Listat

 

Një numër i madh personash rezultojnë pa banesë. Kokona: Kanë ikur nga shtëpia

 

Ditën e djeshme ka skaduar afati zyrtar i ndryshimeve të fundit në listat zgjedhore për 8 majin. Por kryeqyteti shkon në zgjedhjet vendore me një hije të madhe dyshimi mbi listat, i cili është gati të shpërthejë në përmasat e një skandali elektoral. Në listat e kryeqytetit prej kohësh po dalin akuza mbi listat, por vetëm në njësinë bashkiake numër 3 ekzistojnë mbi pesë mijë votues të paidentifikuar në banesën e tyre. Minibashkitë në Tiranë, bashkitë dhe komunat e gjithë qarqeve të vendit kanë mbyllur dje të gjitha ndryshimet për listat e zgjedhësve duke i paraqitur ato më pas në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile për shpalljen përfundimtare të listave më 8 prill. Ditën e premte është afati i fundit ku do të shpallen listat përfundimtare të personave që do të votojnë për qeverisjen vendore më 8 maj.

 

Votuesit e paidentifikuar

Sipas një vëzhgimi të gazetës “Shqip” në minibashkinë nr. 3 në Tiranë, e cila drejtohet nga kryetari Ilir Kokona, njëkohësisht kandidat i koalicionit LSI-PD për garën e 8 majit është konstatuar se rreth 5 mijë persona në këtë minibashki janë të paidentifikuar, që do të thotë se nuk korrespondojnë me kodin apo numrin e banesës. Më qartë, janë pa asnjë adresë në këtë njësi. Sipas listës paraprake të zgjedhësve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të cilën e disponon gazeta “Shqip”, mbi 5 mijë persona janë të paidentifikuar në këto lista. Vetëm në qendrën e votimit nr. 1765 pranë shkollës “Çajupi”, në rrugën “Kongresi i Manastirit” mungojnë në listën e votuesve 195 persona. Duke marrë në konsideratë që për njësinë bashkiake numër tre në Tiranë janë 28 qendra votimi, ku numër i përafërt i personave të paidentifikuar shumëzuar me 28 qendra votimi shkon në mbi 5 mijë votues të paidentifikuar. Gazeta “Shqip” disponon listën e personave që janë të paidentifikuar në njësinë tre, ku përbri kodit të votimit dhe kodit të gjendjes civile mungon adresa e banimit. Këtë herë personat e paidentifikuar dallohen me kodin 000, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2009 këta persona ishin të dallueshëm me kodin 999. Edhe pse ende nuk janë publikuar listat zyrtare të zgjedhësve për bashkinë e kryeqytetit, duke marrë për bazë numrin në zgjedhjet e 2007-s, kjo shifër është afër 500 mijëshit.

 

Qëndrimi i minibashkisë nr. 3

Për këtë çështje “Shqip” ka marrë edhe reagimin e kryetarit të minibashkisë nr. 3 në Tiranë, Ilir Kokona, i cili pranon se ka persona të paidentifikuar në njësinë e tij bashkiake. “Janë mbi 4 mijë persona. Ky nuk është shqetësim, pasi banorët kanë banuar në Tiranë, por mund të jetë aktualisht jashtë shtetit dhe shtëpia është bosh. Ligji për gjendjen civile nuk më detyron të largoj banorët nëse ata nuk ikin vetë”, tha Kokona. Por në rast se ata shfaqen në Tiranë ditën e votimit, pra më 8 maj, këta persona kanë të drejtë të plotë ligjore për të votuar, pasi në dokumentet ligjore apo në listat përfundimtare të votimit këta persona do të vazhdojnë të figurojnë me kodin treshifror 000. Sipas kësaj liste, këta persona do të kenë të shënuar në listat e votuesve datëlindjen dhe adresën shifrore zgjedhore, pavarësisht se u mungon numri i banesës. Në fakt ky është shqetësimi i opozitës, i cili mbështetet në faktin se këta persona kanë të përcaktuar kodin zgjedhor të gjendjes civile, por edhe kodin e qendrës së votimit, në këtë pikë, opozita hedh dyshime për prodhimin e kartave të identitetit false duke përfshirë këto të dhëna që përmban lista paraprake e votuesve. Numri i saktë i votuesve në 28 qendrat e votimit të njësisë nr. 3 në Tiranë do të dalë më 8 prill. Duke argumentuar arsyen pse listat e zgjedhësve nuk janë gati, Ilir Kokona sqaron se “pas datës 8 mars, kur ka dalë lista paraprake, brenda një dite, 30 familje banuese në Tiranë kanë kërkuar të tërheqin pasaportizimin për ta bërë në Steblevë. Dhe unë nuk mund t’i ndaloja ata, janë të lirë të shkojnë ku të duan dhe të votojnë ku të duan”.

