OJQ-ja, e cila, aktualisht, drejtohet nga djaloshi Zirkon Disha, nuk figuron e regjistruar në Gjykatën e Tiranës

Zyra e Regjistrimit të OJF-ve: Nuk figuron që organizata "Zgjohu", të jetë regjistruar ndonjëherë pranë kësaj zyre

TIRANË - Lëvizja "Zgjohu", e cila kohët e fundit po shpenzon miliona lekë për të bërë reklama televizive në mediat vizive më të mëdha shqiptare, rezulton të jetë një "fantazmë". Kjo organizatë joqeveritare, e cila, aktualisht, drejtohet nga një djalë i ri, i quajtur Zirkon Disha, nuk figuron e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në një shkresë zyrtare të datës 11.10.2010 me numër protokolli 4255/1, e cila disponohet nga gazeta "Shekulli", thuhet se kjo organizatë fitimprurëse nuk është e regjistruar. Kjo shkresë zyrtare është firmosur nga kancelari i zyrës së regjistrimit të organizatës jofitimprurërëse. "Nga verifikimet e bëra në regjistrat e Zyrës së Regjistrimit të OJF-ve, momentalisht nuk figuron që Organizata Jofitimprurërëse "Zgjohu", të jetë e regjistruar pranë kësaj zyre", - thuhet në përgjigjen e dërguar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë më 11 tetor 2010.

Megjithëse kjo organizatë ka ushtruar prej vitesh aktivitetin e saj, madje duke sponsorizuar edhe reklama, apo aktivitete të ndryshme me karakter politik, kjo lëvizje ushtron veprimtarinë e saj jo në përputhje me legjislacionin përkatës. Spotet publicitare dhe aktivitetet e saj, të cilat kapin vlerën e disa milionave lekë, nuk janë transparente se nga vijnë. Lëvizja "Zgjohu" është protagoniste e shumë spoteve dhe aktiviteteve, të cilat në thelb kanë të bëjnë me kundërshtimin e politikës së ndjekur nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Mjafton të kujtojmë spotin e publikuar pas demonstratës së 21 janarit, i cili i drejtohet kreut të opozitës me pyetjen se "Ku e dinit se do të kishte të vdekur një ditë para demonstratës?". Së fundmi, kjo organizatë joqeveritare ka financuar spote publicitare në lidhje me ndotjen e kryeqytet dhe në pamje shfaqet dhe fotoja e kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës.

Burimet e financimit të një OJF-je, sipas ligjit shqiptar në fuqi, janë të ardhurat nga kuotizacioni kur ka të tilla, fonde, grante dhe donacionet e ofruara nga subjektet private dhe publike, si dhe të ardhurat nga veprimtaria ekonomike dhe pasuritë në pronësi të OJF-së. Ky lloj administrimi financiar lejon përdorimin e të ardhurave vetëm për përmbushjen e qëllimit dhe objektit të veprimtarisë, për të cilën ajo është themeluar, si dhe për mirëmbajtje të pasurisë së OJF-së. Në ligjin numër 8789, datë 7.5.2001 "Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse" , në nenin 12 të saj, thuhet se çdo organizatë jofitimprurëse regjistrohet me një numër të veçantë regjistrimi, që përmban një a më shumë skeda në Regjistër.

Por organizata "Zgjohu" nuk është e regjistruar deri më datë 11.10.2010 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e kjo do të thotë se veprimtaria e kryer prej saj nuk është e regjistruar, dhe si e tillë, i gjithë aktiviteti përpara këtyre viteve nuk mund të verifikohet apo t'i nënshtrohet transparencës.

Gazeta "Shekulli" disponon një kontratë të nënshkruar midis kryetarit të Lëvizjes "Zgjohu" dhe një televizioni privat, për transmetimin e reklamave

23 Komente

"Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse" , në nenin 12 të saj, thuhet se çdo organizatë jofitimprurëse regjistrohet me një numër të veçantë regjistrimi, që përmban një a më shumë skeda në Regjistër.
Por organizata "Zgjohu" nuk është e regjistruar deri më datë 11.10.2010 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e kjo do të thotë se veprimtaria e kryer prej saj nuk është e regjistruar, dhe si e tillë, i gjithë aktiviteti përpara këtyre viteve nuk mund të verifikohet apo t'i nënshtrohet transparencës.

Por organizata "Zgjohu" nuk është e regjistruar deri më datë 11.10.2010 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e kjo do të thotë se veprimtaria e kryer prej saj nuk është e regjistruar, dhe si e tillë, i gjithë aktiviteti përpara këtyre viteve nuk mund të verifikohet apo t'i nënshtrohet transparencës.

