Deri sa të numërohen të gjitha kutitë e Tiranës, qytetarë janë të lutur të ngulen para televizorit dhe të shijojnë shfaqjen. (Numrat në ekran janë nga KQZ, ora 20:00.)

520 Komente

thellohet humbja e PD-se ne Elbasan. Diferenca ka shkuar ne 4000 vota per 42 kuti te numuruara nga 96 gjithsej.

do ta kaloni kafenene ketu? boni mire ti mbyllni ato te tjerat..

Duke ju pershtat kohes se vitiriut lind pytja, ca hongret dhe po hani per zgjedhje?

smiley Goulash soup, hengra une. Po para TV nuk ngulem dot, po ndjek here pas here kafenene Peshku pa uje. smiley

Deri tani 60053 vota Rama dhe 59373 frymori. + 680 vota

si nuk u lodhe o rob zoti, na mbyti informacioni  na le te marrim pak frym

ke te drejte e lashe. Po ti ske pune tjeter, mu me lexon?

po te pakten kete post lere per gallate ja ke tjetrin ku numrohen pafundesisht  edhe raportimet e numurimit smiley

Unë ndjehem 20 herë më i përtërirë. Fushata për mua është libri më i bukur, i kam 15 vëllime aty, ky është vëllimi i 16. Është një festival i vërtetë. Është një fillim i ri për mua, çdo fushatë. Pas dy vitesh do të kem fillim të ri prapë.

Ca paske qen edhe ti o sheme per fushata!

hahahahaaaa... lool... sa i dhim!!! smiley

shemja eshte lloji post-modern i militantit.

sheme, te kerkoj te falur, qe te quajta te semure nga ethet e zgjedhjeve. Kujtoja se ishin fjalet e tua ato per riperterirjen çdo dy vjet nga zgjedhjet, kur rastesisht tani e pashe tek Thenia e Momentit, qe ishin fjalet e kryeministrit tone Buall Mavrise. Ai qenka me gjith men i semure pas pushtetit. Kam frike se nuk ka sherim per te.

Une jam zgjuar sot papritur ne mes te nates dhe mbaj mend qe belbezoja vetem numra: 60834*# 72093 1239#$@3 432^^32 94330 4328&*9 123??73 6849!!!... smiley

Si behet ai verdhoshi qe rrotullon syte si i trullosur! smiley

Blendo, po ti nuk e ke hunden aq te gjate! smiley

Penar, e gjeta: "The Big Zgjedhja" (te mos ngaterrohet me "Zgjebja&quotsmiley

Nentitull: "Ngulu para televizorit"

 Berisha: Zgjedhjet e ardhshme do t'i bejme elektronike ne Facebook. smiley

me Ai-Peda apo me Pentium Dysh?

Mendohet ne disa shtete te Europes me kalu ne voten Elektronike... Sistemet jane ne perpunim e siper.

Nepermjet Facebook-ut?!

Shume interesante si ide. Me pelqen.

Sic po duken bathet, kryetari ri i kryeqytetit do zgjidhet me difference 100 votash nga rivali.

 Ore po c'eshte kjo cudi me rezultatet. Tek Topi Rama eshte 60,000+ dhe Basha 59,000+. Tek KQZ eshte e anasjellta. Une mendova se KQZ eshte pakez me mbrapa me numerimin sesa Topi (duke menduar qe zyrtarizimi i shifrave mund te kerkoje ca minuta), por nuk mund te jete keshtu deri sa Basha per KQZ ka me shume vota se c'raporton Top Channel qe supozohet se numeron pakez me shpejt.

Rremuje totale. Ke website-i e kane ndryshu layout-in 30 here. Nje here te dhenat nga KQZ majtas, pastaj e kthyen mbrapsht, me te dhenat e TCH majtas. Edhe vazhdon qe luli ka me pak vota sipas numerimit te TCH sesa numerimit te KQZ. 

Varja. 

Mua nuk me eshte hapur fare sot faqja e top channel.. nuk kapish pse

Kom nigju, po kom nigju se direkt pas zgjedhjeve do qesin ca cimka te tjera..

 

2500-3000. Kaq mund te jete fitorja Bashes ndaj Rames

po te presin edhe ty rrotat majtas smiley

me thuj ne privat nese te duhet noi reference smiley se sic tha Emoja, te gjith kane te drejte te ndryshojne.. smiley

Xhorxho. Nga 2021 me kismet mund te filloj te pres majtas rrotat. Per momentin pres te marim Tiranen ne dore.

bakallo, meqe e paske bo nijet me nejt te peshku, ja i cik blues (nga ai i miri, pa hile). Enjoy - po t'pelqeu ky zhanri.

http://www.youtube.com/watch?v=3NjXs_nXB5U

mirsevjen me i llaf. ne emer te veteranve te tabir sarajit.

Tani e kuptoj ate burrin 65 vjecar ne Tirane qe i bertiti nipit " lere aty se te griva, fillo telenovela " smiley

 More ai...LEFTY,  ku na humbi xhanem ?

 Pra edhe 2-3 dite para TV/PC?? Jemi 240/485 kuti te numeruara nderkohe qe njesia 5 eshte bllokuar serish... 

Ca do te thote: "Tirana sipas TCH" dhe "Tirana sipas KQZ"???!!!

Tek siti i TCH-se e lexova kete.

 nga tch jane rezultatet qe jepen nga gazetaret qe jane ne qendrat ku behet numerimi. Sapo numerohen, ata lidhen drejtperdrejt me Top Channel e lexojne rezultatin.

Ne te njejten kohe dergohet ne KQZ, e KQZ-s i duhet pak me shume kohe sa te beje proceduren e publikimit.

Po si shpjegohet atehere qe sipas TCH-se Basha ka me pak vota se sa sipas KQZ-se?

 He pra si shpjegohet. S'i vjen KQZ's ta beje perditesimin.

Presin qe te dale Basha para serish, pastaj ta bejne perditesimin.

S'eshte e thene qe KQZ do ta beje perditesimin per cdo here qe i dergojne informacion numeruesit. Mbledh 10 raportime, dhe i publikon. Topi publikon cdo raportim.

O grunge se me duket se s'po me kupto!

Ca perditesimi do beka KQZ-ja?! Do ta perditesoje Bashen duke i hequr vota?!

Na kon fik. Kon per te me heq nga puna per motive poltike. 

Gjithe diten e perenise nuk kom prek gjo me dore  smiley  

Hajde se do dalim bashke tek "Ushtari i panjohur". smiley

Merr leje se je nje cike si pa qejf... smiley

kujt i thu..."shume i tensionum me dukesh" tha njoni " te shndrit syni dhe ke rreshtu 5 kafe".... "kena zgjedhje i thash" smiley

me leje,

kur e shihni Ramen 600+ para bejini llogarite + 3000 = 3600.

Lerini bakallt dhe bakallet e Lulit. E tregoi fytyren e vertet, djali me i felliqur qe ka nxjerr Tirana, po genjen dhe tallet dhe me ata qe e kane votuar. Kjo eshte e gjitha artificiale.

Ka nje zot qe e do Tiranen dhe Tiranasit! Nuk lihet ne doren e ketyre ai qytet, njerez pa karakter, na turperuan ne mes te te huajve duke e ditur qe Shqiperia eshte porositur mjaft qarte dhe ashper. Po luajne me fatet e vendit, vecse per inatin e tyre fshataresk dhe  primitiv.  Nuk mbulohet Kavaja me llogje o te mjer.

 

 

 Keta kane lujt mendsh, jane te ndyre, Top qener, fare, diktature e media. Por ta harrojne ate pune. Do jete TCH, media qe do perditesoje shifrat sipas KQZ, dhe jo e anasjellta. Maskarenj.

 Jane gazetaret mu siper kokes se numeruesve. Sapo numeruesit japin shifren, TOP channel e transmeton direkt, prandaj eshte me shpejt se kqz. duro para se te kercesh pupthi.

po si ka mundesi pra qe basha ka me pak vota (ne numra absolut) tek shifrat e TOP-it sesa KQZ?

 KQZ s'i ka perditesuar akoma.

Top channel i merr live nga grupet e numerimit dhe i transmeton te Balla qe eshte live gjithe kohen. Ka nje ore e gjysme qe ka kaluar para Rama.

ore, shiko. kqz thote basha 60442 vota. Topi duhet te thote ose 60442, ose me teper, s'ka sesi te jete me poshte. se ato vota vetem shtohen, nuk zbriten. a me kupton?

E drejte. Nuk e kuptoj pse ndodh. Mbase ngaqe behen perditesimet shpesh, minute pas minute, ka levizje +-.

 ka nje shpjegim: nuk behet fjale per te njejtat kuti. pra raportohen kuti te ndryshme.

 Keshtu me thane dhe mua tani qe pyeta dike qe punon atje. TCH nuk eshte tek te gjitha kutite. E rendesishme eshte qe TCH publikon dhe KQZ, e ruan transparencen. 

 Ruj gjuhen, se mos e kafshon. KQZ ka rezultate zyrtare. TCH ka rezultate jo zyrtare. Sa do te sakta, mbeten spekullative. Ta qepin halen e te japin vetem rezultate te zyrtarizuara. 

Lulo,

e ke parasysh Ristanin tu pik&cuz? Jo i gjys ore ne hale, jo i cerek ore kafja e mesme me pak, jo krijo nje ide se po leviz knej e po njel anej?

 Po c'rendesi ka mo burre i dheut. Ai e ka vulen. As e ka humb, as ia ka mor njeri hala. Nuk pershpejtohet procesi duke nxjerre rezultate te pazyrtarizume. Vota aty eshte. S'ka me kuti te mbyllme e budallalleqe te tjera. Thjesht do kryhet puna and that's it.

Ku e gjen gjithe ket besim ti plako?

Nuk te shko mendja hic qeosht t'u u bo nanji gjo?

 

 Dallimi mes kesaj qe thua ti, dhe asaj qe them une, eshte thjesht dallimi mes te qenit pesimist (ti) dhe optimist (une). Problemi eshte qe mund me qene kritik dhe optimist njekohesisht. Kjo ma jep gjithe besimin. Me shkon mendja se mund te jete duke u be ndonje gje, por eshte thjesht spekullim. Gjithe c'mund te them me siguri e besim te plote eshte qe ka zvarritje. Eshte e qellimshme, apo jo, nuk e di. Shpresoj se nuk eshte. Shume e thjeshte. Te spekullohet per qellimet ne kete moment me duket se i ben me shume dem vetes se sa i rregullon. That's all.

Spo flasim per ishullin e Rodit, qe mos te keq kuptohemi...

e ke parasysh vet, ujku mjegull do... Kshu ne princip e tjerrim e bojm leshin pambuk, po ne realitet eshte ndryshe.

 Po ti s'e di mo vlla realitetin. Realiteti per momentin eshte pezull. Ne ajer ende. I pashkoqitur.

Tani o Lul, une di se cbone per te ardh gjer ketu dhe kjo me bo icik dyshyes pasi nuk besoj se sot jane burra me te mire se c'ishin pardje!

Nje sy me shume nuk bo keq.

PO si nuk e di me Lul? Pse nuk i numerojne votat ne Njesine 5? Kot e zvarrisin thu ti? Pastaj Sula njifet per hajdut votash. I jane provu vjedhjet edhe me pare. Nuk mund te besoj qe kur ka dicka qe s'shkon dhe e ka shkaktu ai, nuk e ka bere per te vjedhur smiley 

nga supporterat e Sales, mu me vje keq per njonin qe shkrunte si "Irgun". Rob Zoti tjetri. Thoshte (ne fushaten qe kaloi) qe jom me sherbim o vlla, du me bo ca pushime anej nga mallorca, kur t'me maroj kontrata (dmth fshata). Paster, drejt, pa gabime.

O Irguno, o rob Zoti, te nihet mungesa. As sala, as basha nuk meritojn tifoza si puna jote! Po jeta esht e poshter mer, ene "halli" te detyro me bo shum gjona.

Ngulu para kompjuterit per ca te tjere smiley. Te zyra ime duke filluar qe ne pike te mengjesit dhe deri ne fund te dites, te pelqen apo jo, je ne mes te njerezve qe ndjekin hap pas hapi votimet, komentojne dhe debatojne me ze te larte. Madje sikur dikush te perpiqet te kerkoje ulje toni te zerit apo te pyesi dicka ne lidhje me punen, duket sikur eshte jashte orbite smiley

Rende, shume rende!

Kendon Aurela sonte ne Eurovizion. Kesaj rradhe po qe kemi nxjerre nje kengetare qe te krenon dhe te zbardh faqen dhe te kenaq shpirtin. te pershendes me kengen e saj sonte... ju pershendes te gjitheve bile. smiley

Kesaj rradhe po qe kemi nxjerre nje kengetare qe te krenon dhe te zbardh faqen dhe te kenaq shpirtin.

Hej zotrulso, dakord qe kjo nuk eshte nje teme shume serioze, por gjithsesi mos e ngaterro me temen "Gallata"! smiley

pse sot, nuk eshte te shtunen?

kush e jep ketu te ne (uk)?

kam hall se mos na e fitojne Blue sivjet...P:

Amon e zoto,

Kjo eshte bo me keq se L-Gagaja....

 Ne ca stacioni eshte televizori? Jo per gjo po per me dit' ca gjonash me diskutu. Megjithase nji mot, ngado ta kthesh vetem studio do shikosh. Mbush me anal ista.

........

...vetem dje ne dreke me tha nona: mjaft me me tch!...coje te shikojme liverpulin smiley...dhe u kenaq se u gezova une!.....te shikojme sot, po na dha lejen te shikojme Bullsat...

Pashe Ramen tani. Ekstatik! Burreror! Zeri i Popullit.

Ishalla tani me nje program te vertete; dhe jo me llafologji boshe, perseritese, cingerisese, zhgenjyese, mashtruese, iluzive, ofenduese, skllaveruese, poshteruese; te ndyre, te paburre, te felliqur, kafsherore, te pamoralte, idioteske, skizofrenike... antishqiptare, vatanshitese, tradhetare, sahanlepirese, dinjitet vrasese, servile, te poshteruar;te pazote, te pafe, te padin, te paiman, vellavrasese, kriminele.

shancin mund qe e ka pallaveshi, me met ne histori per gjona qe lejne gjurme.

por nuk e di:

1) a do e lejne ato qe e lujne me ter men lojen;

2) a i ka dale "kuria" (=babezia) e pareve;

3) a osht plak aq teper sa me menu i cik edhe per gjona qe s'vdesin.

te shofm. fakti qe osht cun tirone, edhe pse nuk eshte decisiv (shif bamir qoften), per mua eshte nji baze nisje si me qen pasha liman... i ke parasysh ku i kafshojne ujqit pelat, tha....

 

sepse per me dale "te veni" qe i duhet nje udheheqesi kontemporan, nga ajo baze nisje dilet me shkurt.

psh, sale berisha, edhe 7 jete te kete, ose si e tha ai i mocmi me zhgun franceskan, edhe shtate lekure me ndrrue, nuk mund te arrije dot kurre atje. hapi qe do i duhej me arrit atje eshte i pamund per njeriun. s'eshte se s'do me i llaf, thjesht nuk mundet.

eshte ceshtje termodinamike, para se te jete politike.

S'jam aspak dakort.  Te tregoj sa te duash cuna qe jo vetem nga tirona s'jane, po as nga qyteti qe kane me shume qytetari se Rama.

Nejse, ne kete formulen te variabli kandidat cun tirone mund te ndryshohet dhe me Lulin apo jo?

po une nuk pres te jesh dakord fare.

ah dhe po, meqe the per bashen, une cdo gje mund ta besoja, I Pakapshem, dmth mund te besoja edhe qe gramoz ruci te flase mbi ndikimet e fisherit ne mendimin eugjenik te pare nen driten post-materialiste te ingelhardit, ose qe xhozefina te fliste mbi heqjen e pjesezes redundande morfologjike "te" qe paraprin foljet ne lidhoret e shqipes, por qe dikush me te atille qeshje avdalle te stampuar ne fytyre si e bashes kur rrinte pas sales kudo si te ndodhej, te kishte lind ne maternitetin e tiranes, kjo per mu futej ne ngjarjet statistikisht te pamundura. deri sa pashe lulin. aty thashe pastaj, e me rrofsh per vere, o statistike.

nejse, se devijum nga tema.

ndjese.

Pra Basha edhe pse eshte cun tirone, eshte nje anomali statistikore prej qeshjes avdalle kur rri pas Berishes, dhe si i tille nuk ben.... Got it!

po jo o la, jo per aq, po sec vrau nja 4 vete ky, kellira, po shiti dhe ca det. Thone qe kujtoi se ishte det nga i Vehbiut, po une se besoj. Detin ton desh te shiste shkerdhata.

po mire, ti them qe e merr vesh qe ne po flasim per perceptime te shkalles se pare, apo jo? Jo cdo muhabet duhet kthy ne analiza prudente. Nqse do te atilla (per bashen dhe forcen politike te bashes) te sugjeroj te kujtosh disa postime te hollesishme te zotrules, ne te cilat ai e mberthen muhabetin vertet me 100 gozhda.

Po, perceptime ne te cilat ka dhe nje doze goxha te mire qendrimesh emocionale...kjo s'eshte ndonje gje e keqe he?

Po ku thashe une qe me behet zemra nga gerthitjofilia? Mos po mundohesh te me futesh me zor ne nje pozicion ku une vete nuk kam shkuar?

