plehra-ne-tirane-300x195.jpg (300×195)Dje rreth orës 4 të pasdites disa kamionë, të cilët mbajnë logon e firmës “Shpati” kanë futur nga porti i Vlorës tonelatat e para me plehra nga vendi fqinj. Këto kamionë shoqëroheshin nga një makinë zyrtare (me targa Z), tip Mercedes-Benz, ngjyrë të bardhë i cili mbante logon e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Denoncimi është bërë nga Rinia Aktive, e cila ka protestuar vazhdimisht kundër projektit për importimin e plehrave.

Megjithatë, këto ngarkesa janë ilegale për vetë faktin se qeveria shqiptare nuk ka krijuar legjislacionin dhe nuk ka krijuar impiantet e djegies së plehrave. Sipas deklaratave të qeverisë importi i plehrave do të fillonte pas realizimit të legjislacionit dhe impianteve.

Më poshtë është deklarata e plotë e organizatës Rinia Aktive.

“Sot rreth ores 16:00 të mbasditës kanë filluar të zbarkojnë në portin e qytetit të Vlorës kamionët e parë më plehra nga vendi fqinj, Italia. Kamionët, të cilat janë të mbushura me plehra kryesisht spitalore, mbajnë logot e firmës “Shpati”. “Shpati” është firmë e import-eksporti të mbetjeve spitalore të vendit tonë. Kamionët e kësaj firme shoqërohen nga makina me targa zyrtare tip Mercedes-Benz, ngjyrë e bardhë dhe me logo të “Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”. Një plan i tillë mafioz ka filluar tani pikërisht në kohë fushate, duke ditur se fushatat e partive kërkojnë fonde të mëdha, zgjidhja është parë tek shkatërrimi i vendit tonë. Me informacionet e deritanishme, mendohet që kamionët me plehra po i drejtohen qytetit të Elbasanit, pikërisht impiantit të landfillit në këtë qytet.

Njëkohësisht që sipas premtimeve të qeverisë, mendoheshin të ndërtoheshin impiante moderne, të cilat do të kishin nivel të ulët të ndotjes. Edhe këto ide mafioze të qeverisë, janë jashtëzakonisht të dëmshme për vendin tonë, por edhe për jetën e qytetarëve shqiptar. Tashmë importi i plehrave ka filluar në një mënyrë disa herë më të dëmshme se impiantet vdekjeprurës. Djegiet me tonelata kaq të mëdha të mbetjeve do të thotë shfarosje për popullin shqiptar.

Rinia aktive i bën thirrje qytetarëve të Elbasanit që të mos lejojnë këto kamionë të mbushur me ndotje për këtë qytet por edhe për të gjithë Shqipërinë, të hyjnë në Elbasan.

Rinia aktive do të aktivizojë të gjithë strukturat për të mos lejuar këtë dëm ekologjik dhe vdekjeprurës për shqiptarët.

Ne paralajmërojmë bllokim të punëve në portit e Vlorës, por edhe akseve rrugore të rëndësishme të vendit për të mos lejuar që këto kamionë të mbushur më plehra të ndotin jetën tonë.”

Marre nga www.riniaaktive.org

65 Komente

nuk eshte ndonje lajm i gezueshem per ti dhene 5 yje.

"Per plehrat, plehra!" do te perifrazoja nje batute nga "Ne cdo stine".

 Per lulet, lule..

pse nuk cohet populli ne demonstrate.. ti ndaloj kto kamiona edhe ti djeg ne vend mu ne mes te rruges.

 E mire, ti. Ne sa demostrata pernjeheresh do cohet populli? Pastaj noi gram pune ne dite do e beje, apo gjithe diten rrugash neper demostrata e kafenesh per t'u shplodh!

Djegja ndot ambjentin.

ti je nje prej ktyre te tjereve qe do te na kerkoje te besonim se prurja e plehrave ska lidhje fare me berishen apo e kam gabim?

Nuk guxoj te flas se ju jeni deduksionista te klasit te pare.

a ka lidhje qeveria me prurjen e plehrave apo jo?

Pe gje te permendja qeverine apo fajtor une ne ato tre fjale qe shkruajta? Shko futi nje dush me uje te ftohte se ndoshta rregullon shikimin.

atehere cfare do sugjeroje ti ne vend te djegjes se kamioneve ne mes te rruges?

