357px-Circe_Offering_the_Cup_to_Odysseus.jpg (357×600)Kënga “Moj kunadheja…” më vjen që nga fëmijëria, kur e këndonin burrat “e rëndë” me “ohe” dhe “ofshe” në një rreth të mbyllur, vetmas, si për dert, jo si për gaz e festë. Si këngë morti a sëmundjeje ajo zvargej, buçiste ndër zëra të mbytur, të kapërdirë. Këndohej dhe në dasma, por në të thyer të festës dhe pasi burrat të ishin gazmuar me këngët për gruan sorkadhe, femrën lule, zogë, karafile a trëndafile. Por gruan kunadhe e thërrisnin përmes këngës atëherë kur rakia u kish rënë në kokë dhe ishte pak më ndryshe. 
Teksti i kësaj kënge, po t’i heqësh refrenin, ka vetëm gjashtë vargje: 

Moj kunadheja leshverdhë, 
Dimëron përtej në shpellë, 
Në shpellë e në shtëpinë tënde. 
Na lajkose me kuvende, 
Më shpure në besën tënde, 
Besa jote, besë qene.
 

Dy vargjet e para lidhen me asonancën verdhë-shpellë. Katër vargjet pasuese lidhen nga rimat tënde-kuvende- tënde- qene, themi rima se në dialekt e-ja lexohet ë. Refreni “moj lesh-o-verdh-o”, ka një mbivënie metrike për të plotësuar tetërrokëshin, përdor epitezën, këtë mjet letrar karakteristik për poezinë popullore; pra siç vërehet rimerr fjalën e fundit të vargut paraardhës, dy herë merr vetëm dy rrokje nga kjo fjalë e fundit. 
Refreni pas çdo vargu është si më poshtë: 

verdhë moj lesh-o-verdh-o, 
shpellë moj lesh-o-verdh-o 
tënde moj lesh-o-verdh-o. 
vende moj lesh-o-verdh-o, 
tënde moj lesh-o-verdh-o, 
qene moj lesh-o-verdh-o.
 

Në gjithsej 32 fjalë të tekstit, bashkë me refrenin, fjala “verdhë, leshverdhë” përsëriten 8 herë; fjalët “shpellë” dhe “besë” nga tri herë. Pra, ato mund të quhen dhe fjalët kyçe të tekstit. Në këtë grusht fjalësh përsëritja në fund të vargut e në krye të refrenit, përsëritja e fjalës brenda vargut është mjeti artistik që përforcon përqendrimin më të lartë kuptimor dhe emocional te fjalët kyç të këngës. 

Fjalët e fundit të vargjeve marrin më shumë peshë, qëkur, bashkë me “moj lesh-o-verdh-o”, përsëriten në refrenin pas çdo vargu. Madje, shpellë… leshverdhë, verdhë… leshverdhë, vende… leshverdhë, qene… leshverdhë mund të duken si atribute të leshverdhës. 
Nisur nga melodia, jo nga teksti i shkruar, fjala e fundit e vargjeve del si fjala e parë e vargut pasardhës, domethënë e refrenit. Melodia thyhet në gjashtë rrokje për vargun e parë dhe zgjerohet në tetë rrokje për refrenin. Thyerje, bartje, rrëfim i thatë, lakonik e i mbytur në vargun e parë, shfrim e melodizim në refren. 

Një rrëfim në më pak se një fjali: shpella është shtëpi, kuvendimi- marrëveshje, besë; Leshverdha është kunadhe, shpellë, kuvendim-lajkatim dhe qene, besë-pabesi. Këtë e mbështet dhe përzgjedhja e ngjyrës së verdhë që ka konotacion të diskutueshëm. Veprimi: burri i kredhur në dimërim. 

Një brengë buron prej gjithë kësaj. Edhe teksti i kësaj kënge është tjetër. 
Kunadheja leshverdhë, verdhë moj leshverdhë, shënon atë që ka shkaktuar dramën. Pa të nuk do të flitej, nuk do të këndohej. 

Si këngë mbahet shtruar dhe rëndë, zgjatur. Në të çdo fjalë merr vlerë në tekst me ngjeshjen më lakonike të mundur si fjalë dhe me kuptimin më të gjerë e më shprehës si nëntekst. Madje “moj, ë, o” u shtohen fjalëve thelbësore, për t’i kursyer fjalët, jo për ta shtrirë, por për ta shtrënguar e përqendruar theksin e asaj që kumtohet. 

Foljet në këtë tekst janë vetëm tri: dimëron, lajkose, shpure. Të tria në vetën e dytë. Njëra e kohës së tashme, dimëron, por kjo për të shprehur pozicionin e çastit kur këndohet, por kurdoherë ruhet raporti dy palësh. Dy të tjerat në të kryerën e thjeshtë, në të shkuarën, koha e ndodhisë që rrëfehet. Lajkose, folje e ligjërimit të thjeshtë, e zgjedhur me kujdes për të shprehur mllefin dhe përbuzjen e thellë ndaj vetes, ironizomi për ç’ka ka pësuar duke i ngrënë në të thatë lajkat kurthore. Më shpure në besën tënde, më bëre si veten, nuk ka rëndësi primare se si është ajo, po si arrita e u katandisa edhe unë deri në atë pikë. Mos përcaktimi verbal i keqësisë së saj, por trajtuar si nënshtresë kuptimore e bën më të rëndë dënimin dhe mllefin ndaj saj, sepse ai nuk kursehet t’i vërë vetes epitetet më poshtëruese, ndaj ajo kuptohet se është përtej asaj, së cilës nuk i gjendet dot fjala e përshtatshme për ta përshkruar. 
Janë pesë emra, ku emri shpellë, përsëritet dy herë dhe emri besë, tri herë; janë vetëm dy mbiemra: leshverdhë dhe qene; përemra: tënde dhe jote. 

