Rama firmos pakt me qytetarët: 300 mijë vende punë, ulje taksashTIRANË- Kryesocialisti Rama ka zhvilluar sot një takim të vecantë në kuadër të fushatës elektorale të quajtuar “Pakti qytetar”, duke mbledhur në kryeqytet të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste në rrethe. Kandidatët premtuan se cdo qytet do ndjekë rrugën e zhvillimit të nisur tashmë. Ndërsa lideri i opozitës Edi Rama deklaroi se është këtu sot pë të fimosur një pakt zhvillimi me qytetarin.

"Dua t’ju them se bashkë me kandidatët e koalicionit tonë sot do të nënshkruajmë një pakt qytetar të ‘Aleanca për të Ardhmen’, ky pakt thotë si më poshtë: Si kryetar i bashkisë së Tiranës Edi Rama e ndryshoi modelin e qytetit dhe ky mund të preket dhe në modelet e tjera vendore. Për qytetarët marr sot zotimin: 

PIKAT E PAKTIT 
Punësim dhe luftë papunësisë. 300 mijë vende të reja pune.

Lehtësira fiskale dhe porta fiskale për cdo biznes.

Mbështetje financiare për formimin e të rinjve dhe kreditim për hapjen e bizneseve të vogla të tyre.

Heqja e tatimeve të qeverisë mbi biznesin e vogël.

Administratë publike transparente dhe të drejta të barabarta për cdo nënpunës.

Familja, kujdes, përkrahje dhe mbrojtje.


Asnjë taksë për kategoritë në nevojë.

Të pakten përgjysmim të TVSH për ushqimet bazë dhe zero TVSH për ilace.

50% të qerasë për të pastrehët dhe kredi të buta.

Qendra sociale për pensionistët, gratë dhe fëmijët në nevojë.

Mësues të vlerësuar sipas meritës dhe të cliruar nga presioni politik.

E ardhmja ëndërr që bëhët realitet.

Ceku i bebes dhe një pemë e re për cdo fëmijë që lind.

Bursë bashkiake për cdo nxënës të shkëlqyer.

100 % rrugë të shtruara dhe pastrim në cdo rrugë. Transport publik sipas standarteve europiane.

Plan i integruar në cdo njësi dhe qark si dhe zgjidhje për cështjen e pronësisë mbi tokën.

Rama deklaroi se në 4 vite, do përmbushen të gjitha pikat e paktit të nënshkruar me qytetarin, dhe këtë nuk do ta bëjë si kryebashkiak apo si kryetar i Partisë Socialiste, por si një qytetar që beson në të ardhmen e Shqipërisë.

“Unë angazhohem të përmbush secilën prej këtyre pikave brenda 4 viteve të ardhshme. Angazhimi si një qytetar i lirë që beson tek Shqipëria dhe e ardhmja e ndritur e saj”,- përfundoi Rama.
 (m.a/e.m/BalkanWeb) 

76 Komente

Ktij gjatoshit po i hiken truni m'duket. Keto ditet e fundit po kap maja te reja idiotsie. E kom thon, mut njona ane, shurre ana tjeter. Ma boni hallall elegancen n'shprehje smiley

Noi detaj o kryetar?

1) keto vendet e punes nga do mbine? cilin sektor do mbeshtesin? noi ndarje?

2) Lehtesira fiskale dhe porta fiskale.. ska nevoje biznesi per lehtesira, ka nevoje qe qente e adminsitrates te mbahen te lidhur me ligj, pra mos ti bihet ne qaf biznesit (se ati te paanshmit po i cajne.. me nder..)

3) Heqja e tatimeve te qeverise mbi biznesin e vogel? Jo me lale rregulloni iher se ca o biznes i madh, se ja moret frymen.

4) "Administratë publike transparente dhe të drejta të barabarta për cdo nënpunës." Ashtu qofte...

5) "Familja, kujdes, përkrahje dhe mbrojtje." Po kjo cdo te thote?

6) "Asnjë taksë për kategoritë në nevojë." cdo te thote kjo dhe si arriet?

7) "Të pakten përgjysmim të TVSH për ushqimet bazë dhe zero TVSH për ilace."

si qytetar qe i do te miren Shqiperise do ta besh kete?

8) "50% të qerasë për të pastrehët dhe kredi të buta." Per ku? kur? Nga do vi kredija?
 

9) "Qendra sociale për pensionistët, gratë dhe fëmijët në nevojë."

