Për ta shpjeguar më mirë këtë që dua të them, do të nis me disa përshtypje që më la një shkrim i dy ditëve më parë i Mero Bazes te “Tema”. Sipas tij, takimi, që ishte planifikuar të bëhej midis një grupi prej 31 qytetarësh të Tiranës me dy kandidatët e Bashkisë së qytetit, Rama dhe Basha, ishte thjesht një farsë e organizuar nga kandidati Basha dhe Baze shpreh çudi se si një pjesë e këtyre njerëzve e pranuan një rol të tillë, pra të ishin të pranishëm. Unë isha një nga ata që mendova se të jesh përballë dy personave që janë futur në garë për t’u bërë kryetarë të qytetit dhe të mësosh prej tyre se ç’duan të bëjnë me këtë qytet ku unë kam lindur dhe jam rritur, është një e drejtë imja, si dhe një mundësi për të bërë vërejtjet dhe sugjerimet e mia.

Nuk mendova shumë gjatë se si dhe kush e organizoi takimin: krahasuar me qëllimin, kjo ishte e parëndësishme. Ajo që m’u duk e gjetur ishte se të dy kandidatët ishin thirrur për këtë ballafaqim. Në fund të fundit, kjo është ajo që presim të gjithë në këtë fushatë të saponisur, kjo është mënyra si unë e shoh vendin dhe rolin e një kandidati për kryetar bashkie; të qëndrojë përpara njerëzve dhe t’u japë llogari, të rrijë para qytetarëve si shërbëtor i përulur i tyre, dhe jo si kapadai. Dhe aq më shumë do të jem edhe më e qetë dhe e sigurt për rezultatet e këtyre zgjedhjeve kur të shoh se të dy kandidatët do të jenë përballë njëri-tjetrit duke shpalosur idetë e tyre për Tiranën.

E akuzuar nga zoti Baze se kam pranuar të jem përpara një njeriu që është përgjegjës për vrasjet e 21 janarit (në këtë rast zoti Basha), dua t’i shpjegoj fjalëshkruesit se kam për detyrë të respektoj organet e drejtësisë dhe të gjitha institucionet që merren me zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Natyrisht që kam shumë vërejtje dhe ankesa ndaj këtyre institucioneve; e di që kemi një prokurori të dobët, një gjykatë të korruptuar, një polici të trembur. Të gjitha qeveritë e këtij vendi janë munduar dhe ia kanë arritur t’i mbajnë nën kapistallin e frikës dhe ankthit punonjësit e administratës shtetërore. Të njëjtën gjë bëjnë edhe tani, vazhdojnë të përdorin fëmijë dhe njerëz të mjerë për të përfituar votat e të tjerëve, marrin firma nga nëpunësit për të populluar manifestimet e fushatave.

Natyrisht që kam një shqetësim të madh për 4 të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për mënyrën se si kjo çështje do të zbardhet. Personalisht, pas asaj që ndodhi do të kisha dhënë dorëheqjen si ministër i Brendshëm (po të isha). Po kështu do të jepja dorëheqjen si kryetar i opozitës (po të isha), pas akuzave për manipulim të njerëzve dhe përgatitjen e tyre për konflikt me armë… Pra i bie që nuk duhej të pranoja asnjërin nga kandidatët dhe të dy t’i shpallja fajtorë. Pra, i bie që nuk duhej të më interesojë asnjë lloj aktiviteti që këta njerëz përpiqen të bëjnë në prag të zgjedhjeve lokale. Por, duke qenë një qytetare e thjeshtë dhe njëkohësisht një qytetare e angazhuar, nuk më takon ta bëj këtë rol.

