Henri Çili mendon drejt se u bë faktor me Iniciativën për Tiranën. Faktor për vete, por edhe për Universitetin. Më bën përshtypje dekori i ‘Iniciativës’.

Dy ditë më parë, këta intelektualë, rreshtuar përpara 8 apo 9 gazetarëve kërkonin të flisnin për Tiranën.

Ajo që pyes me vete, por i pyes edhe intelektualët është: sa herë kanë pasur mundësinë të shprehen në media për problemet e Tiranës? Sa herë profesorët tanë të nderuar, kanë gjetur vend dhe hapësirë sa kanë dashur, në faqe gazetash, a kronika televizive gjithmonë kur e kanë kërkuar?

Si mund të thotë Ardian Civici që nuk ka gjetur vend në faqet e shtypit për të thënë mendimet dhe opinionet e veta jo vetëm për ekonominë, por edhe për Tiranën? Kush e ka penguar ndonjëherë profesorin e nderuar Dhori Kule, të bëjë në mënyrë publike kërkesat e tij, që nga infrastruktura e universiteteve, deri tek debatet me ministrinë e Arsimit për kuotat e universiteteve; apo edhe debatet me Bashkinë e Tiranës për korpusin universitar?

E kush mund të më tregojë, (pavarësisht dhjetëra telefonatave) sa herë kam komunikuar me maestro Zhani Cikon për problemet e Teatrit të Operas dhe Baletit, për sallat e ftohta deri në palcë aty ku duhet të dëgjohet muzikë elitare, apo për vizionin e tij për kulturën? Ka mbushur faqet e gazetave për këtë.

A mund të më thotë profesorja e nderuar, zonja Valentina Duka, se nuk ka gjetur vend në median shqiptare për çështje të historisë e të qytetit? Po ne vetë e kemi kërkuar dhe i kemi dhënë vendin që meriton, kujtoj rastin e fundit për marrëveshjen e sheltit detar me Greqinë.

E kush mund të thotë se njeriu i artit Bujar Kapexhiu, i rreshtuar së fundi haptazi me kandidatin e PD, Lulzim Basha, nuk ka pasur vendin që i takon për të shprehur problemet që ka në fushën e teatrit. Por sigurisht, unë dhe kushdo tjetër kur e dëgjojmë aktorin të thotë se Agim Krajka kishte lënë mësimin se donte të dëgjonte Lulin, dhe kjo shkakton hilaritet në sallë, patjetër që e mendojmë rreshtimin e aktorit.

Kurrsesi nuk mund të thotë zonja e nderuar Nevila Nika që nuk ka gjetur vend në zërat intelektualë jo vetëm të Tiranës por edhe të gjithë Shqipërisë, jo vetëm tek faqet e shtypit, por edhe në mediat vizive.

Po çmund të më thotë regjizori Kujtim Çashku, se nuk ka qenë faktor dhe aktor për Tiranën, pikërisht kur të gjitha mediat (dhe jo vetëm) e mbështetën kur qeveria kërkonte t’i merrte dhunshëm Universitetin? Sa e sa herë kemi debatuar e diskutuar me Çashkun për këto probleme, duke i dhënë faqe të tëra gazetash e minutazh televiziv. Po Romeo Hanxharin, me të cilin  për vite radhazi kemi punuar bashkërisht për Orën e Tokës, e ka penguar ndokush të thotë ndonjë fjalë për Tiranën, përveçse ka gjetur mbështetjen e gjerë të medias?

A e ka penguar kush Sotiraq Hronin, në një punë shumë aktive e mbaj mend, që nga presidenca e deri tek OJQ-ja që drejton për të komunikuar për qytetin dhe brenda qytetit?

E këto pyetje, i ngre natyrshëm për të gjithë ata që deri dje i shërbyen një qëllimi: lancimit të kandidatit të PD për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha, dhe faktorizimit të iniciativës që sikurse thotë Henri Çili e bëri “kasten” në këtë kohë.

