Edhe 17 kuti dhe saga e Njësisë 5 në Tiranë merr fund. Bashkë me të merr fund edhe zvarritja më defiçente që politika që nuk di të numërojë i ka ofruar ppopullit që di të votojë. Jemi në fotofinish miq, merrni zemër dhe duroni edhe pak. Sot është e premte, data për dreq është 13 dhe diferenca mes kandidatëve vetëm 666 vota. Shpresëdhënëse, apo jo?

 

468 Komente

Edhe 17 kuti dhe saga e Njesise 5 ne Tirane merr fund. Bashke me te merr fund edhe zvarritja me deficente qe politika qe nuk di te numeroje i ka ofruar popullit qe di te votoje. Jemi ne fotofinish miq, merrni zemer dhe duroni edhe pak. Sot eshte e premte, data per dreq eshte 13 dhe diferenca mes kandidateve vetem 666 vota. Shpresedhenese, apo jo?

Liked that. A good one. All of it - kudos, Blend!

Blendo, dreq data 13, dreqosje fare numri 666. S'jane shenja te mira keto., kam nji parandjenje qe ka per te ndodh dicka neser me keto zgjedhjet.

Miremengjes popull.

Me sa shihet deri tani, ai derrkuci i pare qe duket, megjithmend paska stampen blu.

Basha eshte 921 vota para deri ne kete moment; nuk shoh pse duhet te jete ndryshe me 17 kutite e tjera.

Sido qe te dale rezultati perfundimtar; ne rand republike, vote plebishitare(popullore), aleanca e PD-se eshte me dhjetra mijera vota para (64 mije?); mund te themi qe tani: PS, kjo humbese e madhe; shqiptaret, keta humbes te medhenj!.

Jam i zhgenjyer.

Ky zhgenjim i madh!

 shkrt llafja ne rang vendi nqa do kishim zgjedhje te parakohshem Rama_ik do i kishte humbur.....  vaj medet per Bracen ca do bonteeee  hihihihhiiii

Numerimi i stergjatur nga strategjite e partive politike eshte nje tallje dhe ofendim i hapur ndaj votuesve. Strategjite e partive tregojne qarte skllaverimin e vullnetit dhe se drejtes popullore per te qene Ai sovrani i vendit me respektin qe i takon. Nuk mjafton terheqja prej hunde e popullit deri ne kutite e votimit me lloj lloj mekanizmash Mediatik e Propagandistik por edhe do te perdhunohet nje jave rresht nga strategjite e numerimit sikur te kishte qene mekati me i madh dite-votimi i tije. Te besh politike partiake edhe me menaxhimin e votes popullore duke na shkaterruar nervat e vene padrejtesisht ne tension eshte kulmi i arrogances pushtetare qe kane partite ne Shqiperi. Fajin e ka ne rradhe te pare populli shqiptar qe eshte vene komplet ne sherbim te partive dhe nuk e kupton (me vepra se me fjale analistesh jemi populli me i zgjuar??!) se eshte bere vegel dhe nje turme e rendomte tifozesh i sportit te politikes. Ne vend qe te tregoheshe respekt per vullnetin e popullit dalim akoma ne telebela me thirrje per lufte civile (Erion Brace ne konferencat me te shemtuara te mundshme) kjo eshte marrezi qe anashkalohet fale injorances kolektive - Turp!

Bravo ,  shum dakort me komentin tend,  po e perdorin popullin si DELE !!!!!!!!!!

 Per mua populli nuk ka faj. Populli nuk ka hapsira eshte i bllokuar politikisht, per dy arsye: e para,  politika ka hedhur kthetrat plotsisht, ne menyre korruptive ne te gjithe vendin duke sunduar ekomikisht, jane politikanet te paret, me te pasurit ne Shqiperi individualisht dhe familjarisht! Kete pasuri e kane vene shume shpejt duke patur pushtetin dhe perdorur shtetin per interesat e tyre personale kryesisht.

E dyta, popullit nuk i lejohet qe plerat ne politik ti heq me dhune, ti seleksonoje me force, cte bej populli? Thuhet qe vota eshte arma e vetme qe populli duhet te seleksonoj politikanin e deshtuar,korruptuar,kriminel,vrases etj,Po ne te vertet nuk ndosh keshtu! Jane  keta politikane te korruptuar te perfolur,vrases,hajdute, te pandershem te akuzuar, qe duan te fusin duart ne kutite evotimit I keni pare politikanet se si duan te shmangin popullin nga numurimi? Duan vete ti numerojne votat dhe jo populli! Duan ne fakt ti vjedhin ato, duan te vjedhin pushtetin! Cte bej populli ? Edhe kur ngrihet "e shtypin" me ambasadore!

Korrekt!!! Me keto zgjedhje dhe administrim e mundesise se vetme te popullit per te bere ligj doli hapur pamundesia dhe pafuqia e popullit te denoje, ndryshoje dhe vendose ne kete demokraci te pavlefshme dhe te shemtuar qe nuk meritojne as popujt ne afrike.

Po shohim nje shfaqje qe eshte turpi i kultures sone se bashkejeteses!!!

Po pse kembngulim ne nje ide te kuqerret, se po luhet me zgjedhsit.

Derisa diferenca eshte shume e ngushte, normal qe do kete vonesa, mjaftojne fletet e kundershtuara , edhe pse mund te jene me pakice, cili nga komisioneret merr guximin te njohe apo ta nxjerr te pavlefshme nje flet votimi me lehtesi, kur  dihet qe mund te mjaftojne nje pakice votash per fituesin.

Ne keto raste, tensioni politik  bie, ai tension  qe ishte per tu shkarkuar , eshte shkarkuar nder ditet e lena pas, te gjithe jane te "lodhur.

Shume te goditura fotoja dhe "didaskalia".

era e re po afron. Jemi ne prag te ndryshimit te madh. Rrofte shqiperia e re!

hahahahahahhahahaa smiley o ju kjoshi smiley rrofte Shqiperia e re Njeriu i ri smiley

ceno, kot nuk thone njerezit "takohemi ne Shqiperine e lire" ose "ta po shifna kur te clirohet Shqiperia" smiley

Dhe Hysniu i shkrete i PKSH-se vetem 1300 vota ka marre deri tani (pak me shume se ç'ka marre G-99 ne Tirane)  !!!

Lajm i mire per ty o berber, po ne te shkreteve ne tirane sipas teje duhet te presim te pakten edhe dy vjet per ket er t re, na e dhxxe humorin qy me mjes apo sqeka kaq i bukur

Bejini nje fotoshop ngjyrave te fjongove, se nuk i dallojme dot kush eshte Basha dhe kush Rama. lool

Mos shperndani fajin ne menyre uniforme se nuk eshte e drejte. Vete fakti qe ka ngelur njesia 5 ne fund tregon se kush e beri kete pune, kush na mori fytyren dhe kush jane pergjegjesit. Ajo qe ka bere PS ka qene ne reagim te debilllekut qe nisi PD-ja. Gabim, po gjithsesi ishte ne vetmbrojtje, keshtu qe nuk mund te gjykohet njesoj si PD qe e nisi kete qelbsirllek

avash avash mos u ngut, se Njesia 5 ka 65 kuti dhe eshte njesia me e madhe ne Tirane ... kurse vetem mbreme ne 22.00 u mbyll Njesia nr 8 qe ka vetem 30 kuti, njesia me e vogel ne Tirane ... ka nje fare llogjike aty, plus qe te dy palet e kane lozur "vonesen"

O majtosh e dine ata edi ne por shashkat jane fair play ketu te peshku

Lefty, je tipike si ato skretaret e partise te kohes se xhaxhit. PO kujt do me ia fut kto mi?

Ta thashe edhe dje. Numri i numeruesve eshte ne proporcion me numrin e kutive. Njesia 5 ka me shume shume numerues se njesia 8 keshtu qe mos na thuj budallalliqe.

Po deshe fakt, eshte ky:  Mbas vajtjes se ambasadoreve dje, u numeruan me me shume kuti te njeisa 9 dhe njesia 8 sesa te njesia 5. 

Tani du sinqerisht me dit prej teje: te ju PD-istet ndodh ai fenomeni qe filloni dhe besoni vete rrenat tuaja, apo jeni koshient qe po rreni gjithe kohen? 

Tirons , a e kupton ca je tu thon? c`rendesi ka sa numurues ke kur jane vetem 5 tavolina numurimi  per cdo vendnumurimi ,me ligj, do me thone qe shpejtesia per kuti duhet te jete e njejte pamvarsisht sa vota jane per te numuruar, lejeni ket muhabet se lat nom

E gjeni dot se kush do ta thote kete batuten sot ne darke:

"Ike Mere Fizi me gjithe tespije e Tosun Bac!"

kjo eshte ceshtja!

 Sikut te humbi sala(larg qoft) çfare behet Tironso?

 Sala edhe sikur ta fitoj Tironen i humbur eshte, e ka marr rrugen e ..!

O Blend, a nuk mund te kishe gjetur ndonje fotografi me te pershtatshme, jo per gje por te ishin keta politikanet tane aq cute dhe te zgjuar sa duken keta derkuca  ne fotografi ne do ishim si Zvicra tani. Ju lutem megjithese jemi ne Shqiperi respektoni ANIMAL RIGHTS

A di njeri edhe sa kuti ka akoma dhe si eshte gjendja? flm 

16 kuti sipas ora news...

 

Nuk e dija se qenka krijuar qeveria socialiste autonome Topchanel, e cila qeveri autonome nuk njeh rezultatet e KQZ-s por ato te derguarve te kesaj qeverie.

 Obooobooo.

Kemi bere hapa para ne shqiptaret.

Meqe edhe titujt i kane qef Anglisht, une do propozoje qe ta quajm THE INDEPEDENT GOVERNMENT OF LALALAND

ne opinionin tim, "fituesit" e ketyre zgjedhjeve jane (limitohem vetem tek PS dhe PD):

  • Berisha: mundi te konfirmoje se vota popullore eshte per blune, dhe me kete i ka hequr alibine e platformes politike te dy viteve te fundit Rames. As viktimat e 21 Janarit nuk munden ta ndryshonin kete rezultat. Eshte shume e rendesishme te analizohet ky fakt, sidomos nga perspektiva e rezultateve te ketyre zgjedhjeve, gjate te cilave bastione te demokrateve voten per qeverisje lokale ja kane dhene te majteve! Pra, konstrukti qe veriu eshte "katundar" nuk mjafton per te shpjeguar perse pushtetin qendror vota popullor ja le perseri demokrateve, teksa ate lokal e ndan midis socialisteve dhe demokrateve.
  • Basha: surpriza me e madhe e ktyre zgjedhjeve ishte fakti qe Basha i qendroi Rames balle per balle (ska rendesi kush fiton). Askush deri me sot nuk ka arritur nje rezultat te tille ne Tirane, askush nuk ksihte mundur ti hiqte Rames nga duart bastionin e tij me te sigurt.
  • Rama: Rama ka fituar me shume bashki. Por me kete jane llogaritur vetem drejtuesit e bashkive. Por, ne fakt, keto zgjedhje lokale nuk u bene vetem per drejtuesit e bashkive dhe komunave por edhe per keshillat bashkiake. Sipas trendit te raportuar, duket se ka nje balancim forcash: aty ku kryebashkiaket jane te kuq, keshilli bashkiak eshte ne shumice blu. Por, ne menyre absurde, kjo eshte nje nga pikat me pak te diskutuara te ketyre zgjedhjeve.

Deshtuesit:

  • Rama: me rikonfirmimin e votes popullore per demokratet, Rama ka vene ne dyshim vete alibine per te cilen ka luftuar te djathten. Megjithate, ashtu si ne rastin e demokrateve, rama do ndihet mbase i detyruar te ndryshoje strategjine e tij politike.
  • Rama: me nje fitore te mundshme prej disa qindra votash, Rama ka humbur Tiranen, bastionin e tij me te sigurt. Megjithate, ky rezultat shpresoj qe te sjelle kthesen ne administrimin e Tiranes.
  • Berisha: shume kandidate ish kryebashkiake blu nuk e rikonfirmuan veten duke ia lene vendin kandidatit te forces tjeter!

Ne teresi, me duket se eshte bere nje lloj rindarje e pushteteve midis qendrores dhe lokales, prandaj, them se nuk ka fituar askush. Pushteti eshte ndare gati-gati ne menyre simetrike midis dy kaheve. Kjo mund te jete sa pozitive aq edhe negative.

  • Negativja: Historia deri tani tregon se palet politike bllokojne njera tjetren: qendrorja - lokalen, keshilli bashkiak - kryebashkiakun.
  • Pozitivja: Mbase pasiguria qe mbollen keto zgjedhje mund te coje ne nje ndryshim mentaliteti: pra mund ti shtyje politikanet te punojne pak per qytetarin ne menyre qe te mund te shiten ne zgjedhjet e ardhshme. Mund te heqin dore nga perjashtimi i kundershtarit ne favore ekonomike dhe politike (kjo ka problemet e veta).

Shembulli elektoral Basha, i cili vuri ne qender te fushates qytetarin, e duke kaluar ne nje terren te tille me pak personal zbuti tonin e fushates, por edhe nxiti qytetarin te mendonte per veten e vet, mund te kthehet ne nje trend te zgjedhjeve te reja. Kjo mund te qetesoje klimen e ashper politike, mund te animoje qytetaret te kerkojne me shume hapesire per interesat e tyre, me shume angazhim per interesat e tyre dhe me pak angazhim per interesat e politikanit.

Perfundimi im: pasiguria politike dhe bojkotimi i pushteteve qe kjo sjell (sic!) mund te konsiderohet si nje alternative dinjitoze perkrah alternatives se bojkotimit te zgjedhjeve.

5 yje self., e sidomos per ate fjaline e fundit smiley

 Jam dakord me ty, por persa i perket fitores morale (ne rastin me te keq) te Bashes, nuk do isha shume e sigurt.. Me duket e pamundur qe ne Kavaje, Shijak etj. te fitoje PS ndersa ne Tirane te jene aty-aty... duke patur parasysh edhe historine e Bashes dhe zullumet ku eshte perfshire ne muajt e fundit..  

Kam pershtypjen qe Sala ka investuar rendshem per fitoren e Bashes ne TR... dhe ne nje shtet inexistent si Shqiperia eshte kollaj te mendosh per skenare nga me te ndryshmit.. se si mund ta kete arritur. Gjithsesi thjesht mendimi im. 

 

ne kavaje e shijak ka fituar pd-ja. vetem kryetaret e bashkive jane te ps-se.

hahahahahahahaha ebukur kjo! smiley

O admina ju keshilloj ta vendosni tek "shprehja e momentit".

Sec mu kujtua nje batude: Oshte goce e mire dhe e nershme dreqi, por vetem se osht pak me bare

sa qesha dhe une o sheme smiley ( te pakten nuk kane rene moralisht gje e mire kjo) smiley

 

 

I mytmi o flo ka borxh me u kap ene pas fijes se barit qe pluskon mbi uje. Por ketyne nuk duhet me jua zgjat agonin, sa me shpejt aq me mire ene per keta, por ene per ket vend dhe popull.

sheme marmroma,

ah mor sheme ta dije ti n`çfare agonije jam une ne kte moment. lol

shif se te genjen disi vota ne disa bashki. Psh kavaja nuk ka votu sic voton jugu fjala vjen. Bashkiaket e PD kane marre gati 2fishin e votave qe ka marre PS vecse per kryetar bashkie kane votu per socialistin, dmth kane votu per njeriun dhe jo per partine. Kjo eshte gje e mire se i jep dhe nji mesazh politikes qe ka njerez qe nuk votojne si kuaj karroce

Cherro,

Miremjes!