 

29 Komente

Kot u fut Rama ne keto zgjedhje !

Qeveria po i manipulon qe tani ! Listat ketej, kartat fallco andej, parate fallco matane, presioni mediatik njeçike me tutje, mbase bie dhe shi me date 8 maj ... 

Jane gjithe keta faktore qe e justifikojne manipulimin e zgjedhjeve dhe humbjen e kryetarit te plotefuqishen & te Pamposhtur te Tirones !

S'ka faj  i ziu, se dhe Gani GurGuri e parashikoje tek Cani se me date 8 maj do bjere shi ! PD-ja do kete angazhuar makinat e shtetit, autobuse dhe kamionet e ushtrise per t'i marre zgjedhesit nga shtepite e per t'i çuar ne qendrat e votimit, kurse Rama i shkrete do çoje vetem Dung Funget e Sherbimit te Gjelberimit te Qytetit per te çuar votuesit ne zgjedhje ! Mos, ç'fare Unfair Play !  smiley

Sa shpejt qe u verifikuan keto 5000 zgjedhesit? biles jane plot 5000 zgjedhes as me pak dhe as me shume? E bukura eshte se kur keto lajme dalin si fllucka sapuni ose nuk e marrim vesh ose kane kaluar zgjedhjet dhe cdo gje shfajesohet si normale "ne kontekst me zgjedhjet..."

E bukura fare, eshte se personi kryesor qe "akuzohet", eshte Kokona, i zgjedhur ne 2007 me votat e PS-se dhe LSI-se ... po atehere nuk kishte manipulim listash as emra qe dilnin kot me kot. Atehere kishte çertifikata fallco, ishte pak me e thjeshte te manipuloje !

Kurse tani ne 2011, qe Kokona i LSI-se, kandidon me koalicionin tjeter, tani, KA PROBLEME ME LISTAT !  smiley

UUUU, KUJDES, MANIPULIM !!!

Sec e kam nje paramendim se kush e ben kete propagande te felliqur?

Edhe une quhem i paidentifikuar? Emrin ne liste e kam me 8 Maj do shkoj te votoj,ja qe nuk jam i pa identifikuar,apo duhet te me shikoje patjeter Socialistja e lagjes qe jam andej verdalle.

Rama po pregadit qe tani justifikimin e humbjes se sigurte me 8 Maj. Alibine e vjedhjes se votave, si ne 2009.

 Meqenese ishte alibi ajo e Rames, pse nuk lejoi te bente trasparence Sala ? 

Pregaditu mire para se te pergjigjesh..

E beri Nard Ndoka ne Shkoder.

 është konstatuar se rreth 5 mijë persona në këtë minibashki janë të paidentifikuar, që do të thotë se nuk korrespondojnë me kodin apo numrin e banesës. Më qartë, janë pa asnjë adresë në këtë njësi.

 

Nuk e kam te qarte cfare duan te thone me kete..

Jane keta njerez qe nuk kane adrese?

Psh nje familje qe jeton prej 10 vitesh jashte vendit quhet e paidentifikuar? 

