r-OSAMA-BIN-LADEN-DEAD-large570.jpg (570×238) 

Përditësim: Pjesë nga fjalimi i Presidentit Obama:

CNNTonight, I can report to the American people and to the world that the United States has conducted an operation that killed Osama bin Laden, the leader of al Qaeda, and a terrorist who's responsible for the murder of thousands of innocent men, women, and children.

Today, at my direction, the United States launched a targeted operation against that compound in Abbottabad, Pakistan. A small team of Americans carried out the operation with extraordinary courage and capability. No Americans were harmed. They took care to avoid civilian casualties. After a firefight, they killed Osama bin Laden and took custody of his body.

__________________

Presidenti Barak Obama pritet të japë një konferencë shtypi.

BBC News: Al-Qaeda founder and leader Osama Bin Laden is dead, according to US media reports citing officials. The US is in possession of Bin Laden's body, the reports say. President Barack Obama is due to make a statement shortly. Mr Bin Laden is top of the US most wanted list. He is accused of being behind a number of atrocities, including the attacks on New York and Washington on 11 September 2001.

_52447930_05_11_pakistan_abbottabad.gif (304×171)

The al-Qaeda leader was killed in a mansion outside Islamabad in an operation based on actionable US intelligence, CNN reported.

__________________

(Për t'u përditësuar) 

312 Komente

Lajm fantastik per mendimin tim. Me duket se Pakistani u lodh nga Dronët, dhe u'a dha Amerikanëve Bin Ladenin. Plumb në kokë thonë...

Ama great timing, s'ke c'i thua. Me vdek Bin Laden dhe cuni i Gadafit ne te njejten kohe eshte koincidence e fuqishme. Prit teorite e konspiracionit tashti.

yje pa fund ky lajm.. ******************** me ne fund erdhi dhe dita e shumpritur..

Thone se Dronet e kane vrare ne Pakistan, Islamabat bashke me familjen Ne nje vile luksose

U qerua nje hale

 

Fantastike fare!! Mire thote Ketlina, yje pa fund meriton ky lajm.

Faktikisht eshte vrare nji jave me pare, thjesht prisnin te vertetohej qe ishte ai vertet, testuan ADN-ne.

 Eh mer Osame? Nuk e kisha menu ndonjehere qe qe ndonje lajme me emrin tend brenda do me lumturonte kaq shume. Siguro qe do kesh fillu punen me ato 7 virgjereshat qe te takojne mo, se u trete shpellave.

hahahahahahahaha

 Wow! Qekan mbledh dynjaja para White House tu bertit "USA, USA." It's the end of an era.

Une deri me sot s'kam takuar njerez me patriote se Amerikanet. Ate qe e kane e kane.

 ate qe e kemi e kemi - vetem flamuj amerikone po shof tel peshku

S'isha gezuar kaq shume nga nje lajm qekur shpalli pavaresine Kosova.

CBS news thote CIA e ka vrare ne nje aksion

lajm i mire, por qe nuk e zgjidh problemin ne thelb.

 Huge game changer.

i'ts hard to beleive that. but let's hope for good.

 Av, jeta eshte lufte me apo pa Osamen. Sidoqofte vrasja e tij counts si nje fitore e jona dhe eshte good news. Me te tjerat pastaj merret Ravi. Ne na takon te ecim perpar.

P.S. Mbase po flas budallalleqe, por nuk me mban vendi. Ika tani. Eh qe do ia kisha mbath per Washington qe tani, por na kane lidhur kembet kalamaqerit. 

nuk ka ecur shume kjo bote, pf. mbyll syte, harro vitin ku je, dhe te duket sikur je duke lexuar ndonje histori te mesjetes e perpara saj. nje mbret martohet, nje mbreti tjeter i vritet djali me tre nipat e vegjel, mijera njerez humbin jeten nje zot e di per qejfin e kujt, nje rrebeli i pritet koka nga perandoria me e madhe etjetj.

enjoy smiley sinqerisht. une po shkoj te fle, nuk di pse nuk me entuziazmon shume si lajm. i fear revenge.

 You play chess? It's like playing against someone that has no queen, while you have a full set.

i used to play a lot. i have been average though.

me ben pershtypje qe e quan queen. mbreti i bie te jete ideologjia e tyre apo dicka tjeter...  sidoqofte, terrorizmi eshte si gorgona, i keput nje koke, i dalin te tjera... kjo pjese e botes ka qene per kohe te gjate very unfair me pjesen tjeter. ok nuk eshte vendi sot per kete muhabet. smiley

 

 Mbreti eshte ajo mase njerezore qe per aq kohe sa ishte Bin Laden gjalle, dyshonin se mos pale, pale, perderisa amerikanet nuk ishin ne gjendje ta kapnin, amerikanet ishin te humburit, se mos kush e di se si, historia mund te ishte ne anen e Bin Ladenit. Gjithe c'mbetet per kete mbret, per kete mase njerezish, eshte te pranojne faktin qe ky moment do te thote fillimi i Pax Americana. That's it. 

p.s. terrorizmi vertete mund te jete si kucedra, nje koke i pritet te tjera i dalin, por Bin Laden nuk ishte koke, ishte zemra e terrorizmit. It's over. The beast is dead.

Nuk jame aq optimist. Qe ne vitet e para pas 9/11, Bin Laden kishte humbur rendesi ne betejat qe ndodheshin. Dhe i gjalle, ai nuk kishte me mundesi "operacionale," vetem vlere simbolike. Organizata aleate me te ishin krijuar ne Irak, Yemen e vende te tjera, por dukeshin te bashkuara vetem ne fjale, se nuk eshte se punonin bashke apo mirnin urdhra nga ky. Ata qe e shikonin kete si symbol te tyre, kane aq urrejtje, sa vrasja e ketij nuk do ndryshoje shume gjera.

Prit kur te ngrihen ata koqet te protestojne kunder usa...

 

Nuk kane mbetur shume koqe. Trazirat ne Lindjen e Mesme duke mbajtur larg Alkedain tregon se popullariteti i Alkedes ka rene Sidomos me vrasjet e Alkaidas ndaj vellezerve musliman e ka kthyer alkeden ne nje organizate ne mos te urryer te  pakten ne nje organizate qe asnje levizje popullore nuk do te shoqerohet me Alkedan

U djegte ne ferr per eternitet...

Nuk qeka vrare me drone por qeka vrare nga forca speciale drejt per drejt ne dyluftim.

Kete po degjoj edhe une Ne fillim u mendua nga Drone, por  Obama tha se u vra nga trupa speciale ne luftime drejt per drejt

Me siguri do kene qene trupa te gardes Shqiptare smiley

 Shume kurjoz per detajet e operacionit.

Kjo tregon se se kapja e tij duhej te ishte pune e forcave speciale dhe CIA qe ne fillim.Industria e luftes e shfrytezoi friken e ndaj terrorizmit per te filluar dy luftra qe kane kushtuar mbi nje trilion dollare duke mos llogaritur ketu triliona te shpenzuar ne ngritjen e sigurise miliarda dollare ore pune te humbura ne aeroporte.E gjithe kjo per vrare nje person.Kontraktuesit e industrise se mbrojtjes i molen taksapaguesit duke shfrytezuar friken e krijuar nga gogoli Bun ladin.

E drejte - megjithese s'eshte vec per Osamen por per gjithe rrjetin.

aman se na verbove me kto komente....

eshte fitore per obamen sepse republikanet e akuzojne si te dobet frikacak etj.Nga ana tjeter lufta kunder terrorizmit duhet te jete se pari lufte per mendjet dhe zemrat.Eshte erresira dhe injoranca e pjeseve te globit qe i bejne njerezit te manipulohen nga ekstremistet. 

Ky duhej rrjep i gjalle. Hajt mo nejse ne te semes te shkoje bastardi.

Ore po ky paska ndertuar keshtjelle me mure 5-6 metra te larte me tela me gjemba ne mes te nje qyteti te begate ku kishin vila ish ushtarake pakistaneze, dhe keshtjella e tij paska qene te pakten 9 here me e madhe se cdo vile tjeter rreth e rrotull!  As shpelle, as guve, as gerxh mali ne Uaziristan a ku di une!  Sukses apo deshtim i CIAs qe se paska marre vesh kete gje deri tani?

 Any non north americans around?smiley

Marrte me vedi te gjithe kriminelet  si puna e tij. Amin

Si thote populli " Zoti vonon, po nuk harron".

Me ne fund. 

Mission accomplished, troops home ... or not?! 

qellove si Bushi o Monde

Se thashe, s'rashe smiley.

PS: Wolf Blitzer po thoshte se i vinin mesazhe nga lidera afgane qe i shkruanin se "u thame e sterthame qe s'eshte ne nahijen tone, eshte matane gardhit."  Perkthyer jo verbatim nga 700 dialektet afgane.  

na Wonfi e ke kanalin ti ? un po shof gallate na Fox-i, Heraldoja ka ik me vrap ne mes te turrmes para shtepise se bardhe. pale pale i ka dredh dhe mustaket si kapedani

.

Kisha kohe pa pare CNN, FOX & Co.  Po me rast feste sot.  

I don't MSM.  

foto e Binit eshte ne internet. kujdes stomakun.

hajt se n'ka Zot, tash ka me u pendu qe ia ka permende emrin vend e pa vend...

Ky eshte vetem suksesi i radhes i qeverise Berisha!

Burime prane CIA-s nuk konfermojne versionin sipas te cilit B.L ka vrare veten pasi ka degjuar kete duke thene " Tani i nigjova te gjitha..."

Valle c'do bejne keta arabet shqipfoles tani qe Usami i tyre iku per dhjam derri?

Valle, ti si nacionaliste i prapanices, nuk te rrihet pa hedhur helm kote se koti.

Kshu si ky do jet "mcef" dhe ai kurva mlladiç, diku ne ne ndonje shpelle tre kateshe me bace e me fushe tenisi ne mes te beogradit. Hajt, nje llum me pak.

Lum si ai ushtari amerikan qe e ka shkrep armen, se tani u be milioner me 50 mio. $ me shume, cmimi i vene nga Amerika per koken e Binit.

Nga komente ketu tek peshku deri tani Amerikant dhe Canadest e paskan skuqur faqen.Kjo tregon gezimin ,por dhe friken e madhe qe paskan patur,nga ky njeri. Ja u vra dhe Bin Laden,a do zhduket fryma qe mbolli ai?Kete ma thote njeri?Se vdiq K.Marksi,por la mbrapa teorin e tij.

jane vertet kaq te gezuar keta 'amerikanaqet' apo e bejne per tu identifikuar me 'atdheun'.Kjo dukuria e te qenit me katolik se papa mund te studiohet me mire nga ndonje 'peshk' i ngeshem

Skan faj jo, se me gjith ate "brainwash" qe kan ne USA ashtu do bejn. Ju ka bere truri lemsh dhe jan kthyer ne paranoid nga cdo lajm, edhe pastaj na akuzojn ne te europes qe sjemi emancipuar ne shoqerite ku jetojm.

Ku ishit ju "qe nuk ju bo pershtypje" ne 09/11/2001?

Secilit i shkon gjuha atje ku i dhemb dhemballa.

Pastaj nuk gjo te keqe qe identifikohen me atdheun e adoptuar. Ne amerike nuk i persekuton njeri shqiptaret se jane shqiptare, re malakas allvanos...

dhe shajn pastaj ata 'jorgaqet' e greqise.keta jane bere me keq.te arrish ne orgazme se u vra bini?edhe sala kur u hoqen vizat nuk beri keshtu.kjo deshira e nje pjese te shqiptareve per tu identifikuar me me te 'fortin'eshte njecik problematike ,,,,,

Ti te kane ikur trute fare. Ne mendim te dyte, ti ka rrezik te mos i kesh patur ndonjehere.

Po pse akoma gjallè ishte mister Bin??

Vrasje simbolike! 10 vjet te vrasesh nje njeri ?!! Kjo eshte dobsi!

Po ta kishin kapur te gjalle do te ishte me e bukur. Por te pakten, helikopteret qe sulmojne compaund-in, operacioni i CIA-s, cunat amerikane (sa bukur sikur te jete edhe ndonje shqiptar midis tyre), etj etj. Mezi po pres filmin e ri te Hollywoodit.

