Çdo shkrimtar i profilizuar me gjuhën gjendet sot përballë me fjalën ju, të cilën forcat e pushtetit po e ngrenë në ekstazë. Bëj të zbuloj të gjithë domethënien e përdorimit të kësaj fjalëze të vogël dhe mjaft të mundimshme, të pjekur dalëngadalë që në fillim të njerëzimit, kur njeriu u ndërgjegjësua se ekzistonte edhe një tjetër dhe të cilën PD-ja e majit 2011 ka arritur ta vendosë në krye të sloganit të saj. Ju jini të parët. Ju.

Bëj të gjej se cilët janë ata të cilëve u takon fjalëza ne. Vras mendjen tepër.

Dhe meqë gjuha është ajo që tradhton jo vetëm shkrimtarët, por edhe politikën, vendosa të shkruaj më mirë për fjalëzën e vogël ju, me të cilën PD-ishtja po quan këto ditë të gjithë popullin shqiptar. Kështu kam rast t’u lë shkrimtarëve të tjerë të roleve të intendentëve të prapavijave ose të furnizimeve politike t’u dhurojnë njerëzve polemikat e tyre, të tjerëve njerëz së elitës së shquar të kenë kohë të shkelin hapur demokracinë e përzgjedhjes duke u shpëlarë trurin njerëzve e duke përsëritur pa pushim se të gjithë politikanët janë njësoj, apo për të mikluar veten si pjesë e Republikës së dikurshme dhe imagjinare të Platonit, ku si e si çdonjëri përpiqet të zërë radhën e mendjeve të larta dhe të ndritura që pjellin autokratizmin. Me sa duket askush prej tyre deri tani nuk e ka vënë re, se me sa guxim po shfaq vetveten një pushtet i mirëmenduar dhe i mirëvajisur dhe se si po jetojmë në një shoqëri ku deliri i fjalës ju po përdoret si në asnjë vend tjetër të botës. Kështu, pa asnjë ngurrim, apo duke tradhtuar vetveten, pushteti ka shpallur hapur ndarjen e tij prej njeriut. Në këtë mënyrë është bërë edhe privatizimi i fjalëve. Kuptohet se në këtë rast është vendosur që fjala ne t’u takojë të gjitha korridoreve të një pushteti të padeshifruar. Kjo ndarje dhe ky hendek i madh asnjëherë nuk është deklaruar më hapur se sa në prag të zgjedhjeve të 8 majit.

Shfaqjen e plotë të kësaj fytyre cinike të një pjese të shoqërisë së sotme nuk kemi guxuar ta tregojmë më parë, të pranuar kaq shkoqur apo të tradhtuar vetveti. Fjalë e vogël dhe fisnike kjo fjalë e vogël ju, megjithatë po na flet dhe na ka paralajmëruar prej kohësh. Ndoshta shqiptarët e kanë vënë re që në tabelën e varur në fasadën e ish-Pallatit të Kulturës me rastin e heqjes së vizave për udhëtime në Europë. Asnjëherë nuk ishte varur një tabelë e përmasave kaq të mëdha, si e meritonte kjo ngjarje e madhe, por që në vend të ngazëllimit, qëndronte e heshtur dhe e rëndë mbi kokat e njerëzve, për shkak të gjuhës që gjithnjë të tradhton në tregun e saj të magjishëm.

Lisbona, tre orë larg …nga ju. Brukseli, Berlini, kaq orë dhe minuta larg nga ju. Roma kaq minuta larg …nga ju.

Cilët ishin ata që kishin marrë përsipër fjalën e vogël ne, ishte diçka e fshehtë.

Në fillim pata menduar se kjo tabelë ishte shkruar nga vetë i nderuari Barroso, i cili ka të drejtë të mos jetë shqiptar. Pastaj mendova se në vend të një shenje ngazëllimi dhe feste, kjo tabelë që nuk ishte parë ndonjëherë nga përmasat e veta, ishte vetëm një reklamë e ndonjë agjencie fluturimi që mezi ç’priste të nxirrte fitimin e biletave. Pastaj u përpoqa të gjej se cila mendje politike e pushtetit mund të kishte projektuar të gjithë atë tabelë të madhe. I përfytyrova të ngazëlluar, për gjetjen e kryer.

