Tabela më sipër marrë nga BalkanWeb, në orën 01:45. Mund t'i referoheni edhe KQZ apo faqes Rezultate2011.com

Himarën e merr PS-ja (Panorama). Peqini, Puka, Lezha, Kukësi i shkojnë koalicionit të PD-së (Klan). Gjirokastra, Saranda i shkojnë PS-së.

Burrel: fituese Adelina Farraci e PS-së (Shekulli). Kjo duhet të jetë e vetmja kandidate femër për kryetare bashkie në rang vendi, apo jo? 

586 Komente

Deri tani PD ka fituar ne Bajram Curri, Puke dhe Peqin.
PS ka fituar ne Erseke, Tepelene, Burrel, Bulqize, dhe Permet.

Qarku i Shkodrës, përfundon numërimi në Pukë, fitues kandidati i AQ

Në qarkun e Shkodrës ka përfunduar procesi i numërimit për Bashkinë e Pukës, ku është shpallur fitues me një diferencë prej 80 votash kandidati i Aleancës për Qytetarin, Beqir Arifaj.


Ndërkohë, në KZAZ 40, procesi i numërimit do të fillojë në orën 11:00, në KZAZ 41, 42 dhe 44 nuk ka filluar akoma

 

 

Perderisa edhe ne nje bastion te djathte si Puka, PD fiton me diference veçse 80 votash, qeka bo deti kos : njerëzia paska votu plebishitarçe, dmth politikçe (siç ish porosia e ps).

C'est pour quand les élections anticipées ? 

smiley

 

 

Ashtu ??!!!

Po ne Kuçove (bastion i PS-se) qe rezultati eshte 100 vota diference ?

Po ne Uren Vajgurore (Bastion i PS-se), kur kesaj here fitoi me vetem 12 vota plus ...

Po ne Komunen Otllak te Beratit (bastion i PS-se), 2433 Ps-ja / 2421 PD-ja ... + 12 vota vetem ... Po ne Berat (qytet) ku eshte kandidati i PD-se ne avantazh ?

Apo dhe aty, "plebishitarçe" paskan votuar ?!

Shikoni Ballshin se 50 vota diference jane akoma ... shikoni Delvinen se po fiton PD-ja

Une te them shiko Burrelin, ky me thote 'shiko Otllakun'

smiley)

Se ju o Lefti boni hile, tinzarlliqe, mashtroni, beni presion, dhe VIDHNI. E megjithe qelbsirlliqet tuaja, kesaj radhe keni per te humb sepse mileti ka qene koshient qe NUK DUHET TE MARRE ME PUSHTET BERISHA!!!

 

U fitua dhe Otllaku!

smiley

me duket se ai qelbaniku po hunbet ne himare

Mendon se Goro do bej dicka ndryshe? Jorgos Goros re? Edhe po fitoi prit te kaloje te PBDNJ per 1 vit e gjysem.

Po iken Bollano?!

Dmth. per vitet e ardhshme, skenes mediatike te ketij vendi do t'i mungojne ato skandalet e sajuara me sfond pseudo-nacionalist te ketij labi patetik faqekuq qe hiqet me grek se greket?!

O Olso ti je ols vertet apo bo kot.

Nuk ishin mendjent e semura te pseudonacionalisteve ato qe krijuan skandalet por ishin shovinistet greke qe bene hisori me skandalet e tyre

Mos u boj Ols fare dhe ti smiley

toko, keto probleme qe ke ti me olsin diskutohen me doktorin (edhe me ndonje shok) jo ketu.

ku e more vesh shqiptaro. Na jep nanji link

thanx !!!!

keshtu eshte 'vendosur' loja ,dulja si grek te flase per integrimin dhe europen qe te peshkoje vota ne librazhd dhe shqiptari i tredhur bollano te beje patriotin grek(me ndihmen e sales)

 Rreshen fiton PS 

te top-chanel thane qe kanditati i ps-se eshte nja 180 vota perpara qenit me 2\3-tat te numuruara

 HIMARA ............... Tani Gjergj Kastriotit do ja vene emrin tamam ne faqen zyrtare Bravo Gjergji Goro 

Shume popull altruist paskemi qene! Ne ato fshatra/qytetet tuaja s'ju intereson hiç kush fiton? Ishallah po e humbet me te vertete Bollano pra, qe te merreni dhe me ndonje problem me brenda shtepise.

Iris,

Ne qytet tona nuk do te ndryshoj azgje pavarsisht se kush fiton Ne Himare fitoj Shqiperia as PSja e as PD por FITOJ SHQIPERIA!!!!

 Perfundimtare ....Gjergji Goro fitimtar ne Himare me 30 vota me shume ndaj Bollanos...

 

Iris, jemi njerez me procesor Intel 7 (4 cores, 8 threads), dmth, mundet edhe te interesohemi per 2, 3, 4... gjera ne te njejten kohe. smiley

Ikja e Bollano-legenit nga Himara nuk eshte pak.

 ishalla iken qelbesira.

 Iris... Ne Fshatrat tone skerkon njeri autonomi.. atje zakonisht o fiton kushurini dyte i ps, o cuni tezes i pd... dmth po ti hysh thelle i ke miq shpi kandidatet.. himara eshte suprize se priste njeri prandaj u be lajm

hahhaaaaaaaaaa!!!! smiley

5 me * Krasta

Ne Tirane pas nje galopi te Edi Rames, tani Basha ka filluar te rekuperoje nga pak. Nga nje diference prej gati 10% qe ishte para nje ore, ngushtohet diferenca aty tek 5 %.

deri tani edi 6446, luli 5786. Diferenca 660 ose 10% me shume edi se luli i frymorit.

o rushi 52.6% - 47.2%  nuk eshte 10 %  hahahahahah

Ceno, ajo qe kopm shkrujt eshte arithmetike e thjeshte. nese nuk kupton kaq nuk di ca me te thone. lol

mire mer ca me te thane... 10% lere... smiley

sheme, nuk bohen llogarit ashtu.

 

bollano humbi...fiton Gjergj Goro i PS.se

Bravo Himarra. Populli Himarriot po ja tregon vet vendin ketij langaraqi megjith presionet e papara te ushtruara ndaj himarrioteve qe kan ngel pa shtet te tyre, ligjin ne himarre e ben greqia nepermjet bandave te saj me bollano e me greker qe enderrojne per vorioepir, megjith parane  emadhe qe hedh omonia etj per te greqizuar cdo qelize te himarres, megjithese ju eshte dashur te perballojne kritika te medha nga e gjith shqiperia himarriotet treguan se duan te jetojne te qete ne vendin e tyre dhe nuk duan te jene me leve e greqise per te bere presion ndaj shqiperise.  Ik tani Bollano dhe merr me vete turpin qe do te ndjeke emrin tend pergjithmone ne ato ane.

Kraste po se s'ke asnje lidhje me Himaren ndaj s'e prisje smiley.

Olsi une mendoj qe ka kandidate verdalle shume me te rrezikshem per komunitetin, po ne jemi mesuar me hipokrizine fundja e megjithese ja dime te gjitha njeri tjetrit s'kemi kurajon qytetare te perballemi, ndaj zgjedhim te shajme keta qe jane larg e larg se ata afer..e thote mire Krasta jane kusherinj  miq etj etj.

Iris, sinqerisht persa i perket ketyre zgjedhjeve lokale une nuk jam shume i interesuar se cfare ndodh larg Tiranes., por gjithsesi humbja e Bollanos ne Himare, nuk mund te me ler indiferent.

Po mire mo, si jepen rezultatet se numrohen 3 kutia mbi xxx kutia ? ç'eshte kjo ?

Urime Himares per Gjergji Goron!!! Dhe ato qe kane votu per Bollanon, me ua ba nje derman dhe me na i çu ke greku, te na lirojne pak vendin... bile dhe ke greku me duket afer, se edhe atje jane ne toke tone..

Rezultati i deritanishem I Bashes ,tregon qe ata 200 mije e kusur fansash ne FB ,s'paskan qene  te gjithe nga TR dhe mbi moshen 18 vjec ose dhe reale  smiley    Ja qe dhe sondazhi i Fb deshtoi ....eh c'ja ngriten mendjen Lulushit ,kot smiley   Ishalla vazhdon ky ritem dhe t'i japim dhe nje mandat Rames , qe te zhdukim Berishen ne 2013......... le te sherbeje si nje ogur i mire fitorja e Rames ,per PS ne 2013. smiley

shih ky, ogur thote !
Normalitikisht, ne ç'do ven t'botes me dy pare men n'koke, bohen zgjidhje, desha me thone zgjedhje,  t'reja !!

c'fare deshe me me thene mua, ti ?!  Mos po thua qe ne 2013 ,s'do kete zgjedhje ? Pse ?!

po du me t'thone qe zgjedhje legjislative s'ka pse te kete ne 2013, por që në 2011-en ! Dmth zgjedhje TE PARAKOHSHME !

Bashkia e Rrëshenit, fiton kandidati i Aleancës për të Ardhmen

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Rrëshenit. Fitues rezulton kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Ndue Kola me 3214 vota kundrejt Gjon Dedës së Aleancës për Qytetarin me 2416 vota.

 

i bie :

Rresheni :

PS : 58.8 %
PD : 42.2 %

Ça ka bo vaki m'Shqypni, ta morim vesh, i here ?? 

 

Po mesojne te gjithe avash avash smiley 

 Po ne Kavaje? a di gje njeri si jane rezultatet per bashkine e kavajes?

 

Nese kesaj radhe merret bastioni i PD, ne kete qytet, atehere ka gjasa qe gjerat te ndryshojne ne shqiperi

Ueeeee ca surprize!!! Kjo fitorja e Himares me ka shiju me shume se cdo gje tjeter.

Iriso, shiko nje here se c'shkruan vete pastaj na jep leksione per hipokrizira

Si shume po nxitohet Mimi dhe PS-ja me Tiranen.

Prisni te numerohen qendrat deri ne fund. Sepse 29 qendra nga 483 qe jane gjithsej jane shume pak. Apo jo?

lol

Hera pare qe i ndjek zgjedhjet ne Shqiperi?

Jo, nuk eshte hera e pare, por ti thuash Saliut "Ik, se fitova" kur nuk jane numeruar as 7% e qendrave te votimit, me duket paksa jorealiste.

Po me duket me teper si gare me kuaj. Kali qe merr galopin ne fillim nuk eshte e thene qe te fitoje garen.

 Ka qe ne 1991-shin qe behet ashtu nga te dyja palet, e kam fjalen.

Dihet, sa mbyllen votimet, PD hedh fishekzjarre e thote qe fitova, PS fillon kenge popullore e thote qe fitova, kurse numerimi, ne vend qe te mbaroje per 24 ore, shkon me jave.

Keshtu ka qene gjithnje.

I ke pare titujt e gazetave sot, qe i bie te jene shtypur qe mbreme? Hidhu nje sy. Titujt jane: "Basha fiton thelle", "Rama fiton thelle". Nuk thone te titulli "sipas nje sondazhi", ose "sipas numerimeve te deritanishme.

prit kur de dalin numrat e sotem ketu

http://www.shtypi.al/

Nuk thone te titulli "sipas nje sondazhi", ose "sipas numerimeve te deritanishme.

Ose te pakten te thone: "sipas Nostradamusit"! smiley

Jane shtypur e shumta ne 3 te nates, qe te jene shperndare deri ne 6:00.

Dhe shiko c'tituj

 

 Gazeta Koha Jone 9 Prill 2011 Gazeta Shekulli 9 Maj 2011Gazeta Standart 9 Maj 2011

Hahahahaha

Koha Jone as per ta bere kapele bojaxhinjsh s'ia vlen. Kete Standard-in nuk e njoh, por them se ka dhene çelesin e humbjes se Bashes: "Basha si i kulturuar dhe europianizuar qe eshte, ka zhvilluar fushaten e tij ne gjuhen angleze dhe prandaj nuk eshte kuptuar nga elektorati kryeqytetas... OH NO!"

 

"Basha yes Basha yes

Hape gojen te te..."

O zot i madh c'bejne Salibanet

Po i dridhej zeri Bin Saliut...Pyesni Bashen tha...Une nuk di gje.... smiley

Te gjitha keto histori pollesh u i besoj Fejsbukut.. smiley

 

Shume e nxituar?!

Te dyja palet kane filluar me e festu fitoren... qe para se te niste fushata elektorale. smiley

Ne kete drejtim, respekte Bashes per mesazhin qe dha dje gjate konferences per shtyp!

Pak jane pak, po keto jane kutite e Laprakes ku dihet se c'mbeshtetje ka PD-ja. Mendo cdo behet kur te filloje te numerohet Tirana e Re smiley 

Pikerisht! smiley

mesa di une Lapraka eshte zona 11 dhe atje akoma nuk ka filluar numurimi.

Ka mbaru pedro, trendi eshte i qarte (keshtu ka qene gjithmone, kane mjaftuar 10 - 15 kuti) vetem levizje te vogla mund te kete, nuk e kap kurre basha 48%.

PS. Tani po i bej like ne fb qe ti shtohet numri i fansave smiley

 Facebook-Deshtoi,Mark Zuckerberg-Ra!

Sali Berisha e mori ne qafe facebook-un!

 :smiley

Himara:

http://www.youtube.com/watch?v=CCAqpDbUesA&feature=related

Nuk të lija pa të marrë
lere
Nuk të lija pa të marrë
lere moj, lere
lere, lere, aman, aman

Tani që të kam me vete
lere
Tani që të kam me vete
lere moj, lere
lere, lere, aman, aman

U bëra sa shtatë dete
lere
U bëra sa shtatë dete
lere moj, lere
lere, lere, aman, aman 

PS: Irushe, mos u merzit, xhan smiley.

Amen !

Une nuk besoja se do gezohesha ndonje here per fitoren e Rames.

Por jam e lumtur qe populli i Tiranes, megjithe presionet , kercenimet, shantazhet dhe tendencat e papame per trushplarje, megjithe dhunen fizike dhe psikologjike, jua ktheu shuplaken ne surrat bandes hajduto-katunare te PD-se qe shkaterroi fushaten elektorale.  Bravo !

Edhe Himara Bravo !

Bravo edhe ty Ruzhdije. Me shume Ruzhdije i duhen Shqiperise, njerezit duhet ta refuzojne ate shemti njerezore, taktiken e frikes, dhunes, ankthit  dhe primitivizmit qe karakterizon PD-n ne cdo fushate elektorale. Shqiptaret duhet te jene te lire te votojne dhe pike. Rama nqs fiton nuk duhet ta marre kete si mbeshtetje ndaj tij, por si refuzim qe i ben qytetaria e Tiranes primitivizmit te PD-s.