Brravo po ku? KU?

10) "Mësues të vlerësuar sipas meritës dhe të cliruar nga presioni politik." per aq kohe sa nuk  sntandartizohen testet ska as edhe nje lloj menyre pe te mat meriten e mesuezve..

11) E ardhmja enderr qe behet realitet?????????

12) Ceku i bebes... SA? Ne s'bime prapa per keto gjona gjithsesi.. smiley

13) "Bursë bashkiake për cdo nxënës të shkëlqyer." kjo do te vazhdoje dmth..

 

Qytetar i lire....

Busho, keto premtimet e Rames, me  kujtuan nje skec te estrades se Tiranes, ku shefi (Skender Sallaku) i kerkonte ekipit te futbollit te ndermarjes te zotoheshin per te fituar ndeshjen me sa me shume gola.smiley,  dhe  lojtaret e entuziazmuar  filluan te zotoheshin:  shoku shef,  ti bej nja 2 gola me koke une, thoshte njeri.  po une, ti bej nja 4 gola me rafishate, ja priste tjetri......smiley

 300 mije vende te reja pune? Ah po, e kuptova... do organizoje aksione si ne kohe te Partise: "Te pastrojme te gjithe perpara pallatit... 500 leke te reja per cdo njeri". Edhe ja, e permbushi zotimin...

Rama firmos pakt me qytetarët: 300 mijë vende punë, ulje taksash

 

o te hengsha titllin....  po ne emer te qytetareve, kush firmoi?smiley

po keta, kungulleshka po lozin me njeri tjetrin?  ai tjetri thote:  une do hape 30 mije vende pune.  ky ja pret:  pse 30?   une them 300 mije.smiley.  sa me shume afron dita e zgjedhjeve,  aq me shume vende pune do hapin keta.smiley, prit kur te dale Luli neser e te thote: 300 mije, sjan gje fare,  une do hap 2 milione vende pune.smiley

mesa e kuptova une, keshtu kalimthi, behet fjale per te gjitha komunat dhe bashkite dhe jo vetem per bashkine e tiranes. Sepse flet ne cilesine e kryetarit per Aleancen per te Ardhmen.

Mir o sheme mire, po akoma me mire do ishte ta thoshte troc, qe me jepni voten te rrezoj Berishen, e pasi ta rrezoj do permbush ca nga keto premtimet e mesiperme qe kerkojne ndryshime ligjesh.

Larg premtimeve boshe..

 Ate e ka thene Bush, po ska ngjit smiley))

sheme, per te gjitha zotimet vlen te diskutohet, pasi jane goxha te bukura por nuk spjegon se si do ti arrije keto,  por  kete se kuptova mire...

Heqja e tatimeve të qeverisë mbi biznesin e vogël.

pra:  si mund ti heqi kryetari i bashkise tatimet qe ve qeveria?!

"... një pemë e re për cdo fëmijë që lind "

?!...kta sjan m'terezi...

ajo ne fakt duhet te hyje te premtimet qe mund te arrihen... mos e digj kot..

Pse ju vjen habi, i ka bere Edi llogarite, a nuk e keni degjuar ju, me 8 Maj do te punesohen te gjithe te ata qe jane pa pune, u ka thene vete Rama me 8 MAJ, te gjithe ne pune voten te kutia.

Absurde apo jo pikat e "paktit", artikulli eshte interesant pasi per here te pare besoj, po na formezohet nje si tip programi socialist.(si parti, se si ideologji e ndan shume ajo ulja andej kendej e taksave). Shtrohet pa te keq pyetja, perse na behen te ditur keto gjera 4-5dite para votimeve kur nuk ka me kohe per t'i shtjelluar gjere e gjate c'do te thone e si arrihet deri aty e kur askush nuk mundet me t'i pyese per to. Na mbetet ta besojme pak verberisht, dmth ne leter.

Ka pak kaos ne ate punen e shifrave te punesimit, e si pa te keq luhet me qindmijeshe, psh ketu,

www.shekulli.com.al/2011/05/02/rama-per-nje-vit-e-gjysme-hapim-200-mije-vende-pune.html

thuhen shifra te tjera, nderkohe qe nje qindmijeshe eshte ndoshta takati dhjetevjecar ne Shqiperi per punesimin.

