20110502200923_fotoart.jpg (250×164)

Ky njeri ka gisht se s'bën në vrasjet e 21 janarit

Gjatë gjithë pasdites së djeshme, lajmi se Flora Hanelli i është drejtuar kandidatit të PD-së për kreun e bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashës, me fjalët “vrasës, maskara”, është komentuar online si asnjë lajm më parë në një kohë aq të shkurtër. Është hera e parë që Lulzim Bashës i thonë “vrasës” në publik. Ka javë të tëra që Basha del sheshit, e nuk kish ndodhur kjo gjë. Do duhej të kish ndodhur ditë për ditë e gjithë ditën e ditës, do duhej t’i kishin ulëritur vazhdimisht “vrasës, vrasës, vrasës”, e të mos e linin të vinte vërdallë e të çaprashiste lidhur me planin e tij të administrimit komunal të metropolit, por kjo nuk ka ndodhur, ashtu si nuk ka ndodhur që të ketë dalë një njeri për t’i thënë në sy Sali Berishës të njëjtën gjë. Më në fund doli një grua, një pedagoge e Universitetit të Tiranës, dhe e bëri. Me Bashën.

“Ne nuk e dimë që ai është vrasës, dhe prandaj është e tepruar t’i thuhet vrasës”, mund të dëgjohen zëra të krahut të pushtetit, që medemek kanë shumë për zemër verdiktin e institucioneve, dhe jo pandehmat e njerëzve të mllefosur. Atëherë, le ta marrim shtruar (s’është hera e parë që e marrim shtruar). Më 21 janar u vranë katër veta. Ishin në bulevard në momentin që janë vrarë. Ishin pjesëmarrës në një protestë të dhunshme kundër pushtetit, por nuk ka asnjë provë që ata të kenë ushtruar ndonjë dhunë mbi dikë (edhe sikur të kish prova të tilla, nuk është se do justifikoheshin vrasjet; theksoj faktin që ata s’kanë qënë fare pjesë e dhunës për të nënvizuar pafajësinë e tyre të skajshme, e jo për të përligjur vrasjen e tyre). Për më tepër, në momentin që u vranë nuk ishin më as protestues; thjesht po bënin sehir fashitjen e protestës, që përkoi në mënyrën më të çuditshme me tërbimin e Gardës së Republikës; më në fund, nuk ishin të armatosur. 

“E mirë, e morëm vesh, e pastaj? Pse qënka e thënë që të ketë gisht Lulzim Basha në këtë histori?”, mund të pyesin berishianët që medemek e kanë qejf garantizmin. Hm, sado xhan ta kemi Lulzim Bashën, nuk mund të harrojmë që ai ishte ministër i Rendit publik. Nuk e di ai kush dha urdhër? Nuk ka dëgjuar gjë? Nuk e ka dhënë ai vetë urdhërin? Le të na gjente vrasësit, atëherë! Si ministër rendi na e kish borxh të gjente shpejt e shpejt autorët e vrasjes së katër qytetarëve në mes të ditës e nën vëzhgimin e një mizërie kamerash televizive e kamerash survejimi të varura në muret e kullës së kryeministrisë. E nëse as këtë s’e ka bërë dot, ai do duhej të jepte dorëheqjen. Por ky as këtë nuk e bëri. Në vend të këtyre, bëri tjetër gjë. Pikërisht kur shqiptarët ishin të tmerruar nga çfarë u panë sytë përpara kryeministrisë, ai urdhëroi, lejoi apo nuk ndaloi policinë të ushtronte dhunë mbi protestuesit e tjerë që mbetën pa u vrarë, doli e na foli për protestues të kapur me kartëmonedha të së njëjtës prerje në xhepa, na shpërbleu me rroga vrasësit, na kundërshtoi urdhër-ndalimin e prokurorisë për gardistët, doli e u mbajti iso sendërgjive idiotike të kryeministrit mbi një gjoja putsch të kryer me thika me helm, stilolapsa-pistoletë, me kallashnikovë të ngarkuar në një makinë, me protestues të trajnuar për të ushtruar dhunë e vrarë në rrethinat e Tiranës, e nën komandën e treshes president-kryeprokurore-kryetar i opozitës, doli e dëshmoi në komisionin parlamentar më të çmendur që ka njohur historia e parlamentarizmit botëror, etj, etj. Lulzim Basha nuk ka folur asnjë fjalë për katër të vrarët. S’i ka përmendur kurrë ata qytetarë të pafajshëm, të cilëve iu mor jeta për krimin se ishin opozitarë. E sikur të mos ishin mjaft këto të pabëra, ka pranuar dhe kandidimin për kreun e bashkisë së Tiranës me moton “të parët janë qytetarët”.

Ka dhe më. Vijon të sillet me arrogancë edhe sot e kësaj dite. Madje, si bandit në stilin e mentorit të tij. Sipas pjesëmarrësve në takimin e djeshëm me studentët, i qënka kthyer profesoreshë Florës me fjalët: “Ta tregoj unë vrasësin më 9 maj”. Si ta marrim këtë frazë? Unë e marr ashtu si është, dmth si një kërcënim, e prandaj më ngjethet mishi. 

E më vjen ta pyes: Ia tregon ti? Po çfarë do t’i tregosh? Pse nuk e çon deri në fund kërcënimin? Do ta pushosh nga puna? Do të hakmerresh në forma të tjera? Apo do ta vrasësh? Lul Basha, duhet ta shpjegosh këtë frazë të ndyrë! Ashtu siç duhet të pranosh rolin që ke luajtur më 21 janar, dmth ose rolin e atij që urdhëron të shtihet mbi turmë, ose rolin e atij që ka asistuar në mënyrë pasive në dhënien e urdhërit; ose rolin e atij që i ka ikur vetja aq shumë nga kontrolli, sa pranon të futet e përfshihet në një skemë fajesh e krimesh të kryera nga të tjerë. Deri atëherë, unë besoj të njëjtën gjë që beson dhe Flora Hanelli: Ti je vrasës, Lulzim Basha! 

Marrë nga Respublica

95 Komente

 une jam me floren, por me ty mustafa zboem dot, ma bo hallall

hahhahhaah sa i bukur komenti

Ik o Muc se je bere si ata qe i hedhin mustarde cdo gjeje ...

une jam dhe me Floren dhe me Nanon smiley

Ti je me Ramen or Trim ! Nuk je me Floren  smiley  

Rezultati i ketij shkrimi populist ?

Votoni Ramen, se Bashes i tha nje grua ne publik se per te, ai na qenka "vrases"

E sa veta o Muç e mendojne kete gje per Edi Ramen, pikerisht per ngjarjen e 21 janarit ?!

