Nuk i perkas asnje partie, thjesht mbeshtes cdo gje qe mendoj se eshte e mire per kete vend te semure, dhe denoncoj cdo gje qe e gjej falso, te neveritshme, te piset, te korruptuar dhe hipokrite.

Ernesto Sabato

Nxitur nga nje debat i para ca diteve, desha te ndaj ketu disa mendime:

Ka jo pak shkrimtare shqiptare, poete e prozatore qe kane fituar udhes nje lloj autoriteti dhe njohje letrare edhe pertej Shqiperise. Te grupuar ne klane, nganjehere sipas njohjeve personale e nganjehere sipas kriteresh me te fisme ata humbasin, firojne, nuk duken kurrkund, sa here qe vendi i tyre hyn ne momente te dyshimta ekzistenciale.

Nuk folen para 1990, me perjashtime fare te rralla e sporadike. E kuptueshme njefaresoj duke pasur parasysh mungesen totale te lirise se fjales dhe ndeshkimet qe vinin me tej. Mirepo, e njejta panorame bajate dhe e neveritshme, perseri me ndonje perjashtim fare te rralle, shfaqet edhe ne keto 20 vjet ku e drejta e fjales eshte e garantuar me ligj. Cfare i ben te heshtin? Cili eshte cmimi i heshtjes se tyre?

Tre muaj me pare, 4 qytetare te lire ekzekutohen publikisht ne bulevardin me popullor te Shqiperise. Pervec nje shkrimi te revoltuar te Zija Celes, por te adresuar ne menyre simetrike si ndaj atyre qe protestuan edhe atyre qe vrane, qe me gjithe respektin e thelle per cdo gje qe del nga pena e tij, tingellonte si dicka e tille  “ na lini rehat, se s’ua kemi ngene”; dhe me tej te nje esseje politike,  te vonuar por brilante te Kadarese, nuk kam lexuar asnje poet a prozator te thote qofte edhe nje gjysem fjale. Nderkaq nuk mbetet zog, dru, gur, mushke a kale, merimange a mize vere, gurgullime zorresh barku a trush pa u diktuar, analizuar, metaforizuar e ngritur ne nivele abstraksioni qe do zililepste edhe themeluesit e shkollave te tilla te mendimit.

Si shpjegohet kjo heshtje? Pse kane frike? Cili mund te jete ndeshkimi qe i tremben me teper? Interesa te gershetuara keqazi me pushtetin? Konfuzion per kohet ku jetojme dhe u nevojitet nje distance me e madhe per te pare me qarte kufoma te shtrira qe presin drejtesi?

Letersia nuk behet as pa dashuri, as per interes. Autoriteti letrar nuk mund te mbetet kurre i paster, nese ben sikur nuk sheh “pisllekun” ku eshte zhytur vendi yt.

 

57 Komente

 "nuk kam lexuar asnje poet a prozator te thote qofte edhe nje gjysem fjale."

This is simply not true. E kuptoj kete ne kuader te "autoritetit" te gezuar prej tyre, dhe jo te pretenduar. Por faktikisht, poet e prozatore plot, jo aq te njohur sa "baballaret e kombit" kane folur e flasin. Ti, une, nje tjeter, nje tjeter. E vertete nuk gezojme autoritetin e duhur moral qe do gezonte ndonje gjigand letrash, por fjala eshte thene. Ka rene ne vesh te shurdher, por eshte thene. Dhe une besoj se pikerisht ky eshte problemi qe edhe ata te cilet kritikon, e kane kuptuar. Nese ne diktature fjala ishte e censuruar e te kushtonte shtrenjte, ne keto kohe demokracirash, fjala eshte e lire ne krejt kuptimin e fjales se "lire." Mund te thuash c'te duash, por fjala nuk ka vlere, eshte "free" dhe "cheap" njekohesisht. Bie ne vesh te shurdher. Nuk ka efekt. Ketu edhe lind detyra per te menduar forma me efikase te shprehjes. Performanca me vjen ne mendje, respekti ndaj trupit si te brishte dhe te pushtetshem. Thuaj sa te duash protesta, demonstrata, eshte gje e mire, po nuk e nxorre trupin ne rruge per te afirmuar luften kunder padrejtesise, urise, shtypjes politike e mediatike, nuk ka asnje vlere. Gjithe vlera e fjales do asgjesohej, do pervetesohej nga i njejti pushtet i pamoralshem e i padrejte, qe do te te thote, "urdhro mer jahu, s'e shef arritjen? Ti mund te thuash c'te duash kunder meje. Gezoju lirise se fjales, pluralizmit qe ua sollem ne nje dite te ftohte dhjetori me pardesy te bardha." Dhe liria e fjales keshtu behet zhvleresim i fjales. Ata qe e njohin mire fjalen, autoritetet e fjales, e kane kuptuar kete, prandaj dhe sot jane fjalepak. 

 Te kuptoj shume mire, por i qendroj asaj qe kam thene. Pervec atyre emrave qe kam permendur, ah qe mos i ha hakun njeriu, edhe Prec Zogaj apo Mark Marku qe i ben freski bashes sot e gjithe diten, po keta jane njerez politike tani, askush tjeter, ne menyre absolute, shkrimtare te mosvarem e te mevetem nuk kane begenis me thene nje lutje per shpirt te te vrareve. E di sa poete e prozatore ka sot vetem Shqiperia? Me dhjetera... Qe nga shume te njohur e deri te panjohur fare. E gjithe ajo letersi me ose pa cmime per mua shumezohet me nje BIG ZERO. S'po u rri gjermani tek dera, qe nuk e nxjerrin kemben nga rrethi... po s'po kerkoja kete gje ne fakt, por vetem te ulen njehere e te shkruajne pa poza e me sinqeritet. Ai vend eshte ne BIG TROUBLE.

Nderkaq nuk mbetet zog, dru, gur, mushke a kale, merimange a mize vere, gurgullime zorresh barku a trush pa u diktuar, analizuar, metaforizuar e ngritur ne nivele abstraksioni qe do zililepste edhe themeluesit e shkollave te tilla te mendimit.

ndihet mire sidomos kur keto i lexon te shkruara nga nje tjeter. ajo gurgullima e zorreve nje here... qe perplaset me pas ne ckerk te duodenit, zhduket per nje hop ne lendinat e pankreasit per tu rilindur fuqishem nga shistet e temthit, pasuruar me substancen edhe me te kenduar se parfumet e vajrat eterik te vjeter, qe u quakesh bilirubine (o llah), pigment i bekuar, o bilirubine, prite prite amonjiakne, te vjen si hemoglobine, qe si flake ta skuqi gjakne, e pastaj  kendellje kurmi, cikli i krebsit ti mos qofsh, hype trenit, c'te zu gjumi, na u zgjove ne libofshe...

 pigment i bekuar,

o bilirubine,

prite prite amonjiaknete vjen si hemoglobine,qe si flake ta skuqi gjakne,e pastaj  kendellje kurmi,cikli i krebsit ti mos qofsh,hype trenit, c'te zu gjumi,na u zgjove ne libofshe...

 hilarious! smiley vallaj, ka munsi shume qe kjo te jete arsyeja e vertete smiley

Bilirubine

Nga Emigranti

 

ndihet mire sidomos kur keto i lexon

te shkruara nga nje tjeter.

ajo gurgullima e zorreve nje here...

qe perplaset me pas

ne ckerk te duodenit, zhduket

per nje hop ne lendinat e pankreasit

per tu rilindur fuqishem

nga shistet e temthit,

pasuruar me substancen

edhe me te kenduar se parfumet

e vajrat eterik te vjeter,

qe u quakesh bilirubine

 

(o llah),

 

pigment i bekuar, o bilirubine,

prite prite amonjiakne,

te vjen si hemoglobine,

qe si flake ta skuqi gjakne,

e pastaj  kendellje kurmi,

cikli i krebsit ti mos qofsh,

hype trenit, c'te zu gjumi,

na u zgjove ne libofshe...