Aspak. Por po flisnim per kulturen dhe qytetarine. Niveli i paraqitur me se njehere nga kryeministri eshte i pamendueshem, i parrokshem nga mendja, i padenje per tu komentuar dhe folur.

Ne nje teme tjeter u pyet ku shihet qytetarlleku i Enver Hoxhes, diktatorit, pergjegjesit te kollapsit komunist te Shqiperise, pergjegjesit te ndalimit te zhvillimit te Shqiperise per nje kohe jo te shkurter, pergjegjesit te shume dramave personale shqiptaresh, te vogla qe bejne shumicen derrmuese si shume dhe te medha, qe jane dramatike: po ja, le te themi kete, e imagjinon ti enverin te bente keshtu?

Dakort, s'e kam kontestuar ndonjehere kete nocionin e mungeses te qytetarise te kryeministrit.

Sa per ate te Enverit, eshte nje krahasim qe s'mund te behet per 1001 arsye.

jo, jo, marr vesh, por qytetari per qytetari, po thoja. Eshte infektuar ajri me nje kulture te atij qe gerthet me fort.

Une sic ti e di, jam me origjine nga Skrapari (babai). Shkoja gjithnje tek kushurinjte e mi, vende te thella, njerez te malit, i dua ne menyren me te thjeshte, bukolike dhe te vertete qe mund te behet. Ecnim neper pyll. Ata kishin zakon qe therrisnin njeri tjetrin, kishin zhvilluar nje shqise te tyren per tu kuptuar dhe per tu nuhatur ku ishin. Une habitesha. Psh ta zeme se isha me Arjanin (emrat kot). Kur, ne nje moment te caktum, ndalonte ky dhe thoshte: uuu, Afrimi. Ku eshte, e pyesja une. Perreth vetem pyll. Nuk u dukte asgje. Me thoshte ja, atje tej eshte. Kjo "tej" ishta nja 1 km larg. Picerro syte une, hic. Ku e pe mer njeri, i thoja. Kur mbas pak e therriste ky ("si ne pyll", literally): Ooooo Afriiiiiim! Afriiiiiiiim.... Vnte jehona qe andej: Uooooooo... Pastaj benin nje bisede keta, nga 1 km larg, nga e cila une degjoja vetem: AUAOOAOAAA.... UOOOEUEYOOOO... oshetime zeri. I thoja: Cfare thote? Ma shpjegonte me 4-5 fjali jo te shkurtra. Oj t'emen, po si e more vesh mer? Habitesha gjithnje...

E ja, kjo per sokellimofiline. Tani ne nivele te tilla sic ti thashe, kjo eshte e bukur, gati prekese. Ne tryeza shteti eshte e palejueshme. Dhe ne Shqiperi te vene pas se sokellin si ujk, se "din me gerthit". Ky eshte vetem nje zhgual ne qepen tone te pafund te mjerimit.

Burreror posi.  Ka filluar te marra poza ala Obama.  Pale qe i kopjon dhe frazat dhe duket tamam si gomar se ato qe thote Obama ne Amerike nuk kane asnje kuptim ne Shqiperi.

Ju PD-istet me qendroni larg po deshet dhe po nuk ditet te flisni me fjale qe nuk ofendojne cdo lloj llogjike. Ju lutem. smiley

Po prisni o njerez* se s'ka mbaruar numerimi!

 

*) E kisha fjalen per ty zotrules! smiley

Meqe ra fjala tek Rama. 620+ per Bashen. Lereni top-channelin. I mer shifrat nga syzet e Kolit smiley

 

Ishalla tani me nje program te vertete; dhe jo me llafologji boshe, perseritese, cingerisese, zhgenjyese, mashtruese, iluzive, ofenduese, skllaveruese, poshteruese; te ndyre, te paburre, te felliqur, kafsherore, te pamoralte, idioteske, skizofrenike... antishqiptare, vatanshitese, tradhetare, sahanlepirese, dinjitet vrasese, servile, te poshteruar;te pazote, te pafe, te padin, te paiman, vellavrasese, kriminele.

Jam pa fjale!  smiley

 

mbrusco? rosso. smiley

Me shan tropizma dhe jerushalijmja(dhe ca super te shkolluar, super te ditur, super te lexuar, suepr te zgjuar, superpoete, me flamur ameriqen) se nuk kam fuqi fjale; dhe bejne si dashnore te tmerrshme te poezise; si Madamme de Bargeton te Angulemes.

I pifsha dolline dhe Balzakut! Ne nje liber te vetem, dy shqiptare permend!

* te gjitha superlativat te lexohen me thonjeza. 

" te gjitha superlativat te lexohen me thonjeza. "

Edhe "suepr te zgjuar?" smiley

zotrulso o dashnor fantazmagorik*i  batutës së lirë, o thonjëz britanike, o 'rtotip dietetik i mendimit kritiko-simbolik, o romeo numerologjik, harxhoje nji backspace e shkruama (kresh)nikun biometrik si duhet.

Me shan tropizma dhe jerushalijmja(dhe ca super te shkolluar, super te ditur, super te lexuar, suepr te zgjuar, superpoete, me flamur ameriqen) se nuk kam fuqi fjale

ti vetëm për fjalë s'je keq. përshëndetje nga ekrani. gëzuaç!

* të gjitha superlativat të lexohen me mend në kokë sipas mundësive dhe me gaz në buzë sipas "takateve" - një palë thonjza për ty Zoto smiley

E mo e... me vure ne dileme.

dhe me gaz në buzë

* Me buze ne gaz.

Meqe jeshme te "taktet" prej te cilave jam kempllitlli divoid.

PS: nuk te kuptova.

modestia do kish argasur shume ingranazhe ketu. smiley

qyqyja! hap kllape jeruzalemo faalemnderit qe ma solle ne vemendje mbyll kllape zotrules, lali, kush t'ka shajt ty mer? une thjesht s'kam miqesi me ty per te fol me llafe t'pista, per te tjerat ha sa t'dush, pi sa t'dush.

Thone se jane vrare 300 opozitare ne Siri dhe regjimi po dergon kolona me tanke ne Damask.

Kujt i plasi do thoni ju... vallaj edhe tek ne nderrimi i pushtetit nga gryka e pushkes kalon, zgjedhjet jane sa per te argetuar popullin dhe nderkombetaret.

Nuk ben me nena Fatos Nena te tjere, ne 100 vjet shtet vetem ky e la pushtetin pa gjak.

Grava !

Lefti ketu ka qene tere diten, por çensura ja preu komentet qysh ne 11H00 te mengjesit ... vetem pas ores 18H00 m'u dha e drejta te perdor 10 sms qe me ka lene Peshku ne dispozicion   smiley

Dua te denoncoje njehere, qendrimin aspak profesional te TCH, e cila beri nje gje te papare deri me sot, fiks para lajmeve : Po shpall gjasme rezultatet me 2 Tablo, qe te genjeji elektoratit e vet (socialist) se Rama eshte ne avance por genjen KQZ-ja !

Kete mesazh eshte ngarkuar nga Partia qe te trasmetoje dhe e beri shume mire mesa duket, sepse peshqit e kuq e kengren karremin  smiley

Ik shikoni tek BallkanWeb, se atje jane rezultatet me te fresketa sesa TCH qe genjen dhe mashtron. Doni provat ?

Tani sa e pash TCH, e cila rezultatin e vet pro Rames, e bazonte mbi 240 Kuti dhe ku sipas saj, KQZ-ja jepte rezultatin Pro Bashes, bazuar mbi 241 kuti: BUKUR !

Vajti tek BallkanWeb, dhe atje ishin numeruar plot 245 kuti, pra 5 me shume se TCH, dhe Basha ishte ne krye ...

TCH po mashtron pra, se s'ka rezultate hiç  V.L

 

 Po jo mer njeri, tch po shfaq rezultatet e saj ne qendrat ku ka njerez. KQZ shfaq rezultatet e me shume qendrave. Topi merr ca me heret e ca me vone se kqz. Ne fund shkojne te dy njesoj.

Po te genjente TCH, s'do te jepte rezultatet e kqz, do ta bente sic bejne te tjeret, ata qe genjejne. Ata tipat qe vene shifrat jane thjesht punonjes qe shkruajne cfare shfaqet ne ekran nga gazetaret, dhe as qe u shkon neper mend te bejne krahasime e teori komploti. Eshte thjesht ceshtje teknike, por jo per qypa qe kane qef te kapen pas fantazive.

Vdisni per cik teori komploti, si ata katunaret e trashe qe futen neper shpella kur vete viti 2000. lol 

 

 cte keqe ka, topi po perdor te drejten e tij per rezultatin e vete, tek ne gjithmone ka me shume se nje reultat....

 

kjo mendesia e erion veliajt dhe braces duket se jep rezultat ketu tek ne, fatkeqesisht

 I dashur LEFTY me degjo dhe me regjistro! Duke filluar nga sot dhe gjer diten qe Edi Rama te jete  ne pozita qeverisese, ( te gjitha rangjeve) une do te jem opozitar  i pameshirshem i tij.Ne se ne nuk bejme keshtu ketyre te papergjegjshmeve politikane ne i nxisim ata te behen   tirane.Dhe na hipin ne qafe e behen te gjithe Envere.Perfshire dhe keto qe me shume te drejte i citoni dhe Ju.

Tung

Grava paske shku n'Amerikë apo qysh ? Se ke munguar sot , dhe alidemsi po ashtu . 

 Jo ore priz Jo! Por, nuk arrij ta marr vesh, pse "Amerika" nuk po me ndahet mua kemba kembes ne kete fushate! Dyshoj se  eshte mbiemri im qe ata qeratejt e atij flamuri,  duket se po me marrin per Bin Laden-ist

 Pritet te filloje revanshi i Lul Bashes,qe deri ne oret e para te mengjesit te dites se neserme te kaloje ne tre mije vota plus.

E paske lone surprizen per ne mengjes kur te zgjohemi dmth? Apo do me na majft prape zgjut sonte? U them nga e enjtja do kemi noi haber perfundimtar.

  Brad - nuk ka per te ndodhur ajo.Une e di cilat kuti kane mbbetur.Eshte njesia  ...Enveriste komplet.Zona e Ermelindes.

Hej Bredo, imagjinoj tani votat e Bashes dhe votat e Rames duke i zi me shpata neper kutija! smiley

Edhe ju ketu ke peshku tamam si TCH e KQZ jini bere...

 Pse ca prisje ti,te beheshim si BBF - ja?

344+ Basha. Nese Rama nuk kap 5000-5500 tek njesia 5 atehere ka mare fund. Deri nga ora 3 e nates do konturohen rezultatet.

po bo me i kap? (se nga goja s'vje gjo smiley )

 

Po, turp i madh : esht be TCH si agjenti 007 : ne flete te pare thuhet : Tirana sipas TCH, dhe Tirana sipas KQZ.. me te than mendja se TCH esht observator suprem i KQZ, do cope gazetaresh... atehere qe vetem KQZ esht kompetent per ate pune... s'e kisha pare kund kete.

Sikur te vihej KQZ me nje kanal TV bis dhe te korrigjonte news-et e TCH... per çdo sekond...

Pushim kete jave nxenesit e ketyre shkollave ku jane duke u numeruar votat? A thu gjithe ky muhabet behet qe te kenaqen kalamajte e?

Tani, do vazhdojme me diskutu zgjedhjet ketu, apo te ajo tema tjeter per zgjedhjet? 

Po diskutojme ca po shohim ne TV kur jemi te ngulur para tij....kshu sikur e lame... Apo ja zhyta :o

edhe kqz e ka ramen para,

ku jane keta te trendit: revansh basha???

E bukura e Topit eshte se eshte vendosur si autoritet paralel ndaj KQZ, dhe nese ndodh qe KQZ e jep vendimin ndryshe nga Topi do kemi konflikt mes 'institucionesh', hej ç'vete tha...

 Thote Luan Rama :

- Ndërsa në lidhje me rezultatet paraprake, të shpallura nga KZAZ-të përkatëse për LSI në disa njësi, ai tha se në 66 njësi vendore, të cilat janë kryesisht komuna, LSI ka marrë 19300 vota nga 11600 të tilla të marra në zgjedhjet e vitit 2009. 

O LSI eshte grabitur si dreqi ne 2009 o Meta mund te quhet me i suksesshmi i ketij 2 vjeçari, ku korrupsioni vetem sa i ka shtuar votat.

Ne rastin e dyte (pra nese nuk eshte grabitur ) mund te themi se jemi populli me i pandreqshem ne planet, qe i kthejme permbys te gjitha ligjet e politikes.

 

Eeeh... jo mer jo, se Luani i interpreton gjonat si i do bytha. Keto 19300 vota jane ne zone ku kishte vetem kandidat LSI-je, dmth 19 mije ka marre si LSI+PD, ndersa 11600 i mori si LSI me vete perballe PD ne njerin krah, dhe PS ne tjetrin. Me nje fjale, ky 19 mijeshi qe ka marre duhet krahasu me totalin LSi + PD te 2009 ne ato zona, qe detyrimisht eshte shume me i larte.

Kshuqe, LSI mori ate qe pritej te merrte: shkelm nga prapa.

Nuk e besoj se per 66 komuna e bashki votat e pergjithshme LSI+PD te jene 19300, do jete nja 10-fish, se vetem qarku u Tiranes numeron gjithsej 16 komuna, keshtu qe eshte shifer ne rang vendi.

 Vazhdon Luani:

Ndërkaq më lejoni, t’ju bëj të ditur gjithashtu që vetëm në Rrethin e Tropojës ku kemi rezultatet përfundimtare të shpallura nga KZAZ, LSI ka marrë 1016 vota nga 191 vota të marra në vitin 2009 apo krahasuar me vitin 2007 ku janë marrë 579 vota.

Grabitjen ne 2009 per mendimin tim e vertetojne edhe perqindjet e partive te tjera te vogla, si psh republikanen e shoh goxha lart ne shume zona, me pak fjale mund te supozohet ne ne 2009 kemi LSI te grabitur nga PS-ja, Republikania nga PD-ja.

Megjithate perqindjet e partive do na japin goxha material per te hulumtuar, sidomos ne lidhje me grabitjet e 2009, se vallaj ishin rekord ne keto 20 vjet PS+PD= 81%, kur gjithe sondazhet te dyjave bashke u jepnin perqindjen normale te 20 vjeteve dmth diku tek 72-75%.

Qife. Ata te LSI jane diku tek 20000. Rama me siguri mallkon diten qe u shkeput nga Iliri.

 Hahaha. To LSI or to not LSI, again. Jo or jo. LSI-ja mallkon diten qe nigjoi Ilirin e ju bashkua Berishes. Ishte force e trete deri diku legjitime, tani eshte force gati mosekzistente, me "liderin" te pandehur.

KE harruar opsionin tre i cili eshte me i mundshmi.

Keto dy vjet eshte rritur analfabetizmi dhe populli nuk di ku ta vere ate te shkrete X.

Do jene ngaterruar te shkretet . Gjindje pa shkolle...

Pse kaq indiferente peshkataret per rezultatet e Durresit?!

Mos me thoni qe jam i vetmi ne kete blog qe shqetesohem per fatin e diellit!

Olso, per durrsaket, piu` sole vuol sempre dire, piu` terruni durante le ferie. e le ferie da noi, durano per tutta: la prima, seconda e terza vera. Keshtuqe, sa me pak diell, aq me rehat Durresi.

 312+ Edi. Profil i deshperuar. I duhen piktore te tjere besoj.

"Ora News" paska shifrat e veta edhe ajo.

Ne fakt, ashtu mu duk dhe mua, po po ta shofesh mire ata jane me sakte se te tjeret. Edhe video kane, edhe rezultatet i kane me perpara. Kshuqe, vs Topit dhe News24, per mua Ora merr ca pike sot. 

 Ne fakt jo. Ora eshte duke ja bo me hile Milloshit. Seriozisht e kam. Ora eshte t'u e qelb akoma. Eshte duke ripersit histerine e Mimi Kodhelit.

E kthej ate qe thashe. Ne fillim thonin 67 mije e kusur vota, psataj iu kthyen KQZse tek 64 mijeshi. Dhe kjo Ilva flet tere pasion...s'durohet.

Eshte karagjozllek per te gjithe mediat nqftse nuk i referohen rezultateve te KQZ-se, pavaresisht sa e ngadalte eshte ajo.  Jo po i tha nje numerues gazetarit se bilanci ishte kaq me kaq, dhe ne po e raportojme.  Dengla!  I dime sa te politizuar jane mediat.  Prit ti nxjerri KQZ-ja, pastaj raportoji dhe ti.  Keto gjera i vene shkelmin cdo lloj legjetimiteti qe ka KQZ-ja.