 

Po e tha pra themeluesi i levizjes qe nuk eshte e regjistrume. Nuk ekziston ne letra, po flisni per nje fantazme ligjore. Legjislacioni Shqiptar nuk parashikon dicka te ketille, eshte njesoj si te flisni per "aleanca Zgjohu e disa OJF-ve"

Vazhdon budallalleku njerezor te veproje! Levizja Zgjohu kurre nuk eshte prezantuar si OJF por si Levizje! Levizjet jane organizime njesoj si vete projektet! Projektet nuk regjistrohen ne gjykate o njerez!!!!!!!!!!!!!! Shoqatat qe themelojne, organizojne apo mbeshtesin levizjes regjistrohen nese duhet te kryejne veprime ligjore dhe financiare. Eshte sqaru 99here deri tani ky muhabet. Parate nuk i ka mbledhur dhe as i ka paguar ne Tv levizja zgjohu por Shoqata per Integrim dhe Zhvillim me nr nipti aq e kaq, organizate e regjistrume ne gjykate dhe ne Drejtorine Rajonale te Tatim Taksave sipas legjislacionit shqiptar dhe si cdo OJF nuk duhet te regjistrohet ne QKR sepse keshtu e ka ligji pasi eshte subjekt jofitimprures! Mos e merrni me budallelleqe gazetaresh te paguar keq qe ja fusin si u vje sa me mbyll diten e punes dhe me ik ne shpi pa bere nje veirifikim minimal.

 

mesa di une levizja " mjaft " ishte e regjistruar. Nese ben shpenzime, qofte materiale apo ne formen e pagave dhe shperblimeve (besoj se ai drejtori nuk punon vullnetarisht. Nese po dmth nje hile e ka) duhet te jesh i regjistruar ne zyren e tatimeve. Edhe projektet qe jane aktualisht ne shqiperi dhe qe financohen psh nga fondet e USAID jane te detyruara te regjistrohen ne zyren e tatimeve. Duhet bere nje padi ne gjykate per aktivitetin jo ligjor te kesaj levizje dhe jo vetem te kesaj.  Maskarenjt nuk kane brire, ata jane midis nesh.

Lavatrice lekesh FMG...Lavatrice lekesh ne prag fushate.... Dhe alibia me e mire eshte se kemi nje "te ashtuquatur OJQ" te paregjistruar e cila nuk tregon se nga vijne leket dhe e cila ka filluar nje fushate kunder liderit te opozites tani ne prag fushate. Sic e permendi dikush me perpara , ku ishte kjo OJQ me perpara? dhe pse filloi kete fushate spotesh pikerisht tani ne prag fushate?

"Fshati qe duket nuk do kallauj" thote nje fjale e urte e popullit.

Keta  jane militante te djathte te cilet financohen nga taksapaguesit Shqiptare dhe nga leku i piste dhe kane si qellim bombardimin e popullit me propagande..

 

Levizja Zgjohu kurre nuk eshte prezantuar si OJF por si Levizje! Levizjet jane organizime njesoj si vete projektet! Projektet nuk regjistrohen ne gjykate...

 

Gazeta "Shekulli" disponon një kontratë të nënshkruar midis kryetarit të Lëvizjes "Zgjohu" dhe një televizioni privat, për transmetimin e reklamave

OJQ-ja, e cila, aktualisht, drejtohet nga djaloshi Zirkon Disha, nuk figuron e regjistruar në Gjykatën e Tiranës

 Njehere e quan OJQ  gazetari i shekullit ,njehere Levizje Zgjohu ;Konfuzioni i qellimshem i cili vjen nga deshira per te barazuar nje levizje me OJQ.Edhe ligji nuk duhet te jete i qarte per kete prandaj ka vende per konfondime.

Atehere c'emer ti veme ketij "mutacjoni shoqeror" ?I cili nuk justifikon ose tregon leket e fituara "nga donatoret" dhe po bombardon telvizonet(ne kohe fushate) me spote propagande (kunder opozites)

Me shtyu ne ngasje komenti i altinit dhe i futa nje search kesaj shoqates per integrim dhe zhvillim. ndonje faqe online te saj s'gjeta por gjeta se ne 15 nentor 2010 shoqata eshte perzgjedhur fituese nga agjensia shteterore per mbeshtetjen e shoqerise civile. titulli i projektit eshte "monitorimi i praktikave te qeverisjes lokale nga komuniteti ne bashkite e prefektures lezhe", ndersa gallatisht shtrirja e projektit perfshin Tiranen, Shkodren dhe Lezhen.