 

p.s. me fal emo, por kjo kishte nevoje per nje editim per te ardhe ne ate forme qe mu duk me e mira.

 hahaha, i madh! smiley

 

 Ajo (o llah) eshte si "hopa" me noi konge dasme kur ndrro ritmin, rrekellen nje gote me fund e te ngrene komet vet ne valle.

Na fal, emo, na fal edhe AV.

 për kokë time, edhe mua ajo më bëri përshtypje. smiley ahahaha. 

është shumë gjëra ajo "llah". është tick mimike, është ëëë e zgjatur në fund, është "kupton" në fund të fjalëve që kanë synim të bindin tjetrin, është "allah, allah" për besimtarët, është shkulje e faqeve dhe "pupupu" apo "korba, korba" i femrave dhe plakave, është "kijameti" i Kako Pinos, etj. 

p.s nëpër karaoke në Tiranë, këndojnë rock e bëjnë "hopa" ahahahaha. Llah duhet të jetë edhe kjo lloj "hopa"-je. 

 

 

 

 Ke fol bash si ulku i shqipes,e kush nuk don me tu bashku ni ket nisme,thjesht eshte turperu me nji ballafaqim konkret....vec perpiqu me redaktu ''kadaren'',se kam tash e 20 e ca vjet qe nuk ja kam ndi kakarimen per vatren dhe buken shqiptare.Pac bekimin e Zotit mik

rrofsh Tani, besoj e kupton qe nuk eshte fjala as per te bere te fortin e as per ndonje nisem konkrete. Se si i themi nje fjale, nuk eshte me te thene, eshte me te dhene. Ne lidhje me Kadarene, kur te kesh kohe hidh nje sy ketu:

21 janari: Në politikë hyri vdekja

thanks

e mistershme

 av, 

"me behet qejfi" qe te shoh te shqetesuar keto dite, dhe cuditerisht me te impenjuar politikisht se perhere. 

as une si kam duru asnjehere njerezit qe bejne sikur nuk mbajne ane. une po bej dy vjet qe jetoj ne shqiperi dhe me vjen keq qe nese e ngre zerin e ngre me shume kundra partise socialiste. por ne kendveshtrimin tim, fatkeqesia e shqiperise eshte paaftesia e kesaj force per te ngritur zerin per ate cka duhet ngritur me te vertete zeri. 

nese une duhet te dal ne shesh te protestoj kundra monopoleve, besoj se asnje politikan socialist s'do me ndiqte. nuk do me ndiqte askush nese protestoj paster per mosprishjen e piramides, per vrasjen e minatoreve ne bulqize, per shfrytezimin pa asnje lloj kriteri te pasurive kombetare, etj. 

tani edhe njehere, une po jetoj me politiken shqiptare dhe di qe nese ne do te nderrojme partine demokratike me ate socialiste thjeshte do kthej shqiperine disa hapa pas, me nderrimin e te gjithe administrates, me prishjen e te gjithe projekteve te nisura (mire a keq) dhe per me teper me legjitimimin e dhunes si mundesi per te marre pushtetin. sepse me sa e njoh shqiperine, jetojme ne nje barazi politike sa secila parti eshte ne gjendje te gjeneroje dhune. dhe edi rama (me doshin, abazin, prengen, kokedhimen, baren, etj) kerkon qe te marre pushtetin me dhune. une sincerisht shpresoj qe kete rradhe te marre nje shuplake votash nga shqiptaret qe ti tregojne se dhunes i ka ikur koha. shpresoj qe me pas partia socialiste nga grup thjeshte interesi ekonomik te kthehet ne nje force te mirefillte politike dhe shpresoj ta beje shpejt reformen duke krijuar mundesine qe ne 2013 te kemi rrokade pushteti. atehere do te konsolidohej demokracia ne shqiperi. sepse askush nuk do te besoje aq shume te vetja sa te nise dhunen per te marre pushtetin. 

te vraret ne bulevard. as une, e as ti s'jemi aq kalamaj te mos e kuptojme se pergjegjesine per ato vrasje e kane te dyja palet njelloj, ndaj te heqesh njeren pale si vrasese per te legjitimuar palen tjeter qe eshte po aq vrasese na kthen vetem pas. une kam ndjekur drejtperdrejt ne televizor dhunen ate dite, dhe sincerisht kam qene aq i trazuar sa nuk di si ta pershkruaj. dikur kur u vra nje demostrues nga ata te zogut, vellai im e kishte ne krah ate cunin. mund te kishte qene ai, qe thjeshte po protestonte kundra dyshimit per vjedhje votash. 

ah, dhe miqte e mi "shkrimtare" ne lezhe jane ne anen kundra dhunes. dhe cuditerisht, partia socialiste ketej nga e ka barazuar veten me dhunen. 

 Shkinaks,

e shqetesuar po, e impenjuar politikisht s'ka se si te jem. Fijet e interesave me politiken shqiptare, nese kam pasur ndonjehere, jane prere perfundimisht nje dekade me pare. 

Ndersa te kthej kete pergjigje, po mendoj se ti mund te ishe tek njerezit e fundit qe do doja t'i kisha kunder ne kete argument. Ndjej trishtim ngase e ke permbyllur ciklin ne konfliktin PS-PD, nderkohe qe qellimi i kesaj prurjeje eshte krejtesisht tjeter gje. 

Qe te largohemi nga ky truall, i cili mund te na beje te shpalosim ketu tere morine e lajmeve e analizave te ketyre tre muajve, po sugjeroj dicka fare te thjeshte. Nje test si pune lakmuesi: Mendo qe nje nga ata te kater ( larg qofte !!!!!, e liga rente ne dru e gur) te ishte nje njeri i dashur i yti. Mendoje FORT kete per fare pak seconda. E me tej, pasi te ta kene vrare, ta perdhosin me epitete qe ti i ke degjuar gjithe keto kohe per ata 4 burrat "e huaj". Kaq, mos e co perfytyrimin asnje hap me tej. E zeme se nuk ishte Berisha brenda asaj godine, e zeme se ishte Rama a crendesi ka kush tjeter, Dikush pra, qe ka armen perballe njeriut tend te dashur, me duar ne xhepa, qe edhe mund ta kish krejt gabim qe ndodhej aty, njeriut qe ashtu e mendoi dhe doli ate dite ne rruge, duke kujtuar se vendi e tij dhe nje hap dhe kercen ne Europe. Pra nje faresoj perendimor, qytetar qe i shkul dhembet shtetarit kur ky fjala vjen e vjedh ose e poshteron etjetj. 

Tani, dil nga ky moment dhe mendo qe ti je poeti, shkrimtari, ai qe duhet te flase edhe per te tjere me ate ze qe ka, te brishte e te forte njekohesisht. Ngase del prej shpirti dhe prej mendjes. Por ti* nuk flet, dhe une ndalem ketu, ngase arsyet e tua mund te jene shume jetike per ty. E une s'kam te drejte te te detyroj ty te besh ate qe s'ta do zemra apo mendja. Por per mua aty Poeti mbaron. Se cfare mbetet prej tij, nuk jam ne gjendje ta them me siguri, dicka midis grafomanit dhe lunatikut besoj. Poezia, Letersia, te marrurit me te, ja qe nuk na qenkerka asfare dhuntia e te thururit fjalet me njera tjetren, e aftesise per te turbulluar ujra te ndenjura te ndonje pellgaceje. It is always about TIMING. You should speak out just on time. Per dike qe nuk di ose nuk mundet. 