Ora News: Ndryshon rezultati nga qëndrat e numërimit, pasi deri ne këto momente, Partia Socialiste ka kapërcyer Partinë Demokratike, me nje diference rreth 545 votash. Deri me tani PS ka marrë 66.798 vota dhe PD 66.163 vota.

nga java tjeter, djema, a do dali gjo rezultati smiley i ndeshjes politike smiley

Sta ben zemra te thuash 450+ Rama... smiley

busho, kjo me kujtoi ngaterresen e pare me balancat e kredit kardave. me vje me at fillim mu acct statement, edhe te kredit karda ishte nje numer negativ, ta zejme -450$ (per t;u aktualizu i cik). Un s'disha te kisha naj borgj. Biles kisha kalu ene me shume se c'kisha prish anej (per cdo rast). Nervat e shqiptarit kacurrel, do me ma hudh banka, gjakpirsit, pak te mos e kesh menien etj etj, kap telefonin dhe mas nja 15 minutash qe te sorollasin ato pergjigjet automatike, jo shty 4, pastaj 1 pastaj opsionin 3 ... me ne fun nje njeri i gjalle. Nje ta kap virtualisht per jake, kujt i boni numra ju, si ka mundesi qe un jom ne borgj me ju etj etj... kur ai anej, po jo mer jo tha, se nuk je ne borgj ti te ne, jemi ne te ty, minusi esht gjo e mire per ty daje... a? i them un (mosbesus gjithnji, kujt do me ia hudh ky), minusi esht minus, kshu qe... kur ai, po jo o pra, a e di ti a e di hoxh efenija... kur ta kesh plus merakosu, se duhet me hudh naj pare knej...kshu me mnus je ne rregull...

kshu ne ky muhabet.

 haha...( me ze)... prognosis negative... kujto costanzen e varfer tek priste per analizat mjekesore..lol

hihihihi e forte kjo, m'kujtohet njoni qe sa kish ardh kish hap karte edhe vu... shko i dite e shef le te themi -450.. tak direkt cekun 450 dollar AMEX-it.. Pas nja 2 ditesh shef -900.. i ngrihen nervat kacurrel, gjuhen se dite mire, kish nigju se po te te rreshqiste krediti, ishe i marum si puna I. metes domethone.. edhe lsho ene nji cek 900, ene ato te uruara kishin vajt 1800, edhe Amex efendia tu e dit se po te njeli borxh te pagu perqindje i kish dergu i cek me 1800 + cent... ky e kish mar per fature, bo vrer mavria, qeni qepen le ta kaj kish thone, do PYS shoket verdall e le te tallen me mu smiley ...........    athere gjeti derman derbardhi se do ta kish kthy AMEX-in ne banke smiley

Edi Rama + 800 vota,  Hysni Milloshi 642 gjithsej; sipas KQZ.

I prishi pune socialisteve ky komunisti i infilrtruar nga dhelpra Berisha.

 Ore  lerini te ecin  numurimet sipas sirase se puneve, qe ka kokolepsur ky qerata  Kod ! Por  ai parashikimi i Prof.Dr, Derr- Dr Kaç Islamit ku ne h...vajti xhanem?

Komente jo gje tjater...

Po qe se  i prish pune dhe  Hys Millua,  mu ne esfel vafte, se na plasi dhe ky  !

Si nuk po ju vje keq mer per ne. Amoni mer se nuk i kena mush 30 vjec dhe po na boni me zemer me kto emocione te tipit Rama 49.9 Basha 50.1 pastaj Rama 50.2 Basha 49.8. Amoni mer se po na le zemra.

Ka lezet ne diktature 99.9 per nji votus ska strese kom me kot. Madje ne disa zgjedhje qe ka bo Sadami ka del dhe 110%. smiley

eehhh, ne diktature hante qeni petulla. po t'i dihej e mira kaut, nuk e thernin, o Ron!

Pata nje vegim te tmerruar, tip once a midnight dreary, para ca castesh: hysni milloshi tu honger thonjt para ekranit: kur po vje ajo vota tjeter, qe ta shofin kta...

Me nje skene te tille Franz Kafka kishte bo nji alamet novele.

per cdo vote, hysniut i shnderrohet 1/200000 pjese e trupit ne Ungeziefer. Pra Hysniu vetem si buburrec e kap fronin e bashkise. Cfare dileme! I shkelym mes etjes per pushtet dhe per njerezi. Ose pak a shume si ai qe ia hipi shqiponjes per me dale nga ferri dhe kjo i kerkonte here pas here nje cope mish ketija qe te merrte fuqi per tu ngjit lart. Pra o ne ferr e i teri, ose lart edhe skelet.

Si do e myllshe ti novelen Rono? Dmth pranonte hysniu me u bo bubuzhel?

Cimo,

Hysniu nuk ka faj, etja per pushtet ka bo bubuzhela burra me te mire se Hysniu.

Une novelen do ta mbyllja me skenen qe Hysniu futet ne Bashki dhe gezohet jashte mase tek vezhgon zyren e kryetarit. Por, sapo kalon deren e shkel nje kembe gjigande. Hysniu duke dhene shpirt thot "Mooos qenkam bere bubuzhel"

Dje te emisioni Bujarit te News24, ai emisioni ku marrin robt ne tel qy me mnjes, morri njona ne tel. dhe tha qe ne Durres kishte vajt cmimi 4vota - 500 000 lek. 

Me te forten te emisioni bashkimit e boni njoni qe mori dje ne tel dhe filloi duke u anku qe ne Durres ka 10 vjet qe nuk bie telebingo. Bashkimi duke mbajt te qeshmen i tha qe eshte dhe ceshtje fati. Ai robi vazhdote me te veten qe ka korrupsion te telebingo se nuk ka mundesi qe ne 10 vjet mos ti bie telebingo asnjonit ne Durres.

Skene surreale!

E vuri dhe policine ne veprim Saliu. Kam frike se do perfundoje me arme problemi per bashkine e Tiranes.

Po vazhdoi keshtu, me 300-400 vota diference, asnjeri s'do ta pranoje rezultatin. Sherr ka per te pasur. Jo nje ligj ketu, jo nje kuti atje, jo nje gjykate ketu, jo nje komision atje... lemsh pritet te ndodhe. Shpetim ne si popull kemi po te fitoje njeri thelle, me te pakten 7 mije vota e siper. 

Per kontestime as nuk e ve ne dyshim qe do kete. Por policine pse duhet ta fusesh ne lufte politike. Shkon drejtori i policise Tiranes me 6 furgone ne njesine 10, e nxjerr vezhgues, komisioner, depuetet te majte jashte sepse paska persona qe nuk duhet te jene brenda qe duhet ti verifikoje policia kurse nga krahu tjeter nuk nxirret qofte edhe militanti me i rendomte jashte.

Po mer Lulian, por nqs nxjerr perjashte gjithe vezhguesit e PS bashke me komisioneret, nuk lejon as depuetet e PS te hyjne ne KZAZ, me pretesktin se ne KZAZ ka persona qe nuk kane leje nga KQZ e duhen verifikuar; normalisht e njejta procedure duhet te ndiqej edhe per militantet, vezhguesit, komisioneret dhe deputetet e PDs.

Thjesht kjo menyre keqperdorje e policise me krijon bindjen se gjithe socialistet bashke me komisioneret jane nxjerre jashte me qellim manipulimin e fleteve nga kampi tjeter.

 Nuk u nxorren vezhguesit. U bllokua numerimi u nxorren komisioneret e c'autorizuar nga KQZ. Erdhen te tjeret te autorizuarit, rifilloi numerimi, tashti duro.

Me fal, une po tregoj cfare transmetuan pamjet e Ora news. Deputet e PS ishin jashte e nuk lejoheshin te futeshin ne KZAZ, ndersa Gert Bogdani and co. ishin prane tavolinave te numerimit.

Sa i perket c'autorizimit te komisionereve, personalisht e shikoj si metode dhe justifikim nga KQZ me urdher nga individe te tjere per te vene ne levizje policine.

 Amon, mo vlla, kontrollojini keto histerite, se late nam.

Ai sapo vrau kater vete, ti thua histeri. S'ka kaluar as 15 vjet qe kur nxori tanke. lol

 Nuk ka lidhje fare. Jane duke u numeruar votat, jo gjaqet. Calm down.

Po na cudit o Lul, nje gisht eshte ai qe shkrep edhe kembzen e mban edhe stilolapsin.. Nje Sal eshte...

 Jo, or jo. Kjo qe po thua eshte rikthim ne fillesat banale te fushates se PS-se. "Fajin e ka Berisha." Harroje ate muhabet per momentin. Deri sa te zyrtarizohet deri vota me decizive, nuk mund t'i lejohet vetes privilegji te jesh kunder ketij apo kunder atij. Pastaj ketu jemi. Tani cdo lloj anatemimi i njeres pale apo pales tjeter, vetem sa i ben gjerat konfuze, vetem sa ngre mjegull. Sa me shume ta vesh ne qoshe, aq me agresiv do behet. E ne kete moment agresiviteti eshte shume i rrezikshem. Calm the fuck down.

Lulo, me duket se duhet te qetsohesh ti. spo thote njeri ti veme benzinen; pasi berihaja, pikerisht ate kerkon sidomos tek njesia 5. Te kete trazira e pavlershmerira.

Ama, syte duhen bere tete!

 Syte thashe, por jo paranoia. Kontrollon, apo s'kontrollon Sala KQZ-ne, eshte muhabet paranoiak.

Tani, po te kesh parasysh se KQZ 3-4 vendimet e fundit i ka marre kundra ligjit dhe ne favor te PD-se, mbase nuk te duket vetja paranojak..

 Nigjo, nigjo Tan Hoxhen ke News 24. Po ben nje analize fantastike, duke krahasu taktiken e PD-se me taktikat e Murinjos. Me kenaqi.

E mora vesht, fiton Barcja.. dmth Bracja smiley

 ore nuk thoni shyqyr qe populli kto zgjedhje mund ti shofi ne HighDefinition ,Facebook,inetrent ,celular imagjioni vuajtjet kto 20 vjet  demokraci qe nuk kishin asnje nga kto mundesit e mesiperme

Rama, ora 21.07 Live tha :

"Sa per Tiranen, fitoren tone nuk e luan Topi!

Per festen, do presim voten e fundit" ....

Hhahahahhahha  smiley

I mberthifur fare ishte kur foli per Tiranen ! as buzeqeshjen me te vogel nuk pati i gjori, ishte bere nje grusht ! T'i rroje Kavaja, Laçi dhe Fushe-Kruja ketij, po humbi kolltukun e vet  smiley

Lefto, si burrat, cfare do thuash sikur te mbaronte numerimi dhe Rama te ishte fitues zyrtar, edhe me shifra te KQZse, edhe te Berishes, PD-se, edhe me te Frangajt, edhe me te Fahri Balliut dhe RD-se?

 hic s'do thoshte gje

eshte mesuar

si puna e berishes qe shan e shpelan ilir meten e fatos nanon pastaj e lepin nga lart poshte e para mbrapa

Po ca do thote mor burr ska ca thote, ja qe tani KQZ e ka Ramen ne avantazh. Ku kan cipe ne fytyre mbeshtetsit e Berishovicit aman........ SE mos do skuqen apo do zverdhen ata, hic o burr ja ashtu do vazhdojne, ca pret ti kur ata eksitohen se eshte ne avantazh nje kriminel qe duhet minimumi te jete ne burg.

Si nuk ju vjen turp qe ngacmoni Leftin?

Eshte njesoj sikur te ngacmoje te lagja budallain e lagjes qe rri e ngrohet ne diell e nuk i ben keq kerkujt.

 zoto, pse ke akoma dyshime ?Nuk te mjafton  parashikimi im dy dite para se te fillonte votomi?Hidhi nje sy dhe shife si ka dale! Devijim....  vetem Lezha....

Grava, jam shprehur ne disa komente. Mendoj qe nuk ke qene ketu per te na lexuar. Te kam kerkuar po nuk e ke prure koken. smiley (te komenti 1)

per te vene ne dijeni; qe te mos perseritem; ja ku e ke mendimin tim:

komenti 1, komenti 2.

Besoj mjaftojne. 

 

U mo lefti, ki basha juaj njesoj me enver djalin me ngjan. Na nxorre mallin e kumandarit mo lefti.

Ej, a je ne terezi apo jo?

Si mre e bone hasha tri bastionet kryesore te PD-s?

A lihet Fush-Kruja n´dor t´kamunistve?

Po George W. Bush cfare do te thoshte valle, po ta marre vesh?

Am fain widh it bro! humen ene shengjinin meqe ra llafja...

Lefty, te lutem ke mundesi ta shkruash ketu ate pergjigjen? Nuk ta thashe per tallje. Merre si nje mundesi per te treguar burrerine, me te cilen te bera be. Nuk eshte as per te te ulur. Bindjet e tua, jane bindjet e tua; te pakten ti duhet te jesh krenar per to; dhe e ke treguar ne menyre konstante. Thjesht pyetje ishte. Nese ke mundesi. stp. smiley

 S'ka mundesi me te shkrujt se byroja ketu i ka pre gjuhen, e kam seriozisht, ka vetem nja 5 here rast me shkrujt dhe po i ru fisheket. 

 

Si i paska dhembet Rama cope-cope. Abababa, medet krietari medet. E shkreta ajo gru qe e ka ne shpi. Vallai, po te isha une voten nje si puna e ketij qe nuk mban dot as gojen e vet ne rregull nuk ia jepje.

ai nuk la cep te tirones pa i tregu dhomt' e reja, ti thu cope-cope. hajde mendje hajde. 

36 dhom i rregullon shpejt e shpejt por trupi eshte nje i teri nuk rregullohet me pjese kembimi. JANE SHENJE, SHENJE ATO DHEMBET po varja varja.

Vallaj une po qaj hallin si do bojm kur t'marojn zgjedhjet! E imagjinoni boshllikun qe do na krijohet? Kampionati boteror nuk eshte hicgje. Ku ka roller-coaster si kjo mer! Shifra qe perpiqen te parakalojne njona-tjetren, ne te dyja anet e pistes ke radhet e para kemi berisha, topallra, ramra, kodhelra.....................ke shkallet e siperme ina ne poplli..........

Eh c'ka na kan bo kto kellira. U nritem per demokraci ne 92 dhe sa nuk lame jeten per PD e Berishe. Sot detyrohena me votu edhe dreqin me heq qafe Berishen. Cer mallkimi......

Ju komisioneret e PR te gjith isoj qekeni smiley Qepar me thosh njoni do gris teseren tani e do shkoj do aplikoj te PS smiley

Haha, busho. Un me PR athere shkova me detyrim se PDn e kishte zon nji i forte i lagjes. Kot nuk thone, mo mir mut se i vogel. smiley

 Po keto te TCh meqe paskan gazetar ne terren, nuk thone dot se ke cilat njesi shtohen keto vota/kuti qe te dime se ku po leviz rezultati.  

 E thone live ne TV

s'eshte se e bejne shume per ju jashte

 He pra no thoni no i gjo, se na late ne ajer ne te jashtmeve, na e kane pre te drejten e informacionit.

 Shume interesant ca po thuhet tek News 24 per zhvleftesimin e vullnetshem nga votuesit.

 Nga Durresi ishte lajmi. Eshte nje numer i konsiderueshem fletesh votimi te zhvleftesuara me qellim nga votuesit, duke zhgaravitur mbi te dyja opsionet, here here edhe duke keputur ndonje batute apo duke shenuar ndonje opinion.

Lulo, m'kujtove nje t'forte nga zgjdhjet e 92. Kur hapem kutite dhe po numeronim, nji gru e lagjes kishte ngjyros kutine e PD dhe siper kishte shkrujt: "Votoj ene per burrin tim Gzimin qi osht rrefugjat n'gjermani". Vota doli e pavlefshme.

Edi Rama 1000 vota para tashme dhe po ecen. Zgjoheni nga gjumi ate bakallin se kta qe e kan zevendesuar nuk po e kryjn mire detyren. O Bakall ca te thash sot ne mengjes?

Si mbas Topit, qe i ka rezultatet me te shpejta se KQZ, Rama eshte perpara me 297 vota.

Sapo e shfaqen grafikun ne Top-channel, + 932, per 269 kuti.

Hera e fundit qe i hodha nje sy tabeles se topit 500+ Rama.

nuk jan me deshire kto pune, ka vajtur 1800 e kusur, deri neser Rama do jete shkeputur si me teleportim nga Basha, ato te boces te mistrit s'kan per te punuar..........

shume flm qe me bete me hap tv-ne te topi dhe me vjell edhe qumeshtin e sojes kur perpara me doli cili, qe tha 'jemi bere si njerezit e thjeshte edhe NE, po ndjekim me ankth'.

eh moj demokraci, ia mblodhe dhe cilit, e bere njeri te "thjeshte" me zorr. smiley 

I duket vetja special Cilit. Ka te drejte, nuk eshte popull i thjeshte, eshte majmun shimpaze i shartuar me rakunen.

Bah e forte trop. Provova nje here ate Soymilkun dhe ma shpifi. E forte qeke.

eshte i zgjut kerrma, do te kaloje per njeri! smiley

Ore, gjithnje kur flet per Tiranen, si shume i mekur dhe i dridhur me duket Rama. Po juve ?

Qepare tha, "do presim votene  fundit", tani del e thote se "Saliu te beje kujdes, mos te trashi zullumin" ... kur asnje gje s'po ndodh smiley

Keto kercenimet per policine, duken qesharake, sepse ajo ka pasur nje pozicion dinjitoz deri tani

Mesa duket, llogarite po i duken shume te veshtira dhe qe tani, po akuzon "hiejenat" qe dashkan t'i vidhkan votat  smiley

Lere se i paska mbushur i shkreti ! Kur mendon se pardje dhe dje doli duke thene : "Fitore e Thelle ne Tirane!"

Lefto ne fakt une e pash drejtperdrejt, dhe mu duk shume rehat dhe bile icik me konfident se c'duhet.. Ti shoqe paske tamam detyre ketu smiley

 Po përgatitin robt këta nëse u vjen ndonjë skenar ndoresh për t'i vjedh. E kemi me bukë në torbë këtu ne Lefterinë.