Në këtë këngë zbatohet ai parimi i madh i poezisë që fjalët vihen në pranga, ndërkohë që mendimet marrin flatra. Flatra fryme përtej lëndës. Fryma jo lënda e përbën poezinë. 
Përveç përsëritjeve që i kemi thënë, ia vlen të vërehet se fjala kuvende në këngë përdoret në dy funksione: kuvende në tekst dhe, e ndarë në rrokje, vende (në refren). Se burrit i dhembin edhe vendet ku janë bërë ca kuvende. Po kështu dhe mbiemri është leshverdhë në tekst dhe, i thyer, vetëm verdhë në refrenin pasuses. Ngjyra, detaji, vret më shumë se tërësia e flokëve. Nuk ka kuvende pa vende, nuk ka flokë e sy pa ngjyrë, cilësi që të pik e të vret më shumë sesa vetë objekti. Nuk ka grua në tërësi, ka vetëm një grua, grua në njëjës, në cilësitë vetjake e të papërsëritshme të saj. 

E vlen të ndalemi veçan në emrin besë. Emër që në dy vargje përsëritet tri herë, emër i përforcuar dhe nga përemri, tënde e mbiemri, qene. Madje tënde (jotja, jo e tjetërkujt) dhe qene dalin si fjala e parë e refrenit. Besë qene, (jo besë qensh), pabesi e papandehur, e ultë, poshtruese, pa pasur arsye; ç’të bëra(!), vetë më grishe, më shpellose e më fundose. 
Burri këtu parashtron kodin e besës së tij që është keqkuptuar, apo pendimin se e kanë manipuluar me lajka dhe e kanë shtënë në thes? Sidoqoftë, flitet për dy lloje besash, më shumë se për thyerje të së njëjtës besë për të dy. 

Po ta marrim të mirëqenë se burri e di që më parë se kunadhja është e një bese (feje, bashkësie) tjetër, pse e ka pranuar kunadhen? Pra, burri për lajkat, për flokët e verdha ka tradhtuar besën e tij dhe, kur ka ndier se ka rënë në kurth, është zgjuar? Bëhet fjalë për një ngatërresë kodesh, kulturash apo për diçka tjetër? Nuk sqarohet gjë, por as nuk mund të mos shqyrtohet e merret në konsideratë. Mos midis burrit e gruas ka dhe disa kode të tjera që janë mbi kodet etiko-morale a lokale, disa të vërteta universale që janë përtej hapësirës dhe kohës reale? 

Disa nga këto pyetje do marrin përgjigje në vijim. Tani për tani mjafton të themi se më tepër se për një burrë të prerë në besë, flitet për një burrë të zhburrëruar nga një grua. 

2. 

Po pse këndohet? Lirika e Jugut është e ngjeshur, e kursyer si një ndërtim, veç me ca gurë të stërmëdhenj ngjitur me njëri-tjetrin, të vënë njërin mbi tjetrin, mbyllur si një guvë ku nuk ka hapësira, veç ca dritareza përmes të cilave mund e s’mund të vështrosh dot… Fryma e zënë nga këta gurë të zymtë e në pirg mbi njëri-tjetrin, shpërthen e gufon rënkushëm veç në melodinë e zërave burrërorë të këngës polifonike të burrave, dhe ata të përkulur mbi veten, të qarkuar kokë më kokë, pirg… 

Nostalgji, peng e zymti nga dalin fjalët zeher, verdhë, moj leshverdhë… shndritja verbuese e magjisë së të bukurës. Një grua ia ka punuar paq një burri. E ka tërhequr në strofullën e saj, e ka mjeshtëruar si ka dashur e siç ka ditur vetëm ajo dhe e ka mbyllur aty: në një shpellë pa kyçe e pa dritare. Ai derton nga ajo shpellë. Fizikisht ka dalë, por i ngjan se ai ecën e jeton ngado me atë shpellë mbi vete, e ai nuk e duron dot, do ta hapë, ta shkërmoqë shpellën e vetes. Këndon humbjen, hedh në erë sedrën. Ia vlen të humbësh? A ka shanse kthimi… Vetëm dhembja, rrënimi i kanë mbetur. Aty në atë shpellë, i ndryrë si “dreqi në shishe”, në “besë të qëne-s” poetizon të bukurën, e poetizon tani si rob i saj. Ajo që e robëroi, tej të gjithave, ishte dhe mbetet e bukur. Edhe se kunadhe, edhe se e pabesë… 

Por ky është fundi, në fillim ajo ishte vetëm marramendësja, magjikja verdhë leshverdhë. 
Këto burojnë nga emocioni që përcjell melodia, këngëtimi i burrave. Prapë teksti fillon ndryshe: Moj kunadheja leshverdhë, / dimëron përtej në shpellë. Edhe pse diçka ka evoluar, se atje tej në atë shpellë është kunadheja, jo burri që këndon, prap se prap paqëtimi i shpirtit nuk është arritur. 
Ai ka qenë atje, ka dalë, por shpirti i ka mbetur peng, atje… 

3. 
Një brengë, një zhgënjim i hidhur që nuk gjen tjetër rrugëdalje, veç të mbytet në vetvete, një pendim duhet ta ketë thurur këtë ngrehinë kënge. Sado që e thua, e këndon, ai mbetet prapë aty, nuk lëviz prej vendit. Nuk ka kompromis, nuk ka zgjidhje. Ka ndodhur dhe pikë. Mbetet si i tillë. Madje atij i bëhet një kullë me fjalë, fjalë të mbivëna si mollokë shpellash që shtypin e ti nuk u shmangesh dot. 
Nuk është vajtim, as ankim, as thirrje për shpagë. Duhet vetëm t’u shtrohesh këtyre gurëve, mollokëve që të shtypin e të godasin pa pushim… Asgjë më shumë. Ata tashmë janë sipër teje. 