Dashuria eshte Genjeshtra me e holle e kesaj jete. Duaje tjetrin (qe nuk e ke gjak)  me shume se veten tende, tha. I varferi e theksoi me shume, se e kish te qarte plotesisht qe kjo s'kish per te ndodhur kurre. Por te pakten deri aty afer tek vetja, e kish fjalen. Shpresonte, me sakte.

 Nuk di c'te te them me teper. Argumenti i indiferences eshte shume i vjeter. Mund te shtrihet pa mundim tek te gjitha shtresat e krijuesve, zotave te vegjel te kesaj bote . eh mor Hekuran, mor vllau im i vogel, ne nje bote edhe ma te vogel se na.

 

*Ti- vete pergjithesuese.

 Me kujtohet se Shkinaks ka sjelle ketu ne ppu nje poezi nga e cila mbaj mend vargun:atyre u vjen era peshk" , ku shpalosej ndjeshmeria e poetit qytatar per fatin e do vajzave qe punonin ne nje punishte peshku. Fibrat e ndjeshmerise dhe drejtesise besoj duhet te kapin jo vetem sinjalet nga mjedsi imediatisht i afert por edhe sinjale e zera qe vijne nga larg dhe nga lart.  Ndoshta poetit i mungon ndjeshmeria per te denoncuar "keta qe u vjen era gjak".

o shkinaks, me ben cudi menyra se si e barazon ate qe kerkon te perfitoj prej vrasjeve, dhe ate qe nxjerr njerezit ne bulevard 'me shpresen se do te kete te vrare', me ate qe aktualisht i vret.

 

pse kerkon prej ps-se te jete ajo fuqia e mirefillte politike dhe nuk denoncon sali berishen per transformimin e PD-se nga nje levizje e mirefillite demokratike ne nje levizje te mirefillte totalitare? a nuk ishte PD-ja ajo tek e cila populli shqiptar i lidhi shpresat me renien e komunizmit? atehere nuk eshte pd-ja ajo e cila vrau shpresen per nje force te mirefillte demokratike ne vend? pse duhet te pritet qe ps-ja te kryej punen e pd-se?

*Ti- vete pergjithesuese. 

Av, ajo "mendo qe nje nga ata te katert ... " me kujtoi fjalimin ne fund te filmit "A Time to kill" (min 3:0 ne video).

I want to tell you a story. I'm going to ask you all to close your eyes while I tell you the story. I want you to listen to me. I want you to listen to yourselves. Go ahead. Close your eyes, please. This is a story about a little girl walking home from the grocery store one sunny afternoon. I want you to picture this little girl. Suddenly a truck races up. Two men jump out and grab her. They drag her into a nearby field and they tie her up and they rip her clothes from her body. Now they climb on. First one, then the other, raping her, shattering everything innocent and pure with a vicious thrust in a fog of drunken breath and sweat. And when they're done, after they've killed her tiny womb, murdered any chance for her to have children, to have life beyond her own, they decide to use her for target practice. They start throwing full beer cans at her. They throw them so hard that it tears the flesh all the way to her bones. Then they urinate on her. Now comes the hanging. They have a rope. They tie a noose. Imagine the noose going tight around her neck and with a sudden blinding jerk she's pulled into the air and her feet and legs go kicking. They don't find the ground. The hanging branch isn't strong enough. It snaps and she falls back to the earth. So they pick her up, throw her in the back of the truck and drive out to Foggy Creek Bridge. Pitch her over the edge. And she drops some thirty feet down to the creek bottom below. Can you see her? Her raped, beaten, broken body soaked in their urine, soaked in their semen, soaked in her blood, left to die. Can you see her? I want you to picture that little girl. Now imagine she's white. 

_____________

Shkinaks, 

te vraret ne bulevard. as une, e as ti s'jemi aq kalamaj te mos e kuptojme se pergjegjesine per ato vrasje e kane te dyja palet njelloj, ndaj te heqesh njeren pale si vrasese per te legjitimuar palen tjeter qe eshte po aq vrasese na kthen vetem pas.

Fol per vete.  Fol per vete dhe mos fol ne emer te te tjereve.  Thuaje troc "Une kam bindjet e mia dhe mendoj qe jane te dyja palet pergjegjese".  Por ti s'ke as guximin te mbrosh bindjet e tua vete, pa futur ne te njejtin thes te tjere.  Ti, te kishe guximin dhe te ndaje shqetesimin njesoj, ate temen ku vure kujen se "po na vrasin" per fushate, do kishe guximin ta vazhdoje me shembuj te tjere te dhunes qe kane vijuar qe nga ajo dite. 

Neveritese kamuflazhi i paanshem i njeanshmerise, ashtu, me dore ne zemer sic eshte stili yt.

@ Av, sikur Shqiperia te kishte shkrimtare te tille qe po kerkon ti, mbase nuk do kishim 21 Janare.  Nga ajo ane jam pesimiste.  Kalbezimi, ndrydhja, mungesa e nje pene humane nuk jane dukuri ne hava por te kushtezuara nga tabani, nga dheu ku ka rrenjet krijimi.

PS: Per essene e Kadarese nuk ndajme te njejtin mendim, por debat i ezauruar.    

 AV, Ju beni  ca "nderhyrje", qe ndoshta dhe pa qellim nga Ju,  bejne tek lexues punen e tyrjeles  imagjinare, me drejtim trurin. Dhe sa ke postuar, mua ashtu... me ngavi.Me lejo te them si e mendoj arresyen per gjithe kete gjendjen tone si te "Paramecium Caudattum"smileyNjeqelizori ujor, me pandjeshmerine e madhe)

 Bazuar ne vizionin kozmogonik te  Xhordano Brunos, "bota me psiqike" krijohet dhe vepron  si marredhenie  midis tre forcave:

a-Vullnetit ose Shkaku Eficent, ne poziten e  Atit(force qenderikese) Kjo komplemmentare me 

b-Diturine  ose Shkakun  Final, ne poziten e  Nenes(force qendersynuese) qe sebashku krijojne

c-Dashurine  ose Shkakun  Formal, ne poziten e Birit...

   Jane keto te tre shkaqe te krijimit dhe veprimit ne boten njerezore, te perjetuara ne shkalle te ndryshme, tek cilido person, si trinitet i shpirtit ;dituri, vullnet dhe dashuri.Ose  sipas P.H, intelekt, vullnet dhe ndjenje. 

   Astrofizikania  Giuliana Conforto ben nje lidhje mes konstantes  gravitacionit "g", konstanten e shpejtesise drites "c" dhe konstanten e Plankut "h"

Duke ardhur tek fizika, kemi tre forca  themelore qe ndeshen:Elektro  e dobet, berthamore, e forte,  dhe gravitacionalen.

