DSC_0008.JPG (484×250)

Prej dy ditësh nuk ka guxuar të shkojë në punë, aty ku prej më shumë se dy vjetësh është punonjëse e administratës së Bashkisë së Kamzës. E vështirë se këmba e saj do të shkelë ndonjëherë tjetër në këtë institucion, për sa kohë që drejtues të jetë Xhelal Mziu. Ky njeri e ka ngacmuar sistematikisht me sms erotike duke i bërë presione të ndryshme, deri sa vajza nuk ka duruar më dhe e ka denoncuar. Ka kërkuar ndihmën e drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar, e kur askush nuk e ka vënë ujin në zjarr, ka vendosur të flasë. Jo vetëm për të mbrojtur vetën, pasi prej muajsh ndiet e kërcënuar, por edhe punonjës të tjera të bashkisë që për të siguruar bukën e gojës përballen me arrogancën dhe dhunën verbale të një kryetari Bashkie. Për gazetën "Shekulli", vajza që ka bërë publike sms-të, thotë se është kërcënuar me vdekje, ndërkohë që tashmë ka frikë dhe për familjen saj. E sipas saj, nëse ndodh ndonjë incident, përgjegjës dhe autor, është kryetar i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Zonjë, pasi u bënë publike sms-të që ju keni marrë nga kryetari i bashkisë së Kamzës, a keni shkuar në punë?
Jo! Dhe nuk besoj se mund të shkoj më aty deri sa në krye të këtij institucioni të jetë një njeri si Xhelal Mziu. Që kur nuk pranova ofertat e tij, unë kam pasur shumë probleme. Fillimisht në punë, pastaj dhe me kërcënime, që shkonin me ekzekutimin tim fizik. 

Përse nuk denoncuat në organet kompetente këto ngjarje?
Kush tha që nuk e kam bërë? Për të gjetur një zgjidhje të këtij problemi, që unë të punoja e qetë e të vijoja normal jetën time, shqetësimin tim ua kam bërë më dije drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar. Por askush nuk denjoi qoftë edhe të verifikojë këto sms, që unë ende vazhdoj t'i ruaj. Pasi unë ua kam bërë me dije këto sms kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, sekretarit organizativ të PD-së, Flamur Noka dhe deputetit të zonës, Myqerem Tafaj, me kanë ardhur njerëz më kanë kërcënuar. Janë shprehur se do të ma marrin shpirtin dhe kjo qe arsyeja përse unë vendosa t'i publikoj këto fakte. Është shumë e çuditshme që pasi unë kërkoj ndihmë tek drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të partisë sime, jam anëtare me teserë të PD-së, njerëz të caktuar fillojnë dhe më kërcënojnë me vdekje. 

Kur ia keni dërguar mesazh kryetares së kuvendit Jozefina Topalli?
Në fakt i kam çuar disa mesazhe ku e vija në dijeni çfarë kishte ndodhur dhe i kërkoja ndihmën e saj si kryetare e Kuvendit, por mbi të gjitha si grua për të më ndihmuar. I kam treguar gjithçka, mesazhet erotike, si dhe faktin që kur unë nuk pranova kërkesat e z. Mziu, ai më kaloi thjeshtë një operatore në Bashki. Prisja që znj. Topalli, së paku të më thërriste për të më pyetur, por nuk ndodhi aspak kështu. Unë fillova të kisha dhe më shumë problem, ndërsa njerëzit e partisë ku unë aderoj as që denjuan të rishikonin këtë problem. Ndaj dhe për të shpëtuar vete, sepse z. Mziu u vu në dijeni që unë po denoncoja ngacmimet e tij, dhe gra të tjera në Bashki unë vendosa të bëj publike gjithçka që ka të bëjë me moralin e kryetarit të Bashkisë së Kamzës. 

Ju thatë që ju kanë kërcënuar, ka qenë z. Mziu që ju ka kërcënuar?
Jo. Por ka dërguar njerëz të tij dhe unë këtë mund ta provoj. 

Keni frikë?
Sigurisht. Por më shumë më kam frikë për familjen time. Ata ende nuk dinë asgjë, sepse nuk guxoja t'u tregoja. Po tashmë jam shumë e qartë, nëse më ndodh mua diçka apo dhe familjes sime, i vetmi përgjegjës për këtë është kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Unë deri më tani nuk kam asnjë problem tjetër, po ashtu edhe familja ime. Ndaj, nuk presim të keqe prej askujt tjetër.

