21 janari, familja e Aleks Nikës i dërgon letër të hapur Sali Berishës

Amelia është 2 vjeç, ndërsa Mentila 5 muajsh. E madhja flet dhe ka nisur të kuptoj se babai po vonon të kthehet në shtëpi. E dyta ende. Një të diel më parë televizionet transmetuan 25 herë një kronikë se si një baba i ri, i sjellshëm, mori vajzën e tij për dore bashkë me gruan e veshur me 20 mijë euro rroba dhe aksesorë, dhe shkuan të shikojnë në Teatrin e Kukullave përrallën e "Mamadhisë dhe 7 kecave".

E bombarduar me pamje të moshatarëve të saj, që shkojnë ne teatër (ani pse në mënyrë teatrale) me prindërit e tyre të qeshur që bëjnë sikur i duan gjithë fëmijët në atë sallë, Amelia u ngrit befas e mërzitur nga kolltuku dhe thirri "Dua edhe unë babin!". Të gjithë ne të tjerët që tani jemi dërrmuar nga vrasja e djalit tonë më 21 Janar, kemi mbi tre muaj që përpiqemi të kemi një përgjigje për këto dy vajza jetime.

Babai i tyre u vra më 21 Janar në Bulevard. Por ky shpjegim i thatë nuk mjafton për dy vajzat jetime. Ato natyrisht duan të dinë gjithçka. Duan të dinë pse ajo vajza bionde që ka lindur në Holandë është e qeshur dhe e lumtur duke shkuar me babin dhe nënën e saj të pasur duke parë kukulla dhe pse ajo s'mund ta bëj atë. Ato ende nuk e kuptojnë se ai djalë i qeshur buzagaz, i dashur me fëmijët e tjerë në sallë, i ka lënë jetime.

Ne ende nuk kemi si t'ia shpjegojmë këtë gjë se janë të vogla. Unë që kam këtë dramë, jam xhaxhai i Aleks Nikaj, dhe jam pjesë e kësaj drame të përditëshme në familjen tonë. Familja dhe të afërmit po përpiqen përditë të gjejnë forcë për të mbijetuar, por e vetmja shpresë që gjithçka të mund të degradoj është drejtësia.

Unë jam i thyer në moshë dhe e di mirë pse është vrarë Aleksi. E njoh mirë njeriun që u krenua me vrasjen e tij Sali Berishën dhe duke njohur atë njoh mirë dhe njeriun që përdori për këto vrasje Lulëzim Bashën. Mes makthit të vdekjes së Aleksit në javën e parë kur ai mbijetoi deri sa vdiq në Turqi, mua dhe familjes së Aleksi do të na duhej të duronim dhe fyerjet për të, do të na duhej të duronim mburrjet makabre të Sali Berishës që ishte gati të vriste "jo 3, jo 30, por 300" nëse shkeleshin institucionet.

Ato ditë nuk do ti harrojmë kurrë. Nëna e Aleksit errej dhe gdhihej në shkallë me sy nga rruga duke pritur mandatën, ndërsa ne me sy të ngrirë nga ekranet se mos Sali Berisha vazhdonte të fyente gjakun e pafajshëm të djalit tonë.

Po të drejtohem në emër Sali Berisha, dhe ty Lulëzim Basha. Kështu do tu drejtohem derisa drejtësia të vihet në vend, pasi nuk kam ndërmend t'u njoh për kryministra apo ministra, por thjesht si njerëz që më keni borxh gjakun e Aleksit. Ne jemi duke pritur që drejtësia të veproj dhe ju të merrni përgjegjësi për atë që keni bërë.

Në ethet e kësaj fushate elektorale, ju po përpiqeni të votëbesoni shoqërinë shqiptare pro apo kundër gjakut të djalit tonë, po përpiqeni të përdorni emocionet politike për të marrë pafajësinë politike për atë që keni bërë. Gaboheni rëndë.

Drejtësia për gjakun e djalit tonë, nuk vihet nga fushata elektorale dhe as nga përpjekjet tuaja për blerë votën popullore që të harrohen krimet. Drejtësinë për gjakun e pafajshëm të Aleksit e vendos vetëm drejtësia dhe ju na kini fyer rëndë duke na ofruar si "alternativë të së ardhmes" përgjegjësit e kësaj tragjedie.

Dy mbesat e mija të mbetura pa baba, as qetësohen dhe as mërziten nga fitorja apo humbja e Lulëzim Bashës në Tiranë, por trishtohen nga mungesa e përjetshme e babait në shtëpinë e tyre dhe duan drejtësi. Ndryshe nga dy mbesat e mija, mbesat dhe nipat e tu Sali Berisha kanë plot pare, kanë vila dhe pasuri, kanë mundësi të udhëtojnë gjithë botën dhe jetojnë të lumtur.

Mbesat e mija nuk ja kanë lakmi në fatin e nipave dhe mbesave të tua, por nuk kanë për të ta falur kurrë fatin që ti u imponove duke i lënë pa baba, nëse pengon drejtësinë të shkoj në vend.

Është mire ti japësh shans të vërtetës dhe të mos manipulosh ende me vdekjen e babait të tyre. Është mirë ti dorëzosh drejtësinë, armën që vrau, njeriun që qëlloi, njeriun që urdhëroi dhe njeriun që komandoi gjithçka.

Ne nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për Aleksin, me të gjitha rrugët, në të gjitha gjykatat, me gjithë miqtë dhe aleatët tanë, deri dhe me gjykatat perëndimore.
Ti Sali Berisha dhe Lulëzim Basha duhet ta dini mire se Aleks Nika ishte djali i shtëpisë sonë, babai i dy vajzave të mitura, djalë i një nëne që po plas nga dëshpërimi. Ai nuk ishte as i Bamir Topit, as i Ina Ramës, as i Edi Ramës dhe as i puçistëve që ju shpikët për të mbuluar të vërtetën e vrasjes.