Dije,

*****

Bravo, kthese e forte kjo ne jeten tate smiley

s'duhet hum besimi te njerzit, Bush. E kom n'pergjithsi ket smiley

 

 

 

ec ma rruni tashti

cer kthese mer ?

Une e kam thane qekur filloi fushata.

kujdes se po bahen palacalleqe. Une skam qene naihere per palacalleqe. Dhe gjithnje kunder dhunes.

Ne zemer une do doja te fitonte e djatha. Por nqs vullneti i popllit eshte per te majten, so be it ! Nqs do ta ndryshonin me dhune atehere do ishte fatkeqesi. Shyqyr qe sja arriten.

Ah, desha me thane dhe qe, votat e humbura te Pd-se jane nga njeez te djathte, jane nga gjithe miqte dhe familjaret e mi, te cilet ket radhe e bojkotuan PD-ne. Dhe nje pjese e mire e tyre, duke guxuar perkundrejt presionit per humbjen e vendit te punes , bukes se kalamajve dhe shume me teper ne ndonje rast. Respekte per to.

Kaq kisha une , tashi mos me cani.... se jam e merzitme qe fitoi rama smiley

Ne zemer une do doja te fitonte e djatha

huh?

ku ven e shef te gjathten amon? a nuk e kupto qe kto 20 vjet e kon shk**y te djathten me keq se enveri ne 50? Ore, cer i esht bo te djathtes ne at ven, mos e boft Perenija tjeter here. Nuk ka dom me te modh per te djathten se me e katunarizu ate, me i dhon ftyr katunari. Pyt n'shqipni me cer e identifikojne te djathten edhe po nuk te doli kokrra e morrit sa i lajthi. Amon mer mos na i qisni me cengel.

jo jo pa problem

i think the same way.

une ramen se votova. as bashen sigurisht. Kaq mundesha me bo.

por sms e pare qe i kam cu  sot ne mengjes ka qene : Dolem siper katunarve for once ! Amen !



une ramen se votova. as bashen sigurisht. Kaq mundesha me bo.

 

aha, prandaj ma zuri syri hysni milloshin neper grafiqe mua! smiley

smiley

p.s. xhaja nga kavaja vendosi te veshe poture roze. eh, c'vete!

 PD-ja ka ndihmuar/lehtesuar fitoren e PS ne Himare. Pragmatizem me frymezim nacionalist perballe Bollanos qe e kishte bere balte me ate strategjine per helenizimin e Himares.

PS: po Iris perse eshte merzitur? Deti perseri aty do jete me gjith kalterisine e tij smiley

 ca i ka gjet Klanin me ABC news, kan ngel me ganibobin, pse spo i adeptojn lajmet smiley 

presin urdher si te veprojne

Sali Berisha ne konferenc per shtyp:

"Te vetmit poll, qe une i besoj, eshte Fejsbuku!"

Ndalojeni o njerez kete te marre! Ndalojeni sa nuk eshte vone!

Nuk jam e merzitur , ai qe kam votuar une po fiton, jam shume e kenaqur qe kampioni me kaposha deti megjithe presionet ka ngelur shume pas smiley.

Ai qe fitoi ne Himare eshte njeri shume i mire (me aq sa di  une).

Thelleze, u  merakosa se s'te kisha pare te shkruaje dy llafe rresht per zgjedhjet, pervec se per Himaren tani, ndaj thashe smiley.

PS: Mo u merzit, se qameti nje pasdite plazh ne Himare, po ne Dhermi do te ta ze deren ne darke smiley.   

Nje muaj me pare, kam shkrujt :

 

Une di te them se, per te matur shkallen e lajthitjes (ose jo !) te shqiptareve, duhet pare Lushnja, qe ka aktualisht Sanxhakun, nje kryetar bashkie te LSI (i zgjedhur ne 2007, perpara se kjo force politike te bente aleance me PD). Dhe qe rikandidon, tashme nen siglen LSI+PD. 
Te jene konvertuar valle gjysma e lushnjareve (+1) nga 'anti-berishiste' (LSI, ne 2007-n), në pro-berishiste (2011) ??  
Enigme !

 

Enigma u zgjidh ! Shqiptart nuk ka lajthit hiç fare fare !

Lushnja, ora 12°° :

Sanxhaku (LSI) : 41%
Tushe (PS) : 59%

 

 

kryetarit te LSi i kishte cuar prokuroria fletethirje per neser. past komen e mbare!

 Kryetares* smiley

 

Si duken bathet, pjesen derrmuese te qyteteve te medha e fiton PS-ja me diferenca votash qe shkojne nga 9 deri ne 20%: Vlore, Fier, Korçe, Elbasan, Sarande, Gjirokaster, Lushnje. Fus ketu edhe Durresin paçka se aty s'ka filluar ende numerimi i votave. Tiranen s'po e permend se nuk dua te pesojne infarkt Lefteri (Lefty) me shoke. Ne Berat nuk i dihet...

PD-ja ka marre Puken dhe Kukesin, me shume mundesi do marri aksin Shkoder-Lezhe, pra pothuajse gjithe veriun. Ndaj, i vetmi qytet i madh qe merr PD-ja, ndoshta smiley, eshte Shkodra. 

Lezhen une e parashikova per PS-n, mu duk shume e mundshme fitorja e PS-s ne Lezhe, megjithate ka akoma shprese qe Lezhen ta marr opozita ose te dal balotazh. Kurse jo gjith veriu ja jep PD-s, Rresheni psh ja ka dhene PS-s kete rradhe dhe me shume gjasa Malesia e Madhe nuk ja jep PD-s. Ne Shkoder as nuk ka filluar akoma numerimi. Shkodren e ka vene perposhte PD-ja dhe sido qe te votohet ne Shkoder PD-ja gjithmone fiton me hir apo me pahir. E vetmja menyre per shkodranet qe nuk votojne PD-n eshte ta bojkotojne komplet procesin zgjedhor dhe le te fitoj Jozefinka 100% te votave.

Lezhen e kam perzemer sepse jam gjysme lezhjan. Lezhjanet jane njerez te qete dhe kane jetuar mire me PD ne pushtet (daja im ka qene kryetar bashkie dikur atje, me PD). Nuk mund te dalin ne balotazh, sepse mjafton 50% + 1 vote per te fituar. Natyrisht nese fiton PS-ja do me behej qejfi, por Lezha ngelet qytet i vogel, pra automatikisht i administrueshem kollaj nga cilado parti.

Numerimi ne Shkoder ka pak minuta qe ka filluar. Te shohim nese shkodranet preferojne akoma papunesine rekord, deklasimin e qytetit te tyre hem nga ana ekonomike hem nga ana demografike, shnderrimin e papritur ne Venezia e plot e plot gjera qe i ka "dhuruar" PD-ja gjate ketyre 20 viteve. Sikur PS te fitoje ne Shkoder atehere Saliu do kete nevoje per nje koleg te tijin, mundesisht te afte profesionalisht smiley

Per momentit jane numeruar 19 qendra votimi dhe  ka  nje diference prej 100 votash, por 5 kutite qe mungojne thuhet se jane te lagjes Beselidhja. Nqs eshte e vertete kjo, atehere ka shume mundesi balotazhi apo permbysje te rezultatit.

nuk ka me balotazh, fitohet me shumice te thjeshte

Janë numruar 30 kuti nga 433 që ka gjithsej Tirana ndërsa deri më tani kryeson kandidati i “aleancës për të ardhmen” Edi Rama.
Kreu aktual i bashkisë Rama ka marrë me 10251 vota kundrejt rivalit të tij të djathtë Lulzim Basha i cili ka marrë  8755vota.

1496 vota para ne 19006 vota te numruara, 7.87% me shume rama se basha. Game over; tani mburruni se paku qe ne shqiperi eshte arritur standarti qe sado ti intimidosh njerzit me telefonata, me mbledhje, me formulare, ata prape nuk te votojne. Po vjen demokracia dhe ne Shqiperi, urime te gjitheve 

Po vjen demokracia dhe ne Shqiperi, urime te gjitheve
 

Fiks kete po mendoja. Pervec eres se djerses smiley , dje vinte edhe si era demokraci neper qendra votimi. Njerez qe prisinin te qete ne rradhe me ia thy turinjte plakut tinzar  smiley

 sheme, une po i ndjek tek Balkanweb

 Ne disa qyteza te veriut ku as qe mendohej te fitonte pS, deri tani ps eshte para.

Ne rreshen fitoi PS, ne kruje, bulqize, burrel, mamurras, rubik kryeson ps per here te pare.

Nuk habitem. Ka shku buka 1200 leke kilja, me 900 leke merr nje buke te vogel qe hahet per nje vaft.

Te blesh nje makine 2 milione leke, 3 milione i do shteti taksa, e te shkon 5 milion nje makine rrangalle.

Dakort ne princip, veçse ka disa probleme ekonomike qe jane te paevitueshme prej perafrimit te SH me BE, dhe disa te tjera qe ndoshta mund t'evitohen.. Duhet te ndahet shapi nga sheqeri. Ekonomia e tregut nuk mund te ndalet. Te gjitha vendet ish-komuniste jane duke vuajtur ekonomikisht prej harmonizimit te ekonomive te tyre me BE-ne. Por kjo do te jete kalimtare. 

 Paska funksionuar strategjia e Edit: Lekët merruani, votën mos ua jepni.

 

 

5000 mije te reja per koke jepte PD-ja ne kruje-fush kruje smiley I kishte perla 300k i roje per familjen e kish votu PS smiley  

kripen e shesin per fare anej mer... eh c'vete. I njof ato zona, i njof... sikur i kom parasysh. Plaku Mere i fisit, me 60 kapita, jap llafin, thot: "n'vend, ere, hesap i marum", ene ti ik me menie te flejtme...

 "Per qat Sallsatajk ta jap voten..." smiley

 Ka lezet me ia vjedh hajdutit mer lal. smiley 

Edin shajeni saaaaa të doni... ama kët strategjinë e merruani lekët, mos u jepni votën e ka kopsit! E ka kopsit! 

Ne Berat jane numuruar 18 nga 74 kuti. PS-ja 2633 dhe PD-ja 2526. Ndersa ne Polican ka mbaruar. Frymori ka humbur.

 Kaloi PS ne avantazh dmth? 

Ne bashkine e Rubikut fitues u shpall kandidati i PS-se. Pra hupi frymori. smiley 

 Edhe ne Librazhd avantazh i madh i kandidatit te PS, gati dyfishin e votave ka marre por s'eshte ende perfundimtar rezultati.

 Ne Fushe-Kruje PS thellon avantazhin me 437 vota. Ne Pogradec dyfishin e votave PS-ja. Nese Shkodra ose Kavaja me bejne nje surprize, dita ime do ishte fiks smiley

 me duket se dhe ne kavaje eshte tek 70% fitorja e PS...

hera e pare....

Fitore e thelle duket ne fakt, pertej cdo lloj trendi historik. 

Tani i del me verte e drejta Rames te kerkoj zgjedhje te parakohshme. Nuk ke ca me i thene, na e mbylli gojen te gjitheve. 

Gjaku i derdhur ne bulevard kerkon shpagim, dhe nese populli nuk do ta jape dmth qe ky vend ka marre fund. Do zoti nuk eshte e vertete dhe sic duket edhe nga rezultatet e deritanishme, populli akoma beson se ky vend mund te behet shtet i njerezishem dhe jo i drejtuar nga mafjoze dhe banda kriminelesh.

O Mati, ne Burel jane numuruar 10 nga 16 kuti, dhe PD ka 2080 dhe PS 2446. Apo nuk je nga bureli ti? Mos je gjo nga Macukulli?

 Me duket se Tirana i shpetoi nga dora malokeve edhe kete here! smiley

eh jo, esht heret hala. por qe e donin nji kove me uje te ftofet kto gafurrjet dhe sigurirat absolute qe "i ka vdek nona tirones ket radh", e donin.

 Ankora jo?

jo pa u numeru 3/4 e votave.

 OK. Une po dal se kam nja dy pune. Ishalla jane gati kur te kthehem

E normale s `kish si te ishte ndryshe. Kane me shume se 50 vjet labet qe jane ul gju me gju me popullin ne tirane...na knaqen.

 Kavaja me duket se do ma beje qejfin... tobenestrofkulla!

XHAFERRI
a. për qytetarin    49.2%

DAKO
a. për të ardhmen 50.8%

Cer bohet ne Durres? Me verte menojne se Xhaferri ka gjet termostatin e dillit?

Hajde mos ti qush keto zgjedhje politike...

Gjithsesi, indikatori kryesor i zhvillimit  te kesaj shoqerie mbetet votimi ne grup...

Ne Puke, PD ka fituar me me pak se 50 vota 

Po me teper vota ka PBDNJ ne Puke se PS dhe PD.

LSI forca e dyte politike, kurse forca e trete eshte G99 smiley

Si perfundim Edi e ka te garantuar fitoren? Lume, perrua, det, oqean..socialisteve.. ta gezoni fitoren smiley

LSI edhe Skraparin e ka humbur!

Bravo Himara qe e shporren ate felliqesiren Bollano!

amon mer, se ky do ishte lajm! qe skrapari tu distanconte nga ai zhgjyrrs, se kshu lamasher per te prish synin ka per t'pas gjithnji.

Ende teper heret per te thene dicka te sigurte per Tiranen apo per shume bashki te tjera.

Sa per Bollanon dhe Himaren, lajm i mire per konsum nga greket por Goro nuk eshte ndonje fitore nacionaliste per Himaren.

Grandiose delusions or delusions of grandeur are principally a subtype of delusional disorder but could possibly feature as a symptom of schizophrenia and manic episodes of bipolar disorder.[1] Grandiose delusions are characterized by fantastical beliefs that one is famous, omnipotent, or otherwise very powerful. The delusions are generally fantastic, often with a supernatural, science-fictional, or religious bent.

Grandiose delusions are distinct from grandiosity, in that the sufferer does not have insight into his loss of touch with reality.

In colloquial usage, one who overestimates one's own abilities, talents, stature or situation is sometimes said to have 'delusions of grandeur'. This is generally due to excessive pride, rather than any actual delusions.

Je ne rregull Ron?

Dignoze pa para po te jap.

Duhet te jesh mirnjohes.

Jepja diagnozen vetes se une jam shendoshe e mire.