Te dy krahet kane investu maksimalisht ne kete fushate. Imagjino kur te vije 2013!

Nje mesele te vogel ......kandidati PD ne zonen time i shkon vellait tim te shpija per voten --- Kurse i PS-se i rreh krahet; He se me ne eshte ky - se e kena Komshi - duhet ndihmu njeri tjetri ne dite te 'keqija'!

Tani, asnje prej tyre nuk ishte 'Burre' te thonte: prit o vlla, se ato Tapi Tokash qe te takojne (se je pronar nga 400 vjet) do te bejme cmos ti maresh, te pakten per sa kemi ne dore 'ne'.

Pra, ne nje menyre populli nuk ka nga t'ja mbaje. Vetem po te behet nje bojkot mbarekombtar - atehere ndoshta ka efekt. Ne kete sistem elektoral populli eshte mbi uje - por i eshte lidhur nje Gur te Kemba ......qe e mban nen Terror - se ka frike se mos  zhytet!

 Te investimi rendshem, ne fakt, e kisha fjalen per spostime te popullsise nga zona te caktuara drejt Tiranes... Plus fakti qe kishte me shume votues kete vit ne Tirane, dhe dyshimet qe u hodhen para zgjedhjeve per njerez te regjistruar neper lista por qe faktikisht jetojne gjetke...

Mgjt do duhej prokuroria per kesi gjerash, qe supozoj duhet te kete gjera me te rendesishme per te bere smiley

 dakord

Dakort me analizen tende SelfmadeRadio !

 Po ore po, 

gjith kete analize perse? 

Rama ka kaq here qe fiton ne Tirane, dhe prape se prape gara eshte e ngushte, ti do qe ta nxjerresh me zor humbes. 

Harro! e verteta e dhimbshme per ty eshte se popullit i ka ardhur ne maje te hundes me PD ne te gjitha aspektet. Ti dridhe sa te duash.

Self, jam dakort me analizen tende. Vetem se dua te theksoj dicka.

Nese analizen rreth humbesit dhe fituesit e limiton tek PS dhe PD, ndoshta do te ishte me e sakte te krahasoheshin votat qe keto parti kane marrur ne ballafaqim direkt me njera tjetren dhe jo si aleanca. Sepse te mashtron paksa ajo ngjyra krejtesisht e kuqe per ApA dhe ngjyra krejtesisht blu per ApQ. Po te shikosh psh Bashkine e Elbasanit, kemi nje Kryetar Bashkie te fituar nga kandidati i ApA dhe nje nje keshill bashkiak ku ApQ ka marrur shumicen. Por ne krahasim direkt PS-PD, Partia Socialiste ka gati dyfishin e votave te Partise Demokratike.

Kjo vlen per te pare ate qe supozohet te jete vota popullore. Dhe ne krahasim direkt PS-PD, Berisha ne pozicionin e tij si Kryetar i PD eshte i humbur ne rang vendi, sepse PD ne vota nominale ka arritur me pak se ne tre zgjedhjet e fundit.

shume dakort. Ne fakt eshte shume interesante jo vetem dinamika brenda aleancave por edhe ai gati 5-6% qe kane marre te pavarurit, qe nuk i kam shume te qarte se cfare jane se nuk flitet per ta. (i referohem diagrames ne te djathte tek Balkan Web: http://www.balkanweb.com/bw_pasqyra_zgje...)

Berisha ne pozicionin e tij si Kryetar i PD eshte i humbur ne rang vendi, sepse PD ne vota nominale ka arritur me pak se ne tre zgjedhjet e fundit.

ky me duket shume pozitiv si zhvillim. Uroj qe ky rezultat te jete nje presion per te hapur rrugen per te tjeret ne krye te PD. E mbase me ardhjen e fytyrave te reja zhduket fenomeni i personalizimit te partive dhe politikes ne pergjtihesi.

Deri tani me turbullonte pak ai diagrami torte tek faqja e Balkanweb, i cili paraqiste ndryshimin PS-PD ne rang vendi, sepse pasqyronte ne te vertete vetem rezultatin e votave te marra nga dy kandidatet e Bashkise se Tiranes.

Mirepo edhe ata sic duket e vune re se dicka nuk shkonte ne ate mes dhe tani e kane korrigjuar, duke dhene nje pasqyre shume domethenese.

Ne rang vendi deri tani sipas KQZ

PS - 56,7 %

PD - 43,3 %

dhe numerimi vazhdon akoma.

 

Fazit: Berisha e ka te kote te kapet pas fillit te koalicionit, sepse PD deri tani ka humbur rreth 5,5 - 6 % te votave te saj ne krahasim me 2009.

problematika e formulimeve te mia ne komentin e pare qendron ne ate qe ne vend te perdorja emrat e aleancave, kam perdorur emrat e Berishes dhe Rames. Kjo, po aq sa tregon personalizimin e politikes ne terren dhe ne koken time, po aq kamuflon diferencimin e informacionit. smiley 

I hodha nje sy tani diagrames se majte tek BW: Spektri politik ne keto zgjedhje, pra 100%, perbehet nga shume parti dhe nuk e kuptoj perse e kane ndare grafikun vetem midis PD dhe PS. Per me teper qe LSI dhe PDUI, sidomos kjo e fundit, kane luajtur nje rol jo te vogel, bile, dyshoj se kjo e dyta eshte fituesja me e madhe e ketyre zgjedhjeve. Cfare po mat tamam-tamam ky grafiku?

 

Ne kete rast 100% eshte shuma e votave te marra vetem nga keto dy parti.

Por eshte e drejte ajo qe thua ti. Me e udhes do te kishte qene qe keto perqindje votash ne rang vendi per partite, te ishin paraqitur ne baze te numrit te pergjithshem te votuesve, sepse ketu do te kishim pare me qarte se ku eshte edhe LSI dhe ku eshte PDIU. Edhe une jam i mendimit qe PDIU eshte tani forca e trete politike ne vend, kurse LSI as nuk do ta kalonte dot pragun e lejuar per tu perfaqesuar ne parlament, nese do te kishim zgjedhje te reja te pergjithshme.

Link please Pedro... ose kushdo tjeter qe e ka te mundur. Une hyj te kqz-ja dhe nuk di te gjej asnje gje. faqet me dalin bosh, nuk di ta gjej ate te rezultateve. kush e ka te mundur, ju lutem? smiley

- harrohet ne analizen tende manipulimet e shumta qe beri pushteti me listat e zgjedhesve...

- harrohet presioni mbi administraten

- harrohet LSI ne krah te PD 

- harrohet joshja(blerja) qe i beri pushteti shume votuesve te konsideruar asnjeanes, bojkotues e moskokecares

 

Ca boni mer se na lujtet mendesh. Kujt i thoni ju vot popullore mer? Doni ta dini sesi eshte vota popullore, hajde bujrum zgjedhje politike te parakoheshme dhe e shikojme voten popullore apo politike. Ke quani ju vote popullore ate qe i jepet keshilltareve bashiake? Po nuk keni turp? Ajo eshte vote farefisi e shoqnije mer tuafe! Cdo bashki e komune kane me 10-tra njerez (interesa personale) qe do te donin te ishin ne keshillat bashjake apo komunale dhe votuesi shqipetar, si shpirtmire qe eshte, kur vjen puna tek keshilli ja jep njeriut te vet. Ene une si antisalist, voten per keshillin e minibashkise ja dhashe PD-se pasi nje kusherira ime mund te fitoje nje vend ne keshillin e minibashkise. 

Ndersa persa i perket shqiperise blu me shumice ne komuna eshte qesharake. A me thoni dot se sa eshte buxheti vetjak qe mund te grumbulloje nje komune? Me p[aret qe grumbullojne vet, nuk mbajne dot as stafin e komunes dhe shpenzimet operative. E ne keto kushte, nese do te duan qe ne zonen e tyre te behet ndonje investim e te regullohet ndonje gjo, duhet ta kene vec mire me qeverine qendrore. Pra votat koalicionit ne pushtet! Ne shqiperi kot thuhet se ka pushtet lokal te pavarur. Qe te kesh pushtet lokal te pavarur duhet te kesh edhe pavaresi te theksuar financiare. Nese jo, je i destinuar ti shkosh mbrapa qeveriut, ashtu sic i shkon nga mbrapa gruaja shtepijake burrit  te saj. Prandaj mos e diskutoni me kete teme se eshte per turp e per faqe te zeze. 

o sheme, ti po perserit fjalet e ktij dangalles, nazarkos...ma kurse perseritjen per here te 2te pash zotin se edhe 1 here dhe eshte shume.
Ktu nuk po flet njeri per ngjyrosje siperfaqeje - thuja dhe atij nqse ke mundsi. Po flasim per vota robsh. Ah, po ka mor vote masive ne shkoder - thote ai tyta, nazarko. Po pastaj? a thu se shkodra bi diku n'zanzibar dhe nuk eshte vote qe quhet...trap me zile.

Harrova me t'thon qe m'pelqen arsyetimi jot i thjeshtum kur vjen puna me analizu voten pro berishes, sheme. M'kujton ate robin qe ja vinte fajin kohes me shi kur kapte grun me naj tjeter n'krevat

Vota masive ne Shkoder, vote masive ne Shqipri i bie, po ato deputet qe ke aty te jep, si me marr 1,000+, si 50,000+.

jo grup se llogarite behen me proporcional, e di ti ket apo jo?

Mirdita  të gjithëve ! hala s'pakan mbaru kto . Foto e bukur por kam frikë se do ankohen atgo për të drejtat e kafshëve për krahasimin. 

Spot on! This is a Pig Racing! smiley

 

 C'finish zeza... ka kaluar mesi i dites e numerimi ende nuk ka filluar...

Arziu e mori pushim sot?

Degjova qe nuk e paguan mbreme per nje ore pune qe beri per numerimin e votave dhe eshte merzitur! smiley

Pastaj Arvizu ka edhe pune te tjera, psh te beje dashuri! smiley

Ho me? Si po shko gara e derrave?

lol  e goditur smiley

 dërrave vëlla!

 popull i vuejtur dhe derra t`knaqun

diferenca shkoi 460 ne avantazh te Bashes deri ne kutin e 52 ... ngelen edhe 13 kuti 

 Nuk mbaron me 13 kuti,jane dhe dy kuti qe administrohen nga KQZ per parregullesi,aty eshte rezultati final,dhe lajmi i keq eshte se ato dy kati i perkasin nje bastioni te PD se.

 ohoooooooo po kot po lodhet Arvizu ateher

 Ne fakt ai po argetohet.

basha gati 900 para edhe 13 kuti

Fillun Cilizmat  smiley  

Fitorja e vertete e ketyre zgjedhjeve nuk eshte as fitorja e PS, as demek mos-humbja e PD. Fitore eshte se u vertetua qe shqiptaret nuk jane me delet qe i mashtron duke ua fryre koken me analistet e paguar. Me vjen keq qe PD nuk po do me e pranu kete. Perkundrazi ka fillu fushaten e dyte. Megjithate, le te flasin sa te duan e ta bejne humbjen fitore, zgjedhjet e tjera me keq do u shkojne  smiley   

 Tironc,me voten popullore Berisha eshte fitues.Kaq i duhet,se cfare behet me vone kete nuk e dijme.

Po si qeka fitues me 12mije vota te pavlefshme vetem ne Tirane? Rri brad pash Zotin. Berisha edhe me mut ne dore, do vije te te thote eshte cokollate.

U duk si shkoi puna e Berishes. Me e keqja eshte se nuk po ze mend as tani, e keshtu si e ka nis do e coje PD-ne ik e pirdhu kur tebehen zgjedhjet e pergjithshme. Arsyeja kryesore pse e votun kunder eshte piekrisht kjo hedhja e hirit syve dhe tinzarlliku. Ai mend nuk po ze. Vari leshte. Me keq per te smiley 

 Tironc,politikisht,nje mazhorance qeveritare ne zgjedhjet vendore i intereson vota popullore,qe opozita te mos kete mundesi per te ngrit zerin per zgjedhje te parakoheshme,nuk po i hyj jo Berisha jo PD -ja.

- This little piggy went to the market,

this little piggy stayed home,

now if this little piggy doesn't roll the god damn camera ..."

- We're live Gale ...

Note proteste e animalisteve: "Nuk mund te krahasoni derrat me politikanet shqiptare! Peshku te kerkoje falje" smiley

 LSI ne shkalle vendi 104 362 vota,ja qe shqiptaret vdesin per pak korrupsion.

Jo, jo plako. Ja te ta boj dhe une nje analize se u pa kjo pune.

Ne Shqiperi rendesi ka kryetari i bashkise, jo keshilli bashkiak. Shume njerez nuk e kane idene e funksionimit te keshillit bashkiak, ose shkurt nuk u rruhet shume per te. Neper qendra votimi, edhe neper Tirane po te dilje, shifja njerez te lagjes qe te luteshin, aman voten per te KEshilli se kam plakun, motren, x-in, ose jam te kjo partia. Dhe njerezit per njohje, simpati, e arsye te tjera, e kane hudh voten per keshill bashkiak duke u tregu doreleshum sepse nuk e perceptojne si dicka te rendesishme. Ama kur ka ardh puna per drejtuesin, e kan hudh fiks aty ku kan dasht, per ate parti qe kane dasht. 

E di qe do me sjellesh si shembull Kavajen, per te me vertetu se eshte e kunderta, po edhe une e ti e dime qe s'eshte ashtu. Kavaja eshte trecereku demokrate dhe normal qe duke pas prirjen per djathtas ia kane dhone voten PD ne keshill, po kur ka ardh puna per aty ku ka rendesi (where it counts mo) dhe ku lufta ishte me kombetare, ia thyen hunden Berishes se edhe atyre ua ka prure ne maje te hundes. 

 Po mire mor burre mu ma mbushe mendjen,po Sales si tja bejme? Si tja shpjegojme kete?

Shkurt.

Vote popullore eshte vota per kryetaret, qofte te bashkive qofte te komunave. Te mblidhet ajo.

 

 

.photo arthropodes EscargotPhotos-Animaux.cfoto finish i vërtetëom

 Eshte nje gare tjeter me e lezetshme me "avashllikun" ajo me leprin dhe breshken, breshka del fitues dhe fiton garen!

turtle winning the race against a rabbit Stock Photo - 7053292

 Ka dhe nje finish tjeter :

Zeri i qytetarit vota e popullit e ardhmja europiane!!:

TIRANE, BASHA 916 VOTA ME SHUME SE RAMA
Ora 12. 39 Në Kryeqytet Lulzim Basha, kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin” po kryeson garën për Bashkinë e Tiranës me 916 vota më shumë kundrejt rivalit të tij Edi Rama. Të dhënat e fundit të KQZ për numërimin e 463 kutive nga 485 që janë gjithsej, tregojnë se Basha ka 119923 vota kundrejt Ramës me 119007 vota.

Tashmë numërimi ka përfunduar në 10 njësi të Tiranës ndërsa mbeten edhe 14 kuti për t'u numëruar në njësinë nr 5.

Tani kjo arithmetika ime modeste, qe me ka mbetur ne koke, me thote qe, nese jane numeruar 463 kuti nga 485 te mundshme dhe rezultati eshte kaq dhe aq, dhe zonat e tjera kane mbaruar e vetem zona 5 ka mbetur, atehere i bie qe ne zonen 5 kane mbetur per tu numeruar edhe 22 kuti dhe jo 14 sic thote gazetari i Balkanweb.