Tani, mua si gazetare më lind e drejta që gjithë këtyre intelektualëve të rreshtuar mes duartrokitjesh, t’u bëj disa pyetje, sepse ndoshta marr ndonjë përgjigje:

A e ka pyetur Sotiraq Hroni dhe Elsa Ballauri kandidatin Lulzim Basha se pse në 21 janar, pas vrasjeve, janë dhunuar qytetarë të pafajshëm ndërkohë që Basha ishte ministër i brendshëm? Dhe nëse po, çfarë u ka thënë ish-ministri?

A e kanë pyetur pedagogët e ekonomisë Ardian Civici e Dhori Kule ish- ministrin e Transporteve, se pse qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë miliona euro borxhe për rrugën e kombit dhe pse nuk u mor në konsideratë raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për abuzimet në këtë rrugë? Nëse po, çfarë përgjigje u ka dhënë kandidati Basha?

A e ka pyetur profesoresha e nderuar e historisë Valentina Duka, se si ishte puna që me pesë takime, ministri i Jashtëm firmosi marrëveshjen për sheltin detar me Greqinë, dhe që kjo marrëveshje skandaloze është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese? Nëse po, çfarë i ka thënë ish-ministri?

Njerëzit e artit, Çashkun, Kapexhiun e Maestro Zhanin nuk po i pyes, sepse Basha nuk ka mbajtur asnjëherë postin e ministrit të kulturës, përpos faktit se mund të ketë shkuar në teatër apo opera, dhe të ftohtin e dimrit e ka ndjerë nw sallw sikurse dhe unë.

Por kam edhe një pyetje të fundit për gjithë grupin e intelektualëve që u rreshtuan dhe duartrokitën kandidatin Lulzim Basha, dhe jo qytetin e Tiranës (dhe shumë mirë e bën sepse gjithkush ka të drejtë të shprehet lirshëm): si është e mundur që kërkuat të lanconit dhe të impononit - në një sallë që të parët duhet të ishit ju, - gazetarët që kërkonin të dinin shumë për transparencën e fushatës? Si mund të qeshni dhe të buzëqeshni me shprehjen “kasetat s’i shpika unë, por i gjeta në mes tuaj”, kur për herë të parë duhet të kishit përshëndetur në bllok refuzimin e këtyre kasetave nga media, madje t’i bënit presion kandidatit tuaj që të mos censuronte gazetarët në fushatë? Këtë, unë nuk ia fal dot intelektualëve të Iniciativës.

Dhe përfundimisht, nuk kam asnjë dyshim duke parë edhe broshurën e fundit të nxjerrë prej tyre, me kopertinë në faqet kryesore për kandidatin e PD, Lulzim Basha: ju u rreshtuat me Lulin, jo me Tiranën.

Tirana që sot punojmë e jetojmë të gjithë, u ka dhënë çdo ditë hapësirë dhe zë jo vetëm për qytetin, por edhe për gjithë Shqipërinë. Ju krijuat KOP-in numër dy, shumë i ngjashëm me atë të parin e vitit 2005.

Anila Basha

40 Komente

Leku nre ujtin perpjete mi Nila.

Apo thu Sala eshte kopil i madh ene i ka nai dosje gjithe ktyne ene i  bon zbor smiley

Se vallai ne une habitna me gjithe kto gra e burra qe bojne si legena para bashes dhe per bashen.

Po ne pytjet e tuja mi Nile mooo, hajt mo

merre me long smiley

nuk ka sesi te jete bota kunder teje...me shume gjasa ka qe ti te jesh kunder botes.

Normale ,Anila ,i ka penguar dikush ...Sali Berisha .Kur u dha leje Sali Berisha ,qe gjitha ankesat qe kane kundra qeverise ,mund t'ia zbrazin dyfish Rames vajten me gezim a me detyrim ,nuk kemi per t'i marr vesh tamam -tamam ...Ky  eshte shteti  i paradokseve ,ku gjyqtaret nuk denojne "kriminelin",por "deshmimtarin "......

 po pse smendon ti qe ja thone Bashes keta mendimet e veta se me ja thone Rames, eshte si me ja thone murit. Kujto pak se cfare beri me artistet ky gjatoshi

Jo e ke gabim ,ata i binden Bashes ,se e kane frike ...mos hane ndonje  k... plumbi prej tij ,se ai t'a keput dhe s'te kerkon as falje smiley

A e ka pyetur Sotiraq Hroni dhe Elsa Ballauri kandidatin Lulzim Basha se pse në 21 janar, pas vrasjeve, janë dhunuar qytetarë të pafajshëm ndërkohë që Basha ishte ministër i brendshëm? Dhe nëse po, çfarë u ka thënë ish-ministri?

