01eurovizion4.jpg (640×370)

Gjenevë, 1 Maj - Unioni Radiodifuziv i Evropës (EBU), organizatori i Eurosong, ka pranuar pjesëmarrjen e Kosovës në garat Eurovision Young Dancers që do të mbahen në Oslo më 24 qershor, siç shkruan gazeta serbe “Kurir”, edhe pse Radio Televizioni i Kosovës nuk është anëtar i kësaj organizate. 

Për këtë shkak në listën e pjesëmarrësve në këtë garë nuk ka përfaqësues të Serbisë, edhe pse Radio Televizioni i Serbisë është anëtar me të drejta të plota të EBU. 
Sipas kësaj gazeta serbe, ndër 10 garuesit nuk do të jetë askush nga vendet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, përpos Greqisë. 

Drejtori gjeneral i RTS-së, Aleksander Tijaniq, në një deklaratë për “Kurir” thotë se reagimi i servisit tonë publik është i logjikshëm. “Ne kemi vetëm një votë në EBU, kështu që nuk mundemi që vetëm të marrim vendime. Për reagimin tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë garë, mjaftueshëm flet fakti që Serbia nuk gjendet në listën e pjesëmarrësve”, thotë Tijaniq. 

Sipas “Kurir”, ky rast nuk është për herë të parë. Në gjysmëfinalen e parë të Eurosongut 2010 në Oslo, para paraqitjes së përfaqësuesit serb Milan Stankoviq, në panoramën me kontura të Serbisë nuk ka qenë Kosova, por kufijtë e Serbisë kanë qenë të mjegulluara. Kështu që, Kosova ka qenë e pamundshme të vërehet. 
Justin Ebenek, anëtar i ekipit, i cili ka realizuar Eurosongun 2010, ka deklaruar atëherë se Norvegjia si nikoqir nuk ka guxuar të paraqesë Kosovën në përbërje të Serbisë, pasi që ky shtet ndër të parët ka njohur pavarësinë e saj. 

4 Komente

Po keta ne cfare gjuhe do paraqiten? ne kohditorce? se eshte radiodifuzim shume important ai per t'u marre aq me facilitet; i duhet dhan importanca e duhur qe ene kosova te beje impresionet e duhura me nje performance eksellente qe te reflektoje egzaktesisht ato vlera oksidentale qe inkorporohen ne shpirtin diogjen kosovar - kohditors.

u befshi... ! ashtu.

 lajm shume i mire ky!  prit tani kur serbet te terhiqen, ne shenje proteste, nga Eurosongu.smiley.   natyrisht, evropes, por neve vecanti na plasi menderja.smiley

Drejtori gjeneral i RTS-së, Aleksander Tijaniq, në një deklaratë për “Kurir” thotë se reagimi i servisit tonë publik është i logjikshëm. 

kete: ''servisit'', sikur ta kishin shkruar  ''sherbimit'', mire do benin.  se nuk behet fjale per loje tenisi, apo jo.

 Zoto, keta gazetaret  e Kohes Ditore, mos nga qe u beme dy shtete mendojne se mund te  behemi edhe  me dy  gjuhe?megjithate  jam si  thote beluli.Lajmi eshte i tille,   qe i ngjan sihariqit....  

Lajmi ashtu eshte... dhe per mua. As te mos vihet fare ne dyshim grava, por te me falesh nese nuk kenaqem dot me hala peshku. Ndoshta ngaqe mendoj se kjo eshte gjendja; pikerisht keshtu:

Anes lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shprese,
Anes Elbe-s, anes Spree-se.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anes detit i palare,
Anes drites i papare,
Prane sofres i pangrene,
Prane dijes i panxene,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
Se c'e shempne derbederet,
Mercenaret dhe bejleret,
Se c'e shtypne jabanxhinjte,
Se c'e shtrythne fajdexhinjte,
Se c'e pren' e se c'e vrane,
C'e shkretuan anembane,
Nene thundren e perdhunes,
Anes Vjoses, anes Bunes.
Cirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, carmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres nje shenj' e pres nje drite,
Pres me vjet' e pres me dite,
Se c'u tera, se c'u mpaka,
Se c'u cora, sec c'u mplaka,
Lark prej vatres dhe prej punes,
Anes Rinit, anes Tunes.
Cakerdisur, baterdisur,
Perpelitur dhe zalisur,
Enderonj pa funt, pa shprese,
Anes Elbe-s, anes Spree-se.
Dhe nje ze vengon nga lumi,
Me bucet, me zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pelcet, kercet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjemon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punetore,
Qe nga Shkodra gjer ne Vlore!
Ky ilac e ky kushtrim
me ben djal' e me ben trim,
me jep forc' e me jep shprese,
anes Elbe-s, anes Spree-se.
Se pas dimrit vjen nje vere,
qe do kthehemi njehere,
prane vatres, prane punes,
Anes Vjoses, anes Bunes.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shprese,
anes Elbe-s, anes Spree-se.

A mund te behej kjo me e bukur, me realiste, me "kontemporane" (moderne? me fal per termin)... me aktuale... me e vertete se kaq?

Cfare duhet te them? Sa uje te kafte ka Tamizi? Me ton te hareshem, apo si ta bej? 

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).