E pabesueshme por, dje, vetëm një javë nga fillimi i garës elektorale të 8 majit, palët shfaqën simptomat e para të vështirësive për të përballuar stresin e saj. Dhe, njësoj si ata atletët që u lodhet në fillim koka dhe pastaj këmbët, filluan të ankohen. Sipas stilit të tyre por, njësoj qesharake. Partia Socialiste depozitoi një kallëzim penal kundër një organizate joqeveritare sepse, sipas saj, spotet e organizatës deningrojnë kandidatin socialist për Tiranën, Edi Rama. Partia Demokratike denoncoi një televizion privat kombëtar se nuk po pasqyron si duhet fushatën e liderit të saj, Sali Berisha. Eshtë rasti tipik kur, autori denoncon modelin e tij. Madje, rrethanës i shkon përshtat vetëm një emocion: gëzimi pa masë, që autori është viktimë e modelit të tij. Dhe ja pse.

Fabula e lëvizjes “Zgjohu” nuk është as e re dhe as e panjohur në Shqipëri. Drejtuesit e saj kanë pasur talentin të mos e degjenerojnë në një surrogato trupën e tyre por, nuk mund të mburren me origjinalitetin e saj. Ata kanë “kopjuar” si në kalk, në mënyrë inteligjente, lëvizjen “Mjaft”. Këtu e rreth 7 vjet më parë, oborri provincial i politikës shqiptare u trondit nga një model ndryshe i të bërit politik. Një grup të rinjsh, nën frymëzimin dhe regjisurën (në hije) të kryebashkiakut të Tiranës, u përfshinë në një betejë të drejtpërdrejtë kundër kryeministrit socialist të kohës, Fatos Nano. Butaforia, kostumografia, mizanskenat, grotesku, dramaturgjia dhe gjithçka tjetër, që endej në fantazinë e atyre djemve, kolaudohej nga “Giorgio Strehleri” që kishin në Bashkinë e Tiranës. Përmes të vërtetash apo gjysmë të vërtetash, fantazish apo banalitetesh, akuzash reale apo shpifjesh, ata luajtën një rol jo pak të rëndësishëm në poshtërimin e figurës së Fatos Nanos dhe largimin e tij dhe socialistëve nga pushteti. Nuk dihet sesa Berisha u është mirënjohës atyre djemve por, Edi Rama nuk i harroi. Madje i mori pranë vehtes në partinë e socialistëve. Sot, z. Rama nuk po përballet me një lëvizje por me modelin e tij. Me atë model kontestimi, të cilit duhet t’i përballosh edhe të vërtetën krudo, edhe vulgaritetin, edhe agresivitetin, edhe urrejtjen, edhe gënjeshtrën. Njësoj si i përballoi Fatos Nano. Me po atë stoicizëm, me po atë dhimbje, me vetëdijen se koha e tij po ikte, por edhe me inteligjencën e një njeriu politik. Ato që sot “Zgjohu” po i bëjnë Ramës, nuk janë as sa një e njëqindta që “Mjaft” i bëri Nanos. Por Nano, në ndryshim nga Rama, nuk zgjodhi të çonte në gjyq, pa një pa dy, “Mjaft-in”. Zgjodhi të ikte.

 Sali Berisha nuk ka pasur ndonjëherë idil me ‘Top Channel’. Eshtë përpjekur të flirtojë me të, por nuk i ka ecur. ‘Top Channel’ ka një vizion tjetër për dashurinë politike. Ai është një televizion privat, që është në të drejtën e tij legjitime, të zgjedhë “partnerin” që do, politikën editoriale që do, ata që fton, ata që i shërbejnë dhe u shërben, e kështu me radhë. Por, nuk ka asnjë marrëdhënie me taksat e qytetarëve. Pra, qytetarët nuk paguajnë asnjë qindarkë për shërbimin që ofron ‘Top Channel’. Në të kundërt, Televizioni Publik Shqiptar e konsumon përditë “dashurinë” e tij me Sali Berishën. Por, në ndryshim me Top Chanel, TVSH nuk ka asnjë të drejtë të zgjedhë “partnerin” që do, politikën editoriale që do, ata që fton, ata që i shërbejnë dhe u shërben, e kështu me radhë. Sepse TVSH, në ndryshim nga ‘Top Channel’, mbahet me taksat e qytetarit shqiptar. Kjo do të thotë se, ai është i detyruar si televizion që të “dashurojë” edhe Edi Ramën, apo ata që nuk mendojnë si kryeministri i vendit. Në këtë vështrim, modeli ‘Top Channel’ që nuk transmeton si duhet kronikat e kryeministrit, është shumë më pak fajtor, sesa modeli brutal dhe karagjoz i Televizionit Publik, që transmeton vetëm kronikat e kryeministrit. Prandaj, Sali Berisha nuk duhet të ankohet përse një televizion privat nuk i transmeton fushatën në mënyrë korrekte, por të pranojë dështimin e një modeli televiziv që ka lindur në kohën e tij dhe prej tij vazhdon të mbështetet. Model i cili nuk është vetëm politikisht servil, por edhe i shëmtuar sepse ushqehet me taksa, edhe nga populli i mazhorancës, edhe nga populli i opozitës, por i ofron shërbim, pothuajse, vetëm atij popullit të parë dhe Sali Berishës. Në fund të fundit, në mbrojtje të dashurisë së tij politike, ‘Top Channel’, vetëm sa reagon. Ç’ti thuash?