Veç diku-diku shpërthen sharja, qene, bushtër – më shumë se e pabesë. Dredhia, lajkosja me kuvende… kanë qenë mjeti. Pabesi e llogaritur. Dhe në kurthin e ngritur ke rënë. Ke dashur të biesh a ke qenë i papërgatitur për t’i shpëtuar kurthit? Ku i dihet, mbase të dyja. Dikush, duke të tundur një palë leshëra të verdhë, të joshi në shtëpinë e dimrit, të shpellosi e ta bëri jetën dimër. Dhe tani ti je i kyçur aty. I vetmuar. Shtriga, e bukura, femra fatale, me flokët e me lajkat të ka tërhequr e të ka braktisur atje tej te shpellat, te pylli, te bishat, jo te njerëzit. 

Gjykuar nga fjalët kyç, shpella dhe flokët e verdha, ku shpella është seksi, flokët e verdha – e bukura, dhe shpella në dimër është izolimi, mbyllja në fajësi e braktisje – bëjnë të besosh se të vërtetat që bartin e shprehin, janë të patjetërsueshme. Joshja ndaj flokëve të verdhë (të bukurës) dhe ndaj shpellës (seksit) mbeten e vazhdojnë t’i tundojnë sekset (burra a gra qofshin) edhe sot e përgjithmonë. Dhe, kur kjo joshje na del djallëzore, humbja që pësojmë është shumë e hidhur se; sjell zhgënjim, brengë, mpaktësim që nuk ka shteg tjetër veç vetëndëshkimit. Shpella, nga vendi i kënaqësisë, kthehet në kyçje, në burg, izolim, i cili është krejt impersonal, çdo gjë vjen si reagim i brendshëm. Madje, kaq i thellë e pezmatues është ky pendim sa nuk e shuan dot brenda vetes tënde, por e derton edhe me të tjerët, e shpall. Me një fjalë është drama e vetvetes. 

Dy temat e fjalëve kyç shpallen që në vargjet e parë e godasin paprerë përmes riformimit deri në rrokjen e fundit: shpella dhe flokët e verdhë, shtëpia – shpellë dhe flokët e verdhë. Prarimi i atyre flokëve të verdhë farfuritës, nuk dobësohet as në përsëritjet brenda një vargu – verdhë, moj lesh-o verdh-o – vjen e bëhet verbuese, dallgëzuese, e magjishme, që as e zëmë e as e lëshojmë dot. Kjo magji bukurie në joshjen e saj, shndërruar më pas në zi e terr të shpellës kontrastojnë ashpër, por nuk ia lëshojnë vendin njëra-tjetrës. Shkëlqimi nuk shndërrohet në terrojë. Jo. Ai shkëlqen edhe kur shkakton terrësinë, se këtë veti të allasojtë e ka zhgënjimi.

Pra, nuk fyhen e mallkohen flokët e verdhë, por përdorja e tyre si mjet i kurthimit, është i pa pranueshëm, pavarësisht se tamam kjo ka ndodhur. Kështu, në çdo rast, e bukura mund ta shkaktojë të shemtuarën jo si thelb, por si funksion, e përdorur si kurth në shërbim të së mbrapshtës. Në pesë vargje flokët e verdhë vijnë vërdallë si shtojzavalle gjashtë herë. Ata shëndrijnë e dallgëzojnë mbi zinë e shpellës dhe dimërimin, të cilët vetë i kanë shkaktuar për t’ia mjeruar shpirtin një burri. 
Këtu fshihet bukuria e pashoqe e kësaj kënge që vazhdon të përcjellë brengë. 

4. 
Pa u hequr asgjë këtyre që thamë më lart, burri i kësaj kënge nuk është protagonist, lojën dhe gjithë ç’ndodh i predominon kunadheja leshverdhë. 

Kunadhe-ja apo shqarthi, siç quhet në zona të tjera të Shqipërisë, është një kafshë e vogël dhe egër e pyjeve, dëmi i saj është ndër pula dhe fruta, se ushqehet me arra, lajthi e fruta të tjera por është e shkathët dhe e çmuar për lëkurën me qime të buta. Me gëzofin e saj stoliseshin e stolisen jakat e mantove të grave të shoqërisë së lartë. Në këtë këngë kunadhe-ja simbolizon femrën. Detaji më imponues, më mbresëlënës në tekst mbetet floku i artë. Madje ai del mbi mbartësen (kunadhen) që shënohet vetëm një herë, në vargun e parë. Një burrë ka dalë të gjuajë këta flokë të verdhë, por ka mbetur vetë i gjuajtur, i plagosur, që nuk gjen shërim. Ecja pas hijes, dukjes e zhdukjes së tyre që ngjajnë të pafajshëm e kanë tërhequr deri në shpellë, ku ka mbetur mbyllur rob i kënaqësisë dhe i dëshpërimit, i izolimit dhe i dimërimit. 