 "Je shendoshe e mire" eshte gjithashtu nje diagnoze smiley

Ti ke ndonje problem?

ah deliri i madheshtise po te zuri pisk e ke punen lol

mua nuk me besohet qe zgjedhjet kane shkuar 'mire', qe numerimi po shkon akoma me mire. perpiqem te gjej shpjegim te pazaret, nderkombetaret, nuk e kuptoj dot pa nderhyrje anesore qe te mos kete vjedhje masive. perndryshe, me vote te lire, e kuptoj rezultatin si nje terheqje te elektoratit te arsyeshem te pd-se. nuk mendoj se te majtet 'moraliste' kane levizur nga istikami. m'i beni hallall thonjezat e teperta.

iris, himara na dhemb po aq sa qytetet tona dhe ti per hater te bashjeteses sa me te mire ne shqiperi duhet ta kuptosh kete: provokime dhe kercenime te tilla territoriale do t'i dhembin shqiptarit sa te jete jeta, edhe me shume se plehrat dhe trafiku, e madje edhe me shume se jeta e atyre ne gerdec dhe bulevard, sepse njeriu ka kete aftesi te rralle te mendoje ne menyre abstrakte, per gjera ideore, sic eshte atdheu.

i pakapshem, na trego pak me shume per goron.

Ne Itali paraqitet si Giorgio, ne Greqi si Jorgos, fushaten e ben me parrulla ne Greqisht.  Vete keta te ashtequajturit analiste tek Topi thone, qe fushata e tij nuk kishte asnje ndryshim nga ajo e Bollanos.  Per mua duket si nje Bollano i ardhshem...

 "Njolla e kuqe" e PS po zgjerohet ne zonat veriore,komentojne kta gazeptaret opinionista. "Njolla" thone..te keqen e gazetarise.

Eshte shpejt per te folur por interesant eshte sjellja e votuesve te djathte aty ku kandidati i te djathtes eshte perfaqsues i LSI-se.

 

eshte pune nen-vetedijeje o spiro, prandaj thone "njolla",  eh c'rrengje punon ajo e shkrete

Socialistet po fluturokan nga gezimi! Urime! smiley

Pavaresisht se duhet pritur perfundimi, gjasat qe te permbyset rezultati ne shume prej qyteteve te medha jane te vogla. Keshtu qe PD-ja humbi. Po kjo nuk eshte ndonje gje e re, edhe ne 2007-en situata nuk ka qene shume ndryshe.

Sa per Kavajen, besoj se rol te madh kane pas edhe pazaret qe iu bene ekipit te futbollit dhe deklaratat qe beri presidenti i klubit. Kavajsit e dun futbollin dhe e ndjekin shume ekipin e tyre.

Shkodra nuk besoj se do kaloje ne ane te PS-se, harrojeni.

 

shkodra osht e marun peng, dhe per sa kohe pengmaresit nuk do denohen, sigurisht qe keshtu ka per te qene.

Shkodra eshte demokratike, harroje.

qeka si Blezencka*, dmth smiley

* nji fshat i skraparit smiley

mos u merzit se hajgare po bojm. konga eshte kshu: "o blezencka heroike/ me partin demokratike" smiley

 

te jesh demokratike eshte dicka e mrekullueshme, por te jesh peng i nje krimineli qe drejton PD-ne eshte nje pikellim i madh.

mos u bej kaq militant/e

Shkodra para 2005-es ka qene shume e mjere.

Kriminele jane te gjithe keta, hajduta jane. Edhe Rama jot me kompani.

Ne nuk po bejme fushate ketu.

Une mendoj se fiton PD-ja per shume arsye.

Ti pse mendon se po te fitoje kandidati i PS-se atje do jete me mire per Shkodren?

Shkodranet kishin nje shans te mire per te shporr klanin e Xhozefit qe i ka marr frymen ati qyteti..

Qyteti i Burelit ne 4 vitet e ardheshme do te drejtohet nga nje grua e PS_se. Urime!

 

Keto jane rezultatet deri ne oren 14:00

Ti jap nje lajm te bukur demokrateve? Tek 4-tra 70% e votave kane dalur pro kandidatit Lulzim Basha. Mbajeni veten fort socialiste se do ju dridhet toka nen kembe.

mos u nxito mer shok, prit se jane ne numrim njesia 5, njesia 6 dhe njesia 10. boj durim

Faktikisht kam pa postimet qe ke bo ti. Me dukesh qe e ke mare shume me vrull. Ne e kemi mare me qetesi fitoren. Shih televizorin mbas 1 ore.

ok, lexohemi prape ne 4:16pm

Mbas 20 minutash do te bijne te fiket Swed. Po te paralajmeroj ty dhe gjithe peshqit socialiste smiley

he la fol, ku e keni bere pisllikun?

 

Asnje pisllek Bush. Erdhen rezultatet e pastra. Te ftoj ti shohesh pak me vone smiley

Gjer tash n'linje direkte mu me thone 54-46.. I shok i jemi i PD ma tha ket se keta te PS spara besohen se jane me superxhiro tani.. Ti mbase i ke infot nga ndonje i LSI.. smiley me shkrim dore me noi bllok te zi smiley

Shoku jot i Pd-se shifka faqet e internetit. Sa te paduruar jeni mor jahu. Po duroni te kaloje 20 minuteshi smiley

po leje mer se tallet, m'duket se eshte nga kto palo komunistat qe bo si demokrat smiley

mbas 20 min me oren e postimit tim a me oren e postimit tat? smiley

 Opa, qeka dhone urdheri per klonimin e votave me duket. smiley Jepi aty!

"Populli voton. Partia numuron."

 Paskuchani, Paskuchani amore mio!! smiley

Në Njesine 4 numërohen 15 kuti, diference e ngushtë mes Bashes e Ramës
Në KZAZ 48 në njësinë nr 4 të Tiranës e cila është instaluar në shkollën “Bajram Curri” , kur janë numëruar 15 kuti votimi, në këtë njësi është në avantazh kandidati i PD-së Lulzim Basha me 70 vota plus. Ndërkohë që kanë mbetur pa u numëruar dhe 29 kuti të tjera. Deri tani Basha ka marrë 3470 vota, ndërsa Rama 3470 vota.

 

Matematike, Saliste, ama 70 vota plus te kjo njesi, jo 70% smiley

smiley      smiley   

Prit se Njesia 4 ka 43 kuti ne total, nuk del rezultati vetem me 14.

Ne Polican te Skraparit paska fituar kandidati i PBDNJ.

A dini me me thone c'bohet me Mziun?

 Eshte ne avantazh me nja 200 vota.

Dmth qenka e vertete ajo shprehja qe thote populli se ca duhet te besh per te te thene baba.

 Po Mziu eshte si Klinton qe ju rrit popullariteti  pas skandalit Lewinsky. smiley

pas asaj qe ndodhi me Mezin, degjoja se robt aty pari thoshin mire qe sna ndodhi ne, se vetgjyqsia, etj etj nderkohe kush e di sa famije te zones e kane nga nje te veten ne ate bashki..

E cuditshme...

Busho, kto kamzalijt do e morin vesh hatane qe u ka bo Xhelali kur t'shofin brezin e ri me tipare mziu, po do jet teper vone.

 Xhelali ka shku shume para smiley

 tropizma , ca impresione te shpejta per diten e votimit. une isha si vezhgues ne mjediset e shkolles "Sabaudin Gabrani" ku ishin vendosur disa qendra votimi. Oborri gjate gjithe dites plot me njerez qe vinin dhe iknin,te veshur si per feste (inercia e tradites kur kerciste klarineta qe ne gjasht te sabaut )  nje pamje panairi, impresionuese teksa e shihje kete pamje.Votimi me kater flete e ngadalsonte procesin , radha ishte e besdishme per njerzit , kishte qe iknin dhe vinin serish por serish gjenin radhe. E megjithate sjellja , qetsia me te cilen percollen procesin   dhe  deshira e tyre  per te ushtruar te drejten e  votimit  me entuziazmon dhe trishton.  Me entuziazmon ideja se shpresa nuk ka vdekur por   trishtohesh kur mendon  se cfare prodhohet nga keto qinda mijra vullnete individuale ? Nje pushtet i pa pergjegjshem i cili sa po konstituohet, i kthen shpinen qytetareve dhe nuk justifikon pritshmnerite e tyre.Them se Tirana vecanerisht diten e votimit shpreh dukshem qytetarine  qe kontraston me brutalitetin dhe  konfliktualitetin e politikes.

Nga sa vezhgova ne qendren e votimit, perfaqsuesit e PD dhe PS ne komision, bashkepunuan me korrektesi dhe civilizim mes tyre por te dy krahet kishin nga nje nga keto kokqoshet qe krijonin ndonje situate te tensionuar.Konstatohej prania e militanteve dhe partiakeve te pd qe demonstronin pranine e tyre neper mjediset jashte qendrave por qe nuk ngurronin te futeshin edhe ne qendrat e votimit per te influencuar procesin. Problem mbetet votimi familjar(te moshuar pergjithsisht ) por kjo tolerohej me mirekuptim nga te dy krahet e komisionit. 

Populli e ka dhene me qetsi dhe dinjitet verditktin, pavaresisht nga presionet, shantazhet, premtimet, perkedheljet dhe perdhosjet e dinjitetit te njerzve nga palopolitika. Momenti kritik eshte numerimi.Ndoshta beteja prej dy vjetesh e Edi Rames per kutite dhe shenjterine e votes, ka bere  efektin e vet ke qytetaret, komisionet, qeveria dhe nderkombetaret. 

Urime qytetit te Burrelit smiley

Trop, me gjate mund ta diskutojme live. Per shkurt, une s'ua justifikoj ca sjellje shqiptareve vetem sepse jane shqiptare.

 Ne Shkoder, Lorenc Luka deri tani ka +300 vota karshi Uruçit. Sa keq smiley

Dite e qete sot ne Tirane. Bie shi. Nderkohe te gjithe njerezit duken sikur i ka kafshuar vampiri dje naten, ne gishtin e madh te dores se majte! smiley

dje naten apo mbreme naten, Olsi?

mbreme = dje naten. Kur thuhet "mbreme" nenkuptohet qe eshte naten smiley

Mbreme eshte mbremja diku pas perendimit te diellit, ne muzg  derisa erret e bie nata. Kurse dje eshte dita para te sotmes.   smiley

dhe mendoje te rrefyer me nje ton te ngadalte, sikur te dhemb koka e s'ke fuqi te flasesh. smiley

Ana, ke shume te drejte. Doja te thoja "sot naten". Faleminderit per terheqjen e vemendjes. smiley

 Live from Tirana.

 Olsib.

p.s. vazhdo me paraqitjen e atmosferes, te lutem.

p.s.1 vetem nje gje me habit; deri kur do te vazhdohet me kete ngadalesi? normalisht duhet t'i kishin perfunduar numerimet. nje cope vend eshte i shkreti.

Mbas pothuaj 24 ore nga mbyllja e procesit, me kete lloj ritmi numerimi, i bie qe rezultati te dale diku nga e merkura ne mos me vone. Jo vetem qesharake por edhe e rrezikshme per manipulim. Koha kalon, vemendja e vezhguesve bie, ata qe numerojne lodhen dhe hienat e berishes mund te bejne ate qe bene ne 2009. E majta duhet te beje presion per pershpejtim te procesit dhe ti mbaje nen presion zagaret e Ristanit dhe berishes.

 Ej e konfirmon dot njeri kete qe dha Klani? Ka dal Basha diku te 100 vota para, apo po ja fusin kot keta?

pse ta kap klanin ty?

 Po te topi po flise Lut Dervishi, thashe ta ktheje njehere

Basha perpara ~16200 kunder ~16000 te Rames

 News 24 e nxjerr me 1000 vota para Ramën .(ka 2' )

 Tani as une nuk po i marr vesh nga vine rezultatet, se secili po raporton ato kutite qe i ka qef. Po Klani po jep diku te 60 kuti te numeruara, Balkanweb thote 48. Rezultate2011.com, eshte akoma me mbrapa. 

Gjithsesi, duket se do shkoje ngushte Tirana. Nuk eshte numeru akoma 5 (Blloku) po me sa duket edhe 11 (Lapraka) gjithashtu nuk eshte numeruar shume. Keto qe po vine tani, qe po e kthejne jane 8 (Selvia, Rruga e Dibres) qe jane bastion i PD. 

Puna eshte tamam qe nuk dime ca eshte numeruar e ca nuk eshte numeruar. 

He mer e paska dhene Klani? Opa filloi alarmi. Hajdeni socialiste filloni perpelituni gradualisht smiley

Ora 16:30-Në Tiranë Edi Rama i PS kryeson me 16280 vota, ndërsa Basha i PD ka 15593

 po shkon 49 %  pd me 51     

ca boet???? 

 

 Sikur kesaj radhe te kete vjedhje, do kthehem ne Shqiperi e do rrok kallashnikovin. Llaf burri!

Ti po e thua kete ngaqe e di qe edhe po te kete vjedhje, nuk do vertetohen asnjehere (sic nuk u vertetuan te 2009-es), keshtu qe s'do te te bjere rasti te rrokesh gje.

 gjithmon nqs kishte vjedhje ...

Sa I ngadalte procesi I numerimit ne Tirane. Cudia 3 dite zgjat, edhe 2 dite te tjera do vazhduaka numerimi atehere. smiley

kamza kamza si e kam a fitoi ai me shami blun apo shmikuqja? shume jo buzeqeshje

 Ai pervervsi fitoi me duket. Ne fakt turp eshte qe ai eshte edhe ne politike, nuk di me fol fare. Vk, ai qytet i thenshin, po eshte katund me keq se vicidolli. 

 7500 vota jane numeruar ne Kamze gjer tani, e Mziu kryeson me 200 vota. Mungojne gjysma akoma.

Sikur e nxorren icik me shume tani. Po prap fitore si te Pirros e ka. Une shpresoj ta fusin ne burg per ngacmime seksuale e ta fshijne fare. Eshte turp qe kshu lloj monstrash kerkojne vota. 

Merr kthesen djathtas te kaza italia e fillo e numero pallatet. gjysat i ka ai me shoke smiley t'hikte nga politika pa per burgaxhijt kujdest zoja hajdari & co..

busho pyta meqe e kishim teme...

buzagazin sa ta mbaj krahi.....

51-49 thote BW...

Bakallo, ju paskan bo pune hordhite me autobuza prej jashte qyteti smiley

 Ne fakt bw eshte mbrapa ketyre rezultateve qe po jepte Klani, qe jane dhe keto qe jep Bakalli me duket. Klani ka dhene dhe nja 10 kuti te tjera, dhe prandaj e ka kalu icik Basha tani. Po edhe njehere, po nuk raportuan tamam nga car minibashkish vine rezultatet zor te dime ca trendi eshte. 

Vijini nje vize atyre komenteve te fitores se Goros ne Himare, te pakten tani per tani.

Goro kryeson vecse me 167 kundrejt Bollanos, dhe ka dhe dy QV per t'u numeruar.  Plus Lazari, kandidati i tjeter i "minoritetit" qe ka 112 vota, mund t'i kaloje ato te Bollano.  Pra cdo gje mund te ndodhi.

Si mund te kalohen votat?

