Si ju duk reagimi i gazetarit Arian Cani pas kercenimit qe mori direkt familja e tij, kur ai ishte duke folur live per "Shqip" te Rudina Xhunges ne TCH ?

Per ata qe nuk e kane ndjekur çeshtjen, lexoni kete pasazh dhe shikoni reagimin e tij tek kjo video:

 

                          http://youtu.be/ld5eEp3ixnI 

 

Gazetari Arjan Cani, duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, ka deklaruar se familjen e tij e kanë telefonuar dhe e kanë kërcënuar.

“Tani po më njoftojnë me sms, se kanë marrë në telefon familjen time dhe e kanë kërcënuar se do të hedhin bombë në shtëpi”, ka deklaruar Cani.

Kërcënimi vjen në të njëjtin moment kur Cani kishte insinuar se PS ishte vetë përgjegjëse për atentatet elektorale.

“Po tani, që më erdhi ky lajm tani, kush mund të ma ketë bërë mua këtë kërcënim?”, ka replikuar ai me deputetin e PS, Sajmir Tahiri.

44 Komente

...ka nuhatje te modhe Cani, .. e ndjehu perse gjalli qe do e haje Rama ne 8 maj prandaj  tha me vete ; ti ve edhe une  nje shqelem,  me qe e ka mare tatepjeten.

Njerzit me intuite kurre nuk dalin te humbur.

 

Personalisht mu duk shume fallco. Cani eshte nje sharlatan mediatik, mbase e beri edhe per nje cike publicitet. Pak si jo reale te kercenojne Canin me bombe. E pse? Ka njeri qe e merr Canin seriozisht ne Shqiperi? Mbase grupi i mallistave dhe Ben Aliu (i shqiperise) jo ai qe ka vdek.

smiley

 Ne se do te  merret  kush me tipa si   kllouni karagjoz Arian Çani, do te na tregoje se ka kohe te tepert.Ariani nuk e ka per hiç gje te sajoje me dy tre shoke te  vet "Djegien e Raishtagut". Ketij personi nuk i ben asgje pershtypje ne jete.Eshte ngjizur si  gjysem greku dhe ka perfunduar  ne grek tamam, por qe  dhe karagjozllekun e ka te peshtire.

 Ku  mund te  krahesohet  me nje  grua  permendore; guximi, saktesie, mençurie dhe personaliteti si pedagogia  Flora ! Larg, shume larg.

 

 +1.

P.S. Ne nje moment te intervista te ABC tha: "Une jam gazetar !"

Nuk duhet ta thote me !

Arian Cani i ka thene trurit ik pirdhu me kohe. Me thene te drejten, me shume me beri pershtypje reagimi i Henri Cilit tek emisioni shqip kur i tha Erion Veliajt:

"me do trapi te mbroj Saliun, se s'jam rrot k... si ty qe pranon vetem nji rroge"

Nuk mbroj Erionin se edhe ai foli percart por kjo tregon qe avokatet e djallit nuk  e kane me problem te nxjerin surratin e tyre te drakules

 Reagimi mu duk krejt normal, vend per konspiracion ka  sigurisht por sa per gazetar ate nate ishte me profesionali. Te rrim shtrember po te flasim drejt.

Alidea, n'ket moment tamom ke nejt drejt dhe ke fol shtrember. Me ke po e krahason profesionalizmin e canit?

 Ne raport me cfare po ndodh ne skenen politike qe eshte shnderruar ne nje teater, reagimi i Canit eshte mese i justifikueshem e duke marr parasysh edhe profilin e Canit ai te pakten ishte ne territor te vetin, c'tu besh politikaneve qe aktrojne e bertasin gjithe diten: Ujku. ujku!

Me thene te drejten, nuk e kisha pare Canin te nxehej kaq shume, sidomos per çeshtje politike. Por duhet thene se u acarua shume kur mori vesh se i ishte kercenuar familja, dhe te tjeret ja vinin ne dyshim fjalen e tij "live" ... normale qe i iku truri.

Pastaj, e degjuat se ç'fare tha ?

