Kohët e fundit është hedhur ideja e rihapjes së klubit të librit, dhe problemi ka qenë vetëm zgjedhja e librit. E pra, po ju propozoj unë një libër shumë të përshatshëm: The Pale King, nga David Foster Wallace. Libri sapo ka dalë, është roman i papërfunduar, por është kandidat perfekt për klubin (përveç një problemi praktik). Po ju them pse. 

 

Ta nisim nga problemi. Duke qënë se sapo është publikuar, libri është i disponueshëm vetëm në anglisht. Për ata që s'lexojnë dot anglisht, ky është një problem i pakapërcyeshëm. Për ata që munden të lexojnë në anglisht, nuk ka fare problem: sepse përkthimi i një libri të DFW është një punë kolosale, dhe origjinali ka nuanca të gjuhës që humbasin në përkthim. Pra për ata që dinë anglisht, leximi i origjinalit ia vlen. 

Për ata që janë në Shqipëri dhe nuk mund të bëjnë porosi online, jam i sigurt që mund të bëjmë porosi nëpërmjet një librarie në Tiranë, si e për7shme apo Adrion. Nëse jemi gati të lexojmë librin, kjo zgjidhet dhe unë jam gati që të ndihmoj në gjetjen e librit. 

Disa arsye pse duhet lexuar ky libër: 

  • Sepse David Foster Wallace është një nga autorët më të mirë amerikanë të viteve të fundit. 
  • Sepse librat e tij janë të vështirë për t'u lexuar, si përsa i përket gjuhës po ashtu edhe për referencat kulturore. Diskutimi në grup do të na ndihmojë t'a marrim vesh më mirë.
  • Sepse duke qënë se libri sapo ka dalë, diskutimet tona do të mund t'i pasurojmë me diskutime të tjera në Internet (që kanë filluar: shiko revistën Time dhe  The Awl)
  • Sepse për mua, shkrimet e DFW kanë një sinqeritet dhe një ndjeshmëri të jashtëzakonshme, që më shtyn të lexoj çdo copëz teksti të shkruar prej tij. Kjo është akoma më e vërtetë tani që DFW nuk është më i gjallë. 

Si thoni? A e nisim? Një pritje e ngrohtë do më jepte kurajë të merrem me këtë punë, se DFW do dedikim e punë (nuk është limonatë).

P.S. Ata që janë në Shqipëri e duan të marrin pjesë të më thonë. Libri kushton 15 dollarë amerikanë tek Amazon.com, dhe po të postojmë disa libra bashkë, kostoja e postimit do të jetë e vogël. 

17 Komente

Hem, burime te brendshme me thone qe eshte duke u perkthyer ne italisht per Einaudin dhe del shume shpejt, por me thene te drejten une Infinite Jest s'e kam perfunduar dot. Nga autoret bashkekohore amerikane mund te lexoj me deshire Don DeLillon. Por kjo s'domethene asgje fundja.

 pmusaraj, te  flenderoj me shpirt  more djale, per  kete postim- shtyse !

    Kemi  nevoje shume per tu bere te qarte te rinjve, se pa dashurine per  librin, njeriut  bota i vjen e mjegullt.Me bie  shpesh  te eci  rrugeve dhe rrugicave te mbushura gjithe  kafene dhe pijetore. Ne keto peripato,  shpesh me gremisen syte edhe klubeve, mbushur dinga me te  rinj, ne oret  qe aty,  ajo moshe nuk duhet te gjendet. Ani,  por me vjen keq, biles brengosem  kur i shof te shumtet, ne njeren dore cigaren dhe  ne tjetren çakmakun hazer per te perflakur tjetrin.  Cigaret bisht per bisht, ndersa ...Liber gjekundi nuk u duket...! Besoj se libri, nuk eshte thjesht,  pune kulture e ca me pake  salltaneti, por domozdoshmeri.E nje shoqeri qe humb dosmozdoshmerine, ka humbur te sotmen me te   ardhmen bashke.

  Jam i gatshem per çdo kontribut, per KLUBIN E  LIBRIT  

M'roma.

Une e kam lexuar (gati) te gjithe DFW e me siguri do lexoj edhe The Pale King, edhe pse, aq sa kam qejf, aq ja kam edhe friken. Kush e ka lexuar e kupton ça dua te them.

Th.P.K rimerr kete edhe e zhvillon. Duhet te jete rreth 500 faqe.

Sidoqofte, nese behemi, une jam! Nuk e di ça kohe do kem tamam por jam.

Por Penar, jam pesimist.  DFW nuk eshte per te gjithe, aq me shume ne gjuhe origjinale, pra ne anglisht.

