Një person pa shtyllë kurrizore dhe me inteligjencë të mangët, që quhet Erjon Veliaj e që njihet nga publiku si ai që luan rolin e pordhës nëpër brekët e shefit të vet, në një “intervistë” të improvizuar me ngut e të botuar në gazeta vasale shefash, ka sulmuar, ndër të tjera, me argumente të një naiviteti qesharak, edhe personin tim, duke kujtuar se, në këtë mënyrë, do të arrijë të përbaltë figurën time dhe të shpëlajë të tijën. Ky thotë se Arian Çani drejton një emision ku promovohen videoklipe, balerina serbe dhe opozita e opozitës.

Mirëpo, publikut i kujtohet fare mirë se, jo shumë kohë më parë, vetë ky Erjoni është promovuar pikërisht në këtë emision. Për këtë promovim më vjen keq tani, por jo atëherë, sepse atëherë Erjonit nuk i ishte çjerrë akoma maska e tij e kalbur dhe akoma nuk ia njihnim fytyrën e vërtetë. Ja ç’thotë një personazh nga publiku, në një nga komentet që pasojnë “intervistën” e Erjonit: “Si nuk i vjen zor PS-së që mban në gjirin e saj njerëz si Veliaj dhe disa elementë të tjerë që kanë treguar se janë të paaftë në përballje dhe debate politike!? Erjoni, gjasme, kur krijoi Mjaft-in, na deklaronte se ishte në shërbim të qytetarëve e që s’do të ishte pjesë e politikës, dhe më vonë na krijon parti, ku nuk merr votat e duhura për deputet dhe ndërkohë Rama shet votat e tija dhe ia jep Erjonit, si një skllav që e ka. Po përse nuk thotë Erjoni që falë Çanit është aty ku është? Po ky është një ordiner mosmirënjohës që mori në telefon familjen e Çanit dhe e kërcënoi me bombë…”. (Gazeta “Tema online”, 4 maj, 2011 më 1:21 pm, postuar nga ajaks.)

Natyrisht, Erjoni nuk ka promovuar videoklipe, nuk është as balerinë serbe (ndonëse kam përshtypjen se nuk do t’i kish ardhur keq sikur të ishte një e tillë). Por, në cilën nga këto tri kategori të emisionit e fut ky veten? Mbetet vetëm të përfshihet tek opozita e opozitës. Apo jo? Dhe kjo nuk është e pavërtetë. Ja një rast kur pavetëdija të tradhton. Erjoni, që tani është në PS dhe që pretendon t’i zërë vendin Gramoz Ruçit, me ndihmën financiare të disa dallavereve të huaja (duke e devijuar qëllimin e këtyre fondeve), si dhe i mbështetur nga një demagogji false që zë fill nga shefi i vet aktual, nuk la gjë pa bërë kundër Partisë Socialiste atëherë kur shefi i tij aktual ishte gjithmonë shef i tij, por akoma jo shef i kësaj partie. Askush nuk mund ta harrojë zellin e tij të tepruar, që e bëri Erjonin një nga fytyrat më të urryera në gjirin e Partisë Socialiste dhe të simpatizantëve të saj e më gjerë.

Zelli i tij i tepruar u fashit pas dështimit spektakolar në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009, përkundër pompave zhurmuese që mëtonin ta paraqitnin atë dhe partinë e tij fantazmë “G99” si e ardhmja e politikës shqiptare. I mbetur pa asgjë dhe duke pasur nevojë jetike për një trup ku të hidhte helmin e tij prej mashtruesi ordiner, Erjoni u katapultua nga shefi i tij i përhershëm drejt e në gjirin e PS-së, pa pasur asnjë meritë reale në këtë parti, përveç rolit të pordhës që përmendëm më sipër. Sot, në prag të zgjedhjeve vendore, me të njëjtin zell, por kësaj here të qindfishuar, kjo pordhë mediatike na shfaqet nëpër ekrane dhe gazeta sa herë që shefit të tij nuk i intereson më të flasë me gojë, por me bythë, dhe sa herë që dikush nuk mendon dhe nuk dëshiron të mendojë si shefi i tij.

