter balte, ushqimet e vena ne toke ku pluri e zhuli bente kerdine, kandahar me i llaf.

Per sa kohe sa organet e inspektimit sanitar, organet ligjore dhe ato mjekesore nuk punojne sic duhet tragjedi si kjo ketu lart do vazhdojne te ndodhin. 

 Vjet vajta per kuriozitet te tregu i perimeve e bulmetrave ne tirane, ca te them, pula te therme qe shtriheshin ne toke, ullinj me 33 miza siper, djathi qe shkarkohej nga nje kamioncine ter tym e pluhur, sallami qe shitesi i rrinte siper me nje karton me largu mizat dhe grenxat, patellxhane ter balte, ushqimet e vena ne toke ku pluri e zhuli bente kerdine, kandahar me i llaf.

 

Dhe pastaj pyes veten un se pse s'me shijojne ushqimet e ktuhit mu si ato t'ellbenijas... smiley

hej, ti ishe ai qe doli ne gazete se te kishte dale nje mi tek hamburgeri i mickey d's? 

Vjet vajta per kuriozitet te tregu i perimeve e bulmetrave ne tirane, ca te them, pula te therme qe shtriheshin ne toke, ullinj me 33 miza siper, djathi qe shkarkohej nga nje kamioncine ter tym e pluhur, sallami qe shitesi i rrinte siper me nje karton me largu mizat dhe grenxat, patellxhane ter balte, ushqimet e vena ne toke ku pluri e zhuli bente kerdine, kandahar me i llaf.

aty ketu na duhet te marrim ca mikrobe romako.  ndryshe dobesojme sistemin tone imunitar. se ja, po sluftoi me ca mikrobe sot, si do ti perballoje viruset apo epidemite neser.smiley

 

....vdiq për shkak të një helmimi nga cokollatat qe i ati kishte blerë në një pasticeri ditën e Vitit të Ri.

E te mendosh qe "aksidente" te tilla ka me qindra. Dhe jo vetem kaq. Sa e sa punetore aksidentohen rende ose fatalisht se bihen nga skela, ose se i ze miniera. Dasmore ose fakire qe mbyten se iu permbyset varka. Historirat jane pa fund dhe te gjitha kane dicka te perbashket: askush nuk eshte denuar.  Vetegjyqesia pritej.

Ah po se mu kujtu edhe dicka. Ca behet me gjithato veterinere, kontrollore teknike e mercolloge qe kan pas qene ne kohe te dulles. Duhet me pyte qirios Kseren. 

 Nuk eshte rasti i vetem i mos funksionimit te shtetit. Bej me dije se raste te tilla shepsh kalojne ne heshtje edhe nga media per mosidendtifikim te paaftesise se shtetit. Ne Rastin me siper, Pergjegjsi mbajne edhe institucionet e shendetit publik, qe nuk kane bere kontrollin e duhur higjenosanitar, dhe qe kane leshuar licencat e duhur per ushtrim aktiviteti, sidomos kur behet fjale qe i njejti subjekt kishte qene pergjegjes edhe me pare per raste helmimesh..

Pak dite me pare jane, nje femije ne Berat humbi jeten si pasoje e nje goditjeve qe mori nga nje Pacient agresiv i liruar nga spitali Psikiatrik. Nje tjeter humbi jeten dy dite me pare por nga nje tjeter paceint kesaj here..

Eshte cudi se si ne nje ngjarje te tille, gjerat lihen te marrin kete udhe. Kush tha qe vajza vdiq nga nje cokollate? Kush e provoi? Ne historine e treguar nga mediat lihet te kuptohet sikur vajza shfaqi probleme pasi hengri nje karamele? Shume nga keto kontradiksione qe shkruhen sigurisht qe i dedikohen edhe nivelit "te larte" te gazetarise shqiptare, megjithate, si mund te thuhet se kjo vajze vdiq prej nje embelsire (cfaredo qofte ajo) te blere ne pasticeri? Raportoi njeri tjeter probleme te tilla helmimi, apo vetem ajo fatkeqja hengri ate karamelen? (Sepse do te ishte e veshtire te pranohej qe vetem nje "karamele" ishte me helm, e te tjerat ishin ne rregull, apo jo? ) Pastaj, si justifikohet mosberja e autopsise ne spital?  Ishte kjo nje deshire e prinderve? Ne se ky eshte rasti, atehere kjo lloj hakmarrje e ka burimin tek injoranca. Si ne shume raste te tjera, njerezit paguajne per injorancen, dhe aty ne Shqiperi me duket se paguajne ca me teper. Nejse, ajo qe ndodhi nuk zhbehet tani, por uroj qe ky rast te sherbeje per te parandaluar te tjeret.

 kur strategjia e shtetit eshte "te kaloj naten me shprese te mos dale ne shesh ndonje e palare tjeter!!!!!!!!", nuk ka pse te duket e habitshme apo e kritikueshme vetegjyqesia.