Une po bej nje propozim tjeter, kete liber qe shkarkohet lehte ne pdf, sapo ka dale e eshte i bukur. Lexohet lehte e sipas meje ja vlen. Them se kjo eshte me e realizueshme se sa DFW.

 

 E kerkova mos ishte formatuar per kindle, por ncuq. Sorry, nuk blej me libra letre se s'kam vend ku ti ve.

do te ta coj infinite jest si soft copy? (attachment)

 Posi jo. thanks.

U kry.

 Tung!

 po, po, dum. po duhet me prit nja një javë a 10 ditë sa ta sjellë posta.

Hmm... s'paska shume interes.

Ndoshta pyetja me me vend do kishte qene " A doni me lexu?" smiley

T'i ve kembet ne nje kepuce ose na chánzú-non me keto "jo-opsionet" edhe pastaj thu ... smiley.

Une do e nis njehere, per kuriozitet.  Te shohim a eshte i bitis-ueshem. 

Uuuu, DFW e ka pasur profesor e dashura ime ne Pomona college, afer LA. Ka vrare veten para ca vitesh, apo jo? Ka nje short story per industrine e pornografise qe te jep 'goose bumps'

Ai o.

E reportazhi per te cilin flet eshte per ndarjen e  Avn Awards ( lutem te mos klikojne moraliste, fetarist ) 

Ne Las Vegas! Tamam ai!

Sikur te lexonim ndonje nga te ketij?

 

Philip Roth fiton “Man Booker Prize”

- Shkrimtarit amerikan i është dorëzuar dje çmimi gjatë një ceremonie në Sidnei. Së shpejti do të botohen në shqip dy libra të Roth

 

Philip Roth është shpallur dje fituesi i “Man Booker International Prize”. Çmimi prestigjioz letrar i ka shkuar dje shkrimtarit amerikan, i cili ishte në konkurrim së bashku me 12 shkrimtarë të njohur ndërkombëtarë. Ky çmim, që ndahet një herë në dy vjet për njerëzit e letrave, në të shkuarën i është dhënë kanadezes Alice Munro (2009), nigerianes Chinua Achebe (2007) dhe në vitin 2005 shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. “Prej më se 50 vjetësh, librat e Philip Roth kanë stimuluar, kanë provokuar dhe kanë zbavitur një publik shumë të madh, numri i të cilëve vazhdon të rritet”, ka thënë Rick Gekoski, presidenti i jurisë ndërsa ka lajmëruar dje në Sidnei fituesin. “Aftësia e tij imagjinare jo vetëm na ka ofruar një tjetër qasje ndaj identitetit hebre, por edhe ka gjallëruar rrëfimin, jo vetëm atë amerikan, por edhe në tërësi”, ka shtuar më tej ai. Roth, tashmë 78 vjeç, ka shkruar më shumë se 20 romane ose përmbledhje me novela, mes të cilave “Lamtumirë Kolombus”, “Pastorali amerikan” (fitues i çmimit “Pulitzer” më 1997-n), “Komploti kundër Amerikës” etj. Shkrimtari amerikan ka ardhur për lexuesin shqiptar përmes botimit të “Skanderbeg Books”. Një vit më parë, kjo shtëpi botuese ka botuar romanin e tij “Inati”, ndërsa për pak ditë del nga shtypi romani i tij “Del Hija”, ndërkohë që botuesja Flutura Açka tregon se në proces botimi është edhe libri tjetër i Roth, “Ankimi i Portnoit”. Këtë vit, mes kandidatëve pretendentë ishte edhe John Le Carré, një shkrimtar ndërkombëtar i historive të spiunazhit, i cili kishte refuzuar të merrte pjesë në çmimin letrar. Roth ka falënderuar jurinë për çmimin, të cilit i bashkëngjitet edhe një vlerë monetare prej 60 mijë sterlinash. “Është një nga kënaqësitë më të mëdha që kam provuar si shkrimtar dhe jam i kënaqur që librat e mi lexohen në të gjithë botën, pavarësisht defekteve që mund të përcillen në përkthim. Shpresoj që ky çmim do të mund të tërheqë vëmendjen e lexuesve që nuk janë familjarë me krijimtarinë time. Ky çmim është një nder i madh dhe jam i gëzuar që më jepet mua”, ka përfunduar shkrimtari në ceremoninë e ndarjes së çmimit. Philip Roth, shkrimtari amerikan me origjinë hebreje, ka lindur më 19 mars të vitit 1933. Libri që i dha famë ishte së pari “Ankimi i Portnoit” i botuar më 1969 që u kritikua për përshkrimet seksuale dhe të masturbimit. Libri do të botohet pas pak kohësh në shqip.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).