Zgjedhjet vendore 2011 kane nisur pa probleme serioze ne te gjithe Shqiperine. 8 maji vjen pas nje fushate te forte nga te dya palet, c'ka krijon pershtypjen se interesi i opinionit publik per keto zgjedhje eshte i larte. Ne kete teme do te vendosim perditetesime te shpeshta ne lidhje me ngjarjet e dites se zgjedhjeve.

TIRANENë Shqipëri procesi i votimit për drejtuesit vendorë dhe anëtarët në këshillat bashkiakë dhe komunarë, për 4 vitet e ardhshme ka nisur i qetë por me disa probleme teknike që janë raportuar në disa qendra votimi në Tiranë por edhe në qytete të tjera, si Durrës, Korcë, Shkodër, Mirditë. Janë 3. 164.859 votues të regjistruar në listat e zgjedhësve, për të votuar në 4932 qendra votimi te cilat do mbyllen ne oren 19:00. 

Zgjedhjet, KQZ: 50,9% pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 19:00

43008.jpg (420×210)

 

KQZ ka bërë me dije përqindjen e votimeve në rang vendi deri në orën 19:00. Sipas të dhënave të saj, kjo është pjesëmarrja: 

Burrel 57,5%, 

Bulqizë 61,1%, 

Durrës, 31%, 

Krujë 66,3%, 

Elbasan 50%, 

Gramsh 53,4%, 

Peqin 59,1%, 

Librazhd 58,3%, 

Fier 38,1%, 

Lushnje 46,3%, 

Ballsh 44,2, 

Gjirokastër 51%, 

Tepelenë 46,1%, 

Përmet 38,9%, 

Korcë 44,7%, 

Ersekë 51,7%, 

Pogradec 50,8, 

Bilisht 60,6%, 

Kukës 65,6%, 

Krumë 77%, 

Bajram Curr 58.3%, 

Lezhë 39.3%, 

Rrëshen 51,5%, 

Lac 44%, 

Shkodër 38%, 

Pukë 77,9%, 

Koplik 60%, 

Tiranë 47,3%, 

Kamëz 28,6%, 

Kavajë 38,5, 

Vlorë 42,2%, 

Sarandë 38,4%, 

Delvinë 45,6%. 

MBYLLET VOTIMI NË GJIROKASTËR E TEPELENË
ORA 19:58- Është mbyllur përfundimisht procesi i votimit në Gjirokastër e Tepelenë, ndërkohë që pritet transportimi i kutive në KZAZ.
Në Tepelenë pjesëmarrja në zgjedhje ka qënë 58 %, më e lartë kjo se në vitin 2009. Edhe në Lezhë ka përfunduar votimi në 3 qendra, ndërsa kutitë kanë arritur në KZAZ nr. 37.
Ndërsa në kryeqytet votohet ende.

SUBASHI: MU FSHI NGA GISHTI BOJA MATRIKULUESE: TE NISE MBYLLJA E VOTIMIT
Ora 19:20-Nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi kërkoi që pas orës 19:00 komisionerët në cdo qëndër votimi të nisin procedurat e mbylljes së procesit të votimit. 
Subashi theksoi që të vijojë puna vetëm për ata persona që kanë dorëzuar dokumentat e identifikimit tek komisionerët kurse të tjerë qytetarë që mund të vijnë në qëndrat e votimit pas kësaj ore nuk mund të votojnë. 
“Sipas ligjit në orën 19:00 përfundon procesi i votimit, besoj se komisionet e qëndrave të votimit aty ku nuk ka votues do kenë filluar procedurën e mbylljes së votimit, por në qëndrat e votimit ku në orën 19:00 ka patur zgjedhës që ishin në radhë për të votuar, Komisioni ka patur detyrimin të marrin dokumentat e identifikimit që presin për të votuar dhe përtej këtyre dokumentave, votues të tjerë nuk mund të votojnë dhe besoj se kjo mund të jetë procedura që do të ndiqet. Shpresoj që së shpejti të nisë numërimi i votave”. 

Subashi konfirmoi se i ka rezultuar i vërtetë fakti që ka denoncuar PS gjatë ditës për bojën matrikuluese. 

“Boja matrikuluese, KQZ nuk i dha vëmendjen e duhur dhe nga eksperienca, përvoja, por edhe nga cështja praktike që unë e provova vetë ditën e votimit unë e bëra prezent faktin në mbledhjen e KQZ. Pasi votova, pasi kreva gjithë procedurën për 3-4 min dola nga qëndra e votimit me një letër të lagur të zakonshme unë e verifikova këtë fakt që denoncoi PS, më rezultoi i vërtet boja matrikuluese u fshi”. 

RISTANI: VOTIMI PËR TË PARABURGOSURIT, I PËRCAKTUAR NË LIGJ 
Ora 19:10- Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, tha të dielën pasdite se procesi i votimit për personat në paraburgim parashikohet qartësisht në kodin zgjedhor. 
Para mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet vendore, kryetari i KQZ-së në një prononcim televiziv iu përgjigj pretendimeve të opozitës se në një qendër votimi në Tiranë kanë votuar të burgosur, të shoqëruar nga punonjës të policisë së burgjeve, duke vepruar kështu në shkelje të ligjit. 
Ristani sqaroi se "ligji parashikon që në institucionet e posaçme të ngrihen qendra votimi, kur në to ka minimalisht 15 persona të paraburgosur. Në rast se janë më pak se kjo shifër atëhere qendra e posaçme e votimit nuk mund të ngrihet". 
Por, vijoi ai, kjo nuk mund t'i heqë të drejtën e votimit të paraburgosurve, që nuk janë dënuar ende me vendim gjykate dhe si të tillë kanë të drejtë ligjore të marrin pjesë në votime. "E rëndësishme është që të kenë emrin në listën e votuesve dhe ata mund të votojnë normalisht", tha Ristani. 
Më herët, zëdhënësja e PS-së, Mimi Kodheli, tha se "ekzistojnë informacione që të burgosur, të shoqëruar nga punonjës të policisë së burgjeve, kanë votuar në disa qëndra votimi në kryeqytet. "Këto veprime të Policisë së Burgjeve janë krejtësisht të jashtëligjshme", shtoi ajo. 

RISTANI: TË VAZHDOJË VOTIMI, KU KA RADHË ME QYTETARË
Ora 19.00-Kreu i KQZ, Arben Ristani bëri të ditur pak minuta para orës 19:00 se të gjithë shtetasit që ndodhen në qëndrat e votimit do të lejohen të votojnë edhe pse mund të kalojë orari zyrtar I mbylljes së procesit zgjedhore, ora 19:00. 

Ristani bëri thirrje në një deklaratë për shtyp sndaj komisionerëve që ndodhen në qëndrat e votimit që të lejojnë cdo qytetar që ndodhet në radhe dhe të mbyllin qëndrën e votimit derisa të mos mbetet me asnjë qytetar pa votuar. 
“Të votojnë të gjithë ata që janë duke pritur për të votuar. Shpresoj që komisionerët të jenë të ndërgjegjshëm për të lënë të votuar ata që presin radhë. Qytetarët të presin të qetë për të mundësuar votimin. Në rast se do të ketë kundravajtje, do të përballen me bordin e ligjit dhe do vihet para ligjit cdokënd që i mohon të drejtën qytetarit për të votuar. Shtetasit të votojnë dhe të mbyllin me sukses këtë ditë votimi”, tha Ristani ndërsa shtoi se do të bëhet menjëherë shifrën e pjesmarrjes në votim menjëherë sapo të mbyllet procesi i votimit

VOTIMI I TË BURGOSURVE NË NJËSINË NR. 3, REAGON PS
Ora 16:30 Partia Socialiste ka reagur në lidhje me skandalin e shoqërimit të burgosurve nga focat e policisë në njësinë 3 përkatësisht në shkollë ‘Xhezmi Delli’.Sipas dhënëses elektorale të PS Mimi Kodheli një furgon policie me targa P19N ka shoqëruar në ambienete e njësisë numër 3 të burgosur për të votuar. Sipas Kodhelit Partia Socialiste ka fakte të cilat vërtetojnë pjesmarrjen e të burgosurve në procesin zgjedhor dhe për këtë PS do të bëjë denoncimin në instancat përkatësë. 

“Në shkollën ‘Xhazmi Delli’ kanë votuar të burgosur të cilët janë shoqëruar me furongon të policisë së burgjeve me targa P19N të cilët në shkëelje të hapur kanë shoqëruar të burgosurv në këtë qendër votimi. Kemi paralajmërime që ka dhe votime në qendra të tjera. Këto veprime janë të jashtëligjme ne kemi të të dhëna dhe do denoncohen. Kjo situatë është e patolerueshme pasi kemi implikim të forvacve të shtetit që shoqërojnë të burgosurit”,- ka denoncuar Kodheli.

Ndërkohë zëdhënësja elektorale e PS I ka bërë thirrje votuesve që të mos I braktisin qendrat e votimit. “Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve që të votojnë sa më shpejt dhe të tregojne durim edhe nëse ka radhë pasi ushtrimi i të drejtës juridike të votës tregon se pjesmarrja juaj e lartë është garancia më e mirë e këtyre zgjedhjeve”,- theksoi Kodheli.

LIBRAZHD, PS DENONCON VOTIMET NE GRUP, PEZULLOHET VOTIMI NE XIBRAKE
Ora 16: 26 Në Librazhd PS denononcon tentativat për votimin në grup në qendrat e votimit në komunën Hotolisht, në fshatin Cercan, dhe Hotolisht fshat. Në Xibrakë në komuën Shalës të Elbasanit një gurp simpatizantësh të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” kanë tentuar të votojnë në grup dhe kur janë penguar nga komisionerët PS kanë thyer kutitë e votimit. Menjëherë është pezulluar votimi, raportohet në orën 16:00. Është kërkuar ndihma e KZAZ nr13 si dhe është raportuar në KQZ. Ndërkohë që në qendrat e tjera të votimit në qarkun e Elbasanit procesi ka ecur normalisht. 

DEVOLL, NUK LEJON VOTIMIN NE GRUP, KOMISIONERI PS RRIHET NGA MILITANTI PD
Ora 16: 00 Një incident është shënuar në qendrën e votimit nr 3998 në fshatin Fitore të komunës Miras të Devollit ku një militant i PD-së ka dashur të votojë në grup por është penguar nga komisioneri socialist. Nga sa raportohet nga NEWS24 militanti i PD-së Vilson Seto, kur ka hasur në pengesën e komisionerit të PS-së, Edison Lipe, për të mos lejuar të votonte në grup ka ushtruar dhnë ndaj tij. Procesi i votimit u ndërpre për 20 minuta dhe më pas ka nisur normalisht. 

PUKË, DENONCOHET VOTIMI FAMILJAR
Ora 15: 58 Kreu i PS në Pukë Pjetër Marku ka denoncuar votmin familjar në qendrën 0388 në fshatin Berishë e vogël. Ndërkohë që sipas tij ka presione mbi votuesit nëpërmjet filmimit të votës.“Në qendrën 0388 kryhet votim familjar, ndërkohë vijojnë presionet duke filmuar me celularë votat si pasojë e presioneve të kandidatëve të djathtë mbi votuesit”,- ka denoncuar kreu i PS në Pukë Pjetër Marku.

DEPUTETI I PS: TEK NJËSIA 3 PD-LSI PRESION NDAJ VOTUESVE
Ora 15:40
 Deputetiv I PS Ilir Gjoni nga njësia numër 3 në kryeqytet e cila ndodhet në ambientet e shkollës ‘Xhezmi Delli’ ka denoncuar problemet në këtë qendër përsa i përket shoqërimit nga ana e policisë së personave të burgosur të cilët kanë otuar në mënyrë të dyshimtë në këtë qendër votimi. Ndërkohë që ka shprehur dhe një sërë problematikash në këtë njësi. 
“Një furgon policie burgu ka sjellë të burgosur në këtë qëndër votimi. Nuk jam në gjendje të jap numër total por vetëm 2 persona me emër të burogsur mund ti identifikoj . Në këtë shkollë që në mëngjes përkrahës të PD dhe LSI po ushtrojnë presion dhe përpiqen që të diktojnë moshat e thyara se për kë të votojnë si dhe po përdorin mjete të shumta presioni tek votuesit. Është një pikë ketu pranë që grumbullohen njerëz që marrin disa karta por që nuk mund të verifikojmë nëse janë karta identiteti apo para për votues”,- ka deklaruar deputeti socialist Ilir Gjoni.

SUBASHI: SHQETESIMI I PS PER BOJEN MATRIKULUESE I DREJTE
Ora 15: 30- Nënkryetarja e KQZ, e zgjedhur nga PS-së, Deshira Subashi konfirmon se “shqetësimi i PS sa i përket bojës matrikuluese ishte i drejtë”. Në orën 13.30 minuta vajta të votoja dhe boja në gishtin tim u hoq me një letër të lagur, sapo dola nga qendra e votimit, ndërsa bashkëshortit tim i cili nuk fshiu gishtin në momentin e daljes nga qendra e votimit, por në një kohë të mënovshme,kur kishte tentuar te fshinte bojen, nuk kishte ndodhur. Duke treguar eksperiencën e vet, znj Subashi tha se cështja e bojës ka të bëjë me momentin e ngrirjes. Në replikë Ristani u përgjigj se “është e njëjta deklaratë që ti ke bere edhe në zgjedhjet e 2009." Ndërsa Subashi në një prononcim të mëvonshëm për NEWS24 tha se “drejtuesit e KQZ e përcollën me indiferencë këtë shqetësimi” 

VËZHGUESIT VENDOR: KA INCIDENTE GJATË PROCESIT ZGJEDHOR 
Ora 15:00 Koalicioni i vëzhguesve vendorë nëpërmjet një konference për shtyp në ambientet e hotel Tirana mesditen e sotme ka vërejtur një sërë problemesh të cilat po shoqërojnë procesin e votimit në një sërë qendrash në rang vendi. Ndërkohë që zëdhënësja për shtyp e vëzhguesve vendor ka deklaruar se vëzhguesit po hasin vështirësi gjatë monitorimit në terren pasi nuk kanë përkrahjen e anëtarëve të komisioneve në qendra të ndryshme të vendit ndërkohë që ka evidentuar problematikën në rang vendi përsa i përket votimit familjar, presioneve ndaj votuesve, materiale propagandistike pranë kutive të votimit, dhomën e fshehtë të votimit me probleme që nuk sigurojnë fshehetësinë e votës, probleme me bojë shënjuesin. 

VLORË, TENTOHET TË VOTOHET ME KARTËN E DIKUJT TJETËR
Ora 14.30 Pamje filmike ekskluzive nga NEWS24 bëjnë publike një rast flagrant ku një zonjë ka tentuar të votojë me një kartë identiteti e cila nuk ishte në emër të saj. Ngjarja ka ndodhur në një qendër votimi në Nartë të Vlorës ku një zonjë ka tentuar ta votojë me një kartë identiteti e cila nuk ishte e saj. Komisionerët kanë pikasur kartën e cila nuk kishte lidhje me identitetin e vërtetë të zonjës dhe  kanë qënë pikërisht ato që kanë bërë publike këtë abuzim në media ndërkohë që zonja ka deklaruar se kishte bërë një ngatërresë me kartën e identitetin.Ajo që ngjall hije dyshimi është fshehja e kartës së zonjës nga një komisioner i cili nuk dihet ende se cilës palë i përket, por ajo që dihet është se komisionerët që kanë bërë publik shkeljen janë komisionerë socialist. 

