Rama: Ne jemi rruga e zhvillimit

Kryetari i PS, Edi Rama në fjalën e tij në mitingun që hapi zyrtarisht fushatën e opozitës për zgjedhjet e 8 majit, ka ritheksuar se Aleanca për të Ardhmen është zgjidhja e vetme për qytetarët shqiptarë.

“Rruga e vetme jemi ne, Aleanca për të Ardhmen, Partia Socialiste e Shqipërisë. Ne jemi ndryshe, krejt ndryshe, prandaj modeli jonë funksionon edhe kur na godasin e na pengojnë”, ka deklaruar Rama. 

Rama është shprehur se PS ka një vizion të ri, ndryshe nga PD, që synon ta shtrijë jo vetëm në Tiranë por në të gjithë territorin e vendit. 

“Politika duhet të bëhet forca e promovimit të ideve dhe projekteve, që ne të jemi frymëzimi i bashkëjetesës qytetare. E vetmja rrugë për ta bërë realitet për Shqipërinë këtë vizion jemi ne, e vetmja rrugë”, ka pohuar Rama. 

“E vetmja rrugë që askush të mos humbasë vendin e punës, asnjë mësues, asnjë polic të mos trembet për bukën e gojës së fëmijëve të tij, asnjë sipërmarrës të mos kërcënohet nga gjobat mafioze për shkak të bindjes së tij”, ka vijuar ai. 

Rama ka theksuar se e majta sjell një alternativë ndryshe pasi ofron zgjidhje për të gjitha kategoritë e qytetarëve, kryesisht atyre në nevojë. 

“Ne jemi ndryshe, sepse tek ne, bashkia  e Tiranës, pensionistët paguajnë 10 herë më pak kontribute se një familje e zakonshme. Ndërsa veteranëve të luftës dhe invalidëve nuk u merret asnjë lek taksë, vetëm ju kërkojmë ndjesë që bëjmë sa mundemi për atë që ata meritojnë”, ka deklaruar Rama. 

Sipas tij, Aleanca për të Ardhmen është e vetmja zgjidhje për vendin e zhytur në krizë, si pasojë e vjedhjes së votave të 28 qershorit. Rama ka theksuar se PS dhe aleatët do të vazhdojnë të luftojnë për transparencën e zgjedhjeve. 

“Sot ne jemi e vetmja rrugë për ata që s’janë pjesë e oborrit që vjedh Shqipërinë. Shqiptarët e dinë mirë këtë, prandaj na votuan më 28 qershor dhe do të na votojnë edhe më shumë këtë 8 maj. Dy vjet më parë votat u vodhën, e kërkuam dhe do ta kërkojmë deri në fund hesapin e atyre zgjedhjeve sepse e kemi nisur që ditën e parë atë që shqiptarët po provojnë në kurriz, një qeveri që del nga votat e vjedhura dhe që ka dalë jo vetëm nga kontrolli i ligjit e i qytetarëve, por dhe nga cdo lloj kontrolli. Vjedhja e votës është një krim i kryer nga pushtetarët dhe i vuajtur nga qytetarët”, ka pohuar Rama, i cili ka nënvizuar se si pasojë e kësaj vjedhjeje kanë ardhur edhe viktimat e 21 janarit. 

“Votat nuk vidhen, nuk ka ministër që hap zjarr mbi qytetarët e vetë, që nuk jep dorëheqjen dhe 3 muaj pasi ka vrarë kandidon për kryetar bashkie në kryeqytet. Nuk ka parti që pasi vret mbulon qytetin me flamujt e saj. Nuk ka as kryeministër që pasuron familjen e tij kështu sic po ndodh në Shqipëri me votën e vjedhur”, është shprehur Rama. 

Kreu i PS ka deklaruar se përmes vjedhjes së votave, qeveria aktuale merr vendime “barbare” për të pasuruar xhepat e saj në kurriz të shqiptarëve. 

