Dua te blej nje aparat fotosh. E dua shume te mire, shume te bukur, dhe jo shume te shtrejte.

Kam pare sony nex-5 dhe me duket i bukur por s'marr vesh shume nga keto pune fotosh.

Beni sevap e jepini mendime fukarait.

43 Komente

fukara indeed, sony nex 5 beka mbi 600 $$$ Tongue 

shiko ketu per nje guide te mire

 Sa e ke buxhetin?

Moj nëpërka pika-pika,

Do këndoj po mu zu grika.

Dola në port e të prita

Ti nuk erdhe unë ika.

 

Qish e ngrisa atë ditë?

Duke qarë e fshirë sitë.

Ti mos qaj o-ill, o-dritë,

Se do të prishenë sitë.

 

E do na shëmtoç fotografitë.

E dua shume te mire, shume te bukur

Ti aparatin e do per te bere fotografi apo per t'a vene tek bufeja per zbukurim?

 Po ti pse preferon Mercedesin kur te ben pune edhe nje tata?

 

Ti po presupozon qe une preferoj Mercedesin. Nderkohe, Mercedesi nuk mbahet si nje nder makinat me te bukura. Alpha Romeot te marrin ne qafe nga bukuria po s'me duket se jane aq te kerkuara.

Nejse, se une s'marr vesh shume nga aparatet por me ngaterroi ca.

 Sony Nex-5 eshte aparat fantastik e s'ka lidhje me bufene.

E dua shume te mire, shume te bukur, dhe jo shume te shtrejte.

Kam pare sony nex-5 dhe me duket i bukur por s'marr vesh shume nga keto pune fotosh.

 Me thuaj cfare fotografie pelqen, a e shikon aparatin si investim njesh apo si investim fillestar (plus lente, blic, filtra e te tjera mrroklla qe mund te kushtojne sa dy-tre fishi i aparatit) e do per ta mbajtur ne xhep apo cante shpine dhe cfare eshte shtrenjte per xhepin tend qe te te them ku te shikosh.

Kjo vegla ketu pastaj, eshte ne familjen e Sony nex5, por ia kalon atij.

 Ky o problemi... sjam eksperte fotosh por ne udhetimin e fundit cannon i xhepit i ka menderosur te gjitha fotot ne ambjente te mbyllura e te hapura.  

Dua qe lekun qe do shpenzoj kesaj rradhe mos te humbasi vleren per 6 muaj. Mbi te gjitha foto te mos jene blurry, mos te pres 10 sec per te shkrepur foton e dyte, ne erresire fotot te jene te qarta.

Ky sony me pelqeu per permasat por reviewt qe po lexoj nuk jane fundi i botes. Prandaj erdha ketu te pyes per eksperiencat qe kane njerez te tjere me keto lloj blerjesh.

 

 

 Edhe nje here: sa e ke buxhetin? Sa ke ndermend te shpenzosh?

 PF: Fujifilmi qe thua ti eshte goxha aparat, vetem se ka ate objektivin 35mm, pa zoom dhe qe nuk ia zevendeson dot smiley 

 Well, fatkeqesia e dikujt eshte bekimi i dikujt tjeter. Natyrisht qe lentja fix nuk ben per te fotografuar nje ndeshje futbolli, por eshte perfekte per portret dhe landscape. Ndaj pyetja e pare ishte se cfare kerkon nga vetja dhe nga aparati.

 Eshte anakronike sot, te blesh nje aparat i cili mund te perdore nje lente te vetme pa zoom, sado cilesore qofte kjo lente. Nuk jam kunder 35mm, fotot me te bukura ne bote, ndoshta jane bere ekskluzivisht me objektiv 35mm, por prape jam kunder blerjes se ketij aparati, nese do jete i vetmi qe perdoret nga bleresi amator.

 

Me 1200 dallar nxjerr nje alamet mjeti me gjithe blic e me dy lente qe mbulojne nga 18mm deri ne 200mm.

buxheti...deri 600 plus minus . Smedoj te behem fotografe por dua te kem kujtime te bukura ne albume.

