34020_10.jpg (160×170)BRUKSEL - OSBE ndodhet nën presion për të hartuar një raport pozitiv për zgjedhjet lokale në Shqipëri. 
Lajmin e raporton agjencia BalkanInsight, e cila citon një anëtar të misionit të OSBE-së për zgjedhjet e 8 majit. 

Ai shprehet mjaft qartë se misioni është këshilluar nga dy ambasadorë perëndimorë që të zbukurojë raportin e tij për zgjedhjet, pra të formulohet në mënyrë pozitive dhe jo krejt reale, në mënyrë që të ruhet stabiliteti i vendit. 

“Ata nuk duan që ne të shkruajmë atë që shohim”- ka thënë zyrtari i OSBE-se ndërsa theksoi se kjo keshillë e dy ambasadorëve nuk do të ndiqet. 

Zyrtari në fjalë, i cili ka folur në kushte anonime për BalkanInsight tha se diplomatët në Tiranë besojnë se raporti i ODIHR për zgjedhjet e qershorit 2009 ishte shumë negative, duke i dhënë të drejtën opozitës socialiste që të kundërshtonte rezultatet e zgjedhjeve. 

Misioni vëzhgues i ODIR-it i lancuar në 29 mars konsiston në 15 ekspertë ndërkombetarë me bazë në Tiranë dhe 24 vëzhgues afagjatë që do të vendosen në gjithë vendin. Gjithashtu ODIR ka kërkuar 400 vëzhgues afatshkurtër për të monitoruar ditën e votimit dhe procesin e numërimit të votave.  

______________

Artikulli i Balkan Insight

OSCE 'Under Pressure' to Draft Positive Report on Albania Election

A member of the OSCE mission for the May 8 elections in Albania has told Balkan Insight that the mission has been advised by two western ambassadors to sugarcoat its report in order to safeguard the country’s stability.

“They don’t want us to write what we see,” said the official from the OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights, ODIHR, while noting that the advice from the two ambassadors would not be followed.

The ODHIR election observation mission, launched on March 29, consists of 15 international experts based in Tirana and 24 long-term observers to be deployed throughout the country.

In addition, ODIHR has requested 400 short-term observers to monitor election day proceedings and the counting process. The mission is headed by Jonathan Stonestreet, who has headed several election missions for ODIHR in recent years.

The May 8 elections are seen as a key test of Albania’s democratic credentials following a violent anti-government rally on January 21 that left four protestors dead and has since been the source of a heated dispute between the opposition and the ruling party.

The January 21 unrest has aggravated an already poisoned political climate, which has been in a troubled state since the disputed June 2009 parliamentary elections, narrowly won by the Democratic Party of Prime Minister Sali Berisha.

The ODIHR official, speaking on condition of anonymity, said that the diplomats in Tirana believed that the “ODIHR report for the June 2009 general elections had been too negative,” giving the Socialist opposition the right to contest the polls results.  

Berisha’s ruling Democratic Party and the Socialist opposition have been locked in a power struggle since the elections.

The Socialists allege that Berisha stole the elections through voter fraud, while the ruling majority rejects the accusations as baseless and maintains that the polls were the best the country has ever held.

9 Komente

Ska faj,na ka dale nomi i keq,se kush i ka treguar ketij vezhguesit te OSBE - se qe ka plas leku modh,ne keta mo pse e paskan harruar kete dreq,per 10 mije euro,shif tani si hudhet.

Leku ka plas sheshit, kete e denoncoi i pari Namik Dokle, kur tha se Qeveria po tenton te korruptoje e te bleje votat me PARA FALLCO !!

Por e forta na qenka se Saliu na paska korruptuar dhe keta te OSBE-se tani, te cilet e paskan bere qysh tani Raportin per zgjedhjet e 8 majit dhe na e paskan nxjerre Shqiperine "Xham Kavaje" ! Pas korruptimit te 20.000 komisionereve socialist ne 2009, Saliu arriti te korruptoje tere Ambasadoret bashke me OSBE-ne ! pupupupu   smiley

Tani po, zgjedhjet moren fund per PS-se, sepse KQZ-ja s'po u jep as tollonat e karburantit atyre, ndersa OSBE-ja po manipulon raportin final te zgjedhjeve, duke lejuar de facto PD-ne qe t'i vjedhe hapur votat !

Idriz, hajde reago, se t'a futen nderkombetaret ! Ja u vodhen votat ^^

Vjedhje, mashtrim, lista te kombinuara, presion OSBE-s, presion Fyles, presion PE, presion BE, presion OKB-s, presion ambasadorit amerikan,francez, gjerman, kinez, kongolez, opozita pa telefona , opozita pa karburant, militantet e Pd-s te armatosur, europian, amerikan,afrikane, internacionalist e  opozitar te friksuar !