Në takimin e dy ditëve më parë, qëllimi ishte shumë i mirë; të ishin të dy kandidatët përpara nesh. Unë nuk mora pjesë në këtë takim, pasi u informova se njëri prej tyre, z. Rama, nuk erdhi. Por zoti Baze nuk mund të jetë në gjendje të parashikojë se cilat do të ishin pyetjet e mia për kandidatët. Nuk mund të më diktojë askush se në ç’takim do të marr pjesë. Nuk mund të më detyrojë askush të mos interesohem se sa e pastër do të jetë lagjja ime, sa mundësi do të ketë fëmija im të rritet në një qytet të vërtetë, sa mundësi do të kenë qytetarët e lënë pas dore të gjejnë hapësirat e tyre të punësimit, të pastërtisë, sa do t‘iu vihet në vend e drejta grupeve të margjinalizuara për të pasur aksese në mediat lokale, në punësim, në shkollim etj.

Shqipëria është e mbushur me shembuj të njerëzve që hyjnë e dalin nga pushteti si pa gjë të keq, që hipin e zbresin nga fronet si pa të keq, që shajnë dhe zënë istikame ekstremiste në çdo dy-tre vjet, si pa gjë të keq. Megjithëse shumë të pamerituar në ato vende që kanë zëne, është e rëndësishme të shfrytëzohet mundësia të jesh përballë këtyre njerëzve dhe të pyesësh për halle dhe probleme që na shqetësojnë të gjithëve, është një e drejtë dhe një detyrë qytetare.

Kjo është Shqipëria. Ka dy rrugë: ose të rrish dhe të merresh me të, ose të ikësh nga ky vend. E para kërkon përkushtim dhe ndjenjë pozitive, negativizmi vetëm do të na shkatërrojë, ashtu siç edhe e kemi nisur…

Në këtë skenë të ngarkuar, ku politika drejton jetën e qytetarëve, sikur nuk ekzistojnë marrëdhëniet e vërteta njerëzore: gjithmonë e më tepër pozicionet e sulmit janë sofistikuar dhe egërsuar. Bëjmë krahasime më botën më të qytetëruar që i ka kaluar hallet që kemi ne tani përpara 100 vjetëve. Jemi në mentalitetin e politikës gjermane të vitit 1920 dhe pretendojmë të krahasohemi me gjermanët e 2011-s… Pavarësisht nga ky pretendim virtual që lidhet me mendjemadhësinë tonë, me kompleksin e inferioritetit dhe me injorancën, ajo që ka filluar të na shkatërrojë është filozofia në mode: ajo e varrit të tjetrit.

Për fat të keq, Shqipëria po i djeg etapat me shpejtësi: kërkojmë të bëjmë demokraci të zhvilluar me mendje të mykura që nuk ia kanë idenë demokracisë. Të gjithë bashkë: politikanë, qytetarë, media, shkojnë drejt një vetëvrasjeje që në vend të na shqetësojë, na argëton. Pra, këta jemi ne dhe në këtë kaos që na e krijoi historia dhe vetja jonë duhet të bëjmë më të mirën. Për mua personalisht më e mira nuk është fortifikimi i llogoreve dhe armatimi për luftë të egër, por shtrëngimi i dorës, është komunikimi, zbutja e inateve, mënyra diplomatike dhe mirëkuptimi. Të arrish ta bësh këtë nuk është mungesë krenarie, apo dobësi. Përkundrazi, është force dhe model i vërtetë i qytetarisë.

Politika drejton jetën e qytetarëve si shkop magjik. Qytetarët harrojnë hallet, harrojnë të ushqehen dhe të argëtohen, por nuk harrojnë të shajnë dhe të qëllojnë me grushte njëri-tjetrin për hir të politikës. Politika ka manipuluar mediat dhe gazetarët (në dukje më të moderuar), që po ashtu kanë zënë llogoret e tyre, kalojnë sipas interesave personale ose sipas shkallës së inatit personal nga njëra anë e llogores në tjetrën (sikurse edhe zoti Baze). Dhe natyrisht, për këtë kategori njerëzish, të mos jesh në anën e askujt, është një çudi gati e pafalshme.

