Kandidatet per bashkine e Tiranes duken se kane shume gjera qe i ndajne nga njeri tjetri. Po nje gje duket qartazi se i bashkon. Te dy kandidatet si Rama si Basha bien dakort me njeri tjetrin se Tirana ka nevoje per vende pune dhe per zhvillim ekonomik. Nese fiton, njeri premton X vende pune, tjetri Y vende pune. Arsyeja pse une perdor variablet X dhe Y dhe jo numra te vertete eshte se, e para nuk dua te rrezikoj te fyej inteligjencen lexuesit dhe e dyta sepse eshte fushate dhe ne fushate variablet jane vlerat me te pershtatshme ne mardhenien me te verteten. Ne nje vend kapitalist vende pune te qendrueshme me shumice i hap vetem investituesi privat. Kush pretendon ndryshe, ne rastin me te mire eshte injorant per rregullat e zhvillimit ekonmik ne kapitalizem, ne rastin me te keq eshte genjeshtare.          

Gjithsesi, ky shkrim nuk ka per qellim te vertetoje pamundesine ekonomike e mbajtjeve te premtimeve nga ana e kandidateve. Ne te njejten kohe nuk dua ti humbas kohe lexuesit me vlersime morale apo parashtrime faktesh qe zbulojne mardheniet e koklavitura te njerit apo tjetrit me genjeshtren. Ne nje fare menyre duket sikur kemi ardhur ne nje mirkuptim te dyaneshem. Nga njera ane politikanet as nuk marrin me mundimin ti sofistikojne premtimet e tyre dhe ti bejne te besueshem; nga ana tjeter votuesit bejne sikur besojne. Kjo shoqeri gjen pasqyrim nga Molieri ne komedine e tij Don Zhuani. Nder te tjera Don Zhuani thote :  

“Tani s’e ka njeri per turp hipokrizine; hipokrizia eshte e modes dhe tere veset qe jane te modes quhen si virtyte. Roli i njeriut te drejte eshte sot me i miri nga te gjitha rolet e tjera, po dite ta luash si duhet, kuptohet. Nga ana tjeter dhe profesioni i hipokritit ka fitime te mrekullueshme. Hipokriti eshte nje artist qe di si te mashtroje dhe qe i heqin kapelen gjithnje; dhe kur i dalin lakrat ne shesh, sguxon njeri ti thote gjysem fjale. Te gjitha veset e tjera te njeriut mund te kalojne ne censure dhe gjithkush eshte i lire ti godase hapur; por  hipokrizia eshte nje ves i priviligjuar qe, me doren e saj, ua mbyll gojen te gjitheve dhe nuk mund te denohet se qendron permbi ligjet. Shtiru njeri, shtiru tjetri – sajohet nje shoqeri… Ja, keshtu dua te veproj dhe une, te shpetoj me kete mburoj dhe te bej punen pa u shqetesuar fare. Dhe ne me dalcin lakrat sheshit skam pse ta bej qejfin qeder, se tere tarafi do te hidhet te me mbroj kunder te gjitheve. Me nje fjale kjo eshte menyra me e mire qe te bej si te me teket pa asnje frike nga ndeshkimi. Do te qortoj si censor veprimet e te tjereve, do te flas keq per te gjithe dhe do te mburr vetem veten time. Do te hiqem si shpaguesi I te drejtes hyjnore dhe me kete pretekst te bukur do t’i ndjek armiqte e mi, do ti padit si te pa fe dhe do te ndersej kunder tyre ata fanatiket me te terbuar, te cilet pa e ditur si qendron puna, do tua nxine faqen ne syte e botes, do ti bejne rezile e do ti denojne boterisht me autoritetin e tyre. Ja, keshtu duhet te perfitojme nga dobesite e njerezve, keshtu duhet te rregullohet i mencuri, qe ka tru ne koke, me veset e shekullit te tij.”