A nuk kemi tre ligjet e  Njutonit, po tre te Keplerit, tre te termodinamikes dhe po tre te shpejtesise kozmike? Por dhe  dukuria e shperberjes se drites,  ne tre ngjyrat  paresore, sepse edhe kjo lidhet me sistemin tone pamor(kushtoi vemendje ketij rasti, i cili na lejon te bejme analizen  dhe arrijme tek pyetjet, qe shtroni Ju) ku nepermejt syve , funksionit te tyre tre pamor, regjistrojme  tre informacione te veçanta, te percaktuara, prej tre llojeve te "koneve" e vet retines, te cilat  ne kombinim me njera tjetren dhe te vleresuara bashkerisht  na prodhojne  sensacionin kromatik perfundimtar.Ne se  nuk arrihet kjo ...Diçka na eshte prishur nga sistemi...

Per krahesim edhe me Teorine e  Kaosit.Kusht  themelor per realizimin e kaosit te  ...strukturuar (vur re) eshte   gjendja dinamike e materies !Por qe realizohet ne tre gjendjet e kohes:E shkuara e Tashmja dhe e Ardhmja..

  Nuk eshte e vertete se ne cilendo te Tashme  bashkejetojne tre breza perfaqesues te tre moshave; rini, pjekuri dhe  dhe pleqeri? Nje zinxhir vazhdimesie, qe kur merr cen, sipas stadeve  me lart, ne interpretim, e transmenton ate  dhe me tej..tek e ardhmja? Them se PO !

   Qe do te thote se çdo realitet, çdo aktualitet  historik, çdo e sotme, permbledh ne vetevehte tre kohet dhe mu per kete arresye edhe tre  mendesite, ne  stadet e ndryshme? Pra nuk te duken se ato qe kerkoni Ju jane  te shperndara dhe te ardhura, prej tre stadeve te ndryshme ? Mendoj se PO!

   Shume  analiste, plot  te mendimit  te qete, plot prej atyre qe Juve keni deshiren e mire te jene te mendimit te qete e njerzor, bejne gabimin e rende(sipas meje )sepse kur rreken te analizojne fenomenet mes botes tone me psiqike, nga  ne tre kohet e nevojshme, ne fakt i referohen vetem njeres ose e shumta dyve.Te shkuares ..."komuniste" apo te sotmes "demokratikes".Duke quajtur ashtu  me Te shkruaren, vetem nje vektor te vogel te saj.Lere pastaj, kur lene pa analizuar "Te sotmen"! Jane komplet jashte cilesdo faze .Por te mos harrojme kurre se Bota jone, eshte Bota e interesave...

Per te mos te te lodhur,  me duhet te permend  nje definicion,  per tre arresyet ku kemi mangesite,  qe kane sjelle kete gjendjen ne psiqikat, disi te zhvilluara, te mjedisti tone qytetar.Dhe qe Juve  u referoheni.Te atij ambjentit, ku Juve  germoni per te gjetur ..pse-te

Kemi  problemet me:   Gjithkuptushmerine, me Gjithesishmerine,  dhe Plotshmerine.

Mjaftojne keto tre "mjedise", me tre germa,  per cilindo analist vendas, por dhe  te huaj, qe germon ne mentalittetin e nje shoqerie ne nje stad zhvillimi te saj,  por edhe te nje  kombi, per te pasqyruar nje realitet te vetem. 

Te falenderoj per ngacmimin  e mençur !

quasi omni.

10.

 monde, une jam i njeanshem. besoj se eshte e qarte se une dua qe edi te humbase dhe te fitojne pala tjeter. ndaj nuk po kamufloj asnje paanshmeri. 

dhe me siper po tregoj se pse jam per kete gje. larg qofte te ndodhin perseri gjera te tilla. dhe sinqerisht, me kane kercenuar socialistet per anshmerine time. dhe duke qene se jetoj ne shqiperi, dhe duke qene se e ngre zerin per sa kohe konsideroj padrejtesi dicka, do te vazhdoj perseri te ngre zerin qe gjera te tilla te mos ndodhin. 

tani, une nuk e di se sa veta kam share ne kete forum. mund te besh nje xhiro rreth e rrotull dhe te shohesh se gjuha juaj e prishur, plot ofendime, eshte dicka per te cilen duhet te shqetesohemi sepse ju konsideroj shume lart. nuk duhet te bini kaq poshte. pse me ofendoni pandare? 

av, 

te kam xhan. po e ngre zerin dhe te premtoj se do ta ngre gjithnje, sepse besoj te shqiperia. besoj se nje dite do ta bejme kete vend qe eshte vendi yne. besoj se nese na bie te rrime do te mund ta ngreme zerin bashke, dhe shume te tjere si ne. 

me siper te solla nje shembull me vellain tim, per te treguar se e kam jetuar dicka te tille ne kurriz, dhe se do te bej te pamunduren qe dicka e tille te mos ndodhe me ne shqiperi. me trego nje rruge tjeter, qe ndoshta une se shoh dhe do ta ndjek nese e konsideroj te arsyeshme. nga kendi ku une shoh, e kam ngritur zerin kunder edit dhe asaj cka ai komandon sepse per mua ai do te thote dhune, dhe fitorja e tij ligjerim i dhunes. 

 "tani, une nuk e di se sa veta kam share ne kete forum. mund te besh nje xhiro rreth e rrotull dhe te shohesh se gjuha juaj e prishur, plot ofendime, eshte dicka per te cilen duhet te shqetesohemi sepse ju konsideroj shume lart. nuk duhet te bini kaq poshte. pse me ofendoni pandare?" 

Po mire o Shkinaks, se je duke sfiduar cfaredolloj logjike. Jane vrare njerez, diten per diell, njeriu qe duhet te merrte pergjegjesi politike per kete po kandidon per t'u ngritur ne pergjegjesi politike, e ti nuk gjen dot asnjelloj justifikimi per gjuhen, por kerkon qe te shqetesohemi se qeka prish gjuha? Gjuha shkon ku dhemb dhembi mo vlla. Po s'e ditem ne kete, kush do e dije? Po ka mo dhe Rama pergjegjesite e veta politike, po tjetri ishte minister i rendit publik gjate nje masakre. Po kjo eshte nje e vertete qe i kapercen te gjitha anshmerite mo vlla. Habitem me ty, te betohem. Bjeri mo vlla Rames, PS-se, shkaterroje fare, se hale jane, qelbesira. Por kjo s'mund te te pengoje e te bjere ndesh me nje te vertete tjeter dhe shume te rende. U vrane njerez te pafajshem, dhe njeriu qe duhet te kishte pergjegjesi kryesore politike, pa i hyre nga ana ligjore, eshte duke kandiduar per tu ngrit ne detyre pa i hyre nje gjemb ne kembe mo vlla. Kjo eshte barbari mo vlla qe prej seres tone, per te cilen edhe e ka hap kete teme Av, nuk duhet toleruar ne asnje menyre. Ore nuk jane njerezit histerik e me gjuhe te qelbur kot e me kot o burre i dheut. Ne e njohim gjuhen mo vlla. E dime qe jo vetem e flasim, por edhe na flet. Kjo njohuri eshte ajo qe na ben ajo qe jemi. Jane ca gjera qe jane te patolerueshme ku gjuha eshte e pamundur te permbahet. Dhe eshte e patolerueshme ajo qe ndodhi e kjo qe po ndodh. Po edhe s'keni faj, se eshte nje gomar tjeter atje perballe, qe kerkon mandat per te pellitur 4 here radhasi. Edhe gomari qe eshte gomar e nuk e di se c'eshte, me shume se tre here nuk pellet. Por sidoqofte, kjo tjetra eshte e c'njerezishme mo vlla. Nuk e di vallaj.

tani, une nuk e di se sa veta kam share ne kete forum. mund te besh nje xhiro rreth e rrotull dhe te shohesh se gjuha juaj e prishur, plot ofendime, eshte dicka per te cilen duhet te shqetesohemi sepse ju konsideroj shume lart. nuk duhet te bini kaq poshte. pse me ofendoni pandare?  