KQZ: DERI NE 14:00 VOTUAN 30 %,RISTANI, INCIDENTET TE VOGLA
Ora14:00  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 14.00 në mbarë vendin kanë votuar gati 30 % e votuesve. 
Në një konferencë për shtyp të parën për 8 majin kreu i KQZ-së Arben Ristani e quajti procesin zgjedhor të qetë ndërsa problemet në disa qendra votimi, tha se kanë ndodhru në gati 01% të të gjitha qendrave të votimit.

Ristani informoi se procesi i numërimit do të mund të ndiqet nga gazetarët direkt nëpërmjet ekraneve gjigande që KQZ ka vendosur në ambientet e saj. Rezultatet do të jenë të mundura nëpërmjet grafikave. 

Sa i përket bojës matrikuluese e cila nga ana e PS-së denoncon se ka probleme në disa qendra votimi Ristani tha se është prodhuar nga një kompani gjermane e cila është bërë dhe më parë, dhe se është cilësore. “Unë vetë kam votuar herët në mëngjes, dhe mund të shikoni dhe ju që boja në gisht ende nuk më ka ikur”- tha Ristani. 

DHUNOHET OPERATORI I TOP CHANEL 
Ora 13:41 Në njësinë numër 2 e cila ndodhet në qytetin studenti ka ndodhur një incident me operatorin e dhe gazetarin e TCH të cilët po filmonin se si po procedohej procesi zgjedhor në këtë zonë, ndrëkohë që papritur janë sulmuar nga persona të cilat kanë marrë me dhunë kameran më të cilën operatori po filmonte. Sipas të dhënave paraprake që raportohen nga korrespondenti i NEËS24 burimet e forcave të komisariatit numër 1 është bërë e mundur gjetja e kamërës si dhe është identifikuar njëri nga personat i cili ka dhunuar grupin e  xhirimit.

INCIDENTE TEK NJËSIA NUMËR 7, DHUNOHET PËRFAQËSUESI I PS
Ora 13:25 Në njësinë bashike numër 7 e instaluar në shkollën ‘Naim Frashëri’ përfaqësuesi i PS Gjovalin Guraj  ka deklaruar se është dhunuar për shkaqe banale nga persona të panjohur. Sipas korrespondentes së NEWS24, e cila ka kontaktuar dhe me deputetin socialist Bersnik Bare i cili ndodhet në njësinë nr. 7 ka raportuar edhe për incidente në qendra të tjera votimi në kryeqytet.

KORCE, U TENTUA TE VOTOHET NE GRUP ME SHUME SE NJE HERE
Ora 13.00 Koalicioni i vëzhguesve vendorë raporton për tentative të votimit në grup të më shumë se një herë i disa personave në qendrën e votimit me nr. 37 93, rreth ores 10: 55 minuta.
Madje ka pasur dhe ndërhyrje të forcave të rendit. Ndërkohë që koalicioni raporton se në Bubullimas të Lushnjes fletët e votimit janë konsatuar të njoma. Në njësinë 6 në Tiranë ka pasur diskutime për saktësinë e cilësisë së bojës por më pas është rregulluar 

SHKODER, NE SHLLAK VOTIMI I BLLOKUAR 
Ora 13. 09 Nga KQZ NEWS24 raporton se ka nisur votimi në Bushat dhe në një një qendër të Vlorës ku votimi ishte bllokuar deri në 11. 30 minuta. Mbetet i i bllokuar procesi në KZZ 42 në 6 qendrat e votimit në Shllak të Shkodrës. NEWS24 raporton se komisionerët socialistë ndodhen pranë qendrës së votimit por nuk pranojnë të nisin procesin. Te kontaktuar edhe me dy deputetët, PS, e PD të zonës nuk kanë shpjeguar shkakun përse komisionerët janë larguar së bashku me vulën.

PS DENONCON VOTIMIN ME KARTA FALSE
Ora 12.45  Partia Socialiste ka denoncuar votim me karta identiteti të falsifikuara në njësinë numër 2 në kryeqytet, në zonën e Qytet Studentit. Njoftohet se personat të cilët kanë tentuar të votojnë me karta false në qendrat 17 e 18 të kësaj njësie janë identifikuar nga komisionerët socialist. PS bën me dije se do të bëjë kallzim penal në Prokurori.

KAMËZ, PROBLEME NË 3 QENDRA VOTIMI
Ora 12:35 Nga njoftimet në terren njoftohet se në tre qendra votimi në Kamëz ka pasur probleme ku për shkak në dy prej tyre është pezulluar për pak kohë procesi zgjedhor. Korrespondenti i NEWS24 raporton se ka pasur probleme në qendrën numër 15 78, ku si pasojë e fluksit të madh të njerëzve është bllokuar procesi zgjedhor për 45 minuta. Ndërkohë një anëtar i komisionit që i përket të PBDNJ ka denoncuar një person që e ka kërcënuar me jetë. Mësohet se ka tencion në derën pritëse të të gjithë qëndrave të votimit. Në qendrën numër 15 73 dhe 15 73/1 vijon normalisht votimi por një komisioner socialist është nka ndaluar një votim familjar. 

KQZ, PD, LSI: RAMA TE GJOBITET, BERI PROPAGANDE, DEBATE 
Ora 12. 30 Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim deklarojnë se kryetari i PS-së shkeli heshtjen zgjedhore duke bërë propogandë. Përfaqësuesit ligjor të PD e LSI, Kosovrasti dhe Manjani kërkuan gjobitjen me 500 mije leke gjobe te Ramës për shkelje të heshtjes zgjedhore. Dy përfaqësuesit e maxhorancës iu referuan deklaratës që Rama bëri menjëherë pasi votoi në qendrën e votimit në njësinë nr. 7, të cilën Kosovrasti e quajti "propogandë". 
“Nuk ka ndodhur asnjë herë, asnjë drejtues i partive që të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë fushatë dhe propogandë. Shenjat e dëshpërtimit të kandidatit të Bashkisë së Tiranës janë të qartë. Më vjen keq që qytetaërt tashmë e kanë ndarë mendjen se kujt do i japin votën.”- tha Kosovrasti. Ndërkohë që fjala e tij u ndërpre nga Ristani i cili kërkoi “mos bëni fsuhatë në KQZ. Shfaqni problemin që keni vetëm kaq.“. Nga ana e perfaqesuesit socialist Gjoncaj eshte quajtuar nje kerkese jo e zakonshme dhe qe po bëhet pasi maxhoranca është në panik me këto zgjedhje.

LIBRAZHD,LARGOHEN KOMISIONERËT E PD NGA QENDRA E VOTIMIT 
Ora 11:45 Dy komisionerë të Partisë Demokratike kanë braktisur qendrat e votimit në Librazhd. Korrespondentët e NEWS24 bëjnë me dije se në fshatin Gaferr dhe Sopot komisionerët e PD kanë braktisur procesin zgjedhor ndërkohë që nuk bëhët i ditur largimi i tyre. Në Hotolisht dhe Cercan janë regjistruar presione për votim të hapur 

KORCË, LARGOHEN KOMISIONERËT E PS NGA QENDRA E VOTIMIT

Ora 12:00 Vijojnë problemet në qarkun e Korcës. Sipas njoftimeve më të fundit komisionerët e PS janë larguar nga posti i tyre duke ndërprerë kështu procesin zgjedhor në Ravonik. Pritet rikthimi i komisionerëve. 

BalkanWeb

357 Komente

hajd per hajer qofshin. fitofte kandidati me i mire per komunitetin.

Mesa degjova deri tani boja e gishtit u fshika lehte.

po shoku Blendi, ashtu eshte pa probleme. po une qe kam shume vite qe nuk jetoje ne Shqiperi (ti e di shume mire) dhe e gjeta emrin tim ne listat e votimit, kujt do i shkoje vota ime?!

 Drino, besoj se emri jot eshte shenjuar nen siglen e ndonje tjetri, prandaj, mos u merzit, te kane vene ne rreth..., do sdo ti, perseri do te votosh......

ps

ironi kjo, po ishallah, nuk do te ndodhe perseri.....

jo i thuj ishalla ta vjedhin voten ate per te cilet do votojeshe me alidemso.ahahahahaa.

po fakti se e ke emrin ne liste nuk dmth se do votosh. Te gjithe ata qe figurojne te regjistruar neper gjendje civile, normalisht do e kene emrin neper lista...ju jeni bo me hije mer vlla

po qe do votosh do votosh, por nuk di me ta thone ... sa here deri tashti mer vlla.

Shoku Drini a e ke hequr shtetesine ti qe emri juaj te hiqet nga listat dhe regjistri i gjendjes civile ?Nuk e di ne cfar shkretetire jeton ti,qe akoma ke ngel me mendesi anadollake.

jo Kaci nuk e kam hequr shtetesine edhe s'kam arsye pse. duhet me e heq shtetesine qe t'mos votosh?!

ne kete shkretetire qe jetoje, fatmiresisht, gjonat funksionojne ndryshe.

p.s. se desh harrova. nuk e kam hequr shtetesine se nuk me do trapi, edhe voten nuk do ja jepja as njonit, as X e as Y, se ashtu me do trapi...  smiley  smiley  smiley

 nuk paske bo si gruja bashes ti puqist i qelbet?

 

Apo ajo e ka bo per te justiku faktin qe nuk do me votu burrin?

 

Gjithsesi, ne vendoret nuk mjafton shtetesia, por duhet edhe rezidenca (banor lagje). Kete status duhet ta kishe humbur kur ke marre rezidencen aty ku je (gje qe nuk ndodh dhe ne nuk ankohemi se ashtu e kemi interesin). Ne disa raste (brenda komunitetit europian psh) eshte me e rendesishme rezidenca se shtetesia (voton aty ku je rezident paravaresisht shtetesise - per administrativet, kuptohet).

Drini, i thuj kacit, qe ne shkretetiren e US, duhet te regjistrohesh vete e paraprakisht te votosh, me perjashtim te disa shteteve ku regjistrimin mund ta besh ne te njejten dite te votimit.  Ndryshe nuk voton dot.   

nuk kam se cfare ti them une atij, se sipas tij nuk jam ne nivelin e duhur, "akoma kam ngelur me mendesi anadollake". nejse, pa dash me fillu debat per kete pune, mendoje se emrat e "emigranteve" nuk duhet te jene me neper listat e votimit. listat duhet te jene up to date se njerezit jane leviz edhe brenda Shqiperise keto 20 vjetet e fundit.

Gene, une sot propozoje qe ke peshku te shtohet opsioni "Like" per komentet. shume dakort komentin tend!

 

Personalisht jam kunder regjistrimit te votimit individual (ne shume vende perendimore i ben shteti), se ul pjesemarrjen dhe prek me shume shtresat e varfra.  Por nje argument qe jepet eshte se gjindja leviz shpesh ne US sa ne nje shtet ne tjetrin, ndaj edhe ...

Nejse, debat tjeter, thjesht nderhyra per sqarim anadollie.  

po emigrantet hyjne e dalin cdo dite me shoku...ku ke pa sistem perfekt ti qe i update-ton listat ne menyre perfekte?
Nuk eshte problemi ktu persa kohe qe cdo votues kontrollohet me ID. Deri dje votonin robt me certifikata qe leshoheshin ne minute te fundit, sot po ju djeg mundsia e manipulimit me ID e reja...deri tani vec fjale per falsifikim ID kam nigju, asnjoni nuk mori guximin me e cu n'prokurori, as vet Moz Ruci kur tundi nji cope leter n'parlament

te gjithe emigrantet e kane emrin ne listat e votimit, edhe une edhe te gjithe te tjeret. s'ka ndonje gje per tu cuditur ktu. te ikesh jashte shtetit s'do te thote te humbesh te drejten e votes.

votova

i zhgarravita te 4 fletet.

rrumpalle totale.

as krahasohen me rregullin e 2009.

komisioni skandal me katunare analfabete te kalibrit te paimagjinueshem.

vari lesht dmth

hajt shkofshin te qeta te pakten

 Ruzhe, nuk tu paska duru mi me shku me votu, qeke gdhi atje mi...??????

Si na ka msu xhaxhi, vota jote plum per armikun........., nejse, mo, me mire keshtu, pasi e ke diten para, e aq me teper, qe sot qeka nji dite shume e bukur.......

SA per ate, qe thu na myten analfabetet neper komisione, eshte shume e vertete, por eshte nje e vertete e hidhur, pasi ata qe e majne veten per te mençmem, nuk meren me kesi punesh "te vogla", dha u metet trapave per te bo ket pune te madhe......

 Prape na doli pune me bojen.....??????????

si duken bathet deri tani, ka dale ndonje ''exitpoll'' nga ai.....,si e quajne mor: Rob Zoti,  a Gani Bobi?smiley.  dicka e tille...

 Belulo e ka bo gati, e ka ne furre, po do ta shpalli anej ka ora 9 e darkes........shife te Klani....

jo belulo ka dale mallkimi i ri: TE VJEDHSHIN VOTEN TE VJEDHSHIN!

petlla, ndersa une degjova per nje urim te ri: Tu befte vota njemije!smiley

do e kesh nigju nga krahi...

ca gazeta thone qe ka probleme..apo shoku miku e ka shkrujt kete pa u hap qendrat e votimit? 

 Pse nuke beso ti, sapo e tha Bejtja te Klani.......

Po per mua a do te votoje ndonjeri mer, nqse nuk ka votuar deri tani dmth? smiley

shekulli ka vu nje foto te Berishes me Mini-Me ....too funny

Votoni ! mos bani llafe kot ! 

Per ne qe na eshte mesuar syri e nuk na ben me pershtypje asgje per skandalet ne Shqiperi, nje veshtrim nga jashte i Euronews i paraqet  zgjedhjet ne Shqiperi te tensionuara e qe mbahen pas ngjarjeve e vrasjeve te janarit.

http://youtu.be/-63Zeu45by8

Albanian Prime Minister Sali Berisha on Saturday played down pre-election violence and blamed the opposition for the tense atmosphere ahead of Sunday's local polls."This electoral campaign was calmer. There have been incidents but no deaths," he told AFP in an interview Saturday.

Cfare te thuash per Saliun, ky ka kohe qe mentally eshte ne nje bote tjeter. Per kryeminisrin tone zgjedhjet s'jane ne rregull vetem po pati humbje jetesh. Ka ardhur momenti qe ky njeri do ti sherbente me mire vendit si bari lopesh sesa menaxhues qeverie.

Bravo xhevrija.

 Zoto, ne vend qe te vish ne memedhe dhe te ndikosh per zgjedhjet, vete e na shkon ne Kanada per qef, mikroborgjez........lol

Per nder nuk do kisha marre pjese as ketu fare,se nuk eshte teme as kjo. Te rrish e te degjosh militantet qe dhe ketu duan te bejne politike... Jo,jo,jo. Diten e mire te gjitheve. smiley

zoto;kur do ta pime nje kafe o burre ne nje vend asnjeanes pas daljes se rezultatit....