Erdhi dita qe me te vertet te themi "Shqiperia shkemb graniti, buze adriatikut".

Slogani i Berishes " Mish do hajme e pushtetin se leshojme".

Lexojeni mire artikullin...Nuk eshte OSBE por "disa ambasadore" te Perndimit te cilet po i bejne presjon OSBE-se  qe te sheqerose raportin perfundimtar

Njeri nga keta me siguri eshte ai i SHBA-se....(i cili po mbin si fani spathi gjithandej)

...  "disa ambasadorete Perendimit" ...?

     Po degjoj Arvizune.Ne fakt eshte duke bere nje  lloj autokritike, per te  gjitha veprimet e tij ne 21 janar, gjat  asaj  dite dhe sidomos pas asaj dite. Me mire te mos  e kishte bere  kete! Se me perforcoi bindjen time (te  shprehur  ne kohe edhe ketu  ne PPU) qe ketij  diplomati, te vendit idhull, per shqiptaret,  nuk i  flet  mendja, por goja. Krijoj bindjen se diku ne morsat  e atij vendi,  do ta kene vidhosur disi.

   Dhe ...me shume marifet, terhoqi  ate vleresimin, per "Burrin e madh te Shtetit".As kjo nuk e nderon dhe gjithashtu ma perforcon bindjen.Oficeret  e ç`do sherbimi te  shtetit Amerikan do te duhet te  sillen me shume  kujdes me  shqiptaret.Sepse prekin ndjenja  shume te sinqerta, te nje populli qe di ta  kete  perendi MIRENJOHJEN

 Une them keshtu sepse  vertete qe Amerika ka bere shume per kombin shqiptar, por le ta themi, ne se nuk e thone  andej: Qe edhe  shqiptaret  ne cilindo rast  jane e do te mbeten miqte me te sinqerte te popullit amerikanDhe  kete e kemi shprehur  qe nga nivelet  me te ulta e gjer tek...  servilizmi i shemtuar i politikaneve

    Tanime dihet, se eshte merite e dy grave(nje  vajze  dhe nje gruaje) shqiptare qe u zbulua Qendra e  Al Qaedes.Kane qene mburrur shume  oficeret  e sherbimit special(CIA-s) mes kolegeve  te tyre shqiptare  apo disa politikaneve tanet,  se  ata benin pjese ne njesite e sherbimit ." Me veshe shume te  mbedhenj".Por ja qe  ishte nje vajze shqiptare qe ju telefonua tre dite perpara, prej  nje numuri x  prej Afganistani, se.... " Do te ndodhte nje gje e madhe".Ndodhi vertete  11 shtatori !Dhe si ndodhi ngjarja, sherbimi me "Veshet e medhenj", te habitur, qe prej  Zyrave te tyre Qendrore, mesuan aqe shume... prej "vesheve te vegjel" te ketij vendit te vogel.Prej  asaj  shqiptares prej  Fieri...

 

   

 dhe me shume marifet terhoqi ate vleresimin per burrin e madh te shtetit.

A cpo e shihke ti mo,e tha cope.

I qendroj asaj qe kam thene,eshte burre shteti.

Punishtet mediatike të Ramës nisin prodhimin e alibisë së humbjes

 

Punishtet mediatike të Ramës nisin prodhimin e alibisë së humbjes

 

Dje u regjistrua një rast flagrant se si makineria opozitare e shpifjes po përpiqet t’i njollosë zgjedhjet e 8 majit paradhënie. Një agjenci informative që shitet si rajonale e që hiqet se bën gazetari investigative, publikoi dje një korrespondencë nga Tirana, ku denoncohej presioni që disa ambasadorë të huaj po u bëkan disa prej vëzhguesve afatgjatë të ODIHR-it. Në shkrim ambasadorët nuk identifikoheshin e gjithashtu zyrtari që mendohej se ishte vënë nën presion ishte anonim. I vetmi burim i shkrimit, ishte reagimi i zëdhënësit të misionit të ODIHR-it, i cili deklaroi në mënyrë zyrtare se s’kishte kurrfarë presioni gjatë punës së tyre e se deri më tani s’kishin pasur shqetësime të kësaj natyre. Shkelja flagrante e parimeve të gazetarisë, teksa inskenohet një presion që s’provohet, u mor shpejt e shpejt nga të gjithë mediat televizive pranë Edi Ramës, duke amplifikuar rrezikun se ODIHR-i po e humbte pavarësinë. Synimi është i thjeshtë: duke delegjitimuar arbitrin e zgjedhjeve të 8 majit, shmanget çfarëdolloj llogaridhënieje për humbjen, pasi ajo nuk do të njihet, për shkak se standardet nuk pëlqehen e arbitri s’ka qenë i paanshëm.