Para se te mbyllet procesi i numerimit Lazari mund te vendosi t'ia bashkagjit votat e tij PBDNJ-se dhe Bollanos.  

 Pako, ka mbaru numerimi. Aty ne internet jane te pa updatuara rezultatet. Ka dy ore e ca qe eshte mbyll. E ka fitu me vule KZAZ Goro Himaren. 

Nga e more vesh? Pra eshte certifikuar nga KQZ-ja fitorja e Goros?

 KZAZ, komisioni zonal. Po eshte zyrtar. Faqet e internetit jane shume dobet. 

Aha, flm Endrit.

 Ca gjera te thjeshta fare, jane te pakapshme per te pakapshmit smiley

Ti te pakapshmit i je qepur nga mbrapa kemba kembes.

 

 Ta ka qejfi e? smiley

Shoku, e ke zakon te shkruash gjera te pasakta dhe une s'bej gje tjeter veçse te korrigjoj ato pasaktesite e tua.

 

"Mendjet e vogla diskutojne mbi njerezit, mendjet mediokre diskutojne mbi ngjarjet ndersa mendjet e larta diskutojne IDETE" (Une bej pjese tek keta te fundit, perderisa ballafaqohem me idete e tua qe shpesh here jane te gabuara). Rri i qete se ketej e tutje s'ti korrigjoj apo kritikoj me mesazhet. Shendet!

Me thuaj ku me siper te postimi jot i pare ke diskutuar idete qe une kam paraqitur.

Ti me korrigjoke mua gjerat e pasakta? Kur keshtu? Ti s'ke asnje muaj ketu? Te them te drejten une te vura re vetem sot ku kishte postuar duke komentuar mbi mua personalisht, si mbas postimit te Ronit (sulm personal dhe ai) e si ketu me siper.

Nga Kavaja c'behet se jam t'u u habit fare sot?

Qeka si Vit i Ri, me surpriza plot kjo dita e sotme   smiley  

 ne kavaje, me sa po shoh tek news24, po fiton kandidati i PS. Shpresojme qe doktorri dhe PD te marre nje leksjon nga Kavaja sot, se ekan len ne meshire te fatit x 20 vjet ate qytet. Besnikerine e kavajsve e shperblyen me vjedhje, injorance dhe tradhti....

Kush e di, pse Shkodra e Durresi jane kaq mbrapa me numerimin?

Mos po pergatitet ndonje furtune alla Al Kapone ?

S'ma ha mendja se ka bythe ta beje. Vetem po deshi me ia dhon vetes derrmen qe tani

Gati te permbyset rezultati ne Tirane (jane aty aty Basha dhe Rama tani). Pritni edhe pak se do kete dalje perpara te kandidateve te PD ne Tirane, Korce, Durres, Berat etj. Nje mendje me tha qe t'i besoj Rames kur tha mbreme qe keto zgjedhje kane qene "shemtire" dhe te "papranueshme", por mesa duket nuk qenka keshtu. Kemi zgjedhje te lira dhe te drejta.

o politiko po sikur e dijshe perafersisht? na hudh nai gjo na jep si del rrezultati i sigurimit te shtetit !!!! loooooooooooooool hihihihi

Une them qe fiton Basha, tani te shohim. Ti si familjar me sigurimin ndoshta mendon ndryshe.

sa gjynof qe me vje me ju. ta thashe qe nuk kane me e votu mo te perndjekurit. po ju kujtoni se shqipnia ka nis ne 96 me vota te vjedhme. e sa komunizem e zigurimsa kena pa ne mer pilitiko. bojm shfaqje perdite. po ti nuk po e kupto se kete pazar e ka shit sala. kur ta moresh vesh ti e te tjeret si puna jote, ohu sa blerime ka per te pa kjo tirone...

te thash meqe e kishe me perafersi po kaq... mos u merzit kushdo qe te fitoje, nuk i ka votat me merite, ne dac luli me kater te vdek ne ndergjegje, ne dac rama qe nuk di si ka me e nxone ai vorr me at qe i ka bo tirones. po hajt se edhe termeti me ra, ne prape do ngelim gjalle se i kena shpite me qerpic!

Shume jetik rezultati i Durresit!

Eshte ne loje cilesia e diellit!

Grua ne Burrel?!

Ec aty Burreli!

Tirana Blu smiley

A fitoi Indrit Fortuzi mo? Po ajo blu-rozja te Blloku, ajo kaçurrelsja?

Te paskan ngaterru posterat rrugeve te Tiranes. 

Ajo blu-rozja nuk ishte ne gare. Behej fjale per nje reklame parukerie. smiley

Ajo blu rozja ju ka prish shume pune.. Do ta pranoni humbjen mo?

Une po munohem me pa tironen blu ke klani, po ka 1/2 ore qe jep vetem reklama... kshuqe, do presim, s'kemi ca bojme. 

Taksirat e ke te presesh. Nuk dua qe te te jap rezultatet e fundit se peson infarkt. Me mire te mesohesh me idene gradualisht.

Dmth ti qe i ditke me siguri rezultatet (qe s'kane dale per publikun ende) qenke te komisioni i manipulimit te votave?

Nuk eshte pune manipulimi. Eshte pune logjike. Sa e ka pasur diferencen Rama me kandidatet demokrate ne te shkuaren? Po tani? Pergjigju kesaj pyetje dhe do ta kuptosh. Shoku Rama i ka mare masat. Sapo te kuptoje humbjen pritet 21 janari 2.0

eh mer plak, a thu se doli rama e shtiu mbi robt. a thu se ishte rama minister i brendshem. nejse, u bene ca ore qe presim, edhe prape s'po na del ne krye ky burri me breket blu.

Une spo ben propagande admin. Po te them vetem faktet.

Endrit. Smund te te jap dot info. Gjithsesi mund te bazohesh vetem tek fytyra e shperfytyruar e Mimit. Degjo Aldon mbas 10 minutash.

 Tani a ke ndonje info si ai me perpara, apo kot ben ben propagande? Nqs ke na i thuaj. 

 shyqyr pra mo smiley

Me ben pershtypje ngadalesia e votimit.

Javen qe shkoi votova per zgjedhjet federale ne Kanada. Kanadaja ka 4 zona oresh. Zona me e fundit nga Oqeani paqesor mbaroi votimet nga ora 8:00 PM. Nje ore me mbrapa rrezultati ishte i qarte dhe perfundimater per 308 zona elektorale. Kryetaret e 5 partive dolen dhe mbajten nga nje fjalim te shkurter duke pranuar rrezultatet dhe uruar kundershtaret. Ne oren 11 une vajta te flija i qete se zgjedhjet kishin dale sic prisja.

Me e bukra eshte se nuk kishte asnje sistem kompiuterik. Cdo gje u be me fletushka, lapsa, dhe rrezultatet me telefona. Pra te njejtat teknologji qe i gezon dhd Albanistani.

Shqiperia vazhdon te jete bote e trete, ku dezinformimi dhe erresira vazhdojne t'ju sherbejne kriminelave qe ju drejtojne.... disa lakej politike ferkojne duart se numerimet do zgjasin dhe tre dite...

Eshte per te ardhur gjynah... Shqiperia vazhdon te jete nje vend mesjetar...

 Duhet te jeshe i(e) vogel ti mik(u)-(ja) im-(e)..!! Atje eshte Shqiperi, nuk eshte loz e qesh si ne Kanada..;P

 Harxhum miliona per kamera dhe ekrane, kur me me pak se keto mund te behej votimi elektronik e ne tani do ishim duke dikutu a do iki Rama ose a do bente zgjedhje te parakohshme Berisha. 

Itso nqs nuk e do Shqiperine mesjetare shko atje dhe jep kontributin tend si "kanadez i civilizum", perndryhse karshillik mbrapa kompjuterit mos bej plizzz.

T`civilizum sjane ato/a qe i bejne copy/paste kultures se nje populli tjeter dhe na e servirin me prepotence, po ato qe jetojne ne ferr aty ne shqiperi çdo dite dhe bejne te pamunderen qe gjerat te ndyshojne per mire...

Hajt me tmira

Molle, kontributin per te numeruar copa letrash nuk e jap...

Kur akoma nuk mesojne dot 1-2-3 mesjete jane dhe do te jene...

Po, bravo. Ti je ke mbath nga kjo mesjeta ketu. Tani ca problemi ke?!

Te mungon a si?!

Jam i zhgenjyer qe sot nuk po marr vesh dot se kush fitoi...

Salibani apo gjethja e fikut...

Ke te drejte, nuk me mungon fare... Eshte thjesht vesi i keq te marresh vesh se c'behet nga vendi ku ke lindur, bashke me kafen e mengjesit, te lexuarit te gazetes, dhe gjendjes se NYSE...

Po, po... vesi i keq!

Tregohu i ndershem me veten te pakten! Te mungon kjo mesjeta ketu edhe pike.

Gjithsesi, nuk eshte e domosdoshme me shku deri ne Kanada per te konstatuar se si eshte gjendja ne kete vend. Edhe ne qe jetojme ketu mund te shkruajme te njejtat gjera qe ke shkruajtur ti ashtu sic kemi bere, se fundja nuk duhet ndonje zgjuaresi e madhe me pohu qe "uji i ngrohte eshte i ngrohte dhe i ftohti i ftohte". Por moralisht ne jemi te justifikuar, ndersa ti jo. Sepse ti ja ke mbath prej ketej, ndersa ne jo.

Per car je i justifikuar moralisht?

JO mo itso se kisha te kontributi me leksione matematike po kur se kap sensin ti çar me tbo ty ...

E kuptoj qe sa me shume ta ngadalesosh procesin aq me shume ke shonce me manipulu rrezultatin, ose mos ta njofesh... e njejta histori gjithome... sensi ne rregull, molle...

Ta gezoni demokracine...

Its ate qe do gzoj une do gzosh dhe ti...

Po si ke ra me shpulle ekranit s'quhet! smiley

Shqiperia vazhdon te jete bote e trete, ku dezinformimi dhe erresira vazhdojne t'ju sherbejne kriminelave qe ju drejtojne.... disa lakej politike ferkojne duart se numerimet do zgjasin dhe tre dite...

5*

Po pse numurohet kaq ngadalë .ç'tregon kjo a mund të shprehen specialistêt ? 

Minuta shtese quhen keto miku im, behet bilanci i basteve te vena per ekipet dhe presidentet e tyre vendosin per fatin e ndeshjes (vetkuptohet qe fitimet jane ne propocion te drejte)..smiley

Sa flete ka nje kuti mesatarisht?

Sipas te dhenave qe na jep Blendi ketu nga Balkanweb, deri tani ne Tirane eshte numeruar rreth 18% e votave. Tirana kishte rreth 483,000 votues. Me 38.1 %, dhene nga KQZ si numer i atyre qe kane votuar ne Tirane, i bie qe rreth 192,000 kane votuar. 34,000 jane numeruar, pra afersisht ke 18%. 

Megjithate kjo nuk na thote asgje sepse nuk dime kush jane njesite e numeruara. Njesia 5/2/7/11/4 ne Tirane jane ato qe bejne me shume se 60% te votuesve. Nga keto une nuk e di si ndahen tradicionalisht ne bastione partiake. 

 

Jo më shumë se 1000 vota besoj ashtu kot. 

Last news  Basha 116 vota para smiley

O Kamzali, Latest News jo Last News

 ahahhaha

rendesi ka avantazhi smiley

 Rendesi ka vetem rezultati perfundimtar.

 shum dakord

A ka ndonje burim ky njoftimi yt? Apo thjesht, zemra blu?

 e pra se ne kemi mbetur te 49 - 51  

PS fiton ne Fushe Kruje me diference te thelle.... :o ...Eshte koha per zgjedhje te parakoheshme

Nga bashkite ku ka perfunduar procesi i numerimit, PS ka fituar:

Gjirokastren, Permetin, Himaren, Tepelenen, Rreshenin, Erseken, Policanin, Rubikun, Saranden, Hasin, Ksamilin.

PD ka fituar:

Peqinin, Delvinen, Puken, Rrogozhinen (PDIU), Bajram Currin.

A e di njeri se ku bie KZAZ 52?

 

Ne Top Channel shifrat jane

Rama 18024

Basha 16782

Keto kohet e numerimit te votave jane jashte bote. Te pakonceptueshme!

Duhet bere dicka patjeter qe ne zgjedhjet e tjera votat te numerohen me shpejt.

Ajo qe me bezdis me shume eshte se gjithe kjo kohe e gjate nga votimi deri tek shpallja e rezultatit i jep shkas fillimit te lojes me deklarata nga te dyja palet, si edhe tensionon ne pergjithesi gjithe situaten.

PS: Ca dmth. "strapacohet", ne gjuhen e injoranteve?!

E drejte, numerimi duhet mbaruar brenda nates se zgjedhjeve; ku eshte rezultati i ngushte < 1% mund te pranosh nje rinumerim apo kontroll me te imet te votave te shpallura te pavlera. 

 

"strapaçohet" - griset - çirret ?

 strapacohet vjen nga ''veza''  ---> kur  e hedh ne tigan dhe e perzien -thuhet e strapacuar  keshtu shkurt muhabeti me e bo lemsh si lesht e arabit smiley

"Duhet bere dicka patjeter qe ne zgjedhjet e tjera votat te numerohen me shpejt."

Do ju nis ca eksperte per numerim votash nga Kanadaja, per zgjedhjet e ardhshme...

Jane zakonisht pensionista, studenta, ose mesues qe e bejne numurimin per 200 dollare per te suplementuar pensionin ose rrogen e ulet... smiley

Bravo! Keshtu po! smiley

 Me u strapacu = me u derrmu, me u sakatu, me u lodh tejmase

Po e di o burr i dheut. Ishte thjesht nje menyre per te theksuar se cfare thone keta analistat e televizioneve te kulturuar me injorance! smiley

Faleminderit edhe ty SFR. smiley

 Ne veri perendim, dmth Lezhe-Shkoder, "strapacim" eshte fjale mese e zakonshme. Per mua s'eshte injorance. Asht si me nigju fjalen mollatare smiley

Eh, po ju jeni italianofil (venedikasofil, me saktesisht). Juve ju falet. smiley

strapacohet ne poplli i thjeshte i thojna stermundimit

Ezatamente/ Egzaktmo/ Igzaktelli! smiley

Ekzekutim politik i LSI-se....

Levizja Socialiste per Integrim ka humbur thuajse te gjitha qendrat urbane qe e i ishin lene ne dispozicion nga PD. Ajo ka humbur ne Gjirokaster, Skrapar, Pogradec, Lushnje, Permet e Elbasan dhe eshte drejt humbjes ne njesite bashkiake ne Tirane qe kishte marre persiper. Vetem ne Lezhe ka nje beteje te ashper. Ne Fier, LSI eshte katandisur ne nje grusht votash.