"Une i njoh mire keta", - tha, "i kam mbeshtetur publikisht ne 2009-en";

dhe pastaj foli se "nese largqofte fitojne ne Tirane keta (...) Tirana do drejtohet nga nje bande ..."

Lere pastaj qe e beri COPE Erion Veline !

Te presim te Premten tani, ne "Zone e Lire"

 Cani, edhe mund te kete te drejte, ne ato qe thote, por qe te shkosh tek ABC News-i, per te bere denoncimi, kur shantazhi, ju be tek Shqipi i Xhunges, me duket se bie ere kjo, pune.

Qe te ishte korrrekt dhe koherent, ai perseri duhej te shkonte tek Topi, ti denonconte prej andej, dhe pastaj le te bente çfare te donte.

Po miksimi  " si rastesor" me kete tv, megafon te felliqur te Berishes, sikur ja ul shume vlerat  (gjithmone ne se ka patur) e aq me teper ato ekslamacionet zgjedhore, te leshuara prej tij, eeeee, sikur ja heqin kapakun qenefit...

Reagmi i Canit ishte tipik reagim kurve.

Llogjika e Canit ishte qe ata qe kane hedhur ne ere kazanin jane vete socialistet qe duan te nxjerrin PD si agresive. Tani le ta mbaje kete llogjike deri ne fund, sepse edhe une mund te them shume mire qe PD kercenon Canin, qe te nxjerri PS te eger.

What goes around comes around Cano. Hengre mut per ata, haje dhe per vete tani.

Ma shpifen si ky si Cili ate dite. Ka PS 2K qe mbeshtet me pare, ka dhe PD 2Ç qe mbeshtet me pallavra  smiley 

 duhet ndonje qe se do as edi ramen, se sa per salen gjen kollaj sa te duash njerez te ekranit qe se duan, 

salen mund te mos ta duash sa te duash sot, por kur vjen puna per ramen eshte bere pak e frikshme

 

ps. spo shaj ramen, se mos me keqkuptoi ndonji teknik c4

 

lereni Canin se e ka te pjekur; i ka rreshtuar X5 dhe S-klasat si me qene sheik. Tall bythet e medha dite e nate dhe ben edhe gallate per Ps-ne qe ja kane marre peng Kac Islamit

 E drejte ne fakt, sot socialist jane Tan Prifit e Prec Zogaj. Kaci eshte tradhtar!

Po pse kush asht socialist,Luan Rama me Ylli Manjanin,apo Fatos Nano..

“Tani po më njoftojnë me sms, se kanë marrë në telefon familjen time dhe e kanë kërcënuar se do të hedhin bombë në shtëpi”, ka deklaruar Cani."

Mire do kishte qene te ta kishin vene me te vertete o mashtrues i rendomte. Bah cfare vemje e ndyre. Rrugac, legen dhe pa asnjelloj skrupulli.

Shikoje kete videon, ku Canit po i dridhet zeri ne telefon, duke folur live ne emisionin "SHQIP" ... nuk e kuptoj se pse e ve ne dyshim faktin se i eshte kercenuar familja!

Apo vetem se po shan Erion Veline dhe Ed Ramen ?

 

http://youtu.be/JXGvcZJkTR0

 

Erioni ne video "nuk e do me veten", kur Cani po i zbrazet ne surrat ! pupuu

Lefto, vallaj une nuk maj hiq kur vje puna ke Velija apo Rama, po ke Velija sidomos. Komunist hesapi mo.

Mashtrues eshte dhe Cani qe thote qe G99 "ka marre apo s'ka marre gjithsej 4000 vota ne zgjedhje..." 

Te faqja zyrtare e KQZ Partia G 99 rezulton te kete marre gjithsej 12.989 vota.

 Arjani a cun gangster.

 cun pisome!  smiley

Arjani t'bi me t'paren. smiley

 Arjani o'garip

...e pin cajin pa sheqer

 smiley 

E forte kjo gjemo!

