Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që kishte vendosur disa rregulla shtesë për pasqyrimin e fushatës elektorale. (UPDATE)


Me propozimin e pjesshëm të katër anëtarëve të Bordit të monitorimit, KQZ kishte vendosur t'u njihte partive të drejtën që ta përcaktonin ato kohën mes kandidatëve të tyre. Radio-televizionet duhet vetëm ta zbatonin këtë ndarje kohore. 

Po ashtu, vendimi i KQZ-së i detyronte televizionet të pranonin nga partitë regjistrimet e tyre të aktiviteteve të fushatës, në rast se televizionet nuk kishin mundësi logjistike për t'i mbuluar vetë ato aktivitete. 

Por KQZ nuk përcaktonte se kush do të ndante rastet e pamundësisë nga rastet kur vetë kandidatët nuk i njoftonin televizionet për aktivitetet e tyre. Kundër vendimit të KQZ u shprehën menjëherë tre anëtarët në pakicë të Bordit të monitorimit. 

Kjo cështje, e quajtur shkurt "cështja e kasetave", ngjalli një debat të gjerë publik mbi të drejtën e subjekteve politike për pasqyrim të barabartë dhe të drejtës së televizioneve për ta pasqyruar ata fushatën, me burimet e tyre nga terreni. 

Ky debat u pasqyrua edhe në Kolegj, ku trupa e gjyqtarëve i pyeti gjerësisht përfaqësuesit e KQZ-së, por edhe ata të Partisë Demokratike, si palë e interesuar, mbi arsyet dhe pasojat e këtij vendimi. 

Një nga pyetjet kishte të bënte me të drejtën që i njeh qytetarëve neni 10 i Konventës europiane të të drejtave të njeriut, për të marrë dhe komunikuar informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike? 

Pyetje së cilës avokati i Partisë Demokratike iu përgjigj se, në vendimin e KQZ nuk shihte asnjë ndërhyrje të autoriteteve publike. 

Pala ankimuese, Partia Socialiste, argumentoi se vendimi i KQZ-së është marrë në kundërshtim me procedurat, sepse nuk është në kompetencat e KQZ-së të modifikojë Kodin Zgjedhor. 

Po ashtu, vendimi kishte shtrirje në tërë territorin e republikës, ndaj kemi të bëjmë me një akt normativ, që sipas kodit duhej marrë jo me katër por me pesë vota pro. Në fund, Kolegji vendosi pranimin e padisë, duke e rrëzuar vendimin e KQZ-së si të pabazuar në ligj dhe prova.

6 Komente

...ktheu fletet e votimit  dhe renditjen

....historia e fleteve te votimit ishte faji  amtoresh  i  specialisteve te PS-se

 Penar,je cuni zgjut,KQZ - ja i ben vete punet ashtu qe te dali Gjykata e pamvarur dhe asnjanese,eshte me qitje te larget.

Ore ca bohet me kryeprokuroren? Akoma nuk e ka zbardh vertetesine e videos ku kokmodhi ligjeronte? Sa kohe duhet apo ...vari lesht.

Ky eshte vizioni i Berishes dhe Lulit per median; disinformim i publikut, censura medias se lire dhe propagande shteterore non stop.

E pate si tv Klan dhe ABC news nuk permenden asnje fjale per debatin tek fakulteti inxhineris! Ky eshte qellimi Lulit nepermjet KQZ per te mos lejuar media te pasqyrojne fushaten elektorale te tij por te propagandojne ne publik cka u thote pushteti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).