Duke marre parasysh zhvillimet politike kto 20 vitet e fundit ne Shqiperi, nuk mund ta mohosh faktin se skena politike ne Shqiperi  eshte e mbushur me Don Zhuane. Ne nje shoqeri politike te mbushur me Don Zhuane eshte e kote te merresh me konstatime genjeshtrash. Sepse ato dalin nga goje Don Zhuanesh dhe futen ne veshe Don Zhuanesh. Genjeshtra tashme ne Shqiperi  nuk perben me perjashtim nga e pergjithshmja. Ajo eshte e pergjithshmja.

Duke ndjekur kete llogjike, premtimi i Bashes, se, nese fiton kreun e bashkise do te nise hipotekimet e apartamenteve te pahipotekuar duhet marre si nje e vertete. Te arrish te vertetosh te kunderten – ate te pamundesise  se mbajtjes se premtimit – nuk  perben aspak buje per votuesin  shqiptare.

Basha shpall se hipotekimi i apartamenteve ne Tirane do te jete nje veprim me rrjedhoja pozitive per ekonomine ne Tirane, pasi do te zhbllokoi 800 milione eruro te cilat qendrojne si kapital i ngrire. Ky kapital i cbllokuar theksoi Basha do te perdoret nga pronaret  per qellime investuese. Keto investime do te krijojne vende pune. Me shume vende pune sjellin me shume te ardhura; me shume te ardhura sjellin me shume taksa per bashkine; me shume taksa per bashkine sjellin me shume mundesi investimesh nga bashkia; me shume investime nga bashkia sjellin me shume vende pune; me shume vende pune sjellin rritje ekonomike etj, etj.

Kjo, eshte njera ane e pamohueshme e medaljes se hipotekimeve. Ana tjeter e kesaj medalje ka nje hije jo dhe aq optimiste per ekonomine e Tiranes sidomos per sektorin e ndertimeve. Tashme dihet se ne Tirane ka nje furnizim me aprtamente qe i pergjigjet me teprice kerkeses. Sipas nje raporti te nxjerre nga Banka e Shqiperise ne tremujorin e pare te vitit 2009 jane regjistruar 4000 banesa te pashitura. Ne tre mujorin e pare te vitit 2010 numri i apartamenteve te pashitura kap shifren 4700 kurse sot sipas zotit Xhavit Curri, ekspert i taksave, administrator i shoqërisë së konsulencës fiskale “KFF” numri i apartamanteve te pashitura ka arritur ne 8000. Nese dikujt numri 8000 apartamente te pa shitura i duket shume i larte duhet te dije se ky numer nuk pasqyron teresine e apartamentve qe jane ne treg per shitje. Tregu perbehet nga 8000 apartamentet e pa shitura te firmave te ndertimit plus numrin e apartamenteve te nxjerra per shitje nga qytetaret privat.

Sipas zotit Basha numri i apartamenteve te pahipotekuara sot eshte 60,000. Zoti Basha premtoi se keto apartamenteve do te hipotekohen brenda 6 mujorit te pare te ardhjes se tij ne krye te Bashkise se Tiranes. Pa dyshim qe ky eshte nje lajm i mire per te gjithe ata qytetare qe jetojne ne apartamentet e pahipotekuara. Por cfare do te thote hipotekimi i ketyre apartamentve per sektorin e ndertimeve?

Zoti Basha parashikoi se shumica e tyre do te perdoren nga pronaret si kolateral per marrje kredie e cila do te sherbeje per hapje biznesesh. Sic thashe me larte te gjitha fjalet e zotit Basha do te merren si te mirqena dhe te verteta. Nuk besoj se i bej padrejtesi thenies se zotit Basha nese supozoj se 90 per qind e apartamenteve te hipotekuara do te perdoren per kolateral. Gjithshtu,  nuk besoj se i bej padrejtesi thenies se zotit Basha nese supozoj se 10 per qindeshi i mbetur ose 6,000 apartamente perfundojn ne treg per shitje.      