Do sygjeroja te lexoje sarkazmen. Por do sygjeroja edhe kthimin mbrapsht. Sepse nese eshte puna djegje per djegje (se per ate pune po vijne ne shqiperi - ose per t'u groposur, apo jo?) atehere cfare ndryshimi ka?

cilen sarkazme?

edhe si do e beje ti kete? si do e ktheje mbrapsht.

por kot meqe ra edhe fjala, nuk mendon se per prurjen e plehrave kemi qeverine e sali berishes per te falenderuar?

Nese plehrat po vijne, vec te jesh i verber mos te "falenderosh" qeverine e sotme per kete.

ok, te pyeta sepse mu duk sikur pas kundershtimit tend fshihej miratimi i ktij plani te qeverise. mendova se mos ishe nje nga kta te cmendurit qe jane te gatshem te pranojne t'u vij sali berisha t'u bej gjithcka mjafton qe kjo ta ndihmoj ate te fitoj zgjedhjet. me fal qe e kalova kete mendim por ka shume syresh te tille verdalle.

ja psh, ku jane gjithe pd-istet? te gjithe ata qe mbeshtesin pd-ne, pse nuk e denoncojne kete plan te qeverise ne kete teme? a nuk e shohion se cfare skenari apokaliptik po gatuajn per ate vend? pse nuk kane as nderin e as njerezine, e as civilitetin minimal te vijne e te reagojne kundra ktij plani qe do ta kthej shqiperine ne nje vend praktikisht e perfundimisht te pa-banueshem?

biles ku jane te gjithe, ky lajm kerkon reagim se ne asnje menyre nuk duhet lejuar prurja e plehrave.

Mafia italiane ska pse ti coje plerat ne Afrike, kur ka Shqiperine kaq afer!

Si eshte e mundur qe rinia aktive nuk ka as edhe nje lloj mbulimi ne media?

 Ne po mbytemi nga plehrat tona...Dhe te huajat kishim mangut.

 Vlonjatet dhe shqiptaret, plerat duhet ti kthejne mbrapsht ne Itali ose ti hedhin perpara Kryeministrise po se ben kete Vlora dhe Shiperia do te kthehet Gazan te Medhenje ose ne Halene e Italianeve.

Kush e di cer pazari eshte bere atje larte ne Administraten e qeverise Berisha!

I hodha nje sy te gjitha faqeve informuese shqiptare edhe asnje prej tyre nuk e ka mbuluar lajmin as perciptaz...

Me thuj a kam faj qe nuk e fus Temen te media informuese? smiley

good for TEMA!!!!!

Edhe kthesen detyrimisht me vonese ... tha smiley.  

Artian ide shume e mire smiley

Kamionat me plehra duhen djegur si minj se bashku me shoferat, pronaret, dhe Sali Berishen!

Ehu ne kena hall fushate kta thone plehrat.........smiley

Eshte vertet per te ardhur keq madje dhe per veten me vjen keq dhe cka me bejne habi jane :

1) Po kto mediat bejne sikur sdine gje apo.....

2) Po ne Shqiptaret qe per te mbushur sheshet per Salen e Edin jemi te paret ne kesi rastesh ku fshihemi !!!!!!!!!!!!!!!!!?

3) Ok kta Kusaret e Qeverise bejne te tilla pazare te ndyra Po kjo Opozita e ndershme pse nuk e organizon njehere te vetme nje miting jo per politike por pikerisht per te luftuar kete ndyresi !!!!? Apo TORTA eshte ndare 50-50 kte radhe e nuk duhet me fol !!!?

 

prit kur tvij i pakapshmi & co ktu edhe te thot se ka nje fare ndjenje se ne se kemi inatin hic me plehrat por e bejme per te atakuar sali berishen.

pastaj do vij lumidriin edhe lefty edhe do shkruajn se edi rama del lakuriq ne plazh.. pastaj do vij bredhjaraku edhe do tregoj nje skepticizem shume te holle.

Mos supozo kaq shpejt se ca do bej i pakapshmi, se analogjia nuk vlen.

po qe e keni me salen kjo duket, se ca te keqe kan plehrat e italise, pse se jane versace edhe armani. po rrini o njerez se jane plehra firmato keto. i di doktori ca gjona.

hajde cohemi tgjithe ne kembe edhe kendojme "O sa mire me qene shqiptar!!!"