Ti Sali Berisha nuk mund të na bësh dot karshillëk as me ligje as me politikë dhe as me pseudointelektualë e pseudomirditorë si Frrok Cupi, Mark Marku dhe të tjerë që kanë shit shpirtin e tyre për tu bërë avokatë të atyre që derdhën gjak të pafajshëm në një vend që thonë se synon të hyj në Evropë.

Ti Sali Berisha bërë çfarë munde ta poshtërosh vdekjen e tij, duke sjell si armik i tij dhe kur ai ishte duke vdekur. Shkuat në Spital dhe nuk i hodhët as sytë, shpërbleve gardistët që e vranë dhe turpërove një komandant garde që nuk la as gruan e vet të vinte të ndahej me Aleksin që e kishte djalë dajoje.

Ti u tregove shpirtzi dhe cinik duke ftuar në mbledhje të qeverisë publikisht Shakirën të vinte të këndonte për mortin e djalit tonë. Këto nuk ti kemi harruar, por dije se nëse vazhdon të pengosh gjykimin dhe hetimin tënd dhe bashkëpunëtorëve të tu në këtë krim ne nuk do ta falim kurrë.

Ti Sali Berisha dhe vartësi yt Lulëzim Basha keni seleksionuar në këtë vrasje Aleks Nikaj, si djalë të vetëm që nuk ka kush ti marr hakun. Ne po kërkojmë që drejtësia të veprojë, dhe nuk deinkurajohemi as nga trembja që ti i ke bërë Presidentit të Republikës apo Kryeprokurores.

Unë jam ende i tronditur nga deklarata e Presidentit që tha se ky krim nuk duhet të kishte ndodhur, a thua se kjo është çështje morale dhe jo ligjore. Në të vërtetë detyra e tij është të reagoj duke mbrojtur Kushtetutën dhe lirinë e qytetareve për të demonstruar , duke çuar para drejtësisë fajtorët, dhe zbardhjen e krimit.

Ti Sali Berisha dhe vartësi yt Lulzim Basha po shpikni lloj konfliktesh me Presidentin , kryeprokuroren dhe institucione të tjera me qëllim që të keni një alibi për vonesën e së vërtetës. Lulëzim Basha ka shpëtuar një herë nga drejtësia duke sajuar sherre të tilla dhe duke shtyrë afatet e hetimit. Por gabon se mund të shpëtoj gjithmonë me të njëjtën mënyrë.

Masakra e 21 Janarit është vepër kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe është paksa dyshues fakti që ai nuk ju besua Prokurorisë së krimeve të rënda, megjithë respektin që kam për grupin e prokurorëve që po heton. Ju nuk mund ta mbyllni këtë histori pa na treguar vrasësin dhe shkakun e vrasjes.

Ti Sali Berisha dekonspirove veten që je i përfshirë i gjithë në këtë krim, pasi fillimisht hodhe versionin që kishe përgatit paraprakisht që viktimat i vrau opozita. Pastaj tentove të mashtroje me mjekët e Spitalit Ushtarak. Kur të gjitha alibitë të ranë, thirre në ndihmë miqtë e tu politikë në Perëndim dhe u shpjegoje se kishe qëndruar 5 orë i rrethuar dhe se vrasjet ishin legjitime.

Fal Zotit miqtë e tu në Perëndim që ti përdor në ekrane të blera në Tiranë i sfumoi deklarata e përgjegjshme e presidentit francez Sarkozi i cili e bëri të qartë se Perëndimi nuk toleron asnjë vrasje qytetari që proteston në Evropë.

Ty Sali Berisha të mbeti turpi i përpjekjeve të dështuara për të prodhuar nje legjitimitet ndërkombëtar për vrasjen e Aleksit dhe tri qytetarëve të tjerë shqiptarë.

Ti Sali Berisha ke boll miq në Turqi dhe sidomos në politikën turke. U ke dhënë gjysmat e pasurisë së shqiptarëve, përfshi Telekomin dhe bankat. Shpresoj mos të jesh duke e përdorur këtë miqësi për të penguar ardhjen provës për djalin tonë nga Turqia. Është mirë ta ulsh drejtësinë të bëj punën e saj edhe pse boll e ke penguar dhe me kaq sa ke bërë.

Në konceptin tënd, duket sikur ne jemi duke kërkuar një deklaratë noteriale për të pranuar krimin, si ato që ti sajoje muaj më parë nga shokët e djalit tënd, kundër opozitës. Jo. Ne po kërkojmë të hetohet, direkt apo indirekt, me prova dhe dëshmitarë, që të shkohet tek e vërteta, pa pasur nevoja për deklarata noteriale të vrasësit.

Tre muaj më pas ne dimë thuajse gjithçka ka ndodhur aty brenda. Kemi mësuar kush ja ka nxirë syrin Andrea Prendit nën presionin e hapjes zjarr mbi turmat dhe po ashtu kemi mësuar për prezencë civilësh të armatosur ne korridoret e tua.

Prokuroria besoj e ka më të lehtë se ne të provoj se dy njerëzit që qëndronin në katin e dytë pas xhamave të blinduar Sali Berisha dhe Lulzim Basha, komanduan Andrea Prendin dhe nën presionin e paramilitarëve që ishin brenda në godinë, të merrte përsipër hapjen e zjarrit, i cili ka shkaktuar vdekjen e 4 qytetarëve.