Analiza e agjencisë “balkan insight” demaskohet si establishment posttitist e pansllavist për nga historiku i “investigimeve” të saj për çështje shqiptare, por mjaft të kujtosh se nga 5 temat qendrore të javës në newsletter-in e kësaj agjencie, tre prej tyre janë shumë kuptimplote: “Kriza politike në Shqipëri”, “trafiku i organeve në Kosovë” dhe “Turqia në Ballkan”. Detajimi i këtyre topik-ëve të çon tek qëndrimet e agjencisë, të cilat thonë se kriza politike në Shqipëri s’mund të tejkalohet pa ndryshime politike, se në Kosovë ishte ulur pazari i shitjes së organeve dhe se të gjitha të këqijat në këto dy vende, vijnë për shkak të importimit të ndikimeve otomane prej Turqisë. Prej kësaj pansllavizme të qartë, vjen shpifja se ODIHR-i po vihet nën presion. Vini re se korrespondenca vjen nga Tirana, prej një gazetari të angazhuar që shkrimin e vet s’është çudi ta ketë radhitur tek kompjuterat e Shekullit, para sesa ta editonte si “investigim” të BalkanInsight, prej nga roli më tej do t’i takonte Top Channel-it. Prej kësaj vënieje në skenë, mbetet veç qëndrimi zyrtar i ODIHR-it se ndaj tij s’ka kurrfarë presioni, por edhe interesimi i mediave të Edi Ramës, që si punishte propagande që janë kthyer, s’po kanë durim derisa ta përfundojnë prodhimin e alibisë se humbja e 8 majit s’quhet, pasi arbitri s’ka mundur të jetë i paanshëm. Kjo pansllavizmë në mes të Tiranës s’ka fort lidhje me zgjedhjet e 8 majit, por me fatin personal të Edi Ramës.

Ai e ka urgjencën, prandaj edhe detyrohet t’i kapërcejë do kufij që normalisht edhe mund të mos kapërceheshin, si përgojimi flagrant i pjesëtarëve të Trupit Diplomatik në Tiranë. Pas spekulimit të BalkanInsight, në mejhanet politike të punishteve mediatike të Edvinit ka nisur edhe hartimi i skedinave se cili është fatziu odihr-ist që po shantazhohet e cilët janë “sherifat” diplomatikë që po i punojnë qindin. Edhe institucioni i mejhanes mediatike s’ka shumë kohë me këtë hajgare, sepse 8 maji po afron. Prandaj, në këtë të mërkurë sportive, unë jam gati të vë bast se s’do kalojnë pak ditë, e nga e njëjta agjenci e nga të njëjtët receptorë mediatikë të Tiranës, shpifja do të përshkallëzohet, për të mbërritur tek përmendja e disa ambasadorëve e ndërkombëtarëve që “duket sheshit se s’e kanë me sy të mirë Edi Ramën, prandaj po e lënë të gremiset”. Ka për të qenë “perpetuum mobile”-ja mediatike, kur nga hiçi e nga dëshpërimi, do të prodhohet alibia e mospranimit të zgjedhjeve të 8 majit.

 

O Lefty.

Po pse e merr seriozisht me keto te ps-s.

Keto socialistet, me lekt e votave te shitura blejne arme per ta marre pushtetin me dhune, nuk i ke kuptuar akoma !!!!

Heu bre, edhe ambasadoret e huaj qenkan bere kunder votes se lire a? Deri tani fantazia e dezhurneve te PS na ka servirur: prodhim eurosh fallco nga Saliu dhe Luli, votues fantazma qe do bien me parashuta diten e votimeve, hileja e fletes se votimit dhe ambasadore qe bejne presion kunder vezhguesve te tyre. Gjithashtu edhe moti nuk do jete ne favor te PS me 8 maj se ka nderhyre Berisha. Prisni se ky eshte starti, do degjojme e shikojme cudira te tjera. Tani seriozisht, ky lajm eshte pergenjshtruar nga OSBE, nuk e kuptoj pse miqte e PPU, qe eshte nje blog model dhe free and fair per te gjitha palet, nuk e shikojne te arsyeshme ta shtoje ketu!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).