Në fillesë të këngës, ai është përtej kësaj magjie të zezë. Ai tashmë shfren për një pësim, për një zhgënjim që nuk mund të ndreqet më. E ka pësuar keq, aq keq sa ngjan krejt i paralizuar, nuk di ç’të bëjë, si të veprojë, ka mbetur pa fjalë e pa fuqi vepruese me atë barrë mbi shpatulla dhe atë përvojë që kurrë nuk mund ta zgjidhë e të lirohet prej saj. 

Çfarë ka ndodhur? Flokët e artë janë kurth? Po sa kurthe ka jeta… E kanë zënë në flagrancë? E kanë dorëzuar te hasmi, armiqtë e tij? Jo… Simbolika nuk i përjashton si mundësi, por nuk thuhen në këngë. Mos e kanë tërhequr për ta përfshirë në një bashkësi tjetër, të huaj për të, familjen dhe miqtë e dherat e tij? Jo, as kjo s’ka ndodhur… Atë e kanë shpënë vetëm pak më tej, në një hapësirë që nuk fjalëtohet por veç na jepet përmes cilësorëve përafrues si, dimër, shpellë, një çudi mahitëse pranë nesh, ja atje tej pas verdhë-osë – kaq thotë kënga – dhe kjo është më e rëndë se ato që thamë më lart, sa nuk mbahet dot. 

5. 
Dallgëzimi i flokëve të verdhë ndritës kundrejt errësirës së shpellës dhe dimërimit kontrastojnë dukshëm dhe e mbajnë situatën në dramaticitet të vazhdueshëm, siç del nga teksti, nga fjalët kyçe të këngës. 

Por në tre vargjet e fundit ndërhyjnë fjalët shtëpi-shpellë, besë-qene. Shtëpia dhe besa nga pikëpamja antropologjike janë dy elementët më të vlerësuar të etnosit e etosit shqiptar. Pa hyrë në interpretime të këtij lloji, shtëpia është shndërruar në shpellë dhe besa në qenëri. Këto shndërrime të çojnë larg botës së zakonshme, të joshin shtigjeve të pyllit, në botën e ëndrrave, bimëve, zogjve e shtazëve, kodet e të cilëve janë të tjera. Kjo gjë, shtazërimi, ka ndodhur, se e ka pësuar burri, ligjëruesi i këngës. Ai do ta thotë, por nuk di se si ta përcaktojë, ai rreket të na e shpjegojë, por nuk e di sesi ta bëjë. Dhe kjo është më e rëndë se burgimi, prangosja, tradhtia, mërgimi ndër të huaj. Burri pranon se është vënë në pozitën e bishës, e kafshës së shpellave, në dimër, në vendbanimin e bishave. Pësimi i tillë shpirtëror, degdisja në nivelin e bishave, është i konkretizuar në vargje e në situatë. 

Por klithma në melodinë e burrave prapë mbetet: verdhë moj lesh o verdh oo. Jo bukuria fizike, por veprimi shpirtëror bëhet shkak i pësimit të rëndë, i shtazërimit të burrit. 
Në anën tjetër, tragjiciteti tashmë, pësimi tragjik, sikur rreh të justifikohet, përligjet, nënkuptueshëm me atë që burri jo vetëm nuk e fsheh edhe pas pësimit, bukurinë e flokëve të verdhë, por moralisht edhe atë se ai ka dhënë besë, kur tjetri (tjetra) që në krye është nisur për ta prerë në besë. Burri ka dhënë dashuri, kur tjetri (tjetra) e ka manipuluar me bukuri, për ta degraduar në shtazëri. 

Në këtë rast nga sedra dhe nga mendësia e një burri të këtij etnosi dhe etosi nuk pranohet se ai është tradhtuar në dashuri, por në besë. Ai bën një transferim nga sfera ndjesore në atë morale. Për të një grua që nuk i përgjigjet dashurisë së tij, një dashurie-besë, ose që i përgjigjet vetëm përkohësisht, është veprim i dënueshëm, ose përmbysje e besës. Atëherë burri është besa dhe gruaja pabesia. Kjo logjikë përligj vetëm burrin. Por dhe e markon dhembjen e tij: një grua e ka dashur përkohësisht, por e zhgënjyer prej tij, i ka kthyer krahët. Logjika e ndjenjës këtë e pranon, por jo logjika burrërore e tradicionales. 
Tashmë një zhgënjim dashuror, shndërrohet në zhgënjim moral. Janë dy sfera krejtësisht të ndryshme. Por “burri” nuk mund t’i japë shpjegim tjetër zhgënjimit të tij. 

Ajo që mbetet atje lart në ajrin e këngës është prapë kunadheja leshverdhë, bukuria e pakapshme dhe jo lehtësisht e krejtësisht e zotërueshme. Ato mbeten të bukura dhe tej zhgënjimit dhe shtazërimit të atij që e ka pësuar. Në këtë optikë fjala, teksti, melodia janë më të mençura sesa morali, kuptimet mbi besën a pabesinë. Teksi është më i mençuri. 
Britma ooo lesh oo mooj leshverdh ooo flasin për magjepsjen e sëmurë të burrit edhe pasi ai ka rënë në nivelin e shtazërimit nga shkaku i këtyre flokëve të verdhë. Burri ende është i joshur, i çmendur pas tyre, përderisa i vajton edhe në shtazërimin e tij në shpellë, në dimër këta flokë të verdhë. Nuk ka dalë nga magjia e kunadhes leshverdhë. Është një burrë i fortë. Por mirë t’i bëhet! Flokët e verdhë sot e përgjithmonë do të jenë kërcënues për të. Për besën dhe për shtëpinë e tij. 

