Tabela më sipër marrë nga BalkanWeb, në orën 17:11. Mund t'i referoheni edhe KQZ apo faqes Rezultate2011.com

 

188 Komente

Deri në orën 14.00 të ditës së martë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 197 kuti votimi ndër 485 gjithsej.

Në to rezulton se Lulzim Basha numëron aktualisht 49677 vota, kurse Edi Rama 49188 vota.

Në këtë mënyrë, diferenca mes dy kandidatëve është ulur në 489 vota diferencë, gjithnjë në favor të z.Basha. /NOA

 

kaloni knej se ajo tema e vjeter do dy sahat me u hap

e vonojne keta te peshkut kasten, me na pre krahet, shpresen, lirine dhe demokracine...

Cer bohet anej nga 10?

 Per sqarim, tabela qe paraqitet ketu ushqehet live nga Balkanweb. Pash se kishte ankesa qe perqindja Rama/Basha ne tabele nuk perket gjithmone me rezultatet e fundit qe shpall KQZ-ja, por ne te Peshkut nuk e kemi nen kontroll perditesimin e kesaj tabele.

do kesh harru me shtyp num lock smiley

qisni mer dy tabela, nga nji per secilin derisa te marojn se su o nami smiley

Me se fundi!

fh, mos u merakos se nuk ka vend per panik. Votat jane ne duar te sigurta nen kujdesin e (vetem) komisionereve te PD-se. smiley

Po re po. Sa fitoni thoni se ju duan. Kur humbni thoni se ju vodhen.

Daku une jam cope x 1, dhe ta siguroj se nuk kam kandiduar per kryebashkiak. Mundet te me drejtohesh ne njejes.

S'po e them une. E thane dy persona para pak minutash, reporteri i TCH dhe nje perfaqesuese e PS-se. Mbase kane genjyer. Boh. Veshtire te vertetohej, pasi policia i kishte ndaluar televizionit qe te fuste brenda pajisjen qe i lejon transmetimin video live.

Plako, kjo puna vajti si ndeshje futbolli dhe ti e ke thene qarte se ke preferon. Keshtu qe une i kam te gjitha te drejtat te te drejtohem si ta shoh te arsyeshme.

Nuk jam tifoz futbolli, keshtu qe mos m'u drejto me "ju" sepse me gric nervat.

edhe ne konispol ka fitu nje femer.

Paskemi qene te dek per icik yqem femnor!

E ciles parti?

Lajmi i fundit. Basha ne avantazh me +937 vota.

Komisioneret socialiste braktisin numerimet.

+965 do thosha une, jane me afer te tastiera smiley

 Shvejku deklaroi para komisionit, se naten e harruar kishte harruar shkrim e kendim. smiley

Basha: Fitorja po merr trajtë, jam në pritje të lexohet edhe vota e fundit 
 
Kandidati i “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha në një dalje para mediave pak minuta më parë se është në pritje të numërimit të votave. Basha ka falënderuar të gjitha ata që po punojnë për këtë proces.

“Dua të falënderoj të gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit për numërimin e drejtë të çdo vote dhe për të siguruar një proces numërimi të saktë”, u deklarua Basha.

“Kanë mbetur pa numëruar shumë vota, jam i bindur se vota e qytetarëve do të lexohet drejtë.
Ndërsa duket se fitorja e shumëpritur po merr trajtë në gjithë qytetin, dua të t’ju them se do të pres deri sa të lexohet edhe vota e qytetarit të fundit” , theksoi Basha.

Deri tani në Tiranë janë numëruar 182 kuti nga 485 dhe në avantazh është zoti Lulzim Basha 1013 vota. 

 

Ketu ka nje mish-mash informacioni qe nuk e ka shokun. thjesht e imagjinoj komisionerin brenda tu numuru votat (p.sh. 21, 22, 23..) kur nja tre-kater "bakalla" gerthasin me te madhe tetqinetridhjetekater, tetqinetridhjetepeseplus, tetqindetridhjetegjashtplus, etj, etj...
Eh pike e zeze le te kete fitu mer kush te doje po lejini te bojne punen e vet se lame koqen e namit lame, jemi bo me keq se Pakistani apo ndonje vend afrikan...
Ju shpelafte panuklla me gjithe kuti e vota, ja keni shpif jeten atij populli smiley

Denim me gure them une, ti zejne atje neper qendra e ti bojne shosh!

Luli dita dites po merr me shume nga fshati gruas.. Mund te quhet lehtesisht Lulzim Berisha.

spo merr gje or burre

ata spo numurojne aty ku humbin

lane nam maskaranjte

pikerisht..

"Sido qe te shkoje rezultati ne Tirane, Rama ka fituar sepse nese fiton populli denoi Salen, nese humbet Sala ka vjedhur votat."