Nuk do zgjatem te te gjitha se ka shume per te ngritur supet, po vetem dicka: ka njeri te me shpjegoje si e ka kuptuar kete heqjen e tatimeve te qeverise mbi biznesin e vogel? Cilat tatime? Si do hiqen, apo kur te vije ne pushtet?

 

"Cilat tatime? Si do hiqen, apo kur te vije ne pushtet?"
 

Ka disa variante si psh.: kur te pjelli gjeli, kur te mbarset mushka, kur te fluturoje gomari etj. Po ti mos u preokupo kaq shume me ramen se luli yt do fitoje, duket ashiqare apo jo. Sa me shume t'ja ngopi kot rama aq me shume i ngrihen shanset lul 800 miljon eurshit.

e shtrova pyetjen per pas 4vjetesh, ky program me duket i pavdekshem

 po po ... vallahe te besoj .. na knaqe si ti si ai tjetri po mu pse nuk me ftove looooooool 

Fluturon fluturon fluturon gomariiiiiiii!

 

Ben me mire ti meshoj asaj punes se Bashes si vrases e kukull e Saliut...

 taman fluturon gomari ky robi deri ne last moments nuk e dinte ne do garonte 

 Si qytetar i degjoj te gjitha me skepticizem dhe jam mesuar  te  perdor koeficentin 0.9  per t`i.... "rrahur ".

Si intelektual, me duhet,  qe kur ndjek njeren force qe synon pushtetin dhe ketu Rama del me nje "Pakt" jo  thjesht per Bashkine Tirane, por sa do synohet  te  arrihen ne  4 vitet e ardhshme, te kerkoj se ku eshte Programi, si pjese e ketij "Pakti", per  te nxjerre pergjegjesine e krimeve te kryera mbi demokracine, mbi shtetin, mbi ekonomine, mbi individin, mbi territorin, mbi  vendin....  nepermjet  kolaudimit te legjislacionit, qe forcon  dhe rrit pergjegjesine e Institucioneve te Pavarura? 

 Nuk shikoj nje gje te  tille dhe brengosem sepse as opozita nuk e paska problem berjen e Demokracise Funksionale. 

Rrotacion pushteti,   apo  Rruga e Veteme ?

Ky Pakt nuk eshte i teri,... ai qe do te doja une, qytetari normal.

“Unë angazhohem të përmbush secilën prej këtyre pikave brenda 4 viteve të ardhshme. Angazhimi si një qytetar i lirë që beson tek Shqipëria dhe e ardhmja e ndritur e saj”

Tani qe u angazhua ky, e mban fjalen ! do krijoi 300.000 vende pune, kur ne Shqiperi ka a s'ka 3 milione banore ... !!!  smiley

300.000 vende pune, edhe per tere Shqiperine, edhe per 4 vjet, nuk behen sikur miniera floriri te gjenden neper malet e Shqiperise e sikur neper fusha te plasi nafta sheshit ! Mos ngaterron gje Shqiperine me Yemenin apo Katarin ky ?   smiley

Nejse, une ngelem i pakenaqur se Luli i shkrete vetem 30.000 vende pune premtoi, por duket se Rama e x me 10 shifren, qe te dukej me afer realitetit Shqiptar ! Domosdo, kur pretendon si Rama, se ne Shqiperi ka "1 milione te papune", te hapesh 300.000 vende pune nuk zgjidh ndonje gje te madhe, apo jo ?!

Ore, kush e lexoi ate shkrimin qe thoshte se Bashkite nuk merreshin me punesimin ? Jo per gje, por ky pretendoka se pas 8 majit do behet Sulltan, (jo kryetar Bashkie siç po kandidon), se po angazhohet per tere Shqiperine dhe per 4 vitet e ardhshme, te na beje mbrekullira ! smiley 

A thua se jemi ne zgjedhje te pergjithshme ?!

leftyyyyyyyy,

per gjithe shqiperine e ka fjalen eeeeeeeeeee... a je tu kuptueeeee... 

 Po deri tani pse nuk i siguroi? Kryetar Bashkie ka qene,ah mire ka qene duke prit Lulin,pune tjeter kjo.

Deri dje hidheshit perpjete me 30 mij vendet e punes qe premton Luli, tani hani veten me dhembe lol me keto 300 mije vendet e punes se Rames.

Mjere Shqiperia thuajjjjj...mbas humbjes se PS ne 8 maj ne Shqiperi rifillon maratona "Ku eshte vota ime-Hap kutite ose largohu"

Ceku i bebes dhe një pemë e re për cdo fëmijë që lind.

o man...o  man,  kush eshte ai son of  a gun, qe e keshillon kete mor aman...