Kohët e fundit ndjek herë pas here komentet që bëhen në internet për opinione e shkrime të ndryshme në gazetat shqiptare. Edhe atje shoh shumë qartë dëshirën për të hapur varrin e tjetrit. Një pjesë e madhe shqiptarësh që kanë lënë Shqipërinë për arsye nga më të ndryshmet dhe që gjithmonë e më shumë pretendojnë se janë truri i ikur i atdheut, kane një mllef dhe pozicionim ekstrem të gjykimeve të tyre ndaj shkruesit, aq sa të vjen keq dhe mendon se sa pak iu ka influencuar apo i ka zbutur mentaliteti i vendeve të zhvilluara ku jetojnë. Ajo që të bie në sy është inati se si i drejtohen tjetrit, sa pak etikë njerëzore ka në të folurën e tyre. Unë e kuptoj këtë inat, natyrisht që është i përzierë edhe me keqardhje për ne këtu dhe për ata që detyrohen të rrinë atje, të bëjnë çdo lloj pune, të mërziten gjatë, të kenë nostalgjinë e vendlindjes e ndërkohë vendlindja nuk u krijon dot kushte normale për të jetuar…. Halli im është faji i tjetrit. Askush nuk e pranon dot përgjegjësinë, por e delegon atë jashtë vetes.

Shqiptarëve që jetojnë jashtë iu duken të gjithë shqiptarët e këtushëm të korruptuar, frikacakë, të papërgjegjshëm, defektoze, shkurt një armatë tjetër për t’u varrosur.
Ata që jetojnë këtu, të ngarkuar me stresin e përditshëm të politikës, kuptohet që flasin nëpër blogje sikur flasin në rrugë. Përveç mungesës së theksuar të sjelljes së mirë, një gjë është shumë e dukshme: qëndrimi ekstrem ndaj palëve, dëshira për të shkarkuar shumë negativizëm.

Politika, si një sëmundje ngjitëse e rrezikshme, i ka futur njerëzit në një kurth të rrezikshëm duke i viktimizuar në masë.

Ne kemi nevojë të mbështesim njëri-tjetrin dhe jo ta përjashtojmë dhe denigrojmë njëri-tjetrin. Zgjidhja? Nuk gjej ndonjë zgjidhje përfundimtare. A ka vërtet zgjidhje?

23 Komente

 Agron Tufa versioni femer. 

Vini re sa optimum ka : fjala e pare qe lexon nga shkrimi eshte varr e do rrish gjithe ankth ne shkrim se ku do takohesh me vdekjen. 

Turpi hahet me buke thuhet e nese ka nje rast se si mund ta besh ne perfeksion ja ku e keni Ballaurin.

Elsaaaa !

Teorikisht ti permbush formatin minimal te nje njeriu te angazhuar. Por ky mbiemri i fundit na ngatarron keqazi ne kuptimin qe jo cdo angazhim eshte efektiv ose me mire mund te sjelle dobi per shoqerine. Nuk e kam fjalen dobi ne planin personal se mund te jesh e arrire por keshtu si te mire publike me shume .

Për fat të keq, Shqipëria po i djeg etapat me shpejtësi: kërkojmë të bëjmë demokraci të zhvilluar me mendje të mykura që nuk ia kanë idenë demokracisë. 

Te mjeret per fatin tone qe ke ngel vetem ti per ta bere kete pune ne menyre korrekte.

Shqiptarëve që jetojnë jashtë iu duken të gjithë shqiptarët e këtushëm të korruptuar, frikacakë, të papërgjegjshëm, defektoze, shkurt një armatë tjetër për t’u varrosur.

A te dhjefsha metaforen o debile 24 karat !

P.S. Elsa, e ke dijeni si e te drejtave te njeriut qe je se ka interes : A erdhi plumbi nga Turqia per vrasjen e Aleksit, atij lezhianit qe i vra afer ures se Lanes me 21 Janar ?