Po këndon, ja, e dëgjoni… Mbytur. Si në sëmundje e zi. Kapërdirë dhe përmbajtur. Tërhequr thellë në brinjë e eshtra. Si vuajtje që do të të shoqërojë në të gjithë jetësinë tënde. Edhe se nuk do ta pranosh. 

Ndaj këndon, kur pija i ka rënë paksa në kokë. Kur mund të jetë i hapur ndaj dobësive të tij. Edhe… edhe se po thërret si dëshmitar veten, pra, burrin, njeriun në nyjën më tragjike, në çastin kur ai ndëshkon veten e tij. 

Në një këngë kaçakësh, të mbyllur në bodrumet e nëndheshme të kështjellave, ky çast këndohet kështu: 

Koka e qenit, moj qene, 
Që s’dite për veten tënde, 
Nga bodrumet nuk u trembe. 
Bodrum natë e bodrum ditë 
Të mbyti kandilja sytë. 

Vetëndëshkim i një zemre të egër, i një kokëkrisje prej kaçaku. Por e ardhur tëhu në kohë. Koha e kunadhes rrëshqet e fshehur diku thellë në humbëtirën e në muzgjet e shekujve. Dhe vetëndëshkimi, sado që zbutet nga flokët e verdhë, mbetet i pashpresë, i pa ngushëlluar. 

6. 
Tani besoj e përfytyroni se cila mund të jetë kjo grua, kjo magjistare, kjo bukuri që u shkakton burrave një varg ndëshkimi e vetëndëshkimi të pa fund. 
Ajo zbulohet që në vargun madhështor “Dimëron përtej në shpellë”, një nga vargjet më të shkëlqyera të lirikës dashurore shqiptare. Po si vallë? 

Dimëron përtej në shpellë… një nderje në eter, pa adresë por jo në hava, e ka një strofull ku mblidhet, izolohet e përhap sfidë. Një ndjeshmëri sublime, një veprim pavetor, pavetësi që ia jep folja jokalimtare dimëron, folje e tipit veson, vetëtin e shungullon, veron, gjëmon. Kush dimëron përtej në shpellë? Në shpella nuk ka stinë, nuk ka dritë. Dimërojnë arinjtë, kunadhet e maleve? Dimëron vetë dimri? Një situatë e endur në eterin e së përjetshmes, e së pakufizuarës në kohë. Dimëron leshverdha e këngës? Heronjtë e legjendave? Një situatë, një largësi… sikur këtu në tokë, sikur lart në hënë, ku nuk ka bimësi, ku nuk ka stinë të tjera. 

Ky varg që për nga madhështia zymtane, stoike është i denjë për epikën heroiko-legjendare, paraqet klimën e përjetshme ku mbretëron një grua leshverdhë, që herë-herë josh burra në shpellë, në shtëpinë e saj. 
Cila është kjo grua flokëverdhë që jeton në këto thellësi të përjetshme, të mbështjella me fshehtësi të akullt? 
Kjo grua e lirikës shqiptare ka hijen e Circes së Homerit. Ajo jeton larg viseve të banuara nga njerëzit, në vetmi e në një dimër të përjetshëm. Josh e mashtron burra, i tërheq përkohësisht në banesën e saj, i shtazëron, pastaj i çliron. 
Por magjia që u ka bërë, ende e vazhdon veprimin edhe kur ata janë larg prej saj.  

Marrë nga Milosao

28 Komente

Një pyetje: Dini gjë me ç'punë merret autori? Flm.

Sadiku ka qene mesues letersie. Pas viteve 90 u aktivizua me PD dega Gjirokaster dhe ne legjislaturen e dyte u zgjodh depudet i  PD-se. Eshte njeri me shume kapacitet, ne trajtimin e shume problematikave te letersise. Ka shkruar shume mbi krijimet e Kadarese duke qene ashtu njeri prej miqve te ngushte te tij.

nuk e kam lexuar ende artikullin, dhe ne fakt po komentoj vetem gjetjen e Bejkos qe ben nje paralelizem te leshverdhes se kenges me Circen.

Kunadhja eshte nje nga kenget qe me kane ngjitur me shume dhe nga te paktat qe i kendoj me gjithe qejf. Gjithnje me ka shokuar pershkrimi i lesheverdhes beseqene qe dimeron ne nje shpelle. Me eshte dukur gjithnje si nje vizion shume i erret i femres, shtrige qe merr ne qafe burrat e dynjase. Ajo qe me ka bere me shume pershtypje, eshte se ne pergjithesi ne kenget e jugut, pozicioni i femres eshte pak a shume pasiv. Ajo eshte objekti i cili dashurohet, rrembehet, madje ndnj here edhe perdhunohet, psh:

permbi Tepelene

m'a kishe shtepine

qaje moj Minushe

Qaje vajzerine

Ne kete kenge femra nuk eshte me "viktima", por agresori. Nje agresor magjik, djallezor dhe misterioz. Pak a shume si femrat e shume kengeve rock, te paemera dhe perfaqesuese te se keqes fondamentale.

Vizion te ngjashem te femres kam gjetur tek shume kenge rock dhe per momentin po e ilustroj me witchy woman dhe hotel california te eagles

http://www.youtube.com/watch?v=1d8hZtvRPno

http://www.youtube.com/watch?v=bCklH9gQA...