Kur del ndonje shkrim i Edi Rames komentet ketu behen blu.. smiley, kur del per Lulin (eshte i mire dreqi Big Grin) komentet behen flake te kuqe...si perfundim kur do mbarojne ato zgjedhjet qe te jeni te qete?.. se erezen, shpyrtin u ka marr politika Wink

 Kjo ne fakte duket shume problematike, ky eshte nje tregues qe shqiptaret votojne me shume per te ndeshkuar njerin se per te shperblyer tjetrin, sepse ne fakt mbase akoma nuk kemi kandidate dhe politike qe ja vlene ta votosh per arritjet, por ka shume nga ata qe ja vlene t'i ndeshkosh me vote. Mjaft trishtues ky fakt.

 Ky Rrote Trapi, qe mire ja ka thene Nano, rrezikon te humbase bazen, ate faktor te PS-se qe eshte aq inteligjent sa qe nuk e ha sapunin per djath, vetem e vetem per te fituar nje elektorat prej idiotesh, te trashesh, gdhesh, qe edhe gomari, thone fluturon po qe se u the se fluturon. Vetem se i ka bere llogarite gabim. Ky elektorat e ka nje Bace. Rama t'i vij anes.

U bo ankand trashjesh ky muhabet. Kaq budalla eshte ky me te vertete?

U hap thesi fare.

Obama duhet te vije ne shqiperi e te mesoje si ulet papunesia.

Miremengjes o peshq.

Artikulli eshte nga me interesantet e kesaj fushate. Eshte levizje shume interesante e Rames.

Pertej kauisjeve militantiste, qafleshe, mitingashe, kokpaqethme, etj etj etj... qe te gjitha keto pika te ketij pakti, jane te realizueshme. Asnje dyshim per kete.

Ju debatet po i beni kot, edhe per t'u shprehur, e beni kot e harxhoni kohe. Eshte mire qe pyesin disa: "si arrihen keto"? dhe kerkojne detaje. Kjo eshte gje e mire; dhe po te mendosh potencialin e vendit, mbi nje baze 4 vjecare; duke menduar ne terma ekonomiko-politike, e kupton qe te gjitha pikat jane te arritshme. Jo krejtesisht te kollajshme, por jane te arritshme.

Problemi i vertete, qe ju nuk po e permendni, me kete pakt, eshte kolaterali. Rama nuk e permend gjekundi. Pakte te ketilla, pa kolateral, pa "sikur te mos", mund te beje vetem Zoti. Ai, eshte e sigurte qe po tha nje gje, behet. Po Rama kush eshte?

Andaj ky lloj pakti merr ngjyra arrogance dhe mbushet tejpertej. Andaj njerezit kane tendencen mese te justifikueshme per te mos e besuar, madje per te thene qe "fluturon gomari", a qe propozuesi eshte i semure, e te tallen. Keto i meriton nje njeri 40eca vjecar qe ende nuk ka mesuar psikologjine e ambjentit dhe shoqerise ku jeton e punon; dhe qofte thjesht atributet dhe mendesine e njerezve ne pergjithesi. 

Problemi ndoshta qendron te njohja e vetes dhe kundershtarit; ndoshta ky e njeh veten shume mire dhe kundershtarin shume pak, ose nje kombinim i gjithsesishem i ketyre te dyjave; por mbetet fakt qe ky pakt nuk eshte serioz qe te lidhet nga nje njeri, me njerez te tjere. Eshte demonstrim prepotence; sidomos kur merr parasysh performancen e propozuesit (Rames) ne keto 2 vitet e fundit... me dhjetra pakte te bera publikisht, me shkrim dhe me goje, qe kane perfunduar te pambajtura. Si hapja e kutive, psh... si mosvajtja ne parlament, psh... dhe moskonsultimi me popullin, me 670 000 votuesit e PS-se per thyerjen e ketyre vendimeve-pakteve.

Zoti Rama; popullin e humbe me kete pakt qe kur ne te mungoi(me dashe apo jo) pika e "sikur"-it. Cfare do te zotoheshe ti te beje nese nuk mbaje fjalen? - Normalisht mendja na shkon qe do ja hidhje fajin kundershtarit. "nuk te ka lene ai ta mbaje"... po kete duhet ta kishe marre parasysh para se te beje paktin; pra nuk pi uje. Atehere; cfare ndodh nese nuk e mban paktin? Se me kete po kerkon voten.