Nga mesazhet vihet re se ju keni komunikuar me Xhelal Mziun. Si është e vërteta? 
Unë çdo kërkesë së z. Mziu e kam refuzuar dhe kanë qenë ftesa për darka, dreka apo edhe për të kaluar diku fundjavat. Këto sms që unë kam publikuar nuk dëshmojnë se mes meje dhe z. Mziu ka pasur komunikim, por kjo është gjuha që përdor ai për çdo femër për ta joshur, ose për t'i bërë presion për të mbajtur vendin e punës. Dhe atëherë kur e refuzon nxjerrë në pah anën e tij më brutale. 

Pse, çfarë bën?
Kur unë refuzova kërkesat e tij, ai mori vendim që të më kalonte në një pozicion pune që nuk ka fare të bëjë me arsimin tim. Kur kam marrë këtë vendim unë nuk kam qenë në punë, por e sëmurë me raport. Madje, kishte vendosur që as ditët e raportit të mos më paguhen. Kam kërkuar takim zyrtar me të, për të ditur arsyet, por nuk pranon. I thotë sekretares të shporret së bashku me mua. Pas kësaj, unë vendosa të kërkoj ndihmën e drejtuesve të Partisë Demokratike me shpresën që provat dhe historia ime do të merrej në konsideratë nga ata. Por ndodhi krejt e kundërta. 

Ju po thoni se kaq brutalisht sillet më këto kryetari i Bashkisë së Kamzës, apo vetëm me ju?
Me njerëzit që nuk i shkojnë pas vijës sjellja e tij është tejet brutale. Por të gjithë kanë frikë dhe nuk flasin. Kanë frikë se humbasin vendin e punës dhe durojnë sjelljet e tij arrogante. 

A do të bëni denoncim në prokurori, qoftë edhe me akuzën e ngacmimit seksual?
Në qoftë se mua apo dhe ndonjë anëtari të familjes sime u ndodh diçka, sigurisht që do të bëj denoncim në prokurori, sepse njeriu i vetëm prej të cilit mund të më vijnë të këqijat është z. Mziu. Por, nëse gjërat nuk shkojnë me tej, dua të vijoj jetën time. Ua thashë, që unë këto sms i bëra publike për të shpëtuar veten dhe shumë gra të tjera që ndihen nën presion psikologjik të një kryetari që ushtron dhunë verbale ndaj punonjësve të tij, që në fund të fundit të gjithë ne paguhemi nga taksapaguesit shqiptar.

Lutjet e vajzës për drejtuesit e PD-së

I është drejtuar si grua, motër, punonjëse e administratës civile, anëtare e PD-së, por e akuzuan si socialiste dhe si "të përdalë". Kjo akuzë u bë nga njerëzit, tek të cilët ajo besonte se do t'i vihej dinjiteti në vend. Vajza e ngacmuar seksualisht nga Xhelal Mziu i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Jozofina Topallit për ndihmë. Për të ngjallur sensibilimizim e saj, përdor 8 Marsin, dhe i dërgon mesazhin e parë ku i kërkon ndihmë. Por edhe pas kësaj, asnjë përgjigje. Madje, Topalli nuk pranon as ta takojë dhe siç kuptohet qartë nga sms-të e dërguara, ajo akuzohet edhe si socialiste apo person që dëshiron të "përdhosë" moralin e drejtuesit e PD-së në Kamëz. 
Por sërish punonjësja e Bashkisë nuk resht se kërkuar ndihmë. I drejtohet edhe deputetit të zonës së saj, Myqerem Tafaj. Vajza e vë në dijeni, z. Tafaj se nuk është e vetmja ajo që bie preh e dhunimit seksual të zotit Mziu. Po kështu ajo i shkruan deputetit se është e kërcënuar me jetën e saj, por sërish askush nuk shqetësohet për jetën dhe dhunën psikologjike që pëson punonjësja e Bashkisë së Kamzës. 
Këtë herë vajza i drejtohet Flamur Nokës. Beson në moralin kuksian, që këto ngacmime do të ngjallnin irritimin e tij, e si rrjedhojë ajo do të gjente paqe në punën e saj të përditshme. E takon sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, dëshmon historinë e saj, me shpresën se do të merrej në mbrojtje. Por sërish nuk ndodh asgjë. E pas kësaj vajza kërcënohet me jetën e saj. I ofrohen para, kërcënohet vetëm e vetëm të heshtë. Por 30-vjeçarja e di fort mirë që nuk është e vetmja. Ndaj, vendosi të rrëfej një histori që nis me një "shamikuqe" e përfundon duke dëshmuar moralin më të ndyrë të drejtuesve të shtetit shqiptar. Xhelal Mëziu shfaqet përkrah kryeministrit Sali Berisha duke festuar e treguar "se janë të parët", ndërsa vajza qe guxoi të flasë është tashme në mes të katër rrugëve. 