Sa njerez kane deshire qe termat "vrases, hajdut, maskara, mafioz" do te donin t'ja thonin ne sy Edi Rames ? Paçka se pala tjeter eshte ruajtur fort qe te mos bjere ne batakun e nivelit te fushates qe donte te bente Rama -  dmth e bazuar tek fantazmat e 21 janarit, siç u bazuan ne 2009 vetem ne "gerdec", por rezultati u pa !

Pergjigju !

Dhe vete NANO Fatos keshtu duket sikur mendon, kur deklaroi se nuk perzihet me bandat dhe banditet e 21 Janarit, apo jo ?

Atehere, s'ka dyshim se 8 maji do jete vote Politike, vote per "vrasesit", sepse per njeren pale, vrases na doi sot Luli (kur dje ishte Garda me Gardistet, apo Berisha - "Fajin e Ka Saliu!&quotsmiley, kurse per palen tjeter, "vrases" per 21 Janarin eshte pikerisht Edi Rama, Skender Gjinushi, Tom Doshi, Spartak Ngjela !

S'dua t'i rikthej theniet e Rames per te vrare, kufma, trupa ne fushebeteje, qe foli tek S. Balla me 20 Janar ne mbremje, as deklaraten e Ngjeles me 21 janar ku edhe 13.000 te vrare ju dukeshin pak per te marre pushtetin ... se besoj i mban mend keto deklarata!

Megjithate, 8 maji do vendosi, nese gjithmone PS-ja nuk vendos te braktise votimet siç po duken gjasat, se kush "vrases" do te fitoje gjykimin popullor/publik ! Se kshtu vene punet ne Shqiperi, mjafton te çirret dikush "publikisht" per diçka, dhe o burra u be gjyqi popullor ...

 Ti meriton nje zhargon qe edhe Bajlozi do e kish frike, megjithate po e permbledh me dy pyetje te vockla smiley

 

PERSE SHTETI SHQIPTAR NUK E FUT RAMEN NE BURG PER AFERAT E TIJA KORRUPTIVE DHE PER VRASJET E 21 JANARIT?

 

Perse njerku jot, Sali Berisha, nuk e futi ne burg Fatos Nanon pas zgjedhjeve te 2005 gjate fushates se te cilave, uleriste kudo "Nano padrino, Nano mafioz, Nano kriminel" ?

 

Por que?

Nuk e ka njerk frymorin, por babe, babe prej verteti, jo burrin e nones. 

Paska prentou dhe Muci te psiqiatriku

une thash mos kish bere ndonje heroizem fh-ja jone smiley

edhe une jam me Floren!   por ne kuptimin demokratik (simbolik) se protestes se saj..

po, ne demokraci qytetaret kane te drejte te protestojne edhe ne menyre te tille.  teresisht e lejueshme.     keshtu shpejt e shpejt me vjen ne mend  protesta e atij gazetarit arab qe qelloi presidentin Bush me kepuce, pershebull.  apo plot raste te tjera ku ne vizita solemne kryetaresh shtetesh,  aktiviste te ndryshem kane leshuar thirrje apo kane hapur banderola me fjale fyese kunder tyre, ose i kane goditur me veze e domate. 

por mu kujtua  edhe ajo gruaja  e njerit prej te vrareve te 21 Janarit (nga Lezha me duket), e cila gjate ceremonise se varrimit, ne shenje proteste me sa u duk, i ''perplasi'' ne fytyre shamine e kokes Edi Rames.

e pra te protestoj dikush individualisht, te  kete kurajon te  thote mendimin e tij/saj hapur kunder kujdo  politikani apo personi publik ,  eshte plotesisht  e lejueshme.  bile per mendimin tim,  ne nje fare menyre tregon nivelin e demokracise se nje vendi.  por  nese protestuesi  ka te drejte ne ato qe thote, eshte dicka krejt tjeter. mbete per tu pare...

nuk e di, po Muci duket sikur ka marre pak superxhiro.  te ky shkrim shoh shume  demagogji.  bile pas atyre ''historive'' (te cilat u konsumuan shpejt)  me pasaporta hollandeze, amerikane etj,  protesta  simbolike e zonjes  Flora duket sikur  u dha  nje ''shanc  te  madh''  per te sulmuar  serish Bashen. Muc, si shenje ankthi me duket...

cila e vertete?

 

 por mu kujtua  edhe ajo gruaja  e njerit prej te vrareve te 21 Janarit (nga Lezha me duket), e cila gjate ceremonise se varrimit, ne shenje proteste me sa u duk, i ''perplasi'' ne fytyre shamine e kokes Edi Rames.

Ajo e vertete qe pergenjeshtron kete qe ke shkruar ti smiley Klikoji siper.

a po, tani te kuptova. shembulli i Rames te paska terhequr vemendjen ty?smiley.  degjo, nuk e ve aspak ne dyshim takimin  ngrohte te Rames (disa dite apo jave  pas varrimit)  me familjaret e te ndjerit.  por une e kisha fjalen per nje veprim te caktuar te gjate varrimit.   e ke ne ''you tube''.  pra qe dikush  e goditi Ramen me shami,  nuk e pergenjeshtron dot.  por kjo nuk ka shume rendesi.  tjeter  gje doja te thoja te shembujt qe thashe me siper.

p.s  te takimi i Rames me familjaret e te ndjerit, me ra ne sy Perçi mu si skuth ne qoshe duke rrufitur kafene. Perçi, me sa duket organizatori i takimit, ka pranuar publikisht qe ne kohen e diktatures  ka qene spiun, por jo i demshem.smiley.  e pra i keqi Berisha e sikterrisi  Perçin.  por ja qe skuthi gjen mbeshtetje prape.  me vjen shume keq qe tipa te tille i shoh prane Rames.

Nje shkrim patetik dhe militant. T'ia thote ndonjeri ketij Muc Nanos qe shkruan me keq se kushdo ne Shqiperi se me c'shoh paska idene se eshte Indro Montaneli.

 Me Floren deri n'fund, derisa basha ta transferoje n'malci mas zgjedhjeve.

Ore, e keni vure re qe gjithe robt e kon b.ythen mrapa, kurse Basha e ka ke mjekrra?!

Aq me mire per te, mund te fshije hundet dhe b.ythen njekohesisht....