Pyetje: Ketyre gazetareve tane ne shkolle u mesojne vetem germat dhe gjuhen shqipe? Numrat dhe matematiken as ua permendin fare? Ose thjesht, a kane aq leke sa te blejne nje makine llogaritese, dhe nese po, a jane ne gjendje ta perdorin?

Pedro, balkanweb, news 24, gazeta shqipetare qysh dje kane nderuar pronar. Sic duket ky pronari i ri nuk osht i zoti ne llogari, perderisa e ka ble ket kompani sa qimet e kokes. Keshtu, kur pronari osht analfabet, mos pretendo qe gazetaret te bojne me shume. Thjesht, qe sot e tutje, anashkaloje ket burim informacioni.

O sheme militanti, balkanweb ka pasur gazetare analfabete e te paafte edhe para se te ndrronte pronar.  Nuk ra cilesia e balkanweb per pune ditesh.

po humbi dhe rama, kemi dy humbes edhe te gjithe jemi fitues. gjeegjeza me ciften:

kur gjahtari qellon 20 zogj qe po rrine te telat e tefonit, vret dy sa zogj ngelen?

E vejme me bast qe numerimi nuk mbyllet sot?

Nese nuk shkon prape arviziu, te jape te drejte.

po fitoi basha keshtu si shkoi ky myssybet, ndahet shqiperia me dysh edhe keshtu eshte me mire. se po e mori rama edhe kete bashki, do shkoje gjithe jeta bllokazh. saliu nuk i jep, keshillat bashkiake nuk do funksionojne edhe keshtu si jane deri tani, se duket qe pd ka shumice aty e atje, edhe ne do ecim me kater kembet drejt zgjedhjeve te reja shume here me te rrezikshme se keto.

 petlle, ma kan thon nga mren ps , rama humb tiranen.

 

t´kon rrejt! smiley

ke noi men'je per bast?

 

burri qe osht burre e con taven ne furre dhe s'e merr kurre :-D 

 

 Nga numerimet deri tani PS eshte nja 1000 e ca vota para ne keshillin Bashkiak. Mund te ndodhe, qe ne rast se fiton Basha, te kete perballe nje keshill bashkiak qe nuk i voton buxhetin. Ne kete rast Basha do te duhej te anashkaloje fare pushtetin vendor dhe te instalohet direkt ne qeveri per fondet. Jo tamam e ligjshme por teresisht e mundshme. 

Nga shifrat lexohej qe Aleanca per te Ardhmen e Rames kishte ne Tirane 111,727 vota ndersa Aleanca per Qytetarin e Berishes ka ne Tirane 110,041 vota. Keta numra jane ende paraprake, por perfshijne edhe njesine 5 ku votat e partive jane numeruar, por ende po numerohen votat e kryetarit te bashkiss.

po ne tirane nuk ka rendesi keshilli. duhet te kuptojme qe berisha nuk eshte budist more miku shoku. berisha eshte hakmarres. po humbi basha, tirana do marre fonde me zgjdhjet e reja keshtu si shkoi puna. kurse po fitoi basha edhe po te jete keshilli PS 100% do behet unaza e madhe, se ja ky eshte synimi. ku shkon basha shkon lulezimi, ecen rruga, behet shtrimi, me studim permas studimi,

petlle, mirmjes!

Edhe keto shifra kane levizur, por perqindjet qe formojne jane ruajtur edhe me zmadhimin e numrave:

Në bazë të dhënave zyrtare të KQZ-së, PS-ja ka 335.912 vota, ndërsa PD-ja ka 255.423 vota. Në avantazh është partia më e madhe e opozitës me 80.489 vota. Ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim rezulton të ketë marrë deri më tani 89.555 vota. Në këto zgjedhje të bie në sy një rritje e Partisë për Drejtësi për Integrim dhe Unitet, e cila rezulton të jetë deri më tani subjekti i katërt në rang vendi me 50.055 vota.

PDIU e ka vendin ne partite e kualicionit te majte... 

gjykuar nga programi (eh, slogani) me te cilin PDIU u paraqit ne keto zgjedhje, ajo eshte e vetmja parti e djathte ne Shqiperi (duke supozuar qe Republikanja nuk ekziston me, apo ekziston?).

 PDIU eshte nje krijese inteligjente e Berishes si balancim dhe mbushje vakumi pas fragmentimit te PBDNJ-se. Perballe akuzave per leshime dhe terheqje perballe bollanove (ofensives per helenizmin e jugut ) PDIU eshte nje karte e luajtur me sukses nga Berisha ne bixhozin e lojes politike dhe ne bursen e nacionalizmit .

 Nje lexim i rezultateve zgjedhore:

 

  • Berisha rikonformoi  votat popullore me nje shumatore te dukshme votash te siguruara ne zonat rurale.Shperndarja gjeografike e kesaj mbeshtetjeje ka tejkaluar ndarjen si me thike jug/roze-veri/blu. Arsyet e kesaj sjelljeje te votuesve katundare mbeten per t`u eksploruar por paraprakisht mund te rreshtojme dy faktore: mundesine me te madhe te blerjes se votes atje ku varferia eshte me e madhe dhe se dyti oferten e pamjaftueshme te PS per perspektiven e zhvillimit ne zonat rurale.  
  • Basha rezulton kandidati me i suksesshem  perballe Rames krahasuar me tre kandidaturat e meparshme te PD. Ne nje koment para 8 majit kam theksuar se Basha me buzeqeshjen e pafajshme nuk duhet nenvleftesuar.Supriza e suksesit te tij eshte rezultante e kater elemente:a)Basha ofroi nje axhende e cila reflekton sfidat e administrimit te metropolit ne nje faze cilesisht te re te zhvillimit te tij B) Ezaurimi  Rames si model suksesi ne administrimin e metropolit per shkak te angazhimeve si kryetar i PS c) suksesi i Bashes ka mbrapa anagazhimin e administrates shteterore, presionet per tjetersimin e votes, prurjet e reja te votuesve enkas per te votuar Bashen (mbetet te verifikohet) d) Suksi i Bashes tregon kalbezimin e sistemit te drejtesise.Duket se akuzat per Bashen nuk kane ngjitur perderisa  ato nuk jane provuar permes nje procesi gjyqesor. 
  • LSI , pavaresisht nga "kalimi ylberit" dhe kapja e Metes ne flagrance me bllokun e korrupsionit, ka rikonfirmuar mbeshtetjen e saj (rreth 105 000 votues ne rang kombetar) Duket se besnikeria ndaj partise dhe liderit predominon ndaj standarteve per  moralitet te politikes. Votuesit e djathte kane ndeshkuar kandidatet e  LSI te propozuar nga AQ.

 

 

 Po ndërhyj pak mbi k'të historinê e " Suksesit të Bashës ndaj Ramës " Personalisht mendoj se, nëse Basha do ishte përballur me Ramën në mandatin e tij tê 2të ( të Ramës ) Basha do ishte humbësi më i madh i tê gjith kandidatëve tê tjerë.

Këtë shumë votash tê Bashës sot, duhet ta llogaritësh me "lodhjen" e popullit të Tiranës me të njëjtin kryetar për 12 vjet, me faktin se Rama ka dy okupime dhe njê pjesë tê punës së tij si Kryetar Bashkie tashme ja merr dhe Udhëheqja e PS, mendimin e qytetarëve se, nëse në Bashki do kemi Bashën, duke llogaritur se në Qeverri kemi Berishën, do mund t'i marrim ca mê shumë fonde Qeverrisë nê krahasim me ç'mund t'i marri Rama dhe shmangim përplasjet që ka patur për kaq kohë Bashkia me Qeverrinë sidhe, deklarata e vet Ramës nê TV - " Më votoni për gjysëm mandati" 

Duke llogaritur gjith këta faktor, Edi Rama është FITUESI më i madh MORAL i këtyre zgjedhjeve, mbasi vota po tregon se, edhe pse me gjith këto faktorë Minus , ( duke shtuar kêtu edhe ato 'Plus' të Bashës, ('Plus' sidomos për mëndjelehtët ), si p.sh - Heqjen e vizave- ( them mëndjelehtët se Vizat i Hoqi Europa pêr qëllimet e mira tê saj, dhe jo Basha ) qytetarët e Tiranës me votën e tyre treguan se Edi Rama ështê - The One.

Marlboro, si mendon se do te kishte dale rezultati ne Tirane po te mos kishte kandiduar Rama?

 Varet se Kush tjetër ! Nëse do kandidonte Braçe, do kishte marë 10 vota bje fjala.

Tu duk se kishte ndonje element gallate ne pyetjen time? smiley

Faktori Rama ka qene negativ per PS-ne ne keto zgjedhje, mendoj une. Kjo edhe sepse ne kemi kujtese te shkurter - une per shembull PS-ne me Nanon ne krye s'do ta kisha votuar kurre. Megjithate, Rama jo vetem qe eshte konsumuar si kryetar bashkie, por gjeneron edhe ndjenja negative anembane neper Shqiperi per arsye qe nga me ordineret (nje lloj kompleksi ndaj tij, nje pamundesi per ta pare si te ngjashem, nje pune e mire e fushates shumevjecare anti-Rama) deri tek me te rendesishmet (autoritarizmi i tij). Une nuk e di kush ia ka bere llogarite PS-se, qofte edhe Rames, qe nga kandidatura e tij do te perfitohej - mendoj se Rama ben gabim te madh nese s'e lexon si humbje rezultatin e Tiranes. Besoj se ngjashem me distancimin e Bashes nga Berisha, PS-ja do te kishte perfituar me nje distancim nga Rama. Tjeter gje se pas Rames shumica perfytyrojne permbytjen, por sigurisht s'ka per te qene keshtu - o zot, me kujtohet ajo e Majkos me karrigen e Nanos, sa te mjere qe jemi.

Nejse, une personalisht me Ramen jam ok, tani per tani (s'kam prona brenda ne TR). Edhe mund te doja ta provoja si kryeminister per 4 vjet - por per 12 vjet s'jam gati smiley

Dhe nje gje tjeter per Ramen dhe Tiranen, meqe jemi - besoj se Rama, pertej arsyeve te permendura nga te tjeret (rehatlliku i 12 vjeteve, klientelizmi, ndarja e kohes mes bashkise dhe PS-se), penalizohet tashme edhe nga fakti qe Tirana eshte nje qytet i sterlodhur nga ndryshimet demografike, sociale, fizike, eshte si nje mace qe ka pjelle shume barqe. Dhe deshtimi ne Tirane i takon sa Rames, sa qeverise, e sa intelektualeve te leshit, qe nuk kane qene ne gjendje te endin nje rrjete institucionale per te mbajtur gjithe peshqit qe jane dyndur. Ne mos nga qytetet e medha te botes, te kishim mesuar nga riformatimi ndodhur dy here ne Tirane, nje here prej Zogut, e nje here prej Hoxhes.

 Tani meqe Rama nuk shkeputet nga Partia, i mbetet Partise te shkeputet nga Rama dhe te krijoje nje lider tjeter. smiley

Ti e ke shume mire, por nga njera ane Rama e ka mbush Partine me qullace, nga ana tjeter ku me gjet nji aq te gjate smiley. PS-ja ndoshta po te mos kishte mbi shpine ate histori aq te palavdishme, e te mos kishte shushunjat e sotme qe shesin shpirtin per nje sherbim jashte shtetit, mund edhe te nxirrte 2-3 kokrra frut. Por keto 20 vjet kane treguar qe fruti maksimal i PS-se eshte Nano. Rama eshte fut ne PS sic futen hajdutet e trenave, s'eshte makinisti.

  @tropizma:Rama jo vetem qe eshte konsumuar si kryetar bashkie, por gjeneron edhe ndjenja negative anembane neper Shqiperi per arsye qe nga me ordineret..

oh, jo, pergjithesim i gabuar. Rama eshte demonizuar suksesshem nga nje investim 13 vjecar ku Berisha ka merita personale. Teknologjia e demonizmit ka tejkaluar edhe ate qe u perdor per Nanon dhe kjo natyrisht qe ka dhene efekt.Por Rama shikohet me admirim ane e kend Shqiperise.Modeli suksesit si administrator ne Tirane dhe profili i tij sportiv, qytetar perballe tribalizmit berishian , shikohet me simapti jo vetem nga xhaketat e vjetra, sic mendohet zakonisht,  por edhe nga te rinjte dhe madje dhe nga te djathtet. Per kete duhet te levizesh neper Shqiperi dhe konstatohet kollaj.

13 vjete?

6 edhe haet por jo 13.

 po qekur u be minister i kultures , i pakapshem.Harrove tasin me makarona qe cfaqej cdo jave neper faqe gazetash.harrove sulmet e inicuar nga Nano pijetari "per thonjt e paprere" e deri tek fushata e Olldashit me allatet e Rames.E te tjera, e te tjera.

Tjeter gje c'ka bere Nano ndaj tij, tjeter c'ka bere Berisha.  Lufta brenda llojit s'mund ti faturohet Berishes.  Pa marre kryetarllekun Rama, energjite e Berishes normalisht jane shpenzuar ne sulmimin ndaj Nanos e Metes, si figurat kryesore te PS-se.

 Mjaft ta dish e Berishen e ka hedhur dy here ne gjyq e jema e Edit, per ofendime personale dhe familjare. Kuptohet qe i fitoi (nocn e rrokut) te dyja heret ne gjykatean tone te pamvarme.

Po, dhe kjo ka ndodhur mbasi ky i fundit eshte bere kryetar i PS-se.

Po mire, jo 13 po 6. sa ndryshon kjo ne ate qe po thuhet?

Degjo, une nga njerez qe i besoj kam degjuar qe Rama eshte 10-re duke bere money, edhe pse nuk ka gje te faktuar, qe une ta di dmth, se mbase edhe ka, dhe une ata qe i besoj, i besoj (pra e besoj qe Rama ka bere pare sa ka mund, ndonese nuk e di kete gje - ti e kap dallimin) - ama, sa per demonizimin me mjete te ulta literalisht poshte brezit, nderkryejen e nje shtrese te tere te popullsise me gomarlleqe te tipit "lakuriq lakuriq", ketu nuk ke cer thu fare, ka qene dhe mbetet nje poshtersi par excellence, nje malokeri e parrefyer, qe zuri vend neper piksela paturpesisht, dhe ti qe ben lojra, jo 6, jo 13, qe nuk te vret syte maskaralleku i persritur kudo, ne menyre te pabesueshme, i nepergojimit te gjerave familiare te tjetrit pa kurrfare sensi mase dhe cipe sociale, i nxjerrjes se fotove ala lefty edhe ketu, duke i share dhembet - o Zot, si mund ta beje kete nje perkrahes i Berishes, per dhembet them, ket s'kam per ta marre vesh kurre, por thagmat na u bene buke e djathe tani - pra ti qe ben te tilla lojra, me inteligjencen qe duket se ke, dhe e meton se ke, nuk besoj se ndihesh mire nen lekuren tende, I Pakapshem. Sepse flet si ta do stomaku, dhe jo sic besoj qe te udhezon arsyeja.

Po mire, jo 13 po 6. sa ndryshon kjo ne ate qe po thuhet?

Saktesim i sasise te viteve ishte ky.

 

dhe ti qe ben lojra, jo 6, jo 13, qe nuk te vret syte maskaralleku i persritur kudo

Para se te supozosh se cfare me vret mua syte apo jo, ben mire te me pyesesh.  E kuptoj qe je i pasionuar per kete gje, por te ben dem te supozosh se cfare mendoj une pse une saktesoj nje numer.

pra ti qe ben te tilla lojra, me inteligjencen qe duket se ke, dhe e meton se ke, nuk besoj se ndihesh mire nen lekuren tende, I Pakapshem. Sepse flet si ta do stomaku, dhe jo sic besoj qe te udhezon arsyeja.