Une jam ne Angli mo shpirt, pa kur te duash ti dhe me gjithe qejf. Kur te kesh rruge per Angli, me thuaj. Shtepine e ke te hapur. smiley

Po na rastisi te takohemi ne Shqiperine e lire, u takofshim... smiley

Sondazhi për zgjedhjet: Lulzim Basha fiton 54.8 %, Edi Rama 43.6 %

 

Kandidati i “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha fiton 54.8% të votave, ndërsa kryebashkiaku Edi Rama 43.6%.

Kandidati i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi, fiton 0.4 %, ndërsa 1.2 % nuk pranojnë që të shprehen.

Është ky përfundimi i një sondazhi të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Strategji Fushatash në lidhje me procesin zgjedhor të 8 Majit për Bashkinë e Tiranës.

Në këtë sondazh, janë shpërndarë 500 pyetësorë dhe ai përfshin periudhën 8-15 prill.

Sipas organizatorëve të sondazhit, në shqyrtim janë marrë vetëm personat që do votonin në zgjedhjet e 8 majit dhe që ishin votues të asaj qendre votimi ku po zhvillohej pyetësori.

Sipas të dhënave të bëra publike, 54.8% e të anketuarve do të votojnë në zgjedhjet vendore të 8 Majit, kandidatin Lulzim Basha dhe 43.6% e tyre do të votonin për kandidatin e “Aleanca për të Ardhmen” Edi Rama.

Marzhi i gabimit për këtë sondazh sipas organizatorëve është llogaritur në 8%, por edhe pas kësaj sërish Basha del fitues i zgjedhjeve me 50.4% dhe Rama me 48 % të votave të të anketuarve.

Nëse do t’u referoheshim votave të partive, atëherë pro partisë Socialiste kanë votuar 43.2%, për Partinë Demokratike 49.6%, për LSI-në 4%, për partitë e tjera 2.4%, ndërsa 0.8% nuk japing asnjë lloj informacioni. Ndërkohë, si prioritet 39. 8 % e të anketuarve rendisin punësimin si çështje parësore, për të vijuar më tej me 22.35 % për infrastrukturën, 16.2% për mirëqenien, 4.9 për të rinjtë, 4.5 projekte konkrete, 3.3 arsim, 2.4% rritje pensionve, 2% ulje çmimesh, 1.6 gjelbërim, 0.8% ulje taksash.

Personave të përfshirë në këtë sondazh i janë drejtuar pyetje edhe mbi kandidatët, Rama dhe Basha, çfarë ato mendojnë për aftësitë, kulturën, ndershmërinë etj. Mendimin për çdo kandidat po e japim të plotë si më poshtë:

Opinioni për Ramën: 24% mendojnë se është punëtor, 15% arrogant, 15% mashtrues, 14% i aftë, 7% korrekt, 7% i zgjuar, 6% i konsumuar, 5% i paaftë, 5% i ndershëm, 2% jo familjar
Opinion për Bashën: 26% mendojnë se është i aftë, 19% i kulturuar, 11% i zgjuar, 10% mashtrues, 9% i paaftë, 6% punëtor, 5% sjell ndryshimin, 5% s’bën për kryebashkiak, 5% diplomat, 2% barbar, 2% i besueshëm.

 

TV Klan

TV Klan

smiley))))))))))))) =))))))))))

 

TV Klan përgatit exit- pollin për të destabilizuar situatën

 

Edhe pse nderkombetaret kishin deklaruar ne vitin 2009 se duhet te hiqet dore nga sondazhet e para, qe njihen me emrin exit polls, TV Klan ka vendosur qe te beje nje te tille edhe sot. Serish behet fjale per te njejten kompani, qe beri nje exit poll skandaloz ne vitin 2009. Por nuk eshte ky qellimi i i qeverise dhe TV Klan. Exit poll-i i Gani Bobit do sherbeje per te nxjerre militantet e djathte ne rruge per festime, per te tensionuar menjehere situaten dhe per te demoralizuar grupet e numerimit te votave e per te hapur edhe rrugen per manipulime.

Edi Rama-thyen heshtjen zgjedhore ben fushte edhe sot, e ka kapur paniku.......

amon mer bab', ca argumenti eshte ky tani? Kudo njoftohen exit polls sapo perfundojne zgjedhjet, kudo! Nuk eshte qellimi me acaru situaten. Mund te thuash se jane te pasakte po jo se qellimi eshte acarimi i situates. Eshte jashte cdo llogjike sepse kto jane sondazhe dhe jo rezultate. Merrni cik fryme me thelle dhe mo qete o vlla se nuk ka me ardh fundi i botes...habitem sa me tension i perjetoni

 kush e ka bo pyetsorin, me qafsh....

shaban memia

2% thone se Basha eshte barbar... paska njerez me ndergjegje dhe kulture shoqerore ne Tirane, me behet qejfi.

Ndersa per Ramen pervec asaj "i paafte" qe eshte cilesim shume i pergjithshem, nuk ka asnje opinion negativ smiley

qekur mashtrues eshte kthy ne kompliment?

 Mashtrues eshte cilesim i paaplikueshem tek Rama, por edhe sikur ta marrim te mireqene se eshte vertet i tille, atehere ngelet gjithsesi i justifikuar sepse:

"Fool me once, shame on you. Fool me twice, shame on me" smiley dhe Rama ka fituar plot 3 here... s'ka thenie qe mund ti pershtatet, aq i veçante eshte smiley

 

 

Une mendoja se do ishin shume me teper ! Po te degjosh "Zysh Floren" dhe peshkataret e kuq, gjysma e socialisteve kete gje duhet te mendojne, apo jo ?

Barbar eshte pak, kur e  akuzon per vrasjet e 21 janarit

Gjithsesi, sapo mora vesh se ne Kombinat, huliganet e PS-se jane bere paranojake komplet ! Kishin rahur nje 45 vjeçar, sepse u ishte dukur se "kishte flete votimi ne xhep" ... pas rrahjes / gjakosjes dhe verifikimit manu militari, doli se i ziu kishte vetem nje leter ne xhep .... (te Vizion Plus sapo e degjova)

Hajde idiota hajde! Jane bere me ydher !

lefty - si tu duk ajo qe tha berisha se do ta pranoje humbjen sikur te ishte edhe me nje vote te vetme. e kishte per lulin, nje kjo, e kishte ne pergjithesi, 2 kjo, apo e ka shit pazarin me edin 3 kjo?

 Une mendoja se do ishin shume me teper ! Po te degjosh "Zysh Floren" dhe peshkataret e kuq, gjysma e socialisteve kete gje duhet te mendojne, apo jo?

 

Sikur sondazhi te ish bere tek selia e PS, 100% do kishin thene barbar, vrases, etj. Sondazhi eshte bere rrugeve, pra kampioni i njerezve eshte i papercaktueshem, persa i perket perkatesise partiake apo ideologjike. Ke Berlusconin ne Itali psh, jane shume te rralla rastet, ne proporcion me popullsine e ketij shteti, ku Berlusca akuzohet publikisht nga nje qytetar. Nga opozita kurre s'ka dale ndonje te thote "O Silvio, ti je hajdut, pedofil, kurvar...", ASNJE. E kupton vete ti tashi...

barbar????!!!! - garip me i llaf luli - uahahahahauahahaahuha, skom mo fuqi 2%. 2% i besueshem. nuk di pse kjo perqindje me kujton erion veline po hajt e harrova ahahahahaha.

 O Sarkoyz ca thu mo burrr??? kush e beri kete??? Mire andej na Sandri???

Sapo I shkarravita dhe un fletet, gafa qe ndodhi ishte :
Pyetje un: perse jemi ne qendra te ndryshme votimi un dhe familja ime
Pergjigje e nje prej antareve te komisionit: sepse listimi eshte bere ne rend ANALFABETIK..

 Eh moj qilimke smiley

Analfabeti i kujt partie ishte? smiley

 Sulmohet ekipi i TCH në Qytetin Studenti 
08/05/2011 12:25 

Sulmohet ekipi i TCH në Qytetin Studenti
Një incident i rëndë është shënuar në afërsi të Qytetit Studenti, në Tiranë, në qendrën e votimit 1718 të njësisë numër 2, ku janë sulmuar gazetari dhe operatori i Top Channel. (UPDATE)

Sipas burimeve në vendngjarje, gazetari Marin Mema dhe operatori janë dhunuar nga disa persona, ndërkohë që kamera e Top Channel është sekuestruar.

Trupi i xhirimit të Top Channel ishte duke shkuar në qendrën e votimit të Qytetit Studenti, pas sinjalizimit të kapjes së dy personave me karta identiteti falso.

“Morëm informacion për kapjen e dy kartave false, kemi vajtur për të shkuar në vendngjarje për të bërë një filmim dhe aty kemi hasur në reagimin e 20-30 personave që na kanë sulmuar operatorin dhe i kanë marrë kamerën. Operatori është goditur dhe kamera mbahet prej 30 minutash nga këta persona. Polcia ka ardhur në vendngjarje, me 30 minuta vonesë dhe ende nuk ka mundur të marrë kamerën”, eshte shprehur Mema.

Qendra e votimit në këtë zonë ndodhet në një ambjent privat.

  dy personave me karta identiteti falso.

Sigurisht qe fallsiteti ne shqiperi eshte nje mentalitet i rrenjosur shume, eshte mjeti per te arritur qellimin, eshte mashtrim, eshte korrupsion i gjalle! Duke e njohur mire  njeri tjeterin ne kete drejtim lufta midist tyre eshte e ashper, i thone puushtet, dhe pushteti ne shqiperi zberthehet ne para! Rendja mbas politikes eshte rendja per siguri ne pune per te ardhme, keshtu ndodh atje, por ngele mbrapa ngele pa pune i pa sigurt! Politika i ka gllaberuar ndergjegjen njerzeve duke i kthyer ata ne viktima!!!

Vetem duke i zbardhur falsitetin identitetin, mashtrimin,zullumet,korrupsiuonin, shoqeria shqiptare do te ec perpara!

bukur e ke thene artian!  fjale te mencura! 5 me yll...smiley

 Eh mer Belul, mos ki frike, se sa te jete "Rrena" gjalle, sala do ti fitoje zgjedhjet! 

KQZ, PD, LSI: RAMA TE GJOBITET, BERI PROPAGANDE, DEBATE
Ora 12. 30 Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim deklarojnë se kryetari i PS-së shkeli heshtjen zgjedhore duke bërë propogandë. Përfaqësuesit ligjor të PD e LSI, Kosovrasti dhe Manjani kërkuan gjobitjen e Ramës për shkelje të heshtjes zgjedhore. Dy përfaqësuesit e maxhorancës iu referuan deklaratës që Rama bëri menjëherë pasi votoi në qendrën e votimit në njësinë nr. 7, të cilën Kosovrasti e quajti "propogandë".

“Nuk ka ndodhur asnjë herë, asnjë drejtues i partive që të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë fushatë dhe propogandë. Shenjat e dëshpërtimit të kandidatit të Bashkisë së Tiranës janë të qartë. Më vjen keq që qytetaërt tashmë e kanë ndarë mendjen se kujt do i japin votën.”- tha Kosovrasti. Ndërkohë që fjala e tij u ndërpre nga Ristani i cili kërkoi “mos bëni fsuhatë në KQZ. Shfaqni problemin që keni vetëm kaq.“

Përfaqësuesit ligjor

ligjorë

asnjë drejtues i partive që të shfrytëzojnë...

Komplet gabim!

 të qartë.

te qarta

qytetaërt

qytetat

do i japin votën.

do t'i japin...

i cili kërkoi “mos bëni fsuhatë në KQZ.

kerkoi qe te mos bejne fushate, ose, tha: "mos beni fushate"

Shfaqni problemin që keni vetëm kaq.

shfaqni problemin qe keni, vetem kaq.

.....................

Race injorantesh te pagdhendur qe nuk dini as shqip. O turp i turpeve qe i rendon atij dheu! Doni dhe te drejtoni vendin ju injorante! Turp, turp, turp! O faqja e zeze!

A e di njeri deri ne cfare ore jane hapur qendrat e votimit?

 Ne 07:00 dhe mbyllen ne 19:00

Arrin Belleair? smiley

Flm. Mbase gjej ndonje fluturim last minute. smiley

 Arben Ristani mban konferencen e pare per shtyp nga ana e KQZ-se. Ora 14:00.

Po ky tani qe fillo F1 e gjeti me dale! hahahaha

0.1% e qendrave probleme... ehe...

ultranacionalisti grek ne Himare me 6 bodigarde bodybuilders duke pire kafe me Bollanon.

 

Zotrules ke nai burim te sigurte per kete info. Po munde ma jep ose ketu ose me pm

Paraprakisht faleminderit

te news 24 e pashe vella. gazetari Artan Hoxha po fliste direkt ne telefon dhe po thoshte kete gje. Ja tha dhe emrin grekut, po nuk po me kujtohet... nje ish deputet ultranacionalist qe ka bere gjithmone deklarata antishqiptare dhe deklarata per vorio epirin. Nje tip Karapico, a nuk e di,  - si zakonisht, si cdo ultranacionalist grek, qe i fillon mbiemri me "kara"(i zi, turqisht). per me shume, a si te te siguroj per vertetesine, nuk di. smiley

Rrofsh!

Nuk kane gje me ne ata. E kane thjesht nga "parakolpi" i mbiemrit. Une nuk kuptoj se per cfare i duhet 6 bodigardet. nuk e kuptojne keta se o rrit cmimi i sapunit ene nuk i bejne kot duart pis shqiptaret.

do kete qene deputet karagjoz ... grek.

 Une votova ne qendren numer 18 98 tek Shkolla Sabaudin Gabrani ne Tirane. Ne shkolle jane 4 apo 5 qendra votimi. Gjithcka shkon qete, mu desh te prisja ne rradhe rreth 1 ore.

Edhe une paskam votuar sot, ne fakt krejt familja ime...

 Ti je ketu, apo ke votu online.....?????????

Eh, ndoshta kane votuar fqinjet per ne, keshtu ngjet prej vitesh, s'eshte hic surprize.....

ne kohen e enverit, fqinjeve u lihej dhe çelsi i shtepise, por ne keto dite ben mire mos t'i lesh dokumentet ne dore te komshiut/es   smiley

 jo, me jo, mos u lodh fare per dokumentat, i bojne gati vete, fet e fet.....

Eshte mjaft e qarte ajo......... por s'ma merrte mendja kurre  qe te votoja ne 2 qytete sot...

 

smiley 

Kryeministri Berisha shijon një kafe me familjen e tij, pas hedhjes së votës Pas një muaji të lodhshëm fushate intensive elektorale, ai gjen momentin e parë për relaksim ABC News  08 maj 2011 13:21 Kryeministri Berisha

Kryeministri Berisha, pasi ka hedhur rreth orës 10.00 të ditës së sotme votën e tij për zgjedhjet vendore, ia ka kushtuar një pjesë të paradites familjes, veçanërisht të vegjëlve, nipërve dhe mbesave.

 

Pas një muaji të lodhshëm, i përfshirë në një fushatë intensive elektorale në të gjithë vendin, kryeministri, padyshim duke shfrytëzuar edhe heshtjen zgjedhore të kësaj dite, i është gëzuar familjes, ku së bashku me bashkëshorten, zonjën Liri Berisha, vajzën Argitën, bashkëshorten e djalit Shkëlzenit, dhe nipërit e mbesat ku nuk mungonte as më i vogli Arti.