Tani përveç anës tragjike që ka vrasja e katër qytetareve, ana barbare e kësaj historie, është se ata që urdhëruan vrasjet kanë urdhëruar dhe fshehjen e armëve, fshehjen e filmimeve dhe fshehjen e autorëve që hapën zjarr mbi qytetarët. Dhe këtu rrethi ngushtohet tek dy njerëz, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Në fund kisha disa fjalë dhe për opozitën dhe liderin e saj Edi Rama. Të gjithë e dimë se kur një qeveri vret popullin e vet, asaj i mbaron kontrata me qytetarët dhe i dorezohet drejtësisë. Në rastin konkret qeveria refuzoi ta bëj këtë dhe opozita nuk arriti ti imponoj qoftë dhe me forcë.

Unë e kuptoj se shumë faktorë ndërkombëtarë u manipuluan për të ruajtur atë që quhet stabilitet , por të gjithë e kuptojmë se kjo është sikur të mbulosh zjarrin me hi. Asgjë më të pasigurt nuk ka në këtë vend, se të përpiqesh të ndërtosh stabilitet mbi trupat pa jetë të viktimave që kërkuan drejtësi.

Demonstrata e 21 Janarit u thirr nga opozita dhe ata qytetarë që dolën në rrugë ishin të ndërgjegjshëm për atë që bënin. Por ata u vranë. Opozita është vrarë dhe ajo duhet të gjej rruat e saj për të rikthyer dinjitetin dhe drejtësinë në vend.

Për ne që jemi vrarë dhe na mungojnë njerëzit tanë në shtëpi, nuk kanë më kuptim as zgjedhjet, dhe as përbetimet për drejtësi, derisa drejtësia të mos filloj të funksionoj për të na dhënë shpresë. Asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e atyre që ikën dhe opozita shqiptare duhet ta bllokoj këtë teatër që luhet në emër të demokracisë, përmes Ujkut dhe kecave të trembur brenda shtëpisë.

Gjithë veprimet e qeverisë pas 21 janarit, gjithë paniku i tyre për të fshehur provat, gjithë mobilizimi i milionave për të blerë zëra në Perëndim pro vrasjeve, gjithë përpjekjet për të përdorur këto zgjedhje për të pastruar historinë e vrasjeve politike, dhe gjithë paraliza e drejtësisë në këtë drejtim, provojnë fajëson e Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës, ndaj opozita nuk duhet të dorëzohet para këtij fakti, ndryshe do të duket sikur Berisha dhe Rama po e hedhin në votë pafajësinë dhe drejtësinë për Aleksin dhe tri të varët e tjerë.

. . .

Më 21 Prill vdiq dhe nëna ime, gjyshja e Aleksit. Nuk ishte e sëmurë por dhimbja për Aleksin i plasi zemrën. Ky ishte një tjetër lajm i keq për familjen tonë. Por mos mendo se do të vdesim të gjithë në shtrat duke pritur pa fund drejtësinë. Do të dimë jo vetëm ta presim me dinjitet por dhe ta shtyjnë përpara me dinjitet kohën kur të ndjehemi të lirë për shpirtin e Aleksit ngjitur në qiell. Dhe i lirë njeriu ndjehet kur drejtësia vihet në vend.

 

____________

* Autori, avokat Mark Nikaj, është xhaxhai i Aleks Nikajt, një prej katër demonstruesve të vrarë më 21 janar 2011


 

43 Komente

Demonstrata e 21 Janarit u thirr nga opozita dhe ata qytetarë që dolën në rrugë ishin të ndërgjegjshëm për atë që bënin.

C'faj kishin policet? A shkuan policet te demostruesit apo demostruesit u sulen me gure e tulla drejt policeve qe ishin ne vendin e punes se tyre.? z Avokat si do ti pergjigjeshe thiirjes se nje polici ne se do te kerkonte mbrojtjen tende juridike?

Po opozita qe i thirri keta fatkeqe ku ishte, ate dite?

Monstrat nuk njihen nga fytyra, por nga ajo që mendojnë e shprehin.Ti je një i till.

Mos iu pergjigj fare plako, se per kete pune vijne keta. Injoroji njerez te tille dhe shpeton.

 

 Search Results

  1.  YouTube - Demostrata e 21 janarit ne Tirane Protestuesit sulmojne ... - [ Translate this page ] 21 Jan 2011 ... Demostrata e 21 janarit ne Tirane Protestuesit sulmone policine (VIDEO) ... Ne çdo Shtet ne Botes me pages mund te gjesh HULIGAN e KRIMINELA qe jan ne ... kur thoni serbet sqellonin mbi kosovaret e ka ik bothen e vet sigurt,e ske lidhje qka ka ... Added to queue DEMONSTRATA 21 JANAR NE SHQIPERI PARA ...
    www.youtube.com/watch?v=_A1piCaY-xU - Cached Hapi pak syte o Tirons, apo ishe fut pas hijes se Edit ate dite te kullat e Fidelit e shikoje me syza dielli

Meqe u hap

Italia

Anglia

Gjermania

Korea (e jugut se ne te veriut te fusin plumin si te ne)

Argjentina

Greqia

Amerika

etj, etj, etj. 

Asnje nuk ka vra policia neper keto protesta, megjithese kane qene po aq, e disa here edhe me te dhunshme se 21 janari. Policia te vret vetem kur ke arme dhe perben rrezik per jeten e te tjereve, jo kur je nga trotuari perballe ose onash e po bo sehir t'u honger fara.

 

Kush ka von syze tani? 

O Mat leri avokatet menjeane e gjyko situaten per ate qe eshte. Hap syte ne realitet dhe mos e shiko sipas perdes blu te Berishes apo perdes se kuqe te Rames. Avokatet dhe gjygjtaret gjykojne vetem ligjin por faktet i gjykon trupi gjykues qe jane njerez te thjeshte dhe jo profesioniste te ligjit.