Vetëm për një gjë isha e sigurt, se fjala ju ishte shkruar për çdo shqiptar tjetër, përjashtuar ata që kishim mbi krye. Në këtë prerje kaq të nderë dhe të madhe nuk merr vesh se nga ndodheshin njerëz si puna e Migjenit, Fan Nolit, Gurakuqit, të cilët as votojnë, as udhëtojmë dot më, se ndryshe në vend që t’i shanim do t’i përkëdhelnim në CD prag zgjedhjesh. Fundja-fundja prania e tjetrit e atyre që quhen ju, presupozon edhe fillimin e dialogut, që në fillimet e njerëzimit. Fillova të shkruaj dhe të shprish një shkrim njësoj si Penelopa, pasi kisha frikë se një frymë gati gjuhësore mund të vlente vetëm si një zbulim i brendshëm shkrimtari ndaj fjalës që tradhton koshiencën njerëzore, por që shpesh askush nuk ia vë veshin. Dhe askush nuk do të besonte se kjo gjuhë ka lidhje me konfiguracionin e ri shqiptar, atë që Banka Botërore e shpjegon ndryshe, me një shifër të hidhur prej 4% të popullsisë që po përpiqet të thëthijë rreth vetes së vet të gjitha burimet materiale shqiptare. Ky shqetësim do të ishte shfaqur prej kohësh, së bashku me tabelat që qëndruan të lodhura, duke tingëlluar si kambana të qullëta deri në ditën e 21 janarit, kur gjithçka që ishte shkruar në ndërgjegjen shtetërore në atë formën vrasëse të jusë, mori formën fatale. U vranë katër njerëz. Por kësaj here fjala e vogël ne mbeti më enigmatike.

Ishte e çuditshme se si pas kësaj dhune, ku përfundojnë të gjitha pikat e dialogut dhe të marrëveshjeve me “të tjerët” u sulën të futen në barkën e ngushtë të fjalës ne, ose në barkun e pushtetit me dhjetëra intelektualë shqiptarë. Por as këta nuk janë të vetëm. Më kujtojnë ndonjë rast nga lufta civile amerikane fiks 160 vjet të shkuara, kur historia thotë se heqjen e skllavërisë e kundërshtonin shpesh edhe ata që kishin zënë radhën për t’u bërë skllavopronarë, por që nuk kishin pasur asnjë skllav të vetëm. Por le t’i lëmë mënjanë përngjasimet mbresëlënëse të njerëzve që me çdo kush kërkojnë të kapërcejnë hendekun mes fjalës ju dhe fjalës ne, pasi dihet që edhe fjala ne ekziston. E rëndësishme është se fjala ju doli në fushë të betejës së hapur politike ose në fushën e mejdanit prej nënndërgjegjeve të fshehura të ëndrrave dhe të gjumit, deri sa u shkrua si sigël e madhe në partinë tonë të pushtetit. Përsëri dhe përsëri. Nëpër autobusë dhe nëpër mitingje. Ju jini të parët. Ju. Ju. Ju që jini të tjerët, ju që… mund të vriteni. Dhe kjo ka ndodhur dhe e kanë parë të gjithë.

Qenka një fjalë e madhe mikluese, kjo fjalëz e vogël ne, që një grup i elitës të PD-ishtes së dikurshme e ka mbajtur vetëm për vete dhe që tregon të gjithë degradimin e saj të plotë dhe të hapur. Një fjalëz që tradhton. Nuk është nevoja për ndonjë ekspertizë rreth këtij degradimi, as për deklarata europiane apo amerikane. Pasi asnjë amerikan nuk do t’ia jepte Obamës votën sikur në vend të fjalës ne ai të kishte përdorur fjalën ju, në shprehjen e famshme lëvizëse “Po ne mundemi”, dhe asnjë amerikan nuk do ta kishte besuar më, sikur në vend që të kishte deklaruar vetëm disa ditë më parë ‘ne nuk e harrojmë 11 shtatorin kurrë’, të kishte përdorur fjalën ju.