 

 për qentë.

 

absolutisht Busho (mos je gje nga fshatrat e myzeqese ti ?)

Por nese te tjeret jane perpara TV, une meqe s'kam ndermend te mbaje me lek dixhitalbrat   smiley   jam para kompjuterit dhe e kam hapur etk PPU, tek TCH dhe BallkanWe ose Tivu.al

 

Jo sjam nga fshatrat e myzeqese, po clidhje ka kjo? apo "dekonspirimi" eshte pjese e detyrave te tuja ne peshk?  smiley 

thashe se mos ishe me mbiemer BUSHI, se ka shume andej mesa kam marr vesh !  smiley

S'ka lidhje me politiken lol

Jame me te vertete shume i kenaqur nga keto zgjedhje. Vetekutpohet ka mundesi per rregullime: per shembull nje website i KQZ ku shikon live se si rritet numri i votave per c'do kandidate. Meson qe vota eshte hapur, dhe pastaj kthehet ne blue apo e kuqe.

Dhe meqenese nuk kemi akoma nje teknologji te tille, perseri keto zgjedhje me emocionun shume... Basha dhe Rama, i vjetri dhe i riu, hollanda apo spanja... dy gjigante te politikes shqiptare ne nje ndeshje qe ka mundesi te zgjasi me jave. Keto jane momente monumentale, dhurata e demokracise dhe e lirise per populline shqiptare. Ndihem keq qe jame ne amerike dhe nuk e ndjek dote kete gare nga tirana.

Laughing 

PS: whatever you're smoking, mo u bej kurrnac smiley.

Basha dhe Rama, i vjetri dhe i riu, hollanda apo spanja... dy gjigante te politikes shqiptare ne nje ndeshje qe ka mundesi te zgjasi me jave. Keto jane momente monumentale, dhurata e demokracise dhe e lirise per populline shqiptare. Ndihem keq qe jame ne amerike dhe nuk e ndjek dote kete gare nga tirana. 

S'e kam provuar ndonjehere ti ndjek zgjedhjet stoned, po te jepka kreativitet te papare. Qeka bar pa chemicals. Ma do mendja qe te duket vetja si Liza ne boten e cudirave me kete lloj bari.

Pass the pipe muhamet, that shit must be good. smiley

 Holanda, Spanja, i kuqi, bluja, elefante qe fluturojne me veshe, nje gomar xixellonjes... sa bukur eshte bota kur je "llulle" smiley 

Shikoni Bufonaten e KQZ tek NEWS 24

E pranuan publikisht qe i marin infot per rezultatet nga subjektet zgjedhore ne gershetim me administraten e KQZ. S'ma do mendja qe marrin ndonje info nga PSja, se do e kishin shkarkuar Risatanin brenda 2 min.

Ne Elbasan dhe Pogradec kane ikur dritat ne KZAZ ku po numerohen votat. Rrofshin standartet.

Sa ka vajt ndeshja di gjo njeri?

He mo djema socialiste? Si jeni? Atehere. Njesia 8 dhe zona te shkolla kuqe qe e kemi komplet tonen jane bllokuar. Njesia 5 nuk i solli pritshmerine e duhur Rames prandaj filloi te cirret. Me te filluar numerimi prisni nje shkeputje +600 te bashes deri ne fund te procesit. Hajt naten e mire. Mos me thoni qe sju thashe.

 Sa eshte rezultati ke 5-sa, ke noi haber? Heren e fundit Rama mori ke 15 mije vota atje. 

2200 eshte diferenca midis Rames dhe Bashes tek Njesia 5 pra, mesa kuptova.

Sipas llogarive .... s'duhet qe Rama te kete me teper se 5000-5500 vota tek njesia 5 ne krahasim me Bashen, qe Basha te shpallet fitues

 

Rama 3000 vota para, e fundit fare kjo....

Ca thu me? Po i del llafi Zaloshnjes?

 E fundit....Rama 270 vota para.

220 me dalin mua, por hajt se s'do zihemi per nje grusht votash  smiley

rendesi per mua ka qe vetem ne Tirane, Rama ka humbur mbi 20.000 vota, ne krahasim me 2007 ! Kjo tregon se ne rang kombetar, PD ka dale mire dhe Koalicioni ka per te dale akome me mire (si parti politike flas)

Pra, le t'a fitoje Rama Tiranen po te doje, kur ne 2013 rezultati do jete si ne 2009-en pak a shume

bereqavers! Edhe 1 vote bo pune!

Lefti,

si me mire mi goce? BW te trego se ne shkalle vendi numrat jane keto:

PS 60%

PD 40%

Ne fakt te drejte, zakonisht, pa te vjedhur nuk kapni me shume se 30%..

Pyete njeçike BW atehere, se qysh e nxjerre ate shifer :

nga Njesite vendore te fituara respektivisht

nja Votat e marre nga kandidatet

apo nga votat e kutive per Partite, tek Vota per Subjektin ?

Se votat per subjektin kane rendesi kur behen zgjedhjet e pergjithshme, ose dhe te parakohshme, qe ndoshta s'do kerkoje Rama pasi t'i beje mire llogarite smiley

P. S : Lefty eshte garipi i filmit Donnie Brasco, mos e ngaterro me gje tjeter !

Fjalet e tuja kto Lefte: " PD ka dale mire dhe Koalicioni ka per te dale akome me mire (si parti politike flas)" pse natarroehsh kot?

Left 5000 differenca ne Elbasan, me gjysmen e kutive. Para tre vjetesh Sejdini mori mandatin per 100-200 vota me shume.

Me zor te madh PDja ka fituar ne bashki si Kruja, Puka apo Kamza. Ku ma shikon rangun kombetar?

Po, ashtu eshte .... POR

Mire do ishte te kishim TOTALIN, si per kandidatet ne rang kombetar, si per Partite dhe Koalicionet ne rang Kombetar

E qarte eshte se, ne Elbasan, Lushnje, etj, ku kandidate kane qene te LSI-se, demokratet nuk i kane votuar, sepse nga rezultatet paraprake, kandidati ka marre me pak vota se koalicioni ne teresi. E njejta gje thuhet dhe per Vloren, ku mendohet se PDIU te mos kete votuar ne maksimum kandidatin e mazhorances

Ne zona te majta si Qarku i Beratit prsh, PS-ja fitoi gjithashtu, por me rezultate me te ngushta se heret e tjera : Ne Berat pati 900 vota plus, kur gjithnje ka pasur 1500-2000 avance

Ne Uren Vajgurore, vetem 12 vota plus kur e ka Bastion te padiskutueshem

Ne Kuçove, 700 vota plus, kur dilte me 1500 gjithnje

Gjithsesi, pres edhe njehere rezultatet finale per te bere komentet e tjera edhe pse llogarite do behen, mdje shume mire! I pari qe duhet t'i beje eshte Rama, si ai qe i politizoi keto zgjedhje, dhe ku kerkoi e premtoi se do kerkonte zgjedhje te parakohshme

Spo fiton Rama, po ndeshkohet Berisha sot! Pra po humbasin te dy dhe po te kene cipe ne faqe duhet te zhduken nga skena politike dhe te merren ma ato qe dine te bejne, bisturi e penel.

Iken dritat neper KZAZ e juglindjes.....ha. Ky show s'ka te paguar.

Pa ze be?  

Po jo mer se me terhoqen veshin dje qe i krahasova numerimet me boten e trete.  Po tani me ke do e krahasojme?  

ehhh c'gallate. 

Provat me dritat keta i fillun qe dje ne Vlore.. smiley

Ta marresh holle holle, dritat ikin andej ku i paguajne, mire ua bejne.  

Nejse, andej vate ajo pune.  Po mos te ikin ne Tirane e Durres.   

Sapo ikin dritat fillon ngushtohet diferenca! Cer dreq korelacioni qeka ky? smiley

Emo na ndihmo.

Pse i hoqet dritat Bakaaaalllll dritat, pyeti nejher shefat si eshte puna me dritat? si shume po i degjoj kto fjat nate, drita, hiena etj....

 -200 Basha smiley Bastioni socialist nuk dha efektin e pritur. Po pres te dali Mimi prape te qaje smiley

Po mire keta qisin nje gru per te qare, po ju late nam me Aldo Bumcen.. Te pakten thujini te heqi nje nga getat, te veje nja 2 topa tenisi aty brenda e ti lidhi ne bel....

Cuna e goca, sa erdha ne shtepi se ika me pa ca behet. Eshte bllokuar komplet 8, Rruga e Dibres. Kutite qe vijne me vone e jane gati 2/3 dhe numerohen ne rend numerik, jane Bregu i Lumit. E kuptoni vete se ca do me thene. Nqs ka qene nje zone qe e bente toksike ate njesi per PS ishte Bregu i Lumit. Socialistet edhe konkuronin fort ne qytet, po i vriste fare Bregu i Lumit. Plus eshte blloku dhe Lapraka.

Nqs do me duhet te vija bast tani, besoj se Basha e merr si perfundim. Kuptohet ketu po luhet me pak vota. Me shume gjasa do fillojne kontestimet, rinumerimet, vota te pavlefshme etj etj me vone. Po kjo histori do zgjase.

Per mua kjo eshte nje vote e gjitha kundra sistemit politik. Berisha ka humb zona ne veri, ka humb Rreshenin qe i ka bere tere ate autostrade. Rama po humbet Tiranen qe e ka konsideruar prone personale e nga ku e ka krijuar pushtetin e tij, dhe po shpreson qe lalucet e Komunes se Parisit ta shpetoj. Se si mund te dalin keta dy njerez ne 2013 e te kerkojne prap vota, kur njerezit e tyre nuk i votojne me une nuk e di. Po e gjitha kjo eshte nje grusht i forte per sistemin politik per mendimin tim. 

ti mund t kesh te drejte ne aresyetimin tend o Endrit, por une nuk kam si ta pranoje llogjike faktin qe Tirana te votoje ne shumice vrasesit. Kjo sinqerisht eshte per te ardhur keq sesi eshte katandisur ky popull i kryeqytetit. Eshte per turp, turp turp nese realizohet hamendesimi yt.

sa hile ka patur ksaj radhe? ne krahasim me 2009, ku sipas raportit te vezhgusve te huaj, ne 1/3 e qendrave te votimit numerimi ishte bere keq ose shume keq... po ksaj radhe, ca fraksion i numerimit eshte bere keq ose shume keq?

S'ka dhene raport OSBE-ja per numerimin, vecse ka thene qe eshte i ngadalte.

 Mori fund dinastia berishjane! Nje er e re do te filloje tash e tutje!! Boll me mentalitetin konfliktual,grindavec, primitiv,genjeshtar, mashtrues, euforik,korruptiv, demagogjik, pengues, te zotnis Berisha, qe per gati 20 vjet ne politik i ka lodh shume shqiptaret nga nervat  i ka vra shqiptaret shume keq fizikisht dhe moralisht!

 Atehere. Mbi 2500-3000 vota priten nga shkolla kuqe. Me te vazhduar numerimi dhe te mbaroje mund ti thoje lamtumire Tiranes, Edi.

Rrofsh per eksluzivitetin e lajmeve !

Me kujtohet Zaloshnja me anketat e tij .... me vjen per te qeshur, se i ziu i kishte bere llogarite disa here dhe prape ngulmonte se Komuna e Parisit do e shpetonte Ramen ! Getto qe krijoi Rama ne mes te Tiranes dhe qe permbytej çdo jave me vetem 20 minuta shi .... te presesh voten shpetimtare nga zona me e harruar dhe me e lene pas dore e Tiranes, eshte per te qare !

Zaloshnja gjithashtu, predikonte se Rama do fitonte Tiranen dhe do humbiste gjithe Shqiperine .... Deri tani, duket se po del e kunderta : Rama mund te kete fituar gjithe Shqiperine (pjesen me te madhe te bashkive kryesore, kuptohet), por me duket se po humbet Tiranen !

Sa per proçesin ne vetvete, me duket se si shume po "qan" kjo Shegushe Ligori tek TCH : kaq keq paska vajtur puna per Ramen ?    smiley

O Lefto, prandaj shkodra voton frymorin se e paska permyt Rama ene Shkodren? Hajde kuluf hajde! (admina kuluf nuk eshte sharje)

Shkodra voton per Jozefinen !

Po njesia nr 5 çka qe voton gjithnje Vampirin ?! (ta shpifte me ato dhembe, he !)

 Ramen e ka mare lumi. Lagjia Bashes nuk ka mbaruar akoma numerimin. Te siguroj qe do jete shkaterrimtar per Ramen sapo te vazhdoje numerimi shkolles se kuqe. Pra pergatitu qe neser te degjosh thirrje te Mimit per dalje te popullit ne zonat zgjedhore etj. Tirana eshte e fituar nga Basha. Kush se ka kuptuar eshte ne gjume.

Bakallll nuk ka asnje pike diskutimi qe Tiranen e ka fituar Edi. Prit per 5-n e per te tjera qe kan me shume vota se shkolla e kuqe, atu mbahu ti. Numerimi ka vajtur ne ate pike sa Basha fiton vetem po te vidhen votat........ ne gjume je ti dhe shefat e tu qe nuk dini as tabelen e shumezimit.

Keta te pd po fitojne njesite 2 dhe 10 me nga pak vota (500-600) dhe 8 e 11 me me shume (5000 te dyja bashke) pra rreth 6200 vota plus ne keto zonat qe fitojne. Kaq, dmth e kane humbjen ne xhep. Problemi eshte me ja mbajt lakun e shtrenguar te njesite 8 dhe 11 qe mos te prishin numrimin te njesia 5

Po u perpoq te prish 5-n pd-ja atehere ps-ja prish 11. Vetem votat e 5-s i mjaftojne Edit per te fituar.

Dmth qe me e sabotu numrimin njesoj sic po e saboton pd te njesia 5

A nuk mbaroi tek 5-sa numerimi? A nuk po e sabotojne tashme tek 8-ta e 11-ta numerimin socialistet?

 po jo ore cer mbaroi, te pesa jane per tu numru dhe 42 kuti

Plako, me shume qejf e ke marre, qetsohu xhan se do te bjeri rende

Shqiperise, perveç disa njollave te vogla dhe detit, nuk i kas mbetur me ngjyra blu

 

 

PS ka konfirmuar fitoren ne Kavaje, Fushe- Kruje e Pogradec. Fitore PS ka arritur edhe ne Elbasan me Qazom Sejdinin, i cili ka marre 2500 vota me shume se Durim Hushi i LSI-se.

Kandidati i Partisë Socialiste ne Kavaje, Elis Roshi ka dalë fitues përballë rivalit të tij duke marrë rreth 6008 vota, kundrejt 5128 të kandidatit të Partisë Demokratike dhe kryetarit në fuqi, Refik Rrugia.

PS udheheq ne qytetet kryesore si ne Fier, Vlore, Elbasan, Berat e Korce. PD udheheq ne Shkoder.

Bashkinë e Corovodës e fiton kandidati i LSI-së Nesim Spahiu me 1710 vota kundrejt PS me 1200 vota.

