Lajmi për vrasjen e këngëtares shqiptare Emmy (Elsina Hidersha) mesa duket nuk ka ngelur pa u përcjellë edhe në Kosovë, atje ku biznesmeni Aziz Kelmendi, i akuzuar nga
gjykata shqiptare për këtë ngjarje, është pronar i një sërë hotelesh e biznesesh të tjera.

Këtë herë, bëhet fjalë për një mbrëmje mature që nxënës të një shkolle në Mitrovicë kanë refuzuar ta zhvillojnë në hotelin që ky biznesmen ka atje. Hoteli në fjalë, është një prej hoteleve më luksoze në hyrje të Mitrovicës.

Bëhet fjalë për "Hotel palace". Pas këmbënguljeve të shumta të nxënësve, drejtoria arsimore në Mitrovicë arriti që të ndryshonte vendin e mbrëmjes, duke plotësuar kështu kërkesën e të rinjve nga Mitrovica, për të mos shkuar në pronën e atij që akuzohet si vrasës i këngëtares Emmy.

Më 27 shkurt, Aziz Kelmendi teksa ishte së bashku me të dashurën e re, në ambientet
e një pub-i të njohur në Tiranë u takua me Emmy-n. Kjo e fundit filloi të debatonte
me të, për shkak të ndarjes dhe u kap në derën e makinës së kosovarit.

Ai tentoi të largohej, duke marrë zvarrë, 22-vjeçaren, e cila u plagos rëndë dhe gjeti vdekjen më vonë në spitalin ushtarak. Të dyja shkallët e gjyqësorit në Shqipëri e kanë lënë në burg, dhe për këtë arsye Kelmendi kërkoi lirim me kusht. Ai pati ofruar dhe garanci pasurore në këmbim të lirisë, që në fakt, gjykata e Apelit ia refuzoi.

Por edhe gjykata e lartë e ka refuzuar këtë kërkesë. 

2 Komente

Ka te rinj e te rinj Bush-o.   

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).