Sepse ardhja e atij plumbi qe e nxorren mjeket atje, nevojitet per te vertetuar ketu se kush arme eshte bere qitja e rrjedhimisht se kush eshte fajtori e rrjedhimisht kush urdheroi per vrasjet e atyre qe protestonin ne shesh, sipas tyre per nje jete me te mire.

Se shkrimi jot me varrin vetem kete lidhje ka. 

Shkrim plehre  ne nje gazete qe po kthehet ...

Une lexova fundin, dhe u kenaqa: 

Ne kemi nevojë të mbështesim njëri-tjetrin dhe jo ta përjashtojmë dhe denigrojmë njëri-tjetrin. Zgjidhja? Nuk gjej ndonjë zgjidhje përfundimtare. A ka vërtet zgjidhje?

 Ja dhe replika e Temes

Të drejtat e Ballaurit dhe të drejtat e viktimave

Elsa Ballauri ka reaguar dje në gazetën Panorama ndaj një editoriali të gazetës Tema rreth takimit të një forumi elektoral të Partisë Demokratike, me kandidatin për kryetar bashkie Lulëzim Basha. Siç mund të lexohet ende online, editoriali nuk etiketon dhe as fyen asnjë nëpunës, intelektual apo ekspert që merr pjesë në atë takim. Thjesht përpiqet të sqarojë se bëhet fjalë për një forume elektoral të Partisë Demokratike dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Në shkrim vërtet është përmendur pak më shumë zonja Ballauri, por jo për shkak të rëndësisë së saj, por për shkak të asaj që ne vazhdojmë ta quajmë të rëndë, dhe që ka të bëjë me vrasjen e katër qytetarëve në një protestë politike, vrasje për të cilën është përgjegjës direkt ish Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha.

Tani ne e kuptojmë që e kemi tepruar duke e quajtur zonjën Ballauri si veprimtare të të drejtave të njeriut, pasi mendonim se ishte ende e tillë. Nga shkrimi i djeshëm u sqaruam se ajo kishte shkuar aty jo si veprimtare e të drejtave të njeriut. Pas kësaj ne jemi të pafuqishëm ta hetojmë se çfarë është tjetër kjo zonjë po qe se nuk është veprimtare e të drejtave të njeriut, për qendrën e së cilës dhjetëra donatorë kanë harxhuar miliona dollarë.

Po ashtu e kuptojmë se e kemi tepruar që kemi tentuar ta përfytyrojmë si një veprimtare aktive e të drejtave të njeriut që shfrytëzon rastin për të gjetur një përgjegjës për një masakër me katër qytetarë të vrarë dhe e vë atë me shpatulla prej muri. Nuk e dinim që zonja Ballauri ka hequr dorë nga kjo punë, por jo nga të ardhurat që përfiton prej kësaj pune. Si çdo njeri, zonja Ballauri ka të drejtën e saj të mos jetë veprimtare e të drejtave të njeriut, ka të drejtën e saj të jetë pjesë e një fushate politike, aq më shumë ka drejtën e saj të shkojë në forume të tilla elektorale për të debatuar për qytetin. As që kemi ndërmend t’ia heqim këto të drejta zonjës Ballauri. Bile as të drejtën të pyesë Edi Ramën pse organizoi “puç shteti”, pse mbron “laviren” e Bulevardit, pse merret me “horrin” e Presidencës, apo pse nxiti njerëzit të kërkojnë të drejtat e votës, të drejtat e punësimit, të drejtat e shanseve të barabarta, të drejtën për të mos u vjedhur dhe poshtëruar nga administrata dhe sistemi gjyqësor. Keqkuptimi jonë ndaj saj ka të bëjë me përfytyrimin që ne kemi për aktivistët perëndimorë të të drejtave të njeriut, që mes shtetit agresor dhe qytetarit viktimë, janë gjithmonë në anën e qytetarit.