Nuk te ofendova.  Bile ke ofenduar ti kur ke shkruar kete:

as une, e as ti s'jemi aq kalamaj te mos e kuptojme se pergjegjesine per ato vrasje e kane te dyja palet njelloj, ndaj te heqesh njeren pale si vrasese per te legjitimuar palen tjeter qe eshte po aq vrasese na kthen vetem pas.

Ta thashe dhe me siper, fol per vete.  As per Av, as per ata te rritur qe nuk e mendojne pergjegjesine njesoj.  E qe qenka vrasese nqs nuk e mendojme pergjegjesine njesoj. 

Fol per vete mer burr, e thuaj sic the me siper qe une s'dua Ramen te fitoje dhe pike.  Ne djall te tjerat, ne djall Basha dhe Berisha, ne djall kater viktimat e vrare nga shteti.  Dhe bravo te qofte qe e the te zeze mbi te bardhe se ke bindjet e tua.  Kaq e thjeshte eshte.  

as une, e as ti s'jemi aq kalamaj te mos e kuptojme se pergjegjesine per ato vrasje e kane te dyja palet njelloj, 

boooo... smiley

 

emo, sqaroje te shkreten se ndryshe, vetem me ate ikonen "buzevarur" te marrin per kalama qe te kane hequr lodren tende te preferuar nga duart. 

tjetri shkruan vjersha... s'di c'te them. nuk e kisha pare. eshte shokuese. me e pakta.

une kam degjuar ketu te PPU-ja lloj lloj mostrash (pa "n", por aty afer), qe shfajesojne vrasesit, dhe, meqe jemi, duhet thene qe njeriu qe "perfiton" me shume nga keto vrasje eshte rama, dhe ai qe "humbet" me shume nga ato eshte sala - ma fal cinizmin - pra lotet e vertete per te shtatat qene te sales, jo te edit, ama kjo nuk do me thene asgje, fakti qe nen hyqmin tend, ne europe, pa rreziqe te drejtperdrejta per sigurine e shtetit, u vrane nga forcat/armet e shteti 4 veta, ka fuqi aksiomatike, te tille qe duhej te mbyllte cdo lloj squpi, e jo me nje goje vjershetori qe s'vihet ne diskutim.

Pa problem per cinizmin.  Apo per perllogaritjet.  Luliani me lart e ka shkruar edhe per mua se c'mendoj per Ramen.

Por ne kete teme, apo per ate akt, Av apo kushdo tjeter po kerkon kete: denimin e vrasjes se kater nenshtetasve.  Dhe sikur te mos mjaftonin ato, vetevrasja e djalit te njeres prej viktimave.  Ata te katert i vrau shteti.  Por une do thosha qe per kete te fundit, per vetevrasjen, jemi fajtore te gjithe.  Perfshi ketu edhe shkrimtaret me ze a vjershatoret qe kerkon Av.    

Shkrimtaret kane nje njolle turpi per impotencen e tyre, per qurrashllekun e tregum ne menyre te pabesueshme. Imagjino kur edhe Kadare nuk qe ne gjendje te prodhonte vec nje pordhe te pelvitosur. Shume e trishte! Nqse i besojme asaj qe ata jane ndergjegjia e kombit, i bie qe ky (kombi) t'i ket fut nje derro gjumi, sikur i kane doze elefanti per narkoze.

Nejse, se boll peshk per sot. Mu desh si shplodhje ne fakt, gjithe diten me projekte neper dur, Monde.

Lodhje te mbare smiley.  

 Av, unë e kuptoj indinjatën tënde. Por, mendoj se është gabim të barazosh heshtjen  me indiferencën. Jo gjthnjë heshtja nënkupton indiferencën. Heshtja ndonjëherë është kaq kuptimplote. Vrasja është krimi më i pashembullt. Asgjë nuk krahasohet me vrasjen për nga pesha që ka. Kete e kam kuptuar kahere. Ashtu sic kam kuptuar se nuk ka reagim më të përshtatshëm për vrasjen sesa heshtja.  Vrasjen nuk e shlyen asgjë. As jeta e vetë vrasësit nuk e shlyen vrasjen. Jam katerciperisht e bindur per keto qe shkruaj.
Marrja e një jete është një humbje kaq e pamatë, kaq e thekshme, saqë i vetmi qëndrim (nëse do vërtet të respektosh atë që ka vdekur) është të heshtësh. Heshtja është homazhi që ti i bën viktimës. Viktima është bartës i të drejtës absolute! Askush nuk ka të drejtë absolute. Por, një person i pafajshëm që vritet është e drejta absolute. A mund të jesh zëdhënës i të drejtës absolute? Unë mendoj që jo. E drejta absolute ka nevojë për heshtje. Ajo është kaq e zëshme vetë. Ka një lloj urgjence në zërin e viktimës, që as vetë nuk di se si ta shpreh. Ai moment i shkurtër që u desh për të marrë jetën, është momenti i urgjencës së përhershme. Kjo urgjencë është megjithatë përtej fuqive të individit për ta shtruar. Nuk shtrohet asnjëherë urgjenca e viktimës. Këmbana e jetës së shuar është këmbana më e fortë e mundshme.

 

uaaa.. ca ishte kjo kshtu? quysh mundet nje njeri i letrave te sugjeroj heshtjen perballe vrasjes/vdekjes? atehere s'do ekzistonte as 90% e letersise. smiley

Twintip,

Pa dashur të të ezauroj një temë kaq të ndërlikuar, sa kjo e vrasjes, thjesht po parashtroj disa mendime të miat. Unë mendoj se vrasja ndodh gjithmonë ditën për diell. E kam dëgjuar shpesh nëpër komente këtu, që vrasja ka ndodhur ditën për diell, në mes të bulevardit të Tiranës. A thua sikur këto rrethana të jenë rënduese për veprën!? Unë mendoj që cdo vrasje ndodh ditën për diell (dhe ajo që ndodh në errësirën më plot&eumlsmiley dhe gjithnjë ndodh në qendër të qytetit (dhe ajo që ndodh skutave të qytetit). Kështu e perceptoj unë. Synimi i vrasësit është aq i pacipë, saqë nuk ka gjë që ta fshehë vrasjen. Është cështje tjetër që nuk zbulohet nga organet e hetimit. Por, vrasja në natyrën e vet, është kaq e paskrupullt e gjakatare, saqë për mua qëndron gjithnjë e ekspozuar në mes të sheshit. Unë madje kam mendimin se organet e ligjit në rastin e vrasjes janë tmerrësisht të ngadalta. Procedura e mbledhjes së provave është shumë e ngadaltë. Tmerrësisht e ngadaltë! Ndërkohë, apeli i viktimës është i pëhershëm dhe urgjent. Unë besoj se këtë apel askush nuk e ka tagrin ta fashisë. Hetimi fashit (ndoshta!) vetëm zemërimin e dëshmitarëve (e kam fjalën për familjarët, ose për të afërmit e viktimës), por kurrsesi nuk fashit zemërimin e viktimës. Në këtë drejtim, i jap të drejtë parashkruesve. Por, për viktimën duhet ruajtur heshtja. Kështu e gjykoj unë.       
 

heshtje e kujt, dhe per cfare?