Edhe ketu po supozon, po supozon qe une po mbroj Berishen duke bere lojra.  Ben mire te mos me drejtohesh me kesi supozimesh here tjeter, duke me vene ne nje vend qe une realisht s'jam.  Nuk mund ta marresh shpirtin tim kritik dhe skeptik per lojra per te mbrojtur Berishen.  Nuk mund te me futesh mua ne nje vend me Leftyn.  Te tilla gjera jane ofenduese me shume se sharje banale.

 

p.s. Nje saktesim tjeter, dhe shpresoj qe te mos ma marresh per Berishembeshtetje dhe kete.

Goditje poshte brezit te ulta e te ndyra per Berishen si person dhe familjen e tij, ka bere ana tjeter sa te haj qeni. 

 

13 vjete?

6 edhe haet por jo 13.

 

Si e shpjegon kete? Dmth i gjithe komenti ishte ky. Pa asnje shtojce a sqarim.

Tjeter: do doja me dit natyren e denigrimit qe socialistet i kane bere Sales ne baza familiare ne menyre publike (jo tha ky e ai neper klube ferneti, se sa socialiste lamasher ka, aq te mira qofshin, populli eshte i madh); nqse sodialistet ne menyre publike kane bere te njejten gje, do isha shume i interesum me e dit, nuk do me habiste (bij nenash jane edhe ata, me nje llaf) dhe "jazeku" do u shkonte po aq shume.

Tjeter: te te krahasoj ty me leftin? A je ne vete? Kjo nuk ndodh ne asnje realitet, ne asnje univers. Une me ty bej muhabet gjithnje, o njeri. Mos e thuj here tjeter kete gje, te lutem.

 Oh, ke te drejte. Nga nena filloi ta shante pasi u be kryetar, perpara vetem e rrihte dhe i thyente kocken e hundes.

Po fundja te sharen nga nena ca si ai (se jo te gjithe de!smiley) e meritojne.

shume interesante kjo. nuk e kisha degjuar. do isha shume kurioz te shihja vendimin e gjyqit, dmth si eshte paraqitur aty qe ofendime familiare nuk ka patur?

mbase najher kur te behemi mbare, PF.

 me sa di une, sala nuk e ka fituar gjyqin e fundit ku akuzohet nga e jema e Rames.   lajmi i para ca diteve ishte qe gjykata e larte po e shtyn kete gjyq..  

Spiritus, vota eshte dhene tashme dhe e rendesishme eshte qe Basha te mos fitoje (sepse s'duhet te kaloje morali i te akuzuarit kurre-te-gjykuar qe zgjidhet ne instanca publike), dhe jam dakort per mesazhin qytetar qe Rama percjell me pamjen e tij, por sikur te kish patur nje kandidat tjeter ne vend te Bashes, une personalisht do te mendosha rendshem para se te votoja Ramen.

Tirana eshte nje mine ekologjike dhe sociale dhe, megjithe debatet publike rreth kesaj teme, Rama s'me duket se po e vret shume per kete. Ose ndoshta ia kane zene bishtin aq keq interesat sa s'mundet te beje gje. Ne te dyja rastet i humbur eshte qytetari i Tiranes.

 Finistere jam plotesisht dakord me paragrafin e dyte.Tashme Tirana nuk ka nevoje thjesht per asfalt dhe make-up pallatesh te rrenuara. Basha hapi nje shteg perceptimi te ri te administrimit te metropolit por kur do dale gjeniu i c`aktivizimit te bomes sociale dhe ekologjike? Nuk ka shpresa tani per tani dhe kjo eshte humbja e te gjitheve.

Mendon se eshte pune gjeniu? A s'do te mjaftonte pak me shume buonsens dhe etike? A s'u pasuruan mjaftueshem ndertuesit? A s'i mbushen xhepat? A s'u krijua kasta? Le te kthejne ndonje gje mbrapsht nga benefitet, qofte ne forme investimesh e bamiresie, qofte ne forme te drejtash. Eshte nje proces qe ndodh pak a shume gjithkund. Pse vonohet tek ne? 

Spiritus, besoj se rezultati i Tiranes jep nje fare mbeshtetjeje per ate qe them une ne te pakten 1/4 e popullsise se vendit. Por ti mund te drejte per pjesen tjeter te vendit - thjesht une do te doja pak me shume informacion mbi kete pike, duke pranuar paraprakisht qe ti ke avantazh informativ te theksuar ndaj meje.

Gjithashtu, nuk di ta ndaj sa ndikim ka fushata kunder tij e sa ndikim arsyet e tjera qe permenda. Dhe nje shenim - ka tribalizem berishian, por Rama nuk eshte imun ndaj tribalizmave te llojeve me moderne.

 tropizma, rezultatin e Tiranes pak a shume e ke shpjeguar vete por pjesa tjeter e vendit ende nuk ka ezauruar efektet e modelit qe ofroi Rama ne dy mandatet e para vecanerisht. Pastaj, pas vitit 2005 eshte veshtire te ndash efektet e dyzymit te Rames si kryebashkiak dhe kryetar opozite. Infomacioni qe mund te jap nuk bazohet ne ndonje kerkim apo matje opinionesh por konstatohet kur je ne kontakt me njerez neper Shqiperi.  

Pajtihem me analizën .Rama është diabolizuar siç diabolizohet çdo e re në jetën shoqërore.Fitorja e Ramës në 2009(apo dhe hetimi i zgjedhjeve ) do na kursente kto debate mbi 10 vjeçarin e tij në Bashki .Kanditimi i Ramës për bashkinë ishte sfidë politike personale e tij kundër të gjithë politikanëve të vjetër qoftë dhe në partinë etij .Unë jam partizan (për kushtet e Shqiprisë dhe jo vetëm ) për ndryshimet të vazhdueshme të drejtuesve politikë  në pushtet dhe për rrjedhojë në parti por ama me zgjedhje të drejta dhe të tejdukshme. 

.

Tani sipas llogarive qe kam bere une per njesine 5 me del qe deri tani si mesatare per kutite qe jane numeruar Rama ka marre 301 vota dhe Basha 221 vota. Pra diferenca mesatare e cdo kutie deri tani eshte 80 + per Ramen. Meqe jane edhe 16 kuti per tu numeruar, i del qe 16 kuti x 80 vota = 1289 vota plus per Ramen ne kutite e mbetura.

Per momentin Basha ka 628 vota plus ne total per Tiranen. Duke marre parasysh llogaritjet e mesiperme per kutite e mbetura ne zonen 5 del qe votimi duhet te perfundoje me perafersisht 652 + per Ramen (1289 - 628 = 652)

e dashur iness, 

llogarite nuk behen per kuti numerimi por per numer votash dhe votuesish.  dhe zonash ku jane votat e mbetura per tu numeruar

nese tek 5 ( bobo si me duket kur e them kete)  ka rreth 50 mije votues dhe jane numeruar 40 mije  ne te cilat dif eshte 4000 vota atehere me rregull treshi, i bie qe dif te rritet me 1 000 , e cila ne vetvete nuk eshte e verte pasi duhet pare se cilat jane zonat dhe ca diference mund te kete aty, mund te jete me e madhe se 1000 por edhe me pak se 1000

pak a shume kjo eshte llogjika 

A i ka dikush shifrat e votes popullore? Lexoj gjera kontradiktore, PD-ja deklaron fitore te thelle, Pedro sipas BWebit thote jo. Nese PD-ja ka me pak vota se PS-ja, perse deklaron fitore popullore? Nese koalicioni i PD-se ka ma shume vota popullore, si krahasohet shperndarja me zgjedhjet e kaluara mes partive brenda koalicionit (duke llogaritur dhe LSI-ne)?

Gjithashtu, jam me Spiritusin ne lidhje me Bashen. Do te shtoja nje pike e) njerezit kane filluar te kerkojne dukjen e normales, dhe kjo gje eshte e frikshme - nuk ka vegel me te mire ne duart e pushtetit.

Tani varet se si do t'i shohesh, se po t'i shohesh si parti, PS-ja (dhe e majta) nuk ka fituar ne shume prej bashkive qe ka kryetarin, ose edhe ne ka fituar diferenca nuk eshte e njejte si per kryetarin dhe keshillin. Shembuj ke Kabajen, Durresin, Elbasanin etj. 

Po t'i shohesh si koalicione Koalicioni i Djathte dominon dukshem ndaj atij te Majtit. 

Ajo qe vihet re eshte se koalicioni i djathte eshte me i brishte se i majti, packa se si numer dominon. Nga keto zgjedhje duket qarte qe koalicioni per qytetarin nuk eshte kompakt.

Votat per parti, po te ishin njesoj per parlament e djthta do formonte qeveri perseri. 

Dmth Rama nuk besoj te jete shume optimist per 2013-en duke pare keto vota, pavaresisht se shume gjera mund te ndryshojne deri athere. Lere psataj po humbi edhe Tiranen. 

Ne se nje popull nuk ka besim tek drejtesia, tek politika, si mund te kete besim tek Vota ? Me duket se atje ne shqiperi votohet per inerci!

 Vota popullore

Ndryshe nga sa paraqitet situata për Këshillin e Bashkisë së Tiranës, ku kemi një ekuilibër thuajse total midis dy koalicioneve, realiteti në rang vendi paraqitet krejt ndryshe. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dje të dhënat për votën proporcionale për të gjitha njësitë ku ka përfunduar numërimi, ku rezulton se koalicioni i djathtë “Aleanca për Qytetarin” ka mundur të marrë plot 661 889 mijë vota, ndërkohë koalicioni i majtë Aleanca për të ardhmen ka siguruar vetëm 592 983 vota. Pra kemi të bëjmë me një diferencë që ndryshe nga një ditë më parë është thelluar në plot 69 mijë vota. Megjithatë duket se diferenca që paraqitet mes koalicioneve nuk reflektohet në mbështetjen që kanë dy forcat e mëdha politike. Kjo pasi socialistët vijojnë të jenë një forcë që, krahasuar me të gjitha forcat e tjera politike, gëzon mbështetjen më të madhe në vend. Ajo që prish planet e socialistëve janë aleatët, të cilët përbëjnë koalicionet përkatëse.

Aleatët

Megjithëse me më pak vota se socialistët, demokratët vijojnë të jenë sërish mazhorancë në votën popullore. Kjo falë mbështetjes së aleatëve që ka në koalicion, ku LSI luan një rol deciziv në këtë mes. Vetëm deri tani LSI i ka dhënë koalicionit afro 90 mijë vota, çka jo vetëm rikuperon diferencën që ekziston mes PD-së dhe PS-së, por i jep koalicionit të saj një avantazh të ndjeshëm. Një rol po aq të rëndësishëm në këtë rezultat e luan dhe partia e çamëve, PDIU, e cila në të gjithë vendin ka mundur të rrisë ndjeshëm mbështetjen, duke kaluar shifrën e 50 mijë votave. Po ashtu aleatë me peshë të konsiderueshme PD ka dhe republikanët dhe legalistët, të cilët kanë çuar në hambarin e PD-së rreth 50 mijë vota së bashku (bëhet fjalë për të dhëna të pjesshme). Ndërkohë që socialistët nga ana tjetër duket se kanë qenë të vetëm në këtë garë, pasi aleatët e saj me përjashtime të pakta, kanë një mbështetje fare modeste. Ndryshe nga sa më parë, tashmë vendin e tyre në forcat e koalicionit të majtë, e ka zënë PDS e Paskal Milos me afro 50 mijë vota dhe më pas vijnë socialdemokratët e Skënder Gjinushit më afro 30 mijë vota. Të gjithë aleatët e tjerë në rang republike nuk e kalojnë shifrën e 30 mijë votave mbështetje.

Burimi: Mapo, 13.05.2011

Falemnderit Spiritus.

Ore ca numerojne per vote popullore. Voten per keshilltare apo vooten per kryetare?

 Per keshilltare.

Po ky eshte trapllik. Si mund te quash vote lokale ate per kryetar e te mos quash lokale ate epr keshilltare?

Vota per keshilltare eshte akoma me lokale edhe teorikisht, edhe praktikisht. Teorikisht se ti voton perfaqesuesin tend ne "parlamentin" bashkiak dhe dihet qe partite baterine me te madhe e perqendrojne per kryetarin. Gjithe posterat me logo partie kane fytyren e kryetarit jo te keshilltareve bashkiake.

Praktikisht eshte lokale se aty robi e ka doren e leshume dhe e jep edhe per "shoqni". Une psh kam votu PDS se kam nje shok, dhe i kam thon edhe robve qe njof qe ta votojne. Po po te vije puna per zgjedhje politike nuk ia jap kurre Milos. Une tani ia dhashe PDS se ia dhashe shokut tim, jo se du me ia pa surratin Milos. 

 Po dëgjojmë lloj lloj teorish  tani për të zbutur ndjesinë e humbjes . Po votën popullore koalicioni Pd e kishte para zgjedhjeve në tiranë , durrës , elbasan , por asnjëherë si akuzoi se punonin mirë a keq . Politikanët kudo  gjejnë emërtime të ndryshme për mos të pranuar humbjen . Këtu të gjitha Partitë dalin me fitore se ose kan shtu numrin e votuesve megjithse kanë  kan humb një vend etj ; gjë e mirë ngushllimi optimist. Ajo që quhet votë popullore për mua s'ka asnjë rëndësi dhe varet nga diferenca e fitoreve në zona të caktuara votë popullore janë kryetarët se kanë marrë dhe vota jopolitike .Votuesit janë treguar të zgjuar i kanë dhënë paralajmërimin e fundit Salës po e kursejmë PD dhe kte herë me qëllim që tna e kthesh pa shumë dëme ndryshe po të humbte gjithshka ;PD si parti (jo  klani i saliut )do të çorjentohej  e do kërkonte shumë kohë të rindërtohej .Kandidatët janë parë e gjykuar si klan i Saliut (për kte arsye amerikanët u munduan ta distancojnë Lulin nga Saliu nejse Tirana ka dhe faktorë të tjerë si administrata shtetrore dhe satelitët e saj ) duke ja mohur votën qartë për atë që dit'lexojë . Besoj se Sala s'ka për ta kuptuar kte mesazh dhe do shkojë në kundrarrymë me besimin se ai di të rekuperojë por do dobsojë shumë PD dhe mbështetsit e saj .