Është e sigurt që të dyja denoncimet janë shenjat e para të stresit elektoral. Në një rast tjetër, mbase mund të vinte keq, por kur ato burojnë nga modelet mentale të palëve, të ngelet vetëm të gëzohesh. Mund të jetë intelektualisht e pandershme, por nuk është po aq e pandershme të denoncosh një model që vetë e ke krijuar?   

26 Komente

Një grup të rinjsh, nën frymëzimin dhe regjisurën (në hije) të kryebashkiakut të Tiranës, u përfshinë në një betejë të drejtpërdrejtë kundër kryeministrit socialist të kohës, Fatos Nano. Butaforia, kostumografia, mizanskenat, grotesku, dramaturgjia dhe gjithçka tjetër, që endej në fantazinë e atyre djemve, kolaudohej nga “Giorgio Strehleri” që kishin në Bashkinë e Tiranës. Përmes të vërtetash apo gjysmë të vërtetash, fantazish apo banalitetesh, akuzash reale apo shpifjesh, ata luajtën një rol jo pak të rëndësishëm në poshtërimin e figurës së Fatos Nanos dhe largimin e tij dhe socialistëve nga pushteti

Ne Shqiperi te gjithe i dine te gjitha, nga burime te sigurta konfidenciale te shkalles se shtate.

Nuk ka faj Altin Goxhaj qe ben Sorosleaks. Sepse ne Shqiperi leak ka ate kuptimin tjeter, ate te pistin.

Dokumenta njerez, une e dua me dokumenta! Ngelet duke peshtyre majtas djathtas. Eshte per t'u habitur edhe me Mapon, duke pasur parasysh historine e saj. Kurse me autorin nuk cuditem fare, sipas FB-se "Vasjari ka provuar fatin edhe në politkë duke qenë se në periudhën 2001-2005 ka punuar si Drejtor i Zyrës së Shtypit pranë Partisë Demokratike dhe më vonë, 2006-2009, konsull i Shqipërisë në Bari."

Nuk kam asnje interes te mbroj Mjaftin, por 100 here do te mbroj ato lloj institucionesh si Mjafti qe s'ka ngelur shqiptare pa iu pastruar gurmazin siper.

thoqe, "Fajin e ka Mjafti".  Ene fli mendjen. 

Tropizma ti ke interes te mbrosh MJAFTin per te pakten 10 arsye: lidhje personale, burime te ngjashme suksesi, bashkepunime, histori "suksesi" te perbashketa, etj etj.

MJAFTi shkaterroi shoqerine civile ne 2003 si nje plan shkretimi sorosian per te kontrolluar me pak leva dhe monopolizuar emrin shoqeri civile si nje pushtet i katert pasi ishte kapur pushteti i peste (media). Gjyqesori kontrollohej aq sa per te mos lejuar deme kolaterale (anetare e Gjykates se Larte ish kryetarja e Soros Arjana Fullani) sepse ne 2005 Gjykata e Larte ndeshkoi per evazion fiskal Fondacionin e Soros me emrin Besa. Pushteti Parlamentar projektoi nje liste sorosiane me disa deputete qe do te kontrollonin gjithshmone balancen e mazhorances me oopoziten (Ditmir Bushati, Xhacka, Gjermeni, dhe i planifikuari Veliaj me Maznikun, Konomin, djalin e Drejtorit te Soros Piro Misha, etj.). Ekzekutivi kollaj pasi Rama dhe gruaja e tij kryetare e Soros Lindita Xhillari. Mos harrojme Guvernatorin e Bankes Fullani qe kishte grua kryetaren e Soros (llogarit ne cilin vend te botes guvernatori i bankes qendrore te kete gruan kryetare te fondacionit te piratit nderkombetar te bursave smiley

Mjaft ne te gjithe kete histori ishte thjesht nje pisqolle politike e tipit shoqeri civile me plumba mediatik qe shkrehej sa here donte Rama. Vete MJAFT ishte e projektuar qe ne ADN-ne e vet nga Valdete Sala (njeriu qe u futi ne Soros Ramen ne 1992 dhe qe eshte kujdesur per te familjarisht per arsye specifike) dhe u menaxhua me vone nga Remzi Lani (tutori i Veliajt). MJAFT ishte thjesht nje kukull.