 

e kam fjalen se s'e kuptoj tamam se cfare po sugjeron, kush duhet te hesht konkretisht, nanje grup i mire-identifikuar i shoqerise, apo te gjithe ne duhet te heshtim? te heshtim ndaj cfare, vrasjeve, apo tentativave absurde per te kthyer vrasesit ne heronj e te vraret ne qene rrugesh?

Lirka, ose je Fuga, ose s'i ke lene gje manget.  Se mire stili i te shkruarit (metaforat per stilin t'i plotesojne te tjeret) qe eshte i ngjashem, por tani po perdor edhe te vetmen ide fugiane per ate masaker: qe duhet me hesht.  Behuni copa druri, guri dhe heshtni. Ose, thagma fugiane dhe e jotja: te drejte ka ai qe hesht.  

Nje here qe duhej te heshtje ti, nuk heshte.  Kur ishte tema e vetvrasjes se atij djali, por nga e para ti, e more peng ate ngjarje ne disktutimin ketu, e zhveshe nga konteksti real e social, dhe i re heshtjes me shqelm "ala" filozofik.  

Ai, ajo qe hesht, le te mbyllet ne manastir e te marre betimin e heshtjes qe marrin murgjit e murgeshat.  Po aq i pershtatshem si opsion mbetet edhe ai i eremitit.  

Monda,

E kuptoj zemërimin tënd, kur thua që unë kam folur për të vetëvrarin. Kur mendon që në rastin e vetëvrasjes duhet ruajtur heshtja, ndërsa në rastin e vrasjes duhet folur me zë të lartë, duhet bërtitur madje. Unë në fakt, mendoj të kundërtën. Por, ky është vetëm gjykimi im. Të them të drejtën, analizën që i bëj vrasjes e mbështes në një ngjarje reale. Kjo ngjarje nuk ka ndodhur në kohë turbullirash, kaosi, apo lufte. Pra, paralelizmi ndoshta nuk qëndron. E kam të vështirë të analizoj vrasjet në kohë të turbullt. Në ngjarjet që ndodhin në kohë të turbullt, ka kaq shumë elementë të pashpjegueshëm, saqë kufiri ndërmjet viktimës dhe xhelatit mbetet i paqartë. Unë kam analizuar një ngjarje që më ka prekur, të ndodhur në kushtet e një paqeje perfekte. Në kryerjen e saj, autori zbuloi tek unë një faqe të vetën, që nuk kisha mundur ta kuptoja kurrë. Ka qenë hera e parë në jetën time, që nuk doja të isha në vendin e dikujt tjetër. Nuk doja të isha në vendin e tij, sepse ai ishte i pashpëtueshëm. Dhe unë gjykimin e nis kurdoherë nga pozita e shpëtimit të tjetrit. Më mjafton ndonjëherë një gjest i vetëm për të përligjur një stil të tërë jetese. Një gjest fare i parëndësishëm, i jetës së përditshme, më ka bërë të kem miq njerëz shumë të përfolur. Por, në rastin në fjalë, kam kuptuar që nuk ka asgjë që të shpëtojë autorin e një vrasjeje. Pse? Sepse, ai që vret, thyen një balancë të shenjtë. Duke thyer këtë balancë, ky njeri e ngarkon mbi shpatullat e veta peshën e jetës . Askush prej nesh nuk e ndjen realisht peshën e ekzistencës. Paradoksalisht, ai që vret, po! Vetëm ai e ndjen peshën e ekzistencës. Ama, kjo peshë është e pambajtshme.  Për këtë shkak, jeta e vrasësit është një jetë surrogate. Të jetosh surrogatin e jetës është ndëshkimi më i madh. Nuk ka burg të të bëjë të vuash më shumë se ky dënim. Ai që merr një jetë, shterron në mënyrë pothuaj të pashpresë jetën e vet. Por, dhe duke ditur këtë gjë, unë nuk arrij ta fal dot këtë vepër. Sic, thashë, zëri urgjent i viktimës më pengon të kryej faljen. Falja nga njeriu mua me duket në kufijtë e të pamundurës. Edhe, pse mund të ketë shenjtorë, eremitë, apo murgesha, sic i përmend ti, që dinë të falin në heshtjen e tyre totale.
 

S'me ke lexuar mire as atehere, e as tani.  Ja ta them me shkoqur, pa stoli e inflacion fjalesh.

Kur thashe qe duhej te kishe heshtur atehere, ta thashe sepse ti, qe ishte komenti i pare ne ate teme fole ne menyre te tille:

Ajo cka e bën vetëvrasjen të padurueshme për ata që mbeten pas, është që nuk ka nevojë për shpagim. Vetëvrasja, dhe kur është e imponuar nga ndjenja e fajit, e turpit, e dëshpërimit, mbetet akt individual. Mbetet vendim/vullnet individual. Në këtë drejtim, i heq mundësinë e shpagimit. Cdo krim kërkon një shpagim. Nëse i ndjeri vret veten, i ka hequr mundësinë vetes të shpagohet.

Plus ca gjepura te tjera jashte kontekstit, sikur ai djale te ishte ngopur me "ennui" te jetes dhe nje dite ashtu ia dha dhe e beri. 

Ti, qe per vrasjen e te atit te tij thua duhet te heshtet, e qe per vetevrasjen e te birit thua qe s'ka nevoje per shpagim. 

Me siper ne nje replike me emigrantit jam shprehur se nqs ata te katert i vrau shteti, kete djale e vrame ne.  Heshtja jone.  Harresa.  Drejtesia qe deshtoi.  Krimi qe nuk u shpagua.  Mizerabiliteti i shoqerise sone pa shtylle kurrizore. Lakuriqesia shpirterore.  Mediokriteti i klases intelektuale. Shkrimtaret e munguar.  

Të jetosh surrogatin e jetës është ndëshkimi më i madh. Nuk ka burg të të bëjë të vuash më shumë se ky dënim.

Nqs shoqerite do i kishin varur shpresat tek brerja e ndergjegjes se vrasesit, atehere s'do kishin ngritur kurre sistem te ndeshkimit te krimit.  Por ne fakt, shoqeria jone ka kohe qe s'ka pasur ndeshkim krimi.  As per ato te kryera gjate diktatures, as per keto te "demokracise."  Atehere, kur jemi "zhytur ne pisllek" (Av) te tille, une nuk e di ku e gjen tabanin, dheun a dheun/hi syve per te shkruar ato fjale.   

Inflacioni i fjaleve te tua ne kete ceshtje apo dhe te tjera hyn ne kete kategori qe pershkruan Av:

Nderkaq nuk mbetet zog, dru, gur, mushke a kale, merimange a mize vere, gurgullime zorresh barku a trush pa u diktuar, analizuar, metaforizuar e ngritur ne nivele abstraksioni qe do zililepste edhe themeluesit e shkollave te tilla te mendimit. 

Mbase tani e kupton me mire "zemerimin tim".