Por ja që te ne është pak më ndryshe. Jemi me fat që një forcë politike ka treguar apo ka tradhtuar plotësisht vetveten, me sloganin e vendosur në krye të kësaj fushate zgjedhore ose vulën e saj partiake të jeopardisimit, ose të dëshirës për të krijuar humnera, zgavra dhe kavernave të mëdha sociale, pa kuptuar se kështu po i bën dëm të madh vetes.

Antishkrimi

Në rast se ti lexues e konsideron pa rëndësi mënyrën e përdorimit të fjalës ju dhe mënyrën e përvetësimit të fjalës ne, te paktën sipas kësaj fushate zgjedhore dhe pankartave më të mëdha që janë parë ne Tiranë, në rast se e quan të drejtë dhe të arsyeshme që çdo fushatë zgjedhore për 20 vjet me radhë të përpunohet që të kthehet në një votë referendum kundër totalitarizmit komunist që e kemi rrëzuar vetë, në rast se nuk e ndien rrezikun e privatizimit jo vetëm të fjalës ne, por edhe të lirisë vetëm në disa duar, prapë se prapë nuk është pompoze që t’i tregosh të paktën vetes, se pavarësisht tregut të fjalës, ka kohë që nuk shitet dhe nuk blihet më liria e çdo njeriu.

30 Komente

Admina, nuk mendoj qe eshte korretkte qe fshini mesazhe ketu. Une as nuk ofendova ndonje as nuk cenova ndonje te drejte private.

 

Thjeshte thash, qe Shqiptaret e kane vendosur per ke do te votojne, ska pse te behet kaq shume propagande per PS , me keto 12314 Shkrime qe vendosni ketu pro partise socialiste.

 

Thjeshte e kisha si nje keshille per ju, qe mos te lodheni smiley Se mbase jeni edhe neper komisione smiley

 

Faleminderit per Mirkuptimin.

po ti pse shqetesohesh, kur ne shumica ketu i kemi qejf keto shkrime? Ne fund te fundit parimi i kerkese oferte mban gjalle tregun apo jo? E pra nese kerkesa eshte e larte per te diskretituar vrasesit dhe manipulatoret e votes, duhet respektuar. Apo kujton ti se duhet ta miratoje KQZ-ja?  smiley

..kur ne shumica ketu i kemi qejf keto shkrime?

...shume bukur qe te pelqejne, por kame frike se PPU do behej si shekulli dhe pastaj do fillonin te distancoheshin   ambasadoret...

 ke te drejte vllajo ne kemi nevoje per artikuj pozitiv per partine e pushtetin qe na con nga fitorja ne fitore smiley

 

mos ka qene gje natasha deputete e pd-s dikur, apo e mbaj mend gabim?

Edhe mundet, por te PD-se se dikurshme ama!

e paska qene, po me grupin e depouteteve te 92 shit.

Sterhollim delikat "armiqsor" i Natashes ndaj "parrulles" se Aleances per Qytetarin.

"Parrulla" elektorale e ApQ eshte produkt amerikan me etikete te perkthyer ne shqip. Ka patur shume propozime dhe po aq debate per "parrullen" derisa mberiten tek peremri vetor "JU".

Ne fillim u tha "shqiptaret jane te paret", por duke qene se paksa raciste dhe ksenofobe, u hodh menjehere poshte. Tjeter mbetej edhe per tu sqaruar, qe nese shqiptaret ishin te paret, pushtetaret, qe do ishin te dytet, cfare do te ishin? Pastaj u kalua tek "qytetaret jane te paret", e cila u hodh edhe kjo menjehere poshte, mbas pyetjes, se ne cfare vendi do te klasifikoheshin katunaret e Saukut dhe te Kasharit, pa folur ketu per Mbrothstarin dhe Qelepiçken. Ketu mbetet per tu sqaruar edhe emri i Aleances per Qytetarin, se ne cfare grade keta perfaqesojne katunaret, ose ne gjuhen zgjedhore komunaret. Pastaj u hodh ideja gjithperfshirese "ne jemi te paret", per te kaluar direkt tek "ju jeni te paret", e cila do te ishte leitmotivi i mitingjeve, i shoqeruar direkt me pankartat "ne jemi te paret", te cilat  do ti mbanin ne dore kalamajte e dekorit te podiumit te mitingut.

Parrulla "Ata jane te paret" nuk e kaloi as fazen e propozimit, per vete menyren deftore te armikut, qe percillet vetvetiu prej ketij peremri vetor.