 

por ama lajmi eshte genjeshter. nuk ka ardhur asnje grame plehra.

 Cfare info keni? 

Foto?? Nuk u gjendej aparat ketyre te rinise?

a ndonje celular, smart phone...?smiley

 I kane rene baterite edhe gazetes Shekulli ....

Kur behej fjale per te bere nje gje te tille gjate kohes se Nanos, Shekulli nuk la gure pa levizur derisa ja arriti qellimit.. Akordi i fshehte i Nanos u anullua.

Nuk dua ta besoj qe nuk ka ngelur me njeri me nerv ne ate vend.. Trishtim! 

 Gjer ne kete pike nuk duhet ta kishte katandisur kete vend dhe neve si popull, Qeveria e Sali Berishes...

  Sikur te ishte vertete  Qeveri...! Ça populli e ça vendi na konsiderojne pepinot  e imoralo- bastardit Berluskoni ?

    Ketu eshte situata, jo me  per te votuar, por per te rrembyer diçka tjeter, qe mund dhe duhet ta mbajne duart. Shqiperia jone , depozite e plehrave te spitaleve italiane...!

  Ka mbetur me  vend, per te bere shakara dhe humore?  Intelektuale, qe te kane mbetur, o e mjera Shqiperi.

   Ku je koha e Enver Hoxhes, e SHPATIT ?Lapidar, po te bejne keta bastarde !

 Ah sikur jugu i italise te ishte ma i madh, tashi s'do ishim duke lexu e komentu gjana t'tilla... 

Ne median elektronike s'ka si te dale, me Topin per shembull se ç'pleksen sa interesa, ndaj s'i keni degjuar te flasin per plehra. Me besoni, miq, do ua ndjeni kuterbimin dhe pasojat plehrave me shpejt nga ç'kujtoni. Duhet zhdukur ky miti se nje gje eshte e vertete vetem kur del ne televizion.     

Jo po se ankohen pastaj njerezit: jo s'kemi per te ngrene, e jo s'kemi buke, e jo mezi e shtyjme ne fund te muajit... se na e fryne koken me ankesa! e semos vetem tanet... ja dhe italianet qe thonin se Berluska nuk e mbante fjalen! Ja ku e pastron dhe Italine nga plehrat... 

Nje pyetje kam une ama... me perqindje na i kane dhene, apo dhurate? smiley

epo, s'ka gje se beme stervitje provuan sa vigjilente jemi. e kemi apo jo njerin sy hapur e nje gati per ta hapur (ne gjume jo e jo).

 Tani une pres qe neser ne shtyp, te gjithe germarreshtuesit te thone nje fjale kunder kesaj . Bile te bejne thirrje per mosbindje civile, bile te mos binden as vete.

Kur te vije puna per te pagu takse qe lidhet me Fatmir Gerdecin apo Fatmir Godon te mos e paguajne.

Pra ka ose Sonila ne treg , pra qe gazetojne si Sonila ose ka nga ky lloi tjeter.

 prape tiiiiii!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

 

Tiranë, 6 prill, NOA – Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka hedhur poshtë mundësinë e importit të plehrave në vend. Në një reagim publik, kjo drejtori sqaron se nuk ka pasur, gjatë ditës së djeshme, asnjë kompani transporti që ka sjellë plehra në Portin e Vlorës.

“Ne lidhje me denoncimin e Organizatës “Rinia Aktive” mbi ardhjen ilegale te plehrave ne Shqipëri, e pasqyruar dhe komentuar ditën e sotme nga disa media të shkruara dhe elektronike, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave konfirmon se: Në Portin e Vlorës nuk ka asnjë import apo tranzitim mbetjesh të çfarëdo lloji qofshin ato. Subjekti “Shpati” sipas të dhënave të sistemit informatik doganor nuk ka asnjë lloj aktiviteti import-eksporti”, thuhet në njoftimin zyrtar të kësaj drejtorie.

Nisur nga publikimi i lajmit të importut të plehrave gjatë mbrëmjes së djeshme nga Porti i Vlorës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave fton mediat si edhe organizatat e interesuara qe përpara se të bëjnë deklarime apo denoncime që kanë lidhje me veprimtarinë doganore, të adresohen pranë kësaj drejtorie për të marrë informacionin e saktë.