 

Po ti moj Anila si gazetare qe je, a e ke pyetur z Rama pse nuk ishe ne krye te demostruesve qe vete i thirre.

E pra dhe une bej cudi kur gjithe ata burra e gra shkojne te nderojne/respektojne nje frymor si lul basha qe minimalisht duhet te kishte dhene doreheqjen per ngjarjet e 21 Janarit. Keta nuk mund te quhen intelektual, pasi nje intelektual ne radhe te pare vlereson njeriun dhe pastaj idete e tij. Epo te vleresosh dhe respektosh bashen si njeri, do te thote se interesat meskine te pasurimit jua kane erur syte ketyre te ftuareve te bashes. Te respektosh nje vrases do te thote ose ja ke friken ose je edhe vete ne nje mendje me te. Nuk ka me turp dhe neveri njekohesisht. 

Anila,

Per mu mesataret e ke pas 5. Tani qe i the Cilimiut intelektual, kalove direkt te 4.

Une mendoj se Anila ka haruar qe ta vendose ne thonjeza fjalen "intelektual". lol

  standarti i intelektualit ka ra fort

A quhet intelektual nje likuid qe ndryshon nivelin sipas epruvetes mbajtese? A quhet intelektual, nje nje bime si lulja e diellit, qe ndryshon drejtimin nga mengjezi deri ne darke? Cfare eshte nje intelektual ?

Une nuk do te ngatroja intelektualin me nje njeri qe ushtron nje profesion te dobishem vetem per veten e tij. Intelektuali eshte ai njeri qe te gjithe jeten e tij ja kushton shoqerise me perkushtimin me te madh.Intelektualet jane njerez te tjere, te vecante. Nuk jane ata qe permenden me larte ketij shkrimi. Ata intelektual? 

vetem ata qe vijne nga katuni dhe nuk e kane idene se cdo te thote intelektual i ndajne intelektualet ne te bashes rames dulles...

se kuptoj se cka kjo kunder popullit shqiptar sepse nuk le ve pa  e shajt...

Pikerisht pra, te quash Cilimiun intelektual do te thote te ofendosh ata qe jane intelektuale dhe te dekurajosh ata qe aspirojne te behen te tille, duke perfshire psh edhe ate si e ka me si e ka... ate te LRI-se meee... si e ka... Erisa Xhixho me duket.. po po Erisa xhixhon!

intelektual eshte term sovjetik = njeriu qe ka mbaruar shkollen e larte, ka jetuar per nje kohe ta panjohur ne konvikt, pastaj eshte pranuar nga PARTIA si elite e mendjes dhe quhet intelektual per te arritur me te katra nominimin per tu bere qytetar.

 petllaneuje, para se te japish definicionin  tat, per emrin "Intelektual" eshte mire, them une,  te konsultohesh me nje fjalor, nga me te thjeshtet.Se  ne mos  gaboj dhe une, e ke  shume gabim ate qe ke shprehur.Termi  qe e shpjegon mire  domethenien,  eshte qysh shume para  Akademise Platonit.Dmth,  kur sovjetikeve nuk u kishte le as ster, ster, ster, ster, gjyshi...

   Intelektuale nga  sa kam une haber, gjithe ajo  Itali, i  ka gjithe gjithe nja  7 te tille,  qe goxha mendje ne ate vend, kane thene se "e meritojne kete emer...".Me hesapin tat,  mesuar nga sa te ka thene partia, ne  Albanistainin  tone qenkane me mijera ...!