 

Ndersa Levizja ZGJOHU e inicuar nga une ne 2008 u projektua si Levizja e nje njeriu me 1 lap top dhe nje celular per te treguar qe gjithe investimi prej 5.4 milione euro ishte nje hedhje ne ere e parave per njerez te paafte. Une mund te kisha ndertuar nje levizje ndryshe por zgjodha te tregoja se ne glokalizem dhe nje individ i vetem me aftesite e duhura, integritetin dhe kurajon e duhur (pra dikush qe ka b..)mund te hedhe ne ere cdo lloj skeme dhe ky si nje model qe inkurajon fuqine e individid te vogel perballe Goliathit! Asnjehere se kam fshehur qe Zgjohu do te rrezoje skemen sorosiane alla SOROSVeliajMjaftG99Rama me armet qe ata shpiken per te shkaterruar shoqerine civile, kapur median dhe per te kapur shtetin pjese pjese sipas standardeve gjysem bolshevike gjysem sorosiane.

Ne momentin qe une konstatova qe Zgjohu e kreu misionin e vet antisorosian dhe tashme duhej nje menyre e re per te dekonstruktuar ne menyre me kirurgjikale "mbetjet kanceroze sorosiane" pas disfates elektorale te Qershorit 2009 une u terhoqa nga ZGJOHU duke ia transferuar lidershipin tim te rinjve me integritet dhe kurajo te cilet e pershtaten me nevojat e nje beteje politike qytetare per te ndryshuar statutkuone 11 vjecare te nje lloj pushteti totalizues ne Tirane sipas standardeve qe dikur perdori MJAFTi i Rames. Por me nje ndryshim. Zgjohu ka klas pasi aksioni i saj (pervec spoteve) eshte i thjeshte dhe pa salltanete te MJAFTIT ku 40 vete merrnin superrroga qe te parazitonin te Blloku, ku all media kishte oret e saj mujore ne dispozicion te budallalleqeve te Veliaj qe kishte pas shit fiq apo caraca.

Zgjohu sot ka klas sepse eshte e thjeshte! Nje kazan, nmje kosh, nje uturak, nje breshke, nje manekin, nje tabele, maksimumi nje baner i madh ne forme rrugice apo nje bunker prej bukpeshku! Keto inkurajojne qytetarin e thjeshte qe cdokush mund te beje ndryshimin dhe jo modeli MJAFT me miliona euro, TV pas bythe, diplomate qe benin budyguardin kur placnin fotot gay! Modeli MJAFT bente kedo te ndihej i paafte dhe i pafuqishem pasi qe te bente ndryshimin duheshin milione euro, gazetare, diplomate!

ZGJOHU ka klas pasi eshte e mundshme!

Spotet? Nje copypaste e shpikur nga Rama kunder Nanos me burime qytetaresh qe nuk e duan Ramen dhe natyrisht kuptohet duan si balance Bashen! Njesoj sic ka PS mbeshtetesit e vet po ashtu ka dhe PD. Nese ka shume qytetare qe perkrahin financiarisht Ramen pse te mos kete qytetare qe perkrahin financiarisht Bashen?

Nese ka qytetare qe e konsiderojne me te efektshme kunder pushtetit 11 vjecar te Rames te dhurojne per Zgjohun ashtu sic pretedendohej se kishte qytetare qe financonin G99, MJAFTin atehere cfare te keqe ka ketu?

Pyetja qe behet eshte kush jane ata qe paguajne. Kam nje pyetje une: KUSH ESHTE AI IDIOT QE DO TI DALI EMRI PERBALLE RAMES KUR KA PARE SE CFARE ME KA BERE MUA RAMA PREJ 3 VJETESH VETEME E VETEM SEPSE DOLA NJE HERE TE PROTESTOJA NDAJ TIJ PASI KISHA PROTESTU NJA 40 HERE NDAJ MAZHORANCES??????

