21 janari, zbulohet pistoleta e gardistit që vrau Faik Myrtajn

TIRANË - Faik Myrtaj është vrarë më 21 janar përpara kryeministrisë nga një punonjës i Gardës së Republikës, i cili ka qëlluar 11 herë me pistoletë në ajër dhe në drejtim të turmës. Ky fakt është zbuluar nga ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore, në Ministrinë e Brendshme.

Lajmi konfirmohet nga burimet e rezervuara të Ministrisë së Brendshme, ku, sipas tyre, është identifikuar numri i pistoletës, nga e cila kanë dalë 11 plumba luftarakë dhe njëri prej tyre është gjetur në trupin e viktimës Myrtaj. Sipas këtyre burimeve, mësohet se pistoleta e identifikuar është sekuestruar në Gardën e Republikës së bashku mes 35 pistoletave të tjera të kalibrit 9 mm, në fund të muajt mars.

Burimet shpjeguan se këto pistoleta, pasi janë sekuestruar nga hetuesit e çështjes, janë dorëzuar në Laboratorin Kriminalistik për ekspertim balistik e krahasues me 14 gëzhojat e gjetura në oborrin e kryeministrisë. Deri në këtë moment, të 14 gëzhojat kishin mbetur pa autor. Detyra e dytë e ekspertëve ishte verifikimi i tyre me predhën e gjetur në trupin e viktimës Myrtaj.

"Nga ekspertimi balistik e krahasues i 36 pistoletave, me 14 gëzhojat e gjetura në pjesën veriore të ndërtesës së Këshillit të Ministrave (në krah të Piramidës) dhe me predhën e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrtaj, ka rezultuar pozitive njëra prej tyre. Pistoleta e identifikuar ka rezultuar pozitiv në qitjen e 11 plumbave luftarakë, që korrespondojnë me 11 nga 14 gëzhojat e gjetura në oborrin e kryeministrisë, të cilat kishin mbetur pa "pronar" deri pak ditë më parë kur u identifikua numri i pistoletës", - thuhet nga burimet e Ministrisë së Brendshme.

Po këto burime nuk japin detaje të hollësishme të numrit të kësaj arme apo personi që kishte në përdorim, pasi emrat e përdoruesve ndodhen në zyrat e hetuesve të Prokurorisë së Tiranës.

"Edhe predha e gjetur në trupin e shtetasit Faik Myrtaj, rezulton se është qitur nga e njëjta pistoletë e kalibrit 9 mm që ka shkrepur 11 plumbat luftarakë. Tashmë akt-ekspertimit balistik do t'i bashkëngjiten edhe 11 nga gëzhojat e gjetura në oborrin e kryeministrisë", - thuhet nga burimet.

Por, pavarësisht identifikimit të pistoletës, mësohet se ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore, janë urdhëruar nga një drejtues i lartë i Policisë së Shtetit për të mos përpiluar raportin përfundimtar të këtij akt-ekspertimi dhe mos ta dorëzojnë atë në Prokurori.

Arsyetimi i këtij mosdorëzimi, sipas këtyre burimeve, mësohet se është bërë për të mos ndikuar negativisht për kandidatin e Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, tek votuesit për zgjedhjet e 8 majit. Gjatë ngjarjeve të 21 janarit, Basha ishte ministër i Brendshëm dhe është akuzuar publikisht si njeriu përgjegjës për vrasjen gjakftohtë të katër personave.

Ndërkohë, për të përforcuar këtë informacion të burimeve të rezervuara, pak ditë më parë në Prokurori është dorëzuar raporti përfundimtar i akt-ekspertimit balistik e krahasues i 15 pistoletave të dërguara për ekspertim në fund të muajt prill.

Sipas rezultatit të këtij ekspertimi, kanë rezultuar 15 pistoletat e fundit të pastra, ndërsa, për 36 pistoletat e dorëzuar në fund të muajt mars, për prokurorin ende nuk ka një përgjigje përfundimtare, me arsyetimin se janë në proces ekspertimi.

Ky arsyetim, sipas prokurorisë, është mosbesues, pasi fakti që 15 pistoletat e fundit u ekspertuan brenda pak ditë dhe doli raporti përfundimtar që rezultuan të pastra, ndërsa 36 të tjerat janë në "proces". Sipas burimeve konfidenciale, ky përfundim pritet të dorëzohet në prokurori pas zgjedhjeve lokale të datës 8 maj 2010, ku edhe pritet më pas arrestimi i qitësit.


Verifikimi

Ekspertët e Policisë Shkencore, gjithashtu, konfirmuan se nga 14 gëzhojat që deri më tani kishin mbetur pa autor, 11 prej tyre janë identifikuar dhe tre të tjera jo. Tre gëzhojat e tjera, janë qitur nga një armë e tipit "Makarov" rus, të cilat shumë shpejt do të identifikohen, pasi vetëm pak punonjës së Gardës së Republikës mbanin armë të tilla.