Mendoj se nuk ka nevoje te kuptosh tekstin qe te vesh re ngjashmerite e atmosferes se ketyre kengeve me Kunadhen

http://www.youtube.com/watch?v=_HDu2iQc0hM

 Shume i mire shkrimi. E ngaterron pak punen me Circen, por vlen gjithsesi. Do kisha pas qef te kishte bere nje analize me te holle topologjike te sugjeruar nga besa/pabesia, qyteterimi/shpella, brenda/jashte dhe invertimi i tyre, burre i veshur me namuz/kuvendim lakuriq femeror. Me shume se Circe kjo kunadhja eshte e llojit "wolfman," me te njejtin seksualitet, terheqese e lajkatare, por me tjeter seks, e perjashtuar te dimeroj jashte, atje ne shpelle, me kafshet e jo me njerezit. Nuk po them se nuk eshte Circe, por se eshte perendeshe vetem per faktin qe eshte femer, nderkohe qe eshte kafshe e lakuriqte vetem me leshrat e verdha qe e mbulojne duke qene se eshte "qene." Ka nje nderthurje mes figures helenike dhe asaj gjermanike, e do dilte analize me e plote teksti sikur te behej edhe me eksplicite kjo hija tjeter.

 ky Sadik Bejko me pelqen shume. me ka pelqyer tek analiza qe i bente debatit Kadare-Qose. s'mund t'i hiqje as nje presje, aq i sakte ishte. artikullin do e lexoj me vone. kush ka informacion per z. bejko j'u lutem te na e sjelle.

Cila është kjo grua flokëverdhë që jeton në këto thellësi të përjetshme, të mbështjella me fshehtësi të akullt? 

 

Eshte pellazgia Circe!

 Ky varianti i kenduar nga maestro L.Bariu ka nja dy ndryshime te vogla .

http://www.youtube.com/watch?v=5EeFSO7Z-...

Ne shpelle e ne folen` tende

Na lajkose me kuvende

besa jote, bese hene.

 

S.Bejko e pershkruan me shume saktesi dhe elegance atmosferen e kenges se kenduar neper dasmat e jugut. Pabesia e femres ka plagosur nje zemer burri. Do kene qene disa meshkuj qe i vinin verdalle kesaj leshverdhes (Na lajkose me kuvende)  dhe kjo me fjale, me lajka e me isharete ka perzgjedhur njerin prej tyre. Por e ka prere ne bese.Ja ka dredhur me dike tjeter. Kjo nenkuptohet.I plagosuri rende ne zemer e ne sedren e burrit, vazhdon te jete i mrekulluar nga magjia e flokeve te verdhe dhe i zhgenjyer per pabesine e saj.Nuk shfryn e shan. Vetem e quan beseqene. Nje fjale per te portretizuar femren sipas klishe universale:o pabesi, e ke emrin femer!

Dekodimi me tej i vargjeve te kenges (mbyllja ne shpelle, dimerimi, vecimi nga bota, shtazerimi etj.etj. ) dhe perpjekja per ta perqasur me Circen me duket i sforcuar. Nuk ka asnje informacion per sa meton Bejko (mbyllja ne shpelle e burrit te lenduar dhe zhgenjyer )  

Dikotomia shtepi/shpelle , bese /qene  evidenton  kontrastin ndermjet moralit me instiktin, humanes me shtazores.Femra eshte instikt, mashkulli eshte arsye.

Varianti i kenduar nga L.Bariu ndoshta eshte nje nga keto retushimet e bera nga censoret e socrealizmit sepse per moralin zyrtar  te kohes nuk mund te pranohej damkosja e femres si e pabese. Nga ana tjeter krahasimi me henen qe duket e zhduket pas reve perseri mbetet nje version interesant.

 

 Interesant qe ne dy variante, qene/hene, perqasja me "wolfman" mbetet konsistente.

 Mua me duket se e ka tjerrur kaq shume kete kenge me analiza letrare e psiko-analitike, sa ne fund ka humbur jo vetem kuptimin e kenges, por edhe kuptimin e asaj qe ka dashur te thote.

Kunadhja eshte nje kafshe e zhdervjellet dhe e bukur qe shpesh krahasohet me femren e re. Leshverdhe eshte thjesht cilesi e femres. Dimeron pertej ne shpelle them se eshte nje kuptim i drejtperdrejte i kunadhes qe jeton larg njerezve dhe ne vargun e trete Ne shpelle e ne shtepine tende, kapercehet nga kunadhja tek femra. Na lajkose me kuvende eshte thelbi i gjithe kenges, ku burri e pranon dhimbshem se u genjye nga nje femer. Ndaj kenga i do ndoca dopjo qe te dale nga shpirti, dhe do burreri ne te kenduar. Dy vargjet e fundit jane thjesht nxjerrje mllefi deri sa ne fund e quan labce: bushter.

Une e kuptoj qe per lexuesin mund te duken interesante ngjyrimet frojdiane, por keto jane "kuvende", per cobanin lab qe e pi dolline me opinge ne nje dasme me zakone, ceremoni e orendi qe mbase kane mbetur te pandryshuara qe nga mesjeta.

"Pi raki e mos pi mend" thote populli i Kinostudios "Shqiperia e Re".

Sa per Circen pastaj, deshi pa e tha, e mire beri. Mua me duket me shume sikur kjo kunadhja e ka emrin Vasilike.

 "Kunadhja eshte nje kafshe e zhdervjellet dhe e bukur qe shpesh krahasohet me femren e re.Leshverdhe eshte thjesht cilesi e femres. Dimeron pertej ne shpelle them se eshte nje kuptim i drejtperdrejte i kunadhes qe jeton larg njerezve dhe ne vargun e trete Ne shpelle e ne shtepine tende, kapercehet nga kunadhja tek femra. Na lajkose me kuvende eshte thelbi i gjithe kenges, ku burri e pranon dhimbshem se u genjye nga nje femer. Ndaj kenga i do ndoca dopjo qe te dale nga shpirti, dhe do burreri ne te kenduar. Dy vargjet e fundit jane thjesht nxjerrje mllefi deri sa ne fund e quan labce: bushter."