KA MBARUAR NUMERIMI NE:

Bashkia Peqin 8/8

Naim Teqja “Aleanca për të Ardhmen”: 908
Ilir Rrushi “Aleanca për Qytetarin”: 2670

Komuna Levan 17/17
Xheladin Malaj “Aleanca për të Ardhmen”: 2866
Agim Qejvanaj “Aleanca për Qytetarin”: 2011

Komuna Dushk 12/12
Afrim Dedej “Aleanca për të Ardhmen”: 2194
Bashkim Kadiu “Aleanca për Qytetarin”: 2010

Komuna Krutje 13/13
Andrea Muço “Aleanca për të Ardhmen”: 2138
Agim Sema “Aleanca për Qytetarin”: 2888

Bashkia Ballsh 8/8
Ilir Çela “Aleanca për të Ardhmen”: 2317
Dallëndyshe Allkaj “Aleanca për Qytetarin”: 2136

Bashkia Gjirokastër 27/27
Flamur Bime “Aleanca për të Ardhmen”: 6646
Genc Sinoimeri “Aleanca për Qytetarin”: 5177
Maringlen Koçiu: 45
Vjollca Çekani: 231

Bashkia Memaliaj 6/6
Lulëzim Meçi “Aleanca për të Ardhmen”: 1199
Hatixhe Qëndrai “Aleanca për Qytetarin”: 974

Bashkia Tepelenë 7/7
Tërmet Peçi “Aleanca për të Ardhmen”: 1736
Sevo Miçi “Aleanca për Qytetarin”: 735
Reshat Zika, LZHK: 1148

Bashkia Përmet
Gilberto Jaçe “Aleanca për të Ardhmen”: 2158
Kujtim Hoxha “Aleanca për Qytetarin”: 1811

Bashkia Ura- Vajgurore 10/10
Syrja Ormënaj “Aleanca për të Ardhmen”: 2369
Thoma Rumniçi “Aleanca për Qytetarin”: 2099

Komuna Drenovë 11/11
Hekuran Pupa “Aleanca për ;të Ardhmen”: 1560
Flamur Sala “Aleanca për Qytetarin”: 1623
Gjergji Disho: 62

Komuna Qendër-Ersekë 16/16
Kristaq Andoni “Aleanca për të Ardhmen”: 810
Enton Çarçani “Aleanca për Qytetarin”: 1004

Bashkia Bilisht 9/9
Haki Ajçe “Aleanca për të Ardhmen”: 1971
Valter Miza “Aleanca për Qytetarin”: 2638

Komuna Miras 13/13
Kryearti Sejdo “Aleanca për të Ardhmen”: 2561
Arben Laska “Aleanca për Qytetarin”: 2015

Bashkia Kukës 18/18
Alfred Cengu “Aleanca për të Ardhmen”: 3441
Hasan Halilaj “Aleanca për Qytetarin”: 6144

Bashkia Krumë 8/8
Liman Morina “Aleanca për të Ardhmen”: 1992
Bardhyl Peka “Aleanca për Qytetarin”: 1484

Komuna Golaj 15/15
Adem Lala “Aleanca për të Ardhmen”: 1744
Zenel Kastrati “Aleanca për Qytetarin”: 1783

Bashkia Bajram Curri 9/9
Avni Dega “Aleanca për të Ardhmen”: 1222
Agron Demushi “Aleanca për Qytetarin”: 2110

Bashkia Peshkopi 11/11
Ilir Vraniçi “Aleanca për të Ardhmen”: 3013
Ilir Krosi “Aleanca për Qytetarin”: 4422

Komuna Tropojë Fshat 15/15
Avni Boshnjaku “Aleanca për të Ardhmen”: 728
Ram Katroçi “Aleanca për Qytetarin”: 1628

Bashkia Lezhë 24/24
Gjokë Jaku “Aleanca për të Ardhmen”: 4631
Viktor Tushaj “Aleanca për Qytetarin”: 4933

Bashkia Rubik 13/13
Gjok Vuka “Aleanca për të Ardhmen”: 1643
Mark Ruçi “Aleanca për Qytetarin”: 1286

Komuna Fan 17/17
Neritan Boçi “Aleanca për të Ardhmen”: 659
Gjergj Prenga “Aleanca për Qytetarin”: 805
Agostin Mëhilli: 706

Bashkia Fushë-Arrëz 6/6
Nikolin Bardhoku “Aleanca për të Ardhmen”: 854
Alfred Qafa “Aleanca për Qytetarin”: 1183

Bashkia Pukë
Emver Sulejmani “Aleanca për të Ardhmen”: 903
Beqir Arifaj “Aleanca për Qytetarin”: 952
Astrit Kuçi: 706

Komuna Qendër (Bulgarec) 15/15
Ilirjan Dule “Aleanca për të Ardhmen”: 1786
Artur Lisi “Aleanca për Qytetarin”: 3471

Komuna Pojan 19/19
Vasillaq Çinoku “Aleanca për të Ardhmen”: 3284
Alfred Berberi “Aleanca për Qytetarin”: 3577

Bashkia Ersekë 5/5
Ali Laho “Aleanca për të Ardhmen”: 1548
Zhaneta Prifti “Aleanca për Qytetarin”: 1232

Bashkia Leskovik 2/2
Sergei Peshtani “Aleanca për të Ardhmen”: 503
Fatmir Guda “Aleanca për Qytetarin”: 838

Komuna Mollas-Kolonjë 12/12
Hasan Malushi “Aleanca për të Ardhmen”: 230
Artur Nazarko “Aleanca për Qytetarin”: 622
Flamur Bilo: 371

Komuna Kashar 18/18
Jakup Sulaj “Aleanca për të Ardhmen”: 4290
Besnik Fuçia “Aleanca për Qytetarin”: 5540

Bashkia Himarë 15/15
Jorgo Goro “Aleanca për të Ardhmen”: 1574
Savo Prifti “Aleanca për Qytetarin”: 560
Vasillaq Bollano: 1472
Dhimitër Llazari 144

Bashkia Sarandë 29/29
Stefan Çipa “Aleanca për të Ardhmen”: 7236
Edmond Gjoka “Aleanca për Qytetarin”: 4981

Komuna Aliko 11/11
Kristo Kaishi, PBDNJ: 1077
Ilia Thanasi “Aleanca për Qytetarin”: 684
Hristo Çabo 603

Komuna Ksamil 5/5
Besnik Abedini “Aleanca për të Ardhmen”: 1483
Vesel Koçiu “Aleanca për Qytetarin”: 1078

Komuna Kutalli 12/12
Shpëtim Vrapi “Aleanca për të Ardhmen”: 2816
Dritan Sula “Aleanca për Qytetarin”: 1911

Bashkia Burrel 16/16
Adelina Farriçi “Aleanca për të Ardhmen”: 3658
Skënder Lleshi “Aleanca për Qytetarin”: 3119

Bashkia Bulqizë 10/10
Myfit Duriçi “Aleanca për të Ardhmen”: 2440
Roland Keta “Aleanca për Qytetarin”: 2588

Komuna Otllak 15/15
Dalip Kanaçi “Aleanca për të Ardhmen”: 2623
Durim Myftaraj “Aleanca për Qytetarin”: 2614

Komuna Bradashesh 19/19
Vasil Terziu “Aleanca për të Ardhmen”: 1902
Sabri Sollaku”Aleanca për Qytetarin”: 3649

(Shekulli)

Corovoda. Blezencka. Mon amour...

 

patrioto, gjej rastin me pershnet banoret blu te kapinoves, turbohoves, nishoves, bogoves, meloves, dobrushes, muzhenckes, korites, munushtirit, buzuqit, grepckes, natyrisht te blezenckes, si dhe te bargullasit, ujanikut, sevranit, paraspuarit, cerenishtit, kakrukes dhe barinjt e malit te ramijes me "My black Momma", by Son House (& Buddy Guy).

 Si e tha ai..... na e bene dècken keta.......

Po te fitoje tiranen Basha, me Edin cdo ndodhi pyes veten??Thua do iki KY DAKU...*_*

haha kisha qe ne janar pa pare tv shqiptar, paska gallata. gazetari ne studio i thote gazetares ne terren 'mund te shkosh te pish edhe nje kafe tani se ketu jemi deri vone', kurse cili qepare i tha minxhozit 'per here te pare jam 100% dakort me ty, por s'jam dakort ne nje pike, e terci e verci'.

 alidems keto zgjedhje ishin spektakel skishte si te ndodhte ndryshe, lagja  8 do te thelloj shum diferencen ne favor te Rames!

  Ngulur Para televizorit...?

 Po! Ja ketu, ngulur para televizorit, une  ndjehem mes popullit tim, shume te  mençur ne gjykim dhe shume te drejte ne dhenien e ndeshkimit, per ate qe Sali Berisha i  ka shkaktuar  me qeverisjen e vet kriminale ne keto  6 vite.Kam te gjithe te drejten te them se kjo  ngjyre roze mbi  gati  70 %  te teritorit te vendit,  eshte  me shume antingjyrta, per  te mbi te zezen, nxirosjen e krejt vendit, prej qeverrisjes te  Sali  Breishes.Deviza e tij  "Aleanca per Qytetarin", sonte, teksa po shikoj numrat e votave te qytetarise, nuk po me rezulton as edhe "Aleance me Katundarin".Humbi te gjitha qytetet dhe me te shumtat e atyre qe ai shpresonte t`i kishte si  gome shpetimi e  qe perbejne voten popullore.Sali Berisha me rezulton, ashtu sikurse une e kam ditur, nje humbes i madh i te gjitha koherave.  Edhe pertej asaj, qe perjetoi  ne vitin 97, qe e ktheu mentaliteti i tij, prej shpellari,  ne me te mbrapshtin, pas ktheses per ne demokraci. Vota popullore kunder tij po ecen diku tek mbi 20.000 gjer sonte, por  ai as qe e di se gjer  ku mundet te arrije.

  Sali  Berisha humbi motivimin mburracak te tij, si  "ndertues" i Rruges  se Kombit.  Ja, sonte   para ekranit, shof se te  gjithe qytetaret e qyteteve,  qe shtrihen ne krejt gjatesine e  asaj Rruge, perveç kuksianeve,  e ndeshkuan me vote, ....ndertuesin e madh te  Kusarise  mbi  Kombin.

  Tek sa meditoj para  ekranit me shume vjatoj per fatin tim te shumeve si une, te mijera intelektualeve shume  te mençur demokrate, qe ky njeri u  hedhi mbi shpine boje te zeze nga nje qeverrisje kusare, qe u  ndau jo  te mira por  pjese faji, me marrezite e tij, duke i  bere  me zorr bashkefajtore edhe ne felliqesi, qe erdhen prej nje krushqie kusarie me nje matrapaz  me mentalitet tipik  katundari kusar. Dhe  guxoi qe me talljen me te peshtire   ta quante ironikisht Aleance me  Qytetarin.te gjithe qytetaret  e qytetev te  medha e te vogela i  p..ne aleancen qe u  ofroi..

  Me tere  veprimtarine e tij, ne keto  6  vite projektoi nje kuader  shume suksesiv jo ne PD, por  ne  te  majten shqiptare, Edi Ramen. Edi Rama, i ndihmuar prej Sali Berishes  pasi shkallmoi tere strukturen  e vjeter burokratike, ngulur ne politiken 20vjeçare prej   viteve  te shoqerise qe u  pernbys, ja doli  te mposhte lehtesiht "uraganin demokrat" te Salihut, ne tere  vendin dhe te behet  sot e tutje njeriu me i fuqishem brenda  force  se vet  por edhe   ne tere politiken shqiptare.

Sali  Berisha po e mbyll ciklin e vet  me kete qe mua  me ofron Ekrani  sonte,  por po  na le  pas nje rrisk edhe me te madh, ne se ne do ti leme syte qofte edhe gjysem hapur  dhe te tolerojme ato  siptoma pasojash,  si  potencial mundesishe,   te  fshehura brenda natyres  prepotente ....ne tipin e Edi Rames. 

Ekrani me  thote se  Demokratet nuk duhet ta vajtojne kete gjendje qe u la Sali  Berisha si amanet te  tij, por qysh neser te mendojne per te dale  nga kjo letargji.....

Mua, keto me tha  mendja,  tek sa po  lexoj ato qe  shkruhen brenda ekranit.Dhe ju ftoj qe per keto  te debatojme dhe  jo sa vota jane pa u numuruar e kush fitoi.Ne kemi humbur te gjithe, ne  gjithe kete kohe ikur kot se koti.I fituar  eshte vetem Edi  Rama.I lumte se ka lozur ne menyre te shkelqyer!

 

Prokuroria paska mbaruar hetimet mbi videon Meta Prifti dhe i ka komunikuar Metes akuzen zyrtare per korrupsion aktiv.  Dosja i eshte cuar gjykates se larte.

Corovodes i duhet nje buton si ai i penarit (tek tema e KQZ)

Anullo voten tende.  

U bom dhe ne "te jashtmit" si keta shqiptaret e thjeshte, po zihemi per parti mer...

Vertet e tha ate llaf ai HC? Edhe e ema e Zeqos do ta kish zili, per Zotin!

 Ilir Meta do te paraqitet ne gjyq shume shpejt-njofton Prokuroria.

ehhhh une e kam thene e para kete lajm per sot.. Big Grin

 me fal ketlina, por ska gje perseritja mema e dijes! smiley

 Me sa bast qe Ilirit nuk ka per t'i hyre asnje gjemb nga GjL? 

Nuk vihet bast per kesi gjerash, se Iliri i ka xhepat e thella dhe mund ta kaloje lumin pa u lagur.  Ama kjo eshte dosja e trete e nje politikani te rendesishem qe prokuroria con ne gjykate, dhe ka nje sasi te madhe vemendje mbi kete ngjarje kaq publike.   E gjithe vemendja tani eshte te gjykata e larte.

Po ate listen e partive te faqja KQZ, e ka vu re njeri? Sec jane ca parti, mu me duket me nga 5 veta - burri, gruja dhe tre kusherinje e pare. 

Paskeni ikur per wool juve. Une as per rezultatet e Obames s'kam pritur kshu, as per Tushen kur iku e s'po kthehej. Juve priskeni me piru ne tastiere nga momenti ne moment tju pershkojne votat e Ristanit.

 Po skena pune mer Xhib, ca me bo. Rifreskimi i fundit i faqes se KQZ:

Kuti te numruara     289 / 485

EDI RAMA  74026

LULZIM BASHA    73916

une them naten do avancoje Basha.. diten pastaj  do hipi Edi..Big Grin

ke te drejte ne fakt, gjat nates ka per te qene 50-50 dhe ne mengjes do vendoset qe Rama fiton me me shume se 1 %. Basha fajtor.

Degjoni "matematiken" e Zaloshnjes se gallate fare :

"Ka vetem 1 % mundesi qe Rama te zbrese posht 51 %" - thote .... kur Rama sot tere diten ka qene posht 50 % dhe vetem pas ores 20.00 doli me 200-300 vota perpara !

Ky Zaloshnja e kishte parashikuar tek anketa e tij, se Rama fitonte me 52.5 %, dhe ishte i bindur se marzhi i gabimit ishte qe Rama "realisht" do kishte me teper se 52.5 % te votave. Bashen ky, e kishte nxjerre aty tek 43%... madje dhe ata qe s'deklaronin voten, i fuste ne "thesin" e Rames, se kishin frike te tregonin per ke do votonin ...  smiley

Pas matematikes se Ruçit, doli Statistika e Zaloshnjes smiley

Thote gazetarja "me keto ritme te shpejta, numerimi ne Durres mbaron pasneser". 

Punto nero. 

Ho me, ca bohet knej? Si shpejt po numerokan, para dy vjetesh zgjati 2 jave numerimi.

Te dalte ne enderr jalla. Te marrte ne miting me zor (ne enderr).

smiley 

e funit per sot dhe ika me verte se u bo vone; lajm nga oranews, te qafsha moj shege me demek:

Ndër 30 kutitë të numëruara, ku kanë mbetur dhe 24 të tilla, rezultatet paraprake flasin për një fitore ndaj PS me në krye Ramën. Kandidati Basha ka marrë 8546 vota ndërsa Rama vetëm 9145 vota.

smiley

oh çu kenqem

smiley

smiley

ahahahahaaaa... po mire mer, sinqerisht, kta e lexojne najher ate qe shkrujn, apo i bi gjate shume ashtu.

uuu, e kuptova, votat e bashes jane me te ronda, dmth nje vote e bases eshte sa dhjete nga ato lapuraket e edit.

Tek OraNews po degjoj tani...

Po i ze me rradhe komunat qe ka fitu PD ne Korçe, se per qytetin apo komunat e fituara nga socialistet, s'ka prononcim.

smiley

Mu kujtua ajo para dy ditesh.

Humbet Kavajen, i thoshte shemja! Ai tjetri i thoshte, po ne Otllak te beratit, bastioni juaj mezi e fituat me 100 vota.

smiley

kete radhe do flas pa karte,

thot udheheqsi i partise...

Tek Klani muzike funebre, a thu ka vdek ndonje figure e udheheqjes.

smiley

sa shef dhe ti mer burr i dheut. si e ka url-ne?

une u mjaftova met ket marlon brandon. ket dun me arrit, po aha... shife shife... se roni kshu tha, qe ne kohe te diktatures hante qeni petulla.

te unjem? tha. smiley

smiley

 

Per Klanin ja ku e ke.

Do te kerkoj te instalosh nje web Vlc Plugin, po eshte high quality!!!

Per te tjerat

http://tivu.al

1) Top Channel

2)Vizion Plus

3) Nuk hapet smiley

4) News 24

5)OraNews

Bah bah bah

Sa te lumtur, u qeshte fytyra te gjitheve, me hare, kenge e valle....

Me kujton

"O Sali efendi, ty te pacim sa malet e na rrofsh per jete, sepsee edhe shtepite na i rruan edhe na i shpeton nga zjarri edhe bagetine po na i shton e, na i shumon ee, edhe femijet qeshin e gezojne kur vjen zotrote. Po ato qe thua per fshatin, nuk jane hic fare te verteta..."

 

smiley

mbushini oborret me kalamane...

dmth boni i dore qejf mas telegiornales smiley

 

meqe 'televizori' eshte ne titull, sa gjynah qe kemi ngel ne dore te ketyre gazetareve te dobet dhe me inteligjence te diskutueshme, balla te topi, te klani s'e di se s'e shoh dot me sy (por gjynah qe s'eshte sonila), te vizion plusi zot sa e tmerrshme ajo drejtoresha e lajmeve, te news 24 heroi i 21 janarit, nje perfaqesim po aq i denje sa ai ne parlament. 

 UPDATE- Sipas të dhënave deri në orën 01:05, në 303 kutitë e numëruara prej 485 për Bashkinë e Tiranës rezultati i përkohshëm është:
Edi Rama -77 428 vota
Lulzim Basha -76 473 vota

 amon mer te dale nanjoni te boje sevap se ngordhi ruzhja per kocka!

Rama 77493

Basha 77141 

Nga Top-Channel

 Kombinati do jete shume vendimtare me duket. 8/11 dhe 5 ka mundesi do balancojne njera tjetren, po kombinati eshte icik i paditu se ka pat shume vota LSI dhe nuk dihen si do ndahen. 

Ne fakt Kombinanti qysh ne kohen e "xhaxhit" e ka pas qejf te vjedhmen. Per kete arsye ka pas si lider shpirteror Ilir shtangen bashke me te shoqen.

 Une dija qe Lapraka kishte xhepistat atehere, po meqe po thu edhe per kombinatin po te besoj. 