Çfarë përmban video 14 minuta

Pak kohë më parë, "Shekulli" publikoi një nga provat e reja të grupit hetimor të prokurorisë për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar nga punonjësit e Gardës së Republikës. Ajo është një video rreth 14 minuta e gjatë dhe në të duken gardistët që qëllojnë me pistoletë. Në minutën e gjashtë të videos shfaqet punonjësi i parë i Gardës që qëllon me pistoletë.

Në minutën e 11-të shfaqet një punonjës tjetër i Gardës që qëllon me këtë armë. Videoja përfshin brenda minutazhit të saj edhe momentet tragjike të vrasjes së të ndjerit Ziver Veizi, por në një tjetër këndpamje (nga ana e Piramidës). Në video shihet se në pikërisht në momentet kur Veizi rrëzohet, ka lëvizje të shpejta dhe një intensitet të lartë të shtënash nga gardistët e grupit të zjarrit.

Duket sikur kanë marrë njëherazi, të njëjtin urdhër. Pak sekonda më pas, në video shfaqet vrasja e Aleks Nikës. Ai sapo është qëlluar dhe po mbahet në krahë nga protestuesit e tjerë të tmerruar që thërrasin për ndihmë me fjalët "Shpejt, shpejt", "Ambulanca, Ambulanca"


Kush janë njerëzit nën hetim

Ndrea Prendi, Komandant i Gardës së Republikës, nën hetim

Alfred Ahmetcenaj, Komandant i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, nën hetim

Dashamir Shehi, Komandant i Njësisë nr. 2 të Gardës së Republikës, nën hetim

Aleksandër Dede, Komandant njësie në Gardën e Republikës, nën hetim

Altin Kollçinaku, Komandant njësie në Gardën e Republikës, nën hetim

Fatos Bushati, Komandant njësie në Gardën e Republikës, nën hetim

Agron Malaj, efektiv i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, nën hetim

Sadik Çelaj, efektiv i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, nën hetim

Mark Nikolli, efektiv i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, nën hetim

Gazmend Ahmetaj, efektiv i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, nën hetim

Agim Llupo, efektiv i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, i arrestuar

15 Komente

 Ne perendim, nje hetim i tille, do te ishte kryer brenda 2-3 diteve, maksimumi 1 jave, sepse nuk eshte se vrasesit ishin zhdukur ne drejtim te paditur, apo armet ishin hedhur ne lume, jo, çdo gje ishte aty, vrasesit dhe viktimat. E vetmja pengese per kete hetim, duket qe kane qene politikanet e implikuar. 4 muaj per te percaktuar armen dhe personin!!! 

Po jo he burre i dheut jo. si u beka brenda nje jave? ka muaj qe eshte hapur hetimi mbi policet qe lane te vdiste ate pacientin gjate demonstratave ketu ne Londer, dhe akoma nuk eshte bere gje. Te gjithe e dime qe policia eshte fajtore me kafsherine e saj; qe e sheh tjetrin tu vdek m'kam, me rroba pacienti, 10 metra nga dera e spitalit, dhe nuk e le te futet ne spital po e shtyn si me i pas zon rrugen. Edhe pse eshte ceshtje sensitive per publikun anglez, keto ceshtje zakonisht zbardhen pas ndonje viti... keshtu. Jo se nuk eshte e mundur te grillosh policine ore... po kane dhe pune te tjera njerezit, ka dhe ceshtje te tjera gjykatesi, etj etj etj... jane hsume faktore qe perfshihen.

Normalisht nje hetim i tille do te zgjaste njecike, se nuk eshte gje e kollajshme te akuzosh dike per vrasje. Sa me serioz te jete shteti dhe sistemi i drejtesise, aq me i kujdesshem duhet te jesh para se te akuzosh dike per nje krim kaq te rende qe mund t'i rrenoje jeten dikujt.

Politikanet kane qene pengese, kjo nuk ka dyshimin me te vogel. pengese e jashtezakonshme. qesharake, e neveritshme.

te gjithe e dime qe fajin e ka Saliu, pastaj Basha, pastaj te gjithe langonjte qe merrnin urdhera nga Basha, deri te ai(ata) felliqesire mitingash qaflesh i ndyre dhe i neveritshem qe nuk ngurroi te vriste bij nenash.

Po dinim shume gjera ne si komb... po kur vjen puna te votimi, prape ndahemi me dysh. pis milet.

ah mo pjero si nuk pame njecike drite! smiley

Zotrules, çeshtje te tilla kendej ne perendim, zvarriten nga gjykata, nga "lufta" ndermjet dy avokateve, dhe kthehen per rihetim, apo vazhdon me muaj rigjykimi,  por jo se zvarritet nga hetuesit e çeshtjes.  Nje çeshtje tille (vrasje) zvarritet vetem kur vrasesi, arma, nuk gjinden, dhe nuk dihet se kush mund te kete qene, por jo ne raste demostratash.