 

Berisha ka shijuar një kafe në qetësinë dhe bukurinë që të ofron natyra në kafe, barin e lokalit “Sofra e Ariut”, në kodrat e liqenit artificial.

 

Ky pushim, që edhe për shkak të motit të ngrohtë e shkëlqyes të kësaj dite pranvere, ishte i një moment i bukur për të gjithë familjen, veçanërisht për të vegjlit, të cilët nuk harruan t’i drejtonin pyetje të shumta për të gjithë këtë kohë, kur, për shkak të angazhimeve të shumta, zotit Berisha i duhej të ishte shpesh në lëvizje dhe bashkërisht me të, të vizitonin e të luanin me kafshët e ndryshme që strehohen aty.

 

Por duket se gjyshi i tyre ishte ai që e shijoi më shumë këtë moment, për të cilin kalimi i herëpashershëm i fundjavave në natyrë me nipërit e mbesat mbetet aktiviteti më i preferuar.

Normal. "Sofra e Ariut" i sjell prane aromat e vendlindjes. smiley

easy there, tiger smiley

Eeee, po mungon ujku pa mire smiley

cry-wolf baby smiley.

Ju te Kanadase rrini urte se tani qe hoqem qafe Osamen, juve ju kemi "piece of cake" smiley

..sa po pashe Nanon duke votuar tek  Top channel ,besoj se per Ramen do kete votuar...

Nje gjè èshtè e sigurt....nga sot e tutje...news 24,Ballkan web,Gazeta shqiptare...nuk do quhen mè anti-shqiptare smiley...!!!!

Deri tani cdo gje shume mire. Lulzim Basha fitore te padiskutueshme.

 versioni shqip

 

TURPACJA+LEFTY

 Po po ka vendosur ti blere Ilir Meta......

Do ishte mjaft interesante nese zgjedhjet dilnin 50% me 50%.

Deri tani, ku duhen dhe pak me shume se 3 ore nga mbyllja e qendrave te votimit, ne pergjithesi zgjedhjet po shkojne mjaft mire. Nuk duhet qe disa probleme teknike apo ca incidente tek tuk te dores se dyte, t'i behet ndonje buje e madhe, sepse pergjithesisht çdo gje po shkon mire dhe qete.

Shpresojme qe keshtu te vazhdoje proçesi dhe per oret e fundit qe kane mbetur dhe palet te pranojne rezultatet. Kuptohet se incidete te tjera do kete, sidomos kur behet fjale per zonat rurale, por shpresoj qe keto te jene margjinale.

 Mire? Jane kapur karta identiteti fallco, jane sulmuar kameramanet dhe u eshte marre kamera, jane dhene video amatore me furgona policie qe sjellin te burgosur per te votuar. Apo ne berishisht eshte mire kjo?

 Ai nuk tha qe jane te lira e lira e te ndershme. Tha qe po shkojne mjaft mire. Kete tha edhe me 21 janar.

Lene rehat cunin.

Kush mund ta sqaroje me mire kete punen e te burgosurve?

Mbaj mend ne debatin "A duhet te votojne emigrantet" u soll si shembull e drejta e te burgosurve per te votuar.  

Ligja, cer thote ligja?

Vetem ata qe, me vendim gjykate, jane shpallur te pazote per te vepruar nuk mund te votojne. (Neni 44)

 

Sa dhemb kjo, dmth emigrantet jane me vida manget ...

Tani, mire per zgjedhjet e pergjithshme, por per zgjedhjet lokale si mund te votojne te burgosurit?  Kur "jetojne" ne komune tjeter, e vijne nga komune tjeter? 

 Mendoj se te burgosurit konsiderohen banore te zones ku gjendet burgu, pra automatikisht votojne aty.

Si automatikisht?  Mbase sa eshte futur ne burg tjetri, dhe eshte regjistruar ne tjeter vend.   

 Article 59

Special institutions>>

1. Special institutions comprise a separate polling unit. The voting centre in these institutions is to be established even when they house 15 to 100 voters.>>

2. In prisons and places of pre-trial detention, for elections to the Assembly, 40 days prior to the voting date, the director of the institution prepares the voter list and delivers it to the mayor of the local government unit in whose territory the special institution is located. >>

3. In prisons and places of pre-trial detention, for elections for local government units, 40 days prior to the election date, the director of the institution prepares a list of voters with residence in the electoral unit where the institution is located and delivers it to the mayor of the respective local government unit.>>

4. The mayor of the local government unit, within 5 days of receiving the list according to point 2 or 3 of this article, includes on the voter list of his unit the names of the voters in prisons and places of pre-trial detention and sends them to the General Directorate of Civil Status, which within 5 days of receiving them, is to notify the respective local government units of the residence of these voters to delete their names from the voter list of their residence. >>

5. In hospitals and other healthcare institutions that accept patients for more than 10 days, the procedures provided in points 2 and 3 of this article are completed 30 days prior to the election date.>>

Votojne vetem ata burgaxhi qe jane banore te njesise administrative ku eshte burgu. Ata qe kane shku md furgon duhet te kene qene korcare dhe i kane pas emrat ne liste, keshtuqe s'ka ndonje gje te keqe nga kjo pikpamje. Sipas ligjËs duhet te votojne ne qendra votimi te vecanta, po sic duket kqz nuk e ka vra mendjen per kete pune dhe ata i ka cu furgoni. Sa per zhurme e bo dhe ps-ja

Dakort swed, por sikur kishin votuar edhe te Njesia 3.  

PS: per keto gjera ta vrasi mendjen KQZ?  Keto jane pa zarar mer, sa per synin e keq, bicim hudhre smiley.  

Neni 59

 

Institucionet e posaçme

 

1. Institucionet e posaçme përbëjnë zonë të veçantë qendre votimi. Qendra e votimit në këto institucione ngrihet edhe kur në to ndodhen nga 15 deri në 100 zgjedhës.

2. Në burgjet dhe në vendet e paraburgimit, për zgjedhjet për Kuvendin, 40 ditë para datës së votimit, drejtuesi i institucionit përgatit listën e zgjedhësve dhe ia dorëzon atë kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore në territorin e së cilës ndodhet institucioni i posaçëm.

3. Në burgjet dhe në vendet e paraburgimit, për zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore, 40 ditë para datës së votimit, drejtuesi i institucionit përgatit listën e zgjedhësve me vendbanim në njësinë zgjedhore ku ndodhet institucioni dhe ia dorëzon atë kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse.

4. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, brenda 5 ditëve nga marrja e listës, sipas pikës 2 ose 3 të këtij neni, përfshin emrat e zgjedhësve të burgjeve dhe të vendeve të paraburgimit në listën e zgjedhësve të njësisë së tij dhe ia dërgon ato Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila, brenda 5 ditëve nga marrja e tyre, njofton njësitë përkatëse të qeverisjes vendore të vendbanimit të këtyre zgjedhësve t'i heqin ata nga lista e zgjedhësve të vendbanimit të tyre.

5. Në spitalet dhe në institucionet e tjera shëndetësore, që pranojnë pacientë për më shumë se 10 ditë, procedurat e parashikuara në pikat 2 dhe 3 të këtij neni kryhen 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Shume flm sudo dhe Albanoid.

Dmth ankesat qe i kane cuar ne qendra te tjera votimi (jashte burgut) ne kundershtim me ligjin qe thote qe duhet te votojne ne burg, keto ankesa qendrojne (?).  

 

Ka edhe emigrant me vida manget, as qe diskutohet. smiley

Po flet Majko te Vizion Plus dhe, me sa degjova, ka procedura per kete gje. Siqoqofte, nese nuk e ke emrin ne liste nuk mund te votosh, apo jo? Keshtu qe gjithcka varet nga organizimi per t'i mundesuar te burgosurve votimin.

Paska edhe nje Nen tjeter qe e kufizoka te drejten e votimit vetem ne rastet kur institucioni gjendet ne njesine ku i burgosuri ka emrin ne liste.

 

 

ligji. ligji eshte mashkullor, edhe sikur ta shkruash me "a"; mbetet mashkullor. Ne bejme ligjin. Ne meshkujt e bejme... edhe ligjen. grate kane te drejten per te votuar. ua kemi dhene ne meshkujt.

Liiiii-gji. li e madhe e shtypit, gji e vogel e shtypit. liiigji. nuk e votojme hic kete gje. eshte e vendosur qe ne momentin kur ne meshkujt shpikem gjuhen dhe fjalen "ligj" bashke me te. smiley

kush eshte ai kokqoshe qe e fshin kete koment te mrekullueshem? Kaq brenda temes? pse e prishni procesin e numerimit?

 Nuk eshte vrare njeri akoma... keshtu qe mire vazhdojne zgjedhjet...

Sala eshte i madh!

Me knaqi kur ngrinte dy gishtat dhe priste ta bente te njejten gje edhe nipcja i vogel. smiley

I ngriti nipcja?

 Hahahaha smiley

kaposho, do behet transgender nipcja?  

Sali i ziu ti, c'dite te presin.  

gjemo, leji robt rahat ne ngazellimet dhe adhurimet e tyne te thjeshta.

ps. te kujtohet kur dilte enveri ne tribune qe hapej koha... dhe sa ikte ai niste rrebeshi e stuhia (tip prill-maj mos iu daj)... eh... ja, kto gzimet e vogla e te thjeshta e bejne jeten t'bukur mer...

Me kujtohet emo me kujtohet. Edhe na beheshin bluzet ngjyra-ngjyra se ju dilte boja buqetave me lule letre te markes "kakadu".

smiley

booo, kakadu, ja u deshen zgjedhjet qe t'ma kujtonte dikush. rrezik kineze kon qen. apo gaboj?

Kineze me siguri.

po kakaduja ca ka qen? gjeegjeze qe e di pergjigjen... demokrat!

letrat e luleve te 1 majit...maj mend na dhan 1 here ne shkolle per me bo balona (ishte viti kur vdiq dulla)

 

p.s. papagall

e di mer e di po kakaduja ishte papagall, ketu ta keshe pietjen. letra kineze ne forme llastiku brekesh. kur vdiq dulla u bome te kuq gjak prej shallave te rinj qe sa kishin dale nga kombinati edhe na i rrasen neper qafa pa dallim moshe, bindje politike apo gjendje seksuale.

http://farm3.static.flickr.com/2517/3713318803_d9eb269338.jpg

smiley

sikur ta dinin, asnji drandofille blu nuk e gje, 7 minator me vra ... t'poshtrit.

Eeeh, po telat brenda qe te canin duart ndonjehere? Kur binte shiun e nxirrnin bojen ne menyre te pershpejtuar. po edhe pa shi, nga djersa, beheshin duart jeshile.

I bona i skanim fotos; ai i dyti duket sikur ia ka pas me hile fashizmit. i duket disidenca ashiqare, ia bo "mu" me i llaf. te tjeret, te gjith te lumtur, me gjith bojen, edhe ate te pritmen nja 6 sahat atje te korpusi, ne mos gaboj.

6 sahat the?   epo e kane hak minatoret  qe kerkojne rritje pensioni tani.smiley

Kam pershtypjen qe ke te drejte. Atij i ka ikur fokusi nga tribuna dhe e ka mendjen te dali ne reviste/foto.

gjembi, eshte shume i vogel per t'i ngrit po besoj shume shpejt do i ngreje edhe ai. smiley

Do i ngreje qe c'ke me te - dmth do na i ngreje neve "naaa une jam miljoner".

Nqs gjithe njerezit e zgjuar si ti do shohin rehatin e bythes se vet dhe do shkojne ne Amerike, pse jo? smiley

Nuk ka pas faj Platoni qe nuk e dote demokracine. Eshte shume e rremujshme thoshte.

Rono, demokracia per te hardallos robt esht bere mer. I ram t'mires me shkelm, kur mos kem njeri.

ps urime per shkrimin! desha me e thon i her me ze te larte atje, qe ky autor esht shoku im (me shit men, merret vesh), po thahe lene masanej.

pps. mirmjes. me projekte ene per te djele ne knej... smiley

 

Cimo mos puno kaq shume mer burr. I vetem nuk e shpeton dot kapitalizmin harroje.

P.S. Si thote ajo kenga Ligjero shoku Enver "Ty bilbil te ka marksizmi"

 

The Economist: Beteja e Stalingradit në Shqipëri

Revista e njohur shkruan për zgjedhjet lokale në Shqipëri, duke thënë se nëse votimet përfundojnë me dhunë, kjo do tërheqë vëmendjen e mediave të huaja, por do jetë shumë problem për Shqipërinë. The Economist bën një përshkrim të tensionit e situatës politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2009.

Sipas revistës, vendit i duhen një palë zgjedhje me një fitues të qartë për të zgjidhur krizën politike. Në rast të fitoreje të qartë, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, madje edhe nëse fiton PD, Berisha mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme.

Por revista shkruan se kjo ka pak gjasa të ndodhë. Megjithatë, ajo shkruan se shqiptarët janë optimistë. “Le të shpresojmë se beteja e sotme e Stalingradit mbyllet pa viktima dhe do arrijë të zgjidhë ngërçin politik,” mbyllet shkrimi.

Berisha për AFP: Fajin për trazirat zgjedhore e ka opozita. Kjo ishte një fushatë e qetë, nuk pati vrasje

Kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për agjencinë franceze AFP, ku ka fajësuar opozitën për situatën e tensionuar përpara zgjedhjeve lokale.

“Kjo fushatë zgjedhore ishte më e qetë se më përpara. Ka pasur incidente, por nuk pati vdekje,” i tha ai AFP-së në një intervistë të shtunën.

“Mendoj se të dielën gjithçka do të shkojë mirë”.

Agjencia AFP shkruan se kjo fushatë ka pasur traziara. Të dhënat flasin për mbi 60 incidente, përfshirë tre raste të eksplozivit në makinë e një duzinë raste përplasjesh mes militantëve.

Agjencia citon sërish Berishën të thotë se nuk është fatale nëse nuk fiton.

“Çdo vend ka problemet e tij, por këtu kemi një lider opozite që do pushtetin me çdo çmim, që nuk respekton rezultatin e votës,” thotë Berisha.

Agjencia thotë se Berisha ka dominuar skenën politike në vend që pas rënies së komunizmit. “Që pas rënies së komunizmit, zgjedhjet në Shqipëri janë dëmtuar rregullisht nga dhuna dhe rezultatet janë kontestuar,” shkruan agjencia.

 

Mos, Alidemso mos e zej me goj Stalingradin. Atje u bo kerdia miku m 2000 ushtare ne dite shkojshin firo.

Amon mos e ndjell te keqen.

 Sorry.....saligrad...me mire me thone.....

Hej,

ata qe argumentin kryesor gjate gjithe dites sot, "per prishjen e zgjedhjeve" do nxjerrin 2 kartat e votimit fallco (do pare dhe kjo, se nuk i dihet jane apo jo fallco dhe kush i k futur/sjelle aty), atehere keq me vjen, por s'do kene gjetur dot asnje argument serioz!

"rrahja e gazetarit" ... nuk prish votimet, se gazetari nuk ben pjese ne stafin e komisioneve zgjedhore ... nuk prish vullnetin e votuesve. Kjo çeshtje trajtohet penalisht, jo elektoralisht shoku.

