Si mund te merret ky sllogan i Edi Rames? Rama po kerkon votues apo mashtrues ne elektorat?

Ky eshte rast per precedent te rende, kur kryetari i opozites e quan te mireqene edhe te kembyeshme financiarisht voten, te drejten e votes, fshehtesine e votes, etj.

48 Komente

 ka pas qene nje shprehje e urte popullore dikur:   ha buken e turkut, e bej duvane e kaurit...smiley.      me duket sikur ka lidhje me kete kerkesen e Rames.

 Me mire me ta ble voten se me ta vjedh (si ne 1996-en psh)... e me mire me ia fut atij qe kerkon pozite me te futme duke mos ia dhene ate te shkrete vote. 

kjo nuk eshte fobi per vjedhje vote; kjo eshte pergatitje terreni.
Si ka mundsi qe sala qe ka vjedh voten sa here, e ka lon me fitu ramen? apo ashtu ka qen nji muhabet?

 Shoku, ti duhet te kuptosh qe te dyja partite kane "elektoratin e vet" te patundshem, pra nje grup njerezish qe nami te behej, do votonin gjithsesi per PD ose per PS. Kjo do te thote qe gjate hereve qe Rama ka fituar, gjeja eshte bere e mundur nga vota e atyre qe s'bejne pjese tek dy bashkesite e siperpermendura. Sala s'mund ti bleje te gjithe, ashtu si nuk mundet te vjedhi vota kudo. Demografia e Tr ka ndryshuar nga 2007, ka njerez qe kane arritur moshen e votes, ka te ardhur me banim ne Tr etj. Pikerisht keto shtojca jane terren pjellor per "blerje me para ose me vepra". Ketyre u drejtohet Rama.

shoku, qe ta kuptoj tamom. Kjo aksioma jote dmth:
- nqse fiton rama, atehere vjedhja e votave nuk kalon diferencen mes kandidateve perndryshe, nqse rama nuk fiton, atehere vjedhja e votes ka qene me e madhe sesa kjo diference.

Tani jam i bind perfundimisht

 Ekuacioni ka dy te panjohura x(votat e vjedhura) dhe y(votat e blera). Ribeje ushtrimin smiley

desha me t'qujt paranoik po pastaj m'u kujtu proverbi se ne shpi te te varurit nuk permendet litari kshuqe nuk po ta permend

Ai po flet per vjedhje vote, jo per blerje... vjedhja e votes nuk ka te beje hic dhe nuk e llogarit fare perkushtimin e dikujt ne nje parti politike - psh, sa militant eshte, dhe sa i patundshem mund te jete... vota e ketij vidhet njesoj si vota e Edi Rames apo Sali Berishes... apo vota e dikujt qe nuk i intereson fare politika. Keshtuqe, po flisni per gjera te ndryshme. smiley

ky me duket se e di qe tan shqiptaret jane hajdute, jo mic sokola, se nuk ka si te jete ndryshe, ti ftoje te gjithe te vjedhin paret qe ka vjedh sala. ose ndoshta e mendon veten si tip Robin Hoodi. se qe te shesesh voten edhe pastaj ta besh edhe me hile a tia hedhesh per ramen, po kjoja eshte kriveper.

mire se behesh nje here legen qe e shet voten edhe e deklaron veten cope - cope e te ngordhur fare, se sa ka me pagu sala per voten, por edhe te besh ramen milioner me te madh duke e lene prape kryetar bashkie me paret e berishes, po kjo eshte gjeniale.

Me duket se e kane ne program kete punen e lekeve sepse edhe GRAMOZI, e tha publikisht ne Top Story  te dashur votues merni leket majtas edhe djathtas, ndersa voten ruajeni ne koke.

 “Paratë merruani, janë tuajat, votën mos jua jepni kurrë, pasi ajo është e vetmja mundësi që keni, për të nxjerrë nga vetja juaj të keqen që ju ka lënë pa punë. Vota është e vetmja mundësi që keni për të mos lënë të keqen të dalë nga kontrolli e tu bëjë më keq. Vota është e vetmja armë për të marrë hak për të vrarët e 21 janarit, për ata që humbën jetën në Gërdec, për ata që vriten çdo ditë në ëndrrat e tyre, teksa janë të papunë e shohin padrejtësinë”

 

marre nga "mapo"

 E pakuptimte. Keto jane zgjedhje lokale e jo te pergjithshme. Pushteti ekzekutiv i ngelet atyre qe e kane. Lind pyetja: perse qenkerka shkaktuar kjo papunesi nderkohe qe slloganisti ka vite me radhe ne krye te bashkise se Tiranes? Pergjigja sipas meje, eshte krejt e thjeshte... ne rast te nje epersie te PS ne rang vendi, sidomos nese fiton edhe ne Tirane, e majta do kerkoje zgjedhje te parakoheshme. 