Kështu bën ky hipokrit i regjur edhe kur i akuzon të tjerët për kidnapim dhe gjobëvënie, duke bërë sikur harron se së bashku me sërën dhe shefin e tij (ai i gjobave të ndërtimit), kanë kidnapuar lidershipin e Partisë Socialiste, dhe duke mos e kuptuar se gjobëvënia më e dëmshme është përpjekja e pandërprerë për manipulimin e mendjes së njerëzve me retorikën boshe e të molepsur që përdorin prej vitesh.
Në mënyrë njëherazi qesharake dhe të paturp, në fund të “intervistës”, duke folur për njerëzit e medias, Erjoni i akuzon këta të fundit se s’do mund të jetonin dot pa kordën umbilike që i lidh me politikën. Dhe këtë e thotë një tip si ky, që ekziston vetëm në sajë të medias, vetëm në sajë të lidhjes me politikën, shkurt një sajesë artificiale mediatiko-politike, në dallim të qartë nga njerëzit e medias që jetojnë me penën, idetë dhe zërin e tyre.

Sot, në kushtet e mungesës së një shoqërie civile aktive, të pamundësisë së dëgjimit të atyre pak zërave të vlefshëm e racionalë në këtë qytet, në kushtet e mosekzistencës brenda së majtës të asnjë ideologjie, nuk është aspak e vështirë që sharlatanë të tillë si Erjon Veliaj, të marrin flamurin e luftëtarit për drejtësi dhe pozën e shtirur dhe të neveritshme të atyre që u dhimbsen shqiptarët dhe Shqipëria…

52 Komente

Ky eshte nje muhabet kot, dhe ky eshte nje shkrim kot fare. Cani donte nga Rama nje leje ndertimi. Rama nuk ia dha. Cani u merzit se luhej para e madhe shume ne ate afere. E meqe i iken shume euro nga duart Cani po ben si peshe e rende e gazetarise. Po Cani sa eshte finok aq eshte edhe kaqol.

Cani, po behesh i neveritshem. Deri tani ke qene mire ne rolin e djalit capken, por kur i thua vehtes gazetar, me vjen per te qeshur. Jo shume larg, por perpara nje jave, ftove Bashen ne emisionin tend te shumepare "zone e lire". Dhe ashtu sic kishe paralajmeruar 10 dite me pare, e "detyrove" bashen te flase vetem per zgjidhjen e ngercit te hipotekimit (regjistrimit zyrtar te pasurise) te apartamenteve te reja te blera nga qytetaret ne Tirane. Kunder cdo adeti gazetaresk, apo morali te drejtuesit te emisionit, kesaj radhe nuk i vure asnje oponent perballe, por e le te fliste/genjente ashtu sic i kishte qejfi. Dhe per cfare? Per nje hall shume te madh te mijra qytetareve. Etika minimale gazetareske, apo edhe e atij qe drejton emisionin apo e atij qe interviston te pranishmin, do ta deshte qe oponencen e pallavrave qe thoshte Basha ta benit ju Cani, aq me teper qe edhe ju vete keni nje apartament te tille. Mirpo nga biseda qe ti bere, u pa qarte qe ti, megjithese u hoqe sikur e kishe nje shqetesim te madh punen e regjistrimit te kesaj pasurie, as nuk ja kishe haberin sesi ishin punet. Pra ty jo vetem qe nuk te interesonte fare, po fare ama se apartamentin e ke te pa regjistruar ne regjistrin e pasurive te paluajteshme, por as nuk e more mundimin  qe gjate asaj jave te merje nje informacion te mjaftueshem sesi qendronte puna me kete proces kaq delikat. Dhe po te ishe interesuar sado pak, do ta kishe marre vesh qe qe ne 2006 kopetenca per hipoptekimin (po perdor kete fjale qe megjithese nuk eshte ajo qe duhet, ti vetem keshtu e kupton) kishte kaluar nga bashkija tek pushteti qendror dhe tek ministria ku basha na paskesh qene minister. Po ti nuk ja bere kete pyetje, sepse nuk te interesonte hipotekimi i apartamentit tend. Prandaj, per mua ti je nje legen Cani, por jo nga ato plastik, por prej llamarine, qe kur qellon qe te reshqet nga duart ben potere te modhe. 