P.S. U bo Ari (e kupto vet ti mo) si Lek Plepi smiley

 na rokanisen koken. s'marrim vesh ku fillon genjeshtra dhe e verteta. jane mpleksur aq keq te dyja sa nuk i ndan dot.

 Lira, Arjan beri nje bufonate ate dite sa me vjen me vjell kur e kujtoj.

Po gjithsesi nuk e kritikoj , zgjedhje e tij pozicionimi po ai stili me te thyme kamen i ben keq plakes. smiley

Shkurt i dhjefsha stilin smiley

 une s'e njoh fare por ndoshta nuk genjen. e ke menduar ndonjehere kete? nuk e mbroj se ne shqiperi s'di ke te mbrosh. eshte si ajo puna qe genjeshtarin nuk e besojne edhe kur thote te verteten. nuk di c'te them: te jene bere kaq maestro valle?

cfare bufonate? E moren ne telefon kur ishte ne nje emision, i kercenuan familjen. Telefonata eshte e vertete e jo shpikje sepse regjistrohen thirrjet nga kompanite.

Unë kam qenë vetëm 14 vjec kur dikush vendosi dinamit në shtëpinë time për shkak të angazhimit politik të prindërve të mi. Ishte vërtet një ngjarje surreale. Një bombë që shpërthen në orën 3 të mëngjesit në një familje të thjeshtë, faji i vetëm i të cilës ishte që kishte përkrahur një alternative politike. Më kujtohet ndjenja e provuar. Një shpërthim i llahtarshëm, një dridhje e tmerrshme e mureve (unë mendova se do të më binte tavani mbi kokë, sepse fillimisht m’u duk si tërmet) e më pas era e padurueshme e barutit. Për fat, sasia e dinamitit të vendosur nuk ishte e tillë që të vriteshin njerëz, por shtëpia u shkatërrua në një masë të konsiderueshme. Më kujtohen gjithashtu ecejaket e policisë, përgatitja e procesverbalit, marrja në pyetje e familjarëve të mi, tensionin e prindërve të mi, telefonatat anonime, etj, etj. Më kujtohet gjithashtu që menjëherë pas zgjedhjeve situata u qetësua në mënyrë të rrufeshme. Sigurisht, policia nuk e gjeti kurrë fajtorin. Nuk arriti madje as të gjente ndonjë të dyshuar. Por,  ngjarja të fton të mendosh se deri ku mund të arrijë ekstremizmi politik. Ekstremizmi politik është i pafytyrë, në kuptimin që në shumicën e rasteve ai është anonim. Ai fshihet pas një dore të padukshme, pas një rrjeti bashkëpunëtorësh, që asnjëherë nuk zbulohen. E vetmja mënyrë për të luftuar ekstremizmin është fryma që duhet të ushtrojë shoqëria! Nuk ka lidhje shumë me forcën shtrënguese të organeve të ligjit sesa me frymën tolerante të shoqërisë e sigurisht me rolin ekspozues të medias. Organet e ligjit do të ishin krejtësisht të pafuqishme, nëse nuk do të kishin këta dy aleatë në punën e tyre.

Jo moj Lirka se dhe ti "genjen" ! e ben kastile per te justifikuar Arian Canin !  ^^

Ti leme shakate, se po na dalin te tere Nihiliste ketu ! Po me vinin zorret ne gryke kur degjova ca qe vinin ne dyshim edhe vrasjen e Ben Ladenit me lloj lloj teorish negacioniste!

Edhe ne Shqiperi keshtu po vete punet! Mos te thote njeri diçka, se s'ta beson njeri : duhet te dalesh me vulen e noterit qe te zbuten, pastaj do thone se dhe ate e ke te fallcifikuar, ose se ke korruptuar ....   smiley

Arian Canit po i lozte mendja e kokes ate mbremje, ju thoni se pse ndyshoi krah politik! Po ça, me Erion Veline qe tallej me te kur thoshte se i kishin vene bomben ne shtepi do rrinte ai ?!

Disa ketu dolen e thoshin se PSE, Cani doli e foli tek ABC (e Saliu kjo) dhe pse nuk e sqaroi punen tek Shqip i TCH !