 Shume buje per nje Terrorist pisanjos,ka vrare njerez komplet te pafajshem,duhej kapur i gjalle dhe rrjepur.

Bravo Amerika! E fitove luften kundra terrorit. Tani edhe veshet tane do te bihen rehat nga lakimi i emrit te Osames vend e pa vend.

Amerika: 1

Terrori: 0

Tani, urojme te mos na cani me derrasat me kete histori.

 kisha pershtypjen se kishte ngordh me kohe por trupin ja kishin fshehur pasuesit e tij...

shqetesuese eshte tani per tani propaganda e madhe qe kane bere pasuesit e tij duke shfrytezuar edhe shume profesore te islamit e ne emer te islamit neper xhamia kudo ne bote... po te keni rast te beni biseda per keto tema me shqiptare e boshnjake do te frikesoheni sa te verber jane e cfare enderrojne...

Me ne fund amerika mposhti nxenesin e saj.

What?

         Really?

                   Again?

Sipas ktij taljanit puna paskesh qan, per do mineral qe gjeologet paskan zbulu n'avganistan, e qe qanka me vlera shme,ma i shtrejti n'bote

http://www.peacelink.it/

Nuk festohet vdekja, por ....

Rendesi ka mesazhi qe Amerika percjell. Me vrave, je i vdekur. Nje plehre me pak ne kete bote.

P.S. Ajo foto e Osama i vdekur, po lexoj qe qenka nje fotomontazh i vjeter. Megjithate nuk besoj, qe nje President amerikan do te jepte lajmin personalisht, po qe se nuk do te ishte i sigurte 100%.

Me sa duket eshte e shkruar qe te gjihe ketyre plehrave qe ngordhin ne prill (Dulla, Hitleri, Bin laden) t'u merret vesh ngordhja me vonese.

jo po vjen pranvera e kalben kalbesirat. keshtu duhet te jete saraco.

Jo jo me siguri ka lidhje me "plakat". Me siguri i kap shiu ene "mardhifin".

a mendon njeri per reaksionin qe mund te kete kjo? dmth, kto arabet jane mesuar me vrasje leaderash (izraeli e ka kthy ne art ket) po prape, nuk kane nderru rruge.
Si i thone shprehjes: 1 B. Laden vdees, 100 B. Ladena ngrihen

 

btw, Obama e siguroi dhe 1 mandat tjeter me ket

"btw, Obama e siguroi dhe 1 mandat tjeter me ket"

Kjo e vertete me trazon stomakun.

Keto Arabet kishin me shume urrejtje per Bin Ladenin nga c'mendon ti. Ja nje merafore qe mbase e kupton: Hoxha dhe meqenese djali i kombit tone, perseri nuk e kemi shume qejf. E njejta gje me kete tipin.

e ke gabim. Edhe krahasimin me Hoxhen e ke gabim. Pozicionin e Hoxhes mund ta krahasoje me ate te Ben Aliut ose atij egjiptjanit. B. Ladeni konsiderohej si hero nga ata qe shofin te izraeli dhe amerika djallin dhe ket perfytyrim kane shumica e arabeve (perjashto kto qe jane shkeput nga vlerat universale islamike dhe qe shfaqin nji dekadence morale sa i takon normave islamike). Dmth, nuk mund te vesh ne nji peshore ndjenjat e princit te A. Saudite me nji jemenit te thjeshte.

Arabet mund te jene disi me pak te ndjeshem tani nisur prej ktij revolucionit te pranveres po une do habitesha nqse do me gjeje nji palestinez psh qe te perputhej me ket arabin qe ke pershkruar ti me lart

Domethene, kur Gaddafi thote qe po lufton B. Ladenin, ai me te vertete mundohet te alienoje dhe ata pak mbeshtetes qe ka, pasi sipas teje nje Arab mesatar e shikon si hero kete qe u vra. Ai Palestinezi tend pastaj, pse eshte aleate me nje organizate si Hamasi i cili eshte kunder B. Ladenit. Pervec se ne pjese te pakistanit, dhe pakica akoma me te vogla ne vend si Yemeni, ky nuk ka patur mbeshtetje te madhe. Ata pak qe e kane mbeshtetur ishin fanatik, por perseri ishin nje pakic. Frika nga kjo pakice ne fakt, ne shume rast u perdoret nga lideret qe rane e po bien tani per te justifikuat dhunen e tyre. Po ne rast se nje Arab i thjeshte e shikonte me kaq simpatizi B. Ladenin, atehere kjo frike nuk mund te perdorej. POr perkundrazi, Mubaraku i thoshte shumices se popullite, "po te iki une, shiko kush vjen."

E dyta, meqenese njerez kane antimpati per ameriken dhe izraelin, nuk do te thote qe e kane hero Bin Ladenin. Shembull qe ta bejne muuu.... Irani. Shembuj te tjere, Kristianet e Libanit qe kane bere aleanc me hezbollahun, Venezuela, pjese te Turqise dhe pjese te Greqise. Sheme-ja gjithashtu, apo pse jo, dhe Enver Hoxha. Pse jo dhe pjese te Frances kane simpati per Ameriken dhe Izraelin. Noam Chomsky gjithashtu...  Antipatia per keto dy vende ka qene perpari ketij qe u vra, prandaj mos na trajto sikur jemi Fox-ista.

Ja hidhi nje sy shqiperise... nje koqe vend jemi dhe te tere kan opinione te ndryshme jo per Berishen e jo per Bishen, jo per rolin e femrave e jo per aviacionin. Sipas teje ama, ne boten arabe ka nje ekuacion, ku pa rendesi shoqerie, vendi, profesioni, individualiteti, njeriu mesatare thjeshte ndihen nje simpati per kete tip, simpati e cila eshte ne "direct correlation" me urrejten per amerike.

Sipas teje ama, ne boten arabe ka nje ekuacion, ku pa rendesi shoqerie, vendi, profesioni, individualiteti, njeriu mesatare thjeshte ndihen nje simpati per kete tip, simpati e cila eshte ne "direct correlation" me urrejten per amerike.

yep, e ke thone mendimin tim me mire sesa une vete do ta thosha. Te gjithe ata qe e shofin si hero bin ladenin jane kta qe mbeshtesin idene panarabe. Kjo shpjegon edhe pjesmarrjen e shtrire gjeografikisht mes rebeleve (se mercenaret paguhen) qe luftuan ne afganistan, irak, pakistan perkrah B. Ladenit. Ideja e fese eshte shume me e forte mes arabeve sesa nocioni nacionalist. Ky nocion mund te jete me pak i dukshem ne Liban e kto vendet e afrikes veriore.

He moo se agjentin e tyre vrane, e krijuan, e bitisen, nisen 2-3 lufte me te si shkak, tani e hoqen qafe. Nice movie.

Hë mër e shkrepi ma në fund koburen i herë ai Obami juj (me i thane nai gje tjeter ju te quni direkt rracist smiley)  , se punt e tjera i ndriti.

ajt rroft amerika me kobure n'brez smiley

Rrrraciste!

ik ere pirdhu

E ka shkrep edhe njehere tjeter ne 2009 ne fakt gjate krizes se pirateve somaleze smiley

ti po thu si puna jone qe tallshim nji profesor te eger qe si qeshte buza , edhe ja shpifte diten gjithe dynjase :

- A bon seks me grune ky dreq e ?

- jo re, sma merr menja

- epo te pakten 2 here ne jet vet ka bo, se ka 2 kalamaj smiley

 

eee shyqyr se ishte kthyer ne legjende gjuetia ndaj tij, si me qene the Bigfoot Yeti!!

 Se marr vesh pse paskan nxituar ta djegin kaq shpejt, dhe ta hedhin ne det. As foto as filmime te trupit, nje foto qe paska nxjerre nje Tv pakistanez thote dailymail paska qene e fallsifikuar. Se mos na del qe eshte gjalle, se keta legenat kane nga 100 shpirtra smiley))

kjo te ben te dyshosh se nuk ka pasur Bin Laden ne te vertete. Thjesht eshte krijuar virtualisht per te bere te mundur operacionet famekeqe amerikane ne sundim te botes.

Lajm shume i mire por s'me duket ndonje fitore. 10 vjet per te qeruar nje pleher me kapacitetet e amerikes me duken shume, shume. Sa ushtare jane vrare per te gjetur kelliren, sa para jane harxhuar etj. etj. Kane kaq vjet qe ushtaret rropaten maleve te Afganistanit. Jam skeptik per te verteten e vrasjes, nuk i besoj shume burimeve ushtarake amerikane. Kurre nuk do harroj kur u vra ai ish futbollisti i NFL nga shoket e vet dhe qe e maskuan si vrasje ne beteje. Nuk i besoj.

Duam te shohim koken e Bin-it ne tepsi, ndryshe ne nuk besojme!!!! smiley

Po jo mo. Pse e egzagjeron me tepsine?!

Mjafton qe te na tregojne nja 2-3 foto-montazhe me te besueshme.

Aty e kisha fjalen! Pranohen edhe "tepsi" moderne!!

Sigurisht. Na kane care derrasat keto vite me ato mediat e tyre te kontrolluara duke na e servirur surratin e Obames 1 here ne 2 dite.

Rrjedhimisht, eshte e drejta ime si telespektator qe te pretendoj foto-montazhe me serioze.

Lajm shume i mire por s'me duket ndonje fitore. 10 vjet per te qeruar nje pleher me kapacitetet e amerikes me duken shume, shume. Sa ushtare jane vrare per te gjetur kelliren, sa para jane harxhuar etj. etj.

Po kete histori vetem njerez qe iu ka zene truri dhjam mund ta besojne.

Se marr vesh pse paskan nxituar ta djegin kaq shpejt, dhe ta hedhin ne det. As foto as filmime te trupit, nje foto qe paska nxjerre nje Tv pakistanez thote dailymail paska qene e fallsifikuar.

Do kete qene ndonje "stunt".

 Gjithsesi, sot bota duket me ndryshe...

Degjojeni gafen e gazetaruceve tane:

balkanweb

filloni minuta 1:21.

Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />

Nuk eshte vetem ky lapsus, ka edhe gazetar te tjere qe bejne te njejtin "gabim"( rai 1 , Di bella , Di balla nuk me kujtohet mire emri).

Nuk eshte qesharake!!!!!

 afer jane emrat pse e quan gazetaruce???

Kulete, me sa duket s'e paske kap kete fjaline :

Së bashku me të janë vrarë dhe 3 burra, mes tyre djali dhe një gura

Ai ka pas lloj-lloj vesesh po nuk kena nigju naihere se shkote me travestite.

3 burra - djali - nje grua = po burrat e tjere ku jon or ti qe di arithmetike.loooooool

I hongri peshkaqeni.

Njerezit gezohen per vrasjen e nje njeriu (qofte ky edhe me gjakatari) dhe nuk e kuptojne se ai ishte vetem nje fantasme, armiku publik numer 1, simboli i te cilit u perdor per t'i mbyllur syte masave per shkaqet e verteta te luftrave te fundit.

Nderkohe ne "Ground Zero' njerezit festojne, dhe eshte per te qeshur se disa prej tyre mendojne se bota tani do te jete nje vend me i sigurt...

Sikur te mjaftonte vetem kjo! Por besoj se s'do te kaloje shume kohe per te gjetur nje tjeter armik. Perendimi sa vjen e specializohet ne kete pune.

falemnderit qe na hape syte

tashi na sqaro i çik shkaqet e luftrave te fundit...

S'e more vesh (nga me siper)? mineralet pra.

Nderkohe ne "Ground Zero' njerezit festojne, dhe eshte per te qeshur se disa prej tyre mendojne se bota tani do te jete nje vend me i sigurt...

E di cfare me kujtojne keto festime?!

Me kujtojne festimet qe beheshin ne vendet arabe ne 11 shtator.

 Jo Olso. Mos i ngaterro gjerat. Nje gje eshte e sakte. Mileti, milet eshte, mbytet me nje pike uje, por eshte krejt tjeter. 11 shtatori ishte masaker njerezish te pafajshem. Ndersa kjo ishte vdekje e nje njeriu qe nuk kishte skrupuj ndaj masakrave te njerezve te pafajshem, i organizonte ato.