si na keshillon vazhdimisht xha shemja: mos u mer me autorin, por me ato cka shkruan ai.smiley.   apo jane keshilla selektive, domethene me raste?smiley

O Belulo, u mora me Canin sepse gjeta rastin ti thoja dy fjale (se e di qe e lexon ndonjehere) per emisionin kur thiri Bashen. Sa per kete shkrim nuk kam se cfare te them sepse jane ceshtje personale midis tij dhe Veliaj; zakonisht keto zgjidhen tek e tek duke pire ndonje gote, ose duke u allnuar. Pra shkrimi i mesiperm nuk ja vlente per ta debatuar, keshtu qe une u mora me Canin si gazetar. Sidoqofte, kam shkelur nje nga regullat e PPU-se; pra jam jashte teme.

jo sheme jo,  po te jete per mua, mund te thuash  cte duash. brenda teme je gjithmone. ''une jam dashnor i fjales se lire'', tha.smiley.

pra nese ke thyer dicka, ndofta ndonje ''parim'' tendin.  po fundja mire bere. njeriu nuk mund te mbetet  rob i parimeve  dhe te mundoje veten kot per te mos thene ate qe deshiron te thote.   por kjo vlen per te gjithe ama....smiley

tani, me interes do te kisha nese ti ke ndonje koment apo mendim per ate qe une kam shkruar me siper, pra per sjelljen e Canit ne raport me Bashen dhe sidomos "interesin" e canit per "hipotekimet" e banesave. Ai i shkrete (gazetar i thencin) nuk e di se cdo te thote hipotekim (mortgage).

po nuk e kam pare emisionin e Canit o sheme.  nuk di cte  them...  dhe per me teper, as qe e kam idene e hipotekimeve. si qysh etj.  lere pastaj kur futen ata emrat ekzotik si ''ALOIZNI''.smiley.. sa here qe degjoj kete,  me duket sikur po flasin per ndonje futbollist brazilian.   ka qene njeri, e quanin: Aloizjo.smiley

megjithate , keshtu si e shtron ti,  te jap te drejte dhe jam i prirur te te besoj...  meqe e hape kete muhabet, me interes do te ishte se cfare tha Basha per kete problem.   si do ta zgjidhte ai?

epo se ke pare, se ke pare, nuk kam pse ta zgjas. Por ti po ta kerkosh andej nga youtoube edhe mund te gjesh. Sidoqofte ate nate Cani do te ketye bere ndonje pazar te mire. Thone qe paguan mire basha/saliu nga fondet rezerve te kursyera nga rruga durres-morine, nafta virxhine etj.  smiley

Hiqjani vizen Canit sa me pare!!. Ky shkrim plot mllef, tregon motivimin e bertete te Canit qe duket se ka te bej me shitjen e tij tek Beisha/Meta dhe tek inati qe paska me Veliaj. Fjalori qe perdor dhe mungesa e llogjikes dhe fakteve per akuzat qe ben nenkuptojne pikerisht motivet e Canit. Bojkotoni programin e ketij lumpeni injorant e te peshtire, ketij dallkauku qe e ka shitur menderen e tij kaq lire.

Ne pershkrimin qe i ben Erion Veliajt, ka shume te verteta.

Problemi eshte qe Cani nuk eshte jashte pisllikut vete, sado qe mundohet te beje kritikun e te pafajshmin. Nuk mund ta mohoje Cani kontributin ne ngritjen e personave te tille, perfitimet e tij personale prej kesaj gjeje dhe eshte pa shume vlere kur perpiqet te beje te penduarin, vetem athere kur i djeg atij. Cani, je viktime e nje sistemi te ndyre me shume prapaskena, por nuk je jashte tij aspak. Sorry man. C'te mbjellesh do korresh.

Ndersa per gjuhen qe perdoret eshte per te ardhur keq, pavaresisht se eshte realisht niveli ketu.

 

Cani the Veliaj rrjedhin qe te dy nga e njejta nevojtore ajo e mashtrimit, interesyt personal dhe shpifjes......

Dykembesh te neveritshem....