Mos harrojme Guvernatorin e Bankes Fullani qe kishte grua kryetaren e Soros (llogarit ne cilin vend te botes guvernatori i bankes qendrore te kete gruan kryetare te fondacionit te piratit nderkombetar te bursave Wink

Po ti more Avokat Altin Goxhaj qenke me keq se ai Kastriot Myftaraj, shpif, merr e ngaterro fakte e data, perzieji me nje cike tym thashethemnaje dhe pak shurup konspiracioni dhe hopla, ja ku i more edhe ti pesembedhjete minutat e fames.

Vetem me sqaro pak, se ne c´periudhe ka qene Arjana Fullani (vajze nga nje familje e shkelqyer me emer ne Tirane) anetare e bordit drejtues (kujdes! anetare bordi dhe jo kryetare) e Sorosit ne Tirane dhe kur eshte emeruar Ardian Fullani Guvernator i Bankes se Shqiperise?

Jo per gje, por me duket se ne llogjiken tende konspirative nuk ka vend per dimesionin kohe, ti te gjitha gjerat i hedh e i perzien ne nje kazan.

Ti, or mik, je thjesht nje sharlatan, nuk ke pune fare me shoqerine civile, ti je zorraxhi, qe i lepihesh pushtetit per nje kothere buke. Ti nuk je as origjinal, por je surrogato.E gjithe fatkeqesia jote, te cilen as ti nuk ja fal dot vetes, eshte se je zgjuar gjithmone gjysem ore pas te tjereve. Kur ti thoje rrush, dynjaja kishte ngrene nje kosh.

Perse atehere njerezit, qe ti kerkon tu mbushesh mendjen, qe Mjafti eshte i keq, te duan nje te ashtuquajtur levizje Zgjohu, qe as emrin nuk ia gjetet vete, por pasi e gjetet ne googel, ia vodhet shqiptareve te Maqedonise. Perse atehere keta njerez ti besojne nje levizjeje qe nuk eshte gje tjeter vecse nje surrogato e keqe e Mjaftit, vetem me dy anetare?

Ti mer PEDERO kliko ketu www.soros.al (shko te faqja e fundit e Raportit 2007) per te pare se si kontrollonte Soros kur fallsifikoi te dhenat e Fondacionit Sorosian BESA per te perfituar nje skeme financiare te vleresuar 280milione USD (2007).

Altin, frruj thepin!

Si i thone asaj fjales se urte: "Kush banon ne shtepi prej xhami, nuk duhet ti gjuaje te tjeret me gure!"

Ku Klani?

Gjyqesori kontrollohej aq sa per te mos lejuar deme kolaterale (anetare e Gjykates se Larte ish kryetarja e Soros Arjana Fullani) sepse ne 2005 Gjykata e Larte ndeshkoi per evazion fiskal Fondacionin e Soros me emrin Besa. Pushteti Parlamentar projektoi nje liste sorosiane me disa deputete qe do te kontrollonin gjithshmone balancen e mazhorances me oopoziten (Ditmir Bushati, Xhacka, Gjermeni, dhe i planifikuari Veliaj me Maznikun, Konomin, djalin e Drejtorit te Soros Piro Misha, etj.). Ekzekutivi kollaj pasi Rama dhe gruaja e tij kryetare e Soros Lindita Xhillari.



Sa kryetare ka Sorosi valle? 

Nese ka qytetare qe e konsiderojne me te efektshme kunder pushtetit 11 vjecar te Rames te dhurojne per Zgjohun ashtu sic pretedendohej se kishte qytetare qe financonin G99, MJAFT-in atehere cfare te keqe ka ketu?

Po Pikerisht, ju MJAFT-in po e konsideroni si te keqe, kurse imitimin saj : çfare ka te keqe ketu? Pastaj, sado te doni te beni paralelizma, pushteti qendror i pozites dhe Kryeministrit, per me teper nje si Sali Berisha (njeriu gjithsesi i '97-es) nuk mund te krahasaohet me pushtetin e nje krye-bashkiaku. S'mund t'ia mbushni mendjen kurrkujt se kryetari i nje bashkie, qofte dhe te kryeqytetit, qofte dhe me Soros, ka me shume pushtet se ai i nje qeverie me maxhorance absolute (per me teper, edhe nje here, ne Shqiperine e sotme). Dhe ka gjithmone diçka te padenje ne t'u berit, ne emer te shoqerise civile, sherbetor i pushtetit. Kesaj i thone: "per inat te simle vjehrre, shkoj e fle me mullixhine". Dhe se fundi, e kam thene edhe nje here, asgje nuk i justifikon spotet e pas 21 janarit. Duket çudi qe ZGJOHU te kete shkuar te kerkoje fonde (shume!) per te tilla spote, dhe t'i kete gjetur e pranuar kaq shpejte e kaq lehte. Nuk eshte me aktivizem civil: eshte te behesh pale me krimin.   