 

Opozita padit penalisht kreun e njësisë bashkiake numër 10 në Tiranë

 

 

Shamku: Bashkë me zyrtaren e gjendjes civile manipuluan listat

Manipulimi i listave të zgjedhësve, i pretenduar deri më tani në rrugë politike nga Partia Socialiste, kthehet në aksion ligjor. Deputetja e saj, Ledi Shamku, ka bërë të ditur dje për mediat se ka depozituar një padi penale ndaj kryetarit të njësisë bashkiake nr. 10, Blendi Fuga, dhe shefen e gjendjes civile të saj, Marinela Muça. Duke folur para mediave, Shamku ka bërë të ditur se arsye për padinë është bërë manipulimi i listave të zgjedhësve, të cilat PS-ja ka kohë që i kërkon t’i ketë në dispozicion. “Sapo dorëzova kallëzimin penal për kryetarin e njësisë bashkiake numër 10 në Tiranë, z. Blend Fuga, dhe për shefen e zyrës së gjendjes civile, znj. Marinela Muça. Depozitova kallëzim penal për manipulimin me dashje të listave zgjedhore të lëshuara nga kjo njësi, të firmosura përkatësisht nga kryetari i minibashkisë dhe nga shefja e zyrës së gjendjes civile”, nënvizoi deputetja Shamku. Kjo është padia e parë penale që lidhet me procesin zgjedhor që po afron, e që sipas ecurisë së deritanishme po vihet në kushte thuajse të pamundura për një zhvillim normal. Por padia socialiste ka një rëndësi shtesë, pasi ndiqet për një zonë elektorale ku kandidon kreu i selisë rozë, Edi Rama, dhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Akuzat dhe tanimë edhe një iniciativë ligjore priren që të tensionojnë garën në kryeqytet, duke e vënë praktikisht kandidatin demokrat në kushtet e një konflikti interesi me përgjegjësi direkte për atë që po paralajmërohet si manipulim. Ministria e Brendshme është institucioni që bën përditësimin e listave të zgjedhësve përmes të dhënave të reja në regjistrimin e gjendjes civile dhe një akuzë socialiste në këtë drejtim ka kohë që bëhet. Madje, sipas PS-së, procesi nuk është ndalur edhe përtej 8 marsit që, sipas saj, është edhe data fundore e lejuar nga ligji që pranon përditësimin e të dhënave në listat paraprake. Në emër të selisë rozë, Shamku ka bërë edhe një lloj betimi që lidhet me mbrojtjen e votës së qytetarëve, e cila në ligjërimin opozitar gjithnjë e më shumë po adreson lëvizje jashtë institucionale dhe që nuk gjejnë referencë në ligj. “Ne votën do e mbrojmë”, nënvizoi Shamku. Në këto zhvillime që i ka kthyer partitë në stacione të fortifikuara qëndrimesh të ashpra, deputetja socialiste ka përcjellë edhe një besim që duket se ka përfshirë këtë parti për së brendshmi. Ndjesia dhe perceptimi i një fitoreje të sigurt, e cila mund të zhbëhet vetëm përmes manipulimit. Si lëndë e parë e garancive që PS-ja sjell para opinionit është fatura e ngjarjeve të 21 janarit 2011, ku humbën jetën 4 qytetarë. “Ka një mesazh të qartë për Saliun dhe Lulin e tij. Ta harrojnë votën e kryeqytetasve. Ta harrojnë manipulimin e votës së Tiranës. Ta harrojnë të prekin votën e Tiranës, sepse vota e kryeqytetasve do të shkojë në atë drejtim që u thotë kurrë më vrasjeve, kurrë më një pushteti që vret, kurrë më një pushteti që vjedh dhe një pushteti që tallet dhe nëpërkëmb jetën e qytetarëve. Saliu dhe Luli i tij ta harrojnë të prekin votën e shqiptarëve. Ky ishte edhe misioni i kësaj padie”, shtoi Shamku. Po për çështjen e listave në Tiranë, pak ditë më parë deputetë socialistë kanë qenë prezentë në disa njësi bashkiake, ku përveç se kanë kërkuar dokumentet e përditësuara, kanë bërë të njohura edhe pretendimin e shtimit në to të njerëzve pa adresë, në një numër që supozohet se është rreth 5000

http://www.gazeta-shqip.com/#/politike/f8c2267aa0f157fc4515e0d3af655bc7.html

 

 

Ka te drejte Shamku,por keto zgjedhje i keni humbur,hyni ne zgjedhje vetem ne Tirane me 2400 mije vota qe tashme kane votuar per PD-ne.