Qe eshte shkruar me bythe kjo lexohet, ndersa kuptohet qarte mbrapshtia qe kur sponsorizohen projekte per monitorimin e bashkive tani ne prag fushate. qofsha i gabuar por bie ere kjo pune. Nuk jane vetem biznese te dyshimta qe sponsorizojne kete fushate propagande, por eshte dhe shteti vete.

Or ti akoma se paske mor vesh qe jane dy shoqata te ndryshme! E ka pergenjeshtru edhe vete Gazeta Shqiptare dje kete fakt se e boni si ty mbase: i futi nje te kerkume ne google te dali cfare te dali dhe i rane ne qafe nje shoqate pa lidhje ku ndrysho emri dhe nipti psi jane dy shoqata te ndryshme

Altin po ta kthej ate pergjigjen per postimin tek tema tjeter ketu.

Une Zirkonin nuk e njoh personalisht. Mund te jete elokuent sic thua ti, por nga ce kam pare dhe degjuar dyshoj shume, dhe kam te drejten e opinionit privatisht, por edhe ketu ne kete blog ne anonimitet, se ku e gjej kurajon besoj nuk eshte pyetje qe duhet ta drejtoni, te pakten ju, qe i perkisni shoqerise civile. Nuk e di nese u kuptuam.

Tjetra. Zoteri pretendon te jesh ne balle te shoqerise civile, a ka mundesi nje pyetje? A s'te duket pak e cuditshme qe ne nje vend demokratik paska shoqeri civile qe aktivitetin e vetem qe ka eshte lufta kunder OPOZITES???????? Hajde plako se spo flet me budallenj. Duhet ta kuptosh qe Saliut dhe shpurres nuk i intereson fare, po hic fare, zero, ti mbush mendjen njerezve civil te shqiperise, ata mjafton te mbajne me brum shpurren dhe militantet e tyre, vetem kjo u garanton sukses ne ndermarrjen e tyre anti-kombetare. si ka thene njehere njeri dikur.....

Do vij dita qe do't zgjidhet,

dhe nga trasta dege e kalbur,

doemos qe jashte do te hidhet......

Une besoj se Rama eshte i rrezikshem per demokracine.

Une jam i majte dhe jo i djathte! Por me kete te majte puna me e madhe eshte pastrimi i te majtes nga kjo lloj semundje qe e ka zene me emrin Rama

A e kam gabim? A kam te drejte? Ti mendon qe une e kam gabim une mendoj se une kam te drejte. Ne fund te fundit kjo eshte demokracia, secili ka te drejte te kete opnionin e tij! Problemi eshte qe une kur shpreh opinionin tim bombardohem me gjyqe, gjoba, penalitete, etj etj

 Ka pase raste qi mendosha dhe un kshu si ti, andrroja per nji shqipni pa Ramen, per nji bote ma t'paster(lol)... pastaj krejt papritmas delte Sala n'telivizor dhe ja bante mutin andrrave t'mija...

 

(s'po vazhdoj ma sepse pjesa tjeter asht shum e qarte, mendoj un.)

Ku e gjete ti qe se paskam marre vesh se jane dy shoqata te ndryshme. Shkruar e zeza mbi te bardhe eshte. shkrova vetem per plagjaturen e shoqates per integrim dhe zhvillim qe ti e hodhe per konsum. Une nuk e kuptoj dot se si shteti mbeshtet financiarisht nje OJF qe 4 muaj para zgjedhjeve lokale do te beje monitorim te praktikave te qeverisjes lokale...dhe kjo OJF-ja 2 muaj para zgjedhjeve lokale ja kercet me spote thellesisht politike. Jane dy argumenta qe te bejne te mendosh se kjo ojf ben oce oce me qeverine...ky ishte thelbi i komentit tim nese nuk e ke kuptuar.

Ti qeke me te vertete i verber! 2 shoqata pa lidhje: njera financohet nga shteti ne baze te legjislacionit shqiptar tjetra ben spote!!!Ku eshte lidhja ketu e financimit te OJFse qe ben spote nga shteti????????

ne nje shtet ku vete qeveria eshte jolegjitime, cfare prisni ju qe organizata apo levizje bythe te jene ligjore?

Ore kaq i zoti eshte ky Altin Goxhaj apo jane kaq debila keta keshilltaret e Saliut. Altinit si besohen 1,000 lek te reja leta i kane kaluar 500 milion...

Apo te kane vene thjesht si emer plako?