Nuk dua te futem ne diskutimin nese ka te drejte Cani apo Velia, nese eshte shitur njeri apo tjetri, por thjesht... perdorimi i kesaj lloj gjuhe ne nje nga gazetat me te medhaja shqiptare (edhe pse gazetat shqiptare jane ato qe jane), mua sinqerisht me duket, jo vetem i teperuar, por skandaloz!

Nuk dua te bej hipokritin ketu, por dreqi e mori, po kalojme ca kufinj te etikes qe s'ishin kaluar me pare, te pakten jo neper gazeta. Dhe nuk jam i sigurt nese kjo eshte nje gje e mire.

O Ols, pash zotin, se po me duket si ai muhabeti i Tupes. Ne bulevard jane vrare njerez dhe vendin po e mbulon zgjyra morale, kurse ti pyet: pse s'po na sherbejne me doreza te bardha?

Eh... Ke te drejte Finis, por ja qe nganjehere harroj se ku jetoj. Konsideroje si nje lloj arratisje nga realiteti, pervecse nje terheqje te zakonshme pas estetikes. smiley

Mire Cani, po Panorama dhe MAPO? smiley

Asnjehere nuk kam qene kaq shume dakort me Canin.

Veliajn mbasi e takon duhet te shkosh ne banjo e te lash duart.

C'ishte kjo maskarade e shpifur qe me pane syte?

 Te pakten historia se ca ka ndodh dhe vazhdon te ndodh sot brenda PS nuk eshte me mister. Po, eshte nje bande ndertuesish dhe ish-policesh qe e ka kapur Partine Socialiste,  dhe qe here here si fytyre publike perdorin keta qeniet pa shtylle kurrizore si Shalsi, Tahiri etj. 

Nuk me behet vone fare nqs ka konflikt personal ne mes. Per konflikt personal i nxorri te palarat ne shesh dhe Dritan Prifti. Uroj te kene sa me shume konflikte personale ne mes, ne menyre qe te nxjerrin te gjitha gjerat ne shesh per ate publik qe vazhdon e beson ne imazhin qe i percillet nga televizionet e komanduara. 

Erjoni, që tani është në PS dhe që pretendon t’i zërë vendin Gramoz Ruçit, me ndihmën financiare të disa dallavereve të huaja (duke e devijuar qëllimin e këtyre fondeve), si dhe i mbështetur nga një demagogji false që zë fill nga shefi i vet aktual, nuk la gjë pa bërë kundër Partisë Socialiste atëherë kur shefi i tij aktual ishte gjithmonë shef i tij, por akoma jo shef i kësaj partie.

 Me keqardhje Cani por nuk e kuptoj pse je  nga te fundit ne konstatimet e tua.Shqiptaret tashme e kane kuptuar se kush eshte ne te vertete Erion Veliaj.Ai  eshte modeli me i keq deri ne kufijte abuzimit kriminal te figures se studendit te ri shqiptare te shkolluar  ne perendim.Ai eshte  shndërruar sot në njeriun që shpif, gënjen, mashtron dhe  përfiton nga paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe të huaj, duke krijuar një figurat me  te peshtira e te urryera  të politikes ahqiptare.

Ai është shndërruar perfundimisht në gëlbazën e Edi Ramës ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

 Cani;

Si nuk i vjen zor PS-së që mban në gjirin e saj njerëz si Veliaj dhe disa elementë të tjerë që kanë treguar se janë të paaftë në përballje dhe debate politike!?

 

Po pra se nuk te erdhi ne ate halene Zona e Lire qe ti tall bythen per "debat politike"! 

Cani, si Fatos Nano:

Po përse nuk thotë Erjoni që falë Çanit është aty ku është?

 

S e shpifme kjo !!!

 

 a thoshte ndonje gje per Patricia Kaas cani te ky shkrimi apo mos ta marr mundimin me e lexu une?

Kini kujdes keto qe thote Cani sot neser qe eshte dita e votimeve. Perdorni voten ndryshe kemi erionizimin e vendit. A mund te kete fatkeqesi me te madhe se 20 vite pas diktatures te kemi alternative per te marre pushtetin mashtrues ordinere si Veliaj me Ramen?

hipotekim= (mortgage).