 

Qish do bejne pa Erisa xhixhon... smiley

Bashkia Tirane

  1. Njesia Bashkiake Nr. 1:  38,456 votues;     Qendra Votimi:   39
  2. Njesia Bashkiake Nr. 2:   58,641 votues;    Qendra votimi:   54
  3. Njesia Bashkiake Nr. 3:   34,363 votues;    Qendra votimi:   32
  4. Njesia Bashkiake Nr. 4:   46,901 votues;    Qendra votimi:   43
  5. Njesia Bashkiake Nr. 5:   62,255 votues;    Qendra votimi:   65
  6. Njesia Bashkiake Nr. 6:   46,339 votues;    Qendra votimi:   51
  7. Njesia Bashkiake Nr. 7:   51,203 votues;    Qendra votimi:   50
  8. Njesia Bashkiake Nr. 8:   31,531 votues;    Qendra votimi:   30
  9. Njesia Bashkiake Nr. 9:   44,490 votues;    Qendra votimi:   41
  10. Njesia Bashkiake Nr. 10: 22,803 votues;    Qendra votimi:   25
  11. Njesia Bashkiake Nr. 11: 45,915 votues;    Qendra votimi:   55

Ne total ne Tirane jane 482,897 votues dhe 485 kuti votimi. Me 38.1 %, sipas KQZ te cilet kane votuar deri ne 19:00, i bie qe ne Tirane ka patur rreth 183,984 votues. 

Tani na duhet Emo dhe Gucja, qe te na thone matematikisht kush ka fitu. Ndersa ne te tjeret mund ti japim ca ngjyra qualitative, nqs njohim bastionet partiake.

Nuk i jep dot drejtim njeri ketij ekuacioni sepse shperndarja e votave eshte e pabarabarte.

gucja e di qe dje thane 202 000 atje ke sebepi i gani bobit te klani. edhe mua m'u duk e pabesueshme si shifer, po cfare nuk ben vaki.

 ne Tirane ka patur rreth 183,984 votues.

Rreth? Rreth? Rrrrrrrreth? smiley

loooooooooooooooooooooooooool

o zoto boje edhe i here ket me qesh se une nuk po gjej dot mo arsye me majt lotet e te qeshmes... keto na dine ne rreth trapllikut edhe aty rreth ndoshta trapa te gjithe plus minus ta thote saraci me panderim per turp fare... qesh e qesh e ska te sosur ki kanali i ... ku ta kete burimin.

 Po pse zgerdhihesh mo? E vura "rreth" Laughing, se ju ketu te suleni per 0.000001. E kapa dhe vete qe nuk rrite mire, po ngaqe te dhenat jane shume fluide, eshte e veshtire me thene tamam sesi jane punet. Prandaj e mbylla me ca emra qe mund te na e sqaronin. 

Ndikimin me te madh ne Tirane e ka Njesia Bashkiake nr 5, qe sipas tabeles tende me siper eshte Qendra e Votimit nr 65. Kur te hapet ajo, balanca do rendoje qartazi nga Rama, vecse nqs Erisa Xhixho ka bere ndonje hata smiley 

 5-se i vje anash Erisa, se aty kandido prape Jeta, qe ka qene per 4 vjet dhe ka fitu bindshem ne zgjedhjet e fundit vendore: Jeta mori mbi 60% dhe ai i PD-se ke 38%. Erisa eshte komplet e djegme ke pesa.

Po une po kam dyshim ke Njesia 6 dhe 3. Jane dy kandidatet e LSI qe kane qene kryetare njesie me PS-ne ne koalicionin e 2007-s dhe tani kandidojne me LSI-ne ne kete koalicion.  Kam me teper llafin ke pushteti i allishverisheve, ngaqe kane qene 4 vjet ne pushtet dhe e kane ngrit tarafin e tyre, se ke sa do votojne militantet. Ke Njesia 3 (Kokona) rezultati ka qene shume i thelle: mbi 15 % per te ne 2007, po nuk e dime sa eshte merite e LSI-se apo e PS-se ne ate zone. Une nuk e njof mire Tiranen si ka ndryshuar, se kam shume kohe qe kam ik. 

Ndersa ke Njesia 6 eshte Luzhiana, po me te njejten histori si Kokona, me te vetmin ndryshim, qe ketu rezultati eshte shume i vogel ne perqindje ne zgjedhjet e fundit vendore. Kjo e ben Njesine 6 shume te rendesishme, per mendimin tim ne kete zgjedhje. 

 Me njesine nr.5 do i vihet kapaku ketij muhabeti. 

pikës i ke ronë, Tirona është edhe e tepelensave, beracakëve dhe labve

ke harru fieraket...rrijne gjithmone bashke

 Tepelenasit, si jam une me origjine te larget, jane 100% bij te Laberise smiley

 Burrel: kryeson me 500 vota Adelina Farraci e PS-së (Shekulli). Kjo duhet të jetë e vetmja kandidate femër për kryetare bashkie në rang vendi, apo jo? 

Më duket se kjo është e vetme nga Elbasani e sipër nga 6-7 gjithsej .

S'e kuptoj voten ne Shkoder. Edhe plaku im te ishte kandidat, te ma permbysi shtepine 5 here ne jete, jo me brenda nji viti, do kisha votuar gjithe jeten kundra tij.

Zor se mund ta quash me Shkodren qyteti demokracise, sesa qyteti Haxhi Qamileve.

Fol nje here me Zanen se mbase qartesohesh smiley

Me thene te drejten, jam cudit me llogjiken e Shkodraneve qe para tre vjetesh kur vendosen te heqin nji monument kulture "5 heronjt e vigut" e ta hedhin ne plehra, per ti zevendesuar me 5 tuba alumini ne mes te qytetit.

 

Lere mos me fol se e pashe shatervonin. Ai graniti, si pllake varri. Ato elementet dekorative te von te gjithe shtremet. Vari lesht. Si bufe kuzhine kineze dukej smiley  

me sa duket, shkodranet thone se Lorenc Luka ka bere shume punime te mira ne Shkoder, kurse Uruçi (PS), ka 2 padi penale mbi shpine...

Cu beka sot... rrethuar me njerezit qe here qeshin e here shajne... epo normal, kur rezultatet raporton ne kete menyre... smiley

Lulzim Basha ka fituar me 58%

Edi Rama kerkon te hapen kutite e Ruzhdijes.

Arvizu pershendet rrezultatin e zgjedhjeve...

Oh c'u kenaqem... kjo estrade eshte me mire se rezultati...

Ca gallate!

Sikur te mos mjaftonte fakti i vecante qe per te organizuar zgjedhjet ne Shqiperi duhet nje strukture me vete sic eshte KQZ-ja, qershia mbi torte eshte qe anetaret e KQZ-se zihen me njeri-tjetrin! smiley

Perderisa jane anetare partish, dhe jo me vete, do zihen, ca do bejne?

Kater jane te mazhorances, tre jane te opozites.

Konfirmohet Fitorja e Aleances per Qytetarin ne Lezhe : I merret Prefektura e Lezhes kampit opozitar qe e kishte marre ne 2007-en

hahahahahahahahahahahahaaahahahhahahahaha

O ty te shtofte Perendia ditet jarebiiiiiiiii. Me ke knoq   smiley  

i djathti i thek NIKOLLE LESI shpetoi lezhen nga cunami, i dol emri i dol nami.

Me gjithe presionet, fallsifikimet, blerjet e votave ju nuk duhet ta diskutonit fitoren ne 75% te vendit jo me te prisnit deri ne kutine e fundit edhe ne bashki si Lezha apo Puka.

Te bohen gati gjithe pastrueset e bashkise se Lezhes qe ka qene me prirje kamuniste, se do pushohen nga puna.

Pastrueset demokrate mund te ri-kthehen ne vendet e punes se uzurpuara ne 2007.

I del ndonjanit databaze e KQZ ?.Se kto zihen por s'ka fare tabelë rezultatesh.

keta jane maskarenj. Kerkojne te bejne bllokazh te informacionit. Shqiperia e internetit thote frymori dhe kryetari i KQZ sapo prononcohet dhe thote se ku di une nga keto gjona te informatikes. Ptuuuuu gangster i qelbur, kriminel i lindur !

O Grava... po boll votove a derman. Sille koken ne peshk se kemi pune. smiley

Grava dhe Koth janë me grupet e numurimit mas 5 ditësh do vijnë ktu. (lol) 

 Kjo faqja e KQZ-se http://www.cec.org.al/ qenka si mos me keq. Kur do e rregullojne kete faqe keta???  S'ka asnje justifikim qe faqja te jete jashte perdorimit ato dy dite ne dy vjete kur eshte me e vlefshme. 

Pse mer ti, ca po te duhet? Apo "ca ka ajo dera?!". Po njesoj ore do jete rezultati, si e more vesh gradualisht deri sa te shpallet, si e more vesh pas nje muaji, kur te shpallet dhe te kontestohet. Harroje ate "dy dite". Mos shih endrra se nuk je ne Inghilterre qe i numerojne brenda dites.

ps: dy vjet. smiley pezhishke. smiley

s'e mora vesh, ky trimi i Himares si e paska emrin: gjergj apo jorgo?!

apo me drejtshkrimin e ri eshte e njejta gje?

Jürgen per ty ...Jogura per miqte japoneze....

nejse nejse ka të drejtë. në dy gazeta të ndryshme zhorzh-i njëherë jorgo, njëherë gjergj. shyqyr që iku bollano.

Ndersa Ballkan Web e nxjerr tani Tiranen per 75 kuti :

Basha 49.5 %

Rama 50.5 %

Me foto finish do jete, e konfirmoj ate qe thashe mbreme, edhe pse disa syresh e quajten kete si shenje "humbjeje"  .... qesh mire kush qesh i fundit smiley

Rama edhe mbreme kur foli pasi i kishte hequr nje vize (e pate sesi dridhej nga te gjitha anet), ja futi nje te qeshur fallco me ato dhembet e tij te zbardhura po fallco, por nga fundi i deklarates e mbylli pak si i zymte ...

Sot MRIKA (Mimi) doli 3 here ne konference per shtyp per te perseritur te njejten gje : Kemi fituar madje thelle ne Tirane ne 2 konferencat e para! Ama tek e treta, siku i kishte ikur çerja dhe s'po zgerdhihej me .... dukej si "kercenuese" Mrika !

Nejse, fundi do t'a tregoje por Durresi dhe Tirana e vulosin sivjet tendencen e zgjedhjeve te 2011-es

Shenojani pak Leftit kete mor amani:

 

Nejse, fundi do t'a tregoje por Durresi dhe Tirana e vulosin sivjet tendencen e zgjedhjeve te 2011-es

e brendshme eshte qo cuca, ndonje gje e di.. te kemi zgjedhje te reja brenda 2011?

Ka fillu me me mungu ajo reklama e LSI ke BW...

oh kraep! rielli? uot dhe hell heppend? shaking, shaking dhet iz. tcrometajzing gad daem-it... smiley

E ka pasur Gjergj ,por ne pasaporte tha qe e ka Jorgo smiley

 

p.s pse si kujtuat ju qe e mori bashkine e Himeres ( Bollanos ) vetem duke folur e shkruar Shqip smiley

pasaporte greke paska qy?!

VL ky muhabet!!!

o tempora... o mores

keta numeruesit po bejne nje tallje b... madhore

apo mos duan te bejne realitet fjalen e Ristanit, per rezultate ne fund te muajit???

Ndoshta paguhen me ore fukarenjte...

po te jete keshtu mire...

po a nuk u paguan per te votuar... (mos duhet thene me ze te ulet, se ndoshta nuk e dine te gjithe)?

me verte ku eshte gucja iher? eh zgjedhjet e largeta te 2009-es, gjithe lezet, gjithe syspëons.

ajo syspens po na cudit pra ne...

dhe i jep municion ketyre derrave ne krye te shtetit e politikes per trapll..qe

 

E strapacoi dhe Mimi Kodheli mer jahu. Keta nga gezimi nuk likan gje pa thene.

 Kjo ana e pa dukshme tinzare e zgjedhjeve jane vonesat ne procesin e numurimit. Kjo eshte Themra e Saliut (Akilit)! 

___

Komisionerja e PS në KQZ, Dëshira Subashi ka denoncuar pengesën që sipas saj u është bërë mediave për të ndjekur procesin e numërimit të votave.

 

Duke folur në një konferencë për shtyp, Subashi ka deklaruar se Kodi Zgjedhor i lejon mediave të ndjekin një proces të tillë. 

“Sqaroj se në disa KZAZ mediat janë penguar për të ndjekur numërimin.

Kodi Zgjedhor ka parashikuar që mediat nuk mund të pengohen në numërimin e votave, ka parashikuar që mediat të jenë në vendet e numërimit.

Gjithashtu, Kodi i ka dhënë të drejtë medias që të jetë edhe si vëzhgues në një status tjetër, që ka të bëjë me akreditimin nga institucionet zgjedhore”, ka pohuar Subashi. 

 

 Çunat që i njohin zonat dhe nënzonat e Tiranës, pak ndihmë këtu... 

Kam këtë site-in përpara : http://www4.rezultate2011.com/?q=11&r=33&b=329&t=4

Kjo është minibashkia 1.

6 të numëruara, 39 gjithsej (6/39)

rezultati: Rama 55.3%

Basha 44.2%

Minibashkia 2

5/54

Rama 52.6%

Basha 47%

Minibashkia 3. 

2/32 

Rama 57.4%

Basha 42.1

***

A mund të nxjerrim trendy-in e votimit nga këto të dhëna?

Cilat janë zonat bastione të çdo partie? Ku pritet ndryshim? Në cilat minibashki? 

Sa është % e LSI në këto zona, sa ndikon, etj? 

 

 1 dhe 2 mbas 5 kane qene zakonisht bastionet me te forta te PS. 3 i diskutueshem ka qene perhere, po aty eshte LSI per momentin. 

LSI e ka ndikimin me te forte ne Kombinat, qe me duket eshte nr.10 si njesi. Po te fitoj fort Basha aty do te thote qe LSI-stat kane dale ne votime per Bashen, nqs jo atehere zor se e fiton me forcat e veta. 

2/6/10 do percaktojne fitoren ne Tirane.

Njesite: 1/3/4/5/7 jane PS.

Njesite: 8/9/11 jane PD. 

Une them qe do jete rezultat i ngushte per kryetarin per numrat e pergjithshem, po te merret parasysh nga shifrat qe kam dhene me lart per njesite 2, 6 dhe 10. 

 Amon ku jane ata te LSI.Humben si sepata pa bisht!!!Ku eshte Kaçi,ai Frok Cupi,Tos Nano,Artur Zheji,dhe me i fundit Cani????Se Fejziut i jap te drejte,se helbete buka e kalamojve&quotsmiley do te mbante anen e Sales.Ku jane keta te Gani bobit,se na çan veshet me sondazhet e tyre.Tupia ku eshte meshef?