Nga ana tjeter, problemi kryesor qe vazhdon akoma, eshte votimi familjar neper zonat rurale, tradite e vjeter kjo, ku shefi i shtepise (burri), s'i ze bese gruas, plakes dhe kalamajve ...

Zgjedhjet po kalojne shume qete.

Uroj te shkoje deri ne fund keshtu.

Perpjekjet per t'i amplifiku incidentet jane dicka e pritshme por kesaj rradhe mendoj dhe shpresoj se do jete pak me ndryshe.

Une sapo u ktheva nga qendra e votimit. Mu desh te prisja nja 30 min ne radhe por gjithcka shkoi qete.

Uroj qe votat vertet te numerohen dhe rezultatet te jene reale.

 Per ke votove? 

Per nje nga kandidatet qe ishin ne liste smiley

Big Grin frikacak/e .

Mami im ka shkuar ne Itali 4 dite para zgjedhjeve dhe eshte atje akoma.. por po me thote tani ne kamer.. " e di si me duket sikur Luli nuk do e marri bashkine ngaqe nuk ia dhashe une voton" Big Grin

Hahaha, s'ka lidhje frikacaklleku... eshte njesoj sikur te te pyesin: Sa e ke rrogen smiley

 

Hahaha smiley

Are we there yet?

Cimo qe ku e ke miku im. Nja dy-tre gjona i ka dit Platoni se athere koh per te menu kishte me bollek.

Democracy... is a charming form of government, full of variety and disorder, and dispensing a sort of equality to equals and unequals alike.

Plato

mreti i arabis saudite ju tha shtetasve t'vet: a e bojm i pakt? Ho i her, ia kthyn shtetasit. I tha mreti, nigjoni atehere, qafira: ne pare kena boll. une do ju lej me honger (si miu, jo si ariu, po prap do hani jo keq), pra do ju lej, do i keni do sende t'bukra, nuk do keni nevoj me punu, ka punu epoka karbonifere per ne, do keni baby sitter nga filipinet (ktu u kollit i cik, ia boni me sy burrave - se vetem burra kishte audienca - dmth e kuptoni vet ju, se ato filipiset qellojn t'mira naj her... ho tashti mos boni sikur s'keni qejf, namuzi modh...  at pun, si dhe bakshishin e do ene mreti, un dmth, jo mo ju, spinxhuksa) etj etj, literalisht mos e rruni pra, ene kshu... por vetem amon, le t'i bim shkurt atyne budalliqeve, jo vota, jo zgjedhje, jo ku di un, gazeta, opozitna, rama, ngjelna... (se mora i cik kot, po thelbi del besoj) ...ihaaa... t'cajn taravelen asi gjonash, tha mreti el saud, t'prishin rahatin, si juve, ene muve... ho pra, milet, si thoni?

Dhe mileti u mendua e u mendua, u mendua e u mendua smiley dhe ne fun i tha, shiko se ato filipinset jon i argument i rond shum, nji ofert qe s'mun t'refuzohet... ene pa e zgjat mo, nje ti dhon doren: "Deal!" i thane mretit, m'rregell jena. Dhe qe nga ajo kohe, jetun ne harmoni dhe happily ever after. That's all folks.

Moralin e fabules pertoj ta them se zgjatemi shum masanej smiley 

smiley

 

smiley

Mirmengjes emo,

Mire ata e kane ne rregull, 100 dollare fuçia, edhe mund te blejne filipinse, po ne si do ja bejme?

 

 

per ne do ket met naj eskimeze besoj... i ofrojm klim mesdhetare... megjithse me ket ngrofjen globale, po na bin stoqet si miu... bi stoku e thy koken, tha, drangull dmth. smiley

mirmjes, boss. ene rroft platoni i Ronit. Edhe anaksagora si dhe gjith dijetaret e Miletit dhe te Bukharase, me ket rast.

hahahaha, najher vertet qellojn t'mira emo po najher vecse smiley

Dukesh me eksperience ti bredharaku

me t'nigjume e kom

nderkaq qe mbreti po bente paktin me burrat, grate ishin futur ne internet dhe duke perdorur kartat e kredive te burrave po urdheronin nje zezak.

Une votova ne NJ5 dhe aty voton dhe Mediu qe erdhi me pompozitet , kamera e Klanit gati me e filmu , kur hyri ne abjentet e kopshtit ku voton , njerzit ulen koken dhe se pershendeten fare.

 

Me kater flete vonohesh shume p[lus te bejne lomsh 45 lloj partish

 nuk kapish pse drecin e ka ftu Anila Bashen   Rudina tek Topi komplet out  goca . Flet per koncepte ne menyre krejtesisht amatoreske dhe te gabuara rrofshin gazetarucet qe kemi!

Te lutem shume mbaj gojen, me respekt per kryeredaktoren.

 "u prishen zgjedhjet" tha  pa e dit se ca do me than kjo fraze.. ora 4.30 pm...

'

Mos e keqkupto, ka dashur te thote "po prishet ushqimi qe keni lene aty perjashte per mua".

Si osht situata m'Kamez? A po fito Xhelali?

Kur fillo manifestimi i fitores? Nigjova Luli po fito me diference t'modhe. Zoti ja boft hallall. Ta gzoje tironen. Parja ke parja do shkoje. smiley

Boja matrikullit me sa pashe m'TV ishte thjesht "erasable marker". smiley

Incidenti ke kalaja e macukullit ishte i papranueshem, demokracia ka mor fund Tongue

 I marrshi të ligat Nilës, se kur i vijnë në dorë salistët, i bën për një lek. 

Femër me puppe. 

Berisha ndjek procesin e votimit me gazetarët

frangajberishafevziu-300x214.jpg (300×214)

Kryeministri Berisha e ka ndjekur një pjesë të procesit të votimit me disa nga gazetarët, të cilët kanë mbështetur fushatën e PD-së dhe sidomos kandidatit të saj për Tiranën, Lulzim Basha, në Tiranë. 

Berisha ka qendruar për minuta të tërë tek “Rogneri” përveçse me të zakonshmit Aleksandër Frangaj dhe Blendi Fevziu, edhe me Henri Çilin dhe Artur Zhejin, si dhe disa të tjerë, të cilët kanë qenë të angazhuar fuqishëm në fushatën elektorale të mazhorancës.

 Po pse Cili dhe Zheji, nuk jane bashkuar me keta te dy, apo per te shtuar numrin e takimeve.....

 Cërrik, kandidati thyen kutitë e votimit 
08/05/2011 17:30 

Cërrik, kandidati thyen kutitë e votimit
ArkivNë qarkun e Elbasanit, në një nga zonat e Cërrikut, është regjistruar një incident i rëndë gjatë procesit të votimit.

Sipas kryetarit të KZAZ-së numër 13, Ismail Hoxha, kandidati i Aleancës për të Ardhmen, i ndihmuar nga i biri, ka thyer kutitë e votimit. 

Burimi në fjalë njofton se fletët e votimit janë në dysheme, ndërkohë që të dhënat e incidentit i janë dërguar nga komisionerët KQZ-së. 

Sipas Hoxhës, komisionerët janë në pritje të një udhëzimi nga KQZ dhe po ashtu edhe policia, e cila nuk ka ndërmarrë asnjë veprim pas ngjarjes.

Top Channel

 Ora 18:00 Partia Socialiste dergon nje thirrje publike qe qytetaret te dalin te votojne dhe te mos dekurajohen nga rradhet e gjata.

Krimi i organizuar majtas dhe djathtas kerkon voten e miletit. Nga numrat duket qe mileti po ndergjegjesohet Le te urojme qe  % mbeten tek 30% shi

Dmth nese voton vetem 30% atehere si Berisha si Rama ikin nga jeta politike? Se s'po e kuptoj kete logjiken.

Tani qe kane ngelur dhe Gjysem ore nga orari zyrtar i mbylljes se votimeve, mund te themi realisht se zgjedhjet jane zhvilluar mire ne pergjithesi, me parjashtime te vogla si keto incidentet ne zonat rurale. Me gjith respektin qe kam per komunat dhe bashkite e dores se trete, "incidentet" e Cerrikut, Bubqit, apo Livadhjase nuk i intereson ndokujt, se atje zgjedhjet mund te perseriten kollaj.

Ato qe ka rendesi jane zgjedhjet ne Tirane, Durres, Korce, Elbasan etj ...

Mimi Kodheli tani sa foli perseri, pas Megi Ajtyreses dhe vee ato nuk paten asnje verejtje per te bere, perveç se bene apele (te deshperuara ?) per mobilizim per votime.

Fakti se PS-se i ka shumfishuar deklaratat per t'i bere thirrje popullit te votoje tregon 2 gjera :

1- Zgjedhjet nuk moren permasa "politike" siç donte Edi Rama, DMTH qe Zgjedhjet Lokale nuk u shnderruan ne PLEBISHIT Pro apo Kunder Qeverise, ashtu siç apeloi Opozita (duke futur dhe gjyqin popullor te 21 janarit ketu)

2- Fakti se brenda 30 minutash, PS-ja nxorri 2 zedhenese qe te benin apel per te votuar njerezit, tregon se "Llogarite" s'po i dalin siç parashikonte dhe shpresojne mos fitojne ndonje vote nga "rush-i" i sekondave te fundit ! Money-time i thone ne Basketboll ... nuk e di sesa peshe mund te kete ne zgjedhje   ....

Kjo vje pak ere. Sidoqofte nuk mund te bohen sondazhe ftyrash (dmth me te njoftme per te majte apo per te djathte) se shume rob me bindje te afirmuara mund te kene shku edhe per ta djeg voten.

....Mimi Kodheli  sa po beri nje tjeter  thirje deshperuse ne TV, qe njerzit te dalin te votojne ...

Po hapen dyert per forca fringo te reja politike  qe ne zgjedhjet e ardheshme te terheqin kete 70% te popullsise qe nuk votoj sot ne keto zgjedhje. Dhe mos haroni se ne kete 30% qe votoj sot jane edhe votat tona ne emigrim qe as i kemi pare kutite e votimit ku jane hedhur votat tona

Për Shqipërinë
Ditët e mira
Paskëtaj vijnë,
shkoi errësira;
lum kush do të rronjë,
ta shohë zonjë

Toko, une jam plotesisht dakort me ty qe ka vend (ose me sakte eshte emergjente) qe te kete forca te reja. Por mua perqindja me duket shume me e larte se c'e prisja. Dhe te mos harrojme se kemi 25 % te popullsise qe eshte ne emigracion. Pra nqs kemi nje pjesmarrje 45-50% ne votime, kjo "perkthehet" ne nje pjesmarrje 60-67%.

Duke dashur te jem optimist mendoj se % ne emigrim ka votuar smiley

Kjo eshte detyre e forcave te reja ta vertetojne para se te dalin ne skene. Ne qofte e vertete ajo qe thua ti atehere keto forca me mire te rine ne hije e te mos dalin , se cdo e dale  para kohe i rezikon te ndoten nga forcat e vjetra.

Duhet te dalin ne right time right place

mire o saraco, po sa eshte numri real i popullsise e di ti? se ketu sikur po po dihet shume sakte kjo pune, ashtu sic nuk dihet numri i sakte i emigranteve, ashtu sic nuk dihet kurre se sa emrigrante votojne vertet, pasi merret si shifer e panderume hyrje dajla e javes se fundit neper kufina.

po ec o burr se sa here i ka bo Sala & co. kto thirrje te deshperume...sinqerisht nuk duhet me u bo tifoz deri ne ket fare feje...aq me teper qe nuk jane zgjedhje te pergjithshme po edhe sikur t'ishin, per ke me bo tifo aty?! (pytje retorike kjo kshuqe nuk ka nevoje per pergjigje)

Ato qe ka rendesi jane zgjedhjet ne Tirane, Durres, Korce, Elbasan etj

Kjo e vertete per militantet e verber. Per mua dhe mendoj per shqiptaret e vertete rendesi kane zgjedhjet ne Himare.

Ne Tirane Durres, Korce Elbasan etj ne mos nje maskara, kriminel apo nje mafioz do te fitoj nje tjeter maskara, kriminel apo nje mafioz . Ne Himare ne mos fitofte nje tradhetar i kombit shqiptar do te fitoj nje shqiptar qofte ky edhe maskara, kriminel apo nje mafioz . Per shqiperine fitorja ne Himare eshte me rendesi kombetare ne Tirane Durres Korce apo Elbasan azgje nuk do te ndryshoj kushdo qe te fitoj

Deri ne oren 14:00 votuan 36.8% e zgjedhesve

Ora news:

Koalicioni i Vëzhguesve Vendor në një konferencë për shtyp nga Hotel Tirana deklaron se deri në orën 14.00 në mesditë kanë votuar 36.8% e qytetarëve. Duke parashtruar disa pengesa gjatë procesit zgjedhor dhe incidenteve përkatëse, ata theksuan se procesi ka vijuar normalisht, por probleme ka patur vetëm ne radhët e gjata gjatë procesit të votimit. 

shume dhe kaq (37%) deri ne ora 14°° ! Emigrantet i kane te gjithe emrat ne lista, e keni kontrollu emrin tuj ? (ata qe jane jashte). Une e kam per vete (edhe pse kam 20 vite qe nuk jetoj atje). Dhe plot te tjere qe njoh e jane jashte, i kam gjet ne lista

Stalker, une sot msova qe prap votova me sukses bashke me 3 anetare te tjere te familjes per Lulximin. Jam n'ameriqi qysh me shume se 1 dekade.

Pse e ke emrin ne liste s'do te thote automatikisht qe ke votuar.

E di t'keqen e di, po kojshiu (perfaqesues i PD) im eshte kryetari i kom zgjedhor te lagjes dhe nuk harron kurre ta hudhi voten per mu.

Po pse t'a hedhi ai i PD-se e ajo ai i PS-se? Apo te PS-se nuk dine t'a hedhin?

Sikur duhet te paraqitesh per votime me karten e identitetit (me foto apo jo?) ne dore, apo e kam gabim? Apo kojshiu jot eshte binjak i joti?

Gjemb mos be kshu gabimesh! Ti  e di qe ne peshk eshte e mirekuptuar qe vetem komisioneret e PD-se vjedhin, manipulojne, e hedhin vota per emigrante. 

Apo jo alidems?

 Emo, se kam te konfirmuar, por edhe ti me duket se ke votu.... Edhe ketu te peshku, ka ca te jashtem qe kane votu familjarisht, megjithese kane 20 vjet pa e vu komen ketu....

 

Po si te likan te futesh ne internet kur je duke numeruar votat?

Edi e paska honger me sa po kuptoj, ishalla po largohet pa zhurme. Do nizet flake tajrona sonte. Edhe Xhelal Mziu kish fitu, kesaj heret besoj do jepet ajo cuca, kush mund ti rezistoje nji Mziu kaq t'sukseshem. smiley

shamibluja.

petlle, a ka nej llaf t'sigurte!? Suspensioni po na lun menc smiley

meqe edhe kena lidhje te forta me politickshow, edhe henri cilin ka fitu basha, po kjo dihet pa u numeruar ende. ajo gjoja me suste na hapi ment mer jahu ne ti.

ps. per mu me duket se jane afer, nga testimi personal ato qe njof si rreth i gjone shoqnor kane hedhur vota te pavlefshme me dashje. jane kryesisht me binjen jo aq te majta me kupton. kjo me thote se ai mospelqimi qe shfaqi PDja e tirones per lulin kur u kandidu ka pasur efektet e veta. neper shqipni nuk ka dale akoma ndonje fjale e sigurte. me duket se ps, ka tashti vlonen edhe korcen. kaq me thane.