 

 E solla kete shkrim ne respekt te autores, nje zonje e nderuar dhe gjithmone koherente ne mendimet e saja.

Ky shkrim i fundit i saj, eshte nje requiem per PD e dhjetorit, per idealet qe e sollen ate ne jete. Largimi prej atyre endrrave, dhe largimi i themeluesve te saj, uzurpimi i PD nga falangat e puthadoreve, e servileve te Doktorrit, eshte nje fatkeqesi kombetare, nje fatkeqesi, te cilen po e vuajme te gjithe.

Ne dhe Ju, ne kete distance qe e ve autorja e shkrimit, sloganin e PD, behet dhe dallimi i kesaj kaste oligarkesh te rinj, dhe popullit te thjeshte, behet dallimi midis pasunareve te rinj, te bere te tille me parate qe ja mer, ketij populli qe e varferon perdite e me shume.

Dhe askush nuk do të besonte se kjo gjuhë ka lidhje me konfiguracionin e ri shqiptar, atë që Banka Botërore e shpjegon ndryshe, me një shifër të hidhur prej 4% të popullsisë që po përpiqet të thëthijë rreth vetes së vet të gjitha burimet materiale shqiptare. 

Kjo, nuk eshte nje propogande, per fushate, por nje e vertete e hidhur, qe tregon distancimin e pushtetareve nga votuesit, nga ata qe i sollen ne pushtet. Kur erdhi Berisha ne pushtet ne 2005, e blatoi qeverrine e tij, me sloganin qeveria e sherbesave.....

Ne fakt, vertete e ktheu ne qeverrine e sherbesave, po sherbesave funerale,  pasi vrau 26 vete ne Gerdec, dhe ja u hoqi protesten duke i blere me para, permbyti 6 here Nenshkodren dhe Shkodren, dhe e bleu heshtjen e tyre me para, vrau 4 vete ne bulevard, dhe heshti, dhe nuk tha asnje fjale, bile i mallkoi, si shkaktare te vrasjes se tyre, po ata vete, qe dolen te protestonin per te drejten e tyre per te jetuar...

Ja ky eshte SAli Berisha, qeveria e tij e sherbesave, qe eshte vene nen akuze edhe nga vete ata qe ne fillimet e ngjizjes se saj, paten vene shpirtin e tyre ne idete e dhjetorit, vune jeten e tyre ne rrezik, perballe fanatikeve te regjimit, per nje jete me te mire, por........ja qe nuk ndodhi.....kjo mbeti vetem nje enderr, qe pret te realizohet........ndoshta nuk zgjat shume kjo ender e keqe.....ndoshta, vertete se shpejti do te vije nje dite me  e bukur......... ndoshta.....

 alidems,  ke bo provokacion zgjedhor!

 Edhe ti je ne rangun e Lakos..., mos me thuaj ...jo.... se te........ndaj u largove nga PD-ja....(nuk te larguan, po u largove, pasi e themelove, ka rendesi kjo.......)

patrioto, pershnete graven nga ana ime me Dulin: U fejove smiley

Pershnes edhe gjith ata qe e kon qejf ket kong, kudo si te ndodhen.

Emo...u bone si  Radio Tirana me : muzik sipas kerkesave smiley

 

alidems ekzakt si  thoni Ju!

Ku  ma gjete ore emo, na ka marr malli, per   kohen e Raj Kapoor.

Te pershendes 

 Amon ku mi gje keto kong.Jon shume te prekshmesmiley

 Te gjithe e dime qe Lako eshte nje mendim krejt i lire,dhe analizes se fjales aq te madhe po aq dhe te vogel"JU" i ka shkuar deri ne fund.Te dy partit te kredhura ne llucen erekeqe te populizmit,po na i marin shpirtin me keto sllogane.Natyrisht shtresa e paindoktrinuar nuk lahet ne kete lluce,por efekte sigurisht qe ka te njerzit e thjeshte,militante pa arsim dhe pa mendjedritesine e duhur.Fitimtaret sigurisht jane kreatoret  e fjales "JU".....

kreatoret

Krijuesit. Te lutem mos ma merr per keq.