 Kjo eshte ide e arvizut.

duke perifrazuar: pse te mos jene zgjedhjet lokale nje referendum?

(e njejta interviste ku i quan shqipetaret pak si shume te dashuruar me korrupsionin)

ne rast te nje epersie te PS ne rang vendi

A quhet epersi nqs PS-ja del me keq se ne 2007? Nqs fiton me pak bashki dhe komuna se ne 2007 (rrjedhimisht kjo nenkupton qe keto zgjedhje nuk do te ishin referendare sic deshiron dhe reklamon Rama e PS.

 Prape varet. Nese PS fiton Tiranen, Vloren, Durresin, Fierin, Elbasanin, Korçen atehere quhet epersi. Ne fund te fundit zgjedhjet e pergjithshme te 2009-es i dhane pushtetin PD-se per votat qe u moren ne Tr (nga PR + LSI), pra nese Edi Rama nuk fiton ne Tr, Ps-ja mund ti fitoje te gjitha te tjerat, madje edhe Shkodren, por Rama gjithsesi duhet te behet menjane.

Krahasimi nuk duhet bere me 2007-en por me perqindjen qe merr koalicioni ne total.

Pergjigja sipas meje, eshte krejt e thjeshte... ne rast te nje epersie te PS ne rang vendi, sidomos nese fiton edhe ne Tirane, e majta do kerkoje zgjedhje te parakoheshme.
..po ne raste te kundert cfare duhet te  ndodh sipas teje?

 Varet smiley Nese zgjedhjet zhvillohen ne nje klime te qete e pa incidente, e nese vezhguesit thone se jane te rregullta, Rama duhet patjeter te jape doreheqjen nga kryesia e PS smiley

Rama duhet patjeter te jape doreheqjen nga kryesia e PS

 

 

       ..ju besoni se do jete  “E vetmja rrugë”  apo  “Rruga e mbetur” e veteme pa pasur tjeter  alternative..psh humb Tiranen por prap fiton disa bashki te medha ne rrethe..

Jam dakord qe kryetari jep doreheqjen nga kryesia e partise ne rast humbjeje te zgjedhjeve; per aresye morali dhe etike personale... po a nuk do te thote nje dicka kjo? nje dicka e rende ama! - edhe pse ne perendim ndodh gjithmone keshtu; por ne rastin e Shqiperise,  do te binte edhe me teper ne dukje kjo gje e rende, madje te ne behet edhe me e rende... eshte treguesi qe qytetaret nuk votojne alternativa por kryetare. Dhe ne nuk jemi sistem kryetaresh; jemi sistem parlamentar; jo presidencial. Dhe eshte e rende qe ne nje vend si tonin te mungojne alternativat; tregon mungese shprese; eshte mungese vizioni, mungese prespektive; dhe kjo do te projektohet me vite te tera ne te ardhmen. e rende ajo qe ke thene dhe implikimet e saj.

Ai popull do rrahur mengjes-dreke-darke per nja dy tre pesevjecare; derisa t'i vijne mendte ne vend.

 Bonjour tristesse smiley

Ne Shqiperi ka qene gjithnje keshtu, eshte votuar ose eshte mbeshtetur EMRI. Italia gjithashtu eshte republike parlamentare, por edhe ketu kurdohere eshte mbeshtetur personi me shume sesa partia. Them se kjo eshte dukuri e popujve mesdhetare, e nga ata te epermit, vetem Gjermania perben perjashtim (pervec faktit qe emrat gjermane gjithnje punojne shkelqyeshem per popullin e tyre). Nuk ka per te ndryshuar ndonjehere, mos prit qe te behemi nje dite si Suedia apo Danimarka apo Hollanda. Shqiptaret do rendin gjithnje pas udheheqesit te partise.

tristesse?

                tristesse?...  