 Thuhet nga media qe zgjedhjet po zhvillohen te qeta, por kjo nuk eshte e vertete!

Pjesa e padukshme dhe e dukshme do te duket dhe eshte duke u dukur tani, ne fund te zgjedhjeve! Si gjithmone dardha e ka bishtin mbrapa!

Gangsteret e  pozites te paidentifikuar  po aktivizohen! Eshte nje rremuje dhe amulli e plote! Te pakten kete pashe nga Vizon Plus tani per tani!

ke pe te Vizion Plus:  te dukshmit apo te padukshmit?!smiley

Te padukshmit sigurisht smiley

 Ajo qe shkrova une eshte shqip Belul Gjeraqina, ajo qe thua ti eshte gallate! 

Pjesa e padukshme dhe e dukshme do te duket dhe eshte duke u dukur tani, ne fund te zgjedhjeve!

Neser do te shohim pasneser, mbas fitores, gjate fitores...reagimi, te padukshmet vjedhjet do te kete sa te duash,te shikojme kjo eshte pjesa e me thlbesore e nje dite zgjedhjeje! 

ej, po me fitu PS si do thush? jane vjedh?

Sipas Vizion+ eshte strategji e PD-se qe te votojne heret e te ngelen pa votu ata te PS-se. smiley

Votova! smiley

 

Gratis. smiley

 Erdhe sot dhe votove? Bravo.

Gratis. smiley

Me mire keshtu smiley

 Ho mre, ca bohet. I thate apo i njome?

Filloji phasa e 2 e manipulimit per PDne. 20 vjet pluralizem po e njejta strategji sa mbyllet votimi. Feste fitore pa u numeruar qofte edhe 2 vota.

Kushdo fitofte, beni njihere te vetme zgjedhje normale se ngelet duke votuar si ne Afganistan.

Proçesi i votimit ka mbaruar tashme ne 99 % te vendit, vetem ne disa qendra votimi ne Tirana proçesi nuk eshte mbyllur ende, por eshte pune minutash.

Sqaroj dhe njehere rregullin per personat qe nuk kishin votuar ende ne oren 19.00 dhe qe prisnin ne radhe, sepse ne disa media (si Vizion Plus) pati konfuzione ne fillim, derisa u sqarua procedura ligjore qe ndiqet :

Personat qe ishin ne radhe ne oren 19.00, numerohen dhe u merren dokumentat nga komisioneret, ne menyre qe te mos "futen" persona te tjere ne radhe pas ores 19.00

Komisioni i therret personat nominalisht njeri pas tjetrit, derisa te gjithe ata qe ndodheshin ne radhe ne oren 19.00 te kene perfunduar votimin. Pas perfundimit, jepet perseri dokumenti i identifikimit (ja pra, pse "shperndaheshin kartat" per njezit qe rrinin ne radhe)

Po si Shqiptare qe jemi, nuk presim dot radhe si njerez, por duhet te gerricemi et te shtyhemi : kjo krijoji dhe disa "konfuzione", te gjithe duan te mbarojne pune shpejt e pa radhe !

TV KLAN njoftoi se EXIT-POLL do t'a beje publik ne oren 21.00, (ishte parashikuar per ne 19.30)

 Pse aq vone lefti? ne 6:30 dhe te bishin rehat robt...

 

 Perqindja e votueseve ne Tirane: 47.3%. Kjo konsiderohet perqindje e larte ne krahasim me vitin 2007.

 sikur po thone te 52% me duket, keshtu e lexova te bw

 Partia Socialiste ka kryer nje Exit Poll sot me pjesemarrjen e 15,000 votuesve te intervistuestuar. Intervistuesit e PS nuk jane identifikuar si njerez te Partise Sociualiste, ne fakt intervistuesit jane punesuar nga PS vetem per kete exit poll.

 

 

Sipas sondazhit te PS

Rama 53%

Basha 42%

 

Rama 17,000 Vota Plus

PS ben anketa per veten ?! Mire. Dmth se po humbi atehere qe ka parashiku vete se do te fitoje me 53%, prap qeveria ia ka vjedh voten!!! hmmmm!!! Tirana ka rreth 730 mije banore : 47% votues = 350.000 afro. 18% te 15.000 kane refuzu pergjigjen = 12.000 jane pergjigj. Pra 12.000/350.000 = 3.4%.

Pra 3.4% e votuesve ne Tirane paskan thene, sipas PS, se kane votu 53% per PS...!

Qe ky rezultat te jete fiable, duhet qe sondazhi te jete bere ne menyre te hamendshme gjithkund, dhe jo vetem ne lagjen e PS. Ku eshte bere ky sondazh ? Mister!

Basti im eshte qe do te ndodhe krejt e kunderta e asaj qe 'pritet' : zgjedhjet kryesisht do te kontestohen nga pushteti (pd).

Mos prap Henri Cili ne TV. Si ka akoma fytyre te dali prape para kamerave ky palaco.

mbase s'ka fytyre po del me trap mo

Heres tjeter kur ta ftojne ne studio duhet ti varin edhe topet ne qafe qe te kompletohet.

"perderisa pjesemarrja eshte e madhe, duket se eshte ndjekur porosia e Rames, per ti kthyer zgjedhjet ne plebishit politik. Shancet jane me te medha per te, ne Tirane".

Nazarko, analist (mendimi i te cilit me ka interesu gjithmone).

 

Gani Bobi te klani e ka rezultatin

52% Basha

48% Rama

30% e te anketuarve nuk kane dashur te shprehen. Shkelzeni thote tek Fevziu se nuk e di pse 30% e te anketuarve nuk pranojne te pergjigjen. Shume ne siklet ky i Gani Bobit. Tha se ka mundesi qe rezultati mund te perbyset. ????????

 

 Po c'gani bobi.

Jane pyetur vetem 500 vete, para nje muaji.

Në këtë sondazh, janë shpërndarë 500 pyetësorë dhe ai përfshin periudhën 8-15 prill. 

 

Jane pyetur nga

Qendra Ndërkombëtare për Strategji Fushatash

Ganiu s'jep garanci te plota sepse plot njerez s'kane dashur te tregojne voten, por e njejta gje ka ndodhur edhe me "sondazhin" qe PS-ja e ka bere nga njerezit e saj (pretendojne se 18 % nuk jane pergjigjur...)

Kam bindjen se rezultati do jete i ngushte

 "Kam bindjen se rezultati do jete i ngushte"

Thene nga Lefty kjo do te thote nja 70% per PS-ne.

 Doli berisha e tha qe procesi eshte shume i mire

i bie qe kane humbur

po ashtu, KZAZ te qendra e fundit qe po rri hap dhe tani vendosi te vazhdoje votimi

kjo kzaz ka shumice demokrate

nese duan te vazhdoje votimi, do te thote qe kane humbur

ata qe kane fituar duan ta mbyllin

 

shenja qe pd ka humbur

Po kur te dali Rama e te thote qe procesi eshte shume i keq si i bie? Qe ka fituar Rama. Nuk besoj se je kaq i trashe. Thjesht je verbuar nga militantizmi idjot. Nese del dikush dhe thote qe procesi eshte shume i more domethene qe ka fituar. Here tjeter ver ne pune te pakten cerekun e logjikes.

 ai qe humb, levdon organizimin e vet te zgjedhjeve, e vetmja merite qe i mbetet

kete beri Nano kur iku

ai qe ka shpresa te fitoje, bertet fitore, kete ka bere Berisha gjithe heret e tjera

ai qe ka fituar, s'do qe votimet te vazhdojne

 

Neqoftese ai qe ka fituar sdo qe te vazhdojne votimet perse beri thirrje te njepasnjeshme PS per votim? Apo i harrove thirrjet e deshperuara? Gjithsesi ndiqe Salen direkt. Eshte ne qef dhe ben shaka. Shenje qe Rama eshte eliminuar perfundimisht. Megjithate te durojme deri nga ora 3 e nates.

Grunge, po qan shume Rama. Si i bie? Ka humbur apo ka fituar?

E vaket duket... por me vjen mire qe vota ne katundin tim ka shkuar atje ku  duhej...

Nipi i Flamur Nokës qëllon gazetarin e Top Channel, Marin Mema. Agim Shehu e nipi i Berishës, presion ndaj votuesve

UPDATE- Policia ka arrestuar 38 vjecarin Agim Tocilla, qe goditi gazetarin e Top Channel, Marin Mema, ne me te rendin incident te shenuar deri me tani. Policia vonoi per te kryer kete aksion, por mesa duket arsyeja eshte e qarte. Tocilla nga Kukesi, eshte nipi i Flamur Nokes, sekretearit organizativ ne PD, te njohur gjeresisht si sekserin e punesimeve. Po ashtu, mediat njoftojne se edhe nipi i Berishes dhe Agim Shehu po bejne presione ndaj votuesve. Me poshte nje kronologji.

QV 1925, 1928, Njësia Nr.8 – (Shkolla Partizani)
Agim Shehu, me rreth 30 veta, ka hyrë në QV-të, dhe po bën presion ndaj votuesve dhe anëtarëve të KQV-së!
Ka informacion që do shkojë nëpër QV të ndryshme, të bëjë të njëjtën gjë!

Njoftuar nga – QV 1981, Njësia Nr.10 (Shkolla “Dora D’istria&rdquosmiley
Jashtë qendrës së votimit 1981, qendrojnë nipi i Sali Berishës (Endrit Breçani), dhe një person që njihet si problematik në zonën në fjalë, të cilët shoqerojnë persona që vijnë të votojnë në qendrën e votimit, një nga një!

QV 1710, Njësia Nr.2 – Votim në grup, dhunë ndaj vëzhguesit të PS.
QV 1710, Njësia Nr.2 – (Shkolla e Baletit)
Fotografohet vota, dhe kryhet votim në grup. Vëzhguesi i PS ka tentuar të ndalojë këtë gjë, por mbi të është ushtruar dhunë fizike dhe është nxjerrë jashtë QV. Anëtarët e PS në këtë KQV nuk kanë vepruar!

QV 1955, Njësia Nr.9 – (Rr. “Mine Peza”, Kopshti)
Rreth 4 persona, shpërndajnë para në hyrje të QV-së, për manipulim të votuesve!

QV 1689, Njësia Nr.1 – Manipulim i procesit dhe votuesve!
Njoftuar nga QV 1689, Njësia Nr.1 (Shkolla Kushtrimi i Liris&eumlsmiley

Kandidatja për këshill të bashkisë, për LSI-në ka hyrë në QV, dhe ka mbyllur derën. Njerëzit po presin në radhë!
Shpërndahen lekë për blerje vote pranë hyrjes së QV-së.

Berisha po te jete i zgjuar i le Rames Tiranen dhe i merr gjithe Shqiperine. Po te jete budalla e loz per te gjithe vendin.

Duke pasur përvojë me "majanë" që PS-ja u hedh shifrave kur thotë se 50% e nxënësve në Shqipëri braktisin shkollën apo se në vend ka 1 milion të papunë, them se të kursyerit për të shpallur një fitore vetëm me 53% fsheh një humbje të thellë. Po t'i heqim edhe "majanë" e Gani Bobit që u shton ujë e miell fitoreve të PD-së, them se Basha kryeson me nja... 57.9%. (c) E.C

 Un i besoj vetem Facebookut dhe jo exit polleve, thote Kapoministri...Jallah o lefty, nuk te paska lene gje...

po berisha eshte k0qe kanari mer burre, po ca ti bosh intelegjences shqiptare 

tall lesht me miletin ai mer

ka gjet ka gjet

Sondazhi i Gani Bobit: Basha fiton me 58.4%, Rama humb me 39.8%   Rezultatet paraprake të publikuara tani nga sondazhi i Gani Bobit, tregojnë sesi kandidati për Bashkinë e Tiranës “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, i fiton zgjedhjet me nivelin prej 58.4%,.

Ndërsa rivali i tij socialist, kandidati i “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama, i humb ato me një total votash prej 39.8%.

Kurse për Hysni Milloshin, kandidatin e tretë për Bashkinë e Tiranës ky exit-poll jep vetëm shifrën prej 0.4%.

Nga ana tjetër, ky sondazh tregon sesi votat për partitë politike për Këshillin Bashkiak të Tiranës, nxjerrin fituese Partinë Demokratike me 52%, pasuar nga Partia Socialiste me 40% dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 6.2%.

I pyetur në lidhje me përqindjen e mundshme të gabimit në këtë sondazh, Shkëlzen Maliqi, president i Institutit Hulumtues Gani Bobi, sqaroi se kjo normë mund të jetë 10 përqind.

Ja kuotat e paraqitura nga Gani Bobi:

Njësia Bashkiake nr 1

Agron Sota 57%
Lindita Nikolla 43.7%

Njësia Bashkiake nr 2

Elez Gjoca 62%
Artemon Cukalla 37.2%

Njësia Bashkiake nr 3

Ilir Kokona 67%

Njësia Bashkiake nr 4

Hysen Xhura 57%
Vahit Kalaja 42.9%

Njësia Bashkiake nr 5

Erisa Xhixho 46.5%
Jeta Seitaj 53.5%

Njësia Bashkiake nr 6

Luzhiana Abazaj 53.5%
Krenar Cenollari 46.5%

Njësia Bashkiake nr 7

Krenar Alimehmeti 60.7%
Erion Koka 40%

Njësia Bashkiake nr 8

Arben Tafaj 62%
Sadi Vorpsi 38%

Njësia Bashkiake nr 9

Indrit Fortuzi 62.5%
Armond Halebi 38%

Njësia Bashkiake nr 10

Blendi Fuga 65%
Enada Alikaj 35%

Njësia Bashkiake nr 11

Haki Mustafa 66.5%
Naim Asllani 33.5%

Ja shifrat e Ganiut

ktij i dilka rezultati 100.0000 % ne cdo njesi bashkiake. me ca i ka rrumbullakos ky kto?

Ore ky emri Gani bobi me ben me qesh per zotin(Ku e kane gjetur)...Me kujton nje pensjonistin e lagjes qe e quanin Gani, vajti ne Amerike te vizitonte djalin dhe e therrinsin "Bobi" me pas smiley

 Me behet qejfi qe u zhvilluan me qetesi keto zgjedhje. Pervec disa episodeve, qe jane  pjese e karakterit te popullit tone, atmosfera them se ishte e qete. Me duket goxha arritje per Shqiperine.

Exit Poll i paraqitur nga PS eshte nje idiotesi. 

kam thane qy ndymiepesen

o gani boni - ta hognsha zemren !

medet per ne

O Gani, po ca ben kshu a te qidhja udhet smiley
Do u bjere ndogje infrakt ithtareve te Partiese se Punes smiley

 Mu më bën përshtypje... 30% e njerëzve NUK donin të përgjigjeshin. Në kalendarin historik grek, 2011 e Shqipërisë, i bie të jenë vitet 67-70 në Greqi. Atëherë kur qeveriste Junta. 

Bënin dokumentarë të huajt, dhe vendasit refuzonin të përgigjeshin për politikë. 

dhe duhet bërë me dije, se kush vjedh votën, është komplet qen, jo njeri. Ka diçka prej qensh ky presioni, vjedhja, manipulimi i votave. Ka diçka prej lamashi, të fëlliquri të ndyri ky manipulim dhe shtrembërim i vullnetit të tjetrit, në një sistem, kur pavarësia e votës, i GARANTOHET. 