BUKUR fort, edhe pse argument koti ! Shikoni linkun me siper qe solla, ku vete Cani i telefonoi Studios se TCH dhe nderhyri Live gjate emisionit Shqip, per te sqaruar se pse e la pergjysem emisionin ...

Duroni deri te premten, pra dhe 2 dite, se tek "Zone e Lire" ka per t'a sqaruar akoma me mire Cani çeshtjen e tij dhe akuzat qe beri ndaj Velise dhe PS-se

 Bombat tritolat nuk jane te mira hic, ato jane terrorizem i gjalle! Shteti duhet ti godase fuqishem, pameshire percfare do lloje arsyesh qe ato perdoren, per kedo njeri sa do "i keq" qe ai te jet! Per mua ata qe kryejne akte te tilla duhet te varen! Ky eshte rasti me ekstrem dhe me i gabuar neqoftese do ta quajme "Reagim kunder Canit" sa do i keq qe te jete Cani. Ka menyra te tjera qytetare per te reaguar kunder! Me kujtohet kam shpetuar per qime nga nje eksplozion i fuqishem qe ndodhi ne nje minimarket te Vefa-s  aty sa merr kthesen per Kinostudio, ose mbrapa ish ambulances madhe! tek 7 katchet! U vrane du njerez te pafajshem! Mund te ishin vrare me shume! I urrej keto lloje aktesh! Sa per Arjanin per mua ai eshte nje gazetar ordiner i felliqur nga njehere me qellim ose pa qellim, dhe me as nje lloje etike gazetarie pubile apo private! Shkurt i felliqur, por jo se eshte i paafte, por se eshte i ndertuar ashtu per shkak te nje biznesi qe atij i intereson me shume, ato lek te tija qe ai i fiton, me kujtojne ndonjehere, leket atyre te shkretave qe dalin ne rruge nga halli per prostitucion!

Pooorr, pooor, asnjehere dhe kurdohere, ne asnjecast, nuk jam per ti vene bomben familjes se tij ose atij personalisht, kjo duhet te jete e denueshme! Po kush do ta denoje ai shtet atje?

 

 Po lereni mos  e beni personazh nje njeri, por pa kurrfare cipe, pa kurrfare "yndyre" njerezore, si Arian Çani.Mbeti ne ambasaden greke(se eshte  bir grekeje) duke  kerkuar... mbrojtje....!!!!!!!!!!

 Me thoni, cili ne kete vend ka fisheke te  tepert, per Arianin, me tre koqe ne maje ?

Çani vetëm gazetarë nuk mund ta quash,e aq më shumë seriozë dhe më shumë akoma nuk mund ta quash shqiptarë.youtu.be/InsZljnUNLM

 Qe cani ska qene nai here gazetar, kjo seshte gje e re. Po tashi pse u mushet me kaq mllef ndaj tij. Po kur nuk linte emision pa nxjerre veliaj, Tahirin, Shalesin & co ishte burre i mire..........

 Eshte qelbesire ajo kembungulja e Arjanit per te manipuluar mendimin  e te ftuarve sipas deshires se tij! Dhe quhet zone e lire!!! Si duket "zona e lire" eshte vetem per ate, te puthi femra,dhe te shijoj perversitetin e tij me te ftuarit, ai gjithone eshte nje provokues shume i keq i ndyre ne kete drejtim ! 

me ca pashe une manipulatori ishte ai plehu, S. Tahiri.
Nuk i kam transkriptu biseden po me aq sa mbaj mend un, kjo ishte ca pashe e degjova:
- R. Xhunga: po e nisim ne menyre te improvizume emisionin sepse sapo morem vesh per nje shperthim qe ka ndodhur prane cadres elektorale te PS.
- S. Tahiri:  Mesa me komunikuan mua, eshte plagosur nje i ri. Kjo nuk eshte gje tjeter vecse nje tjeter shprehje e dhunes ne vazhdimsi e pushtetit (e bla bla, saliu dhe luli...bla bla)
Kur e pyeten se ku e dinte ky se kush e kish bere dhe se ca interesi ka sala t'i veje eksploziv ktyre, ky "jo-manipulatori" tha:

- aaah, e shikoni pra, une nuk permenda gje po edhe ju, ashtu si mua, per ate mendoni...
 

