41225_2.jpg (215×170)Një protestë e minatorëve është zhvilluar sot paradite para Ministrisë së Ekonomisë në Tiranë me rastin e ditës së 1 Majit. Dhjetra minatorë kërkuan të merren parasysh kërkesat e tyre ekonomike. 
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri u shpreh se minatorët janë të vetmit që ia dinë kuptimin kësaj dite. Ai u shpreh se protestat e minatorëve kanë rënë në vesh të shurdhët ndaj hapi i ardhshëm do të jetë vota. 

“Sot ne treguam se kjo është një ditë e vecantë. Ne kemi përdorur të gjitha mjetet institucionale në vazhdim të kërkesave tona, por mednojmë se tani është koha ta ndëshkojmë me votë këtë qeveria antipopullore. Kur nuk funksionon demokracia, kur qeveria bën të shurdhërin, ne kemi armën tonë të vetme votën. Në rasts e dhe kjo nuk funksionon do përshkallëzojmë protestat”, u shpreh Xibri. 

Minatorët kërkojnë rishikimin e moshës së pensionit dhe rritje të pensionit minimal. 

1 Maji

Në shumë vende të botës përkutjohet sot 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 Maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA). Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882. Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 Majin. Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data e 1 Maj është miratuar në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i festës së punëtorëve i referohej këtu marshimeve të mëparshme të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava në 1872 

2 Komente

Minatoret s'merren dot vesh me njeri tjetrin, jo me te bindin njeri te miratoje statusin e minatorit.....

 ''sa u gezua minatori.....'', i thone ketij muahabeti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).