Mua me vjen pak cudi ne fakt me juve qe qeshni e talleni e thoni "shih si bojne keta te amerikanizuarit." Pervec faktit qe ishte hije e rende, shume e rende, e tille qe Historia, ajo me H te madhe, kish mbetur peng e ndarjes perpara 9/11, pas 9/11, ekzistenca e Bin Ladenit ishte i vetmi, i vetmi legjitimitet i lufterave te fundit ne lindjen e mesme. Nuk festohet vdekja e Bin Ladenit, harrojeni kete. Festohet mbyllja e nje kapitulli corodites ne historine moderne te njerezimit. Amerika, dhe jo vetem, nuk ishte me vetvetja. Futet robi ne aeroport e zhveshin lakuriq prej atij pidh s'ome. Terrorizmi, sa do rrezik real, shnderrohet shpesh ne "catch phrase" demagogesh, e behet justifikim per gjueti shtrigash. Shpresa eshte, dhe eshte shprese e madhe, se me asgjesimin e ketij, mund te asgjesohet edhe justifikimi, qe neser pasneser te mos gdhihemi me nje president te shtetit me te fuqishem te botes qe thote "America's relationship with the rest of the world is our boot in your ass." Kjo nuk do te thote se fondamentalistet e djathte ne Amerike do vuajne per justifikime, ne fund te fundit edhe nga hici i krijojne. Por eshte gjithsesi nje justifikim me pak. Sa do dordolec e gogol te kete qene Bin Laden keto kohet e fundit, eshte nje dordolec e gogol qe nuk ekziston me. That's huge.

Nuk festohet vdekja e Bin Ladenit, harrojeni kete. Festohet mbyllja e nje kapitulli corodites ne historine moderne te njerezimit.

Ashtu qofte.

hands down, heads high

you tell em Millosh smiley

Ai ishte vetem nje nga ata!

Problemi eshte "Osama was not an individual, he was a mindset"!  smiley

Une thjesht desha me qen i pari me uru Obamen per termin e dyte. Per te tjerat, u ngop media ne publiku me long.. groshe..

Bushne, kjo qe si tip perurim Janari, a qershi mbi torte, se per zgjedhje Nentori as qe behej fjale.  Nga kush kercenohej Obama per termin e dyte? Nga klaunet Trump, Bachman & Co?   

Nje tjeter efekt teper i mirepritur mediatik eshte se hoqem qafe dasmen mbreterore.  U harru shyqyr.  

Mbreme ne darke kur CNN po na mbante varur me lajmet per nje zhvillim dramatik per national security m'hyni fryka se mos larg qofte po fillonte nej lufte me Iranin. Kur mora vesh qe vetem kishin vrare nje mi gjirizi vertet u lumturova. Le te gezoje populli per nje nga mijrat e vemjeve qe u vra, por asgje nuk ka ndryshuar nga dje.

Dajosho, eshte per frike vella... nje lufte me Iranin. Por thjesht duke patur parasysh se cfare dhe si i ben lufterat kjo Amerika jone... Ama, nuk arrij ta kuptoj... Iranin e gllaberojne per 1 sekonde. Vetem Izraelit t'i heqin guinzalen, dhe Irani pushon se egzistuari brenda dites. Puna eshte qe keto luftera zhvillohen per shkaqe gjithmone shume te ndryshme nga ato qe na shiten. Prandaj edhe zgjasin me dekada!

nga i re per te dale ne ket konkluzion?

Cilin konkluzion? smiley

Ate qe Iranin e gllaberojne per 1 sec..

nuk eshte konkluzion. eshte fakt. smiley

na ndrico pakez nese gjen 2-3 sekonda.. smiley Mesa me rezulto mu, pa gjenocid dhe/ose djegje ne bithe te te gjitha paleve te perfshira ne nje mesele te tille zorr se mund te arrihet ne konkluzionin tend... S'kane as justifikime mo...

nuk eshte konkluzion. eshte fakt! te thashe dhe njehere.

Hapim nje teme tjeter po te duash per kete.

Thjesht dua te te tregoj, se eshte bere e udhes tashme, qe njerezit te mbajne syte e fiksuar vetem ne ushtrite e vendeve te medha; qe supozohet te kene ushtri te forta; psh, Amerika; qe nuk ka dyshim se s'ka rival; dakord; per big gun and loud mouth, dakord. Shume dakord. Po nuk ka ushtri qe te krahasohet me te Izraelit sot per sot; koke per koke, 1 me 10, apo 1 me 100. Eshte fakt.

Jireh, Jireh JHWH!

zoto, ne fakt Irani konsiderohet si teper i veshtire, voir impossible per t'u sulmuar dhe per t'u mposhtur. Ja ketu nje artikull ku i behet nje analize interesante kesaj ceshtje.

Kater paragrafet e pare jane si tip intro nga ai qe e ka postuar artikullin ne kete site e vet, po filloje aty ku fillon artikulli i vertete.

http://www.marketoracle.co.uk/Article5606.html

The Geopolitics of Iran: Holding the Center of a Mountain Fortress
By George Friedman

1 day. 1 day dhe Irani nuk egziston me jashte librave te historise. 

Eshte popull shume i forte, shume nacionalist, me shume krenari; te jashtezakonshem jane dhe te fuqishem ushtarakisht, po jo dhe aq sa mund t'i shkoje mendja ndonjerit, ka madje te pakten 30 vjet qe nuk kursehen per asnje gje... dhe i urrej aq shume se jane nje turi si ne... identike ne te meta, identike ne te mira, jashtezakonsht te ngjashem ne zakone; u kemi dhene dhe na kane dhene shume... por, nese do te sulmohej Irani, do te sulmohej me te drejte, dhe nga forca per ta (dhe shume ketu) ende te paimagjinueshme. 1 dite dhe jam bujar.

Do doja shume te shtoja nje gje ketu, por me vjen keq qe nuk mundem. Garancia qe u jep aq vetave ajo gje!!! 

why are we still talking about this, anyway!? smiley

Po degjo, meqe ti ditke me kompetence te plote ca gjera qe gjithe analistet dhe ushtaraket ne Pentagon dhe me gjere nuk i dine, ose i vleresojne ndryshe, beju nje ze t'i sqarosh se ka kaq kohe qe po lodhen ata...

why are still talking about this? e kam megjithmend. kjo eshte nga te paktat gjera per te cilat jam mese i sigurte qe nuk kam nevoje te sqaroj askend, as te bind ndokend jo e jo... And when i concentrate just on this??? My God! Life seems so easy that you'd wish you had a mind(set) exactly like that on any other matter. Believe me kris. smiley  Po e them kete gje si nje "one buttock pianist"... smiley nuk po perdridhem shume, nuk po bej demek se jam mjeshter (as me duket vetja bile). Mos ma merr per keq pliiz. smiley

 Kristida, Irani ka bere lufte me Irakun per 10 vjet dhe mezi priste qe lufta te mbaronte se po merrte fund. Irani merr fund po u sulmua. Tani dihet qe humbje do kete nga te dyja palet por i humburi i madh do jete Irani. Titulli do jete: '' Irani, ky humbes i madh''.

 

P.S. Do shtoj edhe dicka tjeter. Irani ben si mendjemadh po e di edhe vete qe kot e ka. eshte i rrethuar nga vende qe nuk ja duan te miren dhe duan ta shohin ne gjunje. vetem lufte nuk do irani se e di qe eshte i humbur.

We'll have to agree to disagree on this one. Une jam dakord me vleresimin e atij artikullit aty me lart...

 Nje lufte me Iranin eshte e paimagjinueshme. Ka qene gjithmone e paimagjinueshme. Dhe do jete e paimagjunueshme. Jo Izraeli e Amerika bashke, por te marrin edhe Angline e Gjermanine me vete, dhe luftes me Iranin nuk i hyhet? Pse ca u be ketu, fushe me lule? Kerrcasin bombat si kokoshka nga te gjitha anet. Lufte me Iranin do te thote lufte e trete boterore, e te tille lufte, nuk do kete me kurre. 

Ravinstara thote ndryshe smiley

ore si i ndrro keto flamure si mbreti grate ti zotrules?

ju hev e probllem uidh it?

uer iz maj rav??? smiley

nope mer jahu, care po thu kshu!

Nuk i kan ngelur shume pengesa amerikes tani rruges per ne Teheran.

zotrules, nuk e gllaberojne dot per nje sekonde Iranin sepse eshte shtet i madh dhe i fuqishem dhe me sherbime sekrete shume te afta dhe me interesa te medha dhe te fuqishme te perbashketa me shume shtete te tjera te medha. Eshte edhe pune balancash kjo, sepse kur mbarojne peshqit e vegjel fillon e ha te medhenjte se rruga eshte shtruar. Dhe keto gjera i di shume mire Kina dhe Rusia.

E kam thene me siper si eshte problemi. Let's not make a fuss out of it. Cdo gje shpjegohet ne komentin te cilit i referohesh. smiley

Amerika mban izraelin me guinzale? S'e besoj.... Izraeli nuk mundi dot Hezbollahun lere me Iranin. Izraeli edhe aq behet nga donacionet e pentagonit. Irani po mos te ishte per ameriken do bente ligjin ne gjith lindjen e mesme, nuk pyet as per arabet as per cifutet.

ok. smiley

une kam gjithe diten qe po mendoj per ate qe eshte bo milioner...se qe njoni e ka spiunu binin, ket nuk e vej n'dyshim fare

Deri tani thuhet qe nje nga ata te arrestuarit e luftes ndaj terrorizmit te cilin kane 4 vjet qe e perpunojne per kete pune, ju tregoi per nje lajmetar qe perdorte Bin Ladeni ne Pakistan me te cilin Bin Ladeni jetonte.   Si rrjedhoje filloi puna per zbulimin e identitetit te lajmetarit.  Mbasi u zbulua, u konfirmou qe lajmetari dhe familja e tij jetonte ne Abbotobad dhe qe kjo tregonte qe kishte shume mundesi qe Bin Ladeni jetonte ne rezidencen qe mendonin qe ai jetonte.  Pra po eshte bere njeri milioneri, besoj do jete ai i kapuri qe identifikoi kete te besuarin e Bin Ladenit.

Goxha mbreselenes fakti qe lajmetari dhe kompleksi i Bin Ladeni u identifikuan ne gusht te vitit te kaluar, dhe qe athere filluan planet per ta kapur ose vrare, por qe asnje detaj i vogel nuk doli per gjithe kete gje nga athere e deri tani.  Obama e paska ndertuar skuadren e tij airtight kur i thone ketej.

Gjithashtu thuhet qe operacioni u krye nga nje grup Navy Seals ne bashkepunim me paraushtarake te CIAs, pa i vene ne djeni pakistanezet fare.

Spiunimi s'pi uje shume ne te tilla raste, teknikat moderne kan kohe qe e kan mundur spiunllikun. Carku po. Binit i eshte ngritur carku dhe ai ka rene brenda.

Varet c'nenkupton me spiunim.  Spiunim mund te quhet perpunimi gati katervjecar i ketij te kapurit qe identifikoi te besuarin e Bin Ladenit.  Spiunim elektronik s'i benin dot se Bini s'punonte me asnje mjet elektronik, por vetem me njerez te besuar.  Ky eshte puro spiunllek i sukseshem, dhe aksioni u ekzekutua ne menyre te vjeter me nje grup ushtarakesh te derguar per kapjen ose vrasjen, e jo me raketa apo me drones sic kane tentuar heret e tjera.  Gjithashtu heret e tjera kane lajmeruar pakistanezet nga te cilet pothuajse gjithmone ka rrjedhur infoja te Bin Ladeni i cili eshte larguar ne kohe.

Br3dho, do jene shume.  Si i ndajne?  Si tip "me shume se nje fitues" i llotarise?

Se Binaja jetonte ne nje si bicim vile Greenwich Kenerike te Pakistanit, me golf course afer, spitale, baze ushtarake, chain restaurant Red Onion.  Edhe gjindja, 10 vjet duke e mendu shpellar ket.  