 Avash ti, pse bertet mer burre, mere shtruar, akoma ka pune, neser avazi....

tani nuk po kuptoj une: kur pashe kto te TR ne mnjes, Rama kishte 54% kurse Basha 45%. Si ka mundsi qe tani jane 0.5% larg nj-tj? dmth, robt votojne ne unison kshu ne zona te caktume apo ca?

Po ndryshon perqindja avash-avash ne favor te bashes. Slowly but surely Luli will win with photofinish. Parashikoj Lulin te shpallet fitues te enjten me 21 vota me shume se rama. Atehere do plasi gallata.

Ky Ristani paska qene 99nc.

1 min tani se nuk ka mundsi qe numrat te nderrojne krah ne ket fare feje...dmth per mu tendenca shifej qarte.

p.s. daje, nuk e maj mend ku kisha thon 1 gjo pa dashje dhe dukej se t'kish ngel hatri se dukej sikur t'kisha ofendu. Nuk ka qene qellimi im grup, ta them me sinqeritet.
Falje publike dhe n'momentin me t'pare do ta fshij ca kam thon (ose do i kerkoj adminave ta fshijn mrena mundsise)

Eh mer daj, po ku ka tendenca ktu mer. Ktu del Klani e thote Basha kaloi Ramen. Si rrjedhim efekti tek numeruesit dhe vezhguesit e telefosur eshte i forte dhe fillojne e ja varin. Kjo i jep terren hienave per pisslliqe. I kon zhyt duret dhe do i zhysin mo shum do ta shofesh, kot nuk zgjatet numerimi. Rama qofte po ja moren buken nga goja prape.

P.S. Jo mer Bredh mos e vrit menjen se nuk me njel hatri prej teje, ishte thjesht sqarim. Varja, nuk je vle per diskutim.

 

 Kaçi ishte helm,me parashikimet e tij.Tos Nano besoj qe ka votuar per Salen.Per kete ve bast.

 çar helmi mer, ai ka fol budallallqe mer daj. A e pe kur po pite kafe me Salen? PO i raportonte, apo po e merrte me te mire, per nai post. Siç duket po pergatit terenin per te kalu me Salen, sei vje inot, qe Harasani do kaloje dhe ai meti pa karrike....

Car Tos nano mer raki. Ku e prish rehatin Tosi te vij nga Vjena me votu.

 Roni ka qene ketu, maskarai.Une nuk merem me bandat e 21 janarit- tha.

 Ne gjithe Shqiperine populli priti me durim ne rradhe dhe votoi me qetesi dhe pa eksese. Sigurisht qe pati ca kokepalare qe bene si te forte po... fare pak. Ajo qe du te them eshte se populli e beri punen e vet dhe fare mire ama. Sa ne kontrast dalin politikanet llapaqene dhe funksionaret skutha me kollare te KQZ - njerez te paafte qe po e marrin ne qafe ate vend. 

 Cila është zona Tiranë 7? Aty Basha është përpara me 60%

Tiranë 8 nuk ka rezultate, cila është? Bastion i kujt?

Tiranë 9 përpara është Basha me 52.1 me 47.4

Tiranë 10 janë aty aty... Basha kryeson me 50.3 nga 49.2.

Tiranë 11 nuk ka rezultate. 

Nga 11 minibashki, Rama kryeson në 6 minibashki. Basha në 3. 2 zona nuk kanë rezultate. 

Me hamendje, si del në Tiranë11 dhe Tiranë8? 

Dhe cila është zona Tiranë 7? 

 

 

 8 eshte Rruga e Dibres, super PD.

7 eshte 21, ish zona elektorale e Bashes. 

9 eshte Stacioni i Treni-Fultzi. Pergjithesisht e PD. 

10 eshte kombinati, me sa duket kane dale keta te LSI me votu. 

11 eshte Lapraka, eshte si 5 per PS, bastioni i saj me i forte, po me pak e populluar se 5. 

 Zamet e kanë pakëz adminët, a mund të hapin një temë VETËM për Tironën? 

Ku të vendosen ato rez. më lart?

 

O zot c'ma ka shpifur fare ky Sokol Balla i topit.... puuuuuuuuuuuu. Per te vjelle ta ben televizorin ky gagac mer jahu! Sa neveritshem flet bre... puuuuuuu sa keq qe flet! smiley Sick

Perdridhet icik ne fakt smiley 

Ngjan sikur ka nai gisht gjekundi qe e bezdis tere kohen, edhe flet me nje timber ankues smiley

ëëëëëëëëëëëëëë ëëëëëëëëëëëëëë ëëëëëëëëëëëëëëë ëëëëëëëëëëëëëëë

po i ka bere te gjithe gazetaret si veten mer vlla. shihe dhe kete qe sapo po flet tani... cfare felliqesirash, cfare gagacerie totale mer Zot i madh!

 Balla e ka me ëëëëëëëëëëëëëëë dhe eshte gazetari top i Topit.

Sala e ka me  yyyyyyyyyyyyyyy dhe eshte kokeminister.

Tosi e kishte me .........................(heshtje) dhe ia fuckoi motren kamjes.

 

Siç e sheh, duhet nje tik per me u bo dikush smiley

Ke noj tik ti? Ma thuaj se te them cfare drejtimi mund te marresh smiley

une kam nje pyetje hipotetike per njohesit e politikes ne Shqiperi....:

e zeme se Rama fiton zgjedhjet ne Tirane por (PS) edhe ne Shqiperi ne pergjithesi. pra PS, ka te drejten morale te kerkoje zgjedhje te pergjithshme parlamentare dhe ato mbahen pas 2 apo 3 muajsh.  fiton PS edhe zgjedhjet parlamentare.

....pyetja: a do te behet Rama kryeminister i Shqiperise  ne rast se PS fiton zgjedhjet?

 kujt po i TM?

 

 Patjeter qe do behej kryeminister. 

si patjeter, paranoid?!  po Tirana, qytetaret, apo çqt-en,  kemi Shalsin.smiley

 "Lulzim yyyyyyne, e ka kry n'mnyyyyyre t'mrekullushme detyyyyyyyrn e ministrit, prandaj une theeeeeeeem qe ayyyyyyyy, mund te bahet nji kryyyyyyyytaaaaaar i shkelqyyyyyyyyr bashkie" 

 

Edi eshte kryetari i PS dhe lider i opozites, pra nese PS fiton nje merite e madhe i shkon atij si kryetar. Kjo do te thote qe nje realitet me i madh se Tirana, si ç'eshte Shqiperia, edhe pse ne menyre te nenkuptuar, e percakton si kryeminister. Pa harruar ketu ambicien e Rames per ate post, thashe qe me siguri do behej kryeminister.

Kjo nuk do te thote qe une mendoj se do ishte vendimi i duhur, perkundrazi, mua do me pelqente te dilte nje emer i ri per ate karrike. Rames nuk do i pakesohej aspak fuqia po te ishte njekohesisht kryetari PS dhe Kryetar i Bashkise se Tiranes. Supozohet qe plani i qeverisjes se nje vendi, eshte pjelle e nje koordinimi partiak, jo ekskluzive e kryetarit. Pra idete e tija per zhvillimin apo reformat, Rama mund ti vere ne praktike nepermjet dikujt tjeter ne vendin e kryeministrit. 

 

 

yyyyyp albanoid(black sabath)paranoid xhixhiiii, se  mu me ka thane baba te besoj fb.

Po pra ene une e kom mendu ket gjo. Jo per gjo, po per zgjedhjet e 2009 tha qe kam kontrate me qytetaret e Tirones pranej nuk kandidova. Po te kto zgjedhjet ka firmos nonji kontrate apo... 

Mua nuk me intereson shum kush fitoi, biles edhe shum emigrante besoj se keshtu mendojne, se sa ; si do t'punojne te zgjedhurit, per vehte apo per komunitetit.

Une u deshperova pak nga mosregullsia ne disa qendra votimi, ku kish anomalira qe mund te ishin shmangur.

Pjero, mos u trishto. Ato mosrregullsi do kene qene aksident.

O Cuna dhe goca, si ka mundesi qe faqja e ballkanwebit i ka rezultatet me te fresketa se faqja zyrtare e KQZ?

e kqz eshte ajo faqja pa emer? s'thote ne asnje vend se e kujt eshte... si me qen leter-rrufe. 

Lol, tani po e shifsha me vemendje. Edhe faqet ku shkarkohen filma te vjedh kane me shume info. 

 nga te dhenat ne kohe reale, kryeson rama me rreth 1400 vota. 

 ne cilen kohe reale? smiley se kane dale nga dy kohe reale te reja me duket

 direkt nga qendrat e numrimit, kuti mbas kutie. kqz po vazhdon strategjine qe te acaroje socialistet dhe te prishet procesi prandaj raporton vetem ato kuti qe do.

 Swed qenka vezhgues? Ne ca zone je?

 nuk jam vezhgues endrito jo smiley

 komisioner? kaq rende qenke bere? apo je aty te kati i dyte i PS?

Athere nga i merrke vesh rezultatet nga qendra e numerimit?

update 1750

Ku?

Erion Brace tek Top-channel, ky kontrolloka edhe websitin rezultate 2011. Kane vendos qe rezultatet ti bejne publike ne tv para se ti hedhin ne database.

Njesia 7 eshte te rruga Myslym Shyri dhe nga shkolla Sabaudin Gabrani, e njoh se votoj vete ne kete njesi, dhe Rama aty voton. Basha ne 2005 eshte zgjedhur ne Laprake. Tiranen e vendos njesia 5. eshte me madhja dhe ka pasur votime te medha kesaj here, dhe eshte zona ku Rama dhe PS merr me shume vota se ne asnje vend tjeter, zakonisht te 62-65% te votave.

 rezultate2011.com nuk eshte faqe e KQZ 

 ata jane akoma te kutia e 64

 njesia 7 perhere ka votuar majtas.Oranje, nga c`burim ka dale se Basha aty eshte 60% perpara??

Bobo situata po rendohet, po flet Bisha e Myzeqese (Brace). smiley

Po pra, boj si trim nga interneti ti... se ta kishe pas perball, te kish ra te fiket fare. Llaftari te kishte zon; po hajt, hajt, s'ka gjo.

he mo si duket? Kane dhone noicik kontribut ata te pashaportizumit neper bodrume dhe parkingje makinash?

Pa ato te bodrumeve, pa votat me kesh ne dore te LSI, pa biletat e Bel Air, pa ata njerezit e trembur nga telefonatat qe ju dinin rrenje e dhemballe, do ishte mbyll ky muhabet qe tani, nuk do ishte kaq afer Basha.

KQZ eshte vene ne sherbim total te Klanit dhe PDs. Strategjia qe po ndiqet eshte e njejte me ate te 2009. KQZ eshte ne terr informativ. Nuk percjell rezultate online. Ne disa KZAZ nuk lejohen kamerat e mediave te filmojne e te bejne transparencen e votes. Rezultatet ne ekrane ne KQZ shtojne rezultatet e kutive ku Luli eshte ne avantazh dhe vonuar me ore rifreskimin e rezultatit per kutite ku ka fituar kampi tjeter. Strategji kjo per te krijuar tension dhe pasiguri tek komisioneret ne kampin tjeter qe te dorezohen e me pas komisioneret e Saliut te bejne kerdine me kutite e mbetura.

Per zgjedhjet e ardhshme duhet reforme totale e menyres se administrimit te votave. Duhen makina elektronike qe e lexojne voten direkt mbasi votuesi ka hedhur voten, e qe nxjerr rezultatin direkt mbasi mbarojne zgjedhjet. Informacioni i scanerit te fleteve te votimit kalon direkt ne databasin qendror. Ne kete menyre shmangen komisioneret numerues te votave, shmangen konfliktet, kursehet kohe dhe para. Keto scanera te votave u perdoren ne Toronto per zgjedhjet vendore.

hej, ma shpejgo pak se qysh do "dorzohen", kur aty ke kamera nga te gjitha anet dhe nga te gjitha televizionet ... plus vezhguesit e partive respektive ?! Apo skenari i "blerjes se 20.000 komisionreve" jep fryte perseri ?

Ku do vene komisioneret e PS-se qe do u dorzokan ?

Lerini keto perralla, se po ju mbidhet 8 me 2 ne Tirane ! Iku koha kur Rama kryesonte me 10 % avance ! iku koha kur PS-ja fitonte me 22.000 vota ne Kryeqytet

Sapo te doli Endri Xhafo ne Top Channel ku nuk u lejonte te futej ne KZAZ 5.

Ku do vene komisioneret e PS-se qe do u dorzokan ?

 

Mos bej naivin.  S'po te them qe do ikin ne shtepi apo do shtrihen pertoke me duart mbrapa. Dorezimi moralisht=Demoralizimi krijon bindje psikologjike ndaj kundershtarit.

Po nuk e kuptove, my apologies.

 Akoma nuk dolen rezultatet. Me ca i numurojne votat, me numratore me gogla nga ato te fillores?!!!

Edi me Bashen si rrote me rrote po me duket. Po besoj nga fundi i numurimit, Sal do ia fry pak me shume rroten Lulit, qe ti dalei siper edit.

Po KLANI ç'ka që jep lojën e kutive. 

"kete lloj Shqiperie, nuk ke ç'e do, edhe po te fitoje e Majta, edhe po te filloje e Djathta. Jemi bere gazi i botes. Nje muaj per te matur Zgjedhjet !".

Shpetim Nazarko ne Top-Channel (para pak minutash)

 Nazarko e ka emrin ky bobi? Hallall tamlin e nans o Peto!

 

Dje me ka kerrnaqur kur tha "Sali Berisha eshte nje fshatar tipik dhe sillet si i tille, si me i forti i fshatit". Burre!

po Nazarko eshte floriii ! Per mua, eshte me i nderumi nga analistet atje ! ndofta ne barazim me Aleksander Cipen

me kte ritem, te premten dalin rezultatet...shifemi

  Lefto, se paske degju mire mimin, se ajo tha tekstualisht "hajde numrojme votat edhe mos na cani trapin". Si veshtire qe po te jene ne humbje te jene te padurushem per te certifikuar humbjen, si thu ti? tha dhe qe kqz po perpiqet te manipuloje opinionin duke publikuar rezulatate ne menyre selektive, dhe tha edhe ate qe eshte e vertete si drita e diellit, qe zgjedhje me te keqija s'ka pas kurre ne shqiperi, te pakten sa kohe kam une qe shof zgjedhje administrates nuk i ka bere njeri presion si kete here, as ne '97

Po si nuk i vjen turp KQZ, qe me miliona te investuara ne infrastrukture zgjedhjesh, nuk ka nje person qe te upload te dhenat online. As ndonje deklarate me rezultate nuk po shof gjekund. Ca bohet keshtu... 