Altin, se e paskan mbyllur temen andej, dy gjera te fundit: e para, nese ti kishe arsye etike apo politike pse e le levizjen "Zgjohu", s'ka pike kuptimi ta mbrosh tani, o je parimisht kunder o s'je, mbaj nje qendrim dreqi e mori; e dyta, ajo qe po thoja une dhe qe ti s'e paske kuptuar eshte qe lufta jote me mullinjte e Sorosit eshte kaq larg marrjes me problemet e verteta qofshin keto ideologjike neoliberalo-manipulimmonedho-sorosiane qofshin ne terren - ekonomike, shendeti publik, drejtesie-, sa qe vetem arsyet personale te fryra jashte proporcionit mund te shtyjne nje njeri kaq larg te vertetes dhe kaq aktivisht skic me te. Jo vetem te vertetes, po ti edhe Sorosit dhe ideve te tij i rri gjithe diten skic, se kapesh si femije vetem pas nje emri. Prandaj une po te thoja ne menyre te njerezishme 'mjaft'.

Tropizma gjithshka eshte shume e thjeshte per mua dhe ty qe kemi informacion mjaftueshem:

SOROS ngriti OSFA ne 1992 nepermjet Fron Nazit i cili zgjodhi si staf organizator Agim Isakun, Valdete Salen dhe Piro Mishen, te tre celule komuniste e mediokritetit te viteve 80 dhe nepermjet tyre ngriti nje merimange e cila perfshiu shume shpejt edhe Remzi Lanin (ish-spiuni i famshem qe futi ne burg mesuesin e tij te letersise Dod Bajraktarin (gjoja sikur kishte lexu biblen, fishten dhe konicen) qe te siguronte bursen e filozofise dhe me pas duke spiunu shoket e klases dhe u be Kryeredaktor i Zerit te Rinise). E gjitha kjo nuk ishte rastesisht por pjese e platformes sorosiane per te thithur gjithe negativitetin njerezor te nje vendi (si test bindjeje per sa me shume antishqiptarizem) dhe per te kontrollu ne menyre efikase elitat e reja intelektuale te varfera shqiptare te tranzicionit njesoj si ne kohen e komunizmit, pune qe drejtuesit sorosiane dinin ta benin mire. Ne Bordin e pare te Soros ishin Edi Rama, Lindita Xhillari sot Basha dhe tash se fundi Rama, ndersa si stafe te rendesishme ishin Delina Fico (Qendra e Gruas), burri i Sevim Arbanes (AEDP) e disa te tjere. Me pas Drejtor i Programit Rinor emerohet vellai i Edi Rames, Olsi Rama (per te cilin kom respekt). Pergjate periudhes 1992 - 1997 u vendos kontrolli fillestar mbi elkitat intelektuale qe ne thelb skishin buke te hanin me mbeshtetje minimaliste ndersa nje kategori tjeter menaxhonin qe ne ate kohe qindra mije dollare. Keto para nuk ishin thjesht kontribute te Soros por thithje fondesh nga gjithshfaresoj burimesh dhe sherbyer si akumulim fillestar kapitali per sorosistet e rinj. Suksesi me i madh i Soros ne ate kohe qendronte ne kontrollin e medias nepermjet milionave dhe bursave dhe udhetimeve luksoze cka e ktheu te gjithe boten e gazetarise ne klientele sorosiane.

1999 - 2000 AEDP beri namin duke vjedhur parate e nderkombetareve te rehabilitimit te Shqiperise postkrizeskosovare duke prodhuar foto te shkollave qe ishin bere capak kohe me pare apo duke bere nje shkolle dy here apo thjesht bojatisje dhe vetem ne kete drejtim Soros rikuperoi te gjithe shumen e investuar nga 1992 ne Shqiperi. Si gjithmone personi qe gatiste letrat ishte Milva Ekonomi

1998-1999 themelohet Spekulacioni BESA Fondation me 1 milione dollare duke i marre shtetit shqiptar 29 milione dollare para, asete dhe borxhlinj urbane. Ne 2008 si pasoje e disa spekulacioneve ekstreme BESA kontrollon 280 milione dollare dhe nga burime publike per qellime jofitimprurese riprivatizohet i gjithe fondi i akumuluar prej 11 vjetesh ne duart e pronarit te 1 milione dollareve, dmth te Soros. Si gjithmone personi qe gatiste letrat ishte Milva Ekonomi

1998 - 2000, Soros hapi thesin per kedo qe vlente dhe nuk vlente qe mbeshteste Ministrin e Kultures Edi Rama ish anetar i Bordit te Soros, mik personal i Soros qe ne 1996 (njohje ne Budapest).