 

shum kuptoke nga sondazhet ... sa kollaj nxirrni teorira ketu oreee

Epo ja dhe un jam nder ata qe i kam refuzuar  keta "pollistet" si me ane te telit si direkt

Arsyet .shumeeeee por ansjera nuk kishte lidhje me friken..

Ah kjo deshira per te pasur gjithmone te drejte....ju ben tu beje pershtypje edhe aty ku s ka ven per

 

Amon mer amon, shkelzen maliqi thote qe sondazhi ka 10% marzh gabimi. Tani, me 10% marzh gabimi per cfare behet sondazhi? Me 10% mer mik te jap une qe tani pa sondazh fare rezultatin per cdo pallat ne Tirane e per cdo komune nga Vermoshi ne Konispol

He pra, ja fusin kot.

Ketu behet fjale per nje diferene pak-mijera-voteshe, kshu qe s'ka asnje llooj vlere ai sondazh. smiley

gjithçka varet sesa ne menyre te hamendshme jane pyet votuesit : me 4.500 pyetje, nese sondazhi esht hamendes, ka 2% gabim. Metoda nuk ka kuptim nese nuk eshte e hamendeshme, sado gjigantesk te jete numri i te sonduarve.

me marzh 10% dmth nji gabim prej +/- 5%.
Tani, ne varesi te faktit se sa domethenes ka qene kampioni i perzgjedh, (shtrirja, perfaqsimi i kujdesshem i profileve te votuesve ne kampion) si dhe pa harru faktin se sa te sinqerte ne deklarata kane qene vete te perzgjedhurit, marzhi i gabimit zakonisht shkon max. ne +/-4%.
 

...me votimin e sotem Shqiptaret i provuan  Europes se dine te distancohen nga dhuna  dhe respektojne institucionin e shenjte te votes se lire.Kjo eshte nje fitore e madhe per standartet e demokracine tone pa varesisht kush eshte fitues,ndoshta akti i fundit i  mbylljes se ketij tranzicionit te lodhshem e tejzgjatur  dhe hapi i pare drejt integrimit perfundimtare ne familjen Europiane .

 O swedo, shiko mer lal se çfarë ka bërë Gani Bobyyyyyyyy me yyyyy si Leftyyyyyy. 

Ka pyt gjithsej, 5000 vetë! 30% nuk i janë përgjigj. dmth 1500 vetë nuk i janë përgjigj. Ngelen 3500 të pyetur, po t'i pjestosh për 11 nënbashki, i bie që për çdo minibashki janë pyet vetëm 320 vetë.  Si të mos e ketë 10% marzhin ai me një kapacitet kaq të ulët pool-i. 

E para, kam goxha eksperience ne exit pollet e 2009 ku rojet e pd dhe lsi merrnin njerzit e vet sa dilnin nga votimet dhe i conin te intervistoheshin. E dyta dhe me kryesorja eshte qe ma hoqi mendjen fakti qe keta te klanit nxjerrin ket klyshin e spiunit te partise komuniste jugosllave ne tv qe te na japi mend

Po pati marzh gabimi 10% i bie qe fitues te jete Lek Plepi. Sondazhet kane marzh gabimi 2.5-3.5% ne pergjithesi. Duke pasur parasysh ndjeshmerine e rendesine e ketij sondazhi, vetem nji amator statistike mund te dali me nji sondazh me marzh gabimi 10%.

 

ke te drejte, me marzh 10% s'eshte nevoja fare te besh sondazh pasi dhe po te japesh ca shifra kot, te del plot

 

p.s  e paska thene swed-i me lart

ok, shoku rama doli dhe e nisi deklaraten me "fitorja eshte e qarte" dhe e vazhdoi me "tani te numerojme votat qe te numerohet sic e ka percaktuar vullneti i qytetareve".
Ma shpjegon kush ku eshte baza llogjike e ksaj deklarate? dmth, ti e shpall fillimisht fitoren, pastaj thu "ec e numrojme votat tani". Dmth, nqse nuk del kshu, kane mashtru

 E ke kapisku gabim smiley 

Ka thene thjesht qe nuk do shkojne ne balotazh, pra qe fitorja e njerit nga dy kandidatet eshte e qarte.

 

Gjithsesi, perpara pyetjeve e mbylli me "Te fala Sandrit dhe Gani Bobit" e nje buzeqeshje te stermadhe me pas.

 

Personalisht edhe mua mu duk sikur ishte gati duke qare smiley

ca t'i bosh, nuk e rujta videon...
Sa per buzeqeshjen ke te drejte; ky paska vujt per dhembe o vlla. Kjo e Sandrit eshte sterthene, batute e bukur ishte ajo e tvsh-se kur tha: sa vlere ka qe te flasi tani tvsh-ja kur foli klani?

p.s. shife prape ate deklaraten e fitores se e perseriti prape. Konfuz si gjithmone me ate deklaratat dualiste te zgjedhjeve te mira ne ekran po te shemtuara ne terren...tall trapin me ata militantet qe bertisnin ne salle. Njoni thirri "rrofte partia socialiste!". Me nxorri mallin e PPSH-se...eh, c'kohera ishin ato...

Bredh, behu me realist dhe me i zgjut. Rama nuk eshte budalla, dhe ate kontrastin mes 2 fushatave e ka tamam. Fushata ne TV ishte e bukur por ne terren ishte skandal kur llogarit qe njerzit e administrates dilnin me detyrim ne mitingje.

 Ka vuajtur vertet per nje pale dhembe te reja smiley

Deklarata "Zgjedhje me te bukura ne ekran por me te shpifurat ne terren" eshte dinakeri e paster, pse jo, poetike.

Militante ka ne te dyja palet, me kujtohet ajo kenga e Lushnjes "O zoti Saliiiiiiiiiii..."

Br3dh, s'ka nevoje ta thoje Rama se si kane qene keto zgjedhje.  Sepse i kemi lexuar ne shtyp e ketu nga vete peshqit ne Shqiperi e nga njerezit tane presionin e paprecedent qe eshte bere kesaj radhe.  Qe per nepunesit e administrates e me tej.  Me amnisti e me radhe.  

Tani, per Ramen e kemi thene mer burr, ose te pakten e kam thene mendimin tim, votohet ose do votoja kunder Bashes.  Per nje arsye te caktuar.  E Rama perfiton (nese) si pasoje, por jo si shkak.  

pash zotin Monda, shtypi ate pune ka...nuk bo lajm kur kafsho qeni robin po kur robi kafshon qenin. Me kto palo gazetare qe kemi ne, pak lajme ke pas per mendimin tim. Mjafton me lexu titujt e artikujve kryesore te GSh ose Shekulli. Nqse i lexon pastaj artikujt brenda vec lajme nuk mund t'i quash.
Tjeter, pse kshu nuk u votoka kunder rames ne perfitim te bashes? dmth kjo varet prej kendveshtrimit...personalisht nuk votoj asnji me mire sesa t'votoj kunder njonit prej tyne. Vota kunder eshte vote pro, eshte thjesht loje fjalesh kjo jotja.

Jo mer se te isha ne Vlore s'votoja per asnjerin.  Rrija ne shtepi.  Ose u vija vizen te dyve ne fleten e votimit ne shenje proteste. 

Ama ne Tirane do votoja kunder Lulzim Bashes.  Loje fjalesh s'eshte ajo, se eshte vote e numra.  Por une po te them arsyen pse do votoja.   

PS: Kemi njerez mer Br3dh e qe na i thone, se s'po merremi vetem me gazetat.  S'kane lene presione pa bere po rri pash Zotin. 

kjo e presioneve mu m'duket loje fjalesh...lexoj te klani se policia ndalon emiliano shullazin sepse gjasme paska bo presion qe robt te votonin per ramen...kjo eshte bs se ty nuk te kontrollon kush se per ke hedh voten.

Br3dh, Shullazi ka bere presion kunder Erjon Kokes, te PS.  Nuk di une cfare thote Klani.  Por nga cfaredo ane te jete, presioni eshte presion.

BS e quan ti, dhe une e te tjere qe jemi jashte, por ndryshe ne Shqiperi.   

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=16344

nuk te shef kush voten po leje tani presionin. Nuk vlen si justifikim. Nipi i berishes, shoku i shkelzenit e dreqi me t'birin po i benin presion votuesve te votonin per bashen - thosh nje tjeter...eshte budallallik me e mendu se me m\bo dikush presion, une votoj tjetrin edhe sikur te kem shku me votu ket robin qe sponsorizohet prej ktyne t'fortve. Dhe si mu mendojne gjith shqiptaret se nji koke kemi

O Br3dh.  Tek njesia 2 a 3, a nuk e di tamam nr, tek Liceu, njerezit e PD rrinin me lista e votuesve neper duar perjashta, dhe votuesi votoi dhe e nxori voten ne celular dhe e raportoi perjashta tek keta qe kishin listat ne duar.  Bile celulari s'ishte i tij, ia ktheu ketyre te listave. 

U raportua nga nje deshmitar okular tek komisioni dhe tek nje vezhguese e OSBE-s.  Kur u pyeten keta me lista neper duar nga vezhguesja e OSBE-s, i thane qe thjesht po ndihmojme votuesit qe ta dine ku duhen te votojne.

Ata me lista e me celulare qendruan jashte per nje kohe te gjate. 

Aman te lutem ...

me thane e u thashe, jane 5 me hic per mu. Pasi pashe ate S. Tahirin me ate dell shkrimtari t'u saju rrena taze, un nuk e kam hic te veshtire me besu se ky "denoncusi" mund t'jete nji militant i instruktum ose vullnetar qe kontakton te huajt per me denoncu parregullsina.

Shembull ktu ne kanada ne zgjedhjet e fundit: disa votus kishin marre telefonata anonime ku instruktoheshin qellimisht gabim per vend-votimin e tyre. Nuk u degju njeri nga liberalet qe ta perdornin ket si justifikim...as e permendi njeri, vec gazetat e nja 2 tv e permenden shkarazi sikurse permendin nji lajm rutine qe ka t'beje me goma te came te makinave sa here ka zgjedhje...
Ashtu si e shof une ket gje, kta e kane kuptu se nqse do perdornin kshu justifikimesh per mosnjohje zgjedhjesh (ne rast humbjeje), nuk kane me mor me vota kshuqe i ruhen. Kto alabaket tone kane luksin qe ja kerkojne voten tifozave qe besojne cdo gjo qe del prej gojes se leaderave...mire e bojn, gjej shesh - boje pershesh!

Ruzhdija e tha kete gje jave me pare, kur diskutohej sa e shet voten. Kur jane njerezit delenxhinj (dhe nevojtare) qe te shesin voten, e kur partite (te dyja) kane fonde per te blere votat, kjo gje do ndodhe.

Rama duket shume i qete ne deklaraten per fitore. Po sal cer deklaroi?!

 67 perqind pjemarrja ne njesine 5. Stonon dhe me pjesmarrjen ne njesite e tjera...Sa besokan te institucioni i votes dhe keta mo vlla..

Pra pa u numeruar ndonje vote, Rama del e thote qe fitorja jone eshte e qarte.  Ca emri mund ti veme kesaj?

Kjo njesia nr.10 gjithmone problematike... eh???!!!

Kushedi pse???!!!

Eh???!!!

 

 

Eh???!!!

ols, na ndrico pak, si eshte puna me njesine 10?

Po hic or daj. Sic me informoi edhe Albanoid ne mengjes, votimet fillojne ne 7:00 dhe mbyllen ne 19:00. Dmth. ne ora 19:00 mbylen dyert e njesive te votimit. Kush eshte ende brenda, voton. Te vonuarit, votojne zgjedhjet e tjera.

Ne njesine 10, dikush ka mbajt deren hapur edhe pas ores 19.

Mbase ky dikushi s'ka dash me ja prish ndonje shoku apo shoqeje te vonuar qe kan dash, me vullnet plotesisht te lire, me votu.

 Olso, aty ke votu edhe ti...?????????

Ti e di nga votoj une! smiley Thjesht kam ca njohje andej nga dhjeta.

Njesia 10 eshte tek Bogdanet (samsungu)!

Ku ne njesine 10? Te Konferenca e Pezes, te Qemal Stafa, te Kristoforidhi, te 20 Vjetori, apo te Avni Rustemi?

Tek samsungu pra mo!

S'ka qender votimi te samsungu po nejse, besoj e ka pas llafin per te konferenca pezes se ajo eshte me afer samsungut. Tani, te KeP jane qendrat 1986, 1987, 1987/2, 1988, 1990. Keto qendra mbaji hap deri ne 2 te nates po deshe, nese basha fiton ne keto qendra 52-48 dmth qe votat jane vjedh dhe s'ka asnje mundesi tjeter. smiley

shkolla avni rustemi, qv numer 1992 akoma ska mbaruar votimi. Por sidoqofte rifilloje mbas nje nderprejrje per mbi 5 ore (nga ora 17 deri 22:00)

Te njesia 10 nuk egziston as teorikisht mundesia qe pd te fitoje 65 me 35, kurre. Dhe per kete une e ve doren ne zjarr jo ne menyre figurative

 NJesia 10 i bie tek shkolla e bashkume, dhe atje ka shume te ardhur, fusha e Alliasit, dhe nje pjese e paskuqanit. Keta e bejne sherrin.....

Cja ke fut kot plako, njesia 10 i bie te samsungu ku ka qene kryetar Gert Bogdani plako, dhe sot eshte endri fuga

 Sorrry, e ngaterrova me ish lagjen 10 qe i binte aty nga Alliasi......

Hej! Po si dreqin hiqet kjo dreq boje nga gishti i madh i dores se majte... se me iku truni!

Pyet Deshira Subashin.

S'hiqet per nja dy dite smiley

 Ej, me verte shkove votove ti atq? 

Po atq. smiley

U zhvirgjerovaaa...!!! smiley

Hej! E di sa mire qe u ndjeva apo jo?!

 

PLUS qe takova gjithe ata njerez te lagjes qe kisha shuuuuuuume kohe qe nuk i takoja. Qe ne kohet e 8-vjecares... imagjino!

Mamma mia!!! Cfare emocionesh.

M'u duk vetja sikur isha ne Facebook! smiley

Ja dhjefsha racen!

Sot nuk kam votuar per alternativen me te mire, por per te keqen me te vogel!

Turp te dyja paleve!

 

Turp! Turp! Turp!

Me beni per te vjelle!

Ma shpifni!

Jeni legena!

Te kisha mundesi t'ju evitoja, do ta beja, por s'kam se si!

Eh, welcome to the club! smiley

olso, keshtu behet progresi lalke, nga e keqja me e vogel tek dicka me e mire. Megjithate, me ty jam, robt ku ti kene te dyja palet.

Olso (qe me duket se jemi pas ul te bankat e fundit e B-se ne gjimnaz smiley, ke shpreh nje gje qe e kam pas ne koke tere diten. Une shkova per nje dite, vetem per te votuar, nderkohe qe normalisht do i kisha vene kryqin fletes ne rrethana te tjera. Po kta na hoqen edhe te drejten e kryqit mor zot. Pse duhej me ardh puna te kthehet vota lokale ne plebishit per formen e regjimit, duam apo s'duam te behemi amerike latine!! Me ka ardh kaq inat qe me ulen ne kete pike, vote per te keqen me te vogel. As emrat per keshilltare bashkiake nuk pashe, thjesht votova per partine, gje qe nuk e kam bere kurre me pare. Tmerr!