Si asnjehere tjeter militantet e salibanit pushtojne forumet e cdo medie. Cdo artikull kunderbabes komentohet nga salibanistet si asnjehere tjeter, raporti 5:1 per salibanin...

Beni nje statistike vetem te shkrimeve te Leftyt, kevinjon para marsit dhe pas marsit... Bravo cuna, vazhdoni fushaten...

Pajtim Bello

"Nëse Qeveria pretendon se tani e tutje do të jetë pranë qytetarit dhe për qytetarin, le të shpjegojë ku ka qenë deri dje dhe përse do të ndryshojë në të ardhmen? Them deri dje, sepse janë një numër i shumtë ngjarjesh që dëshmojnë se kjo Qeveri nuk ka dashur të dijë për qytetarin. Do të trajtoj një rast, kur Qeveria e ka pasur shumë të lehtë dhe detyrim ligjor që të ishte pranë qytetarit, por që nuk e bëri. 

Në qytetet e mëdha ku pushtetin vendor e ushtron e ushtron Partia Socialiste si Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, Vlora, Korça, Gjirokastra etj., Partia Demokratike dhe Lëvizja "Socialiste" për Integrim nëpërmjet këshilltarëve lokalë të tyre tre vjet rresht (2009-2010-2011) kanë bllokuar miratimin e buxheteve të bashkive. Nuk beson kush se këtë e kanë bërë nga dashuria për qytetarin, sepse lekët e buxheteve të bllokuar kanë qenë të destinuara të përdoreshin në interes të qytetarëve.

Ato lekë kanë qenë shërbime, rrugë, rroga për punonjës të kategorive të ndryshme që mbeten të bllokuara nga kjo mazhorancë që do të quhet Aleanca për qytetarin. Ky veprim i shëmtuar nuk është i rastësishëm, as lajthitje këshilltarësh, por një skenar i mirë përgatitur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Të dy këta snajperë të politikës synuan bllokimin e veprimtarive të bashkimeve dhe përmes kësaj të nxisnin pakënaqësitë ndaj kryetarëve të bashkive socialiste.

Turp i pa shoq, krim i shëmtuar dhe i pa parë në asnjë kastë politikanësh! E them turp se bllokimi i buxheteve është shoqëruar edhe me veprime tejet jo humane, veprime që nuk janë kryer edhe në kohën e tribuve. Kryeministri dhe ministrat e tij kanë arritur deri aty sa të bllokojnë shpronësimin e tokave për varrezat në këto bashki. Qytetarët e Tiranës e dinë se varrezat në Sharrë janë bllokuar dhe kështu po ndodh edhe në qytete të tjera. Shikoni sa larg shkon poshtërimi i qytetarëve nga një aleancë që do të quhet "Aleanca për Qytetarin"!...

Vështirë se në rruzullin tokësor mund të gjesh një copë tokë, ku qeveria të sillet kështu me qytetarët e vet. Ky veprim i ka hije një kaste kanibalësh. Vetëm këto kasta, vetëm kjo lloj race e njerëzimit mund të dhunojë njeriun edhe pasi të ketë vdekur. Por, këta kanibalë janë të sinqertë se janë deklaruar si të tillë dhe nuk kanë shpallur ndonjë "Aleancë për Qytetarin".

Në të kundërt qeveritarët tanë shtiren si shtetarë, shesin parime humanizmi nëpër televizione, derdhin lot krokodili për fatin e qytetarëve dhe arrijnë deri këtu sa të shpallin "Aleancën për Qytetarin". Por, a mund të jetë një aleancë e tillë me këtë soj njerëzish të verbuar për pushtet?!... Kurrën e kurrës! Kjo lloj aleance është një fasadë me shkëlqim të rremë e një kështjelle kumaria, ku luhet bixhoz me fatin e qytetarëve.

Qytetarët kanë provuar varfërinë, papunësinë, përbuzjen dhe poshtërimin dhe janë ende në këmbë. Por qytetarët nuk mund të durojnë diabolizmin e qeverisë, e cila kërkon të shtiret se paska qenë dhe do të jetë pranë tyre. Ata do t'i japin përgjigjen e duhur në 8 maj dhe do ta bëjnë këtë për t'u treguar qeveritarëve se qytetarët nuk pranojnë poshtërimin."
 

une qe prej 21 janrit 10 shkrime ne dite kam te drejte te postoj : he beje njeçike statistiken tani sesi paskam ndryshuar trendin e shkrimeve !