Monda,  

Heshtja nuk presupozon mbulimin e krimit! Asnjëherë nuk dëshiroj të sugjeroj këtë. Për vrasjen e katër qytetarëve është vënë në lëvizje një procedurë e caktuar. Kjo procedurë do të grumbullojë provat, do të marrë në pyetje dëshmitarët, do të bëjë kqyrjet e vendngjarjeve, ekspertizat përkatëse (balistike, e të tjera) do të krijojë shkresa pa fund, që në përfundim do të paraqiten në gjykatë në formën e aktit të akuzës. Por, derisa të përfundojë procedura parapregatitore, natyrisht do të kalojë një kohë e caktuar. Madje, të siguroj, që zemërimi yt do të shtohet kur të mësosh për rezultatet e kësaj procedure. Ato ende nuk janë bërë publike. Por, besoj që gjyqi do të zhvillohet me dyer të hapura (pasi ka një interes të theksuar të publikut tek kjo cështje) e atëherë ke për të kuptuar që procesi me zvarritjet e tij lë shumë për të dëshiruar në përmbushjen e drejtësisë. Nuk e di se si ka për t’u kualifikuar kjo vepër nga ana e prokurorisë, e cila bën kualifikimin e veprës penale, dhe nuk e di se si kush e si do të gjykohet për këtë vepër. Por, pa dyshim që do të ketë një proces për këtë. Unë mendoj, që zemërimin le ta lëmë për kohën e procesit dhe për rezultatin e tij. Është e parakohshme që të zemërohesh tani, sepse dhe kështu nuk e shpejton dot hapin e drejtësisë.  
P.s. më duket se nga postimi im, duhet të kuptosh vlerën që unë i jap jetës. Jeta është vlera absolute. Në rastin tim, kjo vlen për jetën e të dyve: si të viktimës, ashtu dhe të vrasësit. Më vjen keq, por unë kështu e mendoj

Po shteti qe i vrau e nuk heshti?  Ku ke jetuar ti post-21 Janarit?  Apo eremit ne shkretetire e je kthyer ne Shen Benetikt tani?

Ata te vrare e protestues perfaqesuesit e shtetit i quajten horra, bazhibuzuke, pederaste.  U tha qe u vrane me cadra.  Pastaj u tha qe garda kreu ligjin, se po mbroheshin institucionet e shtetit. Nuk u rresht vreri qe ne 21 Janar ne darke, e me tutje.  E sikur te mos mjaftonte ajo, Ministri qe duhej te ishte nen hetim, ben fushate.  

Ne vleren qe ti i jep jetes shteti te peshtyu jo nje po dy here.

Per ate vlere qe ti i jep jetes, shteti te jep Anathemen.

Vazhdo duro pra.   

Av, pushteti u ka lidhur zorren shkrimtareve ne Shqiperi. Me fal per banalizmin. Ne Shqiperi nuk ka nje mekanizem tregu te tille qe nje shkrimtar te mund te jetoje me tirazhin e librave te veta. Po ashtu eshte e pamendueshme qe nje poet a nje shkrimtar shqiptar, qe te ruaje mevetesine e penes, te shkoje e te beje nje pune te thjeshte sic me ndodh shume shpesh te shikoj ketej nga jam. Ndaj zgjidhjet qe mbeten (per ata qe s'kane nje profesion jashte letrave) jane ministrite, universitetet, shkollat e mesme, gazetat (pa folur per angazhimin direkt ne politike). Aksesi ne struktura te tilla, sic ti mund ta dish mire, eshte i politizuar.

Liria e fjales pra, eshte nje brockull sa nje mal, perderisa ajo eshte e kercenuar nga mbijetesa. Kjo e ben Shqiperine nje vend me regjim dhe mosngritjen e zerit nga intelektualet nje bashkefajesi te denueshme. Peshku e ruan hapesiren e vet etike kryesisht per shkak te faktit qe shume prej nesh jetojne larg Shqiperise dhe larg mekanizmave te kontrollit te mesiperm.

Po kshu mire teorizonte ai, puna eshte si i vajti filli, tha.

kto i thosh ne 1905-en ai. koha per fjale fjale fjale... per atje ishte si koha e zogut per ne pak a shume. kur komunistet kta konservativet me qostek i kujtonin si njerez kondra familjes qe benin orgjira dhe seks ne grup. smiley

s'e dinin qe komunistet do u hiqnin edhe perdet e dhomave te gjumit... brrr cfare imazhi...

Partia duhet t'i dije te gjitha smiley

Finis, eshte edhe ky dimension, bile dimension i rendesishem.  Jo vetem per shkrimtaret, por edhe per hallka te tjera te shoqerise, qe u blihet heshtja me nje vend pune ne administrate apo gjetiu.  

Por, fatkeqesia e shoqerise qendron ne faktin qe kur as vdekja, as vrasjet ne mes te dites nuk u bene kataklizem per ndryshim, atehere cfare mbetet?    

Monde, mbetet shpresa qe s'do t'u bjere lapsi per t'u vrare ne bulevard, qe koha do te kaloje, Saliu do te zbutet, pinjollet e berishrave, azemrave, nanove, edrave do te shkollohen me paret e vjedhme jashte atdheut, do te behen paria humaniste, do te kemi me ne fund nje sistem liberal ngritur mbi modele te importuara dhe, ne mos do te hame me luge te florinjte, do te mbetemi gjalle e do te konsumojme kafen tone te perditshme ne nje nga baret e qendres. "He inshallah se kalon!", e ke degjuar ndonjehere kur ta thone ne Shqiperi? Limonti shiltesh qe vijne ere te rende dhe vrasje mizash barkemedha ne oren tre te drekes. "Na rriten thonjte, i presim", thoshte Agolli, me duket, dhe kujtonte se fliste per mikroborgjezet. Mjaft aman se me erdh' vreri tek fyti. Lope te buta symanushaqe: muuuuuuu!

Ata përgjërohen

 

Ata përgjërohen për të vërtetën

dhe e kryqëzojnë atë përditë.

 

Mbushet kutia e Pandorës, i zmadhojnë përmasat.

E prapë, e prapë.

 

Por E vërteta djeg, djeg e përvëlon...

Kush skuqet, kush zverdhet? Rroba e zezë

as skuqet, as zverdhet.

 

Një rrobë

që imponuan

të huajt.

 

 

---

 

 

Nga Evropa vjen sevdaja

 

Nga Evropa vjen sevdaja,

bereqeti dhe paraja;

vjen dermani dhe peshqeshi,

vjen sevapi e përsheshi.

 

Nga Bë-E-ja vjen myzhdeja,

aferimi dhe rytbeja;

vjen kungata dhe urata,

vjen fermani e mandata.

 

Nga Shë-Bë-A-ja vjen haberi,

vjen Okei dhe qederi;

vjen mesazhi e gajreti,

frymëzimi dhe kësmeti.

 

Nga Nato-ja vjen tesqereja,

vjen oferta dhe trofeja;

për një grusht me dollarë,

shkon ushtar në Afganistan.

 

Nga Fë-Më-Në-ja vjen meraku,

vijnë Reformat dhe... bicaku;

që të jetë leku i fortë,

ca këtu, ca në atë botë...

 

Nga Bu-Bu-ja vjen studimi:

Teci në Vlorë është shpëtimi;

(se pastaj, vijnë dhe të tjera,

vjen Ambo-ja e Petrolifera).

 

Nga Italia vjen investimi,

(bashkë me të dhe preventivi);

për ca plehra që ka Roma,

se nuk mban më Mal-a Gropa.

 

Nga Athina vjen kryepeshkopi,

(sa i ëmbël, sa i zoti!);

na ngre kisha, katedrale,

në Kosinë... përdhos ca varre...

 

Nga Brukseli vjen direktiva:

"Kujdes, prishet terezia!"

(Demek, po u prishet gjiza,

e pastaj... na iku Viza.)

 

Nga Strasburgu vjen porosia:

(O ti popull nga Azia!)

"Dil voto për Hu~Q~im/in!"

(Se ndryshe... e humbëm durimin.)