C'faj kishin policia? Policia ne te vertete nuk kishte asnje faj, por gjithesecili prej tyre perpara se u vesh si polic nenshkroi nje kontrate pune ku i tregohej qarte rreziku qe permbante nje pune e tille. Kur hodhi firmen ai/ajo e pranoi ate rrezik.

E dyta, e pane qe situata po dilte jashte kontrollit, mos nxir sniper qe "te kapi ke te kapi" por ose arresto njerez, ose goditi jo ti vrasesh. Nuk mund te justifikosh nje vrasje si vetembrojtje sepse ai te gjuajti me gure. Forca duhet te jete e barabarte.

Policia duhet te "shpetoje" e jo te "shkaterroje".

Po nejse, kot flas dhe une se normale qe do e mbroni Berishen se po hani rryshfetat e tij. Njerez frikacake!!!

Po sigurisht qe kot po flet me Matin. Atij edhe sikur frymori ti vriste baben ne arre duke punuar token e vet, kishte me thone se mire ja boni; pse duhet baba te punonte ne vakt te drekes, kur eshte kohe pushimi!

smiley

Matua as nuk ja ka pare ndonjehere hajrin Berishes per vete. Ta pyesesh se perse eshte me Berishen, per nder, as per nje vit nuk merr pergjigje nga ai. Po te nisesh ta paguash qe t'ja "ndezesh" gojen per te folur; prape nuk do te te pergjigjet dot.

Dhe kur e sheh qe Matua eshte nga njerezit me te sjellshem dhe te urte ketu... atehere te iken petlla fare dhe luan edhe nga fiqiri po e mendove shume se cfare e bashkon Maton tone me ate felliqesire kelysh serbi Salias Berishovic.

Mato... care to elaborate a little further please... ? i'm all bummed out here. ran out of ideas since when i wrote the first sentence. smiley

Mua nuk me lidh asgje me Berishen, po nuk di se cfar i lidh me Ramen keta peshqit, apo trupeshqit.

O mato, po ti ofendon shume veta kur shprehesh ashtu. Kaq gje duhet ta kuptoje nga reagimi, ne rradhe te pare. Nuk eshte e nevojshme qe te perdoresh fjalor tabu qe te ofendosh te tjeret... po sidoqofte, edhe sikur ata (dhe une) te jene gabim; po ti pse rreshqet atehere? A mendon megjithmend se eshte tema dhe vendi per te thene:

mati i ri - 5 Maj 2011 - 3:33pm - # 

Me 9 maj, Lulzim Basha kryetar bashkie ne Tirane, po Edi?

Ne balle te Demostratave?

Ti kete e ben per debat politik, ose per te acaruar me tutje te tjeret, ose per te treguar irritimin tend personal. Tani une s'kam dyshim qe je njeri i mire, dhe nuk dua te mendoj ane negative... po duhet te dish qe njerezit nuk diskriminojne kur ndihen te sulmuar apo te abuzuar verbalisht ne kete menyre.

Po si nuk the, psh, qe simpatizon me dhimbjen e familjes? Po a jane njerez ata o Mato? A ishte bir nene Aleksi? Ishte vella motre, ishte baba i dy engjejve. Burri me i poshter te kish qene, duhej te kishe pak zemer per familjaret.

Une nuk te mesoj dot ty tani per keto gjera, ke aq moshe Mato sa te mesosh te tjeret. Me vjen keq qe po i permend, dhe te lutem te mos i marresh per keq apo mendjemadhesi; por po te tregoj si eshte puna dhe pse njerezit ndihen te abuzuar verbalisht por edhe te ofenduar. Dhe minimumi qe une pres nga nje poet, eshte qe ai, poeti, te beje dicka per te me larguar mua dhimbjen apo shqetesimin, apo merzine... dhe jo te ma shtoje, jo te me beje te ndihem me keq.

Tani mendo dhe bej vete si te duash. Une kam qene shpesh here abuziv me ty ne te kaluaren, per shkak te asaj qe kam thene me lart... te kam thene qe nuk do jem me i tille, dhe nuk kam per te qene, por di te them dicka, qe edhe pse reagoja ashtu sepse ndihesha i acaruar nga ajo llogjike, cdo here qe kam reaguar ashtu, qe te gjitha heret jam penduar; dhe e di se njeriu mund ta kuptoje kur e tepron, e di qe mund ta kuptoje kur eshte duke abuzuar me te tjeret, kur eshte duke e kaluar cakun. Nuk ka sesi te mos e ndjesh edhe ti me kete qe po ben. Pres me shume nga ty. Pres me shume. Une e di se cfare mendon ne te vertete, kemi folur bashke. Pres me shume nga ty.

te fala andej. smiley

 

 

Flm, i nderuar per komentin, te kuptoj shume drejt, gjuha dhe mendimi duhet te kontrollohet, nuk dua te ofendoj askend, une gjithmone kometoj komentet jo personat, as me vlonjatin as me ata te tjeret qe me paragjykone nuk kam asgje personale, une jap mendimin tim, ata le te japin mendimin e tyre, per artikullin apo shkrimin qe behet fjale, pse te ofendojme njeri tjetrin kur nuk njihemi personalisht? Kjo eshte fjala e lire, mendimi i lire, jemi ne kohe demokracie tani.

Me vjen shume keq sinqerisht per 4 te vraret, ata ishin te pafajshem, ata ishin viktima te politikes se papergjegjshme, qe u bene thirrje se do te behej nje demostrate paqesore, jo se ne demostrate do thirreshin edhe njerez te paisur me gure e tulla, jam i bindur se ne se atyre 4 viktimave dhe shumices dermuese do tu behej thirrje se hajdi ne Tirane se do te sulmojme policine me gure e tulla, nuk do te vinin.