SMS-ja dërguar, kryetares së kuvendit, znj. Jozefina Topalli
Përshëndetje znj. Topalli. Jam punonjësja e Bashkisë së Kamzës. SMS-të që më ka dërguar z. Mziu janë të gjitha të vërteta dhe nuk ka asgjë të pavërtetë si thoni ju dhe ai imoral, dhe nuk jam socialiste, por jam demokrate me shpirt me zemër. Se kush është arsyeja që ju e mbroni atë e dini vetëm ju, se me sa di unë jeni Kryetarja e gruas dhe jo e burrave. Nuk jam vetëm unë femër që ka ngacmuar Mziu, por janë dhe shumë të tjera që kanë sms-të. Dhe nëse dëshira juaj është që të vërtetoni sa e vërtetë është, meqenëse nuk na mundësoni një takim për t'i parë dhe lexuar vetë se ashtu të intereson, se nuk ia ka marrë telefonin njeri tjetër Mziut dhe ka shkruar sms me nr e tij. Meqenëse ju mendoni se janë shpifje po i publikoj që ju të më besoni se janë të vërteta. Të shikosh edhe videot porno të Mziut se ju po mbroni atë, ndërsa unë po mbroj veten deri në vdekje. Me respekt punonjësja e bashkisë së Kamzës

SMS-ja dërguar, deputetit të zonës së Kamzës, z. Myqerem Tafaji
Përshëndetje z. Tafaj, ju uroj të jeni mirë dhe ju kërkoj ndjesë për shqetësimin. Jam një punonjëse e Bashkisë së Kamzës. Me sa di unë ju jeni informuar për problemin tim në lidhje me z. Mziu. Ju kam kërkuar dhe një takim që ju që t'ju sqaroja nga afër, por nuk me kthyer përgjigje. Si deputet i zonës së Kamzës, mendoj se duhet t'i dëgjoni problemet dhe ankesat e qytetarëve, se ju kane vlerësuar duke ju dhënë votën. I nderuari Z. Tafaj do t'ju lutesha si motra juaj, si vajza juaj, mos mbroni një titullar imoral se unë nuk do të hesht aspak deri sa ai të largohet nga drejtimi i bashkisë së Kamzës. Do t'i drejtohem prokurorisë duke përmendur edhe emrat e atyre që mbrojnë z. Mziu se kam material të bollshëm për ta. Kështu do të shpëtojmë unë dhe të gjitha femrat e tjera nga ai. Z. Mziu mendoi se duke më ofruar një shumë të konsiderueshme parash, duke më bërë presione në familje, duke u munduar të më ndajë nga i fejuari im. Po jo. Z Tafaji, unë nuk bëj mbrapa tashmë, vetëm nëse z. Mziu më vret. Prandaj z. Tafaj, ju lutem merreni në konsideratë problemin tim. Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin, por zemërimi im është shumë herë, shumë herë më i madh. Me respekt... 

SMS-ja dërguar sekretar organizativ i PD, deputetit Flamur Noka
Përshëndetje z. Noka, uroj të jeni mirë. Jam punonjësja e bashkisë së Kamzës. Kam bërë një takim me ju, ku ju kam treguar disa nga sms-të e Mziut që më ka dërguar mua. Kam dhe shumë gjëra të tjera dhe nuk besoj se ju nuk mund t'i hidhni poshtë dhe të thoni se janë shpifje. Kisha përshtypjen se në Kukës kishte akoma burra besnikë, po jua përsëris dhe një herë së Mziu nuk ka më vend Kamëz. Çfarëdolloj gjëje të ndodh do të jeni përgjegjës Ti, znj. Topalli dhe z. Tafaj. Ju mbroni atë, arsyet i dini vetëm ju, ndërsa unë mbroj veten time deri në vdekje. Dhe ju do të mbani përgjegjësi për çdo ngjarje që mund të ndodh se unë i kam të ruajtura të gjitha sms-të ku ju kam kërkuar mbështetjen tuaj. Janë dhe shumë femra të tjera që do të veprojnë kështu si unë. Jua kam thënë dhe një herë që s'më ndal asgjë, as vdekja për të treguar të vërtetën. Me respekt Punonjësja e Bashkisë së Kamzës.