Atehere behet bast me popullin. Populli eshte gjithmone ai qe paguan paradhenie. Dhe ketu cdo politikan eshte i privilegjuar ne kulm. Cili eshte cmimi i deshtimit tend atehere? Nuk na thuhet. Pra pakt i papergjegjshem; i pavlefshem.

Sa pakte ka bere Berisha me kete popull gjate ketyre 20 vjeteve... As edhe nje nuk ka mbajtur. Pse duhet te besojme dike tjeter, kur shume mire mund te mos besojme asnjerin?

8000 km(leshte!) rruge ka shtruar qeveria e ketij... dhe kjo rrene ne mes te dites... dhe do te shtroje cdo pellembe rruge gjate ketij 4 vjecari sundimi ne pushtet vendor. Ne te gjithe territorin e republikes, kjo perkthehet njesoj si pakti i Rames. 300 000 vende pune; ndoshta me shume; edhe pse te perkohshme dhe jo te perhershme... miljona e miljarda ullinj do mbillte... nga nje ulli per cdo kinez qe lind. leshte mbolli. Nuk la takse pa ulur. (kesaj fjales se fundit, nuk e di sa pale thonjeza duhet t'i vija).

Keshtu o peshq... kapeni gjarprin nga koka.

Me te mira. smiley

 

zoto, ky mund te jete i realizushem, une nuk e vej fare ne dyshim.
Ajo qe kam frike une eshte se ky mund te kete kuptu se ka humb terren ne parashikime dhe priti javen e fundit me leshu kto bombat elektorale, i frymzum prej atij tjetrit qe ka kohe qe i ka plas. Se ndryshe une nuk kuptoj faktin se deri tani i harxhoi baterite duke u tall me premtimet e atij tjetrit per hapje vende pune e ulje taksash, (qe per mu ishte mbrojtje me e mire sesa kjo e sulmit qe ka nis dje).
Kjo dmth mos me bo detyrat e shpise zoto; kjo dmth te shkosh i papregatit dhe t'i kopjosh shkel e shko ne moment te fundit per me ja dorzu zyshes me shprese se do t'veje nji 5...se pse m'kujton ate programin 1,000 faqesh qe vec emrin i degjum t'i lakohet

Zotrules,

kur thua se premtmet e Rames jane " Jo krejtesisht te kollajshme, por jane te arritshme", o tallesh dhe ti si Rama, apo e ke me humor ?

Nuk eshte pune vetem tek "leku", as tek kolaterali, por edhe tek kapacitetet e vendit.

E para, ne nuk biem dakort per shifrat e "papunesise" ! Rama ka deklaruar se ne Shqiperi ka "1 Milione te papune", besoj se e konteston dhe ti kete shifer, apo jo ? Apo duhet t'i gjejme nje pune dhe pensionisteve, dhe gjimnazisteve dhe studentave ?

Nga ana tjeter, nuk ja vlen te zgjatem me me shifren e 300.000 vendeve te punes, sepse per mua, edhe shifra e Bashes per 30.000 vende pune m'u duk goxha e larte ! U be kjo pune, sikur po fluturon gomari !  smiley

Franca, ekonomia e dyte e Europes me mbi 65 milione banore, dhe "gezohet" qeveria kur papunesia bie me 1500 veta nga nje muaj ne tjetrin .... (dhe ketu papunesia eshte 9.8 % e popullesise AKTIVE - nuk llogaritet pensionistet, studentet, minorenet etj etj). Ne Spanje mora vesh, se papunesia ka kapr 22 % te popullesise aktive, krize e madhe andej - po falimenton ! Ne Greqi me keq akoma !

Kur keta Shtete te medhenj, pjese e BE-se dhe Zones Euro, po vuajne te hapin disa mijera vende pune ... si mundet qe nje vend me 3.5 milione banore, te hape 300.000 vende pune, per 4 vjet ? As per 25 vjet nuk i hap dot, kushdo te jete !

