Rreth 100 dite pas demonstrates se dhunshme te 21 janarit, Prokuroria e Tiranes ka filluar zyrtarisht hetimin edhe per organizimin e dhunes se ushtruar mbi punonjesit e policise, atyre te Gardes dhe institucionit te Kryeministrise. Gjate kesaj periudhe ka qene policia ajo qe i eshte perkushtuar kesaj pjese te hetimit. Por pas mbledhjes se provave konkrete kunder rreth 145 demonstruesve te akuzuar per ushtrim kundershtim te forcave te policise, prokuroria e ka pare te arsyeshme te filloje hetimin edhe per zbulimin e organizatoreve te dhunes se 21 Janarit.

      Lajmi eshte bere dje i ditur per gazeten "Koha Jone" nga burime prane organit qendror te akuzes, te cilat pohuan se hetimi per zbulimin e organizatoreve eshte shtrire ne dy pista kryesore. Burimet saktesojne se jane duke u transkiptuar gjithe tabulatet telefonike te rreth 145 personave te akuzuar per ushtrimin e dhunes. Gjithashtu, po analizohen nje per nje, edhe videot dhe intervistat e drejtuesve te opozites te dhena ne media te ndryshme, per te konkluduar ne faktin se a ka pasur ose jo nxitje te dhunes prej tyre. Nga burimet mesohet se pas sigurimit te provave nga policia kunder demonstruesve te dhunshem, kane lindur dyshime per nje mire-organizim te akteve per te cilat ata akuzohen se kryen. Keshtu, nje prej pikave me te forta prej nga bazohet dyshimi per nje organizim te dhunes, eshte fakti i perdorimit te bombave artizanale molotov, te cilat kane qene te parapergatitura.

      Gjithashtu, nga analizimi i videove eshte vene re se shkopinjte me te cilet dhunuesit qellonin mbi punonjesit e policise ishin shume rezistues dhe jo ristela te thjeshta per te mbajtur banderolat. Burimet e prokurorise theksojne se nisur nga keto fakte, jane bazuar dyshimet e organizimit te mundshem te ushtrimit te dhunes dhe eshte vendosur fillimi i procedimit penal per zbulimin e organizatoreve. Ne perfundim te transkriptimeve te gjithe tabulateve te te akuzuarve, do te konkludohet nese ata kane marre urdhra nepermjet telefonit per ushtrimin e dhunes. Do te verifikohen gjithe thirrjet telefonike qe ata kane marre disa dite para demonstrates dhe me 21 Janar. Nderkaq, prokuroria i ka percjelle gjykates per shqyrtim me shume se 10 dosje ne ngarkim te te pandehurve, te cilet akuzohen vec e vec, bazuar ne aktet qe kane kryer. Ata akuzohen per kundershtim te forcave te policise, armembajtje pa leje dhe shkaterrim te prones.

      Burimet e prokurorise bejne me dije se nga verifikimi i procesverbalit te mbajtur nga nderlidhesi i Gardes, nuk eshte konkluduar te kete pasur urdhra per te qelluar mbi demonstruesit. Ne ditet ne vazhdim, pritet te kryhet nje riekspertim i vendit te ngjarjes, ku si pasoje e perleshjes mbeten te vdekur edhe kater protestues. Riekspertimi do te kryhet ne asistencen e dy prokuroreve amerikane dhe do te konkludohet nese gardistet kane qelluar ose jo drejtperdrejte mbi te vraret. Kjo pasi ne predhen e gjetur ne trupin e Ziver Veizit, jane verejtur demtime qe dyshohet te jene krijuar si pasoje e ferkimit me sende te tjere te forta, para se ta qellonte. Nga ky fakt kane lindur dyshimet se predha mund te jete devijuar, e do te kryhet rindertimi i vendit te ngjarjes, me manekine ku trajektorja do te zevendesohet nga nje fill, ose me rreze lazer. Gjate demonstrates se organizuar nga opozita, rreth 150 protestues te pajisur me shkopinj, e bomba molotv, u jane versulur punonjesve te policise duke i qelluar. Madje, nje prej demonstruesve goditi me automjetin e tij tip-Benz porten e rrethimit te jashtem te godines se Kryeministrise, duke e shkaterruar ate. Gjate perleshjes, mbeten te vrare 4 protestues dhe u plagosen dhjetera efektive te policise.



Procedimi
Prokuroria ka filluar procedimin penal lidhur me organizimin e dhunes se ushtruar gjate protestes se 21 Janarit, ku mbeten te demtuar dhjetera punonjes policie dhe u vrane 4 demonstrues. Hetimi ka filluar pas mbledhjes se provave nga policia, kunder rreth 145 demonstruesve te akuzuar per kundershtim te policise, armembajtje pa leje e shkaterrim te prones



Provat
Hetimi, eshte bazuar ne mjetet e perdorura nga demonstruesit per te qelluar mbi punonjesit e policise. Sipas hetuesve, bombat artizanale molotov kane qene te parapergatitura dhe dyshohet se perdorimi i tyre ka qene i mire-organizuar. Gjithashtu sendet e forta me te cilat kane qelluar dyshohet se jane marre qellimisht e me paramendim prej protestuesve



Hetimi
Ekspertet e Drejtorise se Pergjithshme te Policise jane duke transkriptuar gjithe tablatet e telefonave te 145 te akuzuarve, me qellimin zbulimin e urdhri te mundshem per ushtrim te dhunes. Gjithashtu po analizohen edhe intervistat vizive ose te shkruara te drejtuesve te opozites, per te verejtur nese ka elemente te nxitjes se urrejtjes apo te dhunes.

2 Komente

 heemmm

Gjeni dhe hetoni vrasësit dhe organizatorêt e vrasjeve pastaj shihnie bani o koha e dreqit. . 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).