Cdo veprim ka shkakun edhe pasojen. Ne kete rast shkaku eshte organizimi shume i keq dhe i papergjegjshem i opozites, dhe veprimi i nxituar dhe i papergjegjshem edhe i policise. Pasoja vdekja e 4 njerzve te pafajshem. Pse opozita i kontrolloi demostratat e me vonshme, me numur me te madh ne pjesmarrje?  Kurse me 21 janar tha se na doli jashte kontrollit?

Duhet gjykuar ne dy anet e medaljes.Edhe nje here sinqerisht mua nuk me lidh asgje me Berishen asnje sekond nuk kam qene antar i PD dhe asnje partie tjeter poltitike. Ju sugjeroj te gjithe atyre qe bejne komente ketu te PPU, te komentojne per temat, por t'mos paragjykojne bashkebiseduesit personalisht secili ka mendimin e vet, le te respektojme lirine e mendimit.

Mato, shume dakord qe je mese i lire qe te shprehesh mendimin tend. Nuk besoj se ka njeri ketu qe po ta ndalon, e as njerez qe duan te pengojne fjalen e lire. Por, meqe cdo veprim paska shkakun dhe pasojen, duhet te dish qe kjo nuk eshte e vlefshme vetem per rastet e vrasjeve... por edhe per fjalen, edhe fjalen e lire madje. Se kur e shkel o Mato, duhet te kete dhe pasoja. Dhe meqe eshte justifikim i vlefshem per vrasjen, edhe ti i shpeton pergjegjesise morale per t'u shprehur per te vraret e 21 janarit, qofte edhe keqardhje. Sepse shkaku - fjala jote, mendimi yt - eshte ende ne proces e siper; pra pasi te perfundoje, atehere edhe u dashke gjykuar - pra pasojat. Ky per mua eshte mendim shume i ceket; pavaresisht sa e vertete qe eshte shkak-pasoja Mato, kurrsesi nuk mund ta perdorje ketu per rrugedalje nga vrasja e 4 vetave te pafajshem. Per te cilet, nese me te vertete do kishe ndjere nje gram keqardhje; do e kishe marre mundimin t'i beje pak rewind ngjarjes; Cka jam i detyruar ta bej une per ty, sepse nuk mund te vijme rrotull me filozofira; ka morale, ka rregulla, kemi zakone, tradita dhe ligje shoqerore ne shqiptaret; e ti po i shkel; dhe gjithe politika e PD-se, gjithe ansambli politiko-shoqeror qe lepihet apo ha te PD-ja.

rewind mato:

nje plumb qe po leviz mbrapsht;

hyn brenda nje vrime nga mbrapa kokes se nje burri.

vazhdon rrugen brenda kafkes.

nje re lende organike e ndjek plumbin nga mbrapa, dhe ndersa plumbi udheton mbrapsht brenda kafkes, lenda organike menjehere mbush cdo boshllek dhe kafka fillon  e formohet dhe plumbi vazhdon me shpejtesi mbprapsht duke u rrotulluar rreth vetes.

plumbi del nga kafka dhe vazhdon rrugen ne ajer.

njeriu eshte tashme i vetedijshem. njeriu ngjallet. mendimet zhvillohen mbrapsht ne kohe. 

plumbi hyn me shpejtesi ne gryken e nje arme.

poshte armes, nje kembez qe shtyn nje gisht.

Gishti i takon nje njeriu. ja sheh dhe fytyren.

ndalemi ketu per nje sekonde.

shkaku dhe pasoja.

levizja e gishtit te ben ky njeri, do te shkrepe nje kembez qe do leshoje nje plumb qe ka per t'i care kafken Ziver Veizit.

Me duket se e gjetem doren vrastare Mato.

Tani zgjasim pak zinxhirin duke i shtuar hallka. shefi i ketij personi, pastaj shefi i shefit, pastaj komandanti i shefave, pastaj drejtori i komandantit, ose ministri Basha; pastaj Saliu, qe eshte shefi, mentori dhe pronari i shpirtit te Bashes. Dhe Saliu eshte brenda mureve, nuk ka sesi te mos kete komunikuar me ata qe e "mbronin". U be zinxhiri Mato. Gjetem doren vrasese, trurin qe urdheroi doren, dhe trute e tjera qe urdheruan kete trurin per te vrare njerez te pafajshem.

..........................

Pse do te besh finte ti? Pse vertitesh? Kujt po ja mbush mendjen duke bere demek sikur e zgjidhe ceshtjen, gjete mandatuesin, kape sikarin, gozhdove "cekinin" ne tabele? Cfare keqardhjeje paske ti? Kur te distancohesh nga dora e vrasesit, nga trute qe i dhane tru vrasesit; nga komplet zinxhiri.

Kjo eshte te flasesh shqip o njeri. Keshtu marrim vesh ne shqiptaret, keshtu mendojme. Dhe ti nese je shqiptar si ne; nuk ka sesi te mendosh ndryshe. Se po te ishin familjare te tu ata te katert, keshtu do mendoje me siguri totale. Prandaj cfare je duke shitur ketu?

zinxhiri eshte fajtori per vdekjen. Pike. Nese Rama apo langonjte qe i vene nga pas, jane fajtore per ndonje gje; mund te jene fajtore per tradheti te turpshme; se si the ti, shkuan per paqesore dhe degjeneroi; ose shqip, tradheti qe coi nje dashamir drejt vrasesit - pra Berishes.

Me thjeshte se ta kam cmontuar Mato, dyshoj sinqerisht qe do kish kush durim ta kish bere. Nese nuk merremi vesh as keshtu; Zoti te bekofte ty dhe familjen tende; se une nuk kam cfare te bej tjeter.