2000 e ketej me pas kur Rama behet Kryetar Bashkie hapet thesi i Soros per cdo lloj mbeshtetje qe mund ti jepej. Mediat ishin gatitur me kohe (1998) per Ramen nga Soros nepermjet rolit te jashtezakonshem te Remzi Lanit, ndersa Valdete Sala, Piro Misha, Delina Fico, Milva Ekonomi, Capajev Gjokutaj, punonin qe OJFte dhe nderkombetaret te punonin non stop per imazhin e Rames (dhe aspak per nevojat e qytetit). Si gjithmone personi qe gatiste letrat ishte Milva Ekonomi.

2002 fillon puna per krijimin e nje instrumenti qe do te godiste me te gjithe forcen sorosiane Fatos Nanon qe te behej gati Edi Rama per kryetar te PS dhe me vone Kryeminister. MJAFT pergatitet ne Janar 2002 por deshton me sukses pasi ishte krejtesisht anonim. Ne Gusht 2002, nepermjet mekanizmit te pr gay ambasada holandeze bie ne dashuri me YLLI - program qe drejtohej nga ANNDA dhe BYL-A perkatesisht Arbjan Mazniku, Endri Fuga dhe Erjon Veliaj, te tre "femije adoptive" te Valdete Sales. Arbjan Mazniku 20 vjec, Endri Fuga 18 vjec, dhe Florian Pustina 23 vjec, qe ne 2000 kontrollonin cdo vit per llogari te Valdete Sales 1.4 milione dollare te rinise shqiptare dhe 15 vjecari Arber Veliaj, vellai i Veliajt "te madh" merrte deri ne 10 mije dollare qe ne 2001.

15 Mars 2003 krijohet MJAFT si pisqolle e Edi Rames ne rrugen e pushtetit sorosian pe rte marre kreun e Partise Socialiste dhe me pas postin e Kryministrit dhe ketu dihet si ka vazhduar loja.

ne 1999 - 2000 u krijuan 8 spinoffe dhe disa OJF shume te aferta ku ne borde drejtonin ose Remzi Lani, ose Valdete Sala ose ndonje anetar tjeter i grupoit te vogel sollon kete situate te sotme te shkaterrimit te shoqerise civile ku 15 organizata spinoff-e apo te familjes sorosiane te Tiranes kontrollojne 15 milione euro ne vit ndersa 500 OJF te tjera shqyejne njera tjetren per 5 milione euro qe mbeten ne vit per to.

 

Si thua, kjo eshte nje ceshtje e vogel dhe pa Soros brenda????

Nese ti mendon qe ke te drejte, ti qofsh, por une do te vazhdoj jo te luftoj me mullinjte e eres por me hap te vogla duke demontuar skemen e madhe ashtu nga pak me nge te modhesmiley

alidemso, ky muhabeti i perserit ketu qe na u bo si burre i nones (s'guxo me hap peshkun se do dali po ky muhabet), po me kujton historine e Enver Hoxhes me kryeveteranin SB (inicialet jane te verteta, cdo perkim eshte i rastesishem, jom i sigurte qe ti e di). I shkon nje sekretare e bukur ketij- sekretaret jane ne 98.6% te rasteve per se mbari... kshu nga japia. Se llafi sjell llafin, per paralel, me kujtohet edhe nje emision i Fiks Fare per kryetarin e te perndjekmve KK, edhe ai me sekretare pak a shume te ngjashme. Po qe te mos shkeputemi nga historia, bam-bum, anej knej, e kapin SB ne "flagrance" (vdes per ket llaf!) me sekretaren, u bo qamet i modh, si atehere mo, ene i shkon info enver hoxhes. Tani kshu gjo politike me zarar s'qe kjo, "ordinere" u qujshin, dhe Enveri e myllte naj her i sy (sic boni per baben kur u martu per s'dyti, simas adetit). E mire, ta falim tha, robt edhe kabojne, nuk do ia japim kuadrin tone armikut, nje verejtje e lehte etj etj... edhe ia falen. Mirpo huqi huq, s'del, edhe, kalo ca kohe... jo anej, jo knej, au iu, kur tak, cefesht, e merthejn ket veteranin prape. Prap zhurme, jo flagranca, jo fragranca, i shko llafi Enver Hoxhes. Kshu kshu, SB-ja, prape i thane... S'e zgjati hic Enveri. Pa nji pa dy, hiqeni mutin, tha, pse tere kohen me loqen e SB-se do merremi ne...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).