 

As kryemafiozi i filmit " La Piovra", i ashtuquajturi "Buratini", nuk pranoi qe Palermo te behej kosh i plehrave te Italise, megjithe shume e madhe te pareve qe do te fitonte...

Vajmedet per Shqiperine, ne cfare duarsh ka rene...

COHU POPULL MBUSHE HYRJEN E PARLAMENTIT ME PLERA PARA SE TA MBUSHIN ATE TUAJEN .. 

 Po vijne plehrat te plehrat!

 

 

Kjo ishte koha me e perkryer per Berishen per sjelljen e plehrave. Koha e fushates kur populli eshte i mpire dhe narkotizuar nga fushata. Cbejne keta derdimenet dhe te ashtuajtures Shoqeri civile?..Flene gjume?

Te deti te deti .Ti flakim plehraxhijte smiley

Folu moj Zana folu . Ju din dhe gjuhen dhe nuk thu nji llaf smiley  Deri tani na hengren breshkat , po si duket kane kohe me to ne stomak dhe u kane zene ere. Hale me te mire se Shqiperia e Berishes , ku do gjejne .E mbajten m....per  65 vjet me rradhe te bindur qe nje dite do vinte per ta bere prap ne Shqiperi .

Dhe ja ku doli ai qe "e mban fjalen " Sali ham-hum Berisha , qe pasuron shqiptaret duke e kthyer Shqiperine ne nevojtore te Berluskonit . Havall - thote doktori fixit!

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka hedhur poshtë mundësinë e importit të plehrave në vend...

Si je me shendet kokosh smiley Po flet per kete fakt si mundesi konkrete apo ke nigju "plehrat  e doganes " qe Sali plehraxhi kokosh Berisha  i ka si shami hundesh . Ata  qe nuk do lejojne te zbatohet vendimi i Keshillit te plehraxhijve me sektorin e Medi Gerdecit !! !!!! Saktesoje njecike se na cudite . Se nuk thone kot "mos u ngref si kaposhi ne plehra " Ti shkurto kamet Sala po the nga kto !

Edhe kur une  e kam quajtur PLEHROKRACI, paskam pas aq shume te drejte, PLEHROKRACI oreee, edhe me kuptimin me te drejteperdrejte te fjales pervec atij simbolik, metaforik, dhe analogjik.

Tani kam nje pyetje, keto plehra ku hidhen konkretisht? ku po shkojne? ne token e kujt?

lexo intervisten e savanos prej rudina xhunges se paradisakohshme, ku thot se kto plehra i sheh vetem kur ska me vende te fshehura per ti hedhur.. gropa, miniera, fabrika te paperdorura.. etj.. atehere fillojne edhe i zbrazin neper liqene, lumenje ose i djegin neper fusha ose kudo qe munden.. pra kur ti shohesh ti edhe une atehere eshte teper vone. si i thon asaj shprehjes.. its too late to be scared.

ky vendim i qeverise duhet te hidhet poshte sic u be ne 2004. nuk ka rruge tjeter.

twintip

a ka ndonje transparence qeveriu,shteti,pedeja etj ne lidhje me keto marreveshje apo jane bere ne menyre ashiqare mafioze dhe te jashteligjshme? si,ku, qysh,tek? ta dime para se te flasim mbi zgjidhjet e mundshe, jo se do na ashtu njeri, por te pakten te themi tonen...

ti le nam me kto pyetje. what the hell is wrong with you. ne ate vend ekziston vetem ligji i murfit.. the worst thing that can happen WILL happen.

