Një shqiptar është shpallur “non grata” në Itali, pasi dyshohet i lidhur me terrorizmin. Ai është dëbuar dje me urdhër të ministrit të Brendshëm të Italisë, Roberto Maroni, pasi sipas një hetimi të nisur në vitin 2002, ka dyshime të forta për lidhje të tij me xhihadistët. Ministria e Brendshme e Italisë deklaroi se urdhëroi largimin nga Italia të Sokol Hakanit, i cili dyshohet se është i përfshirë në organizata terroriste islamike. Ndërsa ministri Roberto Maroni tha se largimi i Sokol Hakanit është bërë për arsye të sigurisë së shtetit italian.

“Pas hetimeve investiguese, rezulton se i huaji edhe pse është në Itali që nga 10 gushti i vitit 2002, ka qenë në kontakt me eksponentë të radikalizmit islamik në gjithë botën dhe ka frekuentuar në mënyrë të përhershme site xhihadiste që tregojnë për mënyrat e gjetjes së eksplozivit dhe përgatitjes së bombave artizanale”, thuhet në njoftimin që shoqëron vendimin për largimin nga Italia të Sokol Hakanit.

Më tej, njoftimi i Ministrisë Italiane sqaron se “Hakani është përpjekur që shkojë në zonat e luftës dhe të luftojë në krah të muxhahedinëve dhe të vinte në zbatim praktikat që kishte marrë gjatë stërvitjeve në disa kampe paraushtarake”. Riatdhesimi i tij është bërë pasditen e djeshme nga institucionet italiane. Ai është shoqëruar në aeroport nga Drejtoria e Përgjithshme e Emigracionit dhe nga Policia Kufitare italiane. Nisja e tij është bërë nga aeroporti i Bolonjës për në Tiranë, ku është njoftuar edhe drejtësia shqiptare.

Sipas të dhënave nga mediat italiane, në vitin 2004 ai ishte arrestuar në Itali për trafik droge. Gjatë një operacioni nga policia e Fiorentinës, në rrugën Firenze-Singa, ai 29-vjeçari Hakani, (në atë kohë 23 vjeç), është kapur me gjysmë kg kokainë. Mediat italiane shkruan në atë kohë se ai ishte emigrant i rregullt dhe rezident në Pontedera, ku punonte si karrocier. Madje, në karrocën e tij është gjetur edhe lënda narkotike, e cila ishte fshehur në një vend të krijuar poshtë tapetit, ku qëndronte drejtuesi. Në atë kohë, vlera e drogës u përllogarit në 25 mijë euro. Policia shqiptare nuk ka dhënë ndonjë informacion nëse ky person do të hetohet edhe këtu për lidhje të tij me terrorizmin.

11 Komente

"...ku punonte si karrocier."

O te keqen e perkthyesit smiley

Ne italisht "carroziere" do te thote "llamarinist", dmth dikush qe rregullon llamarinat e automjeteve dhe tapicerine smiley

Nuk ekziston ne Itali (dhe askund ne Europe) profesioni i karrocierit si ne Shqiperi (mjet transporti i terhequr nga kuajt)

Ekziston qe c'ke me te... neper qytetet historike (Rome, Firenze, Pisa, Napoli etj) mund te besh xhiro me karroce me kuaj dhe personi qe i grah, eshte pikerisht karrocier per profesion. Paguan taksa, ka  liçence.

 

Nuk ekziston ne Itali (dhe askund ne Europe) profesioni i karrocierit si ne Shqiperi (mjet transporti i terhequr nga kuajt)

Po, veçse ai grahesi i karroces me kuaj nuk quhet "carrozziere", por 'vetturino'. Dmth ai qe i jep vetures. Por vetura nuk eshte e carrozziere-s por e kalit. Qe te mos ngaterrohesh,  vettura a due cavalli, nuk perkthehet me dy kuajfuqi, por me dy kuaj (kala). Sidoqofte, kur con 'la vettura' tek 'carrozziere', nuk do te thote qe po con karrocen te karrocieri.

 Policia e Fiorentines smiley 

Ai vendi afer Firenzes quhet Signa.

 Punonte si karrocier

smiley

He mo se per droge eshte denuar njehere, ta denojme tani dhe per terrorizem... 

tani bota do ta shohe Italine... do i kushtoje nje gram vemendje me shume. Edhe Italia paska qene ne rrezik nga terrorizmi; si te gjitha vendet e tjera perendimore, si te gjitha vendet e tjera demokratike... boll ndenji e vecuar; pa ja varur asnje, as nga aleatet, as nga terroristet. He se gjynah jane dhe italianet. Nuk eshte mire te mos ua vare njeri; te mos pjerdhin as terroristet per ta, a egzistojne apo jo.

Brravo Italia... e kapet ljepurin me qerre. Derr shteti jeni!

Marroniiiiiii, che bel` cognome! smiley pure in plurale! smiley

smiley

E pashe live ne prill para dy vjetesh ne Alte Oper ne Frankfurt.

Eshte i madh fare, si gjithmone. Akoma me kujtohet dhe akoma qesh kur e kujtoj.

smiley

 mos u cudisni, ka shume shqiptare e boshnjake qe jane plotesisht indoktrinuar nga elemente te rrezikshem qe i bejne nje larje truri ketyre njerezve shumica me arsim te ulet ne emer te islamit, por qe ne vetvete nuk kane te bejne me fene islame...

shume prej tyre do jene kamikazet e radhes ne evrope pavaresisht se sot nuk jane te vetedijshem...

ne forume, youtube, etj mund te gjeni me bollek materiale tronditese por nqs do kishit mundesi te hapnit tema te tilla me njerez qe ndoshta i keni ne rrethin shoqeror, pune etj do tmerroheshit dyfish e do te ndjenit tik-takun e bombave tashme te kurdisura...

do ta kujtoni 'nacionaliznin' gjeneral,i tha

ia kane lujte Perendine!!! NE BIRUCE.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).