 

ca s'bo vaki mgjse jam me i prirur me besu se ishte vepra e njonit...kush rri pret hollywoodin 1 vit per me pa filmin e me msu detajet smiley

ore po vertete.. seriozisht e keni se binj ladeni qenka vrare sot?

a e pate trupin e tij?

jo!

po ca mutin gezoheni kot???

ktu vjen ere.. bin ladeni thon amerikant u vra edhe trupi i tij u hodh ne det per te respektuar traditen myslimane.. kush i beson kot gjepura? edhe indianet qe tundin koken ne shenje aprovimi per cdo gje qe u thua s'do e besonin kete.

bin ladeni thon amerikant u vra edhe trupi i tij u hodh ne det per te respektuar traditen myslimane..

nuk ka tradite myslimane qe hedh trupin ne det. Thone qe kjo ishte mendu qe perpara, per mos me e kthy varrin e tij ne nji vend te shenjte per pelegrine

lesh plako.. lesh me tresh. kta i qin rrobt botes i shpallen lufte gjysmes se botes edhe i shpallen lufte krejt te drejtave e lirive civile ne vend te vete per kete mut.. iken e vrane nja 3 milion popull, shkatruan e dogjen dy shtete per kete mut.. tani qe e kapen vajten e hodhen direkt ne det. kjo eshte krejt absurde... fyen logjiken e gjithkujt qe e quan veten homo sapien.

Po te ishe ti, cfare do beje?

te isha une ne vend te kujt? obames??? po kjo per te qendruar ne shpi te bardhe edhe 4 vite te tjera po behet. pak si heret por hec me se edhe ta lesh ne moment te fundit nuk duket shume mire... por VIDEO... a ka me mire tu tregosh robve se kape binin se ti nxjerresh trupin ne TV?

Po nese e nxjerrin videon/foton/audion/satelitin/infraredin me vone sot, ca do thuash?

Trukim i qeverise.  Dua ta bien trupin e Bin Ladenit te shpia ime ne Angli, dhe analizat e adn-se ti bej une vete.

gjam e i pakapshem, nuk e di ca jeni duke thene.. se me kete logjike tuajen e di-legjitimizoni cdo forme skepticizmi. dmth ktheheni ne dogmatik kshtu qe ska me vend as per drejtesi as per logjike.

si shkoi kjo pune, cdolloj veprimi qe ka lidhje me ket, ka me u interpretu te pakten ne 2 menyra diametralisht te kunderta...po mu nuk me habit fare fakti se amerikonet i tremb me shume miti i binit sesa bini vete. Ke parasysh Krishtin? sa ishte gjalle robt nuk cmendeshin shume mas tij po pasi vdiq...well, the rest is history

Bredharak

Nuk ka per cfar te mbahet mend nje njeri qe propagandonte dhune, vrasje dhe shfarrosje masive civilesh te pafajshem. Historia e njerezimit nuk njeh rast te tille me pare. Krishti jepte nje mesazh diametralisht te kundert, ate te dashurise dhe paqes, nuk e mora vesh perse duhej te beje paralelizma te tilla?

o grup, ti e ke idene qe arabet e shofin ndryshe nga pjesa tjeter e botes ket gje apo jo? se psh edhe serbet, ruset, greket e shume te tjere Azem Jasharin e shofin si promotor te dhunes po shqiptaret nuk jane shume dakort me ket kendveshtrim dhe e quajne hero. Po ashtu dhe Krishti u konsideru si anarkist radikal prej romakeve dhe judenjve po per te tjere nuk ishte ashtu...bota eshte e cuditshme...

my point is, se kta po tallin testikujt me robt.. bin ladeni nqs ka ekzistuar nanje here si person nuk ka vdekur sot, sepse po te kishte vdekur atehere do kishte me teper evidenca.. mungesa e evidencave filmike e fotografike ne diten e sotme eshte teper, por teper e dyshimte. ja q... jeten ka ktu e 50 vjet qe u vra che guevarra edhe kur vjen puna eshte dokumentuar vrasja e tij qoft ne video ose ne foto.. lere sadamin qe e pame te kapej, pastaj te varej.. e leme kete se ky eshte shume recent.. po ke chen para gjysem shekulli. atehere pse nuk qenka dokumentuar ne asnje menyre kjo kapja, vrasja, trupi e binit? nuk te ben kjo te dyshosh se ktu po luhet nje loje e pist?

ca nuk bo vaki twin po per me lujt avokatin e djallit, vertet mendon se nji regjisor i mire nuk do kish saju nji imazh perfekt te fytyres e trupit te binit? dmth, kjo nuk do kish qene shume problem mendoj une...masanej, mos harro se edhe familjaret e binit (vllai i vet), pranoi faktin e vrasjes po kerkoi qe trupin t'ja varrosin te varret e familjareve te tjere

Po boll o bredh boll se s'na duhet logjika ne. Rendesi ka te gjejme dicka, anything, per t'i treguar Amerikaneve qe s'i hame ne ato. Se kta amerikanet jane kaq truthare sa nuk e parashikuan dot qe, meqe s'eshte vrare Osama, te dilte neser ne konference shtypi e te thonte "ja ku jam"

o bredharak, kto jane kundra pyetje hipotetike te cilat unje nuk i shoh te vlefshme sepse ato do te justifikonin praktikisht cfare do lloj skenari te imagjinueshem e te paimagjinueshem. perhere ka per te patur kundra pyetje hipotetike te tipit 'vertete mendon se nese do te ishte ashtu sic thua..'.. me thuaj nje skenar ku ofrohej nje narrative e cila pritej me skepticizem, dhe ku ky skepticizem nuk mund te pritej me nje kundra pyetje hipotetike e tipit 'vertete mendon se po te ishte ashtu atehere...'.

fakti eshte se NUK EKZISTON ASNJE ARSYE LEGJITIME DHE E BESUESHME, QE VDEKJA E BINIT NUK ESHTE E DOKUMENTUAR.. kur nderkaq.. e gjithe logjika shtyn drejt idese se kjo vdekje DUHEJ TE EVIDENTOHEJ.. ashtu sic u be me sadamin.

Eshte dokumentuar thuhet, dhe pritet te nxirret dicka.

(Sigurisht nuk po flasim per photoshopet idioteske qe nxjerrin kanalet ne Pakistan)

 

te shohim...

 

in the meanwhile ishalla s'ka nanje "sulm" nga "alkaida" per t'u "hakmarrur", sepse kush e di kujt do shkon ti bien pastaj.

"sulmet hakmarrese" kane qene dhe do te jene nje profeci vete-petepermbushese.. ashtu sic eshte terrorizmi islamik.

Jo more, mos duhej ta varrosnin edhe me nderime? Ai ishte nje shpellar qe u perpoq me cdo lloj menyre te perhap shpellarizmin ne bote, me te vetmen menyre qe shpellarizmi njeh, dhunen. Te gjitha nuk jane faje te amerikes, jane faje te Bin Ladenit dhe atyre qe ushqejne te tilla ideologji e armiqesi. Nqs e vrane se nuk e kapnin dot, gabim, por nqs e vrane ne luftim e siper nuk ke c'thua. Ka ca gjera pastaj qe jane ne doren dhe ndergjegjien e nje rrethi shume te ngushte njerezish qe jane ne keto situata vet zot vet shkop, si puna e atyre forcave speciale qe e kane hedhur ne det. Nuk mund ti kerkosh llogari amerikes tani per keto pune...

Jo more, mos duhej ta varrosnin edhe me nderime?

Po pra, qe pastaj varri te behej keshtu:

E njerezit te dilnin keshtu:

une s'e kuptoj ca ka per te mos u kuptuar nga ajo qe shkruajta une qe duhet te mos e kuptosh ti? une po kerkoj evidenca jo nderime.. ca ja fut kot?

Keta e kane budalleps aq shume boten, sa qe nuk shqetesohen me qe te shesin genjeshtra te besueshme.

sa më shumë kalon koha aq më shumë hapet hendeku midis "dy njerëzimeve", kush s'i ha më përrallat nuk i ha fare; kush i ha akoma, është mësuar aq shumë me to sa tani i ha edhe pa bukë

Po shije shije kjo dynja... s'ke ç'i bën

Bin Ladeni po pin nargjile me Bushin te ferma e ketij te fundit ne Teksas.  Me vone kane per te dale per te kqyrur kullotat e lopeve te Bushit, e per te ndrequr gardhet e fermes te prishura nga lopet trazovace.

e bukur te lajmet te Top Channel sot ne dreke, lajmi i pare: vritet bin ladeni; lajmi i dyte: perzgjidhet projekti fitues i xhamise se re nga bashkia e Tiranes smiley

edvin rama... do beje xhami me mulla artan shkreli.

Bin Laden i varrosur ne det!

Deti nga vendngjarja qindra kilometra larg!

Cfare spo na shohin syte e cfare spo na ndegjojne veshet.

Kan marre trupin pra dhe jan larguar me helikopter!!!!!!!! Cna mbyten fshataret, aman mo....

Cfare kishte ketu per kaq te pabesueshme?

uot iz zis "helikopter"? smiley

Lajmi mire eshte qe sjane prodhuar hajmalira...

Sa ka vajt gazi anej? Une sot u perballa me 3.78/g...

Sot feste mer, future oil down, silver down by 5%, bursa lart, Nikkei mbi 10000, hera e pare qe nga tragjedia e Marsit.  

Feste vertete se mbase ulet bileta e avionit per ne Shqiperi smiley

O Monda u lli muhabeti. Ene te faqja e Boursorama (ne frongofonet aty i kqyrim levizjet) kishin fut kuotat e basteve pe Barca-real. O dune me na bo te gjitheve kumorxhij o plasin.

Roni, n'oqean se detit i vje anash.  S'ka aq lidhje me vendngjarjen se nga vendngjarja, ne Black Hawk (a cer perdorin keto dite) e ne battleship ne Oqeanin Indian s'eshte qamet larg. 

Do mbyllet gitmo?  Ushtaret ne shpi?  Te pritet i cik defense spending, qe u rrit prape me buxhetin e ri?  Eh, jo, se ne "war on terror" nje bie e ca ngrihen do thone.   

 

Po filmi 'Delta Force' i radhes, kur del, per Krishtlindje?

Ja shyqyr! S'thone kot, vrima e miut 500 grosh, po s'i mbeti me vrime ku te futej...

Ja edhe pak, sa t'i zeje vend mire boja te floket Chuck Norris-it

 Kaq shume zhurme per nje dordolec, a thu se Bini nuk ishte krijese e amerikaneve dhe menyres se drejtuarit te botes nga perendimoret...Vrasja e tij ne vetvete eshte krejt pa domethenie. Eshte vetem nje shenjues.

Krijese ne c'kuptim? Krijese nga ana ideologjike e tij? Krijese nga metodat qe perdorte per te arritur pikesynimet e tija? Krijese keshtu koke e kembe?

 ne te gjitha aspektet, ironikisht mbeshtetur fillimisht nga cia ne afganistan kunder Sovjetikeve, kunderreagim dhe fondamentalizem i lindur ne nje terren pakenaqsie ndaj imperializmit amerikan e gjera te tilla. Krijese n'dac dhe imagjinare, pasi nuk eshte Osama thelbi i terrorizmit pavarsisht se fytyra, por perplasjet midis lindjes se varfer e perendimit

e paskan hedhur trupin ne det? thua valle te jete e vertete? se dje trupat speciale te cias kishin marre me vete trupin... kjo qeka fushate. rrofte donald trump pra.