 

 Me ate buxhet, pyet shitesen e dyqanit. Ajo ka dijeni te mjaftueshme per te tille rang cmimesh. Gjithashtu ke mundesi te zgjedhesh edhe ngjyren dhe formen qe te pelqen. Personalisht do te te rekomandoja Canon te serise G

 fujifilm,

aparatet jane ose nikon ose ne vend te dyte cannon. bleje nje here e mire se nuk jemi te pasur te blejme gjera te lira. mbi 600$

Me 600 euro nuk blen dot nje reflex. Une te keshilloj te blesh nje kompakte te mire. Nje Panasonic Lumix. Modelin e sakte ta them me vone.

Une kam nje Nikon Coolpix prej gati tre vjetesh, nxjerr foto shume te mira, eshte i vogel, s'mbaj mend te kem pasur foto blur me kete. Jam amatore per foto, ama me kete jam e kenaqur dhe albumet e pushimeve i kam shume te mira. smiley

Borxheze,

Une te keshilloj nje zi8.. Ne baze te flamurit te keshilloj te shkosh te depoja e shpise, te marres ca llamarina e ti ndertosh nje fole me nje mbajtese per nje dylbi (tek do dilte me bukur.. smiley

qe ktu

http://www.youtube.com/watch?v=C394BIbLruQ

 

Zgjedhja eshte e thjeshte. aparat kompakt qe nxjerr foto cilsore

Canon G12

Canon s95 (nqs e kerkon me permasa me te vogla)

 G12 eshte VJEDHJE!

Ne ambjentet e erreta per te bere foto te mira pa blic, duhet nje reflex nga ato qe punojne mire me ISO nga 1600 e siper (duke nisur nga Canon D500 dhe Nikon D5000, te dyja keto rreth 600$). Sony Nex-5 me objektiv 18-55 jep goxha sodisfaksione, eshte nje lloj i ri aparati, pa pasqyre dhe ben edhe video HD1080p (shume shume cilesore). Nese do nje monster te vockel qe ka zoom 12X, me objektiv te stabilizuar (qe mos te te dalin shumica e fotove flu, te turbullta) eshte Panasonic TZ10 qe kushton rreth 350 dollare amerikane.

 

Une personalisht perdor nje Panasonic Lumix Fz50, por eshte shume i madh dhe i rene, perveçse i vjeter si model. Fotot ama jane mese cilesore (Shiko faqen time ne Flickr KETU)

 

Keto qe te thashe jane zgjedhjet me te mira ne baze te buxhetit tend.

Per vete kam Panasonic TZ4 (nje nga modelet e para me 10x optical zoom) dhe ky permbush cdo deshire tenden amatoriale (po te dish te punosh mire mund te arrish edhe deri ne njefare niveli medioker profesionisti). Eshte kompakt dhe shume kollaj per ta marre me vete. Keto modelet e reja nuk ma merr mendja qe jane shuem te ndryshme (shto uje e shto miell dmth).

Nese do tí perkushtohesh fotografimit asnje nga keta kompaktet nuk te ben pune. Shko per gjera qe 600 e lene shume mbrapa (kuptohet me gjithe aksesoret e tjere)... por nese nuk e ke ne te vertete pasion mos i harxho paret kot (eshte nje valixhe me mroklla me teper qe do pertosh ta marresh).

OK, modelet jane:

1) Panasonic Lumix DMC-TZ20

2) Panasonic Lumix DMC-GF2K, ose DMC-GH1, ose DMC-GF2W

Te dytat jane kompakte me objektiv.

S'po rri shume te te mbush mendjen, pse, qysh, tek... thjesht bli njeren nga keto dhe je ne rregull.

Nqs. do te qendrosh low-cost, shko tek Samsung. Bejne aparate shume te mira per cmimin qe ofrojne.