Po ca ka per tu bere me Floren te lutem?Eshte gjeja me e thjeshte te dalesh e te shash nje kandidat, ashtu sic mund t'ia bejne neser edhe Rames duke e share drogmen, bandit, hajdut etj etj. Biles PS premtoi dhe filloi te bente nje fushate te bazuar vetem ne epitete te tilla. Dhe etiketimet e perdorura nuk ishin vetem vrases, po tradhtar i kombit, hajdut etj etj. Dhe cfare ndodhi? As nje jave mbas fushates e la sepse e kuptoi se nuk po shkonte gjekundi, dhe se pervec militanteve qe galvanizohen nga etiketimet e kundershtareve, pjesa tjeter as nuk po ja vinte re. Pra Flora, urime per kurajon, por e vetmja gje qe ka bere eshte te zgjedh nje strategji qe vete PS e abandonoi. Dhe kjo e ben nje heroine? Boh, paskemi standarde te ndryshme. 

hahahaha,ti thuash vrasesit vrases nuk eshte e shame. Ah po ti thuash bashes kodosh, apo kelysh i saliut, po kjo eshte e shame. Zonja i tha bashes "vrases" me gjithe shpirt se keshtu e beson, e kjo nuk eshte e shame o endrit, por nje etiketim per aktin qe ky ka kryer ne 21 Janar. Nese nuk eshte e vertete, mund te thuash qe zonja trilloj, por jo qe shau.

Shi shi

po he re Muci, pasket prit te gjithe ket te shkrete Flore ne juve nje jave para votimeve.

Aman ere, po si sdoli nonji ti thote te pakten (ktij ene atij te gjatit tjeter) :

Rrenacak ! apo Hajdut !  apo ti kerkoje llogari c'kane bo me paret tona keto vite qe te dy. Apo me ca paresh,ne sa kohe realiste, e ne kurriz te kujt, do ti majne ato premtime ?

Apo qe na e kane shpif duke u sjelle si Enver Hoxha ne vaktit kur takonte masat e gjera fukaraje dhe tallte bythen duke u puth e perqafu. Sikur eshte njall Enveri  mer yahoo kur i shef. Ore o poplli ka ik per lesh, ose fjala e lire dhe mendimi i lire ktu ka vdek ne masen 100%.

Apo bo vaki poplli dhe ja ka thene, por kush e shperndan ket lajm ? Ti dhe gazeta jote dhe TV-te tone te (&ccedilsmileynderuar ? Jo re asnji, juve dini me bo vec analiza, sterhollime, pingpong me fakte, hipoteza, thashetheme, ne nje kohe kur te pakten Tirana eshte kaq bardhe e zi, kaq e qarte per tu pare megjithe problemet e veta sa ska ku te shkoje. 

Po ke pa ti Muco qe megjithe prodhimin ne mase te shkrimeve qe keni bere qy nga janari e gjer ne maj (o zot sa shume kohe keni pas), sja keni mush dot menjen njerezve qe psh Basha eshte vrases (meqe ishim ne kete teme) Jo se besoj se do fitoje Luli, por shof plot te rinj qe e perkrahin dhe jua ka qejfi. Plot ore Muci, sa te duash. Ckishe per te thene ti per kete ? Do ti thush tashti 5 dite para zgjedhjeve qe eshte vrases ? Uh, parashikoj sukses te madh.

Pranej normalisht, te pakten per ato njerez qe kane luksin te mos marrin rrogen nga buxheti i shtetit,uroj te shofin mikrointeresat e veta, dhe te votojne per ate qe jua permbush me mire.  Ne ket pike, kjo me duket se ka ngel zgjidhja e vetme dhe me e mire.

 

ruzhe nano i ka thene vrases bashes sa here ka pasur mundesi, nano eshte per me i heq kapelen ne kete pike.

ps: me vjen keq qe po vun kaq shume per zgjedhjet, po ja ne po vujme festimet per osamen, keshtu e ka jeta, politike e vujtje.

jo mi sjam tuj vujt aq shume, me marrshin te keqen smiley

sa per mucin, lene fare, nejse, do ta permblidhja si  : ineffective

ruzhe nano i ka thene vrases bashes sa here ka pasur mundesi, nano eshte per me i heq kapelen ne kete pike.

Nano mund ti kete thene vrases Bashes, por ka thene edhe nje te vertet tjeter pak te hidhur ama qe tingellon pak a shume:  ah qe skemi edhe ne (PS) nje si Basha...

Mirëpo edhe në këto rrethana, edhe sikur t’i pranonim këto pika, pra, edhe sikur të binim dakord se Rama është i vetmi socialist që e ka të sigurtë fitoren, edhe sikur të binim dakord se aty rrotull tij s’ka njeri tjetër, të cilit mund t’i besohet qeverisja e Tiranës, prapëseprapë ai ka përgjegjësi për këtë situatë. Nuk i falet që ndër të gjithë ata që ka rekrutuar gjatë viteve të fundit të mos gjejë qoftë dhe një, që të jetë në gjendje ta hedhë në tapet Lul Bashën, i cili nuk ka dëshmuar se ka armë tjetër, veç faktit që është beniamin i Berishës e veç faktit tjetër që është djalë kokoroç e gojëbrisk

 

bravo Rruzhdije,

Le te vazhdoje prostituimi i shpirtit per hir te mikro-interesave!

shume dobet..

e mer,

pse 100 vjet do rrojme me idealizma

hajt se njerezit kudo njilloj jane , mos na boni shume predikime smiley

pastaj mikrointeresat po iti integrosh mire, dalin goxha makrointeresa te mira

p.s. une per vedi sdo votoj asnjerin by the way

Per mu te mos votosh kudra Bashes, do te thote te votosh pro Bashes (qe duke mbledh mikro-interesat duket se qeka tamam festja per koken me cepa te shqiptareve..)

Me tej, sic edhe e kam thene me perpara, zgjedhja e Rames, do te coje ne zgjedhje te reja per Tiranen, maksimumi brenda 2 viteve. Pra, mbase, nje gare kandidatesh te vertete (dytsore kjo gjithsesi)..

mire mer mire, u dashka votu ramen (sorry, ma pare e pres doren smiley)

Mu ky Edi me duket kaq i frikshem,njilloj ose me keq se Saliu, vetem se nuk e kena provu tamam.

vallai kena per te rrojt e per te pa. inshalla e kam gabim

smiley

nuk bo keq ta kesh gabim se na iku jeta me prova. he se ka vu mend saliu, sa hajdut ky nano, tashti na del hajdur saliu, u car hajduti ky rama. duhet me votu per lir meten se nuk ka burr me te ndershem nga corovoda deri ne hyrje te korces.

smiley

tamam tamam

 jo er ruzhdije se ke hic gabim. po se cka nje sjellje skizofrenike onash e onash qe po sfitoi edushka sna rrotullohet toka masanejsmiley

sjellje skizofrenike?