Votuesit janë treguar të zgjuar i kanë dhënë paralajmërimin e fundit Salës po e kursejmë PD dhe kte herë me qëllim që tna e kthesh pa shumë dëme ndryshe po të humbte gjithshka

o krejt e kunderta, kane votuar PD dhe kane ndeshkuar, me te drejte, personin (shif kavajen, durresin, elbasanin qe jane te falur, apo komuna ku parti te koalicionit kane dale me dy kandidate ose ish-kryetari i meparshem i djathte nuk eshte rikandiduar dhe ka dale me vete si i pavarur)

97 Hunter unë e di (jo i sigurtë )se mbështetsit e Salës e indetifikojnë  Pd me Salën por në PD ka njerës të formuar politikisht e qytetarisht që e kuptojnë kështu partinë dhe  e shohin udhheqsin si të përkohshëm dhe partinë si vlerë të kontributeve të përbashkta të antarve të saj .Deri tani kanë qenë në pakicë dhe zgjedhjet sot tregojnë se ata po shtihen por mbi të gjtha po reaojnë .Shumë shpejt do ta kuptojnë dhe të tjerë se partia nuk është mbështetje e për një  klani të ngushtë .Sala  ka mundur ta bëjë deri tani me sukses të pazëvensushmin por nqs ai si ti nuk do ta lexojë kte do jetë vërtetë fatkesi . Dhe atë që ju dhe të tjerë mundohen ta quajnë votë popullore PD është larg PS .PDIU është e përkohsme pasi u mbështoll me një nacionalizëm folklorik që shumë shpejt do ti dalë boja  se ajo parti s'ka asgjë të përbashkët me patriotizmin dhe çështjen çame (shku shkojnë punët tek ne ngadalë )Unë lutem që Sala ta lexojë mirë votën .Sa për Lulin edhe mund të fitonte në Tiranë por kjo do ishte turpi i ynë si shqiptarë  i krahasueshëm me rekuperimin e Salës në politikë pas 97-98.Unë flas se s'më rrihet por e di që është vështirë dhe për ata që e duan dhe punojnë për PD(jo Salën) me tgjithë forcat e tyre.Indetifikimi i partisë me udhheqsin është rudimenti ynë politik më i madh "themi partia dhe nënkuptojmë lenini themi lenini dhe nënkuptojmë Partia (Majakovsky shkretë ishte kundër ksaj fryme por ja që vetëm kte i kuptuan e s'ja harruan) Dhe një gjë personi që ata kanë ndëshkuar në shembullin tënd është ndëshkim për klanin e Salës .U zgjata prandaj  kêrkoj  falje .

 

 Sala patjeter qe di ti lexoje keto, dhe do marre masa kunder atyre qe duan te ngrene koke duke i shpallur puciste. Tingellon familjare, apo jo?

 Kjo është ajo që kam frikë se është tip që e trash zullumin deri sa tkupet .I paepur si kreshnikët e eposit.

Vertete gjate i ke rene, se po flitnim per votat ndaj kandidateve nga njera ane (ktu PD duhet te beje nje analize, si lejoi qe te kandidonin personazhe te tille) dhe votat ndaj PD nga ana tjeter. Sa per histori, me duket se s'eshte kjo tema, apo jo?

 Varet nga këndvështrimi;por është mbrenda temës pasi unë i shoh kandidatët për kryetar në përgjithsi si klan i Salës .

Sido te perfundoje gara (them me fitore te kryetarit akual, urime),  une i shtrengoj doren Lulzim Bashes, i edukuar, me taban, zoteri i vertete.

Edi Rama ti shtrengoje fort doren bllokistave dhe xhaketave te vjetra; atyre ja detyron fitoren.

Ti i shtergon doren nje vrasesi dhe per fat te keq si puna jote qenkan shume. Vrases i edukuar, me taban dhe zoteri i vertete. Sec me kujto ata mafjozet pleq qe ne cere jane shume xhentilmen. Ketij tendit i ra bara e rende qe te kryeje pislleqet ne nje moshe shume te re. Megjithate, ka kohe te mjaftueshme per te shkyer gabimet dhe per te dale nga burgu e te filloje nje jete te re. Kriminelet vetem nje vend kane: qeline e burgut. 

berber, ti qe i ke besuar Rames qe ne 2009 tha qe i vodhen zgjedhjet, nuk e ke problem ti besosh shpifjet alla-Erjon Brace.

Pse na ka genjyer Brace thua?

Rruga eshte dhene me tender te rregullt dhe ka dale me gjysem cmimi?

Jane gjalle akoma ata te 4rt?

nuk ja vlen te diskutosh me nje njeri qe ka qejf e deshire ti shterngoje doren nje vrasesi, krimineli gjakftohte qe buzeqesh bukur dhe qe duke si nje zoteri i vertete. Une keta tipa edhe kur i ndesh perballe ne rruge, bej sikur nuk i shikoj. Qe do te kete njerez te tille nuk diskutohet, por eshte e drejta ime ti injoroje ata.  

injoroi, mos i voto, e drejta jote eshte, kush te thote gje. ama mos u mundo t'ja mbushesh mendjen me zor te gjitheve.

 me zor jo se ate e ka monopol saliu poooooor, te informosh (te bindesh biles) votuesit eshte detyre qytetare. sidomos kur je perpara hajdut/tradhetar/vrasesit me kulture t'jashtme.

 E drejte prizren, e ashtuquajtura vote popullore nuk mund te lexohet pastertisht si vote politike.Berisha natyrisht e shqiptoi shume i qeshur sot ne mbledhjen e qeverise kete "fitore" por leximi rezultateve duhet te marri ne konsiderate faktin se kemi te bejme me zgjedhje administrative.Sjellja e votuesit ne zgjedhjet politike (ne nje sistem propocional rajonal) zhvishet nga interesat imediate lokale (njohjet, tarafet, kredibiliteti kandidatit per kryetar B/K, ) 

 Të kuptoj por unë them se është detyrë politike dhe intelektuale e qytetare e Salës ta lexojë siç duhet kte votë mos fshihet pas koalicionit se PD ka humb dhe kte votë që s'ka arsye të quhet popullore se është votë për këshilltarë dhe jo propocionali politik i partisë .Ka shumë rëndësi kjo për mbarvajtjen e demokracisë e cila shkon paralelisht me demokracitë partiake meqns ky sistem është shumëpartikraci -demokratik.

detyrë politike dhe intelektuale e qytetare e Salës

smiley cfare lloj humori eshte ky o prizrenas?

 O Ols do i telefonosh atij mikut apo jo dhe thuj ti numuroj vetë dhe t'gjtha . Na plakën kto .

Ore ju lutem shume me thoni pak ca numeroni me vote populllore, votat per kryetaret apo per keshilltaret? Po me ha kurioziteti

i thonë votë popullore asaj që i është dhënë subjektit dhe jo emrit të përveçëm, pra për këshilltarët. Edhe atë e shikojnë në rang aleancash, jo partish individuale, se ashu PS ia fut PD-së më duket. Bo dhe vaki jam tu ia fut kot smiley

Pa tallje kjo, :-D hahaha, s'kam pare asnje kapele Republika duke lozur domino neper lulishte. Nuk e di a eshte nga vapa apo sepse jane te gjithe perballe Top-Channel duke ndjekur rezultatet e Njesise 5 smiley

Sipas trendit te raportuar, duket se ka nje balancim forcash: aty ku kryebashkiaket jane te kuq, keshilli bashkiak eshte ne shumice blu. Por, ne menyre absurde, kjo eshte nje nga pikat me pak te diskutuara te ketyre zgjedhjeve.

 

Kjo ka gjasa te kete nje rezultat krejt negativ, duke cuar ne bllokimin e pushtetit vendor nga perplasjet e forta te keshilleve bashkiake blu kundrejt kryetareve te kuq.

Ose ka nje shprese fare te vogel qe keta njerez do i lene menjane merite partiake dhe me hir apo me pahir do punojne me njeri tjetrin.

Eshte 100% e vertete qe populli, si ne cdo zgjedhje lokale, e ka konsideruar si shume te rendesishme ate qe quhet vote popullore, pra voten per keshilltaret e bashkise. Nga serioziteti i madh qe ka ky lloj votimi ne Koplik konfirmohet komuniteti grek si komuniteti i dyte me i madh ne bashkine e Koplikut, dhe po ashtu ne Bajram Curri konfirmohet maxhoranca came si grupi etnik i dyte me i madh ne Tropoje. Njekohesisht, ka dale shume qarte pesha shume e larte qe ka partia e Paskal Milos i cili do te perfaqesohet ne pothuajse cdo keshill bashkiak me te pakten nje perfaqesues.

Nga serioziteti i madh qe ka ky lloj votimi ne Koplik konfirmohet komuniteti grek si komuniteti i dyte me i madh ne bashkine e Koplikut, dhe po ashtu ne Bajram Curri konfirmohet maxhoranca came si grupi etnik i dyte me i madh ne Tropoje.

Nga doli kjo mo, per greket ne Koplik? Nese kane votuar per PBDNJ, ajo zone ka familje me origjine malazese, qe mund te jene te angazhuar me PBDNJ.

ndoshta ... qe mund te ... qe do te mundnin te ... etj etj. Se kur e ke pare ti qe komuniteti malazes (aq sa eshte) eshte ndjere ndonjehere i perfaqesuar nga PBDNJ, une nuk e di. Por qe Tropoja ka komunitet shume te madh cam, kete e kam te sigurte fare se i kam numru vete camet atje.

Pra s'ka ndonje mundesi qe ndokush tjeter jo cam te votoje PDIU-ne he?

po mer, bile gati 30% e votuesve ne Bajram Curri u binden nga alternativa e pdiu. Po ama te Kopliku s'ke nga e lu, do pranosh se s'bo qe atje greket jane komunitet dominant se per PBDNJ s'para votojne te tjere pervec grekeve smiley

Ka pak rendesi ciles parti bisht i perkasin keshilltaret bashkiak.  Ne te vertete keshilltaret i perkasin njerit elefant apo tjetrit.  Besoj e kupton qellimin e postimit tim origjinal.

ne fakt nuk e kisha me ty, e kisha me ate pjesen qe kishe cituar "balancim forcash" se dje degjoja nje nga deputetet e maxhorances, me duket kadillin, qe thoshte qe populli ka balancuar forcat me voten popullore ... eshte sic ndodh ne amerike me mid-term elections e nje tufe me budalleqe te tilla. dhe qe fatkeqsisht do i degjojme gjate edhe nga naimciliartanhoxha & co.

I pakapshem edhe une e shoh si ti, problematike, mosperputhjen politike bashki - keshill. Dhe pres qe te ndodhe nje perputhje e mire financiare, nje vjedhje akoma me e madhe e taksave, e kontratave, e njerezve te shkrete. Qe te funksionojne keto njesi do te therren plot derra, pork through and through.

 Ose ka nje shprese fare te vogel qe keta njerez do i lene menjane merite partiake dhe me hir apo me pahir do punojne me njeri tjetrin.

 

like*

Fati i Bashes ne dore te Bllokmeneve...

te gjithe derrat nje turi kane. nuk ka bashkepunim se edhe mootin e hane te nxehte. keshtu shqiperia eshte e bllokuar. kjo tegon se deri ketu shkoi politika e ramiz alise. turp i madh ajo qe ndodhi dje me ambasadoret pas deklarates se spinxhuksit te ps erion sumatres. (po sikur te kishin dale aty edhe militantet e Pds qe ishin ne humbje?) keta jane kriminele amatore. jane ta papergjegshem per pushtetin qe kane edhe qe synojne te kene. do ti haje lakmia e vet.

A ka ndonje info se si ka dale rezultati paraprak i kutise 52? Sepse po vonohet rezultati zyrtar per vendimin mbi votat/fletet e paregullta.

+88 rama

basha   + 583

14 kuti te mbetura

sikur eshte ndryshe .... shikoje edhe nje here eri83

kutia e 52-te eshte numuruar por akoma nuk i ka dale rezultati zyrtar, pasi komisioni po diskuton per fletet e pavlevshme te kontestuara nga numuruesit.

Blendo,

 S'ta kemi per borxh te na besh te mendojme per thi zgare qe ne pike te mengjesit..

 

TIRANE, NGUSHTOHET DIFERENCA BASHA 876 VOTA ME SHUME SE RAMA
Ora 14:41 Në Kryeqytet Lulzim Basha, kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin” po kryeson garën për Bashkinë e Tiranës me 876 vota më shumë kundrejt rivalit të tij Edi Rama. Të dhënat e fundit të KQZ për numërimin e 464 kutive nga 485 që janë gjithsej, tregojnë se Basha ka 120162 vota kundrejt Ramës me 119286 vota. Tashmë numërimi ka përfunduar në 10 njësi të Tiranës ndërsa mbeten edhe 13 kuti për t'u numëruar në njësinë nr 5.

keta te Balkanweb po ma heqin trunin fare! smiley

pronar i ri, huqe te reja, bukes psomi i kane thene dhe gazetaret kur kane qene ne Itali smiley

smiley

hej pse je kaq ne forme ti i her, se s'te kom pyt. ke kap naj tender?

jom i lumtur se kam kap i bast, se njonit nuk i mbushej menja qe do zgjaste numrimi te pakten deri te premten smiley

Eeeehh, per numerimin si process ka mor nji kurs 800-c vllai jot. Quhet statistika e Poissonit. S'osht gjo e thjesht. Pune te thella kto. I din ata lart.

ci do kurset ti mer burr? kaq keq jeni katandis? ketu ka 6 dite qe s'ka ngel analist me shkolle gazetarie, ekonomik, veterinari etj pa u mor me statistika. o t'krypsha trute se ti qeke mrapa bote smileysmiley

pronar i ri, huqe te reja, bukes psomi i kane thene dhe gazetaret kur kane qene ne Itali smiley

A e di njeri, si do ti veje halli Anila Bashes, se mua nuk me intereson gje tjeter?

I bej thirrje Blendit dhe Penarit, qe ta punesojne Anilen si kryeredaktore e Peshkut pa Uje! smiley

hajt se do e gjeje shqip nje vend dhe per anilen..

Do morin dhe ersin e BW ene do ta bojne faqen multidimensionale..

shoku, anilen s'kane per ta heq se eshte mjeshtre per ta bo gazeten te shitshme me titujt qe ve, fiks si te kjo barcaleta (qe ndoshta dhe e di po sidoqofte po e tregoj)

Gazetashitesi bertiste ne rruge duke tundur gazetat "Mashtrim i madh, 83 te mashtruar, mashtrim i madh, 83 te mashtruar". Afrohet njoni qe u bo kurioz, i jep leket, merr gazeten dhe sa nis ta hapi degjon gazetashitesin "Mashtrim i madh, 84 te mashtruar, mashtrim i madh, 84 te mashtruar" smiley

hahahhahahaahaahha smiley

:smiley 

e di mer swed e di, por e kam marr inat Anilen, se ia ka prish njihere gjakun loqkes time. smiley

 haahha

BW ka tre dite me te njejtat lajme ne krye te faqes... Thua te mos kete ndodhur asnje gje keto dite?

Anila nga behet? 

 

Te gjithe ata qe s'dine te mbledhin dhe zbresin, tek ne jane bere gazetare te famshem, vajmedet!

A di ndonjeri sa eshte diferenca Basha-Rama deri 13 kuti para fundit?

swedo,

Qe kane perdor cdo lloj menyre per te arrit edhe kaq sa kane arrit, kjo dihet, dhe me sa jam informu edhe eshte dokumentu roncem..

Pytja eshte, kur do bohen publike?

busho, per mua opozita beri nje gabim taktik (qe gjithsesi edhe mua vetem dje mbasdite me ra nder mend prandaj nuk e shkrujta te peshku smiley ). Ata duhet te kishin numruar me shpejtesi bastionet e pd-se qe ta shtynin kaqolin te prishte procesin ne bastionet e ps-se (njesia 5 e 6). Rezultati do certifikohej nga ristani sigurisht, por perfundimisht nuk do ngelej me amerikan dhe left qe mos ti mbushej mendja me prova vizive qe zgjedhje te lira dhe te ndreshme me sali berishen nuk ka. Iku tani, le te nxjerrin provat qe kane por qe prape do jene te pamjaftueshme per ti mbush mendjen leftyt per ate qe te thashe.

 Kjo qe thu ti mund te jete e drejte, por vetem "under the assumption" qe qellimi kryesor i PS-se ka qene diskretitimi i Sales dhe jo fitorja ne zgjedhje, them une!  

ky duhet te kishte qene them une, jo qe ka qene smiley

Le te dokumentoje c'te doje PS-ja. Kujt do ja tregoje? Njerezve te rraskapitur!? Nuk i vlen njeriu diskreditimi i Sales. Ky neandertal i ka kaluar te gjitha limitet e diskreditimit aq sa tani kam pershtypjen qe nuk i ben me pershtypje as nderkombetareve. Ky shtaze qe rizgjodhi veten president kur plumbat fluturonin ne 97, nuk e leshon gjalle tiranen. Me kanun, humbja e tiranes do ishte si cnderim per arushen dhe kjo nuk durohet. smiley

+1

E ke lexuar ndonjehere kanunin?