Liri fjale Mato, po jo liri per te abuzuar me ate liri. Mos i ngaterro konceptet. smiley

zinxhiri eshte fajtori per vdekjen. Pike. Nese Rama apo langonjte qe i vene nga pas, jane fajtore per ndonje gje; mund te jene fajtore per tradheti te turpshme; se si the ti, shkuan per paqesore dhe degjeneroi; ose shqip, tradheti qe coi nje dashamir drejt vrasesit - pra Berishes.

Bravo i nderuar, suksese ne komente te tjera,

Drejtesia te beje punet e veta.

askush nuk esht prefekt ne kete bote......

askush nuk esht prefekt ne kete bote 

mato, po me Qazim Mulletin c'pate? 

Sa per te tjerat, mire qe ka durim zotrules.

Pra ti edhe e pranon qe frymori eshte vrases edhe e perkrah. Pra qenke dhe ti nje vrases te pakten ne koshience, apo e kuptova gabim o Mati?

nuk e marr vesh cfare ke dashur te me thuash. po me qesendis, ironizon apo e ke seriozisht. nuk e kuptoj. nuk me ndihmuan dot as komentet e te tjereve... te mos kisha qene i vetmi te pakten qe ta kem kuptuar si sarkazme. smiley

 "u bene thirrje se do te behej nje demostrate paqesore, jo se ne demostrate do thirreshin edhe njerez te paisur me gure e tulla,"

Kjo nuk eshte fare e vertete. Kishte nje jave a me shume qe protesta diskutohej, dhe Edi Rama tekstualisht ka thene se nuk do jete ne gjendje te permbaje dhunen, se pritet nje proteste jo thjesht paqesore, por kujdes, mos shkelet mbi kufoma. Dhe si u perkthye, e si po perkthehet? I here thoni u be thirrje per demonstrate paqesore, i here thoni i nxorri mish per top. Kini ore mendimin tuaj, por mos u palosni me dysh, mbani mendimin tuaj konstant e konsistent, jo nje llaf qe e thoni sot nuk e thoni neser, vetem e vetem per cfare? 

Para ca muajsh ishte vene nje foto ne faqen e pare te peshkut nga nje demonstrate ne Itali, ku nje polici i ishin hedhur persiper dhjete veta dhe i kishin rrembyer pistoleten.

Une thashe qe duhet te qellonte ne vetembrojtje, duke pasur parasysh rrespektin per institucionin e rendit.

E thashe gabim. Jeta e njeriut eshte me vlefshme se rendi. Sidomos kur lexon histori femijesh te lene jetim.

Vrasjet e 21 janarit ishin krime me paramendim. Ato u ekzekutuan me urdher nga lart per t'ju dhene nje mesazh protestuesve. Krimineli Sali Berisha dhe sherbetori i tij i bindur Basha duhet te pergjigjen perpara ligjit dhe femijeve jetim.

Gjithashtu duhet te pergjigjet edhe Edi Rama per nxitje te nje demonstrate te dhunshme...

Me shkateruan keto rreshta   smiley  smiley

"Një të diel më parë televizionet transmetuan 25 herë një kronikë se si një baba i ri, i sjellshëm, mori vajzën e tij për dore bashkë me gruan e veshur me 20 mijë euro rroba dhe aksesorë, dhe shkuan të shikojnë në Teatrin e Kukullave përrallën e "Mamadhisë dhe 7 kecave".

E bombarduar me pamje të moshatarëve të saj, që shkojnë ne teatër (ani pse në mënyrë teatrale) me prindërit e tyre të qeshur që bëjnë sikur i duan gjithë fëmijët në atë sallë, Amelia u ngrit befas e mërzitur nga kolltuku dhe thirri "Dua edhe unë babin!". "

Bobo. Aleksi qenka djali i dajes se gruas se Prendit. C`behet more c`behet. Po ta merrte mendja more ditezi, se aq eshte shqiperia, nje grusht vend, dhe po shtive ne nje turme dyqindmijshe, do e kapesh patjeter edhe ndonje nga te tute. po ku ke nder ti ore gjakprishur. 

Po pse, duan t`ia dine ata fshataret qe na kane zene rrugen, nga keto tmerre. Degjoni o njerez, po mundet, se c`thoshte dje te emisioni i Dudushit ai katunari nga elbasani, Henri Cili. Shoqeria shqiptare thoshte, eshte e shendetshme dhe e ka harruar 21 janarin. Njerezit duan qetesi e jo shqetesime te tilla, ja keto thoshte, kokrra e kokcepshit. Mu njelloj si ato qe lexohen edhe ketu, ne kete faqe, nga po te njejtet njerez, jam i sigurt, per te cilet jam gati ta vej doren ne zjarr qe jane po aq katunar sa edhe henri cili. 

Ketyre njerezve u duhet hequr pershendetja. vetem keshtu u vine mendja dhe edukohen. Kur edhe shoqeria e tyre te mos u kthej pershendetjen, mbase do i therrasin mendjes se nuk mund te ulin breket e te bejne mikronevojat e tyre meskine ne mes te sheshit. keto mund t`i benin ne ate katundin e tyre, po ketu mes njerezve s`mund ti bejne me. Vetem keshtu do u vijne mende ketyre njerezve. Qe sikur i shoh, meqe ra fjala. Ja kur te vine tufa tufa e te thone p.sh. ku ka prova qe gjyshja e Aleksit vdiq nga marazi i vdekjes se nipit. Ja shifi kur te vine e te thone qe s`ka asnje prove per kete e prandaj mos spekulloni me vdekjen, mos beni politike me vdekjen.