Po fotokopjohen kartat e identitetit kundrejt pagesës

 

Opozita: Po përdoren metodat e zgjedhjeve të 2009-s

Partia Socialiste ka denoncuar nga Korça një tjetër tentativë për manipulimin dhe deformimin e zgjedhjeve të 8 majit. Sipas sekretarit socialist, Petrika Tollkuçi, militantë të PD-së po u kërkojnë pikave të kancelarive kundrejt pagesës, fotokopjimin e kartave të identitetit të personave që paraqiten për shërbime, duke tentuar të bëjnë falsifikime pas heqjes së certifikatave nga përdorimi për zgjedhjet. “Po përpunohen të njëjtat metoda si në qershor të 2009-s, kur me certifikata false të personave të vdekur ose emigrantëve që nuk jetojnë këtu, votonin persona të tjerë në emër të tyre. Në këtë tentativë për manipulimin dhe deformimin e vullnetit të votuesve bën pjesë edhe futja e skemës së fotokopjeve të kartave të identitetit. Militantë të PD-së po kërkojnë nga pikat e kancelarive të kopjojnë kartat e identitetit të personave të ndryshëm, përmes sekserëve, duke premtuar shuma të mëdha. Këto karta po përdoren si certifikatat false të personave të vdekur për të futur në votim persona në emigracion ose që nuk jetojnë", ka thënë sekretari i PS-së për Korçën, Petrika Tollkuçi. Nga ana e saj, Partia Demokratike i ka hedhur poshtë këto akuza. Përmes zëdhënëses Xheni Çifligu, Partia Demokratike e Korçës ka deklaruar se këto tentativa po bëhen nga zyrat e bashkisë. “Nisur nga akuzat se po bëhen fotokopje të kartave të identitetit për të përdorur të dhënat personale për të deformuar votimet, deklarojmë se këto tentativa po bëhen nga zyrat e bashkisë. Në zyrat e bashkisë gjen me qindra fotokopje kartash. Këto janë metoda të dështuara dhe po përgatisin terrenin me këto akuza për të bindur votuesit për humbjen e 8 majit", ka thënë Xheni Cifligu. Çështja e kartave të identitetit është një nga akuzat kryesore të opozitës. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, e ka ripërsëritur akuzën e bërë në Kuvend një vit më parë, edhe para pak ditësh në intervistën e dhënë për “Top Story”.

Po me kete qe solle tani,i ke dhene nje grusht te forte rregjimit Salinist.

smiley

 Nuk është çështja aty. Shiko katër pesë nga ju, në rend kohor brenda 15 minutëshit, vrap këtu direkt. 

Ndjej një dëshpërim real dhe të madh për këtë situatë, sinqerisht! Gjithë kjo energji së pari, për të manipuluar, dhe pastaj për të mbuluar manipulimet.

Që të ç'bësh këtë gjendje duhet energji shumë herë më e madhe. 

Ore të të bëj një pyetje unë ty... pensionin ku do e kalosh, si do e kalosh? A ke bërë plane? 

 

Po pra dhe ajo me duhet mu me menu pensionin pas 30 vjeteve,pastaj kush na nxjerr ne pension neve xhanem,kush do na zevendesoi.

Ej po une ku votoj smiley

secilit sipas  kokes...

e keqja eshte se keto monstra nuk e kuptojne se me regjim saliban nje dite ju vjen radha edhe atyre, por do jete vone...

kom qesh me lot kur mora vesh se kishin heq nga puna nje shok oficer karriere ne garde 20 vjet, simpatizant i PD ...arsyeja ishte se e kishin spiunu se kishte mbeshtjelle dicka me gazeten shekulli...garda eshte mbushur me injorante e ky si "tirons" kishte ca kohe qe kishte probleme me "karrieristet" e rinj te ardhur ne garde vitet e fundit... me ne fund e "kapen" me presh ne duar... 