“Në Vlorë kanë filluar të vijnë kamionët me plehra, për të pasuruar Saliun dhe oborrin e tij, duke dëmtuar qytetarin. Kjo qeveri miraton akte barbarie dhe kusarie të pashoqe në historinë e këtij vendi. Kjo e plehrave është një barbari dhe pasojë e kuptueshme e vjedhjes së votave”, ka deklaruar Rama. 

“E keqja që i bën krime duke marrë jetë njerëzish si në Gërdec, duke i marrë jetën qytetarit si Fatmir Xhindit pranë shtëpisë së tij, në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe më pas duke vazhduar për të vjedhur. E keqja e ka cuar në 1 milion numrin e të papunëve të këtij vendi, kjo i ndodh popullit kur i vidhet vota. Ata që jetojnë sot më keq se dje nuk duhet të dyshojnë për asnjë sekond se e keqja vjen nga moskokëcarja përbuzëse e qeverisë”, ka vijuar ai. 

Duke i faturuar qeverisë një sërë përgjegjësish të tjera, Rama ka shprehur bindjen e tij për fitoren në zgjedhjet e 8 majit dhe më pas fitoren në zgjedhjet e reja të përgjithshme. 

8 Komente

Z. Rama duhet te besh me shume qe ti mbushesh mendjen populli te votoj ne 8-Maj. Mos u merr me Saliun po shiko se cfare mund te besh per Tiranen dhe qytetaret e Tiranes. Nuk  behet  politika duke share kundershtaret por duke paraqitur alternativa te reja.

+ 1

Basha kete gje e ka kuptuar, ose ata qe e keshillojne ja kane mesuar. Por e qarte eshte, se as qe po e ze ne goje fare Ramen dhe jo vetem qe s'po merret me te per çeshtje apo akuza personale, por madje po e trajton me shume kortezi politike.

Ndryshimi ne gjuhen e perdorur nga dy kampet politike gjate kesaj fillim-fushate eshte flagrante : Vetem dje, folesit ne hapjen e fushates se PS-se, e cilesuan 3 here Berishen si "Kadafi" Shqiptar, kurse Bashen nuk lane pa e cilesuar "si vrases" etj etj ....

8 Maji do tregoje se kush strategji do dali fituese

 

 Ne fakt, sa me shume qe shan, aq me i denje do te jete per perkrahesit e tij.

Ne jemi ndryshe, krejt ndryshe, prandaj modeli jonë funksionon edhe kur na godasin e na pengojnë

Na ndrico o Edvin se si jeni ndryshe, krejt ndryshe e cili eshte ky modeli juaj qe funksionon...

 po ju mor zoti rama nuk jeni rruga e zhvillimit por ajo e korrupsionit dhe e krimit!mos na hidh hi syve me ato takimet e shtirura qe ben me njerezit e thjeshte lart e poshte neper tirane.te te vije turp!

Basha, si kandidat që është, del vetë, flet vetë, ecën rrugicave të pashtruara, që s’janë të pakta në Tiranë, dhe po konsolidon imazhin e një kandidati real për Bashkinë.

        Kurse nga kampi socialist, pas daljeve të Bashës, ka reaguar Shalsi, Nikolla, Shamku, Dhimitri, prapë Shalsi, prapë Nikolla.

Kjo eshte vertete e bukur.....

 Basha, si kandidat që është, del vetë, flet vetë, ecën... 

Basha ecen vete...goxha film i bukur.

Ky kryetari tall b... me bashkeqytetaret, mbase e perdor shume ne jete dhe ka esperience ne kete pune.

"Ne jemi rruga e zhvillimit ". Socialistet zhvillim nuk njohin, nuk ja dine kuptimin, nuk ja njohin shijen, ndersa per rruge, cilen rruge flet ky kryetari i socialkomunistkriminel, ne jetuam per 50 vjet pa rruge, pa zhvillim , pa nder, pa pare, pa buke.

Deri kur do denohemi qe kenduam " te gjithe te perbashkuar, per nje qellim e ".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).