Në realisht nuk duam të shkelim asnjë të drejtë të zonjës Ballauri për të qenë pjesë e politikës dhe fushatave elektorale në Shqipëri. Tani e tutje nuk do ta ngatërrojmë më me veprimtaret e të drejtave të njeriut, një racë në zhdukje në vendin tonë. Është e rëndë pasi një pjesë e kësaj race janë majmur duke abuzuar me fatkeqësitë e qytetarëve dhe tani guxojnë të  mendojnë se viktimat kanë nevojë për mëshirë, për tu dhënë ndonjë rrogë si pastruese në shtëpi, dhe jo për tu dhënë dinjitet si qytetarë, për të mësuar se kush u vrau djalin, kush u vrau burrin dhe kush i ka lënë në mëshirë të zonjës Ballauri për të keqpërdorur dhe fatkeqësinë e tyre. Ne i mirëkuptojmë të drejtat politike, elektorale dhe aspiratat qytetare të zonjës Ballauri, por më shumë çmojmë dhe mbrojmë të drejtat e viktimave të këtij pushteti. Dhe duke u keqkuptuar me ish veprimtaren e të drejtave të njeriut, e financuar me miliona dollarë nga Perëndimi për këtë çështje, menduam se ajo ishte në vendin e duhur, përballë njeriut të duhur, në kohën e duhur, për ta ballafaquar atë me njollën më të errët që mund të ketë një politikan gjithë jetën në shpinë: Vrasjen e katër qytetarëve.

 

Esencen e atij takimi me "qytetaret" na e zbuloi deklarimi i njanit qe kishte zan ven n'kry t'venit.Mas gjashte mujsh,tha shoku,do thirrim Lulzim Bashen per te na dhane llogari majtjen e premtimeve.Me i fjale per ate zgjedhjet kishin maru.Ne at takim kishte shku si viç(dhe ai n'kry te venit) dhe Artan Lame t'u ba shfaqjen e qytetarit te pergjegjshem.Aq te ngazllym ishin nga prania e tij organizatoret,sa tv e tyne klani,ma shume inkuadronte Lamen se protoganistin e takimit Bashen

  Paska shku dhe kjo qyteatrja qeter e pergjegjshme,qe ta neverit me ballancimin qe i ban 21 janarit ,duke u kujdes me qan ekuidistante duke na mush menjen ksisoj per paanshmerine e saj me  shprehje si kjo

Natyrisht që kam një shqetësim të madh për 4 të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për mënyrën se si kjo çështje do të zbardhet. Personalisht, pas asaj që ndodhi do të kisha dhënë dorëheqjen si ministër i Brendshëm (po të isha). Po kështu do të jepja dorëheqjen si kryetar i opozitës (po të isha), pas akuzave për manipulim të njerëzve dhe përgatitjen e tyre për konflikt me armë…

 

 

 

hmmm... mirmengjes evri1.

1. Elsa, duhet te jete koha, qe ti te kuptosh se shkruan shume gjate, ne menyre komplet te panevojshme. Dhe sa me shume qe te perpiqesh te shkruash, sidomos me shkrime te ketilla, sa me shume te perpiqesh te thuash, aq me pak je duke thene ne fakt.

2, dhe me e rendesishmja; thelbi i gjithe shkrimit, reduktohet ne nje pasazh fare te shkurter:

Personalisht, pas asaj që ndodhi do të kisha dhënë dorëheqjen si ministër i Brendshëm (po të isha). Po kështu do të jepja dorëheqjen si kryetar i opozitës (po të isha), pas akuzave për manipulim të njerëzve dhe përgatitjen e tyre për konflikt me armë…

Pra, ti o Elsa, nuk ke fare mendim personal. Dhe shkrime te ketilla, kur dalin nga njerez qe nuk kane mendim personal, jane te deshtuar qe ne fillim, nuk japin asnje gje, sado te shfryhesh, sado te kujtosh se ke replikuar me tjetrin, sado te kujtosh se ke mbrojtur pozicionin tend personal, sjelljen dhe te drejtat e tua...