Soros ka parimin qe cakton nje Kryetar pastaj e katapulton ne nje funksion me rendesi dhe vjen tjetri i ze radhen dhe pastaj perseritet e njejta gje dhe keshtu me radhe!!!

Ne lidhje me spotet, kam qene dakort me 4 spotet e para dhe pastaj me thene ne te drejten skam qene dakort me spotet e tjera. 4 spotet e para kane qene shume te sakta duke i bere apel publik politikes per te ndal dhunen dhe qytetareve per distancim. Ajo vajza qe ha cadren kokes sduhet harru dhe spoti ia ka arrit qellimit.

Une si kam bere ato spote dhe mua smund te me akuzosh si autor per spotet. Nese Zgjohu eshte e afert me mazhorancen ky eshte nje problem i Zgjohut dhe jo i imi!!! Une e kam drejtuar ne Shtator 2008 - Tetor 2009! Nese ke ndonje gje per kete periudhe, bujrum mbaj pergjegjesi dhe te pergjigjem. Per me pas jam thjesht komentues dhe perkrahes i miqve drejtues aktuale!!!

 

Soros ka parimin qe cakton nje Kryetar pastaj e katapulton ne nje funksion me rendesi

George Soros is and has been the major financier of the hate America leftists.  As the above article states he funds more than 1200 leftist organizations world wide.  These include  MoveOn.org and the Center for American Progress.
George is 81 years old and doesn't have much time left to kill off traditional America.   
The ONLY thing that has slowed them down is the eight years of George Bush (George Soros hated Mr bush because he couldn't be bought)  and now out of nowhere the American Tea Party.  This uprising of millions of real Americans caught them completely off guard.  They where shocked!   
Suddenly his owned politicians weren't so happy to take the bribe money and pull the lever.  I can see the little bastard Soros screaming "stop the tea party" while pulling his hair out.

The day Soros drops dead should be a major party day in America.  They had better put his grave behind a guarded fence because like Muslims to Mecca it will almost be a duty for Americans to piss on his grave at least once in their life.

Surprise

Jo jo, s'ka mundesi. 

They where shocked! 

shocked, shocked they whaz. 

Ajo vajza qe ha cadren kokes sduhet harru dhe spoti ia ka arrit qellimit.

Kurse ata qe hengren plumbin kokes...

Altin, spotet nuk i benin "apel publik politikes", por i drejtoheshin "Zotit Rama!" me germa te kuqe gjaku. 

Spotet e nuk synonin te mos harrohej vajza (e cila, si per koincidence, paskesh ditelindjen --18 vjeç-- vetem nje jave me pas, me ç'rast u vizitua ne shtepi nga vete Kryeministri dhe gruaja e tij, dhe kamerat dhe bodigardet -- sipas tradites se vjeter te gju-me-gju-me-popullin). Nuk kishte rrezik te harrohej vajza, se Klani mpendonte per te.

Pak rendesi ka kush i ka bere spotet. njesoj eshte ai qe i mbeshtet.  

Po jap vetem nje fakt te vogel qe Mjaft, edhe kur ishte ne grahamat e fundit dhe po jepte shpirt aty ne te thate, i ka sherbyer Rames me devocion: Ne 2009 ne mos gaboj, ne nje projekt shume te financuar, cupat dhe djemkat e Mjaft benin rezil keshilltaret bashkiake te Tiranes per mungesat apo pjesemarrjen e tyre ne mbledhjet e keshillit bashkiak, merreshin edhe me opoziten ne keshill nese ka realizuar programin e saj zgjedhor (shikoni paradoksin, i kerkonin opozites realizim programi) dhe nuk kishin asnje fjale, asnje germe per punen e kryetarit te bashkise, pra ekzekutivit ne qytetin e Tiranes. Ndryshe, qe ta rrokni me mire, eshte sikur te merresh vetem me deputetet e kuvendit te Shqiperise, t'i kerkosh opozites realizim programi elektoral dhe te mos flasesh per punen e qeverise, arritjet apo deshtimet e saj. Mjafti ka qene nje vegel e Rames ne rrugen e tij drejt kreut te PS. Nuk e kishte problem edhe pse atehere i bente protestat me militante te PD. E keqja me e madhe qe ka bere Mjaft eshte shkaterrimi per kohe te gjate ne syte e publikut i cdo lloj iniciative te shoqerise civile dhe te te rinjeve.

Faktet duhen zgjedhur pak me mire. Ne 2009-en Rama ishte tashme kryetar i PS dhe G 99 kishte dale nga Mjafti per te hyre ne zgjedhje krahe PS-se. Keto nuk jane mistere. 