 

Kryetari i Bashkisë së Kamzës hesht për akuzat
Kryetari i Bashkisë së Kamzës hesht ndaj akuzave për ngacmime seksuale dhe publikimit të disa sms-ve me përmbajtje erotike. Gazeta "Shekulli", prej dy ditësh ka tentuar të flasë me kryetarin e Bashkisë së Kamzës, por ka qenë e pamundur. Z. Mziu ka refuzuar të gjitha thirrjet e bëra edhe pasi është vënë në dijeni me sms-për kërkesën e gazetës. Po kështu gjatë paradites së djeshme ka qenë e pamundur për të kontaktuar me z. Mziu në zyrën e tij, për shkak se ai nuk gjendej në zyrë. Justifikimi se është fushatë ishte argument i vetëm që të jepnin punonjësit e bashkisë së Kamzës për mungesën e kryetarit Xhelal Mziu

Xhelal Mziu blen të gjitha gazetat në Kamzë 
Shamikuqja, personazhi kryesor i një filmi të vjetër turk, duhet të jetë ende gruaja më joshëse në Kamëz. Kjo jo vetëm për faktin se duke iu drejtuar kështu, Kryetari i Bashkisë së Kamzës përpiqet të joshë një punonjësen e tij, por nuk janë të paktë meshkujt që në Kamëz kanë për zile telefoni kolonën zanorë të filmit turk të fundit të viteve 70-të. E ndërsa melodia e trishtueshme thuajse tingëllon në çdo kafe, gazeta që flet për "shamikuqen" e Kamzës është "zhdukur" nga qarkullimi. Që në orët e para të mëngjesit, persona të caktuar kanë shkuar në pikat e pakta të shitjes së gazetave në Kamëz dhe kanë tërhequr pothuajse të gjitha numrat e gazetës "Shekulli". 
"Nuk di se kush ishin, thjeshtë erdhën dhe kërkuan të blejnë të gjitha gazetat, mua nuk më intereson se kush i blen",- thotë gazetashitësi i Kamzës. E ndërsa që në orët e para të mëngjesit gazeta ish zhdukur nga qarkullimi, historia e kryetarit të bashkisë Kamëz thuajse ka tronditur tërë opinionin publik të qytezës. Gratë struken e nuk guxojnë të komentojnë. "Faqen e zezë pastë"-të thonë banorët e qytezës. Ndërsa burrat e vrazhdë hakërrehen duke thënë që shyqyr që nuk ka ndodhur në shpinë time. Ndryshe kanuni e paguan rëndë nderin e përdhosur...

Në Bashki
Publikimi I mesazheve duket se nuk ka çuditur asnjë prej punonjësve të Bashkisë së Kamzës. Shumica prej tyre thuajse kanë qenë në dijeni të zërave që qarkullonin për kryetarin e bashkisë së tyre. Kanë bërë të paditurin ndërsa vetë kryetari, Xhelal Mëziu nuk është dukur dje gjatë gjithë paradites së djeshme në zyrë. "Është fushatë elektorale dhe kryetari nuk ndodhet në zyrë. Nuk dihet se kur vjen"- të thotë portieri i Bashkisë së Kamzës. Ndërsa publikisht askush nuk preferon të flasë për historinë e Shamikuqes. Duket se çdo kush e di mirë se çdo fjalë e paguan me vendin e punës, ndaj dhe të gjithë punonjësit e administratës heshtin. Ndërsa nëpër kafenetë fjalët ziejnë dhe rrëfehen legjenda urbane dashurie. Flitet për gra të pushuara nga puna, e burra që e kanë vënë nderin në vend në shesh të mejdanit. Por të paditurin bën gjithkush. "Nuk besoj se kjo histori është e vërtetë, por po të qe kështu, është trup i zotit ajo që ka ndodhur. Ne kemi gratë që shkojnë për punë apo për hall në bashki dhe nëse ndodh kjo, një zot e di se çfarë mund të ndodh më pas", - thotë një prej banorëve të qytezës. 