Po mire, kete s'e ka lene pa thene. Te tjerat jane bonus. Jo?

 Nuk ta mora vesh pyetjen.

Ishte me shume pohim se pyetje. Ajo tjerrja nuk me duket se ia humbet kuptimin. Ate kuptim qe ke vene ti ne dukje e ka vene edhe ai. Tjerrja e te tjerat, jane thjesht bonus. Jo? smiley

 Varet si e mendon. Une them se nje pale mjaftojne.

Bikini Art

"..... Kunadhe-ja apo shqarthi, siç quhet në zona të tjera të Shqipërisë, është një kafshë e vogël dhe egër e pyjeve, dëmi i saj është ndër pula dhe fruta, se ushqehet me arra, lajthi e fruta të tjera por është e shkathët dhe e çmuar për lëkurën me qime të buta. Me gëzofin e saj stoliseshin e stolisen jakat e mantove të grave të shoqërisë së lartë. Në këtë këngë kunadhe-ja simbolizon femrën. Detaji më imponues, më mbresëlënës në tekst mbetet floku i artë. Madje ai del mbi mbartësen (kunadhen) që shënohet vetëm një herë, në vargun e parë. Një burrë ka dalë të gjuajë këta flokë të verdhë, por ka mbetur vetë i gjuajtur, i plagosur, që nuk gjen shërim. Ecja pas hijes, dukjes e zhdukjes së tyre që ngjajnë të pafajshëm e kanë tërhequr deri në shpellë, ku ka mbetur mbyllur rob i kënaqësisë dhe i dëshpërimit, i izolimit dhe i dimërimit....." 

    Kjo eshte  nje kenge  me jetgjatesi qysh se burrat e viseve jugore nisen te mblidheshin bashke nder trapeze ku vlonte dollia. Mbase qysh se para  Iliret prodhuan rakine dhe veren.Une qe femije e gjer ne ditet e sotme  e kam degjuar kur ja çkulin burrat qejfllinj, bere  bekrinj, aty nga dollia e peste apo e gjashta.Nuk kendohet  kjo kenge  pa u ngrohur fyti sepse ahere  ze e cingriset ai  delli  i burrave qe vervelin ne shpirt. Ai qe dhe i nxit  te bejne  "zarare". Pastaj ze e pelcet derti i  pare njerit, prej te sofres dhe ja merr:Moj Kunadheja leshverdhe..o moj leshverdhooo!E kjo kenge eshte ajo qe i harbon te gjithe te trapezeve.

  Plot here e kam kenduar dhe vete  dhe ja marr shtruar, por vetem kur bindem se ecen kenga   ne nje iso gjithe lezet, te  atyre burrave te veçante   qe dine ta kthejne ne nje sinfoni te  mrekullushem.Sepse ta dini, kjo eshte njera prej atyre kengeve labe, qe kerkon ison e grykeve si te thurur me fije ari safi.Secili mashkull  e ka nje leshverdhe te  tijen, takur  qe ate  minutin kur zemra e nje djali  ze e ben "Trak", duke ju kthyer ajo mbirje ne ate "pemen e madhe brenda  shpirtit" qe e kane ndjelle, qe me njeriun vete ..Dashuri. 

   Plot here e kam vrare  mendjen pse te  jete leshraverdhe silueta e  asaj qe  ja ka bere trak zemra te parit.Nga sa kam kenduar  e lexuar vete me eshte  krijuar bindja se  femra  e hershme tipike  pellazge do te kete qene e bukur sa e berite parin djale per t`ja bere trak zemra e ti mbinte ashtu ne  ne sy  silueta e  saj  leshra derdhur supeve me ate  ngjyren e verdhe te  trendelines se zagojve.

  Mirepo pse dhe kunadhe xhanem? Mundet, nje britme prej  derti e ka shtyre dereziun djale, ta krahesonte  me nje Kunadhe.Nuk i ka qendruar, nuk i ishte  pergjigjur   me ato  shenjat  qe jepnin vajzat  ne shoqerine me jetesen  gjysem primitive. Qe ecnin si fluturat grur mbi gur  honeve, gerxheve e shpellave, si reagim ndaj ngacmimit te  syrit te djalit zemer trazuar.Ashtu  ecen Kunadhja e trembur, qe me shume zorr bie  çarqeve    ( jeton ne shpella dhe hone dhe jo pyjeve  si  thote Sadiku ).Ndaj e ka quajtur "Kunadhe"   se do ta kete lodhur shume fakirin djale. E jo  sa   pati dale te gjuante por se ishte  gjuajtur  dereziu.Cili nuk e ka provuar  se duke vajtur per  ate "lloj gjahu" e ka pare  vehten  te lavosur krejt.

   E ajo veçoria, qe e ka pas bere  ti binte  ai "gongu" me zhurmen "trak" ne zemer, ka qene  floket  ngjyre ari.Se shamia  permbi leshra eshte me e vone se vet kenga.Tamam, per  te  mbuluar ata  karakteristike ndjellese  te  vajzave nga djemte, dhe per te mos u bere  ato sebepet  e shume vakirave,  qe perfundonin me gjak, u  perdor shamia.Lidhej e tille qe te  mbulonte krejt floket, qe ne shume raste arrinin gjatesine gjer permbi  gjunjet.Me kohe, civilizimi beri qe  pake  te  dallohen vajzat prej djemve, pernga floket, sesot floket jane kthyer ne lesh, por dhe prandaj te pakta jane kenget per "leshverdhat" apo makari, per "leshzezat". Idilet  e dashurise  kane arritur te "prohisen" dhe kane pesuar ndyshime drastike.Mirepo ndaj dhe shoqera njerezore  jo se  eshte  bere me e mire..