 

Me të gjitha këto të mira,

si t'ia bëjë Shqipëria?

Menaxhim duhet tani,

lidership Fato'S-ali.

 

 

(c) Ll. K.

 Me ben pershtypje ndarja e komneteve mes komentuesave  meshkuj dhe atyre femra.

    Njesoj si e ka pat trajtuar Parmenidi  nga Elea.E marre si  fillese e tradites te kulttures perendimore, ai beri nje poeme te ndare ne dy pjese.Njeren e quajti "Rruga e te Vertes" kurse tjetren "Rruga e Opinionit".  Pamvarsisht shprehjeve  dhe nderthurjes se tyre nder opinionet e lexuara, me duket se  ne esence kemi te bejme me kete ndarje.

    Parmenidi  hedh i pari iden e ndarjes;  Femrat majtas , meshkujt djathtas.... Dhe parashikoi se edhe me kalimin e koheve, te dy rruget e mendesive kulturale, ne konflikt, majtas -djathtas, vetem se do te vinin e te thelloheshin si ndarje, prej njera tjetres.....Gjer ne ditet e sotme, kur parashikimi  Zoroastros eshte bere realitet.Spese  Ahura Mazda(Zeri i urte, persisht) eshte ne vazhdimesi  perballe e ne konflikt, me Angra Mainu(shpirtin e zemruar), pjes keto te besimit tipik bipolar, te parathene ne teorine e Zoroastrizmit.

Tani dy llafe, per sa thuhen per shkrimtaret dhe artistet tane ne ditet e sotme.Une mendoj se kemi te bejme me te njejten vijimesi llogjike.E per te folur me realizem mbi ta na duhet te veme ne pune jo pasionin, opinionin, por llogjiken.Llogjiak na shpie tek marrja ne konsiderate e karaktereve.

   Jungu, tek vepra e vet  "Tipa Psikologjike", spjegon qarte se njeriu e spjegon boten, reagon ndaj te gjitha fenomeneve, bazuar ne dy pikpamje te kunderta, per shkak se vet qenia njerezore  permban ne gji dy personalitete ne konflikt.Personaliteti numur nje dhe personaliteti numur dy.Permban rracionalin dhe irracionalin,logjikun dhe mistikun, te civilizuarin dhe barbarin, , te moshuarin dhe te riun.

  Vini re si  ecen llogjika e Jungut! Njeriu gjat jetes, zgjedh njerin, prej tyre...!Por gjithenje e kushtezuar nga prirja e tij e brendeshme dhe faktore jetesore.(ekonomike)

Edhe Frojdi, zbuloi tek individi te  njejtin konflikt.Me prirje iluministe ai perzgjodhi mendesine e tipit Kain, duke mbivleresuar racionalitetin  shkencor.Kurse Jungu perzgjodhi mendesine Abel, duke vene  ne dukje  komponentin irracional dhe fetar te shpirtit  nejrezor.Keshtu duke vijuar pa fund sherri i nisur qe ne zanafille, mes vellezerve te dashur dhe te urryer njekohesisht, keta  te dy kollose vertetaun ne praktike teorite e tyre per dy mendesit ne konflikt dhe qe me vone  ky konfliktt erdhi dhe u ngjyros edhe politikisht.

 Ka ardhur puna qe dhe ne fushen e krijimitarise, ne fushen e artit, qe eshte quajtur rendom si pronesi e  frymezimit krijues te lire ne vetvehte dhe krejt te pavarur, jo vetem te ekzistoi konflikti, por edhe te mprehet me teper se kudo.

  Ka plot shkrimtare, poet, krijues te fushave te ndryshme, qe veprat e tyre, te na i ofrojne (pasi shtu ata i perceptojne realisht ) jo me si krijime te mirefillta e ta dala prej ...HIÇI-it, por si zbulime.

 Edhe vet Getja pati thene se vetem pjesa e dyte e "Faustit" ishte  veper e tij.Kurse te tjerat...ishin percjelle  prej nje burimi shpirteror te jashtem. Keshtu... muzat nuk mjaftohen vetem me frymezim te lire, por  çojne poetin, per dore e deri ne vendin, ku fshihet poezia.Dua te thom, se me sa kuptohet, keto muzat rreth nesh(te mufatura prej ngjyrimit politik dhe mungesave  per kushte normale jetesore,  akoma nuk do te kene vendosur te na i marrin per dore krijuesit tane, per gjer ku fshihen  apo dergjen veprat e medhaja...

 Ja nje poezi e Jan  Skacel, sipas kesaj mendesie

.. Poetet nuk i shpkin poezite

Poezia ne ndonje vend pas qoshkut

Pret aty qe prej kohesh

Dhe poeti nuk ben gje tjeter  veçse zbulon...

 Levi Strauss pershkruan njeriu krijues,  targjikisht te mebrthyer  mes kundershitshe  origjinale, te ndervarur prej faktoreve te shumet bashkeveprues, ku me kryesori eshte  tipi i personalitetit dhe ...faktoret ekonomike.E nisur nga sa permendem me larte, ai tipi i personalitetit, perzgjidhet ne rrugen e jetes, prej cilitdo individ.......

Kemi te bejme keshtu me tipa personalittetesh dhe faktore ekonomike te perzgjedhura, ndan faktore te caktuar.

Ky eshte nje stad  i cili nuk dihet sa mund te zgjase tek neve.

krispi. smiley

Pamvarsisht shprehjeve  dhe nderthurjes se tyre nder opinionet e lexuara, me duket se  ne esence kemi te bejme me kete ndarje ...  Femrat majtas , meshkujt djathtas....  

grava, ta marr vesh une, ti po thua qe Luliani, spiritus, Oranje, twintip, xhatani, emo etj, jane femra, a si? smiley.

 E hidhet kjo Monde smiley

Une a grava? 

Ta keni per nder, gjithesesi, pa jo per gje smiley

PS: Se desh harrova, emoja eshte "confused" se ketej eshte i djatht smiley

 Monda flas ne pergjithesi.Numuroi  dhe pastaj me bej pytjen!

Ne pergjithesi per zyren tone? 

I numerova dhe t'i prura ne tabaka smiley.

PS: grava, tentative (sic duket e deshtuar) humori per hir te ... Finis psh qe u merzit me larte. 

 Monda, ka raste qe vajza goxha te  syrit, si   kane kapercy  Ylberin,  jane shndrruar ne te kunderten, duke i tromaksur...  shoqet  e  dikurshme.Duan te thone, se kjo ka ndodhur 2000 vjet me pare ne Lagjen "Giza" -Kairo... 

Me te thena e besojne dhe Perendine, pse kush e ka pare ?

Miqesore, Tung

Cleo, Rand, Thatcher ylberiane?  

Miqesisht smiley.

 Thatcher....? Mbreme kam ndjekur vone jeten e saj nen opinionin e te shoqit.Ish keshilltar  i saj. Nje burre  qe do te  thoshja ideal. Me ate  humorin tipik anglez.E ke ne Intern.Shife se ke  per tu kenaqur!

Deri para fushates se zgjedhjeve vendore punen e kishim te ckoqitur, fajin e kishte Saliu. Tani ketij po i lehtesohet bara e fajit se po ja merr Basha nje pjese, e ketu koklavitet situata...

Megjithate une them te bejme gati cadrat e greves uribojkotiste ne rast se humbasim zgjedhjet.

P.S. Gerdec

... Nuk ka lume ne bote, me ujet e te cilit, te mund te "laheshin"... fajet e atij burri.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).