Nuk po e kuptoj se nga i merr Balkanweb te dhenat, se der tani eshte i vetmi burim po qe nuk specifikon me njesi ne Tirane psh, vetem kuti totale.

Bo ca poshtersie paska pas kjo KQZ-ja brenda. Ai vend qenka i papare per maskarallik. Ne Durres akoma s'ka filluar numerimi. Nuk e kisha besuar me pare, por tani po besoj qe kjo situate do coje ne dhune te sigurte nga te dy palet. Dikujt i intereson dhe mezi e pret.

Ne 2009 i njejti avaz.  Kemi ngritur te njejtat pikepyetje per kete proces numerimi te botes se trete. 

Me e forta eshte se kur kam pyetur nje "aktivist" te njeres prej partive per kete lloj procesi, dmth e pyeta pse nuk numerohen ne qendrat e votimit sic behet ne dynja me tha "do kishte plasur dhuna e dyfeku".  Hajde mendje hajde. 

Duhet urgjentisht reforme zgjedhore. Votat te numerohen ne cdo qender.  Ky eshte turp.   

 

Monda, kam qene vezhgues i PR ne zgjedhjet e para demokratike ne 92 (nese jam i sakte). Zona ime ishte tek Shallvaret, mbi 20000 banore. Per 2-3 ore pas mbylljes se votimit ne kishim mbaruar me numerimin. Prej aty rezultati kaloi ne qender dhe kaq. Proces i thjeshte dhe i sakte.

Po si gjithe dynjaja mer xhan.   Kjo eshte kokrra e budallekut.  Eshte kollaj fare me i rreshtu gjithe te metat qe ka ky proces tani.  

PS: Sa u nderpre numerimi ne minibashkine e Njesise 5.  Komisioneret e PD qe jane shumica, moren vendimin qe ta nderpresin numerimin deri neser ne oren 8 te mengjesit. vari woolte. 

Votat numeroheshin ne cdo qender deri para disa vjeteve, por atehere as qe behej llaf per numerim, sidomos ne zgjedhje lokale neper komuna. votat ndaheshin me tufa, kjo tufa ketij, kjo tjetra atij, dhe hajt ti numrojme sa i ra secilit. Shkurt hesapi atehere ishte shume me keq.

S'doja te "ofendoja" dajoshin por mbaj mend ca histori te zgjedhjeve te 92-shit, qe i tregojne akoma si barcaleta smiley

Te investohet ne vezhgues, e nuk e di cfare mund te bejne, ose te mos behen zgjedhje fare, sic thote Kananaj tek ai artikulli tjeter, nqs s'jemi ne gjendje te bejme zgjedhje normale.   

swedo, ne 92 ne i numeruam duke ja kaluar secilit flete per flete. Teper e thjeshte. E merr i pari dhe thote psh Edi Rama-PS dhe ja kalon te dytit qe e konfirmon - pastaj te tretit deri tek fundi i tavolines. 2 te tjere i shkruajne ne regjister. Kaq. 1+1=2 . Secili vezhgues mban shenimet e veta dhe ne fund krahasohen.

Monda, no problemo. Tregoji pa problem, kemi nevoje te qeshim. Por me duket me e mire si metode se ky budallalleku qe behet sot.

S'jane te Tiranes jo.  Po s'i them dot se i bie me qellu veten ne kembe smiley.  

Jo ne tirane dajosho, kryesisht neper komuna po thoja. ne tirane keto pune beheshin vetem ne ndonje periferi.

Botes se trete??? nga del kjo? Afganistani i nxorri rezultatet brenda 36? oreve. dhe kane votuar nja 10 here me shume se te ne. Ndersa ate rezultatin e shkrete te Bushit me Al Gore ne 2000? po mezi dolen rezultatet pas nja 3 muajsh.

ju zente berisha me shqelma ju zente. smiley

molemolemolemole mmmmhh mmmhhh mmmmole. apo nishan i thjeshte?apo... smiley

Per aktivistet dhe tifozet e te dy kraheve:

1-keni dyshimin se te dy krahet nuk e dinin qe numerimi vazhdon kaq gjate?

2-Perse nuk merrnin masa per te ndryshuar menyren e numerimit?

3-Kujt i intereson kohzgjatja e procesit?

Dhe nje kerkese: Di gje njeri se perse numeruesit e PS ne kqz 52 u terhoqen deri neser oren 08:00? ( shkolla kuqe?)

komisioneret e pds po ndalojne numerimin e votave pas nje mbledhjeje te PDs ne te gjithe vendin.

gjithmone pd, gjithmone vonesa, gjithmone zenka me kameramane qe s'i lejojne te futen, gjithmone me gango te PDs ne dyert e qendrave te votimit...

kur do te shpetojme nga keta qenie mesjetare?

Si shpetohet prej ketyre?

A e kuptoni se cfare po ndodh? Ne njesine nr 5 ne tirane, komisioni i kesaj njesie me shumice nga PD-ja vendosi ta nderprese numurimin dhe ta rifilloje neser ne oren 8 te mengjesit. Aresyeja sepse komisioneret jane te lodhur. Nderkohe qe sipas regullores kjo nuk duhet te ndodhe pasi sipas saj, komisioneret e lodhur duhet te nderohen nga komisionere alternative dhe numurimi duhet te vazhdoje. Aresyeja eshte se deri tani ne kete qender nga 13 kuti te numuruara edi eshte 1200 vota me shume se krimbi i frymorit luli. Kjo eshte PD-ja e shqiperise, nje kerme e madhe qe po na asfikeson te gjitheve.

Po pra, shume e cuditshme qe vetem tek njesie nr 5 po ndodh kjo... pse ne vendet e tjera nuk jane te lodhura keshtu komisioneret?

 sheme, le ta fillojne kur te duan, durim. biles le ta lene per ne fund fare, qe diferences qe do dali nga njesite e tjera ps-ja ti shtoje dhe 9000 votat teper te njesise 5

 

ORA, PER TE PATUR NJE  PARASHTRIM ME TE QARTE PER TRENDIN E KETYRE ZGJEDHJEVE, BEJI KRAHASIMET ME ZGJEDHJET E VITIT 2007

Njesia 1

ALTIN HAMIT QOSHJA PD                         5,926       45.77 %>>

LINDITA LLESH NIKOLLA PS,                     7,021       54.23 %>>

 >>

NJesia 10>>

GERTI JUSUF BOGDANI PD                       2,6222    50.58 %>>

MIRA HALIT VEIZI PS,                              2,543      49.05 %>>

> >

NJESIA BASHKIAKE TIRANE11>>

> >

HAKI ISMAIL MUSTAFAPD                       7,849     51.78 %>>

PAL MARASH DO�AJPS,                         6,952     45.86 %>>

> >

NJESIA BASHKIAKE TIRANE2>>

> >

BUJAR AHMET BROVINA PD                    10,038      43.49 %>>

> >

PERPARIM HAKI BODINAKU PS               12,232     52.99 %>>

> >

NJESIA BASHKIAKE TIRANE3 >>

> >

ILIR MUHAREM KOKONA PS,                  6,931  56.94 %>>

3>>

OLGER AGRON BARAKU PD                    5,068    41.63 %>>

> >

NJESIA BASHKIAKE TIRANE4 >>

> >

LULZIM ALI KON�I       PD,                   6,668      43.60 %>>

> >

VAID SULEJMAN KALAJA  PS,                 8,627    56.40 %>>

> >

NJESIA BASHKIAKE TIRANE5 >>

> >

EDMOND BAJRAM STOJKU PD,                 9,170  38.34 %>>

> >

JETA LLESH SEITAJ PS,                         14,365     60.07 %>>

> >

NJESIA BASHKIAKE TIRANE6>>

FATMIR SADRI NEZAJ  PD                       5,178  47.27 %>>

LUZHIANA DIN ABAZAJ  PS,                   5,331  48.66 %>>

NJESIA BASHKIAKE TIRANE7>>

PANDELI VELO SARA PS,                      10,258 55.40 %>>

2>>

ZAK PAVLO TOPUZI  PD                       8,259   44.60 %>>

 

NJESIA BASHKIAKE TIRANE8>>

 

ARBEN ZYHDI TAFAJ PD,                     6,734 56.85 %>>

> >

FATOS SELIM XHEDIKU  PS,                4,938  41.68 %>>

 

NJESIA BASHKIAKE TIRANE9 >>

 

ARMOND IDRIZ HALEBI PS,                      8,413   51.46 %>>

 

RAMAZAN SHEFKI KELLEZI PD                 7,732   47.30 %>>

> >

Bravo Burreli qe zgjodhi nje grua. Kjo eshte historike.

Po Keshilli Bashkiak si zgjidhet? Ka ndonje rezultat per te apo lohet per ne fund?!

A e kuptoni se cfare po ndodh? Ne njesine nr 5 ne tirane, komisioni i kesaj njesie me shumice nga PD-ja vendosi ta nderprese numurimin dhe ta rifilloje neser ne oren 8 te mengjesit. Aresyeja sepse komisioneret jane te lodhur.

O sheme, o kapitalist i poshter! smiley

 Laci dhe Kavaja me PS? wow

po pra, vertet surprize!!!

Per mua ka dicka qe s'shkon, aq me teper qe njesia nr 5 historikisht ka qene me PS smiley

uaj du aj hev nou ajdia uot ju tokin ebaut? aj still fiill llajk smiley

Mroma All,

'nga fitorja ....n'fitore ......thote Edi Rames - Kurse salla po cmenet fare......fitore fitore fitore fitore ...... !

Edhe une kujtova se ka mare fund Komunizmi ne Shqiperi!

 

Kurse Lul Bash'kombsi - thote; Ho mer , a jeni gati apo jo?

Prape mu duk si ton Ushtarak i kohes Komunizmit - ca bohet kshu mer??

Monumentale fytyra e Neimit! smiley

Ci sono cose che non si possono comprare! Per tutto il resto c'e' Mastercard!

Oh, monumentale edhe fytyra e Metes sot, se e harrova fare rahmet pastin!

 Lajm i fundit.

Bien aksionet e facebook ne burse pas zhvillimit te zgjedhjeve ne shqiperi.

Serveri nuk ka funksionuar si duhet ne diten e votimit.

priten protesta te fansave te Lush Bashes para shtepise se re te Marc Zuckerberg.

Ndoshta edhe nje greve urie me cadra dielli.

 Un jam anti ramabasha po sot i heq kapelen PS-se per fitoren ne Himare!  Kaq le ta marri kush te doje nga ata te dy asnjoni nuk e meriton  uroj qe keto zgjedhje te sherbejne per nje reforme reale te procesit zgjedhor ku nuk do na duhen partizane partish per numerimedhe kohe pa afat,  por do te kete  implementime alla europiane te numerimit te votes sic na e paskerkan kerkuar vete europeansat e EU's 

ku eshte ai grava mer jahu!?! Po me thase do i vjedhin votat mer?

ore Grava, sille koken te thashe! tradhetar! smiley

Propozim per te pershpejtuar procesin e numurimit te votave nepermjet leshimit te hapesirave publcitare.

Si funksionon?

Red Bull-i (-Promotion-) ose cdo pije tjeter energjike jep arka me kanoce me leng per numeruesit e votave ne kembim te reklamimit neper sallat ku zhvillohet procesi.

Si ju duket?

 

PS: O zotrulso, po ca i paska ndodh ketij Hulkut tone! Sikur i paska rene nje cik bateria. smiley

Budalli do ket qen tuj pa top qenellin ene ka pa ate specimenin e ka nxjerre zorret e barkut or taj! ja xisha jeten. smiley

Po qe me vika gjynaf. Se eshte edhe keshtu si i vogel... Hulku jone smiley

Sapo Brace i boni thirrje banoreve te zones nr. 5 ne tirane te shkojne prane shkolles ku ndodhen votat per ti ruajtur ato, pasi komisioneret e PD-se kane ndalur numurimin dhe duan ta fillojne neser ne mengjes. Ika une. Shihemi me vone.

smiley

Me krahe te lehta smiley.   

 Sheme mos harro po deshe se kom harru xhaketen,ma ruj i cike.

Le ti vonojne sa te duan. Populli e dha verdiktin e vet me pjesemarrjen rekord ne votime.

Kush nuk e kupton verdiktin e popullit eshte injorant. Kush e kupton dhe ben sikur nuk e kupton eshte i poshter.

Shqiperine harrojeni Pakistan nuk e beni dot Saliu me gjith krimbat qe ka rreth vetes.

Vetem bufi ne peme dhe militantet e PD mund ta besojne qe PS fiton zgjedhjet ne Kavaje dhe i humbet ne Tirane.

Kujdes se do hyni ne historine e Shqiperise si Haxhi Qamili me shoke ne mos me keq.

 Ka kuptim t'i kenë "fituar" zgjedhjet në Tiranë. Jo llogjikisht dhe me votë, por manipulativisht, po! 

E kanë dashur këtë fitore "morale", për të mos shkuar si parti e Sali në vrimë të halesë... 

 

 News 24 thote deri ne 22:30, 113 kuti te numeruara: Rama 29,084 vota, Basha 28,135. Total numeruar: 57,219 vota (pa Milloshin). 949 vota diference. 

Afersisht 31% vota te numeruara. (Kjo eshte llogari e imja.)

Epo mire nga 31% ne dite, deri nga e enjtja e premtja del rrezultati... pa frike... smiley

weeee, doli Luli. Tha FIKS 5 fjali !

 Po pra, tha jane edhe 180,000 vota per tu numeru. Tani o rre ky, o rre KQZ. Se mos ka fut mrena ene ato qe kane votu ne FB.... Dunno... Po e prish punen me keshtu gjonash...

përshnes Afrimin nga Belgjika? smiley

 Çer tha Luli? smiley

 

Update me shpesh icik e tkeqen ,na lat pa pune smiley

do e hame KRbashkiakun e ri per weekend apo lesh, sdo na tretet Levreku ne bark nga meraku ?

Ruzhdije,

Le naj cik Levrek per ket Viktimen te News24 - Erion Brace.....sa qeka Tret ky mi ti !!!!!

“Falenderoj komisionerët demokratë për durimin e treguar në qendrat e votimit që favorizojnë Partinë Socialiste”, ka shtuar Basha.

Cfare karabushi or taj! Keta e kane humbur sensin e realitetit fare... harrojne ca thone per 5 minuta!

 News 24 rezultati deri 23:30:

120 kuti te numeruara

Rama: 31,059 vota

Basha: 29,797 vota

Total: 60,856; afer 33% numeruar (dmth 2%/ore Tongue eshte rendimenti).

1262 vota diference ne avantazh te Rames.