206/485 kuti, Basha +679 ora 15:10 sipas KQZ

 

Eh ca gallate. Prape u tensionua gjendja.

Normal, nqs. procesi i numerimit te votave zgjat kaq shume, edhe sikur partite tona te ishin kanadeze, edhe sikur te kishte super mirekuptim, prape do te kishte tensionim.

nyje gordiane e mjera shqipri jete e mot

Epo dje u gezove kot per Edin.

Sot gezohu plot per Bashen.

Po iki iher ka puna se ktu nuk dine qe numerohet ne Shqiperi...

+358, +1500, +569, +E3n2^27

nyje e i gjoseni tjeter. se asaj gordianes i bohet dermoni.

Ne njesine nr. 5 jane numuruar gjithsej 17 kuti nga 65 dhe edi kryeson me 1500 vota.

Fytyra e vërtetë e shqiptarëve !

Pa analizuar procesin zgjedhor, si shkoi, nëse kishte njerëz që votuan 2 herë apo, nëse kishte njerëz që votuan familjarisht, fletë votimi te pavlefshme që kalojnë për të vlefshme, zënka midis komisionerëve etj etj si këto, fakti që numërimi i votave mbas kaq orëve që nga mbyllja e orarit zyrtar të votimit ende s'ka mbaruar, madje ca më keq, ende s'ka arritur në gjysmën e numurimit në disa bashki, tregon fytyrën e vërtetë të Shqiptarëve, përball Europës ku kërkojnë të aderojnë ! Partia është veç një fjalë dhe ngjyrat e saj janë veç shenja dalluese të vogla që në asnjë mënyrë s'mund të mbulojnë dot ngjyrën Kuq E Zi të flamurit Shqiptar ! Prandaj, ç'do komisioner, numurues, apo vëzhgues në k'të rast, duhej të vinte përpara ngjyrat Kuq E Zi dhe të kryente punën pikërisht nën shenjtërinë e k'tyre ngjyrave të flamurit, e jo nën ndikimin e njyrave të partive. Fatkeqsisht, nuk po ndodh kështu, fatkeqsisht në Shqipëri s'kpaska Shqiptar, paska vetëm të majtë dhe të djathtë. Historia e Shqipërisë na ka treguar se ndër shekuj, ka patur vetëm - ashtu dhe kështu - por s'ka patur në të vërtetë, Shqiptar ! Historia vazhdon të rrjedh në të njëjtin shtrat ndarësish ku ka rrjedhur prej kohëve dhe fatkeqsisht, fytyra e vërtetë e Shqiptarëve është ajo e dy binjakëve me ngjyra të ndryshme lëkure !!! Do të ishte e turpshme dhe e pacipë nëse do vazhdohej të kërkohej hyrja në Europë, pa ndryshuar së pari brënda nesh.

 cncncn këta të pëdhësë janë bërë si personazhe filmash me kartona. I përgjigjen karakterit të "the evil one". 

Kush e di çka u shkon në mendje tani SI T'I VJEDHIN. Dmth janë të habitshëm... 

Po nxjerrin këto kutitë që janë para një herë, të dalë Luli si fitues, e kam përshtypjen do e bëjnë tetshin gjëkundi. Zonat e tjera ku nuk fitojnë, do i nxjerrin të pavlefshme?

Do u vënë zjarrin votave (oh skenar i vjetër ky 2009'), apo do kërkojnë ripërsëritje në ndonjë zonë, QË T'I VJEDHIN PRAPË? Se dy herë zgjedhje për Tiranë nuk pagun dot, sikur edhe Gani Boby-n të kesh me vete. 

Ah jazëk mor plehra... do nxirrni VRASËSIN kryetar bashkie.

 

"Sido qe te shkoje rezultati ne Tirane, Rama ka fituar sepse nese fiton populli denoi Salen, nese humbet Sala ka vjedhur votat."

Eh mer socialista, Salen e patet 20 vjet ne kurriz dhe prape beni si te habitur, sa here qe behet sikur votohet.

Do ta mbani ne kurriz dhe 20 te tjere mer mjerane, sa nuk keni byth ti beni balle...

Keni ate qe meritoni...

Kishte shkruar dicka te forte sot dikush ne fb:

"Sido qe te shkoje rezultati ne Tirane, Rama ka fituar sepse nese fiton populli denoi Salen, nese humbet Sala ka vjedhur votat."

e sjell ka e sjell, po ne fun te qa zemra per salen mooo... pranoje se s'ka nai gjo t'keqe. turk prej Harabije osht ene Sala. I joni dmth. smiley

smiley

 

Lotet vu emigrant!