Sqarimi qe lexova eshte qe trupi eshte hedhur ne det sepse sipas ligjit islamik ai duhet te varroset brenda 24 oreve dhe kur nuk ka asnje vend qe t'a pranoje per t'u varrosur ne toke, atehere alternativa eshte qe trupi te hidhet ne det. Duket qe per te mos ofenduar muslimanet, ata i kane bere ritet muslimane trupit dhe e kane varrosur sipas zakoneve, duke qene qe asnje nga vendet ne rajon dhe me gjere nuk donte t'a varroste ne truallin e vet.

genjeshter me bishta. sipas tradites islame trupi varroset ne dhe. ajo pjesa tjeter eshte e krishtere. bibla: kur te kthehet krishti ne toke (apokalipsi) te paret qe do ringjallen jane ata qe enden deterave, dmth detaret.

ne rastin e osames, nukma ha mendja se e paskan hedhur per "respekt" fetar kur i kushtonte lekura 50 milion edhe ca mijera (qindra mijera) te vrare.

shume obama per te qene osama.

mendoj qe ke te drejte. kur citon biblen ama, ja kercet osamce. smiley

ncuq me duket. apokalipsi. pa osamshme, megjithate doren ne zjerm nuk e vej se nuk shquhem per memorje vargjesh. duhet te jen gjonat me figura qe ti mbaj mend. klasa fillore ca ti bojm.

mire mo mire, se nuk te vrava... me shaka e kisha. keshtu eshte bota petlla, ca shquhen per ca gjera, dhe ca per ca te tjera... smiley

ka nje dicka petlla, ne islam, varrimi ka nje "procedure" qe duhet ndjekur. Ne krishterim, nuk ka. smiley

det, sterdet, oqean, hale, toke apo zjarr... ne bibel nuk ka probleme te tilla. smiley

 

e ka dhe bibla nje procedure ne fakt, po e ka me "filozofike" edhe me prani te nje njeriu tjeter ne rrugen e vdekjes. prifti me i llaf. islami e ka thjeshtuar kete pjese, perderisa del drejt perballe gjykimit prej Zotit. tani ne islam sa per dije mekatet nuk falen, edhe kam degjuar se ka disa tarikate qe as njeriu nuk ia fal dote vetes mekatin. te krishteret e kane ndryshe paksa. po kjo me ka interesuar me shume per pune te tjera.

kjo dita e respektit ne heliktopter pasi i kane futur nje plumb ballit : bushi mban mend: dead or alive: kaubojsi motres (cfar ka...rroqje ka qene ai njeri! me ka bind se ka Zot qe na fal perdite kur bota ka ene bushin president!)... nesje. buzagaz patjeter, po kjo ishte shume e trashe.

shume obama per osama. (sa me pelqe kjo pjese.)

Nuk ka bibla procedura me prifterinj petlle. Bibla nuk i pjerdh fare prifterinjte.

te lutem. keto jane sajesa te katolikeve dhe ortodoksve... mekatet prifti nuk i fal dot; biblikisht, thjesht ta mendosh kete gje, eshte sakrilegj qe denohet me vdekje. nuk doja te zgjatesha ketu, sepse shkon shume, po shume gjate... dhe te filloja te shpjegoja udhezimet e islamit mbi varrimin, nuk eshte as e vendit. nuk ka udhezime per varrim ne det. dhe per kete ti ke te drejte.

te thashe me siper, ca shquhen per ca gjera, ca shquhen per ca te tjera. mendohu per kete... 

PS: a duhet te shkoje me gjate se kaq kjo gje? smiley

always a pleasure. peace bro. smiley

rrofsh kristida per linkun. kjo tani u be si ajo thashethemnaja : kullat i hodhi bushi se e ka shok te ngushte osamen. kane 10 vjet qe e kerkojne ta vrasin, e vrasin, i marrin trupin per prove patjeter, edhe pastaj e hedhin nga helikopteri edhe tani na dilka etiketa e procedures se varrimit kur ia futen nje plumb ne lule te ballit???!!! ohoooooo. i am not thAt stupid.

qe e vrane ia bene mire, se ai kelysh per pak desh me vrau edhe mua ne 9/11. isha ne avion ne oren 9 me ny.

Jo mbeshtetur por stervitur nga CIA.  Po mire dhe ideologjine te cilin Bin Ladeni propagandonte, Amerika e krijoi?

Eh c'vete!

loooool

Keta i marrin lajmet nga News 24 me duket... smiley

Freudian Fox News slip!

Jo, jo, nuk eshte "Freudian slip of the tongue." Eshte ngjashmeria ne tingellim dhe perdorimi i dendur ne te foluren politike qe e ben te lehte gabimin. Kujto se late Ted Kennedy iu drejtua disa here gabimisht Obames me emrin Osama. Heraldo Rivera, nje fan i deklaruar i Obames, gjithashtu e ngaterroi dje Osamen me Obamen. S'do te thote se keta njerez, deep  down, duan qe t'i ndodhe gje Obames. Thjesht, eshte shume e lehte ta ngaterrosh.

Kur vjen nga Fox News Permetar, ka nje dyshim shume te shendoshe qe brenda per brenda keta me vertet duan qe ti ndodhe dicka Obames.

E shoh qe shikon vetem CNN-in. Une kam numeruar nga dje deri me sot 52 raste te kesaj shkarje goje nga njerez qe s'punojne per Fox-in. Bile sapo degjova nje tani nga nje gazetar i NY-1. Megjithate, njerezit besojne ate qe kane qejf te besojne. Eshte e kote t'u mbushesh mendjen ndonjehere.

Vallai CNN duket me i rregullti, nga tre kanalet e medha te lajmeve.  Ndonjehere per gallate nga ato qe te bejne te qeshesh me lot i hedh ndonje sy Beckut apo Hannity, qe e bejne O'Reillyn te duket normal.  Mbase eshte ajo qe thua ti, por s'eshte ndonje sekret dashuria e madhe qe ka FOXi per Obamen.

nji pershkrim i jetes te bin laden - 5 fq.

Interesant.  Artikulli duket qe i jep goxha peshe inatit personal te Ladenit me Sauditet, Egjiptianet, Sudanezet e Amerikanet si arsye te Jihadizmit te tij.

po pra...gersheto ate temperament me natyren primitive te jeteses qe pershkruhet aty dhe nuk eshte cudi qe ky u be keshtu si u be

Une mendoj se Azzami dhe Al-Zawahiri duke i ciceruar ne vesh kishin me shume peshe ne produktin e perfunduar.

Kishte ardhe koha te dilte nga loja.

Nuk e di a e pate te Fox-i, por kur festonte poplli ne Nju Jork, me i gezuari nga te gjithe qe nje shqipo qe kishte dale me flamur shqiptar. Prite neser kur ta nxjerrin gazetat e memedheut.

nuk do e ket marr vesh tamom per ca behej fjale....rrezik ka qene nanji pa dokumenta qe ka mor vesh se u miratu aministia ashtu papritur e papandyer

Ose ka kujtuar se po jepnin Birre Korca falas

Korca dhe falas? Ne nje fjali?! Moj gjembke, po une kujtoja se na njinje mire ti me, po ti keputke ca kopace qe...

Ehh, ç'budallenj mban kjo bote. Peshku dallohet ne fakt per komente te zgjedhura, intelektuale, bindese, argumentuese, etj, krahas dhe komenteve ordinere, mirpo tek kjo teme kish me shume komente ordinere, sikur iu ishte shplare truri.

Per te kapur nga thelbi nje çeshtje, duhet te mesosh zanafillen e saj. Dhe zanafilla na tregon se Osama rridhte nga nje familje sheikesh, fis i madh, me toka dhe nafte. Krijuan firmat e tyre, u afruan nga kompania e Bushve qe perpunojne naften (rafinerite), per blerje asetesh, per zgjerim te aktivitetit te tyre si ne USA si ne Arabi, dhe kane dhe aksione te perbashkta, jo vetem me kompanine e Bushit por dhe amerikane te tjere. Me vone Osama, si me i shkathti ne gariplliqe (jo ekonomi) u afrua nga CIA per bashkpunim, gje qe e pranoi me kenaqesi (ishin dakort ne heshtje dhe familjaret e tjere), dhe misioni i tij u caktua ne fillim ne Sudan afer çadit, pastaj kaloi ne Afganistan, ku duhej te ndihmonte ne rezistencen kundra rusve. Ishte nje nga kordinatoret kryesor te asaj lufte. I dyzuar apo dhe i komanduar, kur erdhen talibanet ne fuqi, doli kundra Amerikes. Ketu roli i tij ishte i diskutushem, disa thonin se vazhdonte lojen, disa te tjere se u zgjenjye nga USA (me sakte nga padronet), apo se vete amerikanet e lane ngaqe po ndihmonte talibanet, por ne kete kohe dihet qe kish nje pozicion te ri. Me vone kaloi perseri ne Sudan, e shtete te tjera, perseri ne Afganistan, derisa thuhet se u stacionua se fundi ne Pakistan. Kuptohet qe ne ate kohe u bene gjoja disa "perpjekje" nga amerikanet dhe afganet (Karzai) per ta vrare, por pa rezultat. Gjate kesaj kohe thuhet se Osama u semur, dhe per shendetin e tij u kujdesen vete amerikanet, thuhet se ka qendruar ne nje klinike amerikane ushtarake, te pakten keshtu thuhet, por jo e konfirmuar me film. Ne fakt vrasja e tij nuk bente pjese ne planet e CIA-s apo te qeverise amerikane, ai mbahej gjalle edhe si nje pretekst per luften kundra terrorizmit dhe si nje "armik", per te mbajtur gjalle vigjilencen dhe larguar vemendjen nga problemet ekonomike.

Une mendoj se revolucioni ne boten arabe,  qe e gjeti te pa pregatitur Ameriken dhe Europen (shkendije u be thjesht nje vetdjegje e nje ingjinieri tunezian i ngelur pa pune), dhe me ngjarjet qe u rrokullisen, mund ti kete shtyre peco-groset e CIA-s te lajne duar shpejt e shpejt me karten e tyre te konsumuar tashme, dhe te krijojne nje hero tjeter, me kahje krejt ndryshe. Per ta vrare Osamen, specialistat e CIA-s, qe jane vertet specialista per te vrare e pislliqe te tjera, mund ta vritshin kur te donin, qysh athere, por kjo nuk bente pjese ne planet e tyre. Plani i CIA-s dhe i Pentagonit, ishte vetem Jemeni, per arsyet qe i kam shpjeguar ne komentet e meparshme. Amerikanet u ndodhen para ngjarjeve te reja, qe kerkojne skenare dhe njerez te tjere. Me figuren e Osames, amerikanet, realizuan, çfar kishin per te realizuar, dhe si çdo karte e konsumuar dhe qe perbente dhe rrezik per nxjerrjen e disa te dhenave, figura e tij u hoq nga skena.

Ajo qe une po studioj, shoh ketu, eshte ana ekonomike, çfar perfitoi kompania e Busheve nga heqja e tij, dhe aksionet e Osames qe ishin me miliona dollare, kush i perfiton, ndermjet kujt do ndahen. Titulli "terrorist" qe i ishte bashkangjitur, ne fakt ia heq te drejten pjestarve te tjere te familjes, te perfitojne nga asetet e Osames.

Ajo qe une po studioj, shoh ketu, eshte ana ekonomike, çfar perfitoi kompania e Busheve nga heqja e tij, dhe aksionet e Osames qe ishin me miliona dollare, kush i perfiton, ndermjet kujt do ndahen. Titulli "terrorist" qe i ishte bashkangjitur, ne fakt ia heq te drejten pjestarve te tjere te familjes, te perfitojne nga asetet e Osames.

flm Pjer!

po pse vetem Jemeni? komon bro. inshurance frod. komon on.

A do i shkruash keto ne nje vellim te dyte te "Vizione te Qarta" apo i ke parashikuar nderkohe tek vellimi i pare (qe s'kam patur ende rastin t'a lexoj)?

 Pjero, me gjith ate reklame qe i ke bo librit, per pak po e blija, po ky komenti ketu ishte vrastar fare jo vetem per qartesi vizionare po edhe per analize post mortum. Sorry bro! smiley

Analize e dobet. Une thash ca do thoshe kur e fillove!! Shume gjera i ke bere corap.

U zgjidh kjo pune ,do e kene mbeshtje me beze dhe me ndonje grope do jete ...sipas tradites..

ha ha ha 

me te vertete besoni qe u vra osama

kurrsesi

ai ka qene agjenti i amerikes dhe kurre nuk pushoi se qeni

nese amerika donte ta vriste do ta kishte bere me kohe....

 

nje arsye me teper eshte dhe menyra e mistershme e varrosjes se tij

 

 

Sipas zedhenesit te shtepise se bardhe, grupi special (navy seals) donte qe ta kapte rob Osamen, por urdhri ishte qe ne rast rezistence ta vrisnin. Rezistence pati nga ata qe ishin aty, dhe Osama ishte fshehur pas gruas se tij e cila gjithashtu ngeli e vrare nga shkembimi i zjarrit.

