179846_1527138272618_1659532707_31156267_6130908_n.jpg (233×350)Qeveria ka siguruar nga marrëveshja me Bankën Islamike për Zhvillim një kredi me vlerë 222 milionë dollarë, të cilat do të shkojnë për financimin e autostradës Tiranë-Elbasan.Marrëveshja e miratuar dje në mbledhjen e qeverisë vjen pas një sërë negociatash të zhvilluara mes qeverisë shqiptare dhe IBD-së. Paratë e siguruara nga kjo kredi do të shkojnë për financimin e një prej projekteve më ambicioze infrastrukturore të qeverisë.

Në total, rruga Tiranë-Elbasan së bashku me tunelin e Kërrabës parashikohet që të kushtojë 407 milionë dollarë dhe me marrëveshjen e miratuar dje duket se është siguruar më shumë sesa gjysma e parave që nevojiten. Marrëveshja mes Bankës Islamike për Zhvillim dhe qeverisë shqiptare, sikurse përcaktohet edhe në titullin e vendimit që e sanksionon, është bërë sipas rregullave financiare islamike e njohur si Istina’a dhe agjencisë me të njëjtin emër.

Në faqen zyrtare të agjencisë, një marrëveshje Istina’a është sipas Shari’ah një mënyrë e financimit, e cila përdoret gjerësisht nga bankat islamike dhe institucionet financiare në projekte të ndryshme: strehim, ndërtim pallatesh, dhe rrugë, prodhim aeroplanësh dhe anijesh, makinash dhe pajisjesh të ndryshme. Gjithsesi, marrëveshjet sipas Istina’a nuk mund të përdoren për gjëra të gjalla apo produkte të papërpunuara, siç janë ato të kafshëve apo frutat. Të gjitha kreditë që jepen nga bankat islamike sipas marrëveshjes Istina’a, janë të monitorueshme. Një marrëveshje të tillë sipas Istina’a ka nënshkruar edhe Shqipëria për një projekt infrastrukturor.

Tashmë, me sigurimin e pjesës më të madhe të parave i hapet rrugë ndërtimit të plotë të autostradës. Tenderi i tunelit Tiranë-Elbasan, që është pjesë e kësaj rruge, tashmë ka përfunduar dhe fituese është shpallur firma greke “AKTOR”, e cila fitoi me një ofertë 83 milionë dollarë, dukshëm më ulët sesa fondi limit i përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve prej 150 milionë dollarësh. Pikërisht këtë ofertë të ulët të kompanisë fituese Kreu i qeverisë e ka lakuar dje si një element që do të ulë dukshëm koston e rrugës në total, por për çdo rast Berisha u shpreh se qeveria do të paguajë qindarkë për qindarkë çdo shpenzim.

“Një vepër kjo, që shndërron distancën midis Tiranës dhe Elbasanit, në një distancë më të shkurtër se Tiranë-Fushë Krujë dhe bën që këto dy qytete të shndërrohen pothuaj në një treg të vetëm. Kostoja totale e projektit është rreth 407 milionë dollarë, por gara e projektit që u bë, ka dhënë një kursim të ndjeshëm dhe ne shpresojmë që edhe segmente të tjera do të shoqërohen me kursim. Në çdo rrethanë, qeveria është e vendosur të financojë këtë projekt me përparësi absolute, qindarkë për qindarkë”, tha Berisha.

407 milione usd
vlerësohet të jetë kostoja totale e gjithë projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, së bashku me tunelin e Kërrabës si pjesë të saj

222 milione usd
është vlera e kredisë që qeveria shqiptare do të marrë nga Banka Islamike për Zhvillim. Paratë do të shkojnë për Tiranë-Elbasan

25 Komente

Te shofim. S'i besoj me sales per ket rrugen. Per cdo fushate ka miratuar projekte e ka firmosur shkresa me data specifike sa per lajme. Flasim kur te behet

 Grunge ka per ta ndertuar ket rruge mos ki merak. Une kam friken e asaj $407 milion qe mund te kthehet ne $800 milion pasi te shtosh "komisionet".

prape "bollanos" ja dha rrugen ky xhorrja?

Eh keto kursimet e qeverise smiley

Kudo projektet ku shteti perzihet shkojne me nje kosto -fishe- [2-3-4 a me shume here se origjinali] do ishte mire me fute ca pika penalizmi ne kontrate nese kostot rriten, nese puna nuk dorezohet ne afat etj etj.

 

Qe nga lojrat olimpike deri ne ndertime shkollash, "builders" ja ngecin qeverise, e perfaqesuesit qeveritare osse:

- nuk dine te mangjojne fondet publike

- ose nuk i intereson me trouble the waters

- ose korruptohen.

Si rezultat nje dicka qe kushton 150 M "mund te behet" me Kursime...gati 85 M dhe te gjithe jane "happy"

Nga pervoja, Shq. e bote, nuk shoh gjeper te qene krenare ketu. Po filloi kjo pune, tuneli do hapet 85 M apo me shume...Te presim

I shkreti popull per interesat qe do paguaje!!! :O

Ehhh.... interesat populli,kur paguan 3 mije leke per nje akullore....interesat duken si qindarka.