Rama po e ndjek mire keshillen e Jacques Chirac, i cili thoshte me shaka se : "Plus c'est gros, et mieux ça passe!" - "Sa me e madhe te jete, me mire kalon"! (bejeni vete interpretimin  smiley

Vajti kjo pune, kush te jape shifren me te madhe, qofte kjo dhe stratosferike

Nje Politikan tjeter ne France ka thene nje shprehje qe ka ngelur neper librat e Politologjise (Charles Pasqua) :

"Les promesses n'engagent que ceux qui les écoutent!"

"Premtimet angazhojne vetem ata qe i degjojne!"

Kaq kisha !

Shqiperia e cila edhe kur ekonomia boterore ishte ne lulezim nuk mundi te terhiqte asnje investues te huaj tani kur bota eshte ne krize dhe me nje fuqi punetore te pakualifikuar do te krijoje vende pune.Sa shqiptare i hane keto genjeshtra?

Fatkeqesia me e madhe e atij populli ishte ardhja e nje kundershtari te Berishes qe mendon e vepron si Berisha. Te gjitha gjasat te cojne ne arsyetimin se ky palla e gjate po ben cmos qe ti ngjaje sadopak baces (eshte ndoshta nje lloj adhurimi ndaj "dores se forte" - kujto, Haxhi Qamilin, Zogun, Enverin e te tjere budallenj edhe me te vegjel). Perfundimisht, ai vend ka pj.rdhur...

P.S. Jane qe jane, pse nuk i bejne 3 milione ato vendet e punes qe mos ngelen kalamj e pleq pa punu smiley . Ne fund te fundit puna eshte shendet smiley

"E ardhmja ëndërr që bëhët realitet."

ketu e besoj. ja nje pike ne listen e premtimve qe i ka te gjitha kushtet te behet. edhe po nuk i beri te tjerat nuk ka gje. mjaft te arrije kete pike.

 Po ecjen ne hene e ka si pike?

Sorry po e ka sjell njeri tjeter ne vemendje kete me poshte po nuk po me rrihej:

ky pakt thotë si më poshtë: Si kryetar i bashkisë së Tiranës Edi Rama e ndryshoi modelin e qytetit dhe ky mund të preket dhe në modelet e tjera vendore. Për qytetarët marr sot zotimin:

WTF?? Me duket mua apo ka plas deliri hapur. Me kujton ate reklamen: "Shqiperia ka nevoje per Edi Ramen"

Ehhhhhhhhh c'na ka gjet belaja. Ca te bej se duhet me heq kafshen, po me ket nuk shkohet as ne hale smiley  

Tirons,

Ende nuk je i bindur se "kafsha" qe thua ti, nuk iken nga pushteti pas 8 majit sikur edhe tere komunat dhe bashkite ti fitoi Rama !

Keto jane zgjedhje vendore, nuk jane zgjedhje parlamentare ... mos u genjeni kot me thirrjet dhe shpresen per "zgjedhje te parakohshme", sepse as qe behet fjale - dhe Nderkombetaret e kane mbyllur kete rruge.

Nuk eshte Berisha qe loz vendin e tij / postin ne keto zgjedhje, por Edi Rama : ka nje diference te madhe, por eshte e njejta gje si ne 2007 ... dhe atehere Rama premtoi zgjedhje te parakohshme ne rast "plebishiti", por s'ka nevoje t'ju a rikujtoj historine ...

Duhet te prisni Qershorin e 2013 per te hequr "kafshen", ndaj mbidhni forcat ^^

kafsha dhe ne '97 thoshte nuk iki, po iku

Po, por athere kishe 1 milione arme sheshit e gjysma e tyre ishte ne duart e kundershtareve te tij.

Qershorin, qershorin do pres. Ate te 2013. Po da votoj PS sot sepse jam i sigurte qe po s'e bera dhe merr kafsha edhe bashkite e komunat, qershori i 2013 do jete qelbesirlleku i rradhes.

Megjitahte Lefto, per mua kjo qeveri ka rene qe diten qe doli video e Metes dhe kafsha ne vend qe te distancohej, ose te pakten te mos ndihej, e mbrojti. Nuk e ka votu njeri LSI qe te vjedhi, keshtu qe ato vota terhiqen. Ne me thenc qe LSI votohet pikerisht pse vjedh, une te them pra qe kjo qeveri gjithsesi rene, sepse me vjedh mua per te mbajtur veten dhe ate 20 mije hajdute qe votojne LSI.

Ajo PS-ja jote mer plak e ngriti vjedhjen dhe korrupsionin ne institucion. Para 2005 nuk dilje dot ne rruge mer se te grinte polici koken. Nuk semureshe dot se te masakronte mjeku. Sot eshte e njejta situate, jo nuk eshte. Vjedhin akoma dhe sot, po vjedhin. Po jo si atehere.