...mund te shpegoje ndonje ri me qarte dhe me gjate kete barazimin e mesiperm ...plis.............

hipotekim shtepije psh do te thote te lesh peng perkohesisht shtepine tek nje kreditor/banke ne favor te marjes se nje borxhi/kredi. Ndersa ne anglisht i thone mortgage.

Krimbi na doli nga kukula dhe na u kthye ne fluturze....Ik o Cani por seshte per trurin tend politika....Shko dhe vazhdo te besh rolin e kllounit per argetimin asaj pjese te popullate me IQ 20

Edhe sikur te kesh te drejte o Can, ky shkrim dy dite para zgjedhjeve tregon se po behesh pale ne betejen politike.

Ne fillim Islami, pastaj K, pastaj Fuga, Tupja dhe ne fund Cani. Nuk besoj te kete ngelur me ndonje frankofon ne pozita kritike ndaj qeverise.

nuk e di kush eshte arsyeja qe ky shkrimi i Canit dhe sjellja e tij kto ditet e fundit, ngjall kaq urrejtje dhe peshtirosje nga ana e socialisteve.

mos eshte fakti qe ai shan kampin socialist? apo mos eshte fakti qe nje ish-socialist shan ish-kampin e vet, pra socialistet.

besoj se pertej fjalorit te canit, qe pervecse disa shtepiakeve te kujdesshme per edukimin moral te femijeve te tyre adoleshente, nuk mund te shokoje kaq shume sac lexohet ketu tek peshku ndergjegjiet puritane te cdo njeriu normal dhe te mir-formuar, arsyeja e vertete e vjellje-vrerit te mesiperm, eshte pikerisht ajo qe permenda me siper dhe qe kam frike te jete e vertete, "tradhtia" e Canit.

dhe per ta mbyllur, RAMA : - ARJANUS? TU QUOQUE MI FILI???!!!

 " .... Po përse nuk thotë Erjoni që falë Çanit është aty ku është? Po ky është një ordiner mosmirënjohës që mori në telefon familjen e Çanit dhe e kërcënoi me bombë…”. (Gazeta “Tema online”, 4 maj, 2011 më 1:21 pm, postuar nga ajaks.) ... " 

 

 Di gjo njeri se si eshte ky muhabet. E ka kercenuar me bombe Veliaj, apo e thote ndonje komentator (Gazeta "Tema online", 4 maj, 2011 me 1:21 pm, postuar nga ajaks). Dhe ç'lidhje ka Cani me kerkesen per leje ndertimi (siç thote Sheme), kur ai eshte prezentator dhe i lidhur me tv. Dhe ne fund, per çfar ka plasur debati/zenia ndermjet ketyre te dyve, pikerisht tani 1 jave para zgjedhjeve. 

O Pjer shiko sa diletant dhe ordiner eshte Cani sa kopjon komentet e njerezeve neper gazeta dhe ja bashkangjit artikullit....Per mua eshte humbje kohe te lexosh shkrime te tilla...Po ashtu sic eshte humbje kohe te shikosh programin e tij ...

sa mire qe e keni heq at foton. sa here e hapsha, me dukej se me bonte pis me shikim, ai ligavec!

edhe une kaq kam per te thene: patricia kaas.

Mire eshte te thuashe edhe George Sorros. Nese njeri u be i famshem me caprashitjen e Patricias, tjetri pluskon mbi ujin e qelbur socialist sepse shkon e vjen e nxjerr nga xhepi nje autograf qe ia ka marre Sorrosit dhe shitet si njeriu i tij.

                       HUFFPOST   

Posted: June 26, 2007 04:20 PM

In 1996-97, a string of fraudulent pyramid investment schemes collapsed, bilking tens of thousands of people out of their lives' savings. They took to the streets and demanded his resignation, but not before they raided the country's armories. Many of these weapons they looted eventually wound up across the border in Kosovo, provoking yet another war in the former Yugoslavia -- stopped only by a $45 billion NATO intervention.