Se pari, jo te gjitheve ua mban xhepi per te blere 3 mije leke nje akullore.

Se dyti, dhe nese ti e blen 3 mije leke nje akullore eshte zgjedhja jote dhe jo e imponuar nga dikush

Dhe se treti, ato interesat s'jane dhe aq "qindarka" sa duken!

 

Po pra por edhe populli te jesh e sigurte qe as gjysmen e akullores nuk do paguaje dhe akullorja iken avullon kurse rruga eshte e perjeteshme.

Une nuk jam kunder ndertimit te rruges!

E di shume mire qe nuk je kunder ndertimit te rruges,por duhet te jesh me realist dhe se nje dite dhe ti do ta blesh nje makine dhe kur te kalosh nga ajo rruge ajo qe ke paguar ti dhe une si popull nuk do te te duket gje,nuk ke si ta kuptosh se dashuria per makinen eshte gati e barabarte si dashuria per te dashuren.

Po ketu nuk po diskutohet duam apo s'duam te ndertohet rruga. Dhe une jam pro ndertimit te rruges dhe me dhimbset makine. Po diskutohet per koston e kesaj rruge!

nuk po themi qe "kulla e barit te digjet" smiley puna eshte tek fondet. Cilesia. E mbi-shpenzimet. Deri tani cfare eshte bere eshte keq-magjuar dhe rezultatet kane qene jo te mira. Sot, sic po veprohet-nuk te jep shprese te mire se po behen ndryshe.

Per fondet..... kena votuar nje Qeveri qe merret me kete pune dhe ajo mban peshen e votes sone,mire a keq ka dhe ajo Institucione ku falet nje nder keta eshte dhe Prokurorija.

Kostoja totale e projektit është rreth 407 milionë dollarë, por gara e projektit që u bë, ka dhënë një kursim të ndjeshëm dhe ne shpresojmë që edhe segmente të tjera do të shoqërohen me kursim. Në çdo rrethanë, qeveria është e vendosur të financojë këtë projekt me përparësi absolute, qindarkë për qindarkë”, tha Berisha.

Edhe Kalimashi me "kursim te ndjeshem" u tregua ne fillim por pastaj kosto e tenderit u trefishua (apo me teper?). Sic thote fjala e urte "Eshte e lire kripa ne Durres, por e vret qeraja rruges."

Gjithashtu, keto kostot e mahnitshme s'i kuptoj: jane te barabarta (ne mos me te shtrenjta) me projekte te ngjashme ne vendet e Evropes Perendimore ku si krahu i punes, ashtu dhe lenda e pare jane shume me te shtrenjta se ne Shqiperi.

 Brado, po me zhgenjen me keto qe thua. Vertete qe qeveria eshte pergjegjese per ato qe ben, por kur eshte e papergjegjshme, qe renon ekonomine e vendit per butafori, kjo me duket pak e shemtute.

Ja te bejme nje llogari. E kam nga shtypi.

Parlamenti austriak, e ka parlamentin e vet, jo ne gjendje te mire. E megjithate, nuk pretendon qe te ngreje nje parlament te ri, me vlere 300 milion euro. A e kupton pse? Se eshte nje qeveri e pergjegjshme dhe nuk do qe parate e popullit, para qe populli ja ka vene ne dispozicion, te shpenzohen kuturu.

Rasti yne.

qeveria do te ndertoje nje parlament, kur sapo e ka rikonstruktuar te vjetrin. Do te ngrere nje parlament te ri, qe nuk dihet se sa do te kushtoje (llafet jane per nja 100 milion euro, po llafe jane) mbi renojat e shkaterrimit te nje aseti te popullit tone, qe ka edhe ai te pakten ca vlera monetare. A nuk tregon ky, nje rast te keqmenaxhimit te parave te popullit

Tjeter

Rruga Durres Kukes. Ka nje vlere te llogaritur nga Ministria e Financave, 1.3 miliard euro. E perse? Per te lidhur du shtetet tona. E perse? Per nje patriotizem fals. Rirana dhe Prishtina, nuk e kane te nevojshme kete rruge, te pakten tani per tani, se qarkullimi i mallrave midis dy vendeve tona, nuk ze as 2% te vellimit te pergjithshem te mallrave te dy vendeve tona. Po çfar kerkon Kosova, ndihme nga ne? se pari kerkon drita, ose rryme. Me 1.3 miliard dollare, qebveria jone do te kish ndertuar 3-4 hidrocentrale te nivelit te Vaut te Dejes. Dhe keto HC, do ta shlyenin veten per afro tre vjet, dhe vertete atehere, shqiperia do te mishte superfuqi energjitike, do te exportonte energji, dhe do te fitonte, afro 2-300 milion euro ne vit, dhe duke shtuar edhe nja 100 milion euro qe do ti kursente nga importi, beheshin goxha para, dhe parate e rruges dilnin qyl. 