Futja ne treg e 6,000 apartamente te reja ne nje kohe  kaq te shkurter do te ishte fatale per industrine e ndertimeve. Kjo industri sot per sot eshte punedhenesi me i madh ne Tirane. Humbja e kapitalit si pasoje e falimentimit te industries se ndertimeve  do ti bente humbjet e skemave piramidale te dukeshin si nje loje femijesh. Nje hipoteze e tille duhet ti lere pa gjume dhe Don Zhuanet me te thekur. Te jemi te qarte qe nga ata nuk pritet prishje gjumi per probleme publike, tashme jemi te gjithe te vetdijshem se ata shqetesohen vetem per probleme te ngushta pragmatike. Por, ata nuk do te ishin Don Zhuane nese shkaterrojne platformen teatrale qe u mundeson te japin shfaqjen e rradhes perpara publikut shqiptare. Don Zhuani i Molierit do ti mohonte si pasardhes dhe kurresesi nuk do te pranonte qe te pervetesonin emrin e tij.      

Nese Zoti Basha del fitues nga zgjedhjet e 8 Majit, mua nuk me mbetet gje tjeter vetem te shpresoj qe ai te jete nje Don Zhuan i vertete. Nese ai tregohet i ndershem dhe e mban premtimin e dhene atehere ndershmeria e tij do te shkoje dore me dore me falimentimin e industries se ndertimit.  Por, une kam besim te intuita ime se zoti Basha eshte nje Don Zhuan i vertete dhe se ai  i ndjek veset e modes: hipokrizine dhe genjeshtren. Dhe per te miren e Tiranes premtimet e tij do te mbeten ne varesi te vlerave variable X dhe Y.

27 Komente

Roni, ketyre nuk ju a ndejn.Keta boll te marin votat ska rendesi si i marin me ndershmeri apo me mashtrime.

Roni, urime për shkrimin.

Mendoj se me shkrime si ky, ngadal-ngadale do të mund të De-Donzhuanizojmë së pari votuesit, dhe pastaj politikanët, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

 

 Rono, me pelqeve shoku. I ke bo nje analize te bukur, po aq te bukur, sa me befasove.

10*

Bukur! 5*

Rono ke bere nji analize mjaft te arrire por vete Basha as nuk e qeth fare per industrine e ndertimeve apo Tiranen. Qellimi i Bashes eshte marrja karriges per te luftuar Ramen, e ne djall vafshin te tera. Jo sepse keshtu do Luli, por ate urdher ka marre nga shefi.

Ron, zgjeroje pak me teper mendimin ne lidhje me efektin e futjes ne treg te ktyre 6000 apartamenteve po pate mundesi. Ndoshta eshte faji im por nuk po e kuptoj mire.

Dejon,

Ne fakt ke te drejte se i kam rene shkurt efektit. 

Ideja eshte qe tregu i ndertimeve eshte i mbingarkuar me aprtamente per shitje. Futja e 6000 apartamenteve (gjithmone e supozuar) ne treg per shitje do ti linte pa fryme kompanite e ndertimeve. Tregu do te tejngopej me apartamente dhe si rrjedhoj do te kishte renie drastike ne cmime. Ki parasysh ligjin baze oferte/kerkese ne lidhje me cmimet. Nese ndodh kjo atehere fataliteti per industrine e ndertimit eshte i pashmangshem.  

Ron, kto 6000 apartamente nuk kane nevoje per hipoteke per te dale ne treg me sa di une. Dmth hipotekimi dhe dalja per shitje nuk ma merr mendja se perbejne shkak/rrjedhoje.

 8 000 apartamente te pashitura tregojne dicka per mua, qe ai investim atje eshte i dyshimt, keshtu qe donzhuanizmi nuk eshte vetem ne politike!

Dejon,

Le te jemi realist.

Nese je pronar i nje apartamenti pa hipoteke askush nuk te ndalon ta nxjerresh per shitje. Por shancet per te gjetur bleres jan minimale ne mos joegzistuese.

Pyetja e pare qe ben bleresi i interesuar ne tirane ne lidhje me nje apartament qe eshte per shitje eshte:

A e ke me letra?

Gjithashtu, togfjaleshi i fundit i rreklamave nga shitesi i nje apartamenteve eshte:

Shitet apartament ............. me hipoteke.