..shikoni  cfare ka thene Erjon Velia per genocidin e Milloshevicit  ne Kosove;

MEDEMEK JANE SHQIPTARET QE PROVOKUAN MILLOSHEVICIN

 

 

 Një person pa shtyllë kurrizore dhe me inteligjencë të mangët, që quhet Erjon Veliaj e që njihet nga publiku si ai që luan rolin e pordhës nëpër brekët e shefit të vet

Je i madh Cani

ka sulmuar, ndër të tjera, me argumente të një naiviteti qesharak, edhe personin tim, duke kujtuar se, në këtë mënyrë, do të arrijë të përbaltë figurën time dhe të shpëlajë të tijën. Ky thotë se Arian Çani drejton një emision ku promovohen videoklipe, balerina serbe dhe opozita e opozitës.

Ku eshte e paverteta ketu mo Cani?! Mos do ta etikosh emisionin tend si edukativ?

Ja ç’thotë një personazh nga publiku, (Gazeta “Tema online”, 4 maj, 2011 më 1:21 pm, postuar nga ajaks.)

I vetmi fakt per te gjitha sulmet e sharjet qe i ke bere Erionit si gazetar qe je eshte nji koment anonim online!!!

kur i akuzon të tjerët për kidnapim

Ku e gjete kete perle mo Cani, ti e ke pranuar me qindra here qe nuk flet anglisht. Mund te shkruash shqip pengmarrje, apo ke dashur te besh interesantin dhe me u duk cun trendy edhe kur shkruan.

Po ben gati nji jave konflikti Cani-Veliaj e per ato qe nuk e dine si e pse filloji, mund ta shohin me poshte.

http://youtu.be/WmCARVDJq2E

http://youtu.be/JXGvcZJkTR0

Dhe ja nje pergjigje (tjeter) pse brezi i ri po edukohet per se mbrapshti dhe harbutlleku eshte "normalja e re" ne Shqiperi: themeluesi i nje universiteti, profesori i çquar Henri Naim Cili thote ne ekran "me do trapi".

epo ka trap ai

duhet me i theksu ca fakte se burrnia eshte gje e madhe ne shqipri

smiley

Ah po, e drejte. Ehhh... ja shembulli qe jep profesori studenteve. Ku eshte ai Ypi me "pse nuk kthehesh Blendi, kthehu Blendi, kthehu."

Ka dale ne mode te shahesh me liste dasme se dukesh cun gangsterr.

 

Keto nuk e kane problem qe jane halabaker e funderrina, por nuk kane as etike e respekt minimal para nji femre. Kulmi eshte se nuk rezervohen as para kamerave.

 

 

Ja ku eshte katandisur ky vend....dhe nuk kane faj...Ne nuk kemi popull..Kemi nje tufe bagetish te cilet po i kullot kushdo.... Vertet turp!!

Ja keta jane harbuterit, injorantet, militantet qe fshihen ne ombrellen e intelektualit (titull te cilin truri i tyre i vogel as qe mund at perceptoje). Te kesh nje kioske "universitet" e cila prodhon vecse " barera te keqija per rruget e Shqiperise" nuk te jep te drejten te quhesh intelektual...Intelektualet ne Shqiperi po shesin banane dhe llumi eshte veshur me kostume dhe kollare(te cilat nuk di si ti lidhe) dhe del neper programe televizive.....

Cfar i paska bere shqipes dhe diskursit publik ky njeri, ska ngel gje tjeter vecse keta njerez te fillojne e te perdorin fjalorin e tyre kulturor n emedia, ku te shahen me rob e me moter me njeri tjetrit. Turp per Panoramen qe lejon te tille pacavure artikull ne gazeten e saj, dhe turp per Shqiperine qe eshte katandisur ne kete pike ku diskursi publik ka degjeneruar deri ne perdorimin e fjaleve te tilla dhe artikujve akuzues dhe fyes pa asnje analize apo argument ne to.

Arjan Cani, eshte dhe grek edhe shqiptar, eshte edhe nacionalist dhe nihilist, dhe frankofon dhe anglosakson, eshte dhe pervers dhe moralist, edhe e shan Erjon Velian, edhe nuk e shan fare se me siper nuk thote asgje, eshte dhe me breke dhe pa breke, kerkon per te dale tek emisioni i tij, edhe leke, edhe favore, dhe kercime seksi, dhe lepirje, dhe puthje dore, dhe moral te larte familjar, por sidomos, pasi je ftuar nje here tek Cani, duhet ta konsiderosh kumbarin e familjes e ta ftosh sa here ke ditelindjen ne shtepi.