SHko te PS se ata thane qe hiqet kollaj

 e forte kjo... 

Arben Ristani ne mbledhjen e KQZ-se .... "mba shenim Abedin (fredi)..." hahahahahaha

ore pse mu duk ristani si i 10jere mua! Mos i ka ndodhur qe shefit mor aman........smiley

Belulo e di cila ishte gjeja me pozitive e zgjedhjeve:

NUK KISHTE POLICE TE RRUGORES NEPER RRUGE! Po as edhe nje!

Kam ec me 160km/ore per here te pare ne jeten time ne autostraden DR-TR! smiley

Dhe e di si ishte trafiku pa polica?

Vaj fare! smiley

Sa gjera paske bere per here te pare sot? smiley

Po, po... Kam bo edhe ca gjona te tjera, por ato s'po t'i them! smiley

 olso, ti padashur paske gjetur shkakun e trafikut (por njekohesisht edhe zgjidhjen e problemit), policia.smiley

pse sthua, ti duhet te hidhje kandidaturen per kryetar bashkie.smiley

Ah mor Belul! Mor cun flori!

 

Dhe mos harro:

Une jam ndryshe... e njekohesisht... une jam e vetmja rruge! smiley

je  ndryshe?!   domethene:  si, qysh  ndryshe?smiley

Kur te vi rasti te me votosh, ta shpjegoj une ty daku. Me shembuj konkret! smiley

ai rast nuk vjen. une jam i qarte me voten time.e hedh kendej.smiley.  po nese ka deshire magnum, le te me zvendesoje.  spjegoja asaj/atij ne vendin tim.smiley

Po hajde mo vlla voto edhe ti nje here ketej!

Hajde mo daku hajde! smiley

Ca ke ti?

Ke frike eh?! smiley

po mer, trafiku pa polica.....ashtu si shanci ne aksident pa vu rrip sigurimi lol

Noshe... polica shqiptare noshe... Trafik shqiptar noshe... Rruge shqiptare noshe...

Mos u ngaterro me vendet e tjera noshe!

Hajde ketu ne Shqiperi noshe! Hajde noshe! Hajde!

po mer kam qen, sa te dush....ishin shoferat si toca, jo policat. Ca me bo policat e shkrete. po ti ku shko me 160...te del nai katnar ne mes te rruges e shkoni te dy per lesh

Shoferat jane toca, se policat jane toca, se rruget jane toce... etj, etj...

Gjithsesi, nuk i keshilloj asnjerit me ec me shpejt se 120 km/ore, jo vetem ne Shqiperi!

I paska mbet pak tru nè kokè atij mileti,shejtan milet desh na bèri me zemèr smiley....tè fala Sandrit...Gani bobit...e compania bella!!!

 Forcat renea pashe sot qe po benin aksione neper pallate. Tani sapo u konfirmua dhe nga gazetarja. Paska pas sinjalizime per kercenime ne qendra votimi

Se kuptoj kete Klanin, kaq poshte ka rene?

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=16344

 

Nderkohe qe 2 jave para eshte transmetuar ne c'do televizion,  ndalimi i Shullazit se donte te prishte mitingun e PS.

A di njeri me shume ca ka ndodh realisht???

Nuk e ka fajin Klani, fajin e ke ti qe shikon klanin. lol

Opozitare, por vellezer! smiley

Sun Tzu Art of War! - "Know your enemy"

Po bej nje parashikim te vogel (per ju peshqit e huaj qe jeni ne suspans). Njesia 5 ka 41 mije votues. 70 per qind votues do te thote 30 mije e kusur. Duke pasur parasysh se ne kete njesi Ps merr gjithnje 65 perqin, atehere rrumbullakosim 10 mij vota plus per Kandidatin e Ps. Sikur te marrim njesite e tjera te balancuara ne rezultat, cka per mendimin tim eshte me e mundshmja, mund te projektojme dhe fituesin. Megjithate kjo analize duhet marre me rezerva, pasi Faktori Lsi eshte pak i cuditshem, dhe ka qene mjaft aktiv ne kete fushate.

albano, ku bie njesia 5 ?

perveç kesaj :
Me duket e mbyllur Tirana : e ka fitu Rama dhe notnemire

Kur te zgjohesh neser ne mengjes do gdhihesh me Bashen.

per fatin tend te keq, nuk do fleje sonte, pasi nuk kam ndermend te lejoje ndrimin e kutive, sepse vetem keshtu mund te fitoje zoti basha.

Sheme. Jam i sigurte qe ti e ke mare informacionin qe Rama ka humbur sic e kam marre dhe une. Pra po presupozoj qe je i brendshem ne Ps. Pra leri kot filmat. Apo po pergatisni terrenin per rremuja?

 Nderro pusher-in, orxhent!

Rremuja eshte e pashmangshme, pas fitores ne zgjedhjet lokale eshte normale qe ps-ja do kerkoje zgjedhje te parakohshme dhe meqe sala s'hap rruge doemos qe do kete rremuje. Rezultati eshte 54-46, fli rehat turo se neser kur te zgjohesh dhe te shofesh rezultatet e para duhet te jesh i qete

Per? Nga e di ti cili eshte rezultati?

 Eshte zona bllokut, tirana e re, komuna e parisit, selite...

Ne te gjithe boten rezultatet e votimeve shpallen qe te nesermen. Ketu ne Shqiperi u dashka me prit 2 dite.

Ca jane keta njerez te vonuar???!!! Legena!!!

Ora 00:36 dhe keta presin ende kutite qe te vijne ne qendrat e votimit!

Te vonuar!

Legena!

Njerez te shpifur!

Ristani na paskësh thënë se rezultatet për gjithë vendin, do vonohen 1 muaj!!!! 1 muaj, e imagjinon dot? 

 

 Mos ia fut kot! Vertet ka bere nje pohim te tille? 

 po. ishte në drekë tek TCH, edicioni i jashtëzakonshëm për zgjedhjet. Do vonohen një muaj tha. 

 

 Me sa duket, do presin qe te sigurohen qe i kane ardhe "ato"!

Eh... kur shkruajta "te vonuar" kisha parasysh njerez te vonuar si Ristani!

1 muaj thote... debili!

 O Oci, ki parasysh rruget e Shqiperise t'lutmi. Une po shoh Top Channel dhe shumica e KZAZ i kane marre kutite teresisht, apo nuk i kishin sistemuar edhe bukur smiley

 

 

Po ca rrugesh?!

Pse?! Rruge me te mira kishte Shqiperia e 1991-shit apo e 1992-shit?

Rruge me te mira ka Kosova???!!!

Po keta jane te vonuar. Hajduta te peshtire dhe te vonuar!

Me bejne per te vjelle!

Qenie te peshtira!

Arghhhh....

olso, po prit o burre. merr kohe zbrazja dhe rimbushja e kutive. smiley

Keta kane shku per wool.  Lane kokrren e namit. 

Videoja eshte bere upload ne korrik te 2009.  Do kete qene per zgjedhjet e Qershorit. 

http://www.youtube.com/watch?v=LmRIK-cPMTo&feature=youtu.be 

Fajin e ka Beluli qe ngaterro Shekullin smiley

Sidoqofte, kenge per epoken e demokracise.  Ne 10 u martove, ne 10 e gjys per te votuar shkove. 

Deri tashti PS perpara!

Me kte une zgjohem per dite. Me kte e nis diten.

 Me kujtove ate qe po binte nga kati i 30 dhe kur ishte akoma tek kati i 5 thoshte me vete: So far, so good! smiley

Duroni sa te dale perfundimtari, te dyja palet.

Kjo historia e atij qe pie nga kati i 30 do ishte akoma me e bukur po ta kishe  origjinale. E rendesishme eshte mos te te behet zakon te marresh histori te treguara nga dikush tjeter e ti sikur i ke then ti  smiley

 Si mund ta kem origjinale nje histori te tille. Kjo egziston ne disa variante prej dekadash. P.sh ai i gjirokastritit qe tha "Hiqe vezen time" kur po binte jashte dritares se vet. smiley Une vetem i shqiperoj per situaten, tip Fan Noli d.m.th.

a ka ndonje rezultat per Tiranen apo jo? se nuk po marr vesh fare gje. sapo u ktheva nga nje pune hamalli smiley dhe nuk ja kam idene ca po ngjet.

ne c'nivel ka arritur vjedhja deri tani?

shqiptaret shkuan europiane ne zgjedhje tha qepare sqapi i dragobise... u zgjodh Papa me ne fund apo duhet te presim ende per tymin e bardhe?

Deri tani kryeson Rama me 52% (Lulushi ka rreth48%)

Ketu mund ti shohesh te dhenat e fundit

Pse jane kaq te ngadalte?!

Nuk jane te ngadalte jo, po presin se cili krah do t'i "bleje". T'i shofesh ti pastaj si rrufezohen (behen si rrufeja medemek).

 

asnjeri??? smiley

s'ka gje, se pas nje muaji mbase del rezultati zyrtar qe do kontestohet nga njera ose tjetra pale... dhe qe osbe-odhjeri do thote ishte proces qe plotesoi shumicen e standarteve por... etjetjetj... ndersa arvizu do thote qe ishte i shkelqyer, por prape, terrci verrci, etjetjetj... xhibi do na caje taravelen duke u cjerre pa pushim per hapjen e kutive, etj etj etj.

naten te gjitheve. smiley

 Mua do me pelqente shume qe ndonje gazetar te bente nje reportazh me nje pjese te atij 49% qe nuk ka votuar fare. Me pelqen pa mase nje familje tipike tiranase qe zgjohet ne mengjesin e mrekullueshem te se dieles dhe merr rrugen me teleferik drejt Dajtit per te ngrene nje dreke ne mes te freskllekut e pyllit, nderkohe qe shohin nga siper militantet dhe "te angazhuarit" tek mblidhen si milingonat ne qendrat e vogla te votimit ne cepat e rrugeve. Une mendoj qe keta jane qytetaret e vertete te Tiranes.

 Shyqyr që janë dhe abstenuesit ; indiferentët , e mosbesuesit ndryshe do kishim rezultate që njihen më parë por, kta nuk janë  hiç qytetarë më të vërtetë se të tjerët

Deri tani PDja udheheq ne Berat, disi i cuditshem ky rezultat pasi Berati mbahej si nje nga bastionet me stabel te PS.

edhe un ashtu mendoj si ty: do ken mashtru kto me votat se nuk ka mundsi tjeter

Nuk kam fol per mashtrime, nga e nxorre kete perfundim. Fitorja e PDs ne Berat do te ishte humbje e madhe per PSne, njilloj sic do te ishte goditje e rende per PDne sikur ne Bajram Curri te fitonte PSja, ndaj me duket i cuditshem ky rezultat i deritanishem.

100 votat e para Lapraka: Luli 64, Edi 36. fillimi i mar gjysma e punes smiley

tifozat e "parizonit" nuk votojn per dinamovitin smiley

ma ke pa gje shpirtin??? smiley 

Ore , ka ndonje rezultat pe verteri apo vetem Gani Kafsha...

Ne 2 kutite  e para ne Himare Bollano me pak se 20%. Kriza greke paska prek dhe himariotet grekofile.

 Hahahahahaha humbi Bollano hahahahahahah. 

rrofsh blendo se na u prish rrota e miut me gjet kush e ka me me tmerr pritjen e rezultatit.

 Latest press release from the Organization for Security and Co-operation in 

Europe (OSCE) - http://www.osce.org

*** Albania’s local elections were competitive and transparent, but 
political parties acted irresponsibly, observers say ***

TIRANA, 10 May 2011 – Albania’s local elections were competitive and 
transparent, but took place in an environment of high polarization and 
mistrust between governmental parties and the opposition, international 
observers from the OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights 
(ODIHR) and the Council of Europe's Congress of Local and Regional 
Authorities concluded in a statement issued today.

The observers noted that, as in previous elections, the two largest political 
parties did not discharge their electoral duties in a responsible manner. 
This negatively affected the administration of the entire process.

“Several aspects of these elections lay the groundwork for future progress. 
But unfortunately the two largest political parties again abused their role 
in the administration of the elections to continue their political battle. 
All parties should work together after the elections to further strengthen 
the electoral process,” said Jonathan Stonestreet, Head of the OSCE/ODIHR 
Election Observation Mission.

“The Congress delegation welcomes the fact that the vote generally took 
place in a calm atmosphere. Nevertheless, we remain concerned that the 
extreme polarization of political life may prevent the constructive dialogue 
necessary to address citizens’ needs and ensure good local governance. The 
Congress stands ready to support Albania in setting up conditions for good 
co-operation between political actors,” said Hana Richtermocová, Head of 
the Congress of Local and Regional Authorities delegation.

The Central Election Commission worked transparently, but decisions on 
contested issues were taken along partisan lines, and not collegially. The 
largest parties often did not nominate election commissioners in a timely 
manner and contributed to undermining confidence in the process by 
questioning the integrity of the election administration.  

The campaign was active and all contenders were generally able to campaign 
throughout the country. Despite repeated calls for calm, the campaign was 
marred by violence in many areas. There appeared to have been significantly 
fewer cases of misuse of administrative resources, although there were cases 
of pressure on public employees.

The authorities made considerable efforts to improve the voter lists. The 
media offered a plurality of views, enabling voters to make an informed 
choice. But with most channels aligned with one of the two largest parties, 
there is a lack of truly independent broadcast media.

On election day, voting proceeded relatively well, albeit with procedural 
difficulties. Thus far, the counting has been overall transparent, but has 
been delayed in many areas.

For further information contact:

Jens-Hagen Eschenbächer, OSCE/ODIHR, +355 696227947 or +48 603 683 122, 
jens.eschenbaecher@odihr.pl

Antonella Cagnolati, Congress of Local and Regional Authorities of the 
Council of Europe, +33 6 63 47 87 28, antonella.cagnolati@coe.int
 

For PDF attachments or links to sources of further information, please visit: 
http://www.osce.org/odihr/77441

For further information contact:

Jens Eschenbaecher
Spokesperson
Public Affairs Unit
OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
Ul. Miodowa 10
00-251 Warsaw
Poland
Office: +48 22 520 0640
Mobile: +48 603 683 122
Fax: +48 22 520 06 05
jens.eschenbaecher@odihr.pl

Public Affairs Unit, OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
Public Affairs Unit
OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
Ul. Miodowa 10
00-251 Warsaw
Poland
Office: +48 22 520 06 00
Fax: +48 22 520 06 05

--
This message was sent by the OSCE e-mail service, to which you are a 
subscriber.
To update your contact information or change your subscription preferences go 
to
http://www.osce.org/subscription/sign-in?mail=erionv@hotmail.com
If you no longer wish to receive our email notifications, please click the 
link below to unsubscribe:
http://www.osce.org/subscription/10759/unsubscribe/699F8940C49BF3c31b008632dF8E8595b2A695dE
The Organization for Security and Co-operation in Europe works for stability, 
prosperity and democracy in 56 states through political dialogue about shared 
values and through practical work that makes a lasting difference.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).