 Une si simpatizant do preferoja qe kandidati qe votoj, te fitonte me diference te thelle... por mendoj qe per kandidatin vete duhet te jete sodisfaksion shume i madh te dali fitues me nje grusht votash. Eshte nje hakmarrje perfekte, sidomos pas 2009-es (nese fiton Edi). Imagjinoni sa do i djegi njerit apo tjetrit, varet kush fiton, humbja me shume pak vota. 

Ne keto kohe konkurimi te eger shpesh harrojme imazhin e madhe. Harrojme qe si socialiste dhe si demokrate, te dy jemi ne te njejten skuader. Harrojme gjithashtu qe tek Basha dhe Rama kemi dy njerez qe mund te bejne gjera te medhaja per Tiranen. Shembullat nga kariera e tyre te deritanishme e tregojne c'fare lartesie mund te arrijne per Tiranen tone. Le ti leme komisioneret te qete, te bejne punen e tyre, duke ditur se pas nje javeje, apo me vone, kushdo qe fiton kryeqyteti jone do jete ne duar te mira.

 Eh paska edhe njerez me naive se une smiley

Rrofsh per komentin smiley

Nje projeksion i thjeshte sipas zonave ne tirane jep gjithsej 700 vota diference ne fund.

diferenca i bie te jete

rama 

zona 1 995   3 118   5 5840  6 1231    7 1287  

basha

zona 2 513   4 116   8 2979   9 1374   10 643   11 3087

 

Kuptohet qe zonat nuk jane te ndara "me thike" 

Jane numeruar te gjitha kutite ne keto njesi bashkiake apo eshte rezultati i deritanishem?

Rama 80710

Basha 80695

 

 

Keto jane shifrat deri ne 03:26 sipas Ora News.

Ore vertet se dikush e permendi ketu me pare.

Sa bie nata - HOP Basha merr perpjete.

Te shkretit EdRam i shpenzohet gjithe paraditja qe te korrigjoje zullumet e nates, pastaj i duhen ca ore pasdite per te marre nje superioritet te lehte, pastaj vjen nata prape...

 ...e keshtu per 40 dite e net rresht . smiley

Pse 40 fiks, apo nga ajo historia e Ali Babait dhe 40 hajdutet. Secili nga nje nate...

Po Ali babai , kush a ?

smiley

 

In the six hundredth year of Noah’s life, on the seventeenth day of the second month—on that day all the springs of the great deep burst forth, and the floodgates of the heavens were opened. 12And rain fell on the earth forty days and forty nights.

Me pas isht kataklizmoja. smiley

Qenkan rrote me rrote.Si ka mundesi qe duhen tre dite te numerohen votat>Ne amerike fitorja e obames  u mor vesh brenda nates.

Po me kujtohet nje histori e studentllekut - fillim i viteve 1980.

Kisha nje shok ne dhome qe shpesh here naten luante poker - ne konvikt kuptohet.

Nje here na u zhduk nja tre dite e tre nete. Se ku ishin mbyllur dhe luanin non-stop. Na vjen i derrmuar ne dhome, pa gjume, pa rruar, pa ngrene etj. etj.

- Ku ke qene?, e pyetem.

- Luanim poker - na u pergjigj.

- Si dole ? , e pyetem (se helbete, donim ndonje ponç portokalli)

- Me te miat, na u pergjigj.

- Boo i thame , te iken  tre dite nga jeta dhe dole me parate e tua, nuk fitove asgje?

- Bereqavres, na u pergjgj , se kishte nga ata qe humben 3 dite, po humben dhe gjithe latat e mences. Tani s'u ngelet gje tjeter vecse te lypin buke deri ne fund te muajit. 

 

EDHE KETA TE DY TANI ( RASHA DHE BAMA), NA MOREN TRE DITE DHE AKOMA BARAZIM???!!!

mendova se kjo do te behej si nje bicim referendumi kunder berishes dhe bashes per shkak te vrasjes se 4 qytetareve ne 21 janar.Fakti qe basha eshte barazim me ben te mendoj se gjysma e tiranes jane debile.me nje popull te tille zor s'e mund te behet ndonje pune e hajrit.

 Ne fakt, gjysma e atyre qe kane kane votuar. Po ti heqesh edhe ato qe nuk kane mbushur moshen e votimit i bie te jete 15-20% e popullsise. Po te heqesh dhe idiotet me tesera PD-je plus familjet perkatese, perqindja e debileve ngelet edhe me e vogel.

PF po ti heqesh ata me tesra PS dhe familjet e tyre sa eshte % e debilave ? smiley

Alba pse gjysma e tiranes qe votoj per Bashen jane debila dhe jo gjysma qe votoj per Edin nuk jane ? Me sakte une do te thosha  tere Tirana qe votoj pavarsisht per ke eshte debile komplet

D.m.th. ti do te rikthehemi te 99.99 % ?

Votimi eshte detyre qytetare, pavarsisht kandidatit, pavaresisht partise. 

Perndryshe i mbush kutite tjeterkush, or taj...

Detyre qytetare? E quan zoterote detyre qytetare te zgjedhesh ndermejt dy debileve, ndermjet dy hajduteve ndermjet dy mafiozeve? Vallaj bilaj nuk e disha qe detyra qytetare eshte te shkatersh moralin qytetar

Toko, kudo ne bote politikanet jane te ndohtur; ku me shume e ku me pak. Bile dhe atje ku ti jeton...

Problemi eshte qe dikush duhet ta beje kete pune te piste. Le te zgjedhim ate qe perfaqson te keqen me te vogel.

Une per vehte, asnjehere nuk mund te ve ne nje kategori Ed Ramen me Lulin e Sales.

 Eh, keto politikanet ne Shqiperi jane bere si qershite e Nastradinit qe pasi i shurroi ato qe i mbeten qe mos i hante njeri, kur e zuri uria me vone iu kthye duke thene, "kjo nuk u lag," "kjo nuk u lag" deri sa i mbaroi te gjitha.

Ne fakt ke te drejte une do te abstenoja po te isha atje.Nga na tjeter dikush duhet te udheheqe per ke te votoj i ziu popull.

"I sought among you for the right leader and i couldn't find.Therefore i'll spill my indignation upon you"

The Bible.

Kot nuk jemi vendi me I varfer ne Europe. Per cdo problem njerezit ne Shqiperi ja vene fajin politikes, por harrojne qe jane ato vete qe I zgjedhin keto politikane.

smiley Cfare vetekenaqje qe i ke bere egos me kete pergjigje!

"Eh gjithe ata qindra mijra njerez qe kane votuar Bashen jane debila!"

 

 U bone qindra mijera tani!!! E shof qe po del ai llafi qe nata ia shton votuesit Lulit. smiley

 aha, ke dash me thene qindmijet (besoj, se shpejti)

Bashkia e kryeqytetit vijon të luajë me rezultatet paraprake të votimit. Në ditën e dytë të numërimit të votimeve, kandidati i “Aleancës per qytetarin” Lulzim Basha ka kryesuar numrin e votimeve me luhatje në shifra. Tashmë Basha ka marrë 71.179 vota kundrejt 71.008 vota për Edi Ramën.

Të dhanat në favor të Bashës janë kthyer vetëm pas orës 22.00

 

he more cu be? e grijttim fitorene

kur do ta hapem shampajen e funit? nesere apo pasnesere se per tu hapure s'benet llaf. 5 nga 6 te arkes me keto luhatjet jane grire der nashi. 

e or Edvin Rama ca ke bo ca ke bo! spetakel i paster, hallell! 

sec kam nje feelin qe ca nga keta bobat e krahut tjater i ke momentarily duke luajtur russian roulete me nonje bourbon straight up para, ose syte nga ekrani ene hip e zbrit nga karrigia me litarin e lidhur te llampa siper ne varesi te rezultatit..

mo u merzitni ajvrare se me mire do benet, edhe pula kur u lag s'e gjeti gje.. vl dmth. mahuni! si burra me komb qe jini..

jokes aside, dhe sikur ta humbasi tiranen (sipas infove s'ka gjasa), shperndarja gjeografike e fitores se PS-s ehste fitorja me e madhe qe mund te ndodhte, si per PS dhe per te gjithe vendin. 

muhabeti eshte qe: nashi, ky eshte vetem fillimi. ka nje beteje tjeter akoma me te veshtire para PS-ja: ndryshim e situates atje. dmth pergjegjesi me te madhe, perkushtim te madh ndaj halleve te sovranit, dedikim dhe ngritje te shtetit ligjor. qe do te thote nje barre e rende mbi supet e Rames tani e tutje sido qe te jete.

duan ndryshim njerezit ndaj ndodhi kjo qe ndodhi, me gjithe presionet e papara (per kete, god bless ata cunat qe s'duken kamerave e s'para i di njeri, po jane aty ne terren. ata duhen falenderuar per kete rruajtjen e votave). duan zgjidhje hallesh e jete me te mire, dinjitoze. po qe se Rama do t'i permbushe premtimet dhe do jete i afte tu riktheje shpresen, do futet ne histori, do mbahet mend gjate.

Do te behet balotazh nese diferenca eshte kaq e vogel?

He o peshq, qysh u gdhite sot ?

Mbreme e lashe me plot +950 per Ramen, sipas TCH, por sot duket sikur vajti prape barazim edhe pse me nje avantazh te lehte te Rames

Gjithsesi, nuk po e kuptoj hiç, se pse TCH vazhdon te luaje me 2 tabllo, kur deklaron se bazohet per rezultatin ne 17 kuti me pak se KQZ-ja !

Jep tani per tani, sipas saj, nje rezultat bazuar mbi 310 kuti, kur KQZ-ja eshte tek 327 kutite e numeruara .... mire mbreme kur e jepte rezultatin ne baze te me shume kutive se KQZ-ja, mund t'a besoje (edhe pse jo zyrtare), por tani ç'te bejme ?

Miremengjes Lefty.

Ta hoqen statusin abuziv e ta liruan llogarine; qe m'u be qejfi. Nuk ka mbetur dhe shume kohe nga dalja e rezultatit perfundimtar. Ndoshta sonte ose neser, del rezultati perfundimtar pas numerimit te cdo vote dhe tejkalimit te manipulimeve...

Akoma nuk me ke dhene pergjigje ketu Lefty. Akoma nuk je shprehur. Nuk e kuptoj pse po i ben bisht; nuk je i detyruar t'i pergjigjesh. Thjesht nuk te ka mbetur shume kohe, nese ben hazer dhe pergjigjesh.

Me te mira. smiley

Nje dite te mire te gjitheve. smiley

Parashikimi pas përllogaritjeve: Rama fiton me një diferencë 3604 vota

Redaksia Politike e gazetës "Shekulli" ka kontraktuar një grup matematicienësh dhe statisticienësh për të analizuar rezultatet e deritanishme të votimit në Tiranë, për t'i krahasuar ato me rezultatet e vitit 2009 si dhe për të nxjerrë rezultatin përfundimtar më të mundshëm, i cili do të dalë në përfundim të numërimit të 485 kutive të vlefshme për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Për këtë analizë ekspertët përdorën rezultatet e vëna në dispozicion nga KQZ-ja, si dhe disa softe të tipit GIS, SPSS dhe Crystal Report.
Pas përpunimit të të dhënave rezultoi se Edi Rama do të jetë fitues me 3604 vota më shumë se kandidati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Në tabelën në vijim mund të gjeni të dhënat e përmbledhura për çdo njësi bashkiake ndërkohë që të dhënat e plota mund t'i lexoni në numrin e sotëm të gazetës "Shekulli", version print, faqja 2 dhe 3.

http://www.shekulli.com.al/2011/05/11/Rama%20perllogaritja.JPG

Shekulli

Mrame me ni fletore e ni stilolaps po perpiqesha ne une me ba do llogari.Tu marr ne konsiderate njesite 8 dhe 11 bastone te pd-se e ti i konfrontu me 5-n, si dhe trendin e njesive te qera, me dilshin nja 3000 vota plus per Ramen. Llogarine ma qonte per lesh nje staticient me laptop te klani,qe dhe ftyra i ishte deformu,e surrati i ishte nxi nga pezmi. Ky *ari me syze vazhdonte me  prollogaritje,sipas te cilave na dilnin probabilitete,qe Basha do te kishte shkeputje,apo nje fitore e Rames me rreth 700 vota.

 

po me softuerin excel..s'e ben dot ket tabelen kto, lol 

Goodmorning everybody. E paskemi gdhi ne avantazh. Good! A ta porosis qingjin per ta pjek sonte ne dareke apo eshte akoma shpejt? 

Lamp ne hell dhe raki rrushi do te jete menyja e darkes per sonte! Hem se cpaskam edhe nje oreks te papam. O zoto si i thone hellit ne gjuhen angleze ?

 Spit i thone. Po une per vete nuk vi pa ardh Muhametali, se ka nje pipe me bar te papame. smiley 

+220 Rama.

 

Mbaroi numerimin bastioni i PD numer 10. Mbetet me shume se gjysma e njesise numer 5.

Nga selia e PD shprehen optimiste sepse akoma nuk jane hapur kutite e Facebook ku pritet avantazh i thelle i Bashes.

Megjithese shpresoj tek nje fitore e Rames, ky i fundit ka pasur defekte te theksuara gjate fushates elektorale ne Tirane. Rama u perpoq dhe  u fokusua te binde qytetaret e Tiranes se ky eshte votim politik, vote kunder Berishes, duke lene planet, projektet dhe realizimet e deritanishme vetem ne doren e nenkryetareve te bashkise. Nenkryetaret apo administratoret e bashkise sic i quan Rama, i flisnin nje audience militantesh socialiste neper mbledhje sallash moderne duke mos arritur te percjellin mesazhin tek qytetaret e thjeshte. Nga ana tjeter, kandidati rival, premtonte ulje taksash dhe rritjen e investimeve nepermjet bashkepunimit me qeverine qendrore ne takimet ne rruge me qytetaret. Ky lloj perafrimi i Bashes me qytetaret po jep efekt tek votimet e fundit, sepse ai i premtonte qytetareve dhe biznenve te vogla pikerisht ate qe shume qytetare i preukupon ne lidhje me qeverisjen vendore. Nga kampi i votave te Rames, kryesisht votuesit kane dhene vote politike kunder Berishes sesa ndaj premtimeve te Rames (sidomos premtimi per punesuar 200 mije vete, Rama really?!!!) Nese Rama kerkonte vote politike, atehere duhet ti meshonte fort faktit se Basha eshte i akuzuari kryesor per 21 janarin dhe hajduti shteteror me galopant ndaj shumes korruptive te grabitur ne rrugen e "kombit". Rama mjaftohej ndaj qytetareve vetem me shprehjen se duhet ta leme Lulin se pershesh ha i shkreti. E tashmja po tregon se Luli ha edhe vota, madje ne sasi te medha, aq sa e kane vene ne veshtiresi mandatin e Rames ne keto zgjedhje.

Po te pergjigjem Zotrules mqns insiston, (do preferoja nje teme te veçante per kete gje, sepse do haje debat, por nejse)

Zotrules pra, donte te dinte se ç'fare do beja une po te fitonte Rama ne Tirane

Mbreme, ne MP i shkruajta Zotrules se nuk me ishte prishur gjaku ne 2007, kur Rama fitoi me mbi 22.000 vota kundrejt Olldashit, e jo me tani ne 2011 qe eshte jek e jek. Kjo, sepse vertetohet fakti se Rama ka humbur te pakten 20.000 vota ne Tirane....

Keq do me vinte vetem per Bashen, sepse per mendimin tim ai ka bere nje fushate te shkelqyer, s'ke c'fare t'i qortosh per fushaten :  per kete do me vinte shume keq, se nuk do te fitonte me i riu, me i miri dhe me kompetenti per t'i dhene nje fryme te re Tiranes.

Por ama do pranoja rezulatin zyrtar pa bere terci-merci per kontestime : e kam fjalen per ca frymore te vampirit ketu, qe mbreme kishin frike se NATEN DO U VIDHESHIN VOTAT ...   smiley

Sa per rezultatet sivjet nuk jam aspak i shqetesuar, sepse ne 2007 po ne nivel zgjedhjesh lokale, PD nuk arriti te marr asnje nga Kryeqendrat e Qarqeve, perveç Shkodres, Kukesit dhe Peshkopise : sivjet, ka marre qarkun e Lezhes PD-ja, bereqaves  smiley

Kur te dalin rezultatet perfundimtare, si per kandidatet ne tere Shqiperine, si per partite dhe koalicionet, atehere mund te flasim me qarte se kush i fitoi realisht keto zgjedhje

Po ju them qe tani, se nese Koalicioni i majte, do te kete me teper vota se koalicioni i djathte per Partite ne nivel kombetar (bashkie e komuna bashke), do jem i pari qe do njoh humbjen tek peshku ! (Tirons, shenoje dhe kete se mbase te duhet me vonesmiley

Doni me per belulin ?!

PS : Pipth, zona nr 10 s'ka qene bastion i PD-se ndojehere, kujtoj para ca vitesh Gerti Bogdanin i cili mezi fitoi atje para ca vitesh, me 50 vota diference

Bastionet e PD-se ne Tirane jane vetem 8 dhe 11, gjithe te tjerat i ka pasu PS-ja ne 2000, 2003 dhe 2007 ... Kurse sivjet, Njesia 2, Njesia 4, 8, 10 dhe 11 duken per PD-ne, kurse 1 dhe 6 jane lehtesisht per Ramen, ndersa 5 s'diskutohet, e kane inonduar lalucet, siç tha dikush me lart  smiley

Tè shohèsh ditè pas dite se si po shkèrmoqet LSI,sidomos nè Tiranè...èshtè njè nga kènaqsitè mè tè mèdha qè mè falèn kèto zgjedhje...

dardha e ka bishtin prape !