Nuk e kuptoj perse po kerkohet te mos ndikohen zgjedhjet nga kjo ngjarje kur disa vjat me pare, pikerisht perpara zgjedhjeve na u servir Edi Rama "lakuriq me duar ne xhepa" ne nje plazh nudistesh. Sala i tundte k.qet e Edvinit si flamur, megjithse kjo nuk kishte fare te bente me karrieren e tij politike. Dhe kjo u publikua.

Ne rastin konkret, Luli "i vocerr",  qe na doli dhe "trim i papare", na vret njerez ne mes te dites dhe nuk u dashkan publikuar bemat e tij ?!?!

Pse?

Luli "i vocerr",  qe na doli dhe "trim i papare", na vret njerez ne mes te dites..

 

Kandidimi i juaj nuk erdhi një muaj më parë dhe besoj ka qenë diçka e pjekur në kohë në kohë. Ngjarjet e 21 janarit, ku katër persona mbetën të vrarë dhe ju atëherë ishit drejtues i ministrisë së Brendshëm e cila ka në varësi si policinë edhe Gardën. A e lëkundën idenë tuaj për të kandiduar?

Është një ngjarje e dhimbshme veçanërisht sepse ka pasur 4 viktima edhe unë e refuzoj ta përdor këtë ngjarje për kapital politik, siç ndodh rëndom gjatë kësaj fushate me kandidatin tjetër. Kjo ngjarje është nën hetim, asnjë akuzë nuk ka bazë. ICITAP dhe PAMECA e kanë vlerësuar lartë rolin e policisë. Drejtësia do të thotë fjalën e saj. Problemi me përdorimin politik të kësaj ngjarje është ajo që kam thënë më përpara: dëshira për të vazhduar me gjuhën e akuzave politike të konfliktit politik është problem kryesor në qytetin e Tiranës, është problemi që ka marrë peng axhendën e qytetin të Tiranës. Dhe unë pikërisht këtë dua të ndryshoj. Mos ta lëmë axhendën e qytetarëve të Tiranës peng luftës politike sepse këto nuk prodhuar asgjë për qytetin. Nuk kanë hapur asnjë vend pune, nuk kanë ndërtuar asnjë shkollë të vetme, asnjë rrugë të vetme. Ka ardhur koha ti boll më, t’i themi ndal kësaj politike shterpë, këtij konflikti politik dhe të orientohemi tërësisht nga interesat e qytetit dhe të qytetarëve. Dje të jeni të sigurt që nëqoftëse nuk punojmë natë e ditë për problemet e mëdha dhe të akumuluara të qytetit, të cilat të gjitha kanë zgjidhje po t’i rri njeri mbi kokë ashtu sikurse unë do t’i rri tërësisht, duke bërë betejat e qytetit betejat e mia, bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut të ardhshëm nuk i del më asnjë minutë kohë për tu marrë më as me politikë as me sherre politike.

 

Kaposh.

Me mbushe mendjen ti dhe LULJA.

I mban mend ate gjyqin qe u mbyll se mbaruan afatet ? Ja keshtu do perfundojne dhe keto hetime.

Mos ke ndonje dyshim per kete apo mos do me thuash qe ata gardiste a police qe qelluan e bene kete veprim pa urdher?

Per mendimin tim njerzit duhen informuar per cdo gje dhe sa me pare te jete e mundur me qellim qe te bejne zgjedhjen me te mire. Problemi eshte qe informacioni duhet te jete i drejte dhe i verifikuar...

 unë e refuzoj ta përdor këtë ngjarje për kapital politik

Haha! Ka gallata ne shqiperi. Si mund t'a perdori Basha kete krim per kapital te tij, qe te mburret me te - por ne fakt po e refuzoka?

 une nje gje nuk kuptoj: ku e mer shekulli dhe media e majte gjithe kete informacion te klasifikuar.....puci puci ndoshta?!

Mire qe na i kujtove...puci, puci... Çu be me pucistat, armet e sofistifikuemeeee...ça ben komisioni hetimor... Ça thu ti..thuje pra deri ne fund...ke gabueee, nigjo mueee...jam zotueee...te gjithe keni me ba mueee...

ku eshte video 14 min qe ka bere publike shekulli?

Une e kam pare perpara disa javesh, ka qene tek faqja e shekullit, por hajde e gjeje tani... !

nuk eshte jo, e kerkova ne gjithe shekullin por s'e gjate. me duket e rendesishme ajo qe thot per shtierjet e papritura nga disa prej gardisteve.

 edhe unë e di që ishte në atë faqe, për të parë s'e kam parë. 

Shekulli vendos dhe rivendos titujt e rinj mbi të parët, prandaj është i vështirë kërkimi...

 

Kreret e larte do te dalin pa lagur.gardistet fajtore do te denohen per vrasje pa dashje 4 vjet burg nga i cili do te bejne 6 muaj per sjellje te mire.me kaq do te mbulohet kjo mesele.

po prekutoria sikur tha qe garda nuk i dorezoi armet??? hem....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).