VL

Ti me doren boj ca te dush, prije maje vije ku te dush, zgjdhje eshte ajo pune, si puna e ketyre per te cilat po flasim.

dhe diskuton ?

shnet plako

gocat e squta nuk ngelen ne nivel pershtypjesh, oj ruzhdije. ose te pakten pershtypjet i racionalizojne, i shesin per analiza.

sado qe me vjen me kthy koken anash, tek ju apolitiket e sotem shoh te ardhmen borgjeze te shqiperise, qe po vjen me ne fund amanozot, te shohim edhe ne kalldreme te pastra dhe parqe pa fshatare (por ploteperplot borgjeze).

he me qafsh ene ti

ti do me te bo analize rames une tashti ? ah skam talent per at pune, ja ke Mucin sa per iqin

ore pershtypjet nuk krijohen ne tym , dmth : sme pelqe surrati i ketij dhe kaq

sigurisht qe une i kam arsyet nga mrapa,  por ama doren ne zjarr smund ta ve sepse po flasim per te ardhmen tone borgjeze sic the tina, dhe nuk e kemi provuar Ramen ta kemi mbret te plotfuqishem pervecse ne PS. Dhe just a small hint like : demokracia e brendshme ne PS nuk te le ndonje shprese te madhe. Te tjerave spo i hyj se nuk i del fundi dhe rrogen se marrim per analiza.

ja kaq

ene koken ktheje ka te dush, secili per vete, zoti per te gjithe smiley

 

 

Endrito,

Per ca LESH standartesh flet? Tjetri ka ngjyer duart ne gjak njerzish dhe sot del e sillet si SHPETIMTAR. Ke shume te drejte, kemi standarte te ndryshme!

Te kam xhan, lexoje dhe njehere ate qe kam thene. Nuk jam marre fare me Bashen. Nqs ai eshte vrasesi, i tille u konsiderofte perhere. Une nuk po kuptoj mitizimin e ngjarjes, kur ajo zonje ka bere nje gjest qe vete PS nuk po e bente me pasi e konsideronte humbje kohe, ne mos humbje votash. 

Po cme plasi trapi per PS mu mer Endrito, kujtdo robi me nje ndergjegje duhet ti vine zorret ke fyti kur shef te tilla kellira!!

Vrases dhe nga me te peshtiret!

"Më në fund doli një grua, një pedagoge e Universitetit të Tiranës, dhe e bëri. Me Bashën." - nuk duket pak e ngaterruar...

 

 si skane te mbaruar legenat mer jahu... po per ca i thua bravo mer ? se u ngrit e tha qe je vrases? apo per faktin qe u ngrit per ndonje gje tjeter?? psh si do i hapesh 30 mije vende pune? apo ca lesh karte studenti ke per te bere ne tirane????

ca leshin bohet me keta gomere qe i bejne qejfin njeri-tjetrit dhe i duket vetja se kane te drejte pastaj... 

Eshte nje episod thellesisht politik dhe aspak kuraje qytetare . histerike. 

Amonj mer po kujt po i behet vone se u vrane 4 veta? rames apo berishes??? apo kesaj lunatikes ne fakultet??? 

lojra te ndyra politike. per mua ky eshte provokim i radhes i sajuar 100%. 

edhe mos i thuj  popull legen ktyre legenave

smiley kaq mer? po te arrish e te hysh ne debat per detaje te tilla do te thote qe e pranon si kandidat! A e kupto? e kurdisme apo jo kjo zonja, shoqja, gruja, e ndamja (quje si te dush) i vuri piken I-se!! Ky flliqsire nuk duhej kandiduar!

Kandidimi i tij ne fakt ishte pikerisht nje miksim i qellimshem i problemeve te momentit. Le ta kandidojme, e kur ta akuzojne, ti kujtojme se sot po flasim per zgjedhje vendore e jo per probleme politike!

Nuk mund te pranohet nje vrases si kandidat!

Mund te mos jesh dakort me Ramen, PS dhe me gjith "koalicionin" por nga ana tjeter ke nje monster pas nje ngerdheshjeje.

 

Nuk eshte puna te analizosh Ramen ,  shpirtit te keqe nuk ke ci ben dhe per kete nuk  ka faj kush. Me ktu idiotsirat qe shkrun i ke mire te habitesh fundurrinat dhe te punesuarit qe nuk dine te punojne ne peshk.

Nuk kam per ti harruar komentet diten e homazheve per viktimat e 21 Janarit qe qeshje per kokpalaret qe u bene "mish per top"..  Njeri i keqe, kte mendim kam une.

Ketu nuk eshte ceshtja e Mucit, por fakti teper i thjeshte dhe domethenes i nje gruaje intelektuale dhe me prestigj qe  ben te skuqen nje Tirane e tere dhe ju 10 me gjithe tituj e studime brenda dhe jashte Shqiperise. Ju ben te ndiheni te mjere shpirterisht dhe menderisht.

Ketu nuk eshte ceshtja e Mucit, por fakti teper i thjeshte dhe domethenes i nje gruaje intelektuale dhe me prestigj qe  ben te skuqen nje Tirane e tere dhe ju 10 me gjithe tituj e studime brenda dhe jashte Shqiperise.

 

 

Ju te Rames flisni copy paste si Rama,Veliaj,Shalsi,Tahiri etj. Dmth flisni sikur sapo keni dale nga pleniumi i trushpelarjes. U skuq nje Tirane e tere thote. Po cthua mor derezi. Tirana nuk u skuq as kur fluturonte Rama nga shkallet grate, as kur i rrifte, as kur dilte me bole perjashta ne plazh, e jo me te skuqet nga fjalet e nje plake qe mori nje 10 milion leksh para pensionit.

 Bravo i duhet thene Flores per guximin qytetar. Vrases mer vrases jane; kane vrare te ardhmen e ketij vendi! Dufi i Flores vlen sa njemije fjale analize...

I kane mbushur institucionet me militante trushkrete e te paafte, qe rrahin si cekan modelesh injorance. Diku tjeter  i kercenojne me buken e gojes punonjesit e thjeshte nese nuk bejne fushate per ta. Eshte per te ardhe turp, dhe te gjithe ata qe perbuzin gjestin e kesaj, duhet te kishin sa gjysma e koqeve te Flores. Me vjen keq vetem se ky gjest duhet te ishte permbushur nga te rinj aktiv me ndergjegje qytetare. Per fat te keq rinia tek ne nuk ekziston, te pakten me vetedije. Jane kthyer te gjithe ne buratine qe pa lere si njerez. 

Jam dakort me ty albano!

 edhe un jam ne te njejten mendje..

 jam dakord me ty qe je dakord me mua, e kisha fjalen..

 

M Nano eshte me Floren, M Nanos i vinte turp qe eshte shqiptar, kur shqiperia u pranua ne NATO.