Une prap them merr Zi8 ose noi gjo me te mire per me pak se 100 dollar, modifikoi uaid engllin, viji ene i monokular 20 dollarsh ene ke fuqi qe asi kamer gjer ke 7-800 dollarshi sta jep smiley plus o super cool qashtu.. 

 Fujifilm FinePix S1800 12.2 MP Digital Camera (Black)

Fuji, 12 mp

200 dollare

edhe mire, edhe lire.

Kam nje te tille te vjeter, qe nga epoka kur ishin 4 Mp me te lartet, dhe edhe sot i ben fotot me mire se shume prej aparateve te thjeshte qe shiten gjasme me 12 mp.

Normale qe nikon e canon duhet te jene me te mire, por per cmimin, nese s'je fotografe profesioniste fare, ky ia vlen, sepse ka tiparet e aparateve profesioniste.

hmmm cmim shume i mire vertet! dhe FUJI mesa di une eshte nje nga firmat qe ben lentet me te mira.madje kam degjuar se dhe Nikon dikur ka pas marre lente nga Fuji.

keshtu qe ..go for it

Jo lentet me te mira jane ato te Carl Zeiss...Zakonish keto lente i perdorin Sony. Mua nuk me perlqeje analizimi i ngjyrave te Fujit.

 Lentet me te mira jane ato qe perdoren nga Leica smiley

Lentet Zeiss ne reflekset dixhitale Sony, po ti marrim te gjitha, jane me pak cilesore sesa seria L e Canon dhe disa Nikkor (14-24, 24-70 dhe 70-200 qe dolen bashke me D3).

 

Persa i perket ngjyrave, Fujifilm (te pakten deri tek S5) kishte shume filtra te ndryshem ne aparat, qe zgjidhen nepermjet menuse. Pastaj mjafton nje kalim ne Photoshop me Image - Auto Color dhe ja, u zgjidh ceshtja.

Po Leica jane lente te mira per kamera manuale....Por per kamera dixhitale leica eshte shume prapa..

Une po flas per kamera dixhitale

 Prape gabohesh smiley

Leica nuk e ka ndryshuar ndonjehere bajoneten, pra te gjitha lentet M, perdoren pa dallim si ne aparatet me film si ne ato dixhitale (m8, m9). 

Enka eshte e anasjelltas, Fuji perdor lentet e Nikonit(i cili ka me teper eksperience ne prodhimin e kamerave): Me sa di une Fuji vete nuk ka eksperience ne prodhimin e lenteve...Kamerat me te mira te Fujit i D5 Pro kane lente Nikon smiley

 

 

 emrin e ketij fujit te lutem sepse keshtu me nxjerr nja 100 cope.

 

Fuji S2 Pro... E ke te shenuar poshte kameres

une kam perdorur po ashtu per nja 4-5 vjet (dhe ende e perdor mgjth me esh thyer lentja) canon ixus 6.0 .eshte i vockel fare, portabel dhe tani ka dhe canon ixus 12 mp me cmim shume te mire dhe te arsyeshem.eshte nje aparat shume i mire per cmimin qe ka.vertet eshte point and shoot por sdq mendoj se i lan leket me punen qe ben.por dhe ai Fuji lart me duket interesant.

Besoj Canon G12 eshte shume multifunksional dhe mund te perdoret dhe si profesional ,gjithashtu eshte mjaft komod per t'u mbajtur me vete rrugeve..nuk po i me thelle parametrave teknik po jam me se i sigurt qe ja vlen..kam pasur vete G10 para dy vjetesh..nese do te thellohesh me shume nga ana profesionale eshte teme tjeter pastaj...

Reflekset entry level mund te jene te mira, por nuk jane fare praktike.

Kompakten e fut ne xhep.

Canon 5D. Kurrgjo tjeter. I shtrenjte, por investim i perjetshem. Edhe nje objektiv Canon 16-35 mm dhe hajt shnet per jete e mot.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).