Ndaj, pa shife me mire,... qe   uji i petlles, te   mos avulloje krejt ! Se del "kserikua" pastaj.

Miqesore e kam

une me duket se e kam thone edhe nuk po e gjej komentin qe jone nje tre a kater ne gjithe boten, po nejse. miqesore, meqe je ne amerike perdore aty rrotull me njerez me shkolle edhe testoje. po mos boj me hile perdore tamam si e perdorim ne psh, aii! aiiiiiii eshte intektual! po cfare intelektuali eshte? inxhinjer te fabrika kosit. aaaaaa, po pranej thashe une, qeka intelektual ai.

amkuptove.

Hajt mo pune fushate ose me sakte propagande , ja sa te mbarojne zgjedhjet do kaloj dhe 1-muaj me e lagu se lagu,  dhe hopa ! te gjithe kta qe e mbajne veten per Intelektual, Gazetare , Analiste etj do "harrojne" se ci thane njeri-tjetrit e do fillojne serish kembimet reciproke te favoreve, drekat dhe darkat , dhe pushimet sebashku...smiley , tamam sikur ska ndodhur asgje.

 

 tani te kapemi dhe me ca njerez qe edhe po si paten bere ndonje hajer te madh, te pakten keq si kane bere kujt dhe kush na ngeli...pervec peshkut gjithsesi

 

 

 

"Intelektualet i zgjidhin problemet; gjenite i parandalojne ato" (Anshtajn)

Ne as parandalojme dhe as zgjidhim probleme, faktet tregojne se ne keto 20 vjet, problemi i fushatave zgjedhore dhe i zgjedhjeve ka qene i pazgjidhshem, konfliktual, i eger, percares, pa etik, i parregullt, i kontestueshem, problematik, i pabesueshme nga as njera pale, athere ku eshte intelektualizmi ne kete rast, intelektuali ?!!

 

 Shum pyetje ngre gazetarja (e drejta e ligjeshme e saj), veç ky popull (50% qe do votoje, se 50% nuk do asnjeri, dhe mund te mos votoje), kur te shkoje ne votime, do terhiqet nga simpatia per PD ose PS , dhe nga fasadat, reklamat, gjestet, e dy diteve te fundit, per ata qe jane te pavendosur. 

Po mire, je qe je gazetare ti Anila pse s'vajte tu beje pyetjet qe ne te lexonim dhe pergjigjet.Te kane ikur kot gjithe keto llafe.

10 nila.

po nuk e kuptova... cfare dmth intelektual tani??? se kur e kam mesuar une kete fjale, kane kaluar dekada e dekada... kishim perceptim ndryshe ne shqiptaret asokohe per "intelektualin". smiley

 I dashur Zoto,

    Sipas atyre pake gjerave, qe une kam nxene nga ajo e shkuara:

     Intelektual quhet ai person(burre apo grua e re apo i ri), qe zoteron kulturen e mjaftushme,  per te perceptuar  ne kohe idete dhe raportet mes tyre,  per problematika te caktuara, qe shqetesojne nje grup shoqeror a nje komunitet te gjere , duke  i ofruar atij grupi, atij publiku, apo shoqerise, ku ai ben pjese edhe alternativat e zgjidhjeve.

    Tani,  duke  e pare me kete sy problemin, mua me duket se ata qe permend Anila, jane qe te gjithe radhiko  dhe teresisht  jashte ketij kuadrati.

  Ne e kam gabim ta diskutojme dhe une nuk e kam fare problem, te kerkoj falje

Tani,  duke  e pare me kete sy problemin, mua me duket se ata qe permend Anila, jane qe te gjithe radhiko  dhe teresisht  jashte ketij kuadrati.