Po ke pa ti Muco qe megjithe prodhimin ne mase te shkrimeve qe keni bere qy nga janari e gjer ne maj (o zot sa shume kohe keni pas), sja keni mush dot menjen njerezve qe psh Basha eshte vrases (meqe ishim ne kete teme) Jo se besoj se do fitoje Luli, por shof plot te rinj qe e perkrahin dhe jua ka qejfi. Plot ore Muci, sa te duash. Ckishe per te thene ti per kete ? Do ti thush tashti 5 dite para zgjedhjeve qe eshte vrases ? Uh, parashikoj sukses te madh.

 

Digjojeni Ruzhdijen se eshte ne terren.

 

P.S.  Qekur e lexova titullin pa e hapur artikullin, thashe me vete qe kete do ta kete shkruar Muci...

Rama qe i nxori ne shesh, dhe Basha qe i vrau jane te dy konspiratore per vrasje.

Mjere populli mjeran i Shqiperise per zgjedhjet qe ka...

sja keni mush dot menjen njerezve qe psh Basha eshte vrases

Ruzhdije, s'ka te boje me muc nanon kjo, dmth qe s'ja ka mbush mendjen popullit. as me muc nanon as 125 mije muc nano (sikur te kishte kaq). ka te beje, shume fatkeqsisht po shume shume fare, me fenomenin "gerdec 2009". u vrane 26, fukarenj, komshinj, te njohur, mbase te aferm, dhe gerdecaret jo vetem shkuan ne votime, por ne menyre plebishitare votuan pd-ne

Athere ku qendron problemi swed?  Tek populli dhe cilesia e niveli i tij, apo te alternativa "e vetmja rruge" qe shitet te jete e kunderta e ketyre vrasesve, barbareve, mongoleve, hajduteve, kusareve primitive?

shoku, une po merresha me popullin veshderr (TM) jo me alternativat. per mua, edhe sikur populli te votoje alternativen e sakte do jete rastesi. une i kam idete e qarta, e drejta e votes ne shqiperi duhet te redaktohet, eshte gjynah qe vota i numrohet njesoj edhe fjala vjen Robert Ndrenikes edhe ciljetes. Nejse, utopike e di. 

Dakort, te kuptoj.  Fajin e ka populli veshderr.  Ky pohim ama kerkon nje analize te mire.

analizen, shkurtimisht, e ke te komenti im i ores 4:35 pm

 Znj.Hanelli, a ishit lajmëruar ju për këtë takim?

E mora vesh nga studentët çfarë do të ndodhte. Më thonë se kandidati për kryetar bashkie do të prezantonte programin e tij elektoral.

Kur u zhvillua takimi?

Takimi ishte planifikuar të zhvillohej në orën 11.00, por Basha u paraqit aty në orën 12 e 30.

Takimi ishte i organizuar nga rektorati i Universitetit Politeknik?

Lulzim Basha u prezantua se kishte ardhur në universitet me kërkesë të studentëve, por për ishte i organizuar nga rektorati dhe i kanë dhënë atë lloj dekori. Takimi u zhvillua në sallën më të mirë të leksioneve që ka universiteti ynë.

Po çfarë ndodhi konkretisht?

Siç ju thashë, takimi filloi me më shumë se një orë e gjysmë vonesë. Salla ishte e mbushur me të huaj, kryesisht nga mesi i sallës deri në fund. Asnjë prej tyre nuk ishte student në universitetin tonë. Një pjesë ishin edhe në moshë të madhe dhe kurrsesi nuk mund të ishin studentët dhe u përvijua aty aq e qartë diferenca. Asnjë prej studentëve nuk duartrokiste ndërsa pjesa nga fundi ulërinte. Është turp për atë fakultet ku unë kam jetë të tërë që unë punoj që dëgjoja ato britma.

Po pedagogët u detyruan të marrin pjesë?

Në fakt në sallë nuk kishte shumë pedagogë që morën pjesë përveç kryesisë së rektoratit por unë dua të them një detaj. Mua më pa edhe rektori, zv.rektori edhe dekani. Vjen dekani aty ku isha ulur unë në mes të dy bankave dhe më thotë: Flora, takimi është për studentët. I përgjigjem: Po ç’thua mo Andrea, ne jemi njësh me studentët, nuk ndahemi me ta, ndaj dhe do të qëndroj të dëgjoj se çfarë thuhet. E kuptova shumë mirë përse erdhi.. Por unë e dua shumë atë vatër, e dua aq shumë sa nuk mund të lejoj që të përdhoset në mes të ditës.

Por çfarë ndodhi saktësisht?

Kandidati për kryetar bashkie filloi të fliste për të ardhmen. Një njeri që nuk i njohim asgjë nga e shkuara, na flet për të ardhmen. Një hiç nga pikëpamja intelektuale. Që këtu mund t’i vije vizën. Filloi të fliste për të ardhmen dhe miklonte përfaqësuesit e fakultetit dhe ata njerëz që ishin të tij duke thënë se i ka patur partnerë dhe do t’i ketë në punët publike. Kjo tek shpura e tij krijoi ovacion ndërsa ata studentë që ishin, ulën kokën.

A është normale që auditorët e një fakulteti të përdoren për fushatë elektorale të një kandidati për kryetar bashkie?

Jo nuk është aspak normale. Edhe po të jetë e vërtetë që studentët të kërkojnë që të zhvillojnë një takim, autoritetet drejtuese të fakultetit kurrsesi nuk duhet të lejojnë të organizohet një i tillë. Edhe sikur ky kandidat të fliste për të ardhmen e arsimit në Shqipëri. E vërteta ishte se aty ai shpalosi vetëm programin e tij elektoral dhe kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë deri më tani.

Kjo ndodh vetëm për të retushuar zotërinë në fjalë. E neveritshme për mua. Për t’i dhënë këtij një sfond rinie përdorin fakultetin. Ndaj vendosa t’ia them dy fjalë. Ato që askush nuk guxon t’ua thotë publikisht. Ata ishin të parapërgatitur dhe nuk lejonin të bënin pyetje pedagogët dhe unë thuajse e kam marrë fjalën dhunshëm.

A mund të më thoni çfarë dialogu keni patur mes jush?

Jo në fakt nuk ishte dialog por unë thashë gjithçka që kisha për të thënë. E pyeta çfarë bëre për 6 vjet ti me qeverinë tënde? Çfarë i ke dhënë këtij vendi? I vodhe paratë për të ndërtuar një rrugë? Shite atdheun tim? Apo vrave,- i thashë. Vrave katër baballarë. Je vrasës.

Cili ishte reagimi i kandidatit të PD, Basha?

Ngeli. U zverdh. Nuk foli asnjë fjalë.

Çfarë ndodhi më pas?