Pastaj: 

E keqja me e madhe qe ka bere Mjaft eshte shkaterrimi per kohe te gjate ne syte e publikut i cdo lloj iniciative te shoqerise civile dhe te te rinjeve. 

Kjo eshte e drejte, perveç faktit qe s'ka patur ndonjehere iniciative te shoq. cilvile apo te te rinjve qe te kete patur ndonje vlere. Nga kjo pikepamje, mire do te paskesh bere, sepse i bie te kete damkosur nje here e mire vete nocionin e shoqerise civile (alla OJF me financime e projekte), gje qe eshte kanceri i shoqerive si tonat. Por ja qe s'e paska shkatwrruar, por ka bere kelusha me shenje te kundert, si Zgjohu, qe te kujton Rinine Putiniane. 

Fundja, as Mjaft e as Zgjohu nuk arriten dot t'i pengonin njerezit te ngriheshin per gjirin e Vlores, as grevistet ne Lezhe, as fshataret e Dukatit, as ata ta Hammallajt, etj.    

Ti ben mire te heshtesh kur flet per te shkuaren se ose ke jetu ne Hene ose po hedh balte. MJAFTi pati vetem nje avantazh: MEDIA! Gjerat "bukura" te MJAFT apo gjerat "e mira" te MJAFT jane bere nga te tjere qe nga 1992 e ketej.

Jane me qindra dhe jo me dhjetra gjera shume here me me vlere qe ka bere shoqeria civile dekaden e kaluar dhe ne fillim te viteve 2000 por u zhduk cdo gje pa lene gjurme si pasoje e nje procesi te fshirjes se kapaciteteve dhe mbi te gjitha te memories te asaj qe ishte.

- aktivistet e shoqerise civile ne 1997-98 rrezikonin jeten e tyre gjate aktivizmit te kohes dhe u fershellenin plumbat andej kendej kur keta klyshet e MJAFT ishin bythpamuka qe sguxonin me dale nga shtepia (normal se ishin ende vogelushesmiley.

- aktivistet e shoqerise civile ne 1999 kane bere pune te jashtezakonshme ne krizen e Kosoves por jo si ata super te paguaritl.

- aktivistet e shoqerise civile ne 1994- 2005 ndeertuan kapacitete te jashtezakonshme ne Shqiperi duke formuar me mijera te rinj dhe nxorren qindra lidera te rinj (midis tyre sa per shembull mund te citoj Arbjan Maznikun, Marinela Liken, Endri Fugen, Ervin Meten, Megi Ajtyresan, Ajola Xoxen dhe nga krahu tjeter Erisa Xhixhon, Gerti Bogdanin, dmth gati gjithe spektrin politik aktual rinor)

- protestat e tipit performance jane organizuar shume here para MJAFTit dhe stafet qe u trajnuan per kete qellim me vone u superpaguan nga MJAFT per te bere "Ide Novative" mgjths ishin bere nja 30 here te Keshilli Rinor (se aty ishin "shpikur"smiley

- protestat qytetare si

  • Protesta e femijeve para Bashkise per sheshe te gjelbera dhe hapesira per femijet (1998),
  • protesta kunder dhunes se miloshevicit (1998, 1999),
  • protesta kunder trafikut te qenieve njerezore (2000) me 1500 vete ne bregdetin e Durresit duke krijuar nje kordon human,
  • protesta STOP DHUNES NDAJ GRAVE
  • Protesta e 2002 PO NARTES JO NAFTES (ku i vetmi qe shkroi ne media kunder ishte Shefi i ardhshem i Maredhenieve Publike te MJAFT pasi sipas ti ne revisten KLAN po kundershtohej zhvillimi ekonomik i Shqiperise!!!!)

DHE ME PAS

keta klyshet e MJAFT ishin bythpamuka qe sguxonin me dale nga shtepia (normal se ishin ende vogelushe

smiley

 O  Altin labi more! Me ate tarrabellon qe as nuk di  telexoje te  shkruarat  do  te na beshe te  zgjohemi ? Nuk e besoj te  na tronisi fort.Konia, me ku  ha e ku vete  te lehte,  nuk arrin ta ndryshoje dot as zerin e vet, e jo  me te zgjoje  te tjeret.Levizja  ZGJOU, po katandiset ne nje Kone

Do te te shihja ty si do emocionoheshe perballe kamerave tv

 Nuk eshte aty e keqja Altin, mos i bjer anash! E keqja eshte se me lepuj nuk behet stan... Nivicjot.Je nga ajo dere e mos e turpero me nga keta merhumet

O Altin, me i qete mer daj. Vetem ndonje super i indoktrinuar nuk do ta kuptoj qe Mjafti jo vetem mbeshtetej nga Rama, po edhe financohej rendshem prej tij ne ditet para 2005. Dhe kjo behej me qellimin qe te goditeshin te gjithe pervec atij dhe ti hapnin rrugen per ne krye te PS. (e beri dhe me Gerti Bogdanin dhe me ASAN-in vetem qe te binin Nanos te ai takimi i famshem psh, po ate po e leme vec per momentin).