Nuk e kuptoj kete... dmth, jane intelektuale ata qe permend Nila apo jo? - sipas teje?

 asnje pike s'i jap une kesaj. pyet dhe pergjigjet vete. askush nuk mund te gjykoje tjetrin pse eshte me kete kandidat apo jo. se rama e ndriti, dhe ja te tere te shkojne pas tij. dhe keshtu me rradhe do ngrihet nje tjeter t'i gjykoje. zero me xhufke.

 desh harrova. 10 me yll Nila. smiley

mire 10 po yllin pse zoto? apo...? eh?
Respect!
 

dhe me flamur. smiley

 Rpt-e

      I dashur Zoto,

    Sipas atyre pake gjerave, qe une kam nxene nga ajo e shkuara:

     Intelektual quhet ai person(burre apo grua e re apo i ri), qe zoteron kulturen e mjaftushme,  per te perceptuar  ne kohe idete dhe raportet mes tyre,  per problematika te caktuara, qe shqetesojne nje grup shoqeror a nje komunitet te gjere , duke  i ofruar atij grupi, atij publiku, apo shoqerise, ku ai ben pjese edhe alternativat e zgjidhjeve.

    Tani,  duke  e pare me kete sy problemin, mua me duket se ata qe permend Anila, jane qe te gjithe radhiko  dhe teresisht  jashte ketij kuadrati.

  Ne e kam gabim ta diskutojme dhe une nuk e kam fare problem, te kerkoj falje

 Zonja Basha,kot me te pyet,a nuk te vjen turp qe ju sponsorizoheni nga Ilir Meta me parate e vjedhura Qytetareve Shqiptare?

smiley

rrofsh ,

gati ma derdhe kafen nga e qeshura

 Brad, ne se do tu  besonim fjaleve, si  keto qe te ka zene veshi per Ilir Meten dhe Anila Bashen, vajmedet ore, se  Lulit do te  duhej jo me ti vinte turp,  POR...me siguri edhe mund te percellohej prej flakeve, qe ne kohen e Pellazgeve e gjer para nja  20  viteve  leshonte turpi. Nga zjarrmi i  230 milione eurove. Zjarr  qe mundet te zhuriste  edhe mustaqet  e mia, te tuat e te 70 %, te  gjithe shqiptareve. Shyqyr qe e shovi proceduara  e avashte e ligjeve, nuk  thua !

Nuk thua shqyr, qe  politika na ka imunizuar  krejt, prej semundjes e turpit,   po shqetesoheni kot se  mos ate miresi cingrisjeje e ka mberthyer vetem gazetaria  Anile, me ndihmen e bujarit  Ilir Meta. Bah!

Llafe..... ATO!  

Pyetje pa lidhje ne nje kontekst pa lidhje.

ketu gazetaret jane pjesetare te nje formacioni politik apo nje tjetri kryesisht. rrjedhimisht nuk jane me gazetare. dhe anila nuk ben ndonje perjashtim. pervec faktit qe gazeta shqiptare eshte nje hale, me sakte nje grope  septike leceze,  nuk ke ca thua me shume. 

ata intelektuale te cilet jane vene ne shenjester do kene hallet e tyre po prape, per nivelin tone sqiptar jane me mire se keta palo gazetare e analiste qe jane militante partiake ediramist me shume , e me pak berishist.  e te cilet ngrejne pyetje te tilla per ti diskretitur keta (ti quajme intelektuale), te cilet kane haracet e tyre po qe sjane asnjehere ne nivelin ordiner te gazetareve kamikaze. 

per faktin qe keta moren nje inisiative  politike qartazi,  te cilen edi rama nuk e realizon dot atehere le ti godasim sepse po na anojne peshoren nga ana e lulit. 

keshtu qe dalim tek konteksti pa lidhje i ketyre intelektualeve per qytetin dhe tek pyetjet pa lidhje te hales GSH

ehh, c`ja hodhi ai Fatos Kongoli. Doli e tha qe kishte qene spiun dhe tashti eshte rehat. Se merr njeri me zorr ne keto takimet. Se deri para nje viti ishte, si edhe keta me siper, ne krye te listave te daullexhinjve kunder perdorimit te grave nga politika.

Po he ore burra, nxirreni dhe ju e te shpetoni njehere e mire.