                                tristesse?

 tri nuk nenkupton 3 smiley

tristesse?

              tristesse?

                            tristesse????????

Dhe eshte e rende qe ne nje vend si tonin te mungojne alternativat; tregon mungese shprese; eshte mungese vizioni, mungese prespektive;

...ne nuk mund te shkojme back dhe te nisim nje fillim te ri  persembari, por ne kemi mundesine  tani qe  te fillojme nje te ardhme ndryshe, me shprese e perspektive , ose ta vonojme ate  per nje  kohe tjeter si gjithmone..

dmth kaposho??? nuk mund te shkojme back... but let's stay "back" without going there? cfare je duke thene?

 Dhe, kot per sport, rama i referohej "zyrtarisht" amnistise fiskale.

Une, gjithsesi, e quaj zgjidhje te vlefshme edhe per shitjen e votave.

Nga e kuptove se kujt i referohej Rama nese ai vete s'e permendi gjate fjalimit?

 ma ka msu zysh Karmeni ne klase te pare fillore

 germat, thosh, lidhen bashke e formojne fjale, fjalet formojne fjali, ... e keshtu me rradhe.

 

Sic te thashe, kot per sport ishte sqarimi se nuk ka asnje rendesi per ate qe ka hapur temen e as per mua. Merrini parate e berishes (ca zgjedhesit, ca prokuroret, ca avokatet) se te popullit jane e ne popull duhet te kthehen.

Eshte detyre e cdo zgjedhesi te ndershem ti heqe nga duart pushtetin ketyre qenve te terbuar. Hiquani parate nga duart e pastaj u hiqni edhe privilegjet e drejtimit te shtetit qe po masakrojne. Le te arrijne pa para ne xhep "diten e gjykimit".

 

Saktesim: e ka thene edhe ne kete kuptimin tjeter (sic e sheh, po bej shtese dhe jo fshirje ne shkrim)

“Presioni i Saliut dhe kukullës së tij që po bie dhe kërkon të ulet në prehrin e Tiranës, po përpiqet të blejë votat e njerëzve. Merrini ato lekë se janë tuajat dhe kurrë mos ia jepni votën” (marre nga zeri i popullit - qe i referohet tch)

100% dakort me ramen ne kete pike.

 

Pyetja eshte: a ka dhene te njejtat udhezime edhe per komisioneret e ps?

As tek kjo pjesa tjeter qe citove nuk po lexoj gje ku flet apo nenkupton amnistine fiskale. Ndoshta ngaqe s'kam patur zysh Karmenin. smiley

Eshte detyre e cdo zgjedhesi te ndershem ti heqe nga duart pushtetin ketyre qenve te terbuar.

Dakort!

Hiquani parate nga duart e pastaj u hiqni edhe privilegjet e drejtimit te shtetit qe po masakrojne.

A nuk quhet vjedhje kjo - apo ka emer tjeter atje ne Evrope? Apo po t'a besh kundra Berishes (qe ne te vertete e ben kundra shtetit e vetes) eshte nder dhe detyre patriotike?

eshte sllogan komunist si ai t'ua marrim bejlereve dhe agallareve, ne kete rast berishes dhe klanit te vet. ka mberritur puna tek dobesimi ekonomik i njerit klan qe te marre pushtetin klani tjeter. kjo eshte lufte e re, hotdog me buke prej mielli edhe salcice prej hekuri.

rama po me zhgenjen perdite e me shume me tendencen e vet ndaj ideologjise revolucionare komuniste. jepjani voten ne lule te ballit. i/ia vrau/vrane kater. nuk e di ku po e con mercedesi se mushka nuk shkon ne peze.

Kjo qe the me kujtoi:

"Ne mos kini arme, gjeni,
ja rrembeni atij qeni"

ore po si na di rama ne qe nuk na blen dot berisha, edhe nuk e merr voten tone, po rama nuk ka ndonje oferte. se meqe te dyja palet mire keq e kane lepire gishtin me mjalte deri ne berryl e me poshte, po ne nuk kemi te drejte te kerkojme oferta me te mira per voten? ankand. kush paguan me shume merr voten.

ose me mire do jete vota te niset me poste. keshtu edhe mbetet e fshehte edhe ne paguhemi, se kam pershtypjen se sala rre e nuk ti jep leket.