Po ama, fondet i morren ne rruge te drejte ne fillim. Nuk ja vodhen kujt, ua dhane vete ambasadat. Tani ketu ka keqardhje nga ana jote sepse e nxorren KRSH jashte nga skema e fondeve, po ne fund te fundit lufte per mbijetese eshte me OJQ ashtu si me bizneset. Ata ishim me inovativ per momentin dhe kaq.

Kishte pasoja te renda per "shoqerine civile"? Mbase, po mua nuk me behet dhe aq vone se koncepti i shoqerise civile gjithsesi kishte filluar te arrinte kulmin. Nuk behen shtetet moderne nga OJQ, behen nga biznese te fuqishme, universitete kerkimore, dhe procese politike te hapura. Tere keto fonde per OJQ mua me jane dukur gjithmone nje hedhje e shpejte parash per te krijuar nje klase te re intelektualesh mbas komunizmit, po ishte dicka e perkohshme jo e perhershme. Dhe me vjen mire qe ketij cikli sot po i vjen fundi. 

A eshte Zgjohu si Mjafti? Kuptohet qe cunat e Mjaftit ishin shume me te zote, dhe ne fillim kishin nje mesazh shume me terheqes. Impakti i tyre ishte me i madh sec ka per te qene ai i Zgjohu. Po ne koncept e njejta gje eshte; i.e nje levizje e nje krahu politik kunder tjetrit. Kaq!

Meqe po i referohesh KRSH dhe MJAFT ne menyre krahasimore:

Tani ketu ka keqardhje nga ana jote sepse e nxorren KRSH jashte nga skema e fondeve, po ne fund te fundit lufte per mbijetese eshte me OJQ ashtu si me bizneset. Ata ishim me inovativ per momentin dhe kaq.

Ata nuk ishin me inovativ por ishin thjesht kelyshet e Soros qe u rriten ne inkubatorin e programit rinor sorosian qe ne 1998 kur ishin ne shkolle te mesme dhe pa shku ne shkolle te larte kontrollonin cdo vit per llogari te Valdete Sales 1.4-1.6 milione $/vit (programi rinor - kryetar bordi Arbjan Mazniku 2001-2005, programi lindje - lindje - kryetar endri fuga 2001 - 2005). Levizja MJAFT nuk lindi nga shoqeria civile (Keshilli Rinor po pasi mblidhte cdo vit apo dy vjet te gjithe organizatat e rinise shqiptare dhe bente votime te fshehta per te zgjedh strukturat drejtuese). Levizja mjaft ISHTE thjesht nje kurim i disa strukturave si Instituti i Medias i Soros (kontrollonte all media), ISB, Qendra e Gruas e Soros, Shtepia e Librit dhe Komunikimit e Soros, etj etj. Veliaj ishte thjesht i bukri i shpendeve qe e kishin vene me kakarit. Kurse kontributi i KRSH ishte nje produkt njerezor i njerezve te zgjedhur dhe qe fillimin e kishte te shoqeria civile dhe aty perfundonte. KRSH ishte e vertete ndersa MJAFT ishte fallco.

KRSH nxorri lidership me qindra njerez ne fusha te ndryshme ne nivel qendror dhe lokal. MJAFT nxorri vetem Erionin dhe Arberin ose me sakte: ATA QE ISHIN NE 2003 ATA U KATAPULTUAN NE LOJEN POLITIKE! ATY FILLOI DHE KETU MBAROI!

Pra ca njerez qe u rriten ne kete rrjet shume te shemtuar, komplet jo produktiv te OJQ-ve, nje dite vendosen te perfitonin nga kjo pune.

Me fal, po kush nuk do e kishte bere kete gje?

A nuk ishe dhe ti njehere qe kerkoje te perfitoje nga po te njejtat fonde te Soros-it? Dhe ajo c'ka eshte me e rendesishme per te gjithe ne, keto fonde jane te popullit apo te Soros-it? Nqs Sorosi do t'ua jape ca kelyshve te tij, sic i quan ti, ca te keqe ose te padrejte ose te jashteligjshme ka ketu? Bashkohem me ty qe efekti final ka qene aspak pozitiv, po keto fonde o mik, jane fonde private. Eshte privilegj per ty e shume te tjere qe njehere e nje kohe arrinit te aplikonit per keto fonde.