Druhem se per LSI-stat, kenaqesia me e madhe do te jete te heqin qafe Edi Ramen nga Tirana, ku pa votat e tyre, zor se Basha do ishte ne keto nivele ... prandaj, ka kenaqesi dhe kenaqesi ne keto zgjedhje, prandaj jane te bukura smiley

Dream on Lefty, po mos na fol si Luan Rama pash Zotin!!!!!

Left, LSI ekziston sot vetem presj 20% te posteve qeveritare. PS po fiton sot ne shumicen e bashkive ne Shqiperi nga krijimi i koalicionit nonsense LSI-PD. Meta and co. jane pjese e qeverise vetem per te zhvatur nepermjet postit qe te mbajne gjalle ekonomikisht bazen e militanteve te partise. PD-ja do ti fitonte bashkite e Elbasanit apo Lushnjes nese do te kishte kandidatet e saj. LSI ne Tirane do ti sjelli stres Rames but thats all what is gonna be just stress.

... per tutto il resto, c'e' Mastercard! smiley

he mer ca bohet ?   smiley

se qete tuj na e 10t dipllomen, ene hesapet qe kena pas bo smiley

 

 spo morrim vesh gjo.

si jane punet?

edhe sa vota kane mbetur pa numeruar?

po ne durrres si eshte situata?

He mer cere bohet, a maroi ai muhabet? Kush nga minibashkite jane tuj mbaru?

Sa per nje konkretizim te vogel, ja harta e minibashkive te Tirones:

 

Tirana Minibashkitë.svg

Njesine 1 e fitoi Rama me 400 vota plus

Njesine 10 e fitoi Basha me 500 vota plus

Keto kane mbaruar, te tjerat vijojne ....

edhe 4-n e fitoi basha me diference te vogel. po me perjashtim te 5-s, 8-s dhe 11-s ku rezultatet jane te thella, per njesite e tjera nuk dihet se kush i fiton minibashkite.

Psh te 2-shi, Basha eshte ne avantazh te vogel, por nuk e besoj se e fiton kandidati i LSI-se minibashkine se si zorr qe te djathtet te kene votu ne bllok per te. Po ashtu te 3-shi.

Shance per fitore ka kandidati i minibashkise 7, Krenar Alimehmeti (PDIU), se ai o Tironc dhe aty edhe Basha ka goxha avantazh. Edhe ke 9-a Fortuzi ka shance se eshte pak ne avantazh Basha. Pastaj keta jane cuna Tirone dhe ish-futbollista te Tirones, qe me siguri morin me shume vota ne zonat e tyre se vete Basha.

Edhe ke 9-a Fortuzi ka shance se eshte pak ne avantazh Basha. Pastaj keta jane cuna Tirone dhe ish-futbollista te Tirones, qe me siguri morin me shume vota ne zonat e tyre se vete Basha.

a thu a ?

e tmerrshme kjo qe po thu, po nejse smiley

O rrusho po Fortuzi nuk eshte numuru akoma. Vazhdon te numurohet krimineli! smiley

se di,

meqe eshte zona ime, di qe deri dje pasdite spo numuronin hic fare.

por ta shofim tashti.

pike e zeze, u bone futbollistat me na administru paret tona smiley

O Ruzhdije, po kjo eshte politika. Fiton me i bukri, me i njohuri, me karizmatiku... jo domosdoshmerisht me i zoti.

Thene kete, administrator i sukseshem eshte ai qe di te zgjedhe keshilltaret tekniciene perreth tij dhe di gjithashtu t'i degjoje ata.

sheee e paska kuptu ne olsi

mire mire, ika te boj nai kokerr pune une, se teknicienet perreth, po si kape me shpulla sme bojne asi pune

C'jane keto metoda te dhunshme Ruzhdije?! 

Provo nje here t'i bindesh teknicienet e tu me dashuri... me perkedhelje... me embelsi! smiley

Takova sot ne mengjes disa shitesa (buke, ushqimore) ketu tek lagja ime dhe ishin bo tym fare. Me hup Basha me thane kemi hup dhe ne. Njerez te ketij krimbi disa dite perpara te djeles sebashku edhe me kandidatin e PD per minibashkine jua kishin mare fletoren me listat e familjeve qe marin buke dhe ushqime me pagese te vonuar (pra me liste) dhe u kishin premtuar ketyre familjeve se do tu shlyente PD-ja. Tani, jo vetem qe keta dyqnxhit nuk kane mor leket nga PD-ja, por nuk kane mo as listat me detyrimet e fukarenjeve. Eh ca bohet!

Po besoj se ata qe marrin me liste do perfitojne nga 300 000 vendet e punes qe do hapi Rama dhe do i paguajne leket. Mos e vrit menjen! smiley 

sme paske kuptu. Mu me ka ardh keq per ata dyqanxhite se punojne nga 18 ore ne dite per 2 leke te qelbta. Po mire tju bohet derisa i besojne nje vrasesi dhe kusari si ai krimb balte. 

Si?!

Edhe "te vjen keq" edhe "mire t'u behet"?!

Ka mbaru fushata, ik futi nji teke dhe festo fitoren. 

Po pse te boka pershtypje ty kjo gjo? Edhe per shkodronet me vjen shume shume keq per ato vujtje qe hoqen me permbytjet, por nga ana tjeter kur shikoj sesi votojne si milingonat per kriminelin, them mire tiu bohet!

Ne fakt 8 vjet qe i kishte PS-ja jote shkodranet hanin me luge floriri.

Mosmirenjohsa... 

Po me varke nuk dilnin te pakten.

Gjithsesi, shkodront duhet te kishin me shume mend e te mos votonin per Sulen, qe lejoi te mbyteshin dy here rresht brenda vitin, per dy vjet rresht, vetem per te trash bythen e Metes.

E njef ndonjerin prej kandidateve atje ti?

Pse duhet te votonin ate te PS-se?

 

 

 

 

I njoh te dy, po kjo, sic u pa qarte, nuk ishte vote per kandidatin. Ishte vote kunder Sules. Kandidatin e Tiranes une s'e kam qejf hic, po votova per te vetem per t'i thy turinjte Sules.

E di qe ti s'ke per te rene dakord me mua qe keto ishin zgjedhje politike, po nga votimi u duk qarte smiley 

Po te ishin politike nuk fitonte kurre ne Lac e ne Kavaje PS-ja.

Perkundrazi, keto zgjedhje treguan qe ishin lokale, qe nuk mund te fitosh me cdo lloj kandidati.

Kuptohet qe ata qe votojne sipas partive ehde ne zgjedhje lokale me kandidat te njohur, si ne rastin tend, jane shume ndaj edhe nuk bejme hajer ndonjehere ne. smiley 

Mire, mire. Vazhdo ti plako. Edhe ne humbje jeni fitimtare. Jeni bo si kamunistat m'vaktit.

 

P.S. Sikur jane pak kontradiktore fjalia e dyte me te treten, apo me duket vetem mua? Edhe ishin lokale, edhe ata qe votojne per partite jane shume (prandaj s'bekemi hajer se ne gjytyrymet qe votojme per partine qekemi shume)

You can't have the cake and eat it at the same time thote inglizi  smiley 

E mire, ti paske probleme ne kuptimin e shqipes, une flas per politike me ty. Shnet plako! 

Vej bast qe keni pare endrra me numra kete nate.

 

Sala osht rrote ne pulitike (m'falni, po nuk mund ta quj politike... arsyet dihen... i kena diskutu ketu)
Po te ishte i qute, sot dorehiqej dhe i kerkote presidentit zgjedhje te reja te parakohshme. Ne kembim, i thosh Rames ti shiste nja dy-tre komisionera dhe t'ja falte Bashes Tironen. Hiqej keshtu nje 'barre' per zgjedhje te parakohshme per krytar bashkie ne Tirone, qe dum s'dum, do mbahen kur Rama t'bohet kryeminister.
Po ai aq men ka !

Ca thu mer Stalker?!?!

Sala rrote nuk eshte. Eshte psikopat. Po te mos kishte kete cen, do ishte goxha i suksesshem dhe i pelqyer.

Atij sot i mjafton te thote qe e ka lexu voten e popllit qarte, dhe se do te reflektoje mbi te. Po as kete nuk e ben dot se nuk e le psikopatia e tij. Varianti i PD-se eshte "kemi fitu voten popullore, po nuk kemi bo perzgjedhje te mire te kandidateve. Po "Shqiperia Blu" eshte gjithsesi  smiley  

Jo jo, as vote popullore nuk ka kesaj here (gje qe e kish, me nje perqindje shume te vogel, më të larte se ps-ja ne 2008). Kete rradhe jo. E ke me shifra.

Ok, si te doje ! Do ti hapi pune vetes. Une ndaj thash, mund te bente nje 'kembim' te tille. 
Mu m'duket se në nje demokraci burgjeze (parlamentare), osht i çik e arsyshme qe te kete nje far' ekuilibri pushtetesh. Kur t'humi edhe legjislativet, t'kete parasysh se s'do kete as Qeveriun, as pushtetet lokale. Do kete të sorrës. Ndersa sipas propozimit tim, t'pakten do kish Tiranen, nepermjet Bashes.
Ai e di ! 

 Saliu në fakt synonte t'i kishte të tëra, sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që të rrinte sa më gjatë në pushtet. Pra nuk kishte ndonjë projekt zhvillimi Shqipëria "e Saliut". 

Gjithë synimi ishte: të rri sa më shumë në pushtet. Kaq. 

Po mënyra sesi e organizon pushtetin Saliu, duhet të bjerë me themel, sepse mbështetet në omerta klanore dhe tribale. Kështu që s'meriton një pushtet i tillë të ketë ASGJË. Çdo pushtet i kësaj forme, do të legjitimonte tribalizmin, sepse do të përfaqësohej tribalizmi aty. 

Kur të bëhet Edi kryeministër, po të jetë i zgjuar, duhet të zgjerojë sa më shumë horizontet. Të përfshijë sa më shumë njerëz "pa dallim feje krahine e ideje", dhe ky organizim i vjetëruar salist, do të kthehet në relike. 

Pas Saliut, e djathta duhet të rindërtohet nga fillimi dhe nga e para. 

 sheme,(per citimin e 20 perteritjeve) tani fillon numurimi mbrapsht i perteritjes si proces, nje fjale e urte kineze thote qe" sa me larte te ngjitesh aq me shume do vritesh!" Keshtu mos u gezo shume me dhimbjen e "fatkeqit" kush e di sa do te rrudhet nga dhembja, sepse nuk behet fjal per perteritje tani, dhe as per vellime ne ngjitje! smiley

Rama kryeson me 1936 vota 

Rama ka marrë 88253 vota Basha ka marrë 86317 vota.ka update tjeter?

 Morri fund me duket. Edhe me kutite qe priten te vijne nga 8 dhe 11, diferenca eshte thellu icik si shume dhe plus Rama pret vete kuti te tjera nga 5.

Me kete vrull qe ka marre nuk besoj se ndalet as per 2013. Vertete komunat i ka fitu prap PD shumicen, po nuk jane diferencat e 2007. 

drejtesia vonon por nuk haron. Vuajtjet e ketij populli nen regjimin berishist duan shpagim dhe koha po vjen!

Po voten popullore kur do e morim vesh?

 

Mos u dekurajoni nga shifrat qe jep TCH, i cili jep rezultatet qe i interesojne ne fillim, dhe i pasqyron teper vone kutite ku Basha ka me teper vota, qe diferenca te thellohet artificialisht.

Diferenca eshte aty tek 500 votat tani per tani dhe njerezit e PD-se ne terren tregohen optimste me kutite e tjera qe priten te vine

Tek njesia 5, jane numeruar gjysmat, kurse tek 8 dhe tek 11 ka ngelur ne vend numero

Gjithsesi, llogarite jane te thjeshta :

Tek Njesia 5 Rama s'duhet te marre me teper se 5000/5500 vota ne krahasim me Bashen

Deri qepare, ishte 2400 vota para, te shofim sesi do veje puna deri ne fund

mbahuni burra  smiley  ........ ene gra   smiley  

Kur jane numeru pothuajse gjysmat te 5 dhe ka arrit 2400, i bie qe me te tjerat e kap 5000shin.

Kjo qe shkruan ti eshte dekurajim fare. Me duket ti Lefty qenke komunist i infiltrum.

Mos mo vlla. Na u merzit Ristani.

e pe? boni sikur u nevrikos ene iku, ne menyre qe ti fus nje telefon anej nga pislliku ene me i pyt se ca te boj. Kerme e gjalle eshte. Deri tek une ketu i vjen era.

A ka me skandaloze se sa kur kryetari i KQZ-se iken ne shenje proteste nga KQZ-ja?!

Eh o Shqiperi! O vend komikesh! smiley

Me sqaro pak please. Ca boni vaki qe iku ne shenje proteste Ristanua?

Hic o burr. Foli ai tipi i PS-se si zakonisht. Por kesaj radhe u ofendu... zemra vogel.

Ne fakt, ka me teper mundesi qe arsyeja te kete qene ajo qe thote shemja me siper.

Po Arvizu? Si po i duket referendumi qe na propozoi pas 21 janarit?

Kam frike se do ndodhe ndonje gjeme tjeter sot si ajo e 21 Janarit. Kriminelet nuk mund ta dorezojne shtetin me vote te lire. Sic duket kerkojne prape gjak.

Mund te ndodhe ndonje gjeme si ajo e '97 pa 21 janar nuk ka me.

 

Gjynof ristani qe u merzit. Guxoi ai puqisti i ps te pyeste administraten si mund te zgjidhej problemi i formulareve qe nuk i jane dorezuar komisioneve.

 

Ristani i beri "bojkot" kqz-se

 Ky Ristani po i kalon te gjithat caqet e legenllikut. Burre me pa personalitet ne ate lloj posti si zor te gjesh ne bote. Duket si i terbuar dhe kjo eshte shenje e mire per Ramen. Rrugac i rendomte.

It's not personal. It's just business. smiley

sido qe te shkojne punet, te gjithe e moren vesh qe populli nuk eshte kaqol, politikanet tane nuk e meritojne popullin qe kane!

 

admina, a ka munci me hap i teme tjeter "ngulu para televizorit 2" se u rendu shume dhe kjo, mesa duket po kaluan 400 komente + 1 foto e doktorit per teme, mezi ngarkohet faqja

 Ore... ka njeri që NUK e ka kuptuar se kjo situatë e Ramës me Bashën "kokë më kokë", është fiktive dhe e organizuar nga lart prej KQZ?

Si ka mundësi që sa doli Rama përpara me 54% numërimi u bllokua direkt? Si ka mundësi më pas që u përzgjodhën zonat që do të numëroheshin, që të shfaqej një realitet i tillë, gjasme "kokë më kokë"?

Këta zonat ku Rama ka shumicë, nuk i kanë lënë kot për në fund. Se po përgatitin ndonjë tetsh aty.

Edhe provokues tip bakallësh e leftrash, që kanë dy ditë tashmë që përgatisin robt psikologjikisht për tetshin, dmth ja prisni të fitojmë, dmth të vjedhim. Dy ditë Bakalli e s'po i dalin rrogallitë. S'e ka bo tetshin akoma KQZ-ja. Priteni me një llaf. Se nga momenti në moment...

O Emo, që e përmende, atë njohjen 1 km larg, shif pak, a vëren diçka të ngjashme këtu? Shif ndonjë shkëmbim Bakall Left, if rings any bell.  

 Une e thashe para 2 ditesh: nese do kete vjedhje te votes se popullit ne Tr, do kthehem ne Shqiperi e do çvarros kallashnikovin. 

 hahahhaha, e ke parasysh ate barcaleten ne ishull te dy burrave qe mbesin vetem pasi femra e vetem u vdes?

hahahah

Jo, por kam parasysh ata barcaleten me plakun dhe gangsterrin dhe thupin e pistoletes. smiley

Cilat njesi kane mbetur pa u numeruar? sa kuti nga njesite? sa votues gjithsej kane qene dhe sa vota jane numeruar? Sa vota kane mbetur pa u numeruar?

Sheme, zamet e ke na informo pak se jina m'pune ene s'na le afendikoi me pa tv  smiley  

 del ora-news ne internet po ska sinjal te mire smiley 

 

spo e gjej askund ate informacion prandaj pyeta

 tahirin nuk e le shefi i policise te hyje ne qendren e numerimit si perfaqesues (vezhgues) i PS

i njejti shef komisariati (dritan lamaj) mbreme ka hyre ne qender dhe ka qelluar komisionerin e ps (thote tahiri) 

 tahiri eshte nje mashtrus ordiner.  ate se besoj.  te kish qen erion veliaj po smiley

 po ta kishte thone sala a e besoje?

 ncuq. vetem ilir meten do besoja lol

Qeke bo dhe ti per gjynof bashke me ilirin sot me duket

 

 

 ja , m'infektove ti.... sduhet me t'bo reply lol

Nuk besoj se do mund te vjedhin. Ketyre iu prene krahet qe kur thane ata te ODHIR/OSBE-se se do rrine jo 2 dite, po 2 jave. Aty i ngriu dhe buzeqeshja Lulit smiley 

 

 Ishte një kronikë nga TCH, me një grua komisionere, ajo po thoshte se kishte ndejt pothuajse pa bukë për 24 orë, me një farë naiviteti dhe gati duke qarë po thosh se "kam ndejt në këmbë të mbroj votën". Ndoqi udhëzimin e Edit me një llaf. 