Shume, po shume dobet. Shkrim shume i dobet, qe karakterizohet fund e krye nga mungesa totale e mendimit personal, e nje pozicioni te qarte, e nje ideje te qarte se per cfare po flet; nga nje shkeputje totale nga realiteti, nen pretekstin se po tregohesh e paaneshme, etj etj etj, dokrra te kesaj natyre, qe vetem njerez pa mendim personal jane ne gjendje te sajojne.

Nuk mund te mendosh qe Basha eshte pergjegjes per vrasjen e 4 vetave, dhe ne te njejten kohe te besh pergjegjes edhe Ramen, duke u bazuar vetem e vetem mbi akuzat e Bashes dhe padronit te tij.

Shume, shume, jashtezakonisht dobet.

Dhe per t'i shtuar cike ereza e kripe corbes qe ke katranosur, ja dhe nje pasazh tjeter qe tregon paaftesine tende te plote ne kete rast:

...kam për detyrë të respektoj organet e drejtësisë dhe të gjitha institucionet që merren me zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Qe eshte shprehje tejet e drejte, shume legjitime dhe shume premtuese ne fakt; vetem se... ne te njejtin paragraf, ndiqet nga shablloni qe e budallalleps gjithe ligjeraten tende:

...kam shumë vërejtje dhe ankesa ndaj këtyre institucioneve; e di që kemi një prokurori të dobët, një gjykatë të korruptuar, një polici të trembur. Të gjitha qeveritë e këtij vendi janë munduar dhe ia kanë arritur t’i mbajnë nën kapistallin e frikës dhe ankthit punonjësit e administratës shtetërore. Të njëjtën gjë bëjnë edhe tani, vazhdojnë të përdorin fëmijë dhe njerëz të mjerë...

Ja pra, shume, po shume, po jashtezakonisht dobet. Dhe kete vleresim e bej me mirebesimin se ti nuk po shkruan si e paguar nga dikush, per te bere propagande idjote, e ndoshta thjesht po e ben per te treguar sa e mencur dhe respektuese ndaj ligjit je; por qe je katerciperisht gabim, dhe parimet e tua jane te shtrembera, te sakatosura, te cunguara, dhe jo vetem te padobishme, por tejet, tejet te semura dhe te demshme.

Institucione te tilla, si i emerton ti ne pjesen e pare (organet e drejtesise) dhe si i pershkruan me poshte, VETEM TE RESPEKTUESHME NUK JANE; DHE QYTETARI KA/DUHET TE KETE CDO LLOJ DETYRIMI, PERVECSE T'I RESPEKTOJE.

Ke deshtuar totalisht. Shume artikull i deshperuar. Shume dobet. Je tamam perfaqesuesja me e denje e opinionit publik te deshtuar ne Shqiperi. Je zeri i deshtimit qe karakterizon ate vend, ate shoqeri dhe ate lloj debati te cmendur qe karakterizon ate ambjent.

Mirmjes Zotr ! 

miredita smiley

po elsa vetm e pashme ka qene. tashti vazhdon te abuzoje. dmth po na keqtrajton ne nga truri meqe ka qene gjo e papame para 20 vjetesh

Sikur te ishte ministre Elsa ,nuk do e jepte doreheqjen.....nuk do kish se si...

Elsa qytetare:

Për mua personalisht më e mira nuk është fortifikimi i llogoreve dhe armatimi për luftë të egër, por shtrëngimi i dorës, është komunikimi, zbutja e inateve, mënyra diplomatike dhe mirëkuptimi. Të arrish ta bësh këtë nuk është mungesë krenarie, apo dobësi. Përkundrazi, është force dhe model i vërtetë i qytetarisë.