Erdhën dy persona të mëdhenj në moshë. Nuk ishin studentë. Më kapën për duarsh të më nxirrnin përjashta. I kam urdhëruar që të heqin duart se unë isha në atë vatër iluminimi ku kam dhënë zemrën time për 28 vjet. U thashë që jam në shtëpinë time. Më pas i jam drejtuar Bashës sërish me fjalët: Vrasës! Vrasës! Vrasës! Ke lënë katër familje me jetimë, o vrasës!-i thashë.

Njerëzit e Bashës u mjaftuan vetëm më kapjen e duarve apo…?

Jo, jo. Ata tentuan të më nxirrnin jashtë zvarrë dhe unë u mbajta fort pas karrigeve. Më pas më vijnë dy studentë, që unë nuk u njoh kush ishin, u thanë atyre të hiqnin duart nga mua. Filluan të lëvizin dhe studentët e tjerë. Kjo shkaktoi panikun e tyre, dhe më pas u tërhoqën. Më vonë filluan ulërimat e përkrahësve të tyre dhe ishte e kotë që të rrija aty. Unë braktisa sallën. Studentët e mi më duartrokitën dhe më pas filluan të iknin dhe ata.

Pas këtij incidentit keni patur shqetësime apo problem pas asaj që ka ndodhur?

Jo. Thjesht kam marrë shumë, shumë telefonata përshëndetëse nga shumë njerëz.

A prisni që drejtuesit e fakultetit të marrin masë ndaj jush?

Me ata di unë si të merrem.. Lejuan që një pedagoge që ka 28 vjet punë të ndershme në këtë universitet të merret zvarrë nga ca çapaçulë dhe rrugaçë që ishin futur aty. Por jam e sigurt që ambienti universitar është në mbështetjen time. Ata nuk kanë çfarë të më bëjnë. Jam e nderuar, e respektuar dhe çdo shkallë të punës sime e kam ndërtuar me shumë djersë. Nuk kanë çfarë të më bëjnë.

Znj.Flora, për mendimin tuaj si ka mundësi që shumë njerëz mendojnë si ju dhe nuk reagojnë si ju…

Unë nuk mund të gjykoj të tjerët. Por fakti që ju më parë më pyetët “a keni frikë për masat që mund të merren ndaj meje” është edhe përgjigja për mosreagimin e shumë qytetarëve. Por unë nuk mund t’i gjykoj për këtë. Shumica e njerëzve janë për bukën e gojës ndaj kurrsesi nuk mund t’ia lejoja vetes gjykimin tim ndaj reagimit apo mos reagimit të tyre. Jam e bindur se shumica e njerëzve nuk reagojnë nga frika e revanshit dhe nga mungesa e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Ky djali, Basha është një agresion psikologjik mbi njerëzit, i kalkuluar nga ai, sozi e të cilit është Basha. Një klon i atij njeriu që nuk i gjen dot një qelizë të mire. Është agresion psikologjik mbi publikun. Një qenie kaq e re dhe kaq gënjeshtare nga këmbët te koka. 7 pasaporta vetëm një bandit ndërkombëtar mund të këtë duke përdorur shtetin shqiptar.

Në rrokullimën e gënjeshtrave që zënë gënjeshtrën, ai nuk ka më zgjidhje. Nga pikëpamja intelektuale është siç thashë më lart, një mediokër që më fyen kohën time për ta dëgjuar.

Po në rast se ky kandidat nuk do të vinte në fakultetin tuaj a do të shkonit në takime të tjera për t’u përballur me të?

Jo. Unë mbrojta dinjitetin tim dhe të vendit të punës ku kam një jetë të tërë që kontribuoj. Po kështu fola dhe në emër të studentëve të mi që nuk flisnin, por që më kanë mbështetur dhe tërë kohën më kanë telefonuar sot për të më pyetur nëse kisha nevojë për ta.

Shekulli

Kjo zonja qenka shume e kthjellet. Mu shtua respekti. BRAVO. Kujtoja se pedagoget e mbetuer ne fakultete ishin te gjithe shterpe nga mendja por paskam qene gabim. Respekt per te gjithe ata qe flasin pa patur frike.

Nano le te shkruaje gjithe diten e perendise e gjithe naten.  Por une s'kam nevoje te me mbush mendjen Nanoja per 21 Janarin.  Mjere ne po na kane plasur syte e kane mbetur analistat a gazetaret te na thone cfare pame me syte tane.  

Mjere ne qe harrojme se ashtu thote Neritan Ceka ne emision:

"... të mos i kthehemi të kaluarës që tashmë është një histori".  Historian e bir historiani tjetri.  

Per te rinjte qe kane rene ne dashni me Lulken, nuk jane te rinj, jane plogeshti, qenie pa shtylle kurrizore e pa palce.  Sic e permenda edhe ne temen tjeter, shoqeria shqiptare eshte ne krize ekzistenciale pikerisht se s'ka te rinj, as minimumin e klishese se Churchill s'permbushin.

@ Lefty, ate temen "Berisha, Nano, Janare" posacerisht per ty e Neo-Nanoistet e postova.  Po s'paske pasur qeder. 

 Sa qarte sjikoni ju amerikont mi.. valahe e kam mir shtyllen po do ti qe ja kam vi vizen te dyve tani me keto keomentet e tuja po me beni te futem tek munges shtyll  kurrizort..

Puna eshte se 21 janarin e shikoni me syt qe doni, harroni ama te shikoni dhe mos denimin e komunizmit . hajt i her kush mi numeron viktimat se ato ne fakt nuk numerohen dot gjithsesi por te pakten mund te luftonim frazat absolutiste te tipit 'e vetmja rrug"per tu bere rrugac ..Kam meshire per makiazhatoret  e asaj se ciles nuk mund ti behet makijazh.. PIK

qyyqa pse mi

do votoke per lulken e  ?

me zhgrryve, dmth me zhgnjeve smiley

 aty afer jam smiley 

Alidea, ne numer shumes me drejtohesh mi xhan?  

Presje, pike, vize, e dashur.

Me te mira. 

 po mir mi po pergjithesoja pak dhe un, sa kollaj eshte te thuash qe jemi ne krize ekzistenciale po jo o Monda .. keto jane gjeneralizime krejtesisht subjektive.

nejse me te mira dhe ty ja bera nje sforco i vura ca pika..

Per te rinjte qe kane rene ne dashni me Lulken, nuk jane te rinj, jane plogeshti, qenie pa shtylle kurrizore e pa palce.

 

Kjo menyre te drejtuari ndaj tyre, a do ti beje keta te rinj te zhvillojne shtylle kurrizore e palce?  A do ti beje t'iu vine mendte ne koke, e mos te mbeshtesin vrasesin, hajdutin e sozine e Berishes?

Ose ashtu, ose sic thuhet nga keto ane "grow a backbone." 