 

Erioni duket si cun i vogel 7-8 vjecar qe shkon ne shkolle private me uniforme me bluze jak v me kopsa.

E papame! Po ndodh nje revolucion anal! ... dmth analistesh!

Kthesa e madhe!

Gjyqe publke live ne studio midis te njejtes race.

Tani! Tek Klani dhe neper te gjitha kanalet televizive kryesore shqiptare.

 

smiley U ka ikur dhe zeri dhe figura.

lene, e mora vesh vetem nga foto. po i mor komentet nga posht lart, pranej... smiley

 

 kjo duhet vendos në krye! 

 

Olsib, o pervers smiley

O Belulo! Thuj kesaj mo vlla! smiley

reputacioni i PS-se eshte tejet i demtuar, tejet i renduar

 

Po normal, eshte reputacioni i diktatures gjakatare staliniste 50-vjecare.  Pa u shperbere si parti, ky reputacion nuk i hiqet dot.

smiley

ps. pse e dija qe do thoje fiks ket.

hej shaka... sapo marova nje vale pune edhe po hudh i sy knej. Ca bohet, ka fitu edi sic e lash ne mjes, apo basha?

51.0% Rama

49.0% Basha

26% e kutive te numeruara.  Deklarata triumfante te Edit.  Deklarata kercenuese te Braces, per zhbllokimin e procesit te numerimit ne nje njesi qe njihet si bastion i PS-se ne Tirane.

26%? dhe me 2% ben deklarata edi? shume kot po me duket.

Nuk te bo pune statistika ketu Cimo, statistikisht duhet ta kishte kthy qe ne oren 4:16 pm basha (kshu m'tha gbakalli mu ktu te ppu) po s'ndodhi, filloi prape t'rritej diferenca smiley

jom tu nigju pak blues mas pune swedo. me hongri nji projekt idiot, e ke parasysh kur puno me naj tip "stur" qe do me dit edhe kur vdiq gjyshja e portierit te shpis?

po nigjoj howlin' wolf. Me i got vere, Sangre de Toro, e 2005-es.

cimo,

Paske fillu me brredh nga Spanja kto kohet e fundit. Si tha ai miku per ate lufte qe ke bere kjo got vere te takon.

Edi beri deklarta per fitore te sigurte e te qarte, pa u mbyllur qendrat e votimti ne oren 7 dje, e pa u numeruar asnje kokerr vote.  Gjithesesi, taborri i PS-isteve ne peshk cirret se PD-ja e KQZ-ja me deklarime te paverteta po mundohen te influencojne komisioneret numerues.  Eshte problem i madh kur je militant...

2%, 2% bereqavers. Se mbreme na ngriu gjaku kur doli ai amerikoni (kryespecialist exit pool-esh) po qe paguhej nga krimbi i frymorit (luli) dhe tha se sondazhi i perfaqesuesit te Gani Bobit kishte nxjerre fitues lulin me mbi 18%. Pra, ne fakt une ket e mor sot si 20% me shume te edit.

O sheme, se je me socialisti ne kete blog. Po si thua 2% bereqaves? Nuk me duket fare as optimizem ky, as largpamesi, asnje vullnet per te punuar apo per te ndryshuar gje. E kupton qe te fitosh me nje diference aq te ngushte kunder nje kandidati te nje partie qe nuk ka lene te zeza pa bere kunder ketij populli, ti po pozicionohesh me qejf, me bereqaves shume te madhe bile, thjesht 2% me lart se ai! Po kjo eshte skandaloze! Ky eshte mentaliteti i atyre qe votojne dhe votohen per te zene nje cope pune shteti apo per te perfituar ndonje gje qe ne fakt nuk u takon.

Minimumi fare sheme, duhet te te vinte turp dhe gjynah per popullin tend qe qenka kaq i mjere dhe kaq miop saqe e konsideron Bashen vetem 2% me poshte se Rama. Mbas gjith'atyre gjemave dhe mekateve qe ka bere Basha. Te te vinte keq per popullin tend. Dhe sido qe te jete, kjo perseri tregon qe PS nuk ka bere pune te mjaftueshme, madje shume pune te permjerre per te edukuar nje popullsi te tere; interesat e se ciles pretendon te mbroje!

sinqerisht me vjen keq per kete lloj mentaliteti.

Nese une kunder nje krimineli; tradhetari kombetar, hajduti miljardash dhe vrasesi ne mes te dites, nuk do te fitoja bindshem, sa te thyeshin xhamat e Tiranes nga miljonat e decibeleve te fitores sime; une Tiranes, Shqiperise dhe Partise sime; plus popullit tim, do i kisha bere topin siper, dhe do isha zhdukur andej nga Akrotiri apo ndonje ishull - atoll te humbur andej nga Mikronezia. Te dhjefsha popullin! Por gjithsesi, humbesi do isha une, edhe pse fitimtar me 2 apo 10%.

Jam shume i zhgenjyer. Shume i zhgenjyer. Prisja optimizem nga ju; e ju kenaqeni me batakun ku shulleheni.

jemi 2% para Bashes.

Skandaloze!!!! smiley

 Nga:sheme(Bllokoje)Data:10 Maj 2011 - 1:08am

 

 

Tani, une ate pergjigje e kisha per te pakapshin dhe sigurisht qe nuk kam aspak ndermend ta kundershtoj. E kam kundershtuar ndonjehere dhe kam gjetur belane, sepse te ngjitet nga mbrapa.

Sigurisht qe pritshmeria ime per edi-n eshte me e madhe, por mos haro se edhe investimi qe ka bere PD-ja per te thithur vota ne Tirane eshte i llahtarshem. Ti nuk je ketu present, por duhet te me besosh. Ate punen qe une do te fitoje ndonje vend pune nese edi fiton mos e permend me se lodhesh kot. 

 

 posi ore, ja do shperbehet qe te heqesh edhe ti fiksimet. po me kete banden e rrugaceve qe kan kap per fyty demokracine, ke ndonje recete? 

Pra je dakort per ate punen e reputacionit? Bukur! S'eshte pune fiksimesh, por eshte detyre ndaj shoqerise te SHP-se dhe ndaj kombit Shqiptar.  Eshte venia e drejtesise ne vend.  Eshte nje lloj shpagimi ndaj aty qindra mijra te vrareve, burgosurve, internuarve e perskekutuarave te kesaj partie.  Banda e rrugaceve ekziston se ka perballe disa kriminele e rrugace te tjere.  Me shperberjen e PS-se, PD-ja do binte ne nivelin e LSI-se.

 kane filluar te grumbullohen njerez tek njesia 5 (tv ora). 

 Ke vrare vella ke vrare... Ai ti solli ndoshta te gryka e Topit por ke vrare dhe e kishe ti ne dore ta shkrepje apo jo...

Kavaja i rikthehet dukshem deshires per Demokraci..., kur vret Kavaj permbyset nga 70 me 30 per PD ne 53-47 per PS kur jane numeruar 63 perqind e qendrave te votimit sipas TCH...

Ke vjedh vella ke vjedh... dhe njerezit qe e fitojn 5 mije lekeshin ne dite me djerse e gjak, s'ta falin. Me llogari te thjesht ne njesine numer PS LSI ka pasur rreth 30-40 vota per qender votimi, tani PS ka nje diference me 30 vota me shume se ne 2009 ne cdo qender votimi te njesia 5... fitorja ketu me laps e leter llogaritet minimalisht me 5 mije vota diference ose 600 vota me shume se ne 2009...

Shif Elbasanin, diferenca me e thelle ndonjehere ne ate qytet, ku ndryshe nga Durresi ku PS e fiton bashkine vazhdimisht, kandidatet zakoinisht e kane bere me rradhe nje mandat ps nje pd, tani 60 me 40, ska qene kurre... dhe ju them se e njoh ate qytet, jane numeruar masivisht zonat ku fiton normalisht PD... Kaq PIKE...  

ne elbasan duhej te ishte 90% me 10% se kandidati i te djathtes ishte socialist 100 here me i terbum se ai i PS-se  smiley

praktikisht i bi qe ka fitu PD-ja

smiley

+1 (pervec faktit qe ti kraste s'ke asnje vella vrases dhe hajdut)

sa ters, Brado - kan me te heq nga ambasada e do te te zevendosojne me shnoren/shnorin e Braces 

 O me cere bohet, se kam qene me influens...

Si ka munsi qe pd ka kandidu vetem legena dhe hajdute ne cdo qytet? 

Vallaji sikur Rama te fitoje qofte me njemije vota eshte fitore morale ndaj mazhorances se pjerdhur. Kur kandidon per here te katert dhe Rud Giuliani te jesh, e ke te veshtire fitoren..

Gjendje shoku per komunistet blu ne Kavaje.... Per here te pare mbas 20 vjetesh fiton nje kandidat i partise socialiste..... mbas vjedhjesh,mashtrimesh, shkaterrimesh, varfri, papunesi, mos deshire per te jetuar ne kete qyet, po vjen nje ere e re...dhe te mendosh qe berisha dhe pd-istet premtonin ta benin kavajen si "ameriken e vogel"..... Shuplaka popullore ndja maskarenjeve

Ferdinand Xhaferri merre kryesimin ne Durres !

Uf shyqyr. Doli dielli n'durres qe t'nisemi ne se myti shiu ketu?

Lefto, 

turp i zotit te fitoni me BUDALLENJ! Duket po jua le nje PS-ja si tip.... hmmmm jo nishani...... hemoraidi me shume (ashtu sic dhe eshte)

 

 NEWS24: 2304 vota perpara Rama.

Fiton PS-ja ne Has, Rreshen e Rubik...

fiton dhe PD-ja ne Bilisht, Cerrik e Leskovik.

 PS-ja edhe ne Burrel, Fushe Kruje e Vau te Dejes. 

PD ja edhe ne Peqin. Gjithsesi mire eshte per Shqiperine, duket qe njerezit nuk mund ti marresh si vota te mirqena per tere kohen. 

Mire eshte qe te thyhen ketu tabu krahinore, por prap votat shkojne per bandat kleptokrate edhe pse me shume gege mund te votojne per PS-ne, e me shume toske per PD-ne.

Ej njerez kush fitoi? Idioti, apo idioti? smiley

 +100 vota Basha. Kur te hapen kutite ne zonat tona, pritet nje diference prej 10 deri 15 mije votash ne favor te Bashes.

 Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha

 

Dmth sipas teje ne rezultatin perfundimtar Rama do dali me 32-37 mije vota me pak se ne 2007? Dmth PS-ja do humbasi 30000 vota ne krahasim me zgjedhjet e 2009? Ik futi naj pshesh me dhalle ik.

Thenia e dites kjo e jotja!

 Se mos qash mbas 3 ditesh more.  Se deri tani me ka dalur llafi smiley

 mbas 3 ditesh

 Keshtu si keni nisur ju shkon edhe 3 muaj kjo pune. Nuk pranon dot humbje Edi. Jane alarmu shume te shkretet.

Edhe keta, as 1/3 s'paskan numeruar? 

Po pse nxiton ti Do-Rina apo s'te ze gjumi naten nga meraku smiley Pastaj idioti apo idiioti nuk di te numeroje mire dale dale me ngadale behen pune te mira smiley

Du te fitoje "idioti" i vogel o toko.

Fjala jote ne vesh te zotit; u pa muhabeti do duroj, vetem te jete pune e mire.  smiley

Perfitoj nga rasti te uroj Ramen per fitoren qe ai dhe une parashikuam qe para fillimit te numerimit te votave.

Juve bashistet plasni nga inati.

Po bota, c'do thone bota?

Zgjedhjet/Vazhdon numërimi i votave- Barazohet rezultati, Edi Rama është vetëm 76 vota para Lulzim Bashës

09-05-2011 / Gazeta 5

 

-- JA REZULTATET PARAPRAKE TË KQZ-SË NË DISA PREJ NJËSIVE VENDORE KU KA NISUR PROCESI I NUMËRIMIT

 

-- Bashkia e TIRANËS, Lulzim Basha ngushton diferencën në vetëm 76 vota me rivalin e tij, Edi Rama

 

-- "Aleanca për Qytetarin" fiton edhe bashkinë e Rrogozhinës- triumf i kandidatit të PDIU, Ndriçim Dushku

 

KQZ shpall fitoren e PD-së në bashkinë Peqin, Kukës, Lezhë, Pukë, Delvinë, Peshkopi, Bulqizë, B.Curri, Cerrik dhe Shkodër,

 

Bashkia e TIRANËS, Lulzim Basha ngushton diferencën me rivalin e tij, Edi Rama

 

Vetëm 76 vota diferenca mes Ramës dhe Bashës

 

Kandidati i Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin” në bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka arritur të ngushtojë ndjeshëm diferencën e votave me rivalin e tij direkt, Edi Rama. Ky i fundit kërkon një mandat të katërt në bashkinë e kryeqytetit, por afrimi i frikshëm i z.Basha, duket se ka zbehur edhe entuziazmin e disa orëve më parë në selinë rozë. Njësitë bashkiake nr.8, nr.7 dhe nr.11, kanë votuar masivisht kandidatin demokrat, teksa në këto dy njësi bashkiake Lulzim Basha ka rikuperuar deri në 3 000 vota.

 

Rezultatet e KQZ-së deri në 19:30

 

Lulzim Basha-  PD dhe “Aleanca për Qytetarin” - 22570 Vota

 

Edi Rama-  PS dhe “Aleanca për të Ardhmen” - 22994 Vota

 

Hysni Milloshi-  PPSH- 275 Vota

 

Progres i Lulzim Bashës

 

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, LULZIM BASHA, është duke ngushtuar diferencën e votave me rivalin e tij, Edi Rama. Në njësitë bashkiake nr.11, nr.3 dhe nr.4 kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, është në avantazh prej 800 votash, duke rikuperuar kështu bindshëm diferencën prej 1500 votash me rivalin e tij Rama, e cila u vërejt pas hapjes së disa kutive te njësia bashkiake nr.5 në kryeqytet, një bastion kjo i njohu i të majtëve. KZAZ-të nr. 51, 52, 53 dhe 54 në kryeqytet nxjerrin në avantazh kandidatin demokrat Basha, çka pritet të ndikojë ndjeshëm në përmbysjen e rezultatit

 Te vjetra! Sipas rezultateve te Top-Channel, diferenca tani eshte 600 vota ne favor te Rames me gati 26% te kutive te numeruara. 

Te dyja partite kane bllokuar bastione te njera tjetres, po me sa duket do zgjase nja 2-3 dite kjo gare. Edhe e Durresit po ashtu. 

42830 vs 42757 Rama po hap krahun, Basha ne parakalim !!!!

eeeedhe Basha 60 vota para alla Schumacher !!!

O Dejon te OraNews i more kto shifrat?

smiley

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).