Pra, hipoetikimi luan nje rrol shume te rendesishem ne shancet per shitje te nje apartamenti. Sa me shume shance ka nje produkt per shitje aq me aktiv eshte ai ne treg, sa me aktiv eshte ai ne treg aq me i rendesishem eshte ne formimin e cmimeve.

Nje njeri me mend ne koke nuk blen nje motorr pa letra lere me nje apartament. Prandaj apartamentet pa hipoteke jane te "diskriminuar" ne treg dhe si rrjedhoj nuk kan volume te larte ne shitje. Sa me pak volume te ket nje produkt ne shitje/blerje aq i parendesishem eshte ai ne treg.

Rono, une e kam pak te veshtire ta imagjinoj realitetin e nje fenomeni anormal, sic eshte ndertimi ne Tirane, ne terma absolute sic e ve ti. Pa dashur te behem i merzitshem dua te te kujtoj qe vete fakti qe egzistojne 60000 apartamente te tilla eshte deshmitar i fuqise se ketij tregu. Nejse.

Dejon,

 Shumica e apartamenteve ne Tirane jan blere perpara se te mbaronin ndertimet. Nje apartament qe nuk eshte ndertuar akoma (ose ne ndertim e siper) nuk mund te paraqese kerkesen per hipotekim. Pra loja e ndertimeve nisi me idene qe ne fillim e bleje apartamentin pastaj prisje ne do hipotekohej apo jo. Sic tha Basha vetem 10% e aprtamenteve te pahipotekuara jan te tilla per arsye konflikt pronesie pjesa tjeter jan te tilla si pasoje e devijimit nga plani i miratuar nga Bashkia. Pra pronari e ka marre vesh lajmin e hidhur se apartamenti i tij eshte i pa hipotekuar mbasi ka paguar parate dhe mbasi ka futur mobiljet ne te.

Pra apartamentet pa hipoteke i kan "lloc ne dore" pronareve.

Rono, se tani e lexova shkrimin.

Shiko, industria e ndertimit ne Shqiperi eshte nje fllucke e madhe. Do te plasi gjithsesi.

Nqs. supozojme se logjikimi yt eshte i drejte, atehere hipotekimi i premtuar vetem sa do te pershpejtonte kete proces qe eshte aktualisht ne rruge e siper.

Madje une shkoj me tej. Fllucka do te plasi shume me perpara se sa Basha, (ne rast se do te fitonte), do te vinte ne jete premtimin e tij.

 amon olso mos e thirr te keqen ne emer 

 

duhet te kish plasur prej kohesh por, lum zoti, nuk kemi sistem financiar e as gjykata.

 Ne kapitalizem politiken e terheq per hunde ekonomia, ndersa ne ate te shqiperise e terheq politika.Shteti ne Shqiperi eshte deficit me shume kompani ndertimi ne shifra te larta % jane bere punime rruge, pallate,ura, ect,.sipas urdherit te politikes, por parate nuk jane dhene, nuk jane shluer nga shteti, keshtu qe ndertuesit do te stopojne..dhe efektet pasojat do te vijne zinxhir!

Keshtu qe Basha i ben llogarite pa hanxhine, njesoj si ajo peralla, "do marr nje vez, veza do te bej pulen, pula vezen, veza pulen, dhe pastaj do te bej nje furik, pastaj, dy furiqe, tre kater nje pulari aty, dhe ja.. po sa mori vezen vez u thy dhe te gjitha endrat pastaj..iken per lesh"

Genjeshtra tashme ne Shqiperi  nuk perben me perjashtim nga e pergjithshmja. Ajo eshte e pergjithshmja.

Good job ma man, acutally great (sidomos ai paragrafi i don zhuanit i haven't come accross that, ehste fuckin perle)! speak up ur mind brothaz! it might not mean anything in the begining but that's how things start to change: by naming things! so the rest can realize what lies ahead...

 

Pune muajsh dhe do plase, dhe nqs do pershpejtohen hipotekat do jete e garantuar. Nje rishpendarje e vleres per tu investuar ne gati dyfishin e apartamenteve qe mund te jene prane shitjes. Ka me mijera apartamente qe jane bllokuar tek bleresi i pare per shkak se skane hipoteke.

