Flavia Gaci ishte vetëm 17 vjec kur nisi të konsumonte heroinë, por kur një ditë pa të atin të qante pa pushim e t'i lutej Perëndisë për këtë hall, e kuptoi se kishte arritur momenti kur ajo duhet të mendohej seriozisht për jetën e vet dhe atë të më të dashurve të saj... Me vullnet, arriti të shkëputej e të dilte nga rrethi, teksa sot punon pranë qëndrës "Aksion Plus" duke ndihmuar të gjithë ata njerëz që janë të varur, si edhe ajo dikur, nga droga.

Flavia e mbani mend si e keni filluar drogën për herë të parë?
E mbaj mend këtë situatë pothuajse të gjithën, pasi nuk do më hiqet kurrë nga
mendja. 

Si ndodhi?
Jetoja afër "Shkollës së Bashkuar". Isha vetëm 17 vjeçe dhe u lidha me një djalë që
ishte 2 vjet më i madh se unë. Unë e kisha pikë të dobët atë djalë dhe kur e kuptova që
ishte përdorues ishte shumë vonë...

Më thoni ju si e filluat, a ndikoi i dashuri juaj që të fillonit drogën?
Jo, ai nuk ka dashur kurrë që unë të bëhesha përdoruese. Unë u shtyva nga
kurioziteti dhe ia dhashë lekët shokut të tij që të ma siguronte. Kjo gjë ndodhi me foli
(varak) që herën e parë.

Po më pas, çfarë ndodhi?
Fillova të bëhesha më keq, pasi u bëra vartëse.

Ku i gjenit lekët për të siguruar heroinën?
Në fillim mi jepnin familjarët, pasi nuk e dinin se isha përdoruese dhe më besonin. 
Iu thoja se më duhet të shkoja në ndonjë ditëlindje apo në aktivitet me shokët dhe
më jepnin lekë. Kështu bëja disi, pasi heroina, kur e kam filluar unë, nuk ka qenë kaq
shtrenjtë. Më pas prindërit e kuptuan se isha përdoruese dhe reaguan shumë keq. Lek
as nuk bëhej fjalë të më jepnin. U lënduan shumë kur e zbuluan këtë fatkeqësi.

Të mbështetën prindërit për ta lënë rrugin e drogës?
Babai dhe ime më janë intelektualë. Mami është mësuese ndërsa babai ka qenë
oficer. Në fillim e kishin të vështirë dhe menduan se bota u shemb para tyre por më
pas luftuan bashkë me mua që ta lë rrugën e drogës. Dhe në fakt ia dola. Mendoj se ata
ishin mbështetja më e madhe që të arrija të dilja nga rrethi ku më kishte futur droga.

Më thoni konkretisht një moment kur vendosët të lini drogën?
Ka qenë një moment kur pashë lotët e babit që rridhnin pa pushim dhe lutej në
Zot e Perendi që unë të bëhesha mirë. Nuk e kisha parë kurrë tim ata në atë gjendje. Aty
vendosa tu jap fund vuajtjeve të prindërve dhe vuajtjes time. 

Stafi i Aksion Plus thotë se ti je bërë një ndihmë shumë e mirë për trajtimin e përdoruesve të drogës pranë kësaj qendre. Si i kupton ata?
Puna është një tjetër shtysë që më ka ndihmuar të harroj atë rrugë të gabuar.
Mendoj se më mirë se unë askush nuk ua di gjuhën. Mund ti kuptoj ata më së miri se
çfarë problemesh kanë. Unë kam bashkëpunuar me qendrën me projektin "Dil nga rrethi". Nuk është ideja të paragjykojmë absolutisht për zgjedhjen e secilit, por të mundohemi t'i ndihmojmë përdoruesit të kuptojnë se injektimi nuk është zgjidhja e duhur.

Mund të na shpjegoni më konkretisht se çfarë është nisma "Dil nga rrethi"?
"Dil nga rrethi" ka marrë inisiativën të përcjellë njohuri të munguar te përdoruesit
e drogës sidomos te injektuesit me shiringë. Kjo fushatë ka si synim zvogëlimin e dëmit
duke ndërhyrë drejtpërdrejt me injektuesit e vjetër sepse hapi i parë fillon këtu duke
ndërgjegjësuar përdoruesit e vjetër se pasojat që sjellin bisedat, injektimi në sy të jo injektuesve i çon të tjerët që të ndjekin shembullin e tyre.