 

Ketu po qe me kape mat, se ne une dje gjith noten kom nejt zgjyt tu menu si tja mushim menjen Leftes..

See full size image

 

 

 

 

Ideja, gjithsesi, eshte interesante. Pra me shume gerr verre per ta sjelle 2013 me afer... Po nderkohe cila do ishte kostoja? Basha kryetar bashkie?  Ofeze per trunin e shendoshe...

Kush te informon?

Ore nje gje se kam kuptuar une; sa flete votimi mban nje Kuti Votimi?

varet nga sa i ngjesh, ne '96 pershembull nxinin edhe nga 2500

flm Swed, nuk peshojne shume me sa shof! smiley

O Bakallo si ka dal rezultati i kutise 52? Se kom pre nje bast me njoni dhe i kom fale (handikap) 75 vota te edi-it. Please!

 bakallit i ka shteruar burimi or ti

Bakallit i kane bere Ban, ashtu si mua me kane kufizuar postimet. Komunistet pelqejne te degjojn e lexojne vetem sojin e tyre.

Per mendimin tim gabim ben qe e harxhon nje postim per te folur gjera te paqena. Bakalli (dhe kushdo xhanem) ben mire te mos kercenoje njerez ne privat, se s'ia kemi borxh kerkujt.

Po PS-ja pse nderroi Mimin me rambon Brace? Pse duhet me u kthy tek figurat e konsumuara? Tashi s'ka ngel vecse me fut n'loje tigrin Bare smiley

ku e ka pas mcef gjithe ket energji bracja, aq i vogel

Thone qe fuqine ja kane fale tre zanat e Lozhanit kur ishte ende ne djep.

 Për ta konsumuar më shumë dhe për të ruajtur Mimin , me t'futme me i fjalë .smiley

ore a lejohet te shihet ne TV vota e tjetrit - se tek OraNews duken qarte?????? Duhet me kap naj avokat!!!!

Ora News direkt numurimin e votave dhe i komenton si ndeshje shahu. Interesante nji fletë u rikthye në skanim se dikush kishte pretendime për vulën që dhe nê tv (internet ) dukej qartë .

u pa puna.......po i vezhgojme vete  - numurimin ja lejme Adminit !!!!

Lol

Neadertali tha ne mbledhjen e qeverise se "Keto zgjedhje treguan qe vota e qytetarit numerohet me mire se ne cdo vend tjeter"!!!!!! Ah te vrafshin per derr mer palaco.

POGRADEC- Në Pogradec, 6 persona janë plagosur lehtë pasi një militant i PS ka qëlluar me armë në ajër gjatë festimeve për fitoren e PS-së në komunën Dardhë. 6 të lënduarit, mes tyre 5 të rinj dhe një 35 vjecar janë lënduar nga saçmat e armës së gjahut. Policia arrestoi autorin e plagosjes Fatmir Pere, ndërsa 6 të lënduarit kanë marrë mjekimin në spital e më pas janë larguar.
 

thuj shyqyr qe kto te majten nuk dine me bo eksese si kto te djathtet

 Ne fier, vlore, durres eshte nderprere energjia per ujesjellesin. Spitalet jane pa uje.

Se ka fituar PS prandaj i kane lene pa uje ...smiley

 nuk kane paguar faturat  e ossh

 

Une nuk e di sa ka te drejte ossh te bllokoje ujesjellesin per fatura e kush duhet te beje universitetin shteteror falas.

Ata te ujesjellesit thone qe jane detyrimet e vitit te shkuar, qe ligjerisht duhet te subvencionoje qeveria pasi ata nuk jane biznese me qellim fitimprures.

 Legjenda e Koke Malchit!! smiley

 

 Admino pse kshu mer xhaxh? smiley

 

Partia Demokratike e Shqiperise Thellohet akoma më shumë avanzhi i koalicionit ''Aleanca për Qytetarin'' ne rang vendi. Tiranë,Lulzim Basha drejt fitores!

 

 

Njoftim zyrtar i Partise Demokratike, i para 3 minutave !

Konfirmohet Fitorja e Bashes

Gjes, cironka. Ini mire ini? C'behet ketej nga Jurassic Park, si vajti ajo pune u numerua ndonje gjysme kutie? Ata nja shtate a tete shoqeri e imja qe banojne te njesia 5 po i bien kokes me grushta qe nuk ishin aty te votonin se jane si grup me pushime ne nje vend bashkepjestar ne NATO Big Grin

Ve re me kenaqesi qe poplli kete radhe paska votuar me vija dmth keshilli keshtu dhe kryetari ashtu.

 Ora News po shfaq cdo vote qe numerohet ne monitor... 

Surreale!

jo s'e besoj, hahaha me vertete?

reality-show smiley

link?

do kisha qejf me e pa ket.

emigrant,

ho me, t'pelqe trasparenca shqyptare?

ke pa kshu ti atje n'amerike?

jo gjall n'bote jo.

Do e hap tani.

e di si shtyhet puna me i cik Truman show apo jo... smiley

 

lol t'ma kishin thene, s'e kisha besuar. 

yep, works!

Hahaha dmth me doli fjala qe thashe dje gjoja per sarkazem une smiley

Lum kush ka blere reklama per keto dite ne TV, they really are getting their money's worth!

aty aty jane, rrote me rrote. vetem dicka me perpara rama

ju kanë vjedh idenë e reality show, kushedi sa rob janë tu u ngul me numëru live, meqë tv e tjera kanë lajme bga bota smileysmiley

ky numëruesi që i bërtiti kameramanit se u shkëput një moment nga skaneri i fletëve të votimit qe gallatë fare smiley

 Ore un nje gje nuk kuptoj, edhe pse e kam nje ide. Si ka mundesi qe Lsi ne keto zgjedhje rrit numrin e votave ne krahasim me 2009, ndersa ka nje kryetar qe eshte dhe esenca e partise te akuzuar per korrupsion me dosje ne gjykate dhe me nje diskreditim popullor qe i eshte bere me ane te nje video te shumeperfolur ?

Mbreme ne oret e vona, kam vene re dicka ndersa Top channel jepte pamje nga ambjentet e brendshme te Shkolles vasil Shanto ku po kryhej numerimi; funksionare te larte te disa drejtorive te rendesishme qe po kryenin numerimet. Nderkaq, njeri prej tyre i njohur edhe per shkaktimin e nje incidenti te famshem ne zgjedhjet e meparshme ne nje qytet tjeter, qe eshte transmetuar dhe nga mediat.

Si ka mundesi qe Kqz autorizon numerues te tille..

kjo per LSI me beri dhe mu pershtypje; une prisja qe nqse ka ngel dikush me integritet ne ate parti, te nxitej nga rezultati me e heq qafe Meten me arsyen se ishte shkaku i reputacionit te partise po me nder teje...nji...!

Ideja qe kisha eshte e thjeshte; grate e lagjes sime qe korrespondon me votat qe po numerohen tani, i sponsorizoi Lsi me nje udhetim turistik ne Struge a Oher. U dhane nga nje dreke dhe i sollen prape. Pas zgjedhjeve u premtuan udhetim ne Mal te zi... Parat, nuk ka nevoje te themi se prej nga dalin..

S'eshte vetem LSI-ja per pershtypje, eshte edhe PR, partia e Mediut.

C'integritet partie Br3dh?  Ajo parti si ideologji apo si modus vivendi ne teori nuk ka si te ekzistoje pas 2009.  Sepse ne teori votuesit e saj ishin votues kunder Berishes e PD. 

Por ajo parti ka tashme modus operandi.   Ne keto zgjedhje votuesit e LSI jane votues te punesuar si pasoje e asaj partie ne qeveri. 

Analizat ne hava qe lexohen keto dite me gajasin kur nuk llogarisin "pragmatizmin" e popullit, per te mos i rene ne qafe popullit me ndonje fjale tjeter se eshte popull hallexhi.  Jo "populli i coi mesazh" e terci verci.  Jo fituesit morale te Cilit e te dores se tij.

Nje pjese e madhe e punesuar ne administrate ne Tirane (votat e Tiranes) votuan jo vetem me llogari te ketyre zgjedhjeve, por edhe ardhshmet te mundshme.  Dhe nje menyre votimi ka qene kjo: Po te fitonte PS ne Tirane e sic u fitua ne bashkite e medha ne Shqiperi opozita do kerkonte zgjedhje te parakohshme.  "E une do humbas vendin e punes."  E thene tekstualisht nga njerez te punesuar ne administrate.  

Kjo menyre votimi, apo dhe presione te tjera, eshte sistemike.  Nuk ka nevoje me te vjedhesh me flete votimi, kur eshte vjedhur, blere vullneti politik pa arritur ne qendrat e votimit.  

Shkurt, ajo puna cipes thu ti..

Po nuk eshte vetem aq, jane hedhur MILIONA EURO kete rradhe, si kurr me pare.

Sinqerisht, fukaraja ka bere goxha rezistence..

Puna e cipes? ( more on this? )

S'e dime sa rezistence eshte bere, por di te them qe duhet ulur gju me gju me fukarane se fukarase nuk i duhen premtimet e tramvajeve.  

Ne keto zgjedhje votuesit e LSI jane votues te punesuar si pasoje e asaj partie ne qeveri. 

Paska punesuar 100,000 njerez?

Pse, familjaret nuk i llogarit ti?  

Ne ato llogari fut edhe shpenzimet qe permend Bush edhe peshq te tjere. 

Athere sa njerez ka punesuar LSI ne administrate vendore e qendrore dhe sa behen keta me gjithe familjaret e tyre (duke supozuar qe te gjithe familjaret e tyre votojne ne bllok)?

20 mije.  

Deri ne Tropoje jane "blere" vota me vende pune e me tollona nafte.  Qe nga 2009.  

Ka punesuar 20 mije?  Cik si lart me duket.  Burimi?

Plus ti po thua qe keta 20 mije kane secili nga 5 familjare ne moshe 18+ qe kane votuar per LSI?

 

Burimi?

Zere se s'replikuam bashke, dmth mbarojme muhabetin ketu.  Se e di qe deshtova ne orvajtje.

Me te mira. 

U ofendove se te kerkova burim per numrin qe ti postove?

Ti qofsh!

Jo mer s'u ofendova.  Cfare kishte aty per t'u ofenduar une? 

Te thashe "me te mira".   E mbylla thashe.  

Po pra e mbylle muhabetin.  More inat, ku di une.

Gjithesesi, me te mira qofsh dhe ti.

Me sinqeritetin me te madh te them qe s'mora inat.

Kaq. 

 Strategjia e Lsi-se ka qene e tille; Cdo antari dhe punonjesi  te Lsi-se i thuhej te perpilonte nje liste me sa me shume njerez qe te mundte. Keta te fundit benin cmos te perpilonin nje liste duke futur ne loje gjithe farefisin e shoqnine deri te kusheriri i 7-te, me kuc e me mac. Sa me e gjate lista, aq me shume privilegje dhe poste te mira u premtoheshin nga Pushteti ne te ardhmen. Por kjo aktivizonte nje numer te konsiderueshem njerzish, duke konsideruar se papunsia eshte e larte dhe sa me absurde situata aq me lehte hahet premtimi absurd. 

Po.  Mos valle LSI eshte e vetmja qe e ben kete gje?

 ne keto zgjedhje, krahasuar me permasat e saj reale, mund ta quash dhe e vetmja. Megjithse Pjesa tjeter, Pd ka perdorur metoda me administrative. Po te them vetem se cfare ka bere me gjithe ushtrine e mesuesve, infermierve, mjekve, pastruesve, rojeve, puntoreve etj etj. U kane bere thirrje drejtorce te votojne per Lulzim Bashen, ne nje forme te lehte presioni, ndoshta pa i kercenuar te gjithe me vendin e punes, por ca gjera te komunikuara ne menyre zyrtare lene me shume te nenkuptohen dhe japin me shume efekt sesa kercenimi i drejteperdrejte.

Ps-ja mund te kete perdorur nje forme te tille presioni, por pesha e saj specifike eshte teper e vogel ne krahasim me armaten e administrates qendrore. Bashkia ka a s'ka 3000 punonjes gjithsej. Pendet e tjera ekonomike i kane ardh ne renie gjithnje e me shume edhe per shkak te renies se ndertimit te pallateve ne Tirane. Pastaj nuk do shume mend qe te dalesh ne konkluzionin se Palet e biznesit, jane gjithnje te prirura te mbeshtesin Qeverine. Me ate e kane gjithmone flirtin dhe lakun e lidhin rreth saj.

Pra ne pergjithesi trendi i eshte i njejte per cdo parti: I sigurojne votat me ne te klientelizmit ne mungese te ideologjise, programit, dhe aftesive perfaqesuese per shtresa te caktuara te shoqerise. 

 Nga ajo qe kam shkruajtur un ke perzgjedhur vetem pjesen afirmative te analizes, pa u thelluar te fakti qe me kete trend dhe sistem opozita nuk mund te vije ne pushtet per Njemije vjet, te pakten pa bere kompromise mes Ilir Metash, e pakte me mafien e Biznesit. E kur themi te vije opozita, themi qe te funksionoje demokracia perfaqsuese, dhe jo nje opozite e sajuar sa per sy e faqe..

Nga 2 banda antagoniste politikisht, qe prodhonin nje fije te vogel demokracie, njera po fuqizohet gjithnje e me shume, ndersa tjetra do vije duke u venitur ketej e tutje derisa  te falimentoje dhe ti lere vendin nje bande te re. Ky proces do jete i gjate ne emer te ruajtjes se status quos, por shume i demshem per shqiptaret.

Ky eshte perfundimi me i vlefshem...Jemi ne nje pike pa kthim

ne fakt monda kjo zona 5sa, e voton lsi edhe per "bindje" dmth me qejf, se ka shume lsista andej. e them kete e votojne jo vetem prej punesimit por edhe se Iliri nuk eshte as vetem ne punet e veta sa mund te kujtoje "ndonjeri". edhe po ajo zone, sidomos aty rreth e rreth komunes se prrasisit ka shume vota reale LSI. shumica e ndertuesve te zones jane kushurinjte  e atyre qe blene ne zone etj, me beso per kete se njoh ca "syresh" qe ma kane shpjeguar fort mire.

Po emrin "bindjes" vija si te duash.  Se gjithe kjo "perllogaritje" filloi me pyetjen per "integritet" qe beri Br3dh.  Interesat, "pragmatizmi" variojne pastaj, nga me te voglat tek me te medhajat.    

e bre3 thuaj e ka nje lsi me intengritet e te patuntundur: artur zheji ia thone. pam pam pam.

shif tani, une nuk jam aq naiv mgjse m'pelqen me u tregu najher...kur them integritet nenkuptoj edhe dike qe kerkon nji rrokade mren per mren per interesa "ende te paqarta".
Dmth, shof nevojen e nji te forti mrena partise qe do me i xan karrigen lirit qofte edhe thjesht per me kap dicka me shume.

po do dale nonji por kjo do ndodhe kur te lexoje iliri librin e pare te tij, edhe te mos jete me aq i virgjer ne integritetin e tij kulturor, ta them per dika me shume.

ore e di ti se partite e vogla ne shqiperi jane fizikisht grupe te fortesh apo je naiv me verte? ik tashti se kam me pa rezultatin e Pr se e kam fiksim integritetin e fatmir mediut. pam pam pam

 Lsi ne 2009 me Pellumb Xhufin (figuren me te paster dhe me me shume mbeshtetje ne zone) ne njesine pese ka marre vetem 2500 vota. Beji vete llogarite sesa e votojne per qejf...