Seriozisht tani, e per cfare me qan zemra mua? Me qan zemra qe Rama s'arriti te permbushte ato qe ka shkruar ne "Refleksione" per partine qe tashme drejton.

Eshte e forte se eshte e vertete? Me sa po mar vesh une nga njerzit atje, Salistet po bejne te pamunduren per te krijuar probleme....

Po pra, eshte e vertete.  Rama gjithmone fiton, qofte ne menyre objektive matematikore, qofte ne menyre morale se Saliu vjedh votat.

Nje pyetje kam une:

Meqe njerzit te paskan thene qe salistet po mundohen te bejne cdo gje te krijojne probleme (pra nenkuptohet qe kerkojne te vjedhin ose manipulojne votat ne Tirane), pse nuk e bene kete gje ne ato bastionet e tyre si Kavaja, Fushe Kruja, Laci, Rreshen, Rubiku, Hasi, Burreli?

sepse tirana eshte makthi i loosers-ave, fitorja masive ne shqiperi nuk e tremb dhe aq koalicionin e loosers-ave (berisha, meta, nano, islami etj) nese nuk shoqerohet nga tirana

Kjo eshte subjektive sidomos kur vjen nga ti, por gjithesesi eshte nje opsion.  Nje tjeter opsion eshte justifikimi i Rames me vjedhjen nga ana Berishes, ne rast humbjeje ne Tirane.  Kete justifikimi mund ta mbeshtesi dhe me falsitetin e "Po PS fiton ne Kavaje, Burrel e Fushe Kruje, si mos te fitojne ne Tirane?!"  Falsitet ky, sepse nuk konsiderohet fakti qe mbase keto zgjedhje jane me vertet administrative dhe njerzit votojne kandidatin qe mendojne zgjidh problemet e tyre me mire.

ty mund te te duken subjektive shume gjera, dhe ben mire qe dyshon se kur mendohesh dy-tre here arrin ne konkluzione me te pjekura, por fakti eshte qe fitorja ne rang kombetar + fitoren e Tiranes e ben praktikisht ramen njeriun politikisht me te fuqishem ne Shqiperi, dhe eshte kthese goxha e forte krahasuar me para disa muaj kur shume e cilesonin gati-gati kufome politike qe pritej vetem ti hapej gropa ne 8 maj. endrrat e shume morrave per tu rikthyer e per te marre ps-ne mbaruan ketu, dhe kjo eshte e rende shume. endrra e doktorit per te shporrur ramen dhe per te pas nje opozite te tipit nano+meta u tret, edhe kjo eshte e rende shume

Ne njesi administrative PS sigurisht ka epersi deri me tani, e kjo mund te quhet fitore kombetare.  Ne vote popullore ne rang vendi jane aty aty me njeri tjetrin.  Ne bashki qender qark, PS ka fituar ato qe pritesh te fitonte (Berat, Gjirokaster, Vlore, Elbasan, Korce) e PD ato qe pritesh te fitonte (Shkoder, Lezhe, Kukes, Peshkopi).  Durrsi dhe Tirana jane teper teper ngushte per te thene gje ende.  Nqftse PD arrin ti marri te dyja, athere zbehet pak ajo fitorja kombetare.  Nqftse PD merr vetem Durrsin, ne terma objektive kemi nje ndarje te tipit e votes popullore.  Nqftse PD merr Tiranen, athere keta te dytet do bertasin per fitore (arsyet s'ka nevoje ti themi).  Fitorja mund te quhet e tille per PS-ne me shume prej faktit qe kandidatet e saj kane fituar ne bastione te PD si Kavaje, Burrel, Fushe Kruje, Lac, Has, Rreshen e Rubik.

Gjithesesi pohimi jot qendron, nqftse nisemi nga premisa qe PD-jo do beje te pamunduren (vjedhje, manipulim etj) qe te fitoje Tiranen, duke pare humbjen atje si disfate teper te rende per t'u pranuar.

a di gjo a kandidon Rama andej? bashki me nga 10000 veta..

Sa mbylla telin me njerin, ekonomikisht i pavarur, tha "populli e dha voten, e beri te tijen ne menyren me qytetare te mundur. Ne te semes po nuk e mbrojten voten e popullit"

Nese ke ndonje pytje per ket robin, ma bej te ditur shpejt e shpejt se kishte do pune..

 

ja dhe pak, sa ti mbarojne kutite te njesia 8 dhe 11 dhe do vazhdojne si ceco me te tjerat. per fat misioni i odihr-it do jete dhe dy jave ketu. po s'pranuan te lexojne vullnetin e popullit sic e ka hedhur populli, i prifte e mbara, as ambasadori amerikan s'do ju dali me per zot.