Meqe shpesh abuzohet me perdorimin e termit intelektual, po jap nje kendveshtrim mbi te:

Intelektual quhet individi i cili ushtrimin e inteligjences e ka veprimtari kryesore te tijen. Ai angazhohet ne sferen publike me ane te analizave, kendveshtrimeve rreth ceshtjeve te ndryshme apo mbrojtjes se vlerave universale(e verteta, e drejta, e arsyeshmja). Sigurisht qe intelektuali duhet te kete autoritet. Sot, intelektuali nuk eshte gje tjeter vecse figura bashkekohore e filozofit i cili e ka shtyre arsyetimin ne rrafshin konceptual. Shume studiues mendojne se Intelektuali nuk mund te konceptohet pa nje kulture te gjere, pa qene krijues apo ndermjetes i ideve e madje prodhues apo konsumator ideologjie.

Termi "intelektual" nga pikepamja gjuhesore nuk eshte me origjine te larget. Eshte perdorur per here te pare ne France me ceshtjen Dreyfus nga Maurice Barres dhe Ferdinand Brunetiere te cilet u rreshtuan ne kampin antidrejfusar duke u vene keshtu kunder disa shkrimtareve te angazhuar si  Émile ZolaOctave Mirbeau dhe Anatole France te cilet mbronin Drejfusin.  Ngjyrimi perkeqesues qe pati ky term ne fillim (intelektuali shikohej si nje mendimtar i zhytur ne abstraksione, i shkeputur nga realiteti dhe qe trajtonte ceshtje per te cilat nuk kishte njohuri te mjaftueshme) u zbeh shume shpejt duke i lene vendin nje imazhi pozitiv te nje njeriu, i cili, sigurisht qe i perket nje profesioni intelektual por para se gjithahsh ka shqetesimin e vazhdueshem per te mbrojtur kauza te drejta edhe atehere kur nje mbrojte e tille e vendos perpara rreziqeve dhe te papriturave.

Intelektuali nuk eshte domosdoshmerisht filozof apo shkrimtar dhe perkufizimi i ketij termi nuk ka asgje sociologjike. Ai eshte gjithkush qe ne saje te pozicionit shoqeror ka nje autoritet te cilin e ve ne dispozicion te bindjes, propozimit, debatimit dhe venies se kritikes ne funksion te emancipimit te perfaqesimeve sociale. Nje perkufizim i tille e ben intelektualin te njesohet me te gjithe ata mendimtare (qe prej lashtesise) qe jane futur ne perqasjen e ethshme te mendjes. Qe me ceshtjen Drejfus inetelektual quhet gjithsecili qe merr pjese ne sferen publike per te mbrojtur vlerat. Pas Zolase qe mbrojti Drejfysin, kemi Sartin qe denonconte torturen ne Algjeri, Michel Foucault-ne qe luftonte per te drejtat e intelektualeve apo Pierre Bourdieu per ato te te papuneve apo Choamsky-n teksa stigmatizon politiken e jashtme te Sh.B.A-ve. 

Do qe mire qe e majta kete farse te Lulit me intelektualet , qe PD ka 20 vjet qe e ben ne fushata, dhe pas fushatave dihet asnje si pyet. Pra do qe mire PS, Rama, dhe Anila Basha ti pergjigjeshin dhe keta me intelektualet e tyre. Pra te konkuronin'

Po te dyja palet jane qe mos fol. Keshtu gjen hapesira Kaloresi Lulzak i Berishes te bej kete fushate me gjithe keto element qe jo vetem qytetaret skane mundesi te debatojne apo analizojne gjerat qe keput ai (fushata e Lulit nuk i le shteg per asgje vec propogandes e imponimit), po dhe opozita ska bere pune te mire ne diskretitimin e tyre.  Ndoshta dhe opozita ka shume servil te Rames po te pa afte per te cuar fushaten aty ku duhet.

Ato intelektuale direkt apo indirekt jane te lidhur me udheheqjen e partis. Disa me rroge drejtperdrejt shteterore, disa te tjere punojne per Bosat qe fitojne tenderat e qeveris dhe duan apo s'duan intelektualet e shkrete kur jep urdher partia, dekor per partine do behen se i iken buka e gojes. Ka thene nje fjale me mend Berisha per idhtaret e vet "Jemi ne, pa jeni ju"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).