E ndërsa historia e "shamikuqes" është tema kryesore në debatin nëpër kafenetë e Kamzës, flakërin nga famujt, si rrallë herë edhe të kuq. Por përtej sipërfaqes, qyteza është në zgrip të mjerimit. Rrugë të pa shtruara, plehra, të pa punë dhe dyqane ku njerëzia aty mban frymën gjallë në listat e gjata të veresie, është sot qyteza ku Shamikuqja e fundit të viteve 70-të është ende josh dhe hardaliz mendjet e meshkujve kamzalinj.  

 

24 Komente

 Hem, ky Xhemal Mzati qenka hem i pushkes, hem i penes (tastieres d.m.th.)

 Paskemi qen popull i djeg e i pervelum per seks te deshperum ...

smiley

si tha ai ?

se l'amore e un crimine allora condannatemi smiley

smiley

 Normalisht, kur nje shkelje ligji del ne shtyp e media, eshte prokuroria, organi i pare qe vihet ne levizje. Shkon nje prokuror i sektorit te hetimeve me karakter provokativ (si ne te gjith boten), me deshmine ne dore (gazeten) dhe takon ne fillim viktimen apo ankuesin/sen dhe pasi mbledh informacion dhe fakte nga ankuesi apo i demtuari, shkon e takon dhe ate qe akuzohet, ku ne baze te pyetjeve e pergjigjeve, prokurori konkludon se sa eshte e verteta, sa eshte demi moral, financiar etj. E mbi bazen e ketyre regjistrimeve, shenimeve etj, vendos t'ia kaloje gjykates ose jo,  dosjen, perpilimet qe ka mbledhur. Prokurori, mbi bazen e fakteve (te renda apo te zbehta), rendesise se problemit, mund t'ia kaloje çeshtjen  (dosjen) edhe drejtuesve te partise, ndermarjes ku punon i akuzuari, me mendimin se ka ndonje boshllek ne ligj dhe se drejtuesit e partise apo ndermarrjes, mund ta rregullojne vete kete çeshtje morale.

Por gjithmon, kur del nje ankese per shkelje ligji, ne shtyp/media, prokuroria vihet ne levizje per verifikim. Te pakten keshtu eshte ne vendet e zhvilluara.  

 Jam dak me ket zonjen dicka ama me thot pse doli just as the elections are to go on .. 

 

Whatever!!  Du me than SHekulli aty ishte dhe perpara..

 e pra... dakord edhe unë. 

pse për puçkën e kësaj do prishim zgjedhjet ne? 

E mbante brenda deri në 9 Maj... pffffffffffff... 

 

 wrong answer Oranje, mund te shprehej perpara  1 muaji pershembull si thua ti ?

po pse 1 muaj, pse jo 2, pse jo 3?!?!

 desole .. ke raison fiks ne kohe pra .. 

Po pikerisht sepse ajo nuk e do me kte njeri per kryetar bashkie, ajo jo vetem qe e denoncon, por e lufton qenien e tij ne ate post, biles e ka shpjeguar kete gje. Prandaj ka zgjedhur kete kohe fushate per ta bere publike. Mos harro edhe qe ka kohe qe ajo tenton ta zgjidhe ndryshe kete pune duke kontaktuar Jozin e ata palacot e tjere te PD-s.

po kjo tia kishte thene ''fiks fare'' dhe Filipit o vella.  keta jane te specializuar per keto pune....

 

Përse nuk denoncuat në organet kompetente këto ngjarje?
Kush tha që nuk e kam bërë? Për të gjetur një zgjidhje të këtij problemi, që unë të punoja e qetë e të vijoja normal jetën time, shqetësimin tim ua kam bërë më dije drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar. Por askush nuk denjoi qoftë edhe të verifikojë këto sms, që unë ende vazhdoj t'i ruaj. Pasi unë ua kam bërë me dije këto sms kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, sekretarit organizativ të PD-së, Flamur Noka dhe deputetit të zonës, Myqerem Tafaj, me kanë ardhur njerëz më kanë kërcënuar.

po nuk jane organet e partise organet kompetente.   kjo duhet ta denonconte ne polici,  prokurori.  se marr vesh....