Ky Rama qe thua ti do largoje "kafshen" 3000 Euro ka deklaru si pasuri. As shpi e as katandi s'ka. Dhe ti na tregon kush jane hajdutet. A ka ofendim me te madh per inteligjencen e shqiptarit te thjeshte se sa keto "fakte" mbi Edi Ramen? Ik mer se ju ka mbyll syte militantizmi.

Mua me ka myll syte militantizmi, kurse ty qe e kap Meten me doren ne xhepin tat, e nuk thu asigjo se ta justifiko Sula, nuk t'i paska myll?!?!?

Meta s'ka ndonjehere shanc qe te behet i pari i ketij vendi dhe Berisha eshte ne nje moshe qe heret a vone ne keto 5-7 vite do duhet te terhiqet.

Po ky gjatoshi jot, qe ka 11 vjet ne pushtet dhe ka bere vetem tre gjera ne Tirane, qe ka vetem 3000 Euro ne konto (!!!), qe nuk di te beje nje here transparence ne punet qe ben, qe u be kurve e klienteve te tij ndertues, qe e beri partine repart ushtarak, ku ushtaret u bene oficere dhe oficeret i zbythi, qe therret njerez ne shesh dhe i con mish per top, ky, ky eshte teper i ri dhe une ia kam shume friken se nje here qe kap kryeministrine s'e leshon me derisa te vdese. Ketij po ia kam friken une.

Me ne fund ua tha troç dhe vet Rama.

Po pse mer zotni ndjek rrugen e gabuar,ose sic thua ti rrugen e vjeter,300.000vende pune me morra do ti hapesh!!!Ne kemi tallur Fatosin dhe Salen per kete batut,dhe ti vet i ke savitur.Po na zhgenjen.

Kur Ramen spo e mbeshtet as Zotrules ne kete pike, po nuhas qe votat e elektoratit gri i ka totalisht te humbura. Pervec kesaj eshte hera e pare qe shoh shume Ramiste te thekur qe kane ngelur pa fjale. Disa shprehin zhgenjim e disa nuk flasin fare por kafshojne gjuhen qe mos shajne kryetarin. Kush eshte burre le ta pranoje qe do fitoje Basha. Ta pranoje per faktin qe Rama e ka humbur totalisht davane, e jo per faktin qe gjoja do vidhet. Pres te parin Zotrulesin smiley

po mire ja fitoi basha, cfare pastaj? po pse ky do jete me i mire se edi meqe ky ka vjedh perpara se te behet kryetar bashkie?

Kush eshte burre le ta pranoje qe do fitoje Basha.

Ej po grate pse perjashtohen  nga ky detyrim? smiley

smiley  nen yqem ato, nen yqem smiley  

Si thote ai doktori smiley qe merakoset per shenetin e Soniles? kenej akoma votohet familjarce..

e thashe para ca ditesh une, nuk eshte mire rama. kur do me bo xhami te mbledhe voten e myslimoneve (grave me perce me i llaf qe i kishte aty te sheratoni) ene ne ftografi ke gazeta tema e trego ashiqare qe nuk o bo synet. osht keq kjo pune.

Pse mer me foto e fotoshop do merren robt? Po e kane thone te paret, kur dyshues per zjarrin, doren...

Kur Ramen spo e mbeshtet as Zotrules

Pres te parin Zotrulesin

Nuk te marr vesh, sinqerisht. Nuk e besoj qe me pret pergjigje nga une i pari, pasi ke thene ashtu. Cfare paskam thene, kur e paskam thene dhe si e paskam thene une ate gje, qe te paska krijuar pershtypjen se une qenkam nje "rama - nut"???!!!! What is this, i beg of you to explain. Te paskem(!) pasur krijuar(dhe lene) une nje pershtypje te tille? Nuk e besoj kurre. Kaq shume komente kam bere ne peshk (me raste), sa sikur 1/10 e tyre te me kishe lexuar, do te duhej te me kishe njohur se zben. Me sinqerisht dhe me hapur se kam folur ne peshk, zor ta imagjinoj veten. Me ke habitur. Now please explain a little. smiley

300 mije vende pune nuk po hap dot merkel me gjithe ate gjermani e do ti hapi ky me ate bythe tirone plot me plehra e dy rruge ....o zot ku te katandiska babezia asociale!