Nostaligji?  Si  te gjithe ....

  

 Hem, une them se leshverdhe i ka qelluar ketij qe ka bere kengen. Po ka edhe shume kenge te tjera per "ezmerken kaleshe". smiley

Kunadhja mos quhet e Nuse lale? 

 Jo  ore PF.Nuselala eshte si  nje  mi  por i gjate  dhe me bark te  bardhe.me dy  vesh te vegjel fare.Kunadheja eshte  pake me evogel se dhelpra

 Faleminderit Grava. Mbaj mend qe gjyshes ia ngordhte gjithmone pulat nuselala.

 "Plot here e kam kenduar dhe vete  dhe ja marr shtruar, por vetem kur bindem se ecen kenga   ne nje iso gjithe lezet, te  atyre burrave te veçante   qe dine ta kthejne ne nje sinfoni te  mrekullushem.Sepse ta dini, kjo eshte njera prej atyre kengeve labe, qe kerkon ison e grykeve si te thurur me fije ari safi.Secili mashkull  e ka nje leshverdhe te  tijen, takur  qe ate  minutin kur zemra e nje djali  ze e ben "Trak", duke ju kthyer ajo mbirje ne ate "pemen e madhe brenda  shpirtit" qe e kane ndjelle, qe me njeriun vete ..Dashuri."

Pershkrim i bukur ky.

 Lul, por me ngacmovi ore!

Grava, me kenaqi pa mase koloriti fjaleve dhe shprehive qe ke perdorur ne kete koment .E nga i ke nxjerre a i varare, nga senduku i trevave te Laberise? smiley

 trapezave ku vlonte dollia,

ja marr shtruar

iso gjithe lezet

trendelina e zagojve

nje britme prej derti e ka shtyre derezine djale

e ka lodhur shume fakirin djale

e ka pare veten te lavosur 

sebepet e shume vakirave

_____________________

Labi  i ka kenduar vashes duke e krahasuar here me kunadhen e here me thellezen.

Ja dhe ca vargje te tjera :

moj kunadheja motake,

shkel e nuk zihesh ne carqe,

carqet i shkrehe te tere

carku im do te te zere.

..................

Vashe Zoti c`te kish dhene,

ballin te lare si hene

faqen si molla pa ngrene

qerpikun te shkelur lene

gushen me gjerdane zene

gjirin sikur qofte thene

atje koken kisha vene

-------------------------

atje siper ne pallcije 

esht nje pishe e ben nje hije

thellez` e bukur ta dije

udhen te merrje te vije

te beje gjume per vape

te puthja pak e nga pake

te merrte gulfari flake.

 Shumë bukur e analizuar .Kot e pa vend krahasimi me Circen magjistare 

 Me i bukur dhe me prane realitetit komenti Graves.

 ..Te kam gjetur me  dy shendete more !

 Te gjet e mira.Une e pi per ty.

''''Do kene qene disa meshkuj qe i vinin verdalle kesaj leshverdhes (Na lajkose me kuvende)  dhe kjo me fjale, me lajka e me isharete ka perzgjedhur njerin prej tyre. Por e ka prere ne bese.Ja ka dredhur me dike tjeter. Kjo nenkuptohet.I plagosuri rende ne zemer e ne sedren e burrit, vazhdon te jete i mrekulluar nga magjia e flokeve te verdhe dhe i zhgenjyer per pabesine e saj'''''

Ketu e ktheve ne Helenen e Ilionit smiley

Na eshte shumes qe nenkupton njejesin ne kesi rastesh, nje lloj njejes i terthorte.

Dimeron pertej ne shpelle e lidh patjeter me figurat hyjnore te folklorit, shtojzovalle e floçka, figurat e pyjeve qe lidhen zakonisht me pranveren. Plus qe folklori na jep qe djemte u vinin anes ketyre figurave e ne disa raste te rralla me sukses.

Eshte nonsens ajo qe thote PF per gocen e katundit, nuk puth gjekundi me tekstin.

 Aqifo, ja qe jeta ka treguar se kurvickat e fshatit kane frymezuar me shume kenge se shtojzovallet e pyllit. Nga kjo llogjike u nisa edhe une, po mund edhe ta kem gabim e ky te jete rasti i shtojzovalles. 

Po ta kapim si puna jote edhe Circeja kurvicke fshati do lete qene, Helena  e ndonje kryetari fisi, se Sparta u themeleua nja 4 shekuj me vone. Po keshtu edhe Isota.

Po ti fusim sharren s'ngelet gje apo sharren e kemi vetem per vete.

 Aqifo, nothing personal. Bota atehere ka qene shume e vogel dhe e paket. Odiseu beri per njezet vjet nje udhetim qe sot te merr vetem disa ore. Menelau (burri i Helenes) ishte mbret i Mikenes qe shtrihej ne 32 Ha, me nje popullsi 200 banore per ha te asaj kohe llogaritet te kete pasur rreth 6000 banore pra 1/3 e Kukesit. Playboy nuk kishte filluar akoma te botoohej , Perendite e Olimpit zbrisnin rralle e tek ne toke sa per te kapur me zor ndonjerin/ren apo per ndonje dore nektar tek tempulli i fshatit, keshtuqe mendoj se robt duhet te mbeshteteshin fuqishem ne figurat lokale per masturbimin, ashtu si edhe poetet per krijimin. 

Not that is anything wrong with that...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).