Dhe ky legen pastaj bente thirrje per shmangie te fjalorit qe con te dhuna duke harru se kjo qe po thoshte ishte kryekeput kunder asaj qe tha 1 minute me perpara.

Ato qe kane qejf me u terheq pas kapistalli prej ktyne robve, qejf t'kene...une u bona pishman qe e pashe edhe ato 5 min. se m'kapi dhimbja e kokes me idiotllikun qe perfaqsonte ky ne trajten e "smundjes se bute"

 

 C'vete, histori e gazetarise shqiptare me protagonise si Cani e Cili... Mjerim!

O Milet jo po thoni se nese juve do ju ndodhte e njejta gje (pra qofte largu do ju kercononin familjen ) e sdo largoheshit per ti ndenjur prane e per ta mbrojtur ate......!!!!!!!!?

A ka me mjerim se te bej Politike Velia & Shalsi ......(se per Tahirin pavaresisht se eshte kthyer ne gramafon te Ed Rames vazhdoj te kem ca konsiderate)!? 

A ka me mjerim se te bej Politike Velia & Shalsi

 

Patjeter qe ka.

Mjerim me i madh per Shqiperine eshte kanditimi i  vrasesit te 4 shpirtra te pafajshem per kryeqytetas te pare, dhe mbajtja si minister i nje masive killeri si Mediu ne qeveri.

Vargje nga Arben Duka per Canin

Në zonën e lirë,
Ti je fenomen,
Sapo del andej,
Kthehesh në legen!

Në zonën e lirë,
Shpik plotë marifete,
Sapo del andej,
S'di pse flet me vete!

Në zonën e lirë,
Ke dhe elegancë,
Sapo del andej,
Shpalos injorancë!

Në zonën e lirë,
Je njëshi në front,
Sapo del andej,
S'ke më horizont!

Në zonën e lirë,
Je i madh "o plak",
Sapo del andej,
Bëhesh halabak!

Nga natyra je,
Djalosh optimist,
Kush ta mbushi mendjen,
Se je analist!

Kush ta mbushi mendjen,
More Arian Çani,
Se ti je si Çilja,
Dhe si Hoxhë Artani!

Po ti si ata,
Nuk je o lum miku,
Se ata i kanë,
Nervat prej çeliku!

Janë të sprovuar,
Në artet gojore,
Ti s'durove dot,
As një gjysëm ore!

Braktise Rudinën,
Ike e s'le pëndë,
Të jesh analistë,
Është zanat i rëndë!

Se dhe Henri Çilja,
Që duron si kau,
Duroi sa duroi,
Po së fundi shkau!

Rri e mos dil kurrë,
Nga zona e lirë,
Dhe pa ty o burrë,
Ka plot të pështirë!

Me sa kuptova dhe une nga vidiot, m'duken se keta kane marre rolin e marionetes. Duan te hiqen origjinale, por thjeshte kapen pas ca gjerave te kota, qe nuk iu sherbejne atyre, por padronve siper, te cilet mezi presin rezultatin e zgjedhjeve neser.  

Canit ka filluar ti bjere llustra! Cani nga i magjishem eshte bere i rendomte! Ne fakt nje fill shume i holle e ndan menyren provokative dhe plot sharm te Canit nga renia ne banalitete te rendomta!

Gjenialiteti i moderatorit qendron ne te qendruarit jashte lojes , pra ne paanshmerine e tij; ne momentin qe moderatori futet ne loje, ai s'eshte me i arbiter dhe zot i situates, por nje baltaxhi qe rrokulliset bashke me te tjeret ne kacafytjen e zakonshme dhe banale mediatike!

Pra Cani ka rene nga toni dhe stili! Pastaj ka apo s'ka te drejte kjo s'ka asnje lloj rendesie ne rastin e Canit! Madheshtia e tij qendronte tek moskokcarja, jo tek zemerimi!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).