Po te kishit perzgjedhur kete pjese nga shkrimi i Elses ndoshta nuk do ishit merzitur shume me te, por do kishit vajtur ti shtrengoni doren, te komunikoni, te zbusni inatin, te perdorni menyre diplomatike dhe mirekuptim DHE ME TE NJEJTAT MENYRA ti viehj shkelmi kesaj vemjeje shoqerore qe sebashku me te gjithe koleget e saj te deshtuar OJQ-ista dhe OJF-ista te cilet "ka harruar" ti perfshije ne kete pjesen ketu:

Të gjithë bashkë: politikanë, qytetarë, media, shkojnë drejt një vetëvrasjeje që në vend të na shqetësojë, na argëton. Pra, këta jemi ne dhe në këtë kaos që na e krijoi historia dhe vetja jonë duhet të bëjmë më të mirën.

ku pasi pranon se keta qenkeshim ne, pa perfshire ne grupet e mesiperme profesionin gjakpires nga i cili qullen e fryhen keta profesioniste te vjeljes se fondeve per te mbrojtur kinse te drejtat e qytetareve, e lan veten duke u vete-quajtur vetem qytetare, e duke hedhur vrer ndaj pjese te madhe:

shqiptarësh që kanë lënë Shqipërinë për arsye nga më të ndryshmet dhe që gjithmonë e më shumë pretendojnë se janë truri i ikur i atdheut, kane një mllef dhe pozicionim ekstrem të gjykimeve të tyre ndaj shkruesit, aq sa të vjen keq dhe mendon se sa pak iu ka influencuar apo i ka zbutur mentaliteti i vendeve të zhvilluara ku jetojnë.

duke mos e krahasuar veten me ata OJQ-isa dhe OJF-ista te vendeve ku jetojne keta shqiptare te ikur "e te mllefosur", kolege te cileve nuk iu vjen as tek thembra.

 

Qe te mos marr me radhe te gjithe pjeset e ketij shkrimi te turpshem, kokeulur, te qullet me karakteristika katundarizmi te theksuar (hic qytetar) ku shoqja e shoqates e shet pak me shtrenjte lekuren se ata hallexhinjte qe do marrin ndonje euro false per te hedhur voten ndaj ketyre qe duhet t'ju shtrengojme duart e te perlhyemi edhe ne me gjak ne emer te mirekuptimit (lexo ne emer te blerjes se disa unazave te shtulles kurrizore)...

po e mbyll me te vetmen pjese te shkrimit me te cilen bie dakort 100%:

Kjo është Shqipëria. Ka dy rrugë: ose të rrish dhe të merresh me të, ose të ikësh nga ky vend.

Dmth ose te rrish te merresh me Elsen e me Bashen sikur s'ka ndodhur asgje, ose ta kapesh Elsen per zhelesh megjithe Bashen dhe ti cosh ne Holande te dy, njerin ne rruge, e tjetren tek xhamat, per te mbrojtur te drejtat e prostitutave te Amsterdamit.

 

 

po keta nuk ikin more. nuk ikin kurre. se u do shkojne atje ku punohet. ketu qyl e kane edhe e kane pasur gjithe jeten shoqnia e rames dhe bashes jane po hajt

Bravo elsa. Edhe ti per gines je. Vret shteti 4 protestues paqesore diten per diell dhe ti kerkon doreheqjen e kryetarit te opozites. Unike je ne lloin tend. Eshte jashte cdo imagjinate te kete ne bote simotra ne mbrojtje te te drejtave te njeriut te kurverojne kaq rendshem me pushtetin.

Edhe per blogistet mire e ke. Ligesia e atyre (neve) po e merr ne qafe kete vend. Po te isha si ti do te kerkoja doreheqjen e gjithe administratoreve kudo si ndodhen, ose mbylljen fare te komenteve. Kshu pastaj dhe ti do jesh rehat e nuk do te kerkoje njeri reagim per protestat fizike ose virtuale te qytetareve.

Kur te marrim vesht qellimin e demostruesve paqesor, do kuptojme edhe pse nuk dha dorheqjen ministri.