 Pse duhej te shkonte ne prokurori apo polici. Policia vihet ne veprim, kur ndaj teje te kanoset nje rrezik, pra kur e fakton qe te kane kercenuar, ose vete policia e sheh se po te kercenojne apo se po vjen nje gjendje agravuese. Per rastin ne fjale, eshte prokuroria ajo qe vihet ne levizje, pasi problemi ka dale ne shtyp/media. Kuptohet, qe prokuroria ketu, nuk arreston njeri, veç pyet, mbledh te dhena, per te pare se deri ku eshte problemi dhe cenimi i te drejtes se personit. 

ke te drejte Pjero. ne fakt kjo duhet te shkonte te ankohej te ''zjarrfiksja''.  ata do ta zgjidhnin problemin  e saj duke ia shuar zjarrin e ndezur  per te kryebashkiakut Mziu.smiley

pune dreqi, se mjeti me efikas eshte vetgjyqsia. por kjo me thone qe nji a dy veta ti thon burgut hapu. e per cer, per nji morr kamze! smiley

 

eh cer gallate, nje punonjese e bashkise kamez dergon sms tek numri 2 i shqiperise. kjo flet shume per albanistanin tone nga cilado ane ta marresh.

Dajosh, qeveria i ka vene numrat ne dispozicion per te denoncuar korrupsionin e gjera te ketij lloji.  Per numrin 2, s'ia vari kesaj vajzes se s'e kishte firmos sms me "I love Mami" a "Jozi t'hongsha zemren."

Per Belulin qe ben sikur eshte nga Hollanda smiley.

Ne cfare policie ta denonconte mer xhan?  Vendin e punes do humbiste, policia e Kamzes ben vaki do tallte woolte.  Ose s'do merreshin dhe aq se dhe policat hallexhinj rrogash jane si puna e kesaj vajzes.  E ne do kishte pasur hetim e gyq, ne fund te gjithe kesaj, kryetari i bashkise do merrte ndonje demshperblim nga gjykata, e do dilte edhe ne televizor sic doli Pangoja para disa muajsh e mbante fjalim per dinjitet e etike. 

E ka denoncuar ne Parti tip "let's keep it in the family" thone nga keto ane e me shprese se dhe vendin e punes s'e humbiste se ishte me teser partie.  

Nga cilado ane ta marresh ... gallate.

ftesa për darka, dreka apo edhe për të kaluar diku fundjavat.

nc nc nc... dolce vita me i llaf.

s'di pse m'kujtoi nje skene filmi me onasis dhe zhaklinen, ne jaht, ku ky e ushqen me doren e vet me fruta deti...

ne ane serioze, qe kur iku plumbi dhe baruti, na piu syte harbuti!

"Chiunque ci sentisse in questa discussione direbbe lei cretina, ma lui che gran coglione"

Ec aty Xhelo Haroku ... mos kujto se ke mbeshtetje nga partiu i Xhozefines dhe Salihit dhe do e kalosh lumin pa lagur ... pa merak se do te dali ndonje nga ATA te vetegjyqesise nje dite .. dhe e di ti!!!

PS. shtet monopartiak! Arrestohesh, denohesh apo ndeshkohesh vetem nqse miratohet nga partia perndryshe organi i akuzes ose ata qe ngrene zerin per padrejtesirat e ketyre bashibozukeve me fytyre majmuni quhen puciste!!!

Shtet qelbesirash nga i pari tek i fundit!!!

 Po vjen kanuni* me ne fund me duket.

*Qe mos kete keqkuptime ndonje i keqkuptueshem, kanuni = ligji zakonor**.

**Per te shmang keqkuptime te metejshme, edhe me cannone mund te gjuash pedh smiley

 

 

Ne kamez ka per te plas plumbi mbas 8 majit. Nuk ka demokraci ne ate qoshe. Konkurojne 2 kapobanda qe jane gati te vriten per te qene te paret e fshatit.

Vallahi ky ktu ma siper nuk me duket si kapobande mu. Me gjithe ate derr libri hap mbi tavoline, ngja me teper si ndonje gjuhetar, historian. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).