GJE E SIGURT
O pasqyre pa emer, o pasqyre pa ngjyre...
c'ke ndermend kur perballe te del kjo fytyre?
Po mendon akoma. Une ve bast!
Jemi vetem, c'rast!
Veten s'po e shoh
Veten s'po e njoh
Ndryshoj cdo cast.

 

SYTE

Tkurren syte
Bymehen ndjenjat
Plasariten njeherazi zemrat
Currilat e gjakut s'ngjizen
Mbyten perbrenda meshkujt e femrat...
Anijet e shpetimit lundrojne neper sy
Ti me shpeton mua
Une te shpetoj ty.

 

DHIMBJET E SHPIRTIT...

Dhimbjet e shpirtit nuk t'i kupton rosa,
qe roje i ben zhabes te lumi i ngrire;
as krimba, as ketra, as kunadhe, as baldosa
as pylli i plazhit me pisha plot rreshire.

Dhe dhimbje ke prape kur lotarine fiton
me kot pastron plaget me shesh te zi
C'te duhen puthjet e asaj qe deshiron:
dhimbjet e shpirtit i mjekon vete, TI!! 

 

SHAKA PA KRIPE

Te henen dua qe gruaja... te me krahasoje me henen.
Diten e marte n'bucele t'm'i shtije djajte
Diten e merkure t'me ferkoje koken,si nena ime dikur...
Diten e enjte te me kuptoje qarte.
Te premten s'do t'ia bej te gjate.
Te shtunen t'ia mbathe qemenate
Te dielen ajo s'kthehet...
Po i le shakate!


NDOSHTA ...

Malet puthin qiellin, se s'kane dashnore te tjere
Vetem rrezet e ndrojtura fshihen nder ylbere
Djali qan me denese kur vajza i shqet si ngjale
Faraonet admirojne poetin qe ben varr me fjale

Globi i miresise eshte thjeshte kakerdhi
Kjo jete me mundon...vdekja m'jep fuqi.
Ndoshta me servirin te emblin zeherr, 
Ne kabinen e pare te trenit per Ferr.

 

Keto jane pak, ne krahasim me prodhimtarine e tij qe eshte shume e gjere. Shpresoj t'iu pelqejne.

2 Komente

Jo, kshu si kampion (moster perfaqesuese) nuk jane pak.

Po solle here tjeter krijimtari letrare, te lutem t'u vesh pikat ë-ve, pasi ndihmojne ne lexim. Plus qe tregojne respekt dhe seriozitet nga pruresi per prurjen dhe lexuesin.

Ortografia dhe gjuha neper komentet tona pastaj (edhe ky koment perfshire), jane tjeter gje.

Flm.

Anijet e shpetimit lundrojne neper sy

Me pelqen shume ky varg smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).