Eshte e pamundur te gjykosh veprimin e njerit , pa kuptuar veprimin e tjetrit.

Secili ka te drejte ta mendoje si i pelqen, jemi te lire, jetojme ne nje bote te lire.

Hi Lumo, jashte teme, po kam dash me ta thon qe me perpara, nuk di pse s'mu bo mbar: kur nigjova qe do e shembin qendren Pjeter Arbnori, me shkoi menjehere mendja tek ty. Pa shaka kjo. Te pakten kjo shembje godine nje te mire do e kete, thashe. Do qetesohet dhe do gezoje lumi. se me thon ate qe eshte, gezimi jot per shembjen eshte me i madh se gezimi im per mosshembjen po ti krahasosh, dmth mu me bi mendja per qendren Arbnori po aq sa psh per ndertesen e stacionit te trenit, ndersa ty qendra them qe ta ka prish gjumin shpesh, ne mos perdite, komunizmi s'ka ra ala, u bon 20 vjet, he se po shemet sot, he se po bi neser smiley

Erdhi dita e Arbrit, miku im virtual! smiley

Mirmjes prej knej! I kom qejf komentet e tua, se mundohesh si rregull me i fut ne hulli racionale.

 smiley do qetsohet lumi -thote smiley po ku qetsohet lumi , o lum miku smiley

Emo.

 Piramida, nuk me intereson, se eshte nje ndertese e veçante, me intereson, se ku i gjeti partia leket te ndertoje nje veper te tille ( punetoret ushqeheshin me buke e djathe, ndonjeher edhe kos).

Kur mu kujtua, se rreth atyre viteve, partia ( pushteti popullor, me nder me thane populli) hapen dyqane ku blihej me valute ( are, argjend) dhe sollen tv kolor, endrra e shume shqiptareve, flitej se jane shitur 5 mije deri ne 10 mije, po marr shifren me te ulet, ate 5 mije, per 14 napolona = 70 mije napolona x 6 gram , dhe kemi 420 kg ar.

Ne kete rast kemi dy krime kunder pushtetit popullor nga pushteti popullor.

E para, shpenzohet nje pasuri per nje ndertese qe nuk sherben asgje, po si adhurim per diktatorin.

E dyta, mundesin per te blere televizor e kishin vetem, ishkulaket, ish bejleret, ishtregtaret, matrapazaet, hajdutet, ndersa njerzit e mire, te sinqert, te paster, punetoret qe kishin dhene kontributin per te ndertuar socailizmin, komunistet e ndershem, nuk kishin asnje mundesi per te blere tv kolor.

 lumo ata kan vdek e veshtire se do merret vesh...

nqs me kete llogjike do gjykohet vrasesi atehere duhet te lirohet per mungese faktesh ose me shfajesimin se mu duk sikur tha "ti vrasim" e prandaj qellova pavaresisht se nuk kishin arme...

do te sugjeroja te rrije pak me teper ne hije keto dite qe mos te leshosh xhevahire te tilla se na turperove dhe lumin...

Kete e thote ligji jo une.

 

Neni 13 i kodit penal.

 s`besoj te kete nen te tille idiotesk... e vetmja mundesi eshte interpretimi idiotesk qe mund ti behet...

http://vimeo.com/22017639 freskoju pak ...

 Eh...ky populli i internetit po e merr ne qafe Shqiperine! smiley

petlla ishe me mire ditet e para, tani sikur po futesh shume ne histori fillimvitesh 90, shoqnish ramiste, dmth me mire 1-2 komente interesante ne dite e jo me shume.

as une s'po e kaperceja dot titullin, per me teper, per te tjera varre duhet te ishte duke folur gjithe diten ballauri. e thane edhe me siper, te drejtat e njeriut mbro moj zonje, jo te drejtat e tua.

trop, verejte me vend, tashti e pashe. por keto vetem te djelen kur kam kohe. lol.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).