Ne forme te perbledhur, shkrimi i Ronit ishte botuar sot tek gazeta shekulli:

Hipotekimi i Bashës falimenton industrinë e ndërtimitLexojeni të plotë tek www.peshkupauje.com | 06/05/2011 | Letrat e lexuesve | komentet0 KOMENTE | faceFacebook | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Basha shpall se hipotekimi i apartamenteve në Tiranë do të jetë një veprim me rrjedhoja pozitive për ekonominë në Tiranë, pasi do të zhbllokojë 800 milionë euro, të cilat qëndrojnë si kapital i ngrirë. Ky kapital i zhbllokuar theksoi Basha do të përdoret nga pronarët për qëllime investuese. Këto investime do të krijojnë vende pune.

Më shumë vende pune sjellin më shumë të ardhura, më shumë të ardhura sjellin më shumë taksa për bashkinë, më shumë taksa për bashkinë sjellin më shumë mundësi investimesh nga bashkia, më shumë investime nga bashkia sjellin më shumë vende pune, më shumë vende pune sjellin rritje ekonomike etj., etj.

Kjo është vetëm njëra anë e medaljes së hipotekimeve. Ana tjetër e kësaj medalje ka një hije jo dhe aq optimiste për ekonominë e Tiranës sidomos për sektorin e ndërtimeve.

Tashmë dihet se në Tiranë ka një furnizim me apartamente që i përgjigjet me tepricë kërkesës. Sipas një raporti të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë në tremujorin e parë të vitit 2009 janë regjistruar 4000 banesa të pa shitura.

Në tre mujorin e parë të vitit 2010 numri i apartamenteve të pa shitura kapte shifrën 4700 kurse sot sipas zotit Xhavit Curri, ekspert i taksave, administrator i shoqërisë së konsulencës fiskale "KFF" numri i apartamenteve të pa shitura ka arritur në 8000.

Nëse dikujt numri 8000 apartamente të pa shitura i duket shumë i lartë duhet të dijë se ky numër nuk pasqyron tërësinë e apartamenteve që janë në treg për shitje. Tregu përbëhet nga 8000 apartamentet e pa shitura të firmave të ndërtimit plus numrin e apartamenteve të nxjerra për shitje nga qytetarët privat.

Sipas zotit Basha numri i apartamenteve të pa hipotekuara sot është 60,000. Zoti Basha premtoi se këto apartamente do të hipotekohen brenda 6 mujorit të parë të ardhjes së tij në krye të Bashkisë së Tiranës. Por çfarë do të thotë hipotekimi i këtyre apartamenteve për sektorin e ndërtimeve?

Zoti Basha parashikoi se shumica e tyre do të përdoren nga pronarët si kolateral për marrje kredie e cila do të shërbejë për hapje biznesesh. Nuk besoj se i bëj padrejtësi thënies se zotit Basha nëse supozoj se 90% e apartamenteve të hipotekuara do të përdoren për kolateral.

Gjithashtu, nuk besoj se i bëj padrejtësi thënies së zotit Basha, nëse supozoj se 10% i mbetur ose 6,000 apartamente përfundojnë në treg për shitje.

Futja ne treg e 6,000 apartamente të reja në një kohë kaq të shkurtër do të ishte fatale për industrinë e ndërtimeve. Kjo industri sot për sot është punëdhënësi më i madh në Tiranë. Humbja e kapitalit si pasojë e falimentimit të industrisë së ndërtimeve do ti bënte humbjet e skemave piramidale të dukeshin si një lojë fëmijësh.

Një hipotezë e tillë duhet t'i lërë pa gjumë dhe mashtruesit më të thekur. Të jemi të qartë që nga ata nuk pritet prishje gjumi për probleme publike, tashmë jemi të gjithë të vetëdijshëm se ata shqetësohen vetëm për probleme të ngushta pragmatike.