 Mbi 300 mije njerez ne shesh,degradim eshte,kurse ai tjetri e boni ne Pallat te sportit,mire beri,nuk i kapte 10 mije vete.

qyqja brado,

po kujt ja mban mos shkoje.

jo 300 mije por dhe 1 milion shkon po te te heqin buken e femijeve nga dora

aman te keqen, shyqyr qe maroi thuj dhe te shkojne njerezit ne pune te paterrorizuar

 Ja une pershembull si i papaune qe jam atje isha.

po ik o brad

presioni psikologjik, terrori, kercenimi, dhuna materiale dhe fizike qe eshte ushtruar nga qeveria ket radhe nuk ka ndodh kurre me pare. Kurren e kurres.

I shofte zoti e u djegshin ne ferr ata qe e kurdisen gjithe kete skenar te tmerrshem shantazhi qe terrorizoi gjithe buxhetoret e pafajshem anembane vendit.

Na kane cu 30 vjet prapa me ket precedent terrori elektoral.

damlla ju rafte

ke fol dhe per mu o flori. ne maskaraden e kesaj fushate edhe une terrorin ndaj administrates civile do te vecoja si me te kobshmin. me shume se sa regres them se eshte nje precipitim i frikshem ne nje neodiktature.

Pothuaj te gjith te njohurit qe punojne ne shtet me kan treguar si jane urdheruar te marrin pjese ne mbledhjet e pd se lagjeve. aty u eshte kerkuar informacion per preferencat politike te banoreve te shkalles se tyre dhe jane udhezuar me pas te flasin e te propagandojne pd tek te njohurit e lekundur.

eshte vertet e frikshme...

mos deshe me thone jo i punesuar ne shtet? Po ti je ujk o brado. Dhe ujku mjegull do!

Ishte e çuditshme se si pas kësaj dhune, ku përfundojnë të gjitha pikat e dialogut dhe të marrëveshjeve me “të tjerët” u sulën të futen në barkën e ngushtë të fjalës ne, ose në barkun e pushtetit me dhjetëra intelektualë shqiptarë

E kemi te trashigume qe ne kohe te Enverit,tha mrame,Ed Rama.Intelektualet e vertete nuk rreshtohen,jo pro regjimeve,por as pro qeverive dhe mori si shemull te intelektualit Fatos Lubonjen

Në rast se ti lexues e konsideron pa rëndësi mënyrën e përdorimit të fjalës ju dhe mënyrën e përvetësimit të fjalës ne, te paktën sipas kësaj fushate zgjedhore dhe pankartave më të mëdha që janë parë ne Tiranë, në rast se e quan të drejtë dhe të arsyeshme që çdo fushatë zgjedhore për 20 vjet me radhë të përpunohet që të kthehet në një votë referendum kundër totalitarizmit komunist që e kemi rrëzuar vetë, në rast se nuk e ndien rrezikun e privatizimit jo vetëm të fjalës ne, por edhe të lirisë vetëm në disa duar, prapë se prapë nuk është pompoze që t’i tregosh të paktën vetes, se pavarësisht tregut të fjalës, ka kohë që nuk shitet dhe nuk blihet më liria e çdo njeriu

Ktu jane thane te gjitha sipas meje...

degradimi ne fakt jane ata bashkepatriotet e tu qe kane dale rrugeve te tiranes

 C`do bejne te papunet, naivet, dembelet, kafexhijte qe rrine me nje kafe 5 ore ne kafene ?

Pergjigja e zonjes Lako, por edhe e te gjitheve qe kane dy pare mend eshte:

 Përsëri dhe përsëri. Nëpër autobusë dhe nëpër mitingje.

Ky eshte degradimi. 

___

Bota( te huajt) na pastron plazhet nga plerat tona, ne mbushim sheshe per tu matsurbuar.. me bertitje dhe eufori si ai gjeli maj plehut!!!

Ka me shume mendje dembele se sa kjo ketu:

 

Ramiz Alia në fushatën e Baftjar Zeqajt në Fier

 e Shtunë, Maj 7th, 2011

Ramiz Alia dje në qytetin e Fierit

NXENESI DHE BESNIKU I ENVERIT//PO MUNDOHET ME SHPETUAR NGA HUMBJA EDIN

 

 Sali Berisha me ...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).