Akoma nuk e keni marre vesh ju qe nuk BLIHET vota ?! Keto qe degjoni per "blerje" votash jane legjenda urbane, te tipit : "Brazili ne '98 ja shiti ndeshjen Frances, se s'ka mundesi qe Brazili te humbiste 3-0" .... muhabate kalamajsh pra !

Nuk blihen votat se nuk ka pike interesi dhe garancie qe ai qe "jep" paren do te marri "realisht" dhe voten. Plus qe s'ja vlen fare ekonomikisht njehere, se jana ca tipa si ca tek PPU qe deklarojne se nuk e shesin voten pa 1 milione dollare ....  smiley  Vete pak shtrenjte muhabeti pastaj  smiley

Votat merren vetem me influence, nga te gjitha format, por jo me "leke" ne dore. Harrojeni kete metode

Sa per akuzen e Rames, jam i bindur eshte bllofi i radhes, sepse Rama eshte duke luajtur Poker All In dhe ca anekdota si keto me shume apo me pak, nuk bejne me diference ne kandar tani qe dhe 5 dite fushate kane ngelur ... por si argument te vjen per te ardhur keq ! Ka kapur fundit i shkreti, s'di ç'fare te shpiki per te mobilizuar votuesit e tij dhe mundohet te krijoje dhe alibine e humbjes se sigurte qe e pret me 8 maj.

Imagjinoni kur socialistet bene namin ne Internet se pse Basha kishte me teper fansa se Rama ne Facebook dhe dolen me teorite e tyre te konspiracionit, aq sa na sollen "prova" se dhe ne Facebook mbeshtetja ishte e vjedhur, e imponuar, apo e paguar !

Per ta eshte e sigurte, dhe ne Internet, s'ka sesi qe Basha te jete superior nga Rama, domosdo qe ka "manipulim" diku ! Normale per ta, se vetem per kuti, flete votimi, vjedhje e manipulime u kane degjuar veshet 2 vite rresht !!!

Imagjononi tani sesi do llogjikojne keta njerez ne 9 maj ? Kur dihet se Rama do te humbase ... Sigurisht qe per ta, votat do jene vjedhur, do jene blere ose do jete bere presion mbi votuesit.... s'ka mundesi tjeter ! Normale  smiley

Mqns atehere Sala e paska kaq te thjeshte t'i fitoka zgjedhjet duke i blere ato vota apo duke i manipuluar, shtroj pyetjen e thjeshte :

perse nuk e beri kete me 2007 qe te qerohej Rama qysh atehere ?!

Akoma nuk e keni marre vesh ju qe nuk BLIHET vota ?!

smiley Kisha nevoje per nje te qeshur te tille sot.

E fute qe e fute edhe ketu ate punen e FB te Bashes. Bravo, sinqerisht te kam zili. Me siguri do jesh menaxheri i fushates se FB te Bashes qe po e reklamon kaq shpesh. nuk ka asgje per turp, po te pakten na e thuaj qe t'a flejme mendjen.

Patjeter qe eshte per te qeshur... te gjitha monologjet e Leftyt te tilla jane. Eshte komik i madh... tani qe u eshte bashkuar dhe Mirushi, e bejne ansamblin humoristik te ... whatever they are.

Vetem se kur e thote Lefty keshtu, me kujtohen, sinqerisht, komike apo tragjike qofshin - nga te gjitha planet... pamjet e famshme, fushata e famshme e klanit me PS-ne qe paguante njerezit parqeve te Tiranes ne 2009(?); dhe Lefty tani na thote qe vota nuk blihet... E ke parasysh? Eshte faqja e zeze niveli i disave... jo me niveli i inteligjences... se ashtu lindesh, nuk ke cfare i ben, po niveli i burrerise (paburrerise) qe kane disa, qe kjo eshte krejtesisht ne doren e tyre.

