Ditë më parë, Qeveria e Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së saj të Zhvillimit Ekonomik, ka publikuar dokumentin e quajtur "Strukturimi dhe ekzekutimi i privatizimit të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), përmbledhje e analizës dhe rekomandimeve". Në këtë dokument 32 faqesh ka më shumë ekzekutim sesa strukturim të PTK-së, dhe i gjithë strukturimi, në fakt, është në shërbim të ekzekutimit të PTK-së, përkatësisht në shërbim të shitjes së saj.


Ja se çfarë thuhet në faqen 10 të këtij dokumenti: "Qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar dhe ka politika të tilla për këtë proces, të cilat kanë për qëllim
tërheqjen e një investitori strategjik, të cilët kanë qasje afatgjate (> 15 vite) për investimet e tyre.

Si rrjedhojë e kësaj një investitor strategjik nuk do të ishte i interesuar të marrë
dividendë nga PTK-ja në planin afatmesëm, por do ta ri-investoj në PTK fitimin e nxjerrë nga kjo kompani."

Pra, kjo Qeveri e cila nuk e di se ku do të jetë Kosova pas vetëm disa muajve dhe kjo Qeveri që nuk e di se ku do të jetë vetë ajo pas vetëm disa javëve (apo ndoshta edhe ditëve!), bën plane shumëvjeçare, madje mbi 15 vjeçare, për pronarin e korporatës që mendohet se do ta blejë PTK-në! Sikur kjo Qeveri të kishte plane për Kosovën, ashtu siç bën plane për investitorët e huaj, sigurisht që do t'i kishim punët pakrahasimisht më mirë.

Mirëpo, jo - s'ka plane për Kosovën, sepse projekti i Qeverisë është shitja e pasurisë së Kosovës. Buxheti i Kosovës mbase ka pasur shumëçka të debatueshme ndërmjet qeveritarëve përderisa përpilohej ai, mirëpo një gjë pa dyshim se ka qenë e padiskutueshme: pagesa për korporatën Bechtel-Enka sipas kontratës të cilën s'e kanë parë as qytetarët e as institucionet e Kosovës! Buxheti i Kosovës është i organizuar rreth kësaj konstante të pandryshueshme - kontratës me këtë korporatë që po e ndërton rrugën e kombit.

Mbi të gjitha, PTK-ja po strukturohet e po ekzekutohet për t'u paguar kjo korporatë sipas çmimit që vazhdon të mbetet i panjohur. Mbase, kjo kontratë është e mbyllur (për qytetarët e Kosovës) pikërisht për shkak se është e hapur (përbrenda për Bechtel-Enka-n). Çmimi i saj nuk është publik sepse, në të vërtet, as që dihet ai: në ecje e sipër të asfaltit do të përcaktohet çmimi dhe në mënyrë agregative në fund do ta kemi një çmim të cilin ndoshta as që mund ta paramendojmë tani.

As minimumi i llogaridhënies siç është transparenca, as e drejta më elementare siç është ajo për informim publik, nuk po respektohen te ne. Zaten, në Kosovë fuqia po transformohet në të drejtë në vend se të drejtat të fuqizohen.

PTK-ja kurrsesi nuk do të duhej të shitej për ta paguar asfaltin e rrugës së kombit.
Kontrata me Bechtel-Enka-n duhet të bëhet publike dhe ndërtimi i rrugës së kombit do
të mund të financohej nga dividenda vjetore dhjetëra milionëshe e PTK-së ose, ashtu siç ka propozuar Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të PTK-së, me fitimin e saj PTK-ja do të mund të garantonte kthimin e ndonjë kredie në vend se ajo të privatizohet, me ç'rast fitimin do ta merrte blerësi i PTK-së.

Dhe, ky fitim praktikisht është i sigurt duke qenë se PTK-ja në mënyrë absolute paraqet ndërmarrjen më fitimprurëse të Kosovës së pasluftës. Nëse duam që vendi ynë të jetë demokratik atëherë Qeveria duhet të jetë e Kosovës dhe jo Kosova e Qeverisë. Shtetet e ndryshme atëherë kur e kanë bërë privatizimin kanë pasur parasysh interesa strategjike politike dhe ekonomike për vendin e jo interesa taktike për politikanët e vendit (që duan veçse të shpëtojnë) sikurse te ne.

Edhe në rastin më të keq, çfarëdo privatizimi do të duhej të karakterizohet gjithsesi nga të menduarit e gjatë para shitjes, e jo nga shitja e shpejtë në mënyrë që të mos (ketë se për çfarë të) mendohet.

 

9 Komente

yyyp, me vones shum.. 

Desha me u interesu edhe njehere. Si vajti puna e shtepise se Albinit?

A e shiti?

Nqs po, ku po rri tani me shtepi?

Nqs nuk ka ku te fusi koken, le te me beje nje ze mua, sepse e kam privatizu nje hotel ne Prishtine dhe po e lej te banoje ne nje dhome, derisa te gjeje shtepi te re.

Me fal, po pse gjithe kjo ironi?

Ngaqe shume here e kane sjellur kete shembull si sakrificen me te madhe qe ka bere njeri per tu zgjedhur anetar i parlamentit?

E kupton ku qendron ironia?

Jo tek une.

E kane sjellur, e kane marrur, e kane prurur... Ohuuuu, jane te thella gjerat. Pse kot?

Duhet te jem shume pergjumesh, por eshte koherenca valle ajo qe po i ve ne diskutim Kurtit? Cila koherence? Ajo sipas se ciles kush shet shtepine per nje ide (apo ideologji) nuk hyn ne parlament?

"Fajin e ka Visari" dhe nja ca te tjere qe nuk u bene te njohur per shitjet e shtepive te tyre, e i ngeli syri e nami Kurtit, e rrjedhimisht lidhja e s-terholl-uar me titullin e artikllit dhe me PTK-n.  

Qashtu pra Finis, mos fli smiley.

Ne PTK aq shume eshte privatizuar fitimi i saj sa nuk ia vlene te vajtojme per te. Pra, edhe nese na varferon pak Privatizimi i saj atehere ta perjetojme se bashku ate varferi.

Poshte Socializmi, kemi thene edhe ne shqiptaret para 20 vjetesh.

Kunder: PTK-ja dhe Opozita!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).