Henri Cili: Shoqeria shqiptare thoshte, eshte e shendetshme dhe e ka harruar 21 janarin. Njerezit duan qetesi e jo shqetesime te tilla 

Ben shume vaki qe ka te drejte.  Ka te drejte sepse s'ka sesi ndryshe.  Sepse nuk po i rrok dot truri ca gjera.  E kur s'i rrok dot, me e keqja eshte se fillon e pyet kush eshte shendetshem e kush eshte semure. 

thethi, "katnar elbasani" eshte teprice.  Te njejten gje tha dhe Neritan Ceka, le e rrit ne Tirane.  

Natyrisht qe e kam tepruar dhe qellimisht madje. E kupton ti se me cfare ke te besh. E kupton ti qe edhe enver hoxha, kryekrimineli, nuk ka guxuar e kurre nuk do kishte guxuar te shtinte ne turme qorrazi, te kapi ke te kapi. Ai ka vrare shqiptare plot, por jo keshtu. Kjo eshte nje barbari qe nese ka ndodhur e kane bere vetem te huajt, pushtuesit, po kurre shqiptaret. Pra me keta lloj njerezish, qe jane me te ulet edhe se vete berisha me menyren e turpshme sesi e justifikojne, keshtu duhet sjell.

Dhe ti e ke gabim edhe ne nje gje tjeter. Nuk eshte fare e vertete qe shoqeria shqiptare eshte e mbaruar. Keta lloj njerezish vetem ne TV i gjen, edhe ketu ne internet, se ne jeten e perditshme nuk has ne keto lloj monstrash qe shkelin edhe mbi vdekjen. Ja me thuaj ti, do pranoje te kishe ne rrethin tend shoqeror njerez te tille. Keto cmendurira nuk behen nga njerezit e zakonshem, por nga maskarenjte e medias qe se kane per gje te shesin edhe nenen e tyre per dy pare dhe nga njerezit anonime si ketu, qe ne nje tavoline, te siguroj, s`do guxonin kurre te shpreheshin ne mbrojtje te vrasesve se do u vinte noi tavell kokes. Mos kujto se jemi kafshe ne ketej nga shqiperia sa te tolerojme vrasjen ne mes te dites, se pas kesaj nje hap na ndan nga incesti pastaj. Nuk e di ku e ke pare kete ti.

thethi, ndajme te njejtin shqetesim.  Dhe po, kam rreth shoqeror e fisnor te anshem e te paanshem.  Pertej shkembimeve ne internet qe nuk u jap dimensionet e realitetit, jam ne kontakt te perhershem me njerezit e mi.  

Dua te kesh nje gje parasysh qe kur shkruaj, nuk shkruaj me idene "ne ketej, e ju andej."  Ky aludim ne vetvete eshte i dhimbshem.  

Megjithate, le te presim perfundimin e zgjedhjeve. 

 C'faj kishin policet?

Me mire ta kishte bere ndryshe pyetjen ;

C`faj, c`krim, kishin bere ata qe u qelluan ?

___

Ti je aty ne UK  dhe e mban mend ate rastin ne Londer te demostrates kunder G20, vjet, qe nje polic "ne detyre" shtyu pashkak  nje plak qe (me vone rezultoi te vdiste nga nje atak ne zemer) rastesht u ndodh ne zonen e demostruesve, sot, ai polici eshte i proceduar per burg! Kurse ne Tirane qellohet direkt me arme zjarri kunder protestuesve qe nuk kishin as nje lidhje, me shkeljen e ligjit!!Ishin thjesht ne bulevardin e demonstruesve, pa i ra kujt njeri ne qaf, te 4 te vraret, ishin jasht Godines se Kryeministrit!

Sakt ,dje u dha vendimi qe polici ishte shkaktare i vdekjes se personit.Mbasi e shtyn ne toke pa shkak personi ne fjale vdes pak minuta me vone nga ndalimi zemres.Ne Shqiperi ta fusin me kallash ne mes te dites ti hedhin trute ne ere dhe te thone.Ca deshe te rruga ti pse nuk rri brenda ne shtepi.

Ky raste eshte akoma me flagrant se jo vetem qe e shtyti n[ toke por dhe e gjuajti mbasi e ka shtyre ne toke.Foton e kam bere vete ndaj mos te thot asnje qe eshte genjeshter.Nese ky person do te kishte vdekur mbas disa minutash do thonin vdiq diku larg protestes nuk ka lidhje.Nderkohe qe polici anglez u denua vetem pse e shtyti ne toke e jo me ta qellonte me mbas.www.flickr.com/photos/13832715@N05/5423458430/in/photostream

Si e thash rasti atij plakut qe e goditi polici duke e rrezuar ne toke ne Tirane eshte me i rende se ky anglezi.Dhe ai plaku po i thoshte policit pse po qellon as gure as gje nuk kam hedhur dhe nuk po rrezikoj asnje.Fati tij qe nuk vdiq si vdiq ky anglezi qe dje drfejtesia u cuan ne vend per te dhe pse vdiq larg vendit ku e shtyti polici youtu.be/KZBYaWSAWeY

Krimineli Sali Berisha dhe vegla e tij Lulezim Basha e kane vendin mbrapa hekurave te burgut.

"Trimeria malesore" nuk tregohet duke vene perballe "mercenaret" e armatosor me plumba deri ne dhembe perballe njerezve te thjeshte me duar ne xhepa qe kerkojne te drejtat e tyre.

Europa e qyteteruar ku duam te shkojme nuk i vret qytetaret e saj por i mbron pavaresisht nga lloji i protestes qe bejne.

Krimet si ai i 21 janarit ndodhin vetem ne vendet ku sundojne diktatoret dhe komunistet.

Drejtesia vonon por nuk mungon.