p.s., te sugjeroj, dhe te lutem te kerkosh me teper ne lidhje me kete sepse ka inmformacion. art changed world ka sjelle disa artikujt ktu ne lidhje me punen e plehrave. kerko sa me shume te mundesh, sepse kjo eshte e pabesueshme, por po ndodh. kemi per t'u kthyer ne koshin me te madh te plehrave toksike te italise edhe vendeve te tjera evropiane. behet fjale per nje industry multi-miliardere, qe shtrihet ne te gjithe planetin. secili kontinent ka pikat e veta ku i derdhin plehrat, kurse ne EU kane rumanine, dy pika ne rumani. dy pika te cilat po behen te paperdorueshme, jo vetem sepse po mbushen, por edhe sepse popullsia po reagon ndaj ktij rreziku. synimi tani eshte qe rumanine ta zevendesoj shqiperia. ku te munden, sa me shume te munden.. c'do grope e cdo shpelle e cdo miniere kane per te ta mbushur me plehra toksike... sepse luhen shifra marramendese. ndaj me duket pak naive qe te presesh transparence nga kta lloj njerezish qe njerez nuk jane. askujt nuk i rruhet per mua e per ty, per vendin tend e ate te femive e niperve te tu. shqiperia dhe ajo qe ti quan memedhe eshte nje koncept abstrakt per keta njerez, te cilet njohin vetem nje bese, ate te profitit te vetes e te klanit te tyre.

modus operandi i ktyre njerzve eshte 'just do it', dhe jo procedurat demokratike e transparente.

twintip

Mos u keqkupto, nuk pres transparence une nga kjo qeveri, por e kam llafin ndonje gje sa per sy e faqe... ka ??

twin je me rregull ti lal me duket . Po Ora siduket nuk e ka lexu vendimin e kokoshit  dhe e do nga ne Vendimin e Qeverise smiley

Po pse me , ku te ka mete ora ty ke Gerdeci akoma ? Nuk e di ti kush eshte Ministri Plehrave ? Pse e vuri ate Sali kokosh - plehraxhi Berisha minister ? Per te kuptu e dite ti vendimet e Qeveri biseksual dhe shume linguale ?

Jo i nerumi Ora vendimet jane te lloit ..cilat jane substanca te demshme qe nuk lejohen , dhe cilat lejohen pas nalizave ne Zyrat e Mbrojtjes se Konsumatoreve tek ai pra im famshmi Jovan Bregu , ai me Zyre smiley . Vendimet nuk e kane "te lejohen ose JO plehra "

Megjithse po marr rrolin e kokoshit ,i kerkar ndjese , nuk e di a te cqarova apo jo ?

Idris

Eshte perfolur shume edhe ne media europiane qe ne Shqiperi ka kohe qe importohen mbetje (toksike).

 ....eshte perfolur,........ po perse nuk eshte perfolur kjo Shqiperi e nemur... A ke fakte e grupfakte, ose nxirrri nese ke, ose veri themren by......

Une nuk kam. Kete qe po them nuk e kam shpikur une e kam lexuar ne media serioze, si The Indipendent psh, dhe kam pershtypjen se ata bazohen diku, por c'eshte me e keqja eshte se jam i predispozuar te besoj c'do gje qe perflitet per keq mbi qeveritaret shqiptare pikerisht sepse nuk kam pike dyshimi qe jane shkaterrimtaret e Shqiperise dhe ne gjendje te bejne c'do gje qe mund te te shkoj mendja.

 Ora, ne dhe New York Times-in, e bome leter higjenike, apo nuk e di ket gjone ti ?????!!!!

In 1997 Italian authorities claimed that 11 million metric tons of toxic and
industrial waste was disposed of in 2,000 illegal dumps, or else it was diverted to
local waterways and the Mediterranean. In that year fifty-three separate Italian
organized crime groups were trafficking in hazardous wastes—not just dumping it
domestically, but shipping it to illegal sites in Albania, Eastern Europe, and the
African West Coast. Other estimates suggest that about half of the 80 million metric
tons of waste produced annually in Italy “disappears” (The White House 2000).
Moreover, the problem of waste disposal in Italy remains largely unaddressed, as in
late 2007 dumps were full, garbage collections ceased, and piles of stinking garbage
grew to mountains in the city of Naples (Mob Expert Says 2008). Various factors
aggravate the problem, including low-levels of public awareness concerning the
harm caused by eco-crimes, delays in proper regulation, strong territorial control by
organized crime groups, poor business ethics, the influence of industrial lobbying
firms that work to avoid the high costs..

 

http://www.springerlink.com/content/c827...

nuk jane derdh ketej nga ne se do kishin dale si kane dale,sardenje, sicili, korsike edhe afrike poshte. por ne fakt, (ka fakte) qe disa nga anijet tona te tonazhit te ulet jane mbytur atyre brigjeve. A ishte kjo ceshtje atdhetare? nacionalizem me i fjal.

asgje smora vesh

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).