Dhe ne momentin qe ajo organizate vendosi ti perqendroj diku tjeter, problem i tyre jo i joni. Edhe njehere, eshte tjeter gje te thuash qe keto fonde jane perdorur per qellime jo te drejta, dhe eshte tjeter gje te thuash qe ketu ka nje hile te madhe. 

p.s Kaloj tere kjo hapesire pa u komentuar artikulli i Vasjarit, kshuqe ja vlen te them nje fjale per te. Ka shume te drejte, eshte hiporkizi e gjalle qe njerezit qe erdhen ne PS duke perdorur boten e erret te OJQ-ve sot e konsiderojne problem te madh qe nje tjeter OJQ po benka fushate kunder tyre. 

Pika e pare: une skam pas ndonjehere problem me fondet e Soros apo me ata qe i marrin!!! Une problemin e kam me vete modelin dhe praktiken sorosiane si nje praktike e rrezikshme qe minin demokracine dhe rrenon shoqerine civile! Ata ne emer te shoqerise civile e kane shkaterruar shoqerine civile te Shqiperise dhe te lagjes se Soros ne USA dhe kjo gje per mua perben problem!

Pika e dyte, une sjam anku pse kane mor leke nga Soros por qe jane mekanizma te skemes sorosiane qe thithen fondin e taksapaguesve europiane per Shqiperine duke shkretu gjithe kapacitetet e shoqerise civile!!! Pra Soros si pirati qe grabit ndihmat per Shqiperine nepermjet bandave te kelysheve te vet.

Pika e trete, njesoj si aktiviteti i financimit te terrorizmit me fonde dhe fondacione private eshte i denueshem, po ashtu keta terroriste mediatike kane sherbyer per te demtuar interesat e Shqiperise dhe mua me ka lind e drejta qe kur e kam konstatuar kete fakt qe te reagoj dhe perpiqem per ta ndryshuar kete situate dhe kete po bej!!!

 Mbase ke te drejte ne te gjitha keto, dhe ne fakt nuk eshte se dua te kundershtoj. Por per aq kohe sa edhe KRSH njehere e nje kohe aplikonte per fonde te Soros, a nuk eshte hipokrizi ta quash sot Sorosin rrezik te madh?

Nejse. Perdor @ perpara emrave ne facebook o burre qe te dalin links tamam, se ngelen duke me shkrujt njerezit "shif ca ka postu Altini" megjithese nuk me dilte te newsfeed per asnjeri. Kjo e sotmja ishte bombe e madhe vallaj, nuk e prisja.

p.s je bere me i keq se Kac Myftaraj, se ai te pakten llafe i ka ndersa ti edhe me dokumenta zyrtar vallaj, i forte paske qene!

  aktivistet e shoqerise civile ne 1994- 2005 ndeertuan kapacitete tejashtezakonshme ne Shqiperi duke formuar me mijera te rinj dhe nxorren qindra lidera te rinj (midis tyre sa per shembull mund te citoj Arbjan Maznikun, Marinela Liken, Endri Fugen, Ervin Meten, Megi Ajtyresan, Ajola Xoxen dhe nga krahu tjeter Erisa Xhixhon, Gerti Bogdanin, dmth gati gjithe spektrin politik aktual rinor 

Nese keta jane lideret qe ka pergatitur shoqeria civile, haram i qofte, sepse i ka bere nje dem te madh shoqerise duke i dhene si modele keta bythlepires te liderve te medhenj, edhe pse jo te gjithe ne te njejten menyre...

Sipas kokes se gonxhaj kemi dhe festen e shoqerise civile; Llapaqener te paafte, qe e shfrytezojne statusin e shoqerise civile per tu katapultuar ne torten e majme te politikes...

Megjithse ka kaluar pak kohe nga ky artikull, po ti bejme nje analize te gjithe emrave qe permend goxhaj, te gjithe jane ne mom ne gare per te kapur qeverine, shtetin, kombin shqiptar.

Gjasme "si shpifje" se mbas Kokedhimes fshihet biznesi rus une do te thoja se te pakten mbas tij fshihet biznesi shkaterrues sorist.

Nuk eshte rastesi pse ne kohen e alise sikur u afruan gjasme disa njerez te perendimit, qe ne te vertete kane qene anti-shqiptaret e radhes.

Lufta vazhdon ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).