Por, ata nuk do të ishin mashtrues nëse shkatërrojnë platformën teatrale që u mundëson të japin shfaqjen e radhës përpara publikut shqiptar. Nëse Zoti Basha del fitues nga zgjedhjet e 8 majit, dhe nëse ai tregohet i ndershëm dhe e mban premtimin e dhënë atëherë ndershmëria e tij do të shkojë dorë më dorë me falimentimin e industrisë së ndërtimit.

Por, unë kam besim tek intuita ime se zoti Basha është një Don Zhuan i vërtetë dhe se ai i ndjek veset e modës: hipokrizinë dhe gënjeshtrën.

 

Nuk e di kush eshte ai "gazetar" apo redaktor, qe merr gersheret ne dore edhe pret, e shton gjera sipas qejfit, ndryshon titullin, prish kontekstin etj etj.

Pacavurrja tek shekulli, nuk ka asgje te perbashket me shkrimin e Ronit. Lidhja Don Zhuan i Molierit dhe kandidatet e sotme ishte e shkelqyer, mjaft e spikatur. Aty qendronte dhe bukuria e shkrimit.

Keta pseudo-gazetaret e shekullit, te bejne militant me zorr! Turp tu vij po e quajne veten gazetar!

Cmimet i percakton tregu dhe me tregun nuk hahesh dot. Fakt eshte qe rreth 6-7 mije apartamente binzesi i ndertimit i mban stok pa asnjelloj problemi deri tani. Nese ndodh hipotekimi i bashes atehere ato 6000 (ose 10%) apartamente qe do hidhen ne rishitje tashme te hipotekuara thjesht do shtojne konkurencen dhe do ndikojne ne uljen e cmimeve, efekt edhe ky pozitiv. Nuk kuptoj se si do te falimdentoje biznesi i ndertimit. Thjesht do kete nje rregullim (adjustment) te tregut dhe kaq. Kjo sigurisht do sjelle tronditje dhe ndonje kompani edhe do falimentoje por keto jane dukuri te tregut dhe te industrise si kudo tjeter.

Sa per Bashen eshte kompliment ta quash Don Zhuan, me teper i shkon epiteti Uriahip.

Nese ndodh hipotekimi i bashes atehere ato 6000 (ose 10%) apartamente qe do hidhen ne rishitje tashme te hipotekuara thjesht do shtojne konkurencen dhe do ndikojne ne uljen e cmimeve, efekt edhe ky pozitiv. Nuk kuptoj se si do te falimdentoje biznesi i ndertimit. Thjesht do kete nje rregullim (adjustment) te tregut dhe kaq.

Shume dakord.

Kur shkruajta me siper per plasjen e flluckes, kisha parasysh egzaktesisht kete.

Une uroj qe kjo te ndodhe sa me shpejt.

Gjithshtu, nuk besoj se i bej padrejtesi thenies se zotit Basha nese supozoj se 10 per qindeshi i mbetur ose 6,000 apartamente perfundojn ne treg per shitje.

Ne c'baza doli ky supozimi? Ndersa per keto me poshte:

Ne tre mujorin e pare te vitit 2010 numri i apartamenteve te pashitura kap shifren 4700 kurse sot sipas zotit Xhavit Curri, ekspert i taksave, administrator i shoqërisë së konsulencës fiskale “KFF” numri i apartamanteve te pashitura ka arritur ne 8000.

Dhe:

Futja ne treg e 6,000 apartamente te reja ne nje kohe kaq te shkurter do te ishte fatale per industrine e ndertimeve.

E para, c'lidhje ka Basha apo Rama apo qofte edhe George Bush me paaftesine e ndertuesve te babezitur per te planifikuar nese do mund te shesin dot prodhimet e tyre?!

E dyta, po per ato 8000 qe qenkan te pashitur deri me sot, edhe per ato Basha e ka fajin keshtu?

Me c'kuptoj une Roni e ka fjalen qe nese hipotekimi vertet do te ndodhe (une kam shume dyshime per kete) duhet te behet gradual (sic po behet nen Ramen) ne menyre qe ndertuesit te mos ndjejne "shokun". Kurse une them qe duhet te kete nje shok te fuqishem qe vertet te riorganizoje industrine e ndertimit ne shqiperi. Efektet do ishin pozitive si ne ngadalesimin e ndertimeve pa fre ashtu edhe ne uljen e kerkeses per lende te pare qe do sillte (shpresoj une) reduktimin e fabrikave te cimentos, mosgerryerjen e lumenjve, reduktimin e ndotjes se ambientit etj. etj.