Vjen e nesërmja, i kishin kërkuar të shkarkohej, me motivacionin se kishte ikur nga qendra e numërimit. Ajo kish aty, gjithë natën. 

Në Qendrën 10, kishin futur policinë të nxirrte komisionerët.

Këta kanë rënë në kocka të forta që nuk pranojnë kompromise, edhe me 100 mënyra, po i bëjnë mënjanë. Kur nuk korruptojmë dot këtë tipen/tipin, hajt e ndërrojmë të na vijë tjetri, mbase korruptojmë tjetrin. 

Kanë strategji prej qelbanikësh këta mer lal! 

***

Ka mundësi kush është nga media këtu dhe lexon peshkun, shikoni interesohuni të merrni të dhëna ndaj presioneve që u kanë bërë komisionerëve, ndërrimet e tyre, ndërhyrje militantësh etj... 

Gjithë këto duhen pasqyruar. 

Dje psh. sipas Shamkut dhe reporterit te TCH, votat (ne njesine qe permende ti) pasi u perzune numeruesit socialiste, kane qene per shume kohe vetem nen mbikqyrjen e numeruesve demokrate.

Nuk eshte se duhet ndonje mund i madh me hedh nje shuk letrash ne kuti.

 llogariten të gjitha ore... 

është si të krijosh një sistem anti-furto.

- ikja e dritave.

-koha midis ndërrimit të komisionerëve. 

- shkaktimi i trazirave me qëllim heqjen e vëmendjes prej kutive të votimit. 

një komisioner diku, sikur 50 vota të arrijë të hedhë në kuti, ka ndryshim shumë të madh rezultati. Se janë gjithë ata komisionerë.

Dhe ku vajti ajo faqja që jepte votat sipas minibashkive??? 

Se një minibashki pasi ka fitu trendy-n e votimit në le të themi 30-40% të kutive të numëruara, duke u nisur dhe prej historikut, atë trend nuk e ndryshon më. 

Psh.. në rast se në x zonë, votimi ndërpritet dhe pas ndërprerjes ndryshon trendy-n, atëherë kjo punë mban erë.

 

 është KOMPLET e njëjta situatë me 2009!! Mbaji kutitë aty dhe mos i numëro sa të dalin llogaritë tamëm. 

Numërimi i zgjedhjeve të 2009, kish zgjat NJË MUAJ. Cili është ai bir kurve që do thotë tani se këta nuk erdhën në pushtet me vota të vjedhme? 

 

Cili është ai bir kurve që do thotë tani se këta nuk erdhën në pushtet me vota të vjedhme?

emrin e birkurves e do nga politika apo nga analistet? smiley

ngadal, ngadal, mos perfshini ciliminjte ne kesi muhabetesh.. smiley 

Luli i llim ne pampersa..

Nga njera ane, "jam i sigurte per fitoren" nga ana tjeter deklaratat e asnje kandidati nuk i sherbejne votimit.

Stalker,

gjith ideja e Lulit kryebashkiak ishte qe ti priteshin krahet PS-se e jo qe kembeheshin pushtetet.

I gjo eshte e sigurte, si Rama si Luli (nese ky kerrma nuk plaset ne burg) do ta linin bashkine pas 2 vitesh max.

gjith ideja e Lulit kryebashkiak ishte qe ti priteshin krahet PS-se e jo qe kembeheshin pushtetet.

 

Uuuuu, po sigurisht qe jam dakort !! Por meqe doli keshtu si doli (ja moren edhe Kavajen dhe Burrelin, ka nje limit edhe humbja !! ), une mendova se Berisha mund te tregohet i çik jo-fare-budallë, dhe te beje diçka me mend. Dinamika elektorale ben muuuu qe ne dy vitet qe shkuan dhe ne vitet qe do vijne ka qene dhe do te jete ne krahun e te Majteve (nderkohe qe dinamika e moshes se tij nuk do koment...). So ?
 
Une per ate e kisha (une e kisha per mëmëleshin ne fakt, po hajt mo). Sepse, siç thu dhe ti me te drejte, nje gjo eshte e sigurt : " si Rama si Luli (nese ky kerrma nuk plaset ne burg) do ta linin bashkine pas 2 vitesh max".

ps: ka nje bindje te gabume nder shqipo qe, Sala eshte psikopat, por eshte edhe qafir (ne politike). Une them JO. Thjesht budalle. Dhe hiç fare qafir ! (ç'a qafiri mer amon, mos me kontrollu 5 gardista, bej hesap, dhe me e çu gjendjen ne lufte civile, per 5 kuti te qelbta votimi ne Berat e Fier).

Ore, po mendoja, tek shikoja numrin e votave te qyteteve tona (perveç Tiranes) : ato qe i qujm 'qytete te medhaja', kane secili jo me shume se 25-30 mije votues. ok. Po t'u shtojme ata qe nuk votojne dhe ca kalamoj, ja shkojme tek 50-60 mije banore. Po pse, kto 'qytetet tona te medhaja', nuk i kalokan ende 100 mije banoret ?? pupupupu, ç'a fshati neeeeeeeeee ! E mu qe m'duket Franca e vogel... Une jom ftof m'tajare
 

sipas top-it edi eshte 1014 vota perpara, sipas KQZ vetem 362. Sapo foli basha dhe beri thirrje per qetesi dhe numurim te shpejte te votave. Tha gjithashtu qe te presim leximin e votes se popullit me qetesi.

me fal po vetem une perfytyroj pazare qe behen, kontrata qe lidhen, me dhjetera avokate qe punojne intensivisht, pas cdo kutie qe hapet?

njesia nr 7 edi 931 vota me shume. Kane ngelur edhe 10 kuti pa u numuruar nga 50 gjithsej.

 

 Doli dhe  Luli duke bere  thirrje per pershpejtimin e numerimit.I hodhi dhe pak karburant optimizmi makines se  grupeve te numerimit. Cfare kinezerie!Kane dy dite qe e kane bllokuar dhe ngadalesuar procesin e numerimit dhe tani ben te interesuarin per imazhin e procesit demokratik.

 pbdnj parti e pare ne rreshen (apo bulqize)

 

 

 

 

 

 jo si kandidat por si parti. ka marre votat e pd

 Llesh Gjin Marku homogjen me kombesi greke. Keta te dhjesin mu ne rregjistrim popullsie.

E c'natyralizuarn fare PBDNJ. Vote hallall.

Ne durres, ku jane numuruar rreth gjysma e kutive, daku i PS-se eshte rreth 1600 vota me shume se dielli i PD-se.

edhe ne Thumane fiton kandidati socialist me rreth 1000 vota me shume se adashi demokrat.

 Aleanca e ndeshkuar prej qytetareve.Gjeografia e shperndarjes se votave tregon se PD ngjason me PS e 91smileyarti e mbeshtetur nga zonat rurale,periferike.

po eshte shume kollaj me e ble varferine o spiritus. smiley

Po dhe 21 janari ngjason SI DY PIKA UJI me 2 prillin e 91 ! Une kam nja 5 muaj qe e kam shpreh kete idé tek xhaxhai : pd eshte fiks atje ku ishte pp-ja ne 91 ! Biles dhe 20 vitet e pd-se (demokratikase jane ato vite mo, ti lejme llafet), ngjajne si dy pika uji me 40 pranverat e ppsh. Vetem per ca 'arsye te ngatarrume', nga 40, jane reduktu ne 20.

i kane bere keto zgjedhje pacavure fare. ngado qe hedh syte, shikon vec shifra por asnje qe i shkon pershtat njera-tjeteres. nuk meret vesh asgje. a thua se secili nga televizionet apo website-t i numurojne per hesap te vet apo sdine te mbledhin e te zbresin, ose u kane dhene noj kuti me vete dhe secili i bie daulles se vet.

pak me pare top-channel deklaronte se sipas TCH ishin hapur 347 nga 485 kuti dhe votat ishin 88346 per Ramen dhe 87230 per Bashen (diference prej 1116 votash).

tani, sipas KQZ, jane hapur 347 nga 485 kuti dhe rezultati i eshte 87911 per Ramen dhe 87485 per Bashen (diference prej 426 votash).

a ka mundesi te ma shpjegoje njeri kete??? apo hienat vazhdojne te ri-prodhojne faktorin fitues/humbes te 2009? thjesht jam kurioz te shikoj se si do mbyllen keto numerime me diferenca te ketilla se vec ne shqiperi matematika mund te ndryshoje terma. Ketu eshte bere "bir selman i nenes, ke te qaj me pare..."

 Rezultatet e kqz jane pa vule (jo zyrtare pra). Ne kete kusht, kushdo ka te drejte te jape shifrat e veta.

duke qene se kutite e hapura ndodhen ne njesi te ndryshme, tch dhe kqz jane duke konsideruar shumen e kutive te ndryshme. Pra supozoj qe 347 kutite nuk jane te njejtat. 

Kjo do te thote qe ne total kutite e numeruara jane me shume, nuk po paraqiten nga te dy palet (tch e kqz).. Gjithsesi do konvergojne eventually... 

TCH ben shume mire qe ben nje sherbim paralel me KQZ, pasi KQZ publikon rezultatet e kutive sipas qejfit duke i dhene preference atyre ku del me mire Luli.

 

 

 TCH ben shume mire qe ben nje sherbim paralel me KQZ, pasi KQZ publikon rezultatet e kutive sipas qejfit duke i dhene preference atyre ku del me mire Luli.

Kjo gjë është denoncuar prej anëtarëve të PS në KQZ, që pardje!!! 

E kishte thënë Subashi se KQZ po përzgjedh se çfarë votash të publikojë dhe konfirmojë!! 

 Brace po thote se qarkullon nje furgon i bardhe i pd me vota te manipuluara e kerkojne nje zone ku ti shkarkojne. 

 

tek njesia nr 5 (bastioni i edit) eshte numuruar gjysma e kutive dhe edi eshte ne avantazh me 2728 vota.

 do e beje dhe rama nje konference shtypi tani (tch)

 

brace ishte per nxemje

 ja ta them dhe une me salen

 

Unë ndjehem 20 herë më i përtërirë. Fushata për mua është libri më i bukur, i kam 15 vëllime aty, ky është vëllimi i 16. Është një festival i vërtetë. Është një fillim i ri për mua, çdo fushatë. Pas dy vitesh do të kem fillim të ri prapë.

 


 Nqs 5-sa perfundon me 5000 vota ne favor te Rames, por Basha merr Njesine 2, Basha fiton. Ky eshte parashikimi im. 

Cudi per mu ka bere Njesia 4, e cila ka qene gjithmone me PS, por e mori Basha me 119 vota. Ne 2007 Rama ishte ke kjo njesi me 2000 vota me shume.

Ke 10-ta Basha mori shume me teper sa ka marre Olldashi ne 2007.

Ke 1-shi, Rama ka marre me pak kesaj rradhe se ne 2007.

 

Numrat po na cudisin. Njesia 5 duhet te prodhoje te pakten nje 8,000 vota diference patjeter qe ti garantoje Rames fitoren.  

 Rama i ofroi nje "amnisti" morale votuesve te pd

 Njesia 5 duhet te prodhoje te pakten nje 8,000 vota diference patjeter qe ti garantoje Rames fitoren.  

Si do ti prodhoje 8,000 vota, me cfare, aty ne Njesine 5 jane te gjithe, jane me 10 ra pale sy Berishe !!

 TCH ne menyre indirekte e tregoi shume qarte qe ne qendren nr. 5 do duhen edhe 3-5 dite nisur nga ritmet (vetem 6 kuti te numeruara sot) ndersa qendrat e tjerat do perfundojne brenda dites se neserme. 

Une po te isha ne vend te Rames do kisha urdheruar bllokimin e numerimit KUDO nqs ky proces nuk do vazhdoje normalisht ne nr.5. Nuk mund te veprosh si qytetar me keta maloke qe nuk lane me institucion ne kembe po i kane bere te gjitha ne funxion te Sales e familjes se tij. Sido qe te perfundojne zgjedhjet ky proces eshte nje turp i madh per Shqiperine e 2011 dhe konfirmon qe 2013 do jete idem si 2009. 

as mos te te shkoje mendja ne 2013. nuk mund te lejohet frymori te ri ne pushtet deri atehere. eshte vrases dj ne me shume se 3 raste (gerdec, Kosta Trebicka, 21 Janari) dhe duhet te shkoje tek vendi i duhur.

 Edhe shamku nuk lejohet nga policia te hyje ne zonen 10.

Pretendimi eshte se sot duhet autorizim i ri.

 Po si ka mundesi te ndalohet nje deputet i parlamentit ne nje qender votimi ?!!Ti kerkosh autorizim Deputetit nga KQZ e atij Vagabondi, Ristanit, eshte nje ulje dinjiteti institucional! 

Njesia 5 Rama eshte diku 2500 vota diferenca. Maksimumi shkon 4500 diferenca. Se shpejti festojme fitoren. Basha fiton me 500 deri 800 vota diference ne total.

tamom tamom eshte + 2728 kur kane ngelur edhe 33 kuti. Pra vetem gjysma eshte numuruar.

Nuk shkon kurre diferenca 7 ose 8 mije tek kjo zone. Fitorja Bashes eshte 99% e sigurte.

   Lulzim Basha - Faqja Zyrtare 281.264Personen gefällt das

 

  Ti je mbrapa Ristanit me siguri, apo i merr te dhenat nga blloku i Bashes ?

 Shefi i komisariatit tek njesia 6 "e ka ul pushken" dhe tahiri ka hyre brenda.

 

Furgon i PD-se qe qarkullon me vota te manipuluara per ti shkarkuar diku....Hmmm sec me kujton thikat me helm dhe stilolapsat pistolete...

Sikur Bracja te kishte thene qe eshte maune, PS-istet e peshkut do e kishin gelltitur akoma me me qejf.  Ose ose, te kishte thene qe furgoni ka logon e PD-se dhe poshte saj thote "Vota te Manipuluara! Kerkojme Vendshkarkim!"

 

Prit prit, se paska me te forta akoma.  Rama i'u ofron amnisti morale votuesve te PD-se.  Mire qe s'tha une vdiqa ne kryq per gjithe mekatet tuaja!

Humor falas qe ne pike te mengjesit!

 REZULTATET SIPAS NJESIVE BASHKIAKE
Njesia 1 - Jane numeruar 37 nga 39 kuti. Rama 9439 vota --Basha 8929
Njesia 2 – Jane numeruar 38 nga 54 kuti. Rama 11148 vota -Basha 11465
Njësia 3 – Jane numeruar 2 nga 32 kuti. Rama 6400 vota. Basha 6319
Njesia 4 ka perfunduar numerimi Rama 10 860 vota- Basha 11 000
Njesia 5 -- Jane numeruar 27 nga 65 kuti. Rama 8292 vota- Basha 5866 vota 
Njesia 6—Jane numeruar 41 nga 51 kuti. Rama 9159 vota-  Basha 8169
Njesia 7 – Jane numeruar 37 nga 50 kuti. Rama 10553 vota - Basha 9522 vota
Njesia 8 – Jane numeruar 17 nga 30 kuti. Rama 4189 vota - Basha 5718 vota
Njesia 9-  Jane numeruar 15 nga 41 kuti. Rama 3965 vota -Basha 44 68 vota
Njesia 10- ka perfunduar numerimi. Rama 5702 vota -Basha 6226 vota
Njesia 11- Jane numeruar 34 nga 55 kuti. Rama 6756 vota -Basha 8300 vota 

-300 Basha. Tani do kete vetem ngritje. Nga darka Rama kalon me minus

hahahahahahahahaha

P.S. Gilmani je mo?

Oiiii! Na hoqen petllen per zotin! Jan bo gjithe mediat si Nostradamusi. Ndonje ide se kur mund te marojn kta me kto numratoret me gogla?

 

P.S.: (icik jashte teme kjo) O stafi, na cmenet ne ju mer amon! Accounti i trete qe m'keni bo me hap - due to account inactivity thote kjo mer! Ca do me thone kjo ri?!

 Ora 15:00- BW thote:

REZULTATET SIPAS NJESIVE BASHKIAKE
Njesia 1 -     39/39 kuti.      Rama     9913 vota          Basha   9467   + 446 Rama
Njesia 2 –    38/54 kuti.      Rama  11148 vota            Basha 11465  + 317 Basha
Njësia 3 –     2/32 kuti.       Rama    6400 vota           Basha   6319   + 81 Rama
Njesia 4 -     43/43             Rama 10 860 vota-          Basha 11 000  + 140 basha
Njesia 5 --    27/65 kuti.      Rama 8292 vota              Basha   5866  + 2426 Rama
Njesia 6—   41/51 kuti.       Rama 9159 vota              Basha   8169  + 990 Rama
Njesia 7 –   37/50 kuti.        Rama 10553 vota            Basha   9522   + 1031 rama
Njesia 8 –   17/30 kuti.        Rama 4189 vota              Basha 5718    + 1529 basha
Njesia 9-     15/41 kuti.        Rama 3965 vota              Basha 44 68   + 503 basha
Njesia 10-    25.25               Rama 5702 vota              Basha 6226    + 524 Basha
Njesia 11-   34/55 kuti.        Rama 6756 vota              Basha 8300    + 1300 Basha

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).