Problemi nis me pyetjen e pare: pse nuk denoncojne viktimat? (dhe kjo mungese denoncimi ka permasa marramendese ne shqiperi). Eshte si ajo ceshtja e papunesise qe deklarohet e ulur pasi pasi askush nuk shpreson te gjeje pune e nuk e kerkon fare.

 

Pastaj sigurisht qe vjen ceshjtja tek mbrojtja e konsumatorit dhe lind pyetja se sa vullnetare duhen per te pare qe tregu ushqimor tek ish uzina dinamo eshte plot me qen te zqebosur (nuk po perdor figura letrare) qe shetisin lirshem ne tezgat ku shitet mish e bulmet.

 

Po te vjen edhe te pyesesh perse konsumatoret mbyllin nje sy e trecerek dhe mposhtin me dhune rebelimin e neuroneve puciste qe ngrene zerin per ceshtjet e higjenes ne tregje? 

 

 

 

Sigurisht qe vetejgyqesia eshte problematike (ndeshkimi mund te jete jo porporcional, mungojne garancite proceduriale per identifikimin e fajit dhe fajtorit, hakmarresi behet kriminel vetvetiu ...).

 

 

Zot me lejote te them edhe une dy fjale si i kuptoj keta ham - humsat e OJQ-ve.

Tek Saadiu ka nja dy vargje para 2000 vjetesh qe uroj ti kene lexuar edhe anetar te O Ju Q...te gjithe Juve qe besoni se ekzistojne jo per te Vjedhur e Cvatur. Organizma Dembelesh e llafazanesh qe dine dhe e kane kuptuar me mire se te gjithe hallexhijte se " Ne nje shtet Kusaresh , nje organizmi nen kusaresh nuk te le pa gje "

Ja si thote Saadi para 2000-3000 vjetesh

"Mos i thuaj te varfrit prehrin mos bej pis / kur ka rene i teri ne nje fushe me balte" ....

E ku ka organizata qe mbrojne konsumatoret ??? Nga kush ???? Ne cilat fusha ??? ne cilat procese administrative apo penale ??? Perse duhen ??... pervecse per te permjerur hunjt e gardhit ???? Nje kontur konesh ne nje treg lefqensash !

 A nuk mburret me shume nga te gjithe si mbrojtesi me i devotshem e me efektiv i shtetasve dhe rrjedhimisht konsumatoreve shqiptare k/Lefqensi Sali ham - hum Berisha ?

A nuk eshte ai garancia me e madhe e Luftes kunder Korrupsionit kunder levozhgave kapitaliste si Sorros ? E perse duhen keto ham-humsat konelehes per kete pune ? A nuk sherbejne REALISHT keto si fasada suksesesh , duke lehur aty ketu edhe per ndonje Beme si Gerdeci ndaj " atyre " qe nuk e dine ku bie Gerdeci jo me te dine qe ka edhe OJQ qe mbrojne Gerdecaret ?

Lei Zot te vjedhin , per me teper  si nje zgjidhje e dobishme , per te balancuar varferine e tejskajshme te atij Populli nepermjet ketyre "gjetjeve " te mbulimit te te perparave me "gjethe fiku " por qe ne gjuhen e Kohes quhen OJQ . Se mos vetem nje vere ne uje si ZmK...ve . Ketu kemi rastin te merremi me nje mburravec sentimental qe vetbeson ( a thua ) se eshte i vlere per te mbrojtur

hajdutet e kriminelet nga  ..... ma do mendja jo nga qytetaret konsumatore smiley

idris me fal qe ne fillim,e mos me keqkupto,e te lutem mos ma merr per mendjemadhesi,po me je drejtuar mua gje me kete koment?se me duket i habitshem adresimi ndaj zotit ne vete te dyte/nj. sikur ai te ishte pjesemarres ketu ne peshk. Sa per sqarim,vetem. Rrofsh. smiley

Dhe Zoti foli .... smileySmile

.... po ju vetem ndryshime per mire nuk ju njoh te keni sjelle... qe nga skandalet vile-tallese me gjithe popullin, me fushatat "sensibilizuese" te zgjohu-t, etj etj etj... qe cdo gje e keni bere mbrapsht dhe keni ofenduar nje komb te tere, dhe i keni futur shqelmin mu ne plaget e hapura nga despoti qe i sherbeni.

 

 Edhe un do e kisha vrar pronarin, keshtu formohet fenomeni i gjakmarrjes. Nuk besoj se ka shume nevoj per analiz per te ditur qe fajin e ka shteti; me e keqja eshte qe as nje parti ne parliament  nuk do na garantoj ne shtet me te mire, pra kjo eshte arsyeja spe ndo kush do mendonte qe fajin e ka populli.

 e vetmja gje negative qe ka populli shqipetar eshte qe nuk kerkon te drejtat e veta, me kaq shum probleme qe ka shqiperia populli duhet te cohet ne protest kundra PDs dhe PSs per ket model te flliqur qe mundohen te ofrojn.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).