Veç edhe njëherë të ecim
Dhe t'jemi bashkë si dikur
Zemra për zemrën e tjetrit
Të jetë për ne si flamur

Dora që zgjat kur rrëzohem
Është ajo që ne na mban
Mos e lejo të harrohet
Se nuk kemi tjetër vatan

____________ 

Çfarë mendoni për këtë këngë?

Ju lutem keni durimin dhe shikojeni videoklipin deri në fund:

Jericho - Kanga Jone

 

Teksti

Nona po vet: "Ku i kom djemt' o ku m'kanë mbetë?"
N'pragun e shpisë, marre e madhe na ka prekë
Gurë o për gurë, kullën tonë jonë tu e rrzu
Kthehmuni djem, nonën qysh bon me harru

O Zot na kthe nerën e shpisë
Mos na le vet n'tmerrin e vetmisë

Çohu mor vlla, sot oshtë dita tjetër nuk ka
Nona po thirrë, lot' e vajit dojnë m'ju tha
Gurë o për gurë, kullën tonë prap ta marojmë
Vakti ka ardhë, marrën prej shpisë me përzonë

O Zot na kthe nerën e shpisë
Mos na le vet n'tmerrin e vetmisë
Mos ...

 

***

Sa shpejtë vitet kaluan
Kjo këngë kujtimin ma sjellë
Sa lehtë të gjithë ne harruam
Dhembjen që kishim njëherë

Këngët që bashkë i këndonim
Mbetën jehonë në kujtim
Të gjithë këndojnë të vetmuar
I vetëm është Vendi Im

Veq edhe njëherë të ecim
Dhe t'jemi bashkë si dikur
Zemra për zemrën e tjetrit
Të jetë për ne si flamur

Dora që zgjat kur rrëzohem
Është ajo që ne na mban
Mos e lejo të harrohet
Se nuk kemi tjetër vatan

 

11 Komente

Eshte teme qe Jericho e marrin dhe e rimarrin ne menyre te vazhdueshme. Kjo kenge m'u duk e realizuar mire, por personalisht preferoj "Tomlin e nones" dhe "Shkaba".

 Dakord 100%. Kur s'perdorin ato elementet folklorike nder tingujt e rrokut keta nuk me pelqejne fare. They're just another band. Perndryshe jane klas fare.

S'jam dakort Lulian, se duhet pare ne teresi, edhe muzika, edhe lirika.  

Nuk eshte se kemi me shumice "proteste literature (muzike)" ose ndergjegjesuese qe e quan Zinn.  Art utilitarian vs art for tallava sake. 

Jericho 5 yje ***** 

 I don't know, I just love their sound when they include folk motives.

I love that sound too smiley.

Por une e degjova "Kangen tone" disa here e mbase fantazia ka marre dhene, por ne fillim ndjej hijen e lahutes, edhe pse s'luhet lahuta.  Dhe pjesa e dyte e kenges nje gershetim "gheg rock" me serenate korcare.  

S'me dalin 5 yje.  

me e bukura kenge ne shqip

Jericho ...pa pipza turqish eshte shume origjinal...ate kengen Shkaba n'a e ka felliq shqiponjen...

 krejt e kunderta ne fakt, origjinaliteti shkon gjithnje ne perputhje me te qenit i vertete ndaj asaj qe pasqyron (qofshin keto pipza turqish* apo turqizma te tjera)

* ne qofshin te tilla

Lulo, 

A po me thu qe ste pelqeu ajo aroma e TOOL? apo ajo shija e Sys of a Down?

 Xheriko asnjehere sme ka zhgenjy!!!!! 

5 GALAKSI kane nga une!!!!!!

Shqipe e paster jane!

 

 

E degjova prape. Dy here. Kur ja fut andej nga korca me pelqen me shume. Po prap mo, ai rroku ala System s'me ngrof hic. Nuk e di pse po me behen bajat keta. Sikur te eksperimentonin nje cike me shume me qene. 

 Shqipja ne rroku Lulo, sncukin mire..

Perpiqen cunat dhe besoj se bojne goxha pune.. Masanej po sgabun kur do mesojne per te bo me mire? po me ta thone drejt drejt spo ja kap dot ku e kane gabimin smiley 

Per mu keta jane vlere e paster, kaq te nevojshem ne ket kohe legenash!

Te pershendes me ket ene te ndihmofte me pa endra me trimnesha  smiley 

Edhe i gjo, mendoj se keta do e qanin ndonje tip Toxicity...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).