Nje gje tjeter qe me beri pershtypje, ishte nje korrespondent i quajtur Andrei (mbase eshte rus) qe e pyeti zedhenesin mbi bazen legale te operacionit.

 Olso, po pse edhe ti me nje grup me Ravin hyke, tek Te Parrejtshmit? 

Eh, nje teori konspiracioni bije e mijera teori konspiracioni ngrihet. smiley

Ndjese PF. S'jetoj ne kontinentin amerikan. S'ma kane shplare trurin akoma. smiley

 S'ka problem. Mbaje me shkume. smiley

Me fal se te shava Ameriken. smiley

 Jo Ols. Ti shave procesin e mendimit duke perdorur pak a shume nje llogjike te tille

m'kujtove frazen time t'preferume :

"And how do you know that you're mad? "To begin with," said the Cat, "a dog's not mad. You grant that?" I suppose so, said Alice. "Well then," the Cat went on, "you see a dog growls when it's angry, and wags it's tale when it's pleased. Now I growl when I'm pleased, and wag my tail when I'm angry. Therefore I'm mad."
— Lewis Carroll

Naten e mire smiley

Po dreqi e mori, ti kishe nje president te nje shteti te tere, lider te botes qe per 8 vjet i tha procesit te mendimit "ku te kam pa?" Ke me dhjetra televizione e media qe kane bere e vazhdojne te bejne te njejten gje... E ti kapesh me mua per kaq pak?!

Nuk eshte e drejte! smiley

Naten! smiley

 Normal Ols. Une Bushin nuk e kisha shok, ty te kam. smiley

Naten dhe mbylli shalet kur fle se te vjen Berlusconi!

Berluskonit i pelqejne vetem gocat. Mundesisht minorene. Po gjithsesi 60 milion njerez ka ne dore ai i shkreti... Gati-gati me vjen gjynaf per te. Edhe nje here qe e provoi ne Libi... smiley

Dmth mire ne te Amerikes qe (sipas jush) e kemi ngrene, po edhe keta te Kanadase e paskan ngrene? E meqe edhe Meksika eshte pjese e kontinentit Amerikan (megjithse ti nuk e specifikon nese eshte i veriut apo i jugut), e paskan ngrene edhe ata. Me siguri do kene ndertuar ndonje te tille gjigande dhe na e kane leshuar ndonje dite.

Sa të zgjuar janë ca nga ne Shqiptarët. Ne i dimë të gjitha, biles edhe detajet e misioneve sekrete, janë mëse të qarta për ne. Tema që duan studim e lexim të madh, ne Shqiptarët i dimë fare lehtë. Vetëm një copë shtet që nuk bëjmë dot, edhe pse jemi kaq të zgjuar. 

Sinqerisht, kur lexoj ca postime tërë tangëllëk, ca postime pa një fije histori, apo njohuri akademike, ku lexoj shpjegimin e gjërave të komplikuara me një ton bisede kafenesh, dhe krenarinë e një fodulli që kujton se di, më vjen keq për vendin tim.

 

 

thenia e dites

Me ne fund mbaroi dhe Perralla me Bin Laden ...smiley

FOX NEWS: Obama is Dead!

Vereni doren ne zemer. Faljani. Une ja fali njehere, se kjo s'eshte asgje.

Mira, shpirt. (Ajo e kishte Marina, kurse Mira ishte ish-i)

Eh car kam hequr une shkreti. Duro nervat nje jave. Ndihem keq kur e kujtoj sot. smiley

Eh eh... Imagjino ta kishe bere: Mira... ups... jo, jo me fal... Amanda... oh, cazzo... prit, Vjola... dmth... Sara...

Edhe nje here, te lutem, si e kishe emrin ti? smiley

dhet uan. aj-aj... aj ment dhet uan. smiley

Kur ishim te rinj Olsi ja kishim vu emrin "njonit" ( aspak kjo lidhje me Olsin tone ketu)

 Takoheshim ne mengjes dhe pytshim njoni tjetnin " Si e ke pas Olsion mrom"

Me vjella -pergjigjej tjtertri

Disa komentatore ketu qe bejne teorira, diskutojne lirine e fjales ne boten perendimore apo duan te duken sa te zgjuar jane sepse me kujtojne Olsion e femirise

Per te mos patur asnje keqkuptim Aspak me Olsion tone ketu te PPUja smiley

po edhe ca ndryshoi ne bote tani?!!?!?!lufta do vazhdoi do vriten edhe ca mijera te tjere,kush financon luften do vazhdoi te pasurohet,ne aeroporte pervec se do te te zhveshin do fillojne edhe nga kolonoskopia se vetem ajo ka mbetur,nafta do vazhdoje te rritet,cuname do kete prape etc,etc etc etc....ne vitet '50-'80 ishte fobia e komunizmit,pastaj i iku moda asaj,ne vitet '90-'10 fobia islamofobia.do vazhdoje edh e per disa vite dhe do dale ndonje fobi tjeter.

Mos harroni se amerikanet jane NR.1 per show.....so show must go on!

Obama Bin Laden Dead.... smiley ..... OMG

Lapsus?....

C'do gje pritet nga Fox News...

 

Obama/Osama dhe “katrahura” e TV amerikane

"The Pentagon has said the body was treated in accordance with traditional Islamic procedures--including washing the corpse--before it was placed in the waters of the northern Arabian Sea."

kjo sa per ta bere me te besueshme per ne qe e vrane, nuk e kane me muslimanet, edhe nuk lane rast te bejne lapidar per osamen.

lapidar per osamen - sa te mefshet. kur do iki ku obama se na u bo si osama, nuk ka lon vend me nafte pa i plas ka i lufte. gabim shume i rende qe kur u zgjodh. nuk permiresohet dot demokracia e botes vetem se amerika eshte kunder racizmit.

Sot degjova nje gjeneral te ushtrise Pakistaneze qe tha se Osama eshte vendosur aty se fundmi si pjese e nje kurthi. Une jam plotesisht dakort me kete shpjegim. E thash qe ne diten qe e vrane se nuk ka kuptim ndryshe kjo vrasje, pa pike diskutimi ishte nje kurth i ngritur ne kohen e duhur per personin e duhur. Ato qe thuhen neper media se gjoja mund ta kete spiunuar ndonje i aferm apo se qenkan ndjekur korrieret e Osames per te shkuar tek Osama jane budalleqe qe mund ti haje ndonje producent filmash dhe populli hollivud-dashes.

Per Obamen ishte hedhja e nje guri per te vrare shume zogj. Nuk dua te zgjatem por Obama ka treguar edhe nje here sa i afte eshte duke mbledhur rreth nje pike shume problematika te presidences te tij dhe politikave te jashtme te SHBA-se dhe duke ju dhene karar me nje goditje te vetme. Qe ti them shkurt po i mbledh ne pika shume thjeshte me poshte.

 

1-- Problemet mbi te drejten e presidences i le ne hije duke i dhene vetes imazhin e patriotit qe vrau Bin Ladenin. Ditet e fundit ka pas nje fushate me te vertete serioze nga njerez shume te fuqishem ne amerike per te vene ne dyshim vendlindjen e Obames dhe te drejten e tij per te qene president. Mund te duket konspiracion i rradhes pa vlere, por kur shikon kush eshte i implikuar ne kete fushate duket sa serioze jan akuzat mbi Obamen qe nder te tjera u detyrua te paraqes nje certifikate lindje e cila kerkohet per verifikim nga akuzuesit.

2-- Lufta en Afganistan. Me vrasjen e Bin Ladenit Obama i jep vetes te drejten per te perfunduar luften ne Afganistan pa marr parasysh se mund te negociohet me Talebanet qe jane armiku kryesor i amerikes ne rajon dhe vrasesit kryesor te ushtareve amerikan. Pa negociata me talebanet afganistani do te mbetet gjithmone nje pune e pakryer. Amerika kete e ka mesuar tashme dhe vrasja e Bin Ladenit i hedh hi syve publikut mbi luften e pafituar ne afganistan. ( ose pjeserisht te fituar, pasi objektivat kryesore, shkaterrimin e alkaedes ne afganistan dhe kapjen e Bin Ladenit tashme amerika i ka kryer me sukses).

3---- Vendosja e pakistanit ne pozicion te veshtire. Kjo gje do ta detyroje Pakistanin te beje leshime te tjera kundrejt amerikes ne informacion, por edhe ne leje veprimi brenda kufijve te Pakistanit. Duke kryer kete mision me sukses amerika i jep vetes te drejten tashme ti kerkoj pakistanit leje per nderhyrje te ardhshme dhe per informacione me te rendesishme ne luften kunder terrorizmit dhe Pakistani eshte ne pozite shume te veshtire per te pranuar c'do lloj kerkese. Nje arritje shume e rendesishme per sherbimet sekrete dhe forcat speciale amerikane.

 

Problemet mbi te drejten e presidences i le ne hije duke i dhene vetes imazhin e patriotit qe vrau Bin Ladenin. Ditet e fundit ka pas nje fushate me te vertete serioze nga njerez shume te fuqishem ne amerike per te vene ne dyshim vendlindjen e Obames dhe te drejten e tij per te qene president. Mund te duket konspiracion i rradhes pa vlere, por kur shikon kush eshte i implikuar ne kete fushate duket sa serioze jan akuzat mbi Obamen qe nder te tjera u detyrua te paraqes nje certifikate lindje e cila kerkohet per verifikim nga akuzuesit.

Ora, "the birther movement" ka filluar qe para zgjedhjeve e vazhdoi intensivisht gjate presidences.  "Njerezit e fuqishem" ne Amerike e kishin ushqim per kokrrat e idioteve qe perdhunohen nga bankat, nga kostoja e sikuracioneve, nga papunesia, nga gerryerja e sindikatave (edhe Mass qe eshte me demek shtet liberal po kalon nje projektligj kunder sindikatave) etj etj etj por cajniket & co ate bar hanin.  Vazhdoi tjerrja e wool-it sa u desh qejfi, rasti me ekstrem, Arizona sapo aprovoi nje ligj qe kandidatet per president duhet te sjellin certifikaten e lindjes.  

Edhe Obama pastaj publikoi certifikaten, dhe Trump (qe e mendon veten kandidat, e qe s'i ka pushu goja per ate pune) iu ngriten qimet perpjete dhe iu prish modeli i papam i flokeve. 

Keshtu qe nga te gjitha konspiracionet e radhes, kjo s'ka pike vlere.   

monda per trumpin, me duket se ndajme te njejtin opinion, (negativ une, ti nuk e di). sa per union - sindikatat me nje fjale, vazhdojne te abuzojne njelloj si 9 vjet me pare kur isha une aty? ta kam te abuzimi me rrogat. me ka rene mua njehere rasti te punon union lokal B, hidraulik, 64$ ne ore. sigurisht qe me pelqente fort pa mase si rroge, por edhe sot me dukej shume e tepruar. edhe po them per veten, se njof aty ne ny ca e ca qe paguhen sikur pjellin perdite veze te arta, edhe i kam pare me sy, rendimenti ne pune shkon ne varesi te pageses. sa me shume paguheshin aq me pak punonin. nje elektricist qe punonte te kullat sigurisht para se te rrezoheshin paguhej 200$ ne ore edhe me ka thene vete qe normalisht punonte zakoshin 1 ore, edhe kurre me teper.

ky obama si demokrat qe eshte si teper lufte ka hapur, mos ka edhe ky ndonje monika andej mbrapa perdeve?

petllaneuje, anetaret e sindikatave paguajne detyrime qe te marrin e te negociojne rrogat qe kane.  

Meqe 400 persona ne US kane te ardhura sa gjysma e popullesise ne US, meqe nje brez me pare CEO e kishin rrogen 40-fish nga te punesuarit e tyre, e tani e kane 400-fish, hendeku me i madh ne boten e industrializuar, meqe vetem 7% e forces punetore eshte e sindikalizuar ne US, e per shume "meqe" te tjera, nuk merrem me tepricat e ca hidraulikeve.

Mendimin per Trump e kemi njesoj.