Tironc vllai, cer na ka gjet neve mo gjette hasmin. Duhet me zgjedh midis nje krimineli gjakftohte dhe nje avdalli trupjerdhur. Bela e madhe. smiley

keq e kemi punen kete here... ta them me gjithe men....robi rroka me shprese se do bohet ndonje gje  me mire por hic me kot...njonit i dalin shipjat ne amsterdam e vjerrat admina tek qofte largu e tjetrit i del duhoni e kujtohet te filloj te rreje... e tjetri qe qe tu hudh gjithe tironen ne ere del me kallare sikur mos te kishte ndodh gje ....o zot cfare te kemi b qe na i ke sjelle te gjithe keta tek ne ...!!!

 Heemmmm. Ka nje mekanizem ekonomik, per hapjen e nje sasie te madhe punesh, psh. 20% e totalit. Mirpo Rama me shoke, nuk e di kete lloj mekanizmi. 

Di gje njeri se, 1) sa % e popullates eshte ne pune, 2) sa % eshte ne pune, te moshes se rritur (18 vjeç e siper), 3) sa % eshte ne shkolle, 4) sa % eshte ne pension, 5) sa % eshte e papune, kuptohet nga mosha e rritur, dhe 6) sa % eshte e vetpunesuar. 

 Ca kerkon dhe ti aman? Ky robi tallej me Bashen deri dje per kshu premtimesh, dhe mire e beri se dhe Basha po na premton ketu Londren ose Parisin, dhe tani ka 10-fishu premtimet e Bashes. Fol fol se dicka mbetet. 

Pjero,  vetem Ridvan Bode  mund te te jape  pergjigje  per keto perqindjet. ai duhet ti dije patjeter.  tani ''patjeter''...., supozohet qe duhet ti di.smiley

 Jo Belulo, fatkeqesisht Ridvani s'merr vesh gjo nga ai lloj mekanizmi, se perndryshe do ta kishte aplikuar. Ti qe e ke lexuar "Vizione te qarta", mund ta kapesh, mund te mos dali e plote pergjigjia tek Letrat (per ata qe nuk jane makroekonomiste), por ajo plotesohet nga Komentet kur flas per ate teme. 

Prandaj kam thene se, leximi per se dyti here i librit, ploteson gjithnje e me mire disa gjera ekonomike qe i kam lene vete (qellimisht) jo te plotesuara plotesisht. Prandaj i dashur Belul, lexoi disa nga Letrat ku flas per ekonomine, dhe ajo qe eshte lene si e "turbullt", "pastrohet", plotesohet nga Komenti perkates. Duhet ta kerkosh. 

mund te na falet ne te tjereve qe nuk na ka rene libri ne dore po Belulit nuk i falet

 Na kan bo merak,sja kane permend emrin librit hic fare.

smiley

Brado, mos harro se edhe "das kapital" i Marksit nuk u shit n'fillim se nuk e kuptonte njeri derisa u be i famshem ne Rusi

Une se di pjer, por sipas INSTAT forca aktive per pune ne Shqiperi, bazuar ne te dhenat e moshes eshte 1 milion e 56 mije. Dmth ketu nuk futen pensionistet dhe personat qe skane mbushur moshen per pune. Tashi rama thote se jane 1 milion te papune kusuri mbaka tere vendin.......

Shifrat e sakta vetem Zoti(nese ai ekziston) i di ne shqiperi.Ka 20 vjet qe nuk dihet me kush lind kush vdes ku eshte ku s'eshte ku hyn ku del ku banon etj.dhite e delet ndoshta jane te numeruara me mire se njerezit.

di njeri sa % jane te kualifikuar dhe dine ndonje zanat?

 kush e meson per seprapthi kete Ramen se vete i paska ikur mendja. e the qe e tha, te thoshte 3 miljon te pakten. te besonin shqiptaret qe do punonin kolonet per ta dhe vete do benin palle.

ketu ama me ka pelqyer tamam.

Zoti i ka ne dore qeverite, kush vjen e kush shkon... e padrejte kur mendon qe jemi ne ata qe votojme... (jo se votova une, se larg qofte dita kur te behem aq debil sa te le futuramen pa pare qe te shkoj te votoj!!!), po ja qe kemi mbjelle dicka me pare dhe ndoshta eshte koha per korrje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).