Ky shoku jot te Ismail Qemali e ka shpine? smiley

 e keqja eshte se keto monstra nuk e kuptojne se me regjim saliban nje dite ju vjen radha edhe atyre, por do jete vone..

Nuk vë mend shqipoja, larg bths time thotë, pa të tjerët le të digjen. Nuk e kanë sensin e komunitetit. Si me piramidat. T'i marr lekët unë, pa zjarri t'i bjerë. Ra zjarri u dogjën të gjithë. 

Edhe tani... hë mo se katër u vranë, nuk u vramë ne apo ndonjë i afërt me ne. As është papunë ndonjë nga fisi inë. Të tjerëve zjarri tu bjerë. 

Saliu i ka prek keq në nervin e budallikut. 

Busho, e ka shpine nga ana jugore e Lanes...

ps loool ... smiley  smiley sa kom qesh!!!

kishin heq nga puna nje shok oficer karriere ne garde 20 vjet, simpatizant i PD ...arsyeja ishte se e kishin spiunu se kishte mbeshtjelle dicka me gazeten shekulli...garda eshte mbushur me injorante e ky si "tirons" kishte ca kohe qe kishte probleme me "karrieristet" e rinj te ardhur ne garde vitet e fundit... me ne fund e "kapen" me presh ne duar...

e paarritshme!!!!!!!!

Kisha kohe pa e pa ket robin emo, dhe e takova rastesisht ne lagje.. Pime i kafe dhe bom dy pare muhabet bashk me i kushon tim qe e ka shok femirie.. Ngeli tu thon, na myten katnaret (T..) e leshit.. po me vine verdall me lloj lloj menyrash... me gjuhe te mbrojtura tjetri, dhe i shkollum per tjeter pune, por pasioni o pasion thone.. pranej dhe thash..

mire mire, thuj, mso gjuhe te huja ti... thuji qe ne Kanada e ka me kollaj emigrimin se sec kane ca pike ata... komt e lehta ene faqja e bardhe... zot kom harru se si osht, knej me lidh puna me gjithfare tipa te lindjes se largme, indianer e kinezer plot nga keta neuronet e importum, por ne person nuk i shof, shyqyr, rroft conferenc call-i, dhe ata tek e funit te lejne me vdek rahat, nqse i ke dhon drejtim me nejt me ate taten... po me katnaret ton tjeter hesap...  nuk i shemet shpirti mer atij tjetrit, deri sa te te ket zhduk prej fushpamjes vet... vrej sa te dush ti punen tate. S'ka per te gjithe, duket.

 jo, po si duket e paska honger dhe nonji tjeter per gjynahe te ngjashme...

emigrant. kanada ko kufi moshe, cenim i te drejtave te njerit!

Sipas listës paraprake të zgjedhësve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të cilën e disponon gazeta “Shqip”, mbi 5 mijë persona janë të paidentifikuar në këto lista. Vetëm në qendrën e votimit nr. 1765 pranë shkollës “Çajupi”, në rrugën “Kongresi i Manastirit” mungojnë në listën e votuesve 195 persona. Duke marrë në konsideratë që për njësinë bashkiake numër tre në Tiranë janë 28 qendra votimi, ku numër i përafërt i personave të paidentifikuar shumëzuar me 28 qendra votimi shkon në mbi 5 mijë votues të paidentifikuar.

S'di pse kjo fjalia e gjate 1 Km me kujton ate " 28 kamiona per 7 bataljona. Dmth 195-ci qenka numer i caktuar per cdo qender votimi? Eh t'a lumsha o gazetuca hetues.

mesa marr vesh une, keta paskan gjetur te "pa-identifikuar" ne nje qender, 195 persona, dhe kete e marrin te mireqene per te gjitha qendrat e tjera dhe bejne nje shumezim te thjesht dhe HOP, u dalin 5.000 !

Se qysh identifikohen njehere keta zgjedhsit, nje zot e di ! A thua se jane trupa ne morg qe duhen identifikuar ?!

Por nejse ! Jemi mesuar me shashka te tilla ne prag-zgjedhjesh ne Shqiperi

Jo po kur te thoni mbrapa: "ku i ke faktet"!!! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).