Loreta kishte me shume se nje sahat qe grindej atje ne aneks dhe, vetem kur u thye nje pjate, heshti me teper e inatosur. Maksi, nga ana tjeter e dhomes, ia kishte ngulur syte dyshemese dhe mendoi se ajo, me gjithe fjalimin e saj, nuk ia kishte mbushur mendjen aspak. Loreta doli jashte gjithnje duke shfryre. Maksi vendosi ta veshtronte nga dritjarja. Per pak ajo do te ishte rrezuar po te mos ishte mbajtur tek shtylla e mbeturinave: peshtyu, ktheu koken nga dritarja dhe u largua gjithe nerva.

Maksi e humbi vemendjen kur Loreta hyri gjithe tersellim ne ushqimoren e halle Zakes, u perplas me priftin, u pershendet, pastaj, kur ai ktheu kurrizin, perseri peshtyu. Maksi u merzit ashtu vetem dhe mendoi se Loreta kishte bere mire qe s'e kishte marre me vete neper ate te ftote. Por ja, edhe po te kishte shkuar, asgje s'do te kishte perfituar, veç buzeqeshjeve te femijeve, te cilet nga kureshtja per te prekur boren do te dilnin shetitje dhe, kur ta shihnin Maksin, do te thoshin "Ua, sa i bukur qenka ky qeni mami!". Sepse kjo i ndodhte shpesh Maksit.

 

* Foto: Alessandro Bavari

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).