 "Rama:Merrini leket,mos ju jepni voten"

Sa budalla,ky akoma nuk e dinka kujt i jepen dhe kush i merr ato leke me qejf,nejse, me 9 Maj ky do jete burri me i surprizuar ne Planet.

edhe une keshtu mendoj, 9 maji do jete nje surprize e madhe per PS-ne dhe Ramen ne vecanti.

rama humb! perfundimtare. mire keq do ta shohim, por humb.

keshtu mendon ti? Apo ke mor vesh noi gje? smiley

duket ashiqare mduket. robit i ka hik menja do me bo xhami me tan katolik shkrelin mbi toke te pronareve dhe te komunitetit islamik, me paret e muslimaneve edhe thote hajde tashti se do bojm edhe muzeum feje... i ka hik menja fito luli. po ato kater prap ska fature kush ti maje.

petlle, une e njof shkrelin dhe nuk osht danez. e ka pas shpine e t'parve ke zogu zi. a nuk e fitun danezt projektin?

po kjo puna tokes si osht, se ene sala sokelliu dej nga durrsi per ket problem.

kjo puna e tokes per here te pare ne jete - ka te drejte sala. se per zgjedhje, salen e ke perimorin me to modh per te kthy pronat.

puna osht se duhet me pa xhamine e rames. e ka nje problem te madh kjo pune. xhamia eshte objesht shpirtnor edhe nuk mund te bohet si rruget e lulishtet. as kisha po ashtu. keto shkrelnat e ramerat e danezrat kujtojne se ketu jena ne dubai. shpikin gjona. projektet qe pashe une ishin supermakete qe nuk i ka pranu njeri. plane te gatshme. me ket rama ma mushi menjen se i ka ik petlla fare.

se car pune ka ai me i bo muslimonve xhamin nuk e di. po kam pershtypje se do me justifiku paret qe i ka mor per ket pune edhe per sheshin (11 milion euro) princit te kuvajtit. se nuk ka si te jete ndryshe.

berisha ia fut dore per dore. rama nuk eshte fare lojtar shahu. osh xhaje qe shef kur lujne dy veta edhe thote nai llaf.

do me mor votat e muslimonve kur ka dale pa brek ne gazete. kaq ka mor fun, i ka ik petlla.

pse  petlle ç'punë të prish xhamia dhe muzeu i feve apo s'duhen se është nismë e  bashkisë . 

nuk mund te thush jom gej po e du fort osamen. se nuk ka se si. nuk ka asnje llogjike qe xhamine te tirane ta bejne danezet, nje kjo, e dyta, rama e ben te gjithe kete se mendon se do marre votat e muslimaneve. eshte prove deshperimi or mik. nuk ka te dalesh pa breke diten ne dreke edhe te besh xhami. nuk shkon or ti mik. nuk ka lidhje.

ta thashe eshte njelloj si te thote: jam gej me osamen.

Rama i paska rene lapsit kete here ..po kurseka leket e veta smiley

 kjo eshte nje thirrje ordinere, merri leket atij ndersa voten ma jep mua?

po i beka njerezit mashtrues , genjeshtare per nje vote???? 

qenka rende....

Shumekush duhet ta kuptoj se alternativa per shumicen e shqipatreve nuk eshte se cfare do te bej Rama nese sfiton ne menyre peblishitare keto zgjdhje por cfaredo te bej e si dote mbahet pas pushtetit te tij te dhunshem Bisha me lumpenin qe e ndjek pas. Bishes I duhet te binde boten se nuk do I vjedh e I dhjese edhe keto zgjedhje ashtu sic di vetem ai. Per kedo naiv qe sdo apo ende sdi ta kuptoj se Bisha eshte e keqja e madhe e ketij vend (duke I shtuar kesaj edhe ndihmen qe I japin nje pjese bashke-kombasish me natyren tinzare e anadollake te tyre dhe mefshesise e nje pjese tjeter) duhet ta kuptojne se ai qe vjen pas Rames do te jete disa fish me radical e me pak tolerant sesa ai dhe se situata ne vend do te eskaloje e shkoje drejt nje perplasjeje finale. Atehere zoti qofte me ne te gjithe pasi maloku do te na tregoje perseri se nuk di te zbrese ndryshe nga kale I tij I zgjebosur. Ky Bishe e vertet qe ka sjelle ndasine mes shqiptaresh, na ka kthyer perseri luften e klases ku te gjithe ata qe mendojne e veprojne ndryshe nga ky dictator peson denjgrim dhe pushim nga puna per gjithe farefisin. Ata qe Kane jetuar gjate viteve te komunizmit e Kane fare te lehte te shohin ngjashmerite skandaloze me ate regime

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).