vote.jpg (240×180)Një votë në qytetin e Durrësit është blerë me 2 mijë lekë të vjetra. Drejtoria e policisë së Durrësit ka njoftuar nisjen e procedimit penal në gjendje të lirë të një shtetasi me inicialet S.D, 56 vjec, me akuzën e dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve.

Hetimi ndaj tij ka nisur pas padisë penale që ka bërë një 49-vjecar po nga Durrësi, i cili i ka deklaruar policisë se shtetasi në fjalë i ka premtuar shumën prej 2 mijë lekë për cdo kartë identiteti dhe i ka marrë atij 4 kartat e pjesëtarëve të familjes, me qëllim që këta shtetas të mos votojnë më datë 08 maj për forcën politike që dëshirojnë. 

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë, ndërkohë që drejtoria e policisë së Durrësit i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të paraqiten e denoncojnë pranë organeve kompetente raste të tilla, që pengojnë shprehjen e vullnetit të lire nëpërmjet votës. 

11 Komente

 Si mund t'ia kete marre? Me dhune? Perndryshe nuk e kuptoj lajmin...

hahahahahahhahhahaha, e lezeteshme. Mesiguri do te kete qene tape dhe ne kembim te ca lekeve ja ka dhene vete kartat e identitetit (te vehten dhe te familjareve), por kur eshte esellsuar eshte bere pishman.

 E ka rraf plaka me grune ne shpi, nje mut eshte bo pishmon smiley 

edhe sikur pa buke jene  ,te pakten te  kerkojne  nje cmim me te larte dreqi e mori  ,por per 2 mije leke te vjetra eshte poshterim ,per ata vete dhe per ne smiley     Mjere ne qe mezi po presim te votojme ,kurse  keta tallen me voten  tone smiley

Turp, shume turp!!!

 Ai qe ka marre leket smiley per te shitur voten e pjestarve te familjes, paska qene ne pike te hallit smiley ai me siguri i lutet Zotit ta mbajne nja 1 jave ne burg, se aty ka per te ngrene sa te duash smiley

Pjero kesaj radhe gabohesh. Po nuk te furnizoj familja me ushqime, ne burg nordh per buke. Ushqimet e destinuara per te burgosurit perfundojne ne duart e gardianeve bile edhe me lart.

TCH nuk thote asnjehere se per cilen parti u be "kjo blerje", kur nuk eshte PD-ja,s e perndryshe do ishte titulli kryesor i lajmeve sot !

Ne fakt, nga informatat a dala neper media, behet fjale per nje tentative te ulet te partise socialiste, per te penguar njerezit qe te votojne! Mendojne se duke blere "karten" X apo Y s'do votoje per PD ... harrojne se njerezit kane dhe karte, dhe pasaporte !   smiley

Socialistat kane specialite te manipulimeve ! E nxorren koken serisht !!!

 LEFTY, kete metode e perdor forca ne pushtet. Une e kam pervoje dore e pare qe kane ardhur njerez te PD te "marrin me qera" kartat e identitetit ne lagjen "Fusha e Aviacionit" (po e quaj keshtu). Vetem se cmimi ne Tirane eshte goxha me i larte. 

Po sms-te e derguara mbreme ne darke, nga njesia bashkiake, ku te drejtoheshin me emer dhe mbiemer e te "ftonin"  te votoje per L. Bashen dhe I. Fortuzin, ku hyjne? C'pune ka njesia bashkiake aktuale te dergoje sms ne numrat personale te njerezve?  S'po flas per fletushkat ne formen e fletes se votimit, ku qene perzgjedhur PD e LSI-ja, te shperndara dje dere me dere. Me teper se fushate elektorale, me ngjan si fushate terrori: "Ne e dime se kush je, ca njesie je, shpine ku e ke, bej prove e mos voto per ne!"

Edhe ne fund, kishin pertuar ta shkruanin te plote, por  i kishin keput nje "Flm". :O

 po mua qe me mori ne telefon Edi Rama dhe me thoshte qe me 8 maj te votoj per te vetmen rruge!!!! keto qe diskutojme ne jane versioni skemmi argumente dhe hajt ti biem samarit...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).