Edhe po te jete fitore e Bashes eshte nje fitore pa lavdi, Basha nuk ka dhene prova se eshte i afte te manaxhoj, cfare pike te forte ka Basha. Tjeter pune se bytha e Bashes mbeshtetet nga nje numer i konsiderueshem i administrates se Berishes.Plus ketu dhe armen e Policise si "syri dhe veshi i Partise",plus dhe 18 mije flete votimi ne rrite, te pavlefshme nga KQZ , plus njeanshmeria e KQZ me Kosovrastin nga ana e Partise, eshte ky rezultat qe eshte deri tani, qe po del si pordha neper brek!

 

Si ka mundesi qe Kqz autorizon numerues te tille..

sepse KQZ-ja eshte nje instrument ne duart e qeverise dhe vrasesit frymorit sali berisha.

KZAZ 45 (5) turizëm zgjedhor  një grup parlamentarësh hollandezë në qëndren e numurimit .  

lol e pra. eshte bo si freak show, te pakten ta bejne hyrjen me lek

 punesim i realizuar ne tirane

30 mije dhe 200 mije jane te punesuar tashme

numerues tek ora news live

ghajde pune gangsterash hajde

te shkrete njerez thuaj.. smiley

Ora News ka bere nje pune te perkryer deri tani, por e lliu pak me kte transmetimin live te votave.

KQZ shpall të gjitha votat e  partive në shkallë vendi dhe s'jep votat që janë numuruar deri tani në Tiranë . Trapa . 

121415 basha

120751 rama

edhe 12 kuti te ngelura

e konfirmoj, por me duket se dhe 11 kuti kane ngelur, se njera eshte e njesise nr 9 qe KQZ nuk e ka hedhur ende ne database, pritet çertifikimi

Basha drejt fitores !!

o left, po ti si me qene aty me numrusit o vlla...c'i ke kto te konfirmume? ti nuk di me shume se kto te tjeret qe po i shofin ne tv

sikur jane edhe 14 mor lal

ishin 14

U fut dhe Ngjel njala me e bo pak sticky muhabetin

tani vetem po doli ndonje kuti me 1000 vota per Ramen .basha ka dy dite midis 1000-600. Hambari na doli bosh fare.

tek keto 2 kutite qe jane duke perfunduar dokumentacionin, Basha ka humbur 70-80 vota ne krahasim me Ramen, kur kane ngelur dhe 11 kuti tek Njesia 5.

Pra, diferenca pro Rama deri tani, e paperfillshme

nje sqarim per shkak te nje problemi teknik sistemi nuk i mer votat e Njesia 9 dhe nuk jane 205 por jane 267 vota + per Bashen

duhet me e TiVO se po i kalojne shume shpejt kodoshat.
Hajde George W Basha Vs. Orama

nderkombetaret u bene perfundimisht gjykates. kane zevendesuar edhe gjykaten shqiptare edhe kqz edhe kolegjin edhe te gjitha.

po rrine aty e nuk po lujane vendit se nuk do te lejojne me jo me vodhe ti jo te vodha une. deri tani ka humbur rama.

komisioneret e Ps kerkojn pezullimin e nr deri sa te vin antaret e Kqz kan pare qe s'po fitojn te kjo kuti dhe duan te shpallin 50 vota te pavlershme ....

ora news

 Une po pres te dali nje flete votimi me te shajtme nga nona te Ora News.

kishte dale njera ku te dy Kandidateve u ishte vene Kryqi !  smiley

e ka bere nje djale poet eshte ne fb e sheh kushdo, njeriun edhe fotot e votave me marker. bravo eljanit, shume revolte e fisme.

edhe une qe sjam poete e kam bo smiley

 

ja pra qe qeke poete! poezia : I refuse!

ah gjynah qe sjane ke njesia 9 smiley

te dilja dhe une i here ne jete ne televizor smiley

 

t'ja jepje Hysniut me mire moj Rruzhdije, do beje sevap; smiley

Kot e dogje voten !

ksmiley

ane me u ngrit te gjithe dhe kane me thon se "eshte fleta ime"

Tham se dicka po nodh. Dy dite para, gjithcka sipas trendit te shifrave, nxirrte Ramen fitus. Deri ne kutitne e 49 mesatarja  ne njeine 5 ishte 80+ per Ramen per cdo kuti.Sot prap ndryshoi. Something is going on...:O

Une nigjova ca lloqe te nivelit te dyte se rane dakort per te myll Durrsin sic u myll, per te lon Tiranen, dhe per tu pergatit per zgjedhje te parakohshme... Nuk i besoj gjithsesi..

dysho ti, dysho, por mire ben te informohesh perpara  smiley

Kutite qe po numerohen jane te gjitha te Zones se Selites, ku PS-ja nuk shquhej per ndonje dominim total dhe ku LSI ka pasur dhe ka vota te bollshme ... plus qe lekun ne kete zone e kane hedhur ata te LSi-se

Pritej qe Basha te merrte goxha vota ketu, s'ka surprize hiç : ndryshe Braçe mbreme do qeshte, s'do qante  smiley

porno-politique ke ora news smiley

c-span 4 per ata qe nuk kan radio.

kane ngelur edhe 10 kuti...

pas pak do jepen edhe shifrat e 2 kutive qe u numeruan keto momente.

Pallati me shigjeta ja dha Bashes..sapo e dha smiley

qyqaa e paska marr Rama moj se u ngatarrova.. smiley

plaç aty se na ngrive gjakun

smiley

moj ju megjithmen po i shifni ?

une e kam fik TV-ne qe ne mars

smiley

une kam 13 vjet hera e pare qe po degjoj dhe po shof tv shqiptare.. shyqyr o be sebeb Basha.. smiley

per mua eshte hera e dyte... hera e pare ishte ne 21 janar. Perseri protagonist Basha .... te mos ja ulim vlerat smiley

Si e shpjegon kete? Dmth i gjithe komenti ishte ky. Pa asnje shtojce a sqarim.

Tjeter: do doja me dit natyren e denigrimit qe socialistet i kane bere Sales ne baza familiare ne menyre publike (jo tha ky e ai neper klube ferneti, se sa socialiste lamasher ka, aq te mira qofshin, populli eshte i madh); nqse sodialistet ne menyre publike kane bere te njejten gje, do isha shume i interesum me e dit, nuk do me habiste (bij nenash jane edhe ata, me nje llaf) dhe "jazeku" do u shkonte po aq shume.

Tjeter: te te krahasoj ty me leftin? A je ne vete? Kjo nuk ndodh ne asnje realitet, ne asnje univers. Une me ty bej muhabet gjithnje, o njeri. Mos e thuj here tjeter kete gje, te lutem.

 

Po emigrant i gjithe komenti ishte ai, pa asnje shtojce.  Une e shoh te arsyeshme qe aq koment mjafton e tepron per te thene ate qe une kam ne koke.

E lexove artikullin te Tema para dy ditesh per gjendjen e rende fizike te Berishes? 

Shiko kur me drejtohesh mua e thua qe ben lojra te tilla e s'te vret syte maskaralleku, supozon teper qe une po dal ne mbrotje te maskarallekut a ku di une cfare per te mbrojtur Berishen e PD-ne.

Une e kam bere shume te qarte antipatine time ndaj PS-se, dhe arsyet i kam rreshtuar kurdo qe me eshte dhene rasti.  Biles qendrimi im ndaj PS-se eshte me ekstrem se qendrimi mesatar i militante PD-iste si Lefty, PoliticsShow, Bakalli apo ku di une.  Une e kam thene me qindra mijra here qe PS s'duhet te egzistoj fare si parti, dhe se perfaqeson fortesen e fundit te komunizmit jugosllav te instaluar ne Shqiperi nga Popovic e Mugosha me ane te cirakeve te tyre shqipfoles si Hoxha me kompani.  Militant i rendomte i PD-se nuk eshte kurre kaq ekstrem.  Ama kjo s'do te thote kurre qe une mbeshtes PD-ne apo Berishen.  Kjo eshte nje dikotimi false dhe pandershmeri e qellimshme per te delegjitimuar ato qe them une.

Nuk mu pergjigje. Jo se je i detyruar. Me tregove gazeten Tema (une nuk i lexoj keto, sa per dijeni). Nqse nuk ke gje per te me thene per denigrimin socialist per kundershtarin, eshte OK. Isha vertet i interesuar. Sepse hipoteza ime eshte qe natyra e denigrimit eshte nje indikacion i nivelit qytetar te krereve te forcave politike perkatese, sa poshte mund te shkojne formalisht (theksoj formalisht, pa ne permbajtje njesoj jane, biznes po bejne, te ndershem nuk me duken sepse i kam pare te dyja forcat politike ne pushtet, njera me zi se tjetra).

 Em, me fal per nderhyrjen, mos kerko kot, deri sot te pakten vetem birisha ka mujt me sha nga tribuna nga nena, motra, gruja...publikisht ka permen shpi publike etjetj, ke video ne utube sa te duash, mos e lodh djalin kot se nuk sjell dot asnje fakt. 

 po te marresh fryme thelle, vetem nje here, do kuptosh diferencen... 

Deshe prova?  Sigurisht Saliu ka ato me te bujshmet sepse eshte kryeminister dhe normalisht ka mbulim mediatik shume me te madh, por keta te tjeret nuk jane mbrapa.

Keto presionet psikologjike per marrje fryme me thelle jane pese me hic.  Qendroi besnik kerkeses tende.

nqse di me search ne google e youtube kerko se ke me gjet cuba te t'gjithe kalibrave, qe nga Brace, Meta, Doshi e Berisha qe dine me shajt me rob shpie...mos i vej limit ktyne kalorsve te demokracise

 jo, nuk ve limit, thjesht po ve ne dukje diferencat. berishen e kam nigju me veshin tim, ramen akoma... ose ma thuaj ti ku ta gjej vidijon ku rama e shan berishen nga gruja, nona, dhe prioriteti seksual smiley... 

oh, e ke fjalen per ate robin qe bertet si i nderkrym "o doktoooor" ose qe i gju dashnores n'grusht ne publik?
Me lart the se vec berisha ka shajt; une po t'them qe e shamja nuk eshte privilegj vetem i berishes po as nuk eshte kriteri i vetem me votu dike se po te ishte ashtu, thuhej: votoni asllonin se rob mo t'urt' nuk e bo nona. Ja kshu!

 mire, e leme...

Po ca nuk kane thene pra per te, qe jo eshte i marre, senil, merr mjekime psiqike, e ka gruan serbe, ka qene agjent serb, ka qene deshmimtar ne gjyqe politike te komunizmit etj.  S'ka shume qe u bene publike fotot e tija me bijte e Hoxhes ne Drilon etj etj.  E verte, keta jane me te sofistikuar e me "qytetare" se "maloket" e Berishes por per mua po aq te ndyre dhe ulet sa "maloket" e Berishes.  Tani ti po te duash be dallime ne natyre denigrimi.  Une di vetem te them qe qe te dyja palet metodat i kane trasheguar nga mamadhia PPSH.

Lexoje te lutem Av me siper.

Keta qe kane mbaruar per lende shoqerore, e kam fjalen per shkenca joekzakte, mund te ta shkoqisin me mire kete punen e formes, se sa une. Une s'i di mire keto gjerat imazhiste, tingullimet, gjuhen si mjetin e perceptimit vetanak, se un i varfri me shume me ndjenje e tahmina ne kto ujera, kupton? ... une kam diploma vetem ne agronomi, kimi mjedisi dhe statistike... asnjera nuk me ndihmon ne c'po te bej llaf.

ama qe te kuptoj dallimin midis "je i tredhuuuur", apo "ku shkerdhehet jot mooooter" me "eshte i marre, senil, merr mjekime psiqike, e ka gruan serbe, ka qene agjent serb, ka qene deshmimtar ne gjyqe politike te komunizmit", per kete s'me duhet ndonje degree ne shqenca shoqerore, as pulitke, as filozofike, biles as per gjuhe letersi smiley

 

 aman, se nuk je tuj hum naj gjo me vlere... ( per kto lloj diplomash e kam llafin). nothing good comes from desperation... 

Ti sheh dallim, une s'shoh.  Let's agree to disagree.

 

po nanje arsye tjeter me substanciale ke, apo do t'i mjaftohesh simbolikes?

Ca thua o njeri?

ne 2 kutite e numuruara te 5-sa, diferenca ishte +130 per ramen

News24

473/485 

Basha +829

 je gabim, ke harruar te shtosh se kjo diff ishte kur ishin dhe 20 kuti pa numburu smiley

Jo jo une smund te jem gabim se syte ne ball i kam. Ndoshta ja ka fut kot News-i...

TIRANE, NGUSHTOHET DIFERENCA BASHA 837 VOTA ME SHUME SE RAMA
Ora 16:50 Në Kryeqytet Lulzim Basha, kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin” po kryeson garën për Bashkinë e Tiranës me 829 vota më shumë kundrejt rivalit të tij Edi Rama. Të dhënat e fundit të KQZ për numërimin e 473 kutive nga 485 që janë gjithsej, tregojnë se Basha ka 122976 vota kundrejt Ramës me 122147 vota. Tashmë numërimi ka përfunduar në 10 njësi të Tiranës ndërsa mbeten edhe 20 kuti për t'u numëruar.

 

kush e merr vesh kete?

Po e them ketu, para se te dali rezultati perfundimtar.

S'di sa perfaqesues i vullnetit popullor do te jete kryebashkiaku i ardhshem me vetem + - qindra vota.

 Ke shuuume te drejte. seriozisht.

 Po ta beje punen mire do i mbaje votat qe ka dhe do marre edhe ca te tjera. Kushdo qe te jete, duhet te punoje sic ia kerkon detyra. Vec pikeve politike qe merr fituesi, merr edhe nje qytet me nevoja te jashtezakonshme. Nuk duhet te jete e gjate festa. Duke qene qe 2013 eshte afer, them se kane edhe me shume interes te tregojne cfare dine te bejne vec fushates.

Shume perfaqesues persa kohe qe votuesit jane realisht banore te Tiranes

Edhe sikur te kishin dale me 5 shifra diference, prap ke te drejte sepse nje perqindje shume e madhe nuk kane votuar.

vullneti i popullit rreh edhe ne gjokse emigrantesh qe shkruajne bukur dhe shofin me dylbi

vullneti i popullit rreh edhe ne gjokse emigrantesh qe shkruajne bukur dhe shofin me dylbi

 

milloshi's back.

 vullneti i popullit rreh edhe ne gjokse emigrantesh qe shkruajne bukur dhe shofin me dylbi

 

krejt pa sens, qe mos themi eshte cinike.

hej a dihet gjo kur do kthehet prap ambasadori me i boks kafe - donats per numerusit? Keto i keni nga Idrizi duhet tu thote. smiley

Pse kane filluar dhe nga memedheu te skuqin donatsa? smiley

c`paska qene ky derri me kordele blu ...vetem po u hap ndonje kuti me sacme derri , s`paska derman kjo pune.Edhe Zaloshnja paska thyer lap topin smiley

Amani na thoni nanji gjo ju me televizor para se s'po morrim vesh gjo. Jina n'terrr, marum   smiley 

Si ka mundesi nga 50 votat qe jane te kontestuara ne nje qender (Kuti) qe po numerohet, te 50 jane vota per Edi Ramen?