Si reagojnë përdoruesit e drogës gjatë punës tënde?
Disa përdorues që i kam të njohur prej vitesh pohojnë se nuk duan që të injektojnë
të tjerët për herë të parë por nëse ata janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë si rrjedhojë ekonomike d.m.th të ndajnë drogën bashkë ose u vjen keq për shoku-shoqen, në këto raste pra, edhe të rinjtë përfshihen. Megjithatë unë i kuptoj shumë mirë ata dhe e di që për të lënë rrugin e drogës është një sfidë e madhe. Kuptohet se përdoruesit e drogës janë vërtet të afërt me njëri-tjetrin pasi konsiderohen të një kategorie. Ata kanë kodet, mënyrën e të folurit dhe zakonet e tyre. Unë tashmë i njoh të gjitha këto dhe nuk e kam të vështirë të punoj me përdoruesit madje e jam e afërt me ta dhe mundem të nuhas çdo problem që kanë. 

Me ndihëm e Aksion Plus po bën edhe kurse estetike. A mendon se së shpejti do kesh një punë të re?
Sigurisht që po. Po luftoj dhe po punoj shumë që të shkëputem nga e kaluara
ndaj dhe puna është një ndër motivet më të mëdha. 

__________

Muçollari: Përdoruesit e drogës? Pa dallim feje, krahine, apo ideje...!
Përdoruesit e drogës nuk janë të ndarë as sipas fesë, as sipas statusit ekonomik e as
sipas gjinisë apo kombësisë. Ky fenomen nuk kursen askënd. Kështu u shpreh drejtori i qendrës Aksion Plus, Genci Muçollari i cili theksoi se pranë kësaj qendre trajtohen çdo ditë 155 persona me metadon.
Ndërkohë ai shpjegon se fenomeni i përdorimit të drogës po zgjerohet gjithnjë e më shumë ndaj ata tashmë kanë filluar të japin ndihmë edhe në Elbasan, Durrës dhe Shkodër. "Përdorimi i drogës tashmë po gjendet rëndom edhe tek të rriturit. Mendoj se duhet të punojnë të gjithë për të arritur që të frenojmë disi këtë fenomen që është i dëmshëm jo vetëm për ata që e përdorin por edhe për shoqërinë", pohon Muçollari. 

9 Komente

bravo i qofte kesaj vajzes qe ka gjetur kurajon  dhe eshte shkeputur perfundimisht nga heroina!

nderkaq:

Përdoruesit e drogës nuk janë të ndarë as sipas fesë, as sipas statusit ekonomik e as
sipas gjinisë apo kombësisë.
Ky fenomen nuk kursen askënd. Kështu u shpreh drejtori i qendrës Aksion Plus, Genci Muçollari

çar thua or Genc, luaj vendit?!   hajde konstatim, hajde...smiley

 Edhe kjo u duhet shqiptarve. Mir varferia qe i ka pllakosur, por duan edhe droge. ç'budallenj qe kane qelluar. 

keq me vjen.

por nga ai lloj rrethi zor se dilet

nje ne 1 milion mbase

 

Pse kaq e keqe ti Ruzhdie?! Me thene te drejten une do mendohesha 1OOO here para se te shkruaja ate qe ke shkrujt ti, edhe sikur probabiliteti qe nje i droguar qe kerkon te lere drogen te lexonte rastesisht neper googella ato fjale, te ishte 1 ne 1 milion?! Shpresa nuk vdes kurre! Njeriu eshte I zoti te beje mrekullira po aq sa eshte I zoti te beje ndyresira. Ne fund te dites eshte ceshtje zgjedhjeje, edhe pse rralle here e kuptojme kete.

mire me fal

une po menoja mo teper per ato qe e menojne si ndonje ves qe lihet dhe merrret simas qejfit. tju tregojme prralla njerezve mi ?

Jo mi jo, droga eshte nje mallkim i paimagjinueshem dhe duke e zbutur muhabetin sfitojme gje, Ca gjona duhen trajtu me ashpersine qe e meritojne

Ashpersine qe meritojne?! Po mos ja fut pordhes tani! Vetem po te ishe nje e droguar qe s'ke arrit me dal nga rrethi, vetem atehere mund t'I lejoje vetes te jepje sentenca te tilla. Ne rast te kundert ruaje ashpersine per raste te tjera dhe evitoji sentencat, se s'te takojne ti japesh as ti e as une.

mir olsi

shko dhe shkruj parrulla tashi

naten e mire

Me mire parrullat se sa sentencat kot me kot thjesht per qefin e te llapmes falas. Naten edhe ty!

Je fiks fare Olsi.Jan disa qe u bejne analizen gjerave pa ja pasur fare iden se si jane ne brendesi.Dhe si the ti sikur dikush nga keta njerze me varesi ndaj droges te klikojne google dhe linku pare tu dal komenti Ruzhdijes.Nuk ke shpres je i mbaruar nese nuk je 1:1.000.000.Bum.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).