Ne Shqiperi ka Oligopol ne ndertim. Nje "shock" do e shkundte mire edhe kete sistem.

Eh mer Ron, smiley  s'e kisha pa ket, kap bishti me dere knej.

Po kjo puna e rrenave, qe thu ti miku im, esht cik e nderlikume. Me mire e pershkrun ajo historia me leprin, qe po ikte i tmerrum se po tridhshin kuajt, qe tha "sa ta marrin vesh qe une s'jam kale, vane allatet e mia". Sepse psh merr ramen ti; nigjo ky qe oponenti vet bo i premtim futjakoti. merret vesh qe esht rren, mirpo, si lepri, rama thot: sa ta mori vesh poplli veshderr (ore ku esht idrisi?) qe ai premtimi eshte rrene, iken votat e mia. Ene gelldap, i shto i cik uj dhallit ene rama nga ana e vet (te keqen o dhalle, une hidh uje e ti i bardhe. smiley

Qe na sjell te pika tjeter, qe quhet effekti domino i genjeshtrave apo funksioni eksponencial i rrenes. Po si o kjo, do pysesh ti. Ja ta pershkruj me nji tjeter histori, ket radh me minator Valiasi (qymyr). Shko i inxhinier i ri atje, taze fare, mate era shkolle ala. Ene kta ujqit e vjeter te matrapikut, thane me bo i cik hajgare, si osht zakoni. Erdh vakti drekes, ene u ulen kta gjith bashke. Ene fillun kshu si rastsisht muhabetin, "sa here e bone mrom". Vallaj nji here, tha si gjynofqar i pari. Tre here, tha tjetri. Une pese, vazhdoi ai mas tij. u nxef muhabeti. Po shkonte termo puna. Ai njit me inxhinierin po ashtu: 15 here tha, simas sirase. Te gjithe syte te inxhinieri tani, dmth po ti, sa? Edhe ky i shkreti, me ekstrapolim, se s'donte me dal si dele zeze: une 17 here, tha... smiley

kshu ne kjo puna e veneve te punes psh. thuj shyqyr qe jon dy, se ilaqim te ishin nja 10 kandidate te barabarte ne fuqi, venet e punes qe do u hapnin ktu s'do i mushte dot as fuqia puntore e Euroazise... 2 miliard vene pune, pa ia bo syni terrt mer...

Urime dhe me te tjera.

 Ne fakt edhe une i qendroj mendimit te Dajoshit, se nese do ndodhte ajo qe thote autori, athere vertete çmimet do stabilizoheshin, apo do te uleshin pakez, gje qe do ndikoje automatikisht edhe ne stabilizimin e inflacionit, qe ka marre per lart nga çmimi i karburanteve. 8 mij apartamente + 6 mij shtepia qe supozon autori = 14 mij shtepia, qe nuk eshte ndonje shifer e larte, po te kemi parasysh numrin e madh te emigranteve dhe te huajve nga Europa veriore qe vazhdimisht po blejne shtepia ne Europen jugore, Spanje, Portugali, Itali, Greqi, Turqi, Bullgari, Mali i Zi, Kroaci. (Keto jane te pakten vendet me shitje te kenaqeshme te shtepiave, tek europiano-verioret). Keto vende kane nje te mire, se hipotikimet, nuk i kane me zvarritje si Shqiperia. I vetmi vend, ku hipoteka zvarritet, por jo si Shqiperia, eshte Turqia, vend qe i ka çmimet e apartamenteve dhe vilave me te lira se Shqiperia. Kendej ne perendim, gjate shit-blerjes, hipotekimin e rregullon noteri/ja, kuptohet qe pregatit ter dokumentacionin e shit-blerjes dhe qe merr % e vet. 

Pse jane bllokuar per kaq kohe hipotekimet  ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).