Dhe per ta mbyllur, kur ti thua qe ka Prokurori, per cilen e ke fjalen? A nuk i shpetoi gjykimit, per artifice proceduriale, kur ne kohen qe duhet te shkonte  te paraqitesh ne prokurori, shkonte e bente vizita jashte shtetit, dhe asnjehere nuk u perball me ta, deri sa ja doli? ai se bashku me Mediun.

Ja pra i nderuar Brad, ç'do te thote te miremenaxhosh parate qe te japin per tu kujdesur.

Ja pra i nderuar Brad, ç'do te thote qe te vesh interesat politike, apo interesat korruptive, mbi interesat e publikut.

Per punen e Qeverise kemi pikepamje te kunderta dhe nuk mund ta vazhdojme bisedimin,ti thua eshte Qeveri e papergjegjshme une them qe eshte e pergjegjeshme,ti me jep argumenta per papergjegjshmerine une te jap argumente per pergjegjshmerine,me kupton? Dhe nuk eshte pune zhgenjimi eshte pune bindjesh dhe bindjet shnderrohen ne vota,votat bejne Qeverine dhe Qeveria eshte pergjegjese per ate qe ben,mire a keq Qeveria e merr pergjigjen po prape me vote.

Keshtu funksionon.

po kur qeveria formohet me vote edhe te vjedhura si quhet e pergjegjshme apo e pa pergjegjshme?

Me ler rehat,ka fitu Milani,poc.

 atehere,

tunelet kane vetem nje qellim, investim i centralizuar,vjedhje e centralizuar, Berisha po ti shpenzonte parate ne 100 rruge, ujesjellsa, hidrocentrale etj, do e kishte shume te veshtire per te marre pjesen e vete(te luanit sigurisht).

Cfare ben? i fut nje rruge "kombi" dhe nje vjedhje kombit!

me tunelin e krrabes vidhet ajo cka mbetur.

them se ne kete vend nuk ka mbetur shume per tu vjedhur e grabitur.cfare ishin per tu shitur, u shiten, pasuri nentokesore e mbitokesore u privatizuan ose u dhane me koncesion,turizem, rruge, parqe energjitike e riciklim plehrash.

me nje fjale ajka ka ikur tani mbeten copezat.... 

një marrëveshje Istina’a është sipas Shari’ah një mënyrë e financimit, e cila përdoret gjerësisht nga bankat islamike dhe institucionet financiare në projekte të ndryshme: strehim, ndërtim pallatesh, dhe rrugë, prodhim aeroplanësh dhe anijesh, makinash dhe pajisjesh të ndryshme.

Po per vjedhje mund te perdoret kjo lloj kredie? Cfare parashikon Istina'a ne kesi rastesh? Sorry, vjedhje masive, doja te thosha. smiley

 Mos fol kot zotrules! Me ket qeveri ai opsion eshte i pamundur. smiley

Projektet e medha kerkojne perkushtim te madh.Infrastruktura moderne qe po ndertohet do ti sherbeje konsolidimit dhe zhvillimit te kombit Shqiptare.Sot për sot efektet e kësaj rruge, si në planin politik, ekonomik dhe atë kulturor, është vështirë të paramendohen në tërë dimensionet e veta.

Ekziston një paralele në mes  rrugës e përpjekjeve për ndërtimin e nje infrastrukture moderne  dhe të projektit të afrimit e bashkimit kombëtar. Njësoj, si për bashkimin kombëtar fatkeqesisht nga opozita thuhet se " projektet jane te  parealizueshëm,   shume te shtrenjta,te perfshire nga korupsioni  në të cilet eshte gabim  të investohet, dhe se populli  është kundër tij".

e me shoku ....hapi syte ne........ nuk kemi te tille politikane  idealiste,

ti thua ta marrim salen  e ta veme ne shek XIX ne nje vend mefrasherlinjte,ismail qenalin,gurakuqin,kristoforidhin etj..... 

gjynah

Di gje njeri sa nga keto 222 milion do te vidhen nga qeveritaret?

30% apo 50% eshte standarti i vjedhjes nga derrat qe qeverisin albanistanin?

E mo ,a nuk e shifni rendesine e nje rruge te tille.Po kjo asht dashte qe moti ti jepej perparesi.A nuk po e shifni se tani shkohet vetem me gomare ne tirane neper Qafe-Krabe, ne ate sketere rruge.Cka e boni te madhe,tere jemi me kredi,edhe Amerika eshte deri ne fyt me kredi.Vjen nga veriu(Shkodra) dhe bllokohesh ne Tirane -sdi kah me dale  per ne Elbasan, por vetem  ate te Krabes.ose rreth e rrotull .Fundja ,nji  pagese te vogel per ata, qe duan me kalu andej .Po tregtia  behet me e lehte dhe shpejt ,malli qe do vije ne Tirane nga Shkupi e nese do te shkoje ne veri deri ne Shkoder.

Beje me pagese dhe  mos u merzitni shume.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).