 

 

Me 9 maj, Lulzim Basha kryetar bashkie ne Tirane, po Edi?

Ne balle te Demostratave?

O Mat, ca gjera jane me te rendesishme se kush do fitoje. Mos e qelbni kete teme me fushate, ju lutem. 

vete foto flet me shume se shkrimi

 Kjo leter eshte nje analize e shkelqyer, deshmi qytetarie dhe e nje dhimbjeje te thelle por te shprehur me aq dinjitet e fisnikeri, saqe e kam rilexuar dhe me duket e pabesueshme ( ne sensin e mire) te dale nga pena e nje shqiptari. Mentalitet perendimor, distance nga banaliteti dhe pathetizmi i kuptueshem gjithsesi. Me ka lene pa goje.

 

Nuk e kisha lexuar letren se s'pata fuqi.  U hodha nje sy vetem komenteve ndaj dhe i replikova thethit e s'shkruajta per letren.

E lexova tani ...

Te therr ne shpirt, pa goje e me lot ...  Deri kur?  

Tre muaj më pas ne dimë thuajse gjithçka ka ndodhur aty brenda. Kemi mësuar kush ja ka nxirë syrin Andrea Prendit nën presionin e hapjes zjarr mbi turmat dhe po ashtu kemi mësuar për prezencë civilësh të armatosur ne korridoret e tua..

 Shqiperia eshte e vogel dhe llafet dalin shpejt. Ve bast qe ato per cka thote/aludon autori ketu jane te verteta.

Hajde mos i thuj bande idiotesh qe sdo mesohen te bejne shtet. Automatikisht te vjen ne mendje postimi i kryekulles se ngujimit.

Per mua nuk kane hic vlere komentet vetem drejtesia te shkoje ne vend.

Nje gje do tju thoja jo vetem viktimave te 21 Janarit por edhe atyre te Gerdecit apo minatoreve te groposur per se gjalli, apo viktimave te '97tes...... lista eshte shume e gjate dhe krye krimineli vazhdon te vrasi......

Cfare ju duhet jeta pa njerzit tuaj te zemres??????????!!!!!!

Pritja per drejtesi eshte sikur te presesh qe te pjellen demat dhe jo lopet.....

Ne kete rast vetegjyqesia zgjidh shume halle per te gjithe..................

Z. Nikaj.

Te lumte per guximin dhe per fjalet e drejta qe ke thene. Ne perpjekjen tuaj te drejte per drejtesi nuk jeni vetem, por keni me vete te gjith njerezit e ndershem shqiptar jo vetem ne Shqiperi por anembane botes, qe kan ndjer dhimbje ne dhimbjen tuaj, dhe qe luten si ju per drejtesi. Nqs do te hapnit nje fond per familjaret e viktimave dhe per te perballuar c'do lloj kosto ekonomike per te sjelle drejtesi per krimin me te shemtuar, me barbar qe njeh historia e shtetit shqiptar, une jam i gatshem te kontribuoj me sa kam mundesi dhe jam i sigurte se c'do shqiptar i ndershem do bashkohej ne kauzen tuaj edhe me vepra sido qe t'ja kerkoni dhe jo vetem me shpirt. Le te behen demostrata  le te hapen gjyqe, nami le te behet, nami le te behet, duhet ti bejme te ditur kujdo qofte qe po vret shqiptaret se gjaku yne nuk behet uje aq lehte. E di qe eshte e lehte te flasesh si publik apo ne anonimat, por ju ka rene juve taksirat dhe venia para drejtesise shqiptare e atyre qe vrane shqiptar te pafajshem ne ate krim makaber do ishte drejtesi per viktimat e asaj tragjedie dhe nje fitore e madhe e shqiptareve kunder dores gjakatare. Ju uroj sukses ne kete nderrmarje dhe zoti qofte me ju dhe me shqiptaret e ndershem kudo qe jane.

 Ajo qe te ben pershtypje per masakren e 21 Janarin 11,ne kete prag zgjedhjesh, (cudi si buzqeshet dhe si premtohet)  nuk ka akoma fajtore ne gjyq !

Si gjithomone, zvarritje,zvarritje,zvarritje deri ndoshta ne lirimin e te akuzuarve per "mungese provash!!"

Jane liruar qe me pare eshte e kote te thuhet qe do lirohen......

Pyetja eshte kush do marri hak................?!

 Letra e xhaxhait te Aleksit, ishte sa e forte aq dhe e kthjellet. Shqiperise, nje nga gjerat kryesore qe i mungon, eshte drejtesia. Fatkeqesisht, aty duket sikur poshtersia, maskaralliku, babezia, varferia (shpirterore dhe materiale), jane ulur kembekryq. 

PD, para nja 20 vjetesh, bertiste me te drejte heqjen e snajperve, mos perdorimin e armeve neper demostrime, etj. Si ka mundesi qe sot pas 20 vjetesh, i perdor vete keto gjera. 

 Po Sala eshte i pa ftyre.Ate qe peshtyn e lepin prap.Harove cfare thoshte per Tos Nanon,po per Ilir Meten.Pastaj u hidhte doren ne qafe.Po per Ceken, Imamin,Ngjelen.Po per Azemin,bile qe tu e fut dhe ne burg!Shkurt hesapi politikan pa moral e principe.

 Tre muaj më pas ne dimë thuajse gjithçka ka ndodhur aty brenda. Kemi mësuar kush ja ka nxirë syrin Andrea Prendit nën presionin e hapjes zjarr mbi turmat dhe po ashtu kemi mësuar për prezencë civilësh të armatosur ne korridoret e tua..

 

Detaje, detaje!!

Mos u boj si D. Prifti qe "do ti nxjerre ne kohen e duhur"!! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).