E di si thuhet ketej, po te drejtuarit ndaj tyre ne kete menyre a ka per ti bere te ndryshojne?

Ne cfare menyre?  Cfare te drejtuari?  Ti cfare i quan?  

Ketu po jap mendimin tim, nuk po mbaj fjalime para te rinjve.  

Nuk po diskutoj etiketimin e tyre.  A jemi dakort qe Basha ka nje mbeshtetje pertej militanteve e interesaxhijve buxhetore te PD-se?  A jemi dakort qe ka dhe nje mbeshtetje tek te rinjte? Hajd ti quajme keta te rinj pa shtylle kurrizore dhe pa palce.  E beme.  Tani cfare? Duam ti bejme keta te rinj te ndryshojne kendveshtrim apo jemi te kenaqur me kaq?

I pakapshem, po perifrazoj nje shprehje qe e kam shume per zemer nga pf; si thua sikur keta te rinjte ti mesojme fillimisht te presin semaforin? Degjo mor xhan, drurin ne njeri vetem Baba Carlo e ka kthyer, dhe ai vetem njehere. Ti ke te rinj te shkolluar neper vende demokratike edhe ketu ne mes tënë qe thone mire jua beri atyre qe vrau ne 21 Janar, ca pret ti nga ata qe edhe zyshen e edukates ne klase te peste jua ka cuar seksioni i partise?

Kaq e thjeshte eshte swed? Apo ka dicka me shume aty qe nuk na intereson ta prekim?  A mund ti lajme duart duke thene qe jane ca njerez te pagdhendshem, e mjafton t'i u themi qelbesira pa shtylle e pa palce e te fleme mendjen?

Sa fort perpiqesh te besh transpozime? Ku vajtem nga te quajturit vrases te vrasesit, tek te quajtur  pa shylle studentet qe ti i presupozon se mbeshteskan Bashen?

Le ta marrim si te mirqene thua smiley ke humor! Le ta marrim si te mirqene qe Basha skish dore hic ne ate fund tragjik dhe ta shpallim shenjt!

Perendi, ate qe se bej dot, te lutem beje ti..

Je jasht bisedes komplet.   S'po mundohem te bej ndonje transpozim.  Ku vajtem ku? Lexo postimin origjinal te Mondes per t'u qartesuar.

Dhe me asnje vend nuk kam thene le ta marrim si te mireqene qe Basha s'kish dore hic ne ate fund tragjik dhe ta shpallim te shenjt.  Ne fakt s'kam thene asgje te tille fare me ndonje vend.  Kujdes! Mos shtrembero ato qe them une per hir te asaj qe synon ti.

Qetesohu, dhe lexoje dhe nje rrjedhen e bisedimit midis meje, Mondes dhe swed dhe do shohesh qe s'ka te bej fare me ate qe po aludon ti siper.

e kisha nje dyshim se kjo zysha kishte shku per sherr. paska qene jo dyshim. nga gjuha e shkruar ketu, menyra si mendon duket jo vetem perkrahese e PS, por militante nga ato me gishta ne vesh qe bertasin sa i ka ne koke.

megjithese ia beri mire lulit se deri me sot k bere gallate me nje tufe artistesh e profesionishtesh per te cilet sot nuk kam me pike respekti. burra e gra qe kane gjithe jeten ne fushat e veta me nder e perpjekje gjejmojne nga pas nje kokorroc per te cilin nuk ka ngelur fjale pa u perdorur, hajdut e tradhetar e vrases e shites, bythlepires (qe ne fakt e ka profesion dhe semundje profesionale), nuk ia beri mire vetes.

hej bela, po mire mer petlle car rendesie ka nese kjo ishte thjesht pedagoge, e cmendur e pashprese, komuniste e vjeter apo ku di une!!!! Pse duhet me e denoncu robin edhe kur thote ate qe duhet te thote!!! Pse duhet gjithmone me lexu menjen e tjetres apo motivet pse e shtyne ta bente!!! Vetem ne shqiptaret ndjekim kete lloj gjykimi.

po mir u njeri nuk duhet te flasim fare. po pse nuk na qenka provokatore kjo si thote henri cili psh filozofine e te cilit e studioj perdite... se bej shaka. po shiko o dajosho halli eshte qe nuk kemi te bejme me revolten qytetare o njeri. se nuk ngeli gazete pa e qujt vrases, nuk ngeli deputet e gazetar i majte pa e qujt vrases, sa kam pershtypjen qe luli ka fillu me e besu edhe vete se kishte shku ke 5 kishte marre ilace me than, nje forme e grandomanise psikike e cila nuk e linte te vinte gjume ne sy.

une po e shof krejt ftohte kete rast, e di pse se jam i bindur qe po te ishin vrare kater te PD kjo zysha do kishte thone ja kon bo mire edhe per ket jam gati gati i bindur vetem nga menyra si shprehet ajo me lart. shyqyr qe e kemi mbaruar te mesmen e dime te lexojme nai cik teks sa me e kutptu njeriun.

meqe ra fjala : ke degjuar per efektin e kundert?

ramen e ka sha RD me vite drite. edhe kur nuk ishte fare ne shqiperi, kur ishte emigrabt ne france, edhe cfare ndodhi. po kjo do shume kohe te shpjegohet edhe une kam nje pune te vogel ne dore.

p.s.edhe ka rendesi shume nese eshte e cmendur. se neser me thone edhe mua edhe ty te cmendurit qe jemi keshtu e ashtu edhe c'u pa pastaj. puna eshte se luli do ta ktheje ne te mire te vet, do thote ja kjo eshte demokracia, kam fushate te hapur, tranparente, me vjen edhe opozita.

nuk nxjerrim gje nga kjo pune vetem sa lodhim koken. sidomos ju qe jeni larg e di vete e keni shume me te veshtire se ne ketu se gjysmen e gjerave i imagjinoni si jane ne te vertete. ja prokurorja sic e kisha une friken nuk ka nxjerre asnje llaf. do shohe si do dalin zgjedhjet qe te perdore rezulatet e votimit sipas interesave te veta.

tani qe lexova intervisten e saj, te njejten gje mendoj edhe une. kjo foli me gjuhen e Partise (PS)...

nga ana tjeter, sido qe te jete e motivuar, une prape e mbeshtes protesten e saj.  ky eshte mendimi saj dhe ja tha Bashes ne sy.pike!!

 

p.s  me sa thote kjo zonja, Basha spaska reaguar fare. e them kete se Muci   te ky shkrim thote qe Basha e paska ''kercenuar''  madje e thekson fort. i paska thene:   ''do ta shohim ne 9 maj etj...''

ndersa zonja Flora thote:

A mund të më thoni çfarë dialogu keni patur mes jush?