Persa i perket te qenit gazetar, mjafton te lexosh artikullin e mesiperm dhe e kupton qe nuk ka lidhje me te shkruarin ne pergjithesi. Me siguri njerez si puna e Altin Goxhaj jane ulur me shume kenaqesi te lexonin nje artikull te tille, po nuk u jepet asnje lloj mundesie te marrin frymezimin per asnje shpifje ordinere, nga ato qe i kane qef kaq shume.

Ka shume mundesi qe muhabetin e kercenimit e ka sajuar vete, po edhe sikur te mos e sajonte e provokoi vete me vullnet te lire, pasi po e kerkonte me cdo ngulm.

Ketij lloji plehrash qe na serviren perdite ne tv, me siguri do t'i vije fundi, pasi nuk mund te abuzojne do me, me jeten e njerezve te shume vuajtur te ketij vendi, per pese leke te qelbura qe i fitojne nga curveria e tyre politike.

Ka ardhur dita qe njerezve si Cani t'u tregohet ajo barcaleta me Cikllopin, Borebardhen dhe 9 xhuxhat, qe ta mbyllin halen perfundimisht, ..... e te rrine urte.

 TI QENKE DORA VETE ERJON VELIAJ.

 

E dija qe do kishte ndonje cen ky Cani. Qenka grek me nje llaf.

But seriously, ca eshte kjo llafollogji pordhesh ne shtyp? As Berisha nuk flet kshu ne Kuvend. Plus qe ai te pakten ja qit inatin Rames direkt, nuk i bie samarit, dmth partizanit te vogel Velo.

e para, shkrim i dobet i canit,   e dyta , te jesh grek nuk esht cen eshte thjesht nje rastesi sic mund te jesh nje nga mijra etnite e ndryshme neper bote.........dhe e treta e verteta,  ai krahasimi i pordhes neper breket e shefit me ngjan fare i goditur.....

 

Ruci: KQZ po ndryshon rezultatin e Tiranës populli në revoltë

 

 KQZ po ndryshon rezultatin e Tiranës populli në revoltëTIRANË- Kreu i Grupit të Partisë Socialiste Gramoz Ruci pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, lëshoi një thirrje të hapur për revoltë popullore. Po ndryshohet rezultati për Tiranën, tha Ruci prandaj populli duhet të bashkohet me ne që do jemi në ballë të revoltës, tha ai.

“Sot ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte në kundërshtim me ligjin dhe interesat e Shqipërisë. Në kundërshtim me interesat e demokracisë. Sot populli shqiptar u sfidua nga një regjim diktatorial për të përmbysur rezultatin që e panë dhe e dëgjuan të gjithë shqiptarët. Sot ka dy rrugë ose të ulim kokën e ti nënshtrohemi vullnetit të diktatorit ose të ngrihemi në këmbë për të larguar njëherë e mirë këtë diktaturë. E vetmja rrugë për ne është rruga e revoltës popullore. Ne do të jemi në ballë të revoltës”, deklaroi Ruci.

Në fjalën e tij Ruci shtoi se Shqipëria nuk është as Libi, e as Tunizi dhe se këtu nuk ka vend për diktaturën. “Apeli im për cdo qytetar të ndershëm është të bashkohet me ne paqësisht por vendosmërisht. Shqipëria nuk është Tunizi as Libi, nuk mund të ketë vend edhe për qytetarë të lirë edhe për diktaturën që vret, të gjithë në këmbë të gjithë në rrugë”, përfundoi Ruci.

(m.a/BalkanWeb)

 

Kjo eshte "banda" e ndyre qe ka kapur dhe drejton PS-ne! Besoj se dhe Arian Cani per kete bande e kishte fjalen kur shkruajti kete artikull ate dite.

Nje bande maskarenjsh e vampiresh, qe kane vite qe i pijne gjakun Tiranes duke e betonizuar dhe qe nuk e leshojne kollaj viktimen e tyre, ngaqe vazhdojne te ushqehen me te !

Keta morra politike duhet t'u jepet fund. Shqiperia s'mund te behet penge e ketyre hijenave te kohes se diktatures, qe sot na flasin per "rrezime diktaturash" ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).