Sa per Obamen, s'e mendoj demokrat.  Ne US zgjedhja eshte midis "sane republican" dhe "nutjob republicans".  Te pakten ne fasade.    

vetm 7% nuk e dija kete. po si ka mundsi qe na e ka mafia nje treg kaq te vogel krimi!! nccc. flm per infon.

o guce ti ca meno per bamen tone? 

monda kur te lexoj qe kapesh me obamen se si me vjen, sikur po rreh nje kone. ose blendi klosin.

plumber pllum plume plum pelltumb qe pelltumb, dua te behem hidraulike e sindikuar. ne fakt sindikaten e kam 9 rruge larg.

than go for it! Hold on to your dream, to be a plumber! pse nuk e pe ti cin kishte shoqni bushi?

Ue car hoqa me e gjet ket posten! po ti car do qe m'bo pytje mu tu ju xhevapos te tjerve se u trasha. Nejse, una menoj se Obama shpetoi boten lale se po te kish qene aty nai Palin, do kish ik dynjolliku per lesh. Sepse kom nje neveri per ate pallinen una.

Masanej ti e di qe una e kom fiksim tejkalimin e barrierave fetare. Sikur neser te zgjidhej president nje myslimon ne France apo Itali, dhe nje i krishtere ne Turqi apo Siri do lumturohesha jashte mase. Sigurisht qe keto jane endrra me sy hap per momentin po perralle do dukej ene qe ne Amerike te zgjidhej nje zezak myslimon.

Dhe si perfundim, vetem prej inotit te Shabes qe ishte kunder Obames una jom me Obamen. Sa m'kishte more molli me u grric me Shaaaabeeeeeeen!

lal sa m'paska marre malli me t'i degju keto qe po thu, me ndonje grekofile ne sfond a ku di une, lere pastaj per nje ndeshje. tek kjo e fundit e in-territ kisha shume nevoje per ty per me u tall me ekstazen e robit. 

haha nuk m'bon pershtypje fare qe ju n'froncet te gjithe te zinjte i dini myslimone smiley.

zemer nje pyetje pa lidhje kisha, e ke gje nje liber anglez me dokumenta historike per shqypnin ti, trevellimsh?

Jo ne dime per myslimone t'gjithe Hasonet ene Hysenet (ose Hussein sic i thoni ju anej). Nuk e shef ti qe po bojme c'mos qe te mos vetedeklarohen si budista marsiane.

Noshti ti po pyte mos me ke dhone nai liber (qe s'ka bo vaki) ene s'ta kom kthy, apo do me dite a kom nje liber me keto te dhona aspak konkrete? Nejse ne te dy rastet pergjigjia o JO. Por ti e di si per ty ne car s'bojme (i thena ene Nohise te vije te Rockwood sonte me pa Barca-Real) kshu qe me thuj se po deshe pys ca shoket e mi n'ingilterre.

 

Fillova t'i pergjigjem po e lashe per arsye te ndryshme.

nga lajmet e funit:
 

Shortly after the Sept. 11, 2001, terrorist attacks, detainees in the CIA's secret prison network told interrogators about an important courier with the nom de guerre Abu Ahmed al-Kuwaiti who was close to bin Laden. After the CIA captured al-Qaida's No. 3 leader, Khalid Sheikh Mohammed, he confirmed knowing al-Kuwaiti but denied he had anything to do with al-Qaida.

Then in 2004, top al-Qaida operative Hassan Ghul was captured in Iraq. Ghul told the CIA that al-Kuwaiti was a courier, someone crucial to the terrorist organization. In particular, Ghul said, the courier was close to Faraj al-Libi, who replaced Mohammed as al-Qaida's operational commander. It was a key break in the hunt for in bin Laden's personal courier.

"Hassan Ghul was the linchpin," a U.S. official said.

Finally, in May 2005, al-Libi was captured. Under CIA interrogation, al-Libi admitted that when he was promoted to succeed Mohammed, he received the word through a courier. But he made up a name for the courier and denied knowing al-Kuwaiti, a denial that was so adamant and unbelievable that the CIA took it as confirmation that he and Mohammed were protecting the courier. It only reinforced the idea that al-Kuwaiti was very important to al-Qaida.

If they could find the man known as al-Kuwaiti, they'd find bin Laden.

The revelation that intelligence gleaned from the CIA's so-called black sites helped kill bin Laden was seen as vindication for many intelligence officials who have been repeatedly investigated and criticized for their involvement in a program that involved the harshest interrogation methods in U.S. history.

"We got beat up for it, but those efforts led to this great day," said Marty Martin, a retired CIA officer who for years led the hunt for bin Laden.

Mohammed did not discuss al-Kuwaiti while being subjected to the simulated drowning technique known as waterboarding, former officials said. He acknowledged knowing him many months later under standard interrogation, they said, leaving it once again up for debate as to whether the harsh technique was a valuable tool or an unnecessarily violent tactic.

Dordomuzi:    emrin!
Ceni:              Cen!
Dordomuzi:    emrin e babes!
Ceni:              o babeee

 

 Sot, ne te gjitha gazetat perendimore, perveç informacionit te vrasjes se Osames, kish edhe nje suplement, 1-2-3 faqe (sipas gazetes) shpjegim mbi jeten e Osames dhe kompanise se tij. Aty flitej se ai vuante kohet e fundit nga mushkrite dhe melçite (me pak). Mendohej se ai kish vdekur nga shkaku shendetesor, ndersa disa burime te tjera thonin se ai ish vrare "gabimisht" nga bombardimet qe amerikanet benin vazhdimisht ne Afganistan. Thuhej/flitej, se sherbimi pakistanez e kish zhdukur me kohe, por per efekt mos perplasje me boten arabe, e mbante te fshehur, etj, etj.

Ne fakt ne kete çeshtje ngrihen shum pyetje. Dhe pyetja kryesore qe shum njerez dhe media ngrene, eshte; Trupi, ku eshte trupi, pse u hodh ne det. 

mgjse ke dhene nja 4 shkaqe te mundshme per vdekjen e Osames Pjero, prape me pelqen kthjellsia e mendimit

 Bredharako, tek ky komenti i fundit ketu, veç citova gazetat, mediat. Ndersa tek komenti me siper ishte mendimi im. Tani sapo ndigjova lajmet mbi kete çeshtje, dhe folen disa prej autoritetet pakistaneze. Shefi i sherbimit te fshehte pakistanez, tha, se; s'kishim ndonje informacion per Osamen aty, dhe se po ta dinim, kete informacion do ta ndanim menjehere me amerikanet. Disa pakistaneze, ndermjet te cilit dhe Musharafi ( tashme ne azil ne Londer) u shprehen se ndihen te fyer dhe te poshteruar nga amerikanet, nga mos besimi i tyre. 

pikerisht Pjer: gazetat hedhin ne ajer plot teorira dhe ne priremi me besu me shume ato qe tingllojne intriguse sesa me besu versionin zyrtar. Nuk them qe versioni zyrtar eshte gjithmone i verteti po ti e shef vete sa larg nga nj-tj jane kto versionet qe citove ti...pse duhet me zgjedh patjeter nji prej ktyre qe nuk ka as prove as baze? thjesht se e thote gazeta?

 Bredharako, njoftimet e gazetave dhe medias, duhen ndigjuar, por konkluzionin çdo njeri e nxjerr vete. Une mendoj se ato qe kam thenre tek komenti i djeshem (i pari) qendrojne, megjithse tani ndigjova (nje version tjeter zyrtar) qe shefi i policise se asaj zone, i plotfuqishmi dhe banoret aty rrotull, thonin se; "ne shihnim vazhdimisht qe aty banonin dy çifte, dy vellezer me grate e tyre, dhe as qe flitet fare qe aty te kete qene Osama", "te gjitha qe po ndigjojme po na duken budalliqe, ose po na marrin neve per budallenj". Keto ishin pronocimet e njerzeve aty rrotull, ne ate lagjen, mehallen ku u krye "vrasja" e Osames. 

Nese keto qendrojne, athere i bie qe Osama ka vdekur me perpara dhe kerkohej nje reklame, nje justifikim per luften kundra tij. 

Disa zera thone, se me sherbimin qe Osama u beri amerikanve, ata e kane strehuar ne USA, dhe tani po shohin reagimin e njerzeve. 

Nuk mirret vesh gje e sakte, u bo pak si lesh arabi kjo pune smiley pune sherbimesh te fshehta, qe une e kam thone dhe tek "Vizione te qarta", se keto sherbime veç ngaterrojne boten dhe publikun, nuk bojn noi gjo te hajrit. 

Pjero, une degjova sot ne lajme se amerikanet do japin fotografi te Bin Ladenit te vrare.

po prape, kam frike se komplot teorite nuk do mbarojne. do thone qe eshte fotomontazh etj,etj.smiley

ene sa na erdhi nje email i pergjithshem nga konsulentet e sigurise ku mes te tjerash (rrini m'shpiii, mos udhetoni, probleme sigurie ketu, atje etj) thuhej:

"Al-Qaida and the ‘Arab Spring'
 

The uprisings in North Africa and the Middle East have coincided with a period of declining popular support for Islamist extremism and the progressive withdrawal of Western militaries from the region – removing a pivotal grievance of al-Qaida and other terrorist groups. However, the uprisings could yet create longer-term opportunities for terrorist groups to rebuild suppressed branches, recast their message and broaden their political base. The uprisings have removed or undermined major state enemies of both al-Qaida and domestic extremist groups, while creating a political and security vacuum that they will strive to exploit. "

Ore, po trupat e atyre te tjereve qe u vrane (se thane qe ishin pese te vrare ne aksion) di njeri c'u bene? I shpune gje ne Arabine Saudite se s'kam degjuar gje per ta.

U bo i çik misterioze kjo pune. M'duket se skenari ish gjetur ne nje nga filmat e Hollivudit smiley

 Lajm i mrekullueshem per konspiracionistat me vizione te qarta smiley

Sapo degjova nje CIA-ist qe tha se nuk do te jepet asnje lloj evidence mediatike (foto, video) per vrasjen e Bin Ladenit. Ky ishte nje operacion ushtarak per te cilin ne u japim evidence ne detaje vetem personave te autorizuar dhe eproreve.  Ajo qe jemi te autorizuar ti themi publikut amerikan eshte qe misioni i vrasjes se Bin Ladenit u krye me sukses ne saje te nje aksioni model te trupave speciale amerikane. Ato qe duan ta besojne, mire. Ato qe nuk duan, le te presin deri sa Bin ladeni ti marre ne telefon per t'iu provuar te kunderten. smiley

I madh fare. smiley

smiley

kta shqipot mor do gzohen

se amerikant ja kane krip mishin dhe po e pine me birra ne teksas by now smiley

 Ishte interviste e madhe fare. Kur e pyeti gazetarja sepse nuk do ti nxirrnin evidencat me fotot dhe testin e ADN ky robi u pergjigj pak a shume "edhe po nxorrem fotografite, konspiracionistet do thone qe jane Photoshop, dhe po nxorrem ADN do thone qe eshte false. E theksoj edhe njehere qe ajo qe ka rendesi per ne eshte qe Bin Laden u asgjesua dhe te gjithe djemte qe bene aksionin u kthyen shendoshe ne shtepi. Bindja e publikut nuk hyn ne detyrat e sherbimeve sekrete... smiley 

hallall smiley

He mo amerikanski?! Ende s'na keni nxjerre ndonje foto a ndonje video prove per kapjen e Osames. Na cate veshet per gjithe keto vite me te, dhe nuk denjoni te beni nje fotomontazh profesional.

Dje na paraqitet nje manipulim photoshopi 2 leksh. Sot, fotot e Obames dhe te Hillarit gjate operacionit "Kush e kap Osamen", duke bo gjoja si tipa te vemendshem ne mesim...

A keni ndonje prove me serioze per opinionin publik apo jo?!

Po ja dhjefsha racen, edhe Gebelsi kishte me takt se ju!

 

Spektakel koti!