Jo në fakt nuk ishte dialog por unë thashë gjithçka që kisha për të thënë. E pyeta çfarë bëre për 6 vjet ti me qeverinë tënde? Çfarë i ke dhënë këtij vendi? I vodhe paratë për të ndërtuar një rrugë? Shite atdheun tim? Apo vrave,- i thashë. Vrave katër baballarë. Je vrasës.

Cili ishte reagimi i kandidatit të PD, Basha?

Ngeli. U zverdh. Nuk foli asnjë fjalë.

 

 më njerëz të pabythë se shqiptarët, nuk kam parë!!! 

O perëndi dhe hapu dhe' të futem muhabeti. Në çdo vend të botës njerëzit me shtyllë kurrizore i kritikojnë qeveritarët e këtyre, pabythësit tani, i vihen pas kritikueses. 

Ju jeni të fëlliq, për zotin. Ptuuuuuuuu, bajga. 

 

E shikoni se çfare do thote GUXIM QYTETAR .

 Ne kohen kur Mustafa Nano ka qene djalosh i ri ,  asnje nuk ka pasur guxim ti thote kriminelit enver apo ramiz, VRASES, dhe Muci eshte bere komunist, sepse aq kuptonte, aq kishte degjuar, d.m.th. Muci behet mbeshtetes i krimineleve, nga injoranca, nga mosdija, nga halli me bush barkun me buke.

Sot kur nje grua ka guximin dhe thote ne balle nje politikani "Vrases" Muci eshte me kete gruan, jo si dikur me vrasesit, kriminelet.

Me nje fjale Flora po i hap syte te gjithve, edhe nje komunist si Muci.

 kam frike lumidrin se Flora atyre qe nuk kane sy s'ka c'tju hapi.  flora mori stafeten se nuk eshte vetem basha ( per hir te se vertetes). duhen flora te tjera t'ja perplasin ne fytyre edhe atij tjetrit Rames. t'i thone qe u ka mohuar femijeve femijrine me ate shkaterrim dhe me ate mungese gjelberimi dhe parqesh ne tirane. ti thone qe i mblodhi turmat dhe si nje mi gjirizi i la pakoke ne meshiren e fatit duke pritur vrasjet e njerezve. i meriton edhe ai. te pa- syte do hidhen ne mbrojtje te njerit ose tjetrit tani.

e kjo eshte shume e drejte. po rama do thote se lejet i dha PD (edhe genjen, po jo per shifren 3000 leje ka dhene PDja, 2800 ishin kioska). ky rama po. vec ama sikur po harrohet krejt pjesa e fajit te rames per 21. i shtyne ata njerezit kishin nje jave. edhe kur ndodhi ajo qe ndodhi vetm nje deputet i PS ishte ne shesh e u thoshte njerezve te largoheshin ky Tahiri. te tjeret i thoshin haj se ju kemi pagu paret bjerini. eshte shume e veshtire te gjesh te pafajshmin mes dy fajtoresh. edhe per hall me te madh: ai qe do fitoje bashkine do dale edhe i pafajshmi me justifikimin e votes popullore.

kur i kishte rene ne koke edhe kastro zisos edhe zhakut sllogani mos voto, mos mbifte kanabis sative me mbi dhe.

Lira.

Nuk eshte pak , kjo risi qe sjell kjo Flora.

Heshtja eshte veprimi me i keq per nje shoqeri civile, sidomos per ne shqiptaret ku kemi nje  te kaluar do thoja teper kriminale.

Ky Basha, ky demokrat i flakte, e din se jane 4 mije shqiptar qe nuk i dihet varri.

Ky Basha , ky demokrat i flakte, e din se jane te punsuar ne bashkine e tiranes, kriminel burgjesh, thyeskocash.

Ky Basha, ky demokrat i flakte, e din se kur kryetari opozites 24 ore para  thote se nuk jam i zoti te kontrolloj turmen, ligji i thote te anulloje lejen per proteste.

E rendesishme eshte te mos heshtim.

Ej, Ver Llapa, dhe Lemja Pazarit  shane sot nje komshion tim qe se shoh dot me sy. Me dhane  shkas per parrullen  "Veri, Leme, jemi me ju" smiley))))))

 Nigjoje mire ver llapen:

"Nga pikëpamja intelektuale [je] një mediokër që më fyen kohën time për te dëgjuar."

Hej, po ti s'ke pike kredibiliteti mer kokkaush. 28 vjet pedagoge universtiteti tjetra, ti e krahason me Ver Llapen! Hej, se je edhe tip i Bashes keshtu dukesh, me kete lloj platforme e respekti per edukimin e larte qeki kandidat juve, t'u i krahasu mesuesit e vjeter me budallenjte e lagjeve? Po hik ere te pakten mos i beni grop vetes. U ka mush i thes me kausha ketu.

 Te rrjedhmit te gjithe njesoj jane, si ata qe kane lindur, si ata qe rrjedhin rruges......

Une kam perpara ujkun, ti thua ku i ka gjurmet. Per cfare duhen tabulatet, pergjimet... Te gjithe pane gardiste qe vrisnin protestues, drejtesia kerkohet per vrasesit, Jo per protestuesit. Tabulatet e tel te deputeve te PS, gazetareve, predidentit... jane shashka te plakut Sali per te hutuar popullin. Ajo qeveri mund te kete 50 mije servile e sahanlepires por nuk e detyron dot nji popull te tere te serviloset. Sado Saliu perpiqet ti ngjaje idhullit te tij Hoxha me metoda komuniste, iku diktatura. Do dali nji grua me tope si puna Flores qe ta numeron ne balle.

Ministri pergjegjes per vjedhjen e miliona $, pjesemares direkt ne cenimin e integritetit tokesor te RSH, gjithashtu pergjegjes direkt ne vrasjen e 4 te pafajshmeve ne bulevard, ky njeri me shume pashaporta dhe te kaluar te dyshimte tregohet po aq i pacipe sa edhe Mediu dhe kandidon per kryetar bashkie. Nejse puna e atij dhe e Sules qe e zgjodhi per ket pune, besoj se i kishin marre parasysh gazetat, TV'te si dhe rreagime te tilla si e asaj gruas kur iu futen kesaj pune.

 Ca me besdis mua eshte era e qelbur qe sjellin disa ketu, qe nxjerrin koken nga brima dhe hidhen pupthi sapo reagime te tilla behen publike. E "hijacking" temen dhe fillojne e na tregojne per tabulate, histerira, perpelitje te fundit etj etj.

 Flora, Yo soy con tigo..!

Flora, une jam me Flamurtarin...!!!smiley

 po dhe Bode bashke me federaten eshte me Skenderbeun, me sa duket..

Shume i paska trembur Flora keta te faunes se bashes (vrases, puthadore ...)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).