 

Sa budallenj keta qe kane votuar per Edin, edhe votojne per ate, dhe e bejne fleten me shenja qe te behet e pavlefshme!!!!!!!

 

 

source?

ora news

Ej sa i pacipe ky Rama mer jahu, thote differenca eshte e ngushte per arsye qe do ti shpjegojme me vone "wink wink" , duke nenkuptuar parregullsira dhe vjedhje.

kane ngelur afrersisht edhe 8000 vota per te nxjerre fituesin..

s'eshte e sakte...

8 mije?! S'mbarokan sot.

11:11 am ora, (pjese e supersticiozitetit kolektiv)

edhe une e kapa 11;11 dhe e bera deshiren.. smiley

ishalla kemi mendu njisoj

O NJEREEEEZ!  SA ESHTE DIFERENCA DERI TANI?

Ju lutmi na thoni nanji gjo se jina t'painformum ktu m'pune  smiley 

 

Dejoni - 13 Maj 2011 - 4:52pm - #

News24

473/485 

Basha +629

 

shiqir shiqir qi jane kta t'jashtimit qe na informojne

Po pra. Po ti s'po e shef? Jazek nqs ke tv para e s'po e da infon.

Po me ngjan sikur luhet finalja e boterorit e nuk po me lejn me e pa smiley 

Na myti ky kapitalizmi!!!

jo mer po jam me tansion

kam frike se mos me bi damlla nga municionet

pallati me shigjeta +80 Rama, di gje njeri si ka dale pallati me topa

Pallati me topa ja ka dhene voten burrit me tope. se kush eshte ai gjeje vete.

ai me "ju lutna" "falemnderes" "s'ka perse" ishte da kordialisht gjys per gjys..

me ju lutna, falemnders, ta ndez cik, pro abortit, hapu pak, ta fik dritën?, marrçi nga ditët tona

hahahhahaha, ruani xhepat..........

hahahahaha

Seriozisht tani, nqs ben vaki dhe fiton Basha dhe fitorja eshte nen 1500 vota atehere Basha duhet t'i beje Hyses nje permendore.

gjerat jane pezull per momentin te 5-sa..nuk po firmosen procesverbalet.

Thote njeri pse, apo se ashtu eshte nje muhabet?

 50 vota te rames te kontestuara pra mo

 me sa duket, fletet ishin shtypur keq nga shtypshkronja, pd do qe te jene te pavlefshme, ps te vlefshme

sido qe te jete rezultati, do kete tre muaj pushime (duke bo edhe kur'n e shokut) pastaj direkt mbas ferraogostos do kete kamping me cadra.

Po Arzi eshte ne brendesi te muhabetit, te pakten ?

Atje i kemi syte ne ...

 ora direkt votat me ze dhe figure

O gene, se u bona si lypsar ketu t'u kerku informacion.... Aman mer boj sevap me thuj sa eshte diferenca ne total dhe sa kuti kane njel. Ta boft Zoti mar ishallaaaaaaa jarebi!!!

u ca gallate tek ora news smiley.

Komentatori: "Rama, me kryq te madh biles" smileysmileysmiley

 

 

E forte fare ishte kur tha: "S'kan arrdh ndonjehere kaq shume deputete per ti qa hallin shkolles. Natyrisht vijne per ti qa hallin votes."

 edhe une jom tu e lyp ket informacion o tironso po nuk po gjej gjo. jane bo lomsh shifrat gjithanej

Bofsh hajer. Tani qe e di qe s;dine gje as te tjeret jam rehatu  smiley 

Ndonje perditesim per votat e njesise 5? Apo as qe behet llaf...

Edhe 17 kuti dhe saga e Njësisë 5 në Tiranë merr fund. Bashkë me të merr fund edhe zvarritja më defiçente që politika që nuk di të numërojë i ka ofruar ppopullit që di të votojë. Jemi në fotofinish miq, merrni zemër dhe duroni edhe pak. Sot është e premte, data për dreq është 13 dhe diferenca mes kandidatëve vetëm 666 vota. Shpresëdhënëse, apo jo?

5*

Me verte lajme inkurajuese smiley rrofsh per informacionin, po me c'duken bathet nuk do kemi aq fat sa ti lajme sot hesapet me garen e bukur sportive qe na ofrojne te paret e vendit. Degjova tek News 24 qe te shkretet numerues do te marrin nje pushim pasditor (tip siesta) se kane hequr te zite e ullirit duke numeruar 4 kuti ne 3 ore. Po helbete, kontestim per cdo vote, gam gam njeri, mjau mjau tjetri.

Aktualisht po numerohen kutite 54 (ajo me probleme) e 55 (selite)

diferenca (news24)  ne njesine 5 eshte  4087 (pa keto ne numerim e siper besoj)

626 vota dif. - kane ngel edhe 12 kuti, thote b-web po besoj se ky nuk do jete update

 me duket se lsi ka punuar vertet ne selite

 

 

Po keta derrkucet s'mberritkan kurre aman smiley . Paska pas te drejte burri i botes, kurse ne e morem per paradoks.

News24: Tani po numerohet 55 ( zona e selites ). Me sa degjova Rama ka kap ~200 total te 52 dhe 53.

O dejon pse ve kshu shenja te pakuptushme + 200 apo - 200???

~ perafersisht

 Ec aty,fillojne 6 kuti te Selites,mund te shkoje Luli 1000 plus.

Sa kuti te tjera ka te njesia 5 pervec ketyre 6 te Selites?

 Pak por nuk jane interesante,tek ata qe mbeten mund te dale Rama per cdo kuti jo me shume se 20 vota plus,praaaaaaaaaa jane te paperfillshme.

Brado, po m'habit me ket pasigurine. C'osht kjo "mund te shkoje", DO SHKOJE thuhet mer burr, mos i jep municion ktyne ramistave ktu. smiley

 Kjo fushate ka pasur nje taktike: "Mbaji me shprese qe te harxhojne sa me shume".

basha +400  (e pa konfirmuar)

 me sa kuti te mbetura?

se shifrat jane bere lemsh kudo.

Ohh sa qejf te jesh numerues ne kete qender votimi!! smiley

Hem shikon/takon te gjithe ambasadoret, hem ne televizor te nxjerrin, hem takon gjithe ata ministra/ministre, hem takon aq deputete se shkolla nuk ka nxenes, hem behesh pjese e historise se Shqiperise!! Cfare te numeroj me mer!! smiley

lajm i fundit: kur kan ngel edhe 9 kuti, diferenca ka ron ne 95 vota

 Basha ne total 675 vota teper.

Brad, ku ke qene ore, ke humb fare

 Me gjithë kto zgjedhje dhe prap ka  që venë 2dhe 3 kryqe e pabesueshme .S'besoj se e bëjnë qëllimisht se mun të shanin ose mos shkonin në votime .

 nuk di sa e vertete eshte por me thane ka patur veshtiresi per te identifikuar simbolet.

Ps me duket se ka qene jeshile dhe jo ndonje nuance e te kuqes si zakonisht.

 

Nese eshte e vertete kjo, ata te ps jane debila fare (edhe pa kete ne fakt-eshte e sigurt qe ka patur probleme me identifikimin) qe nuk kane sqaruar publikun paraprakisht.

Kte punën e ngjyrës së simboleve epata ndëgjuar kur u bënê fletêt por se di sie zgjidhën që para zgjedhjeve .  

Jo.

Kutite 53, 54 dhe 55 sollen respektivisht 40, 64 dhe 80 vota plus per Ramen, ne total, 184. E nderkohe qe kemi tek 476/485 (dhe nente kuti), diferenca eshte ne fakt 411.

Kush ka ndonje version tjeter per diferencen aktuale te votave?  smiley

 po ore, 94 vota para basha, edhe 7 kuti per tu numru smiley

Seriozisht e ke?

 amon me rrej se kam von dhe bast  smiley 

 po jo mer, po meqe magnum po pyste a ka njeri tjeter me ja fut kot, ja futa une smiley

rendesi ka qe ja fute, kot apo plot ... diskutimi mbas veprimit ;D

E shoh une, do rifilloje numerimi nga e para per Tiranen .

Iku behari dhe per kete vit...

E myti basha seliten, s'po kap vote Rama.

Qy n'kohen e dulles selitsit ishin t'rrezikshem, te hiqshin qafe. Prape te k'qij paskan njel. Po ja bojn gropen komunistave.

 Qekan bo levë e PD-se. smiley

Actually PF, besoj e ma men qi leva ishte arma e ftohte mo e frikshme athere. Thuhej: "Ja rrasi m'lev ai selitsi". Akoma nuk e ka hum fonksionin Laughing

ka pas qene dhe tulla daje...biles ca kohe u perhap dhe termi "tulle pa zhurme" qe m'duket se n/kuptonte rastin kur nuk merrej vesh kush t'kish ron (fjalor t'fortesh dhe burgaxhinjsh)

Po mer bredh, ene tulla ka pas qene arme e respektushme. Po saracineska? Ta bote nofllen fije-fije. Nejse se u zgjat shum, duhet me majt syte ka vota smiley

Ore ka dale Brace burgaxhiu me ate mjekrren e parruar te beje ndonje presion tjeter?

Ca ka thene ndonje gje qe s'shkon Bracja deri tani?

Ka treguar nje pralle per nje furgon te bardhe te mbushur me vota qe qarkullon Tiranen per t'u shkarkuar me ndonje qender numerimi.

Dhe cfare kunder saj ti?

Asgje, po t'ia u tregoj femijve para se te flene gjume.

Nuk e ka thene vetem Bracja jo, por Bracja kishte bythe te dilte e ta bente publike, ta bente publike edhe kush bridhte me rrugace te armatosur deri ne dhemb neper Tirane ne mbrojtje te ketij furgoni e te tjera gjerave. Mbas Braces po kete gje e beri publike edhe Nard Ndoka edhe shume te tjere. Nuk jan perralla keto i pakapshem, por ti nuk i ke jetuar ndonjehere zgjedhjet ne Shqiperi, se po ti kishe jetuar do e dije se cfar eshte pd-ja, ose po i ke jetuar ndonjehere e leme kete muhabet dhe te konsideroj njesoj si langaraqet e berishovicit ketu pastaj.

Ndonje prove pervec fjaleve te Braces dhe Ndokes ka?

Edhe c'ben ky furgoni i Hamasit? Cer problemi ka nje furgon bredh me njerez te armatosur brenda (kush i pa armet?)? Cer lidhje ka me qendrat e votimit nese nuk hyn ne qender brenda?!?!

 rxrrrbbxbrrrrbrbbrrb

kutia qe po numerohet te ora

edhe une ate po shikoja:

rama, basha, rama, basha, bosh (e pavlefshme)....

hajde c'behet: u kthyem te tere ne numerues smiley

Para se me ra me flejte mrome une thashe me vete, sa mire me qene knej ka nahia jone. Fle gjume ene kur gdhihesh ne mnjes i gje votat e numurume. Po aha, sqeka pune. A osht ai arvziu ene sot aty, apo ka ik? Po qe se ka ik, paska per plas grushti. 

Terr informativ . Më mirë brezat që votonin me gogla s'kishte vota të pavlefshme e numuroheshin kollaj fare  . 

po ju jep idera vampirave me kriju nei projekt me vjedh ca pare?

neser del ne gazete besojq e KQZ do bleje 10K gogla set per votimet

Teme tjeter se na u prish kompiutri

 bbrrxrbbrrrxb rbrbxbrb b bbbxbbbrrbrbbbrrxbbbbrbrbbb

28-15 basha me rregull treshi dhe duke pare trendin fitiron fitiron fitiron .....Bamrasha

Ca ke mo gene?!

Ke ftohte eh?

ok, e funit fare:
edhe 5 kuti e gjys - barazimi n'xhep!

Dihet gje sa eshte rezultati mer jahuu???

 po i nxjerrin jashte te gjithe 

do rine vetem t'jashmit dhe mediat

pastaj do na japin rezultatin per 2 kutite ne proces

Po degjoj aq shume emrat e dy kandidateve... Rama, Basha, Rama, Basha... sa qe tani me kumbojne veshet: RASHA, RASHA...

Habemus krietar bashkie?

Rasha.

BAMA   smiley  

O BAMA!!! smiley

BARASH O'BASHRAMA.smiley

Kush eshte ky?

Terrorist i Alkaedes?! smiley

jo.  ky eshte ai qe ka 5 dite e nete qe po terrorizon shqiptaret (brenda dhe jashte vendit) duke i mbajtur te ngerthyer si budallenj para televizorit.smiley

 O bredho, ka i merr te dhenat ti lale? Jane te sakta apo gallate?

ej, dilni cik jasht t'gjith ju iher se nuk po punojm dot ne numrusit rehat.
Ti brado, ca e ke ate canten ne dore te majte? ti dejon nuk ke te varme ID e vezhgusit, kush t'ka lon me hy mren?
Ku jane policat per t'rujt rendin me vlla? ah idriz c'na bone...

Leri intimidimet degjon apo jo? Mos te guxosh te prekesh gocat.. I mean votat se behet nami more vesh mora thuaj

plako, ne ket pike do t'sugjeroja t'mos besosh asigjo dhe asnjonin. T'gjith jane ose tape ose pergjumesh dhe ja kpusin si ti vije. Just my 2 cents smiley

po tch qe deri dje jepte info, tani nuk po ndryshon gje fare ... mos e ka ble meta edhe kete mor yahoo?

 A ka rezultat perfundimtar sonte?

Pyetja me e sakte do ishte: "A do kete rezultat si sot nji jave?!"

duke qene se eshte e premte e zeze sot, asnje s`do te dali kryetar sonte smiley ...

 491 vota diferenca

 

praktikisht mbaroi, e fiton basha

12 kuti te pallogaritura

 491 dhe 9 kuti  (kane llogaritur dy te fundit te selites pa procesverbal)

thote ora (nese nuk gaboj une)

 491 dhe 9 kuti  (kane llogaritur dy te fundit te selites pa procesverbal)

thote ora (nese nuk gaboj une)

edhe sikur me 500 vota diference te mbaronte kjo pune, prape asnje nuk do fitonte se eshte rezultat i ngushte. do e zgjasnin e zvarrisnin kete situate derisa t'u dilte boja atyre fletushkave te shkreta.

 Rama, ka vetem nje mundesi per te fituar. Le te marri mbiemrin e gruas & voila. Nuk do merret vesh kush Basha fitoi.

Me aq shume sa e kane torturuar tifozerine respektive, e meritojne qe te dy te fitojne.

A mund ta ndajne mandatin se bashku? S'do ishte keq.

Secili te jete pergjegjes per njesite bashkiake ku ka fituar.

Ca thu o burre? Po rrogen ta ndajne? po tenderat per gjiteh tiranen? Fillove ti tani em na hap telashe

Ka aty per te gjithe.

Keto dite kam degjuar baste te ndryshme qe jane vene per ndeshjen Basha - Rama. Ka vene ndonje prej jush ndonje bast te tille? smiley

Tironsi ka vene bast

ene 12 kuti te 5-sa?

sipas gene ene 9 kuti ... look above

 

He kush po fiton? smiley

Njeri nga te dy smiley

RASHA BAMA - Eshte ndryshe dhe eshte e vetmja rruge!

une kam nje ide tjeter. meqenese sic po duket diferenca e fituesit do te jete e vogel, atehere  propozoj qe fituesi, pra kryetari i ardhshem i bashkise, ta ftoj publikisht kundershtarin dhe ti ofroje atij postin e zevendeskryebashkiakut.smiley

dhe ata jetuan gjate dhe te lumtur....smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).