 Olso, nuk e lexova komentin tim te mesiperm mesa duket. CIA ka vendos te mos e rruje fare per ato qe nuk besojne, dhe ka vendosur qe nuk do te publikoje asnje evidence mediatike. Te interesuarit mund te komunikojne direkt agjensine. Ka dhene dhe numer 1 800 per ato qe duan te flasin nga Italia qe te mos harxhojne leke. Leket i pagu CIA. smiley

Jo s'e kam lexuar. Erdha drejt e per sherr! smiley

CIA ka vendos te mos e rruje fare per ato qe nuk besojne,

Ouuu???!!! Edhe kete e paska bo CIA?! E po te me haje kete pra CIA smiley

 Eh, kshu tha ene Bil Ladeni m'vaftit, po e hongri masanejta! smiley 

Po, po... e hongri. Ca hongri?!

Aragoste me cavial, shoqeruar me nje vere te vjeter franceze, ne kornizen e  mrekullueshme te ndonje fshati turistik?!

 Ke harru edhe ato shtate virgjereshat daje! smiley

Po, e drejte, se harrova! smiley

 70?

...ne dite! smiley

 Whatever you might think of their policies and politics, you have to admire their guts!

ca po thua o shoku.. would you admire the guts of a tiger when stumbling upon a cat?

 Po flisja per intervisten e zedhenesit te CIA. Per mua eshte madheshtore.

ca ka per madhshtore se spo e mar vesh..

Sapo me shkrujti al zarqawi te walli ne facebook, mos ca koke tha se asmoni osh gjalle, po bojshim gjasme se kishte obama hallin e zgjedhjeve mbas dy vjetesh ene e vendosem me cunat ti jepshim i dore se e kena cunin tone, gjys myslimon

 Eh, puna me e veshtire eshte puna me njerezit, ka pase thone Njoni.

Shkurt fare: Propagande! smiley

 Olso, nese s'ke arritur akoma te shkeputesh nga miti feminor i Tom and Jerry, fiton ti. Bin Ladeni eshte i gjalle dhe Amerika nuk ka per ta kap kurre. Une e bona timen.

Nuk eshte kjo ceshtja. Nuk me intereson nese Bin Laden eshte gjalle apo nuk eshte gjalle, nese ka vdek pardje apo parvjet...

Mua me gric nervat e gjithe kjo histori. Kaq.

Vune boten ne alarm, na thane se po perplaseshin civilizimet, levizen miliarda dollare, mijra njerez e asete, dhe... tani na servirin nje foto Bin Ladeni te photoshopuar???!!!

Vetem nje amerikan i zellshem si toko, nuk do te ngrinte pikepyetje pas kesaj historie.

PS: Me fal toko, po vete u krujte. smiley

O Ols. Kush ta ka mbushur mendjen qe you should be served. Ti nuk je as qytetar amerikan, mer burre, qe te kerkosh se ku po shpenzohen taksat e tua!!! Pastaj kush te vuri ty ne alarm, kush te zgjoi nga gjumi ndonjehere, kush ta pergjysmoi rracionin e bukes, kush ta futi doren tek kuleta qe mban mbas bythes?!!! 

Qetesohuni mor burra se late nam. Del tjetri president (dhe jo Bush po Obama qe u be yll bote kur u zgjodh) dhe njofton me pergjegjesine e nje burri shteti popullin e vet se armiku numur 1 i vendit u vra nga forcat speciale dhe ushtria e vendit te vet. Ti me shoke tani kerceni dhe thoni na jepni evidenca se nuk besojme. Po mos beso mer burre, kujt po i plas. Dhe cfare evidencash do ti? Mos do te te marrin per dore dhe te te bejne tur me forcat speciale neper afganistan e pakistan qe ta besosh?!!! Mos i jepni kaq rendesi vetes o njerez se nuk jeni kaq shtylla te shquara te mendimit dhe analizes. Nuk jeni as budallenjte e pare e as te fundit. U deshen qindra vjet mbas Galileut qe nje pjese e madhe e njerezve te bindeshin qe toka eshte e rrumbullaket. Faji i Galileut? Jo mor xhan! Ai i tha faktet qe kishte. Ti i the qe kjo nuk ta mbush mendjen dhe po qe burre le te nxirrte fakte te tjera, qe ai nuk i kishte. E pastaj? Kush ishte idioti per qindra vjet?!!

Mbase u nxefa pak, po ca muhabete mbi 11 Shtatorin dhe vrasjen e BL jane vertet truofenduese.  Dhe nuk me ofendon aq mosbesimi, se sa kur dilni gjoja me ironine "Ho me edhe kete e hongret eee?" me krenarine e atij kalamanit harrakat qe tall nga dritarja femijet e tjere qe jane ulur ne shkolle per te mesuar e punuar, me bindjen se ai qe qendron eshte jashte sistemit eshte me i zgjuar dhe padyshim do te ndertoje nje jete ku e ku me te mire se ata. Ik ore pirdhuni me gjithe kaçile!

ne terminologjine e petnagonit edhe oligarkise amerikane (korporatat amerikane jane ekonomite me te fuqishme ne bote, me te fuqishme edhe se shume shtete..), ne terminologjine e tyre, ti PF-je je nje 'useful idiot'. congrats my friend.

 Ik o twin tani se na fryte me keto emertime, sikur me qene Adami diten e pare te krijimit te botes. Ta thashe prape, s'do te besosh, mos beso, por kur e nxjerr mosbesimin tend si standart te zgjuarsise rendon puna pastaj. Se une gjithmone ka me shume shanse ti besoj botes reale qe leviz, Pakistanit qe ndihet i ofenduar qe nuk u njoftua per aksionin, Europes dhe Amerikes qe pregatiten per hakmarrjen, komoditi prices qe bien ne burse pas vrasjes, se njerit me pseudonimin twintip qe shkruan te PPU

po bini eshte 'vrare'e ka 'vdekur' nja 500 here mo vlla... pse duhet te besojme se ksaj here eshte e verteta? une s'e di si kenaqesh ti me kaq pak? me jep nje arsye qe ska video evidence te vrasjes, kapjes, zhdukjes se trupit te binit. nuk te duket ty pak si tallje masive e carit kjo?

 

nuk e sheh se pas nja 1500 vjetesh do i referohen ksaj kohe si koha e perandorise se oligarkise amerikane.. those were tough times do thon.. shit man they really did serve some shit to ppl.. there was this bin fucking DEAD idiot goat screewing peasant from the tora-bora mountains who'd been dead for like fucking times and again... and he was like, massive, he was one mean mofuka.. everyone was proper shit scared of him.. he scared ppl from his grave.. allover the newsw maaan.. every single fucking day.. ah those were some wicked times.. fear was the name of the game...

 

kshtu kane per te folur historianet pas nja 1500 vjetesh kur te flasin per vitet 2000. pastaj do tkete edhe nje kapitull me FAQ, edhe aty do tjete pyetja 'but how the hell was this possible?'.. edhe aty do te gjesh edhe kete termin 'useful idiots' si nje contributing factor.

Hahaha. O twino, ti e paske problem se tallkan bythen kalamajt e lagjes duke te rrejte se ka vdek Bin Ladeni mer vlla smiley Pash Zotin, me thuj kur eshte hera e pare qe besove se e kane vra smileyp

Nejse, per tjeter here, ne raste te tilla chek The most wanted list. Po qe akoma aty, po tallin bythen me ty. Po e paten heq nga lista dmth qe e ka puth halla ne te dy faqet.

smiley O twin c'me kenoqe!

benazir butho ka deklaruar se nje fare omar sheikhu e ka vrare osama bin ladenin ne nje interviste televizive.

 

te tjere kan deklaruar se bini vdiq prej semundjes se melcise a te mushkrise.

 

deklarime te tjera ka patur se ka vdekur gjate nje bombardimi ne malet e afganistanit.

 

po te shohesh te gjitha kto kane te perbashket nje gje, mungese evidencash. kurse tani kemi kete deklarimin e fundit, i cili po ashtu karakterizohet nga mungese evidencash. rrjedhimisht lind pyetja, pse duhet ti besojme ktij rrefimi te fundit me shume se te pareve kur duket qarte se qe te gjithe mbeten ne nivelin e thashethemeve.

 

ca mqesh kot..

 Twin, ta thash edhe njehere. Vrej listen daje, mos u merr me muhabete kafenesh. Si tha Vani te pallati 175: "Ta thitha une? Jo... "

po pikerisht pra, ktu eshte ndryshimi, se ti beson autoritetin kurse une besoj evidencat.. ti thua leri kta qe flasin nkafe, degjo kta qe flasin prej shpise se bardhe.. e kupton sa dogmatik je?

Pf si e ke pas Olsin ? smiley

Testamenti i Osames do ti dorzohet shtypit Shqiptar me sakete Gazetes Shekulli,. Balkanweb dhe Shqip Ky ka qene fjala e funidit e lene nga Osama pas vdekjes. Thuhet se Osama e dinte qe asnje shtyp tjeter ne bote nuk do ta merte persiper ta botonte me kaq entuzioazem sa shtypi shqiptar Titulli do te jete 

Ne gazeta Shqip "Zbardhet testamenti i Osames"

Ne Balkan Web "Eksluzive per BalkanWeb Zbulohet testamenti i Osames

Per Gazeten Shekulli " Gjendet Testamenti i Osames"

I vetmi shtyp pa moral coroditites, thashethemaxhi  dhe genjeshtar ne bote qe leshon  tituj bombastik per te shitur gazetat jane shtypi shqiptar Ndaj Osama e ka lene me goje Vec ketij shtypi ti jepet materjalet smiley

Olso po e le vetem me 35 virgeresha Osamen se nuk beson se ka vdek smiley

   "I know there's only 35 virgins, Oussama, you're only half dead !"

keto qe ia futen me daissy cutter po shqetesohen per pamjen, lookun se si ngjan armiku i vdekur. peeeelizzzzzzzz. duket si dora asaja te shkretes qe ia drodhi burri me ate monika kurven. e shkreta nuk i ka dal hala e keqja.

 Nji nga gjonat me interesante gjate kesaj jave ka qene e pamja dhe e degjumja e "skeptikve" qe nuk ia ha qeni shkopin, dhe nuk e hajne capojn per djathe!

Gjate kesaj jave kam arrit ne dy konkluzione t'thella:

1. Nje rob qe ti e mban per (mesatarisht) t'zgjute ka potencial me t'habit me mungese elementare logjike,  mungese logjike elementare

2. Teorite e konspiracionit, si edhe ligjet e fizikes ndjekin "certain patterns" qe jane (qenkan, n'fakt) te pandryshushme.

 

tani na servirin nje foto Bin Ladeni te photoshopuar???!!!

 

Ne fakt qeveria amerikane s'te ka servirur asnje foto.

O Ols. Kush ta ka mbushur mendjen qe you should be served. Ti nuk je as qytetar amerikan, mer burre, qe te kerkosh se ku po shpenzohen taksat e tua!!! Pastaj kush te vuri ty ne alarm, kush te zgjoi nga gjumi ndonjehere, kush ta pergjysmoi rracionin e bukes, kush ta futi doren tek kuleta qe mban mbas bythes?!!! 

Po, po... Miremengjes PF.

Qetesohuni mor burra se late nam. Del tjetri president (dhe jo Bush po Obama qe u be yll bote kur u zgjodh) dhe njofton me pergjegjesine e nje burri shteti popullin e vet se armiku numur 1 i vendit u vra nga forcat speciale dhe ushtria e vendit te vet.

smiley

Nam le ti ne fakt. Por s'te vej faj se je totalisht i indoktrinuar nga propaganda e mediave te kontrolluara.

Per cilin burre shteti e ke fjalen mor dak?!

Po ku ka president Amerika?! Amerika eshte nje vend nen junten e multinacionaleve dhe Obama apo Bushi & Co, s'jane gje tjeter vecse perfaqesues te administrates kukull!!!

Hec aty mer plak....hallall!!!!

smiley

 

e murt vesh t'funit fare e?

Bushi mre (jo ky qi kena ne ktu n'ppu) po ai qetri ( i modhi), nuk kish pranu me dal me Bomin ne Ground Zero ket t'enjte. Arsyja? po normal o vlla...ky legeni i vrau shokin, Osmon agen ene tani e fton me dal per aheng...eh mer daj...po kujt jan t'u ja hudh iher? cere jom un, naj student?!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).