 O swedo, ke qene me i qete mor burre. C'ne kaq i flaket ti? Me keto shprehjet ketu, sidomos kur flet per opoziten, me duket sikur po flet Rama vete. Se vetem ai e pershkruante nevojne per mbijetese te tijen, si nevoje jetike e opozites. Edhe te tjere verdalle tij ishin pak me racional, te pakten ne publik. 

endrito, une i shkreti shume i qete jam smiley s'po kerkoj ndonje nam, vetem ti lexohet vota miletit sic e ka hedh. se po nuk u lexu as vota, ca dmth demokraci pastaj? dhe kur s'ka demokraci sikur ja vlen te dalesh ne rruge, si thu ti? dhe po e bere balte duke i shkel njerezve dhe te drejten e votes, s'te del me njeri per zot. kaq thashe une, te numrohen mire dhe po pati fituar basha te garantoj qe do shkruaj une nga te paret "e gezofsh bashkine" smiley

 Jo mo te keto jam me ty 100%. Po keto "koalicioni i losers" etj etj, me duken shprehje as te socialisteve te vjeter, qe gjithsesi e rujne gojen per njerezit me te cilet njehere e nje kohe kane punu, po shprehje te ketyre qe jane komplet fanatik te Rames. 

E ti sinqerisht nuk me je duk asnjhere ashtu. Nejse, kete muhabet e vazhdojme mbas zgjedhjeve. Sic i them edhe Penarit me poshte per PDIU, une thjesht dua konkurence, te hapet sistemi politik, duke fillu me primaries brenda partive e votime normale per qytetet/parlamentin. Duke i fry kesaj idese qe iku Rama e vdiq PS, nuk i beni ndonje te mire opozites, perkundrazi, thjesht i jepni argumente ose PD-istave, ose atyre qe jane indiferente. 

Endrito, s'kane lidhje me ramen keto mer jo, se as une s'kam lidhje me ramen dhe me ps-ne. por ama keta qe shkojne e puthen me berishen pas gjithe atyre viteve qe kane qene gati edhe te vriten, dhe qe per inat te rames dalin edhe kunder atyre militanteve qe kane sakrifikuar kokat per ta nen regjimin e berishes ... gjeji emer vete endrito dhe veja, se une qe kam pa me sy militantet e ps-se te rrahur e te gjakosur ne 96 nuk i gjej dot

Tani rrahje nuk ishte, ishte tip palestre per 97..

Kur kutjoj ate diten para ambasades amerikone... smiley  cer ste vret tha te bo me te forte...

 Kam pas robt e shpise ne 28 maj ne shesh, ne 97 me kane ardh xhupzinjte e Gazidedes ne shtepi. Kshuqe jam i fundit qe duhet te me thush se ca kane bere atehere. Po une nuk po te them as te behet njeri as tjetri kryetar, thjesht mos perdor friken ndaj tyre, si justifikim per te mbajt partine me zor. Po ta thashe, te kaloje nja nje jave nga zgjedhjet, e pastaj e flasim kete muhabet me te qete se nuk eshte vendi tani. 

Kryeson Basha.. Big Grin

 Probabiliteti i hedhjes kok/pil ne i00 here eshte;

54 her Kok, Edi,

dhe

46 her Pil, Basha.

e di cer do te thote kjo? qe qendra e peshes nuk eshte atje ku duhet te jete smiley

Seshte pune fati kjo, prandaj mos u jep shprese budallenjve me te tilla gjera se do fillojne e do na sjellin foto galaksish qe do ti ngjajne emrit luli ose basha, ose vrases, e gjona te tilla..

Si mbas rrjetit ballkanik, ne shkalle vendi vota qeka ndare 51.2% per PS, e 48.8% per PD.

 Aq kam pershtypjen qe do jene edhe ne Tirane ke 2.5%. 

Pra s'kemi ndonje votim politik si ndeshkim ndaj PD-se ne baze te votes popullore.  Pak a shume ndarje gjysem per gjysem.

po jo o cun jo, se te kullat e vizionit kane gjet rob te pashaportizum te parkimi makinave, se kane votu robt ne menjges ne Shkoder e BC e ne darke ne Tirane, etj etj pislliqe. Por prap smund ta mbysin frymen popullore.

Edhe Cilimiu dje filloi to tu pre rrotat majtas...

Sa ishin keta robt? Kush i gjeti? Kush e mori vesh ku ishin te pashaportizuar dhe ku kishin votuar? Sa i perhapur eshte ky fenomen?

Besoj se e njeh konceptin e anecdotal evidence?

 jalla Emo që e ngacmon... 

do që ta bësh si budallanë e fshatit më duket. 

 

a jane futur ne hesap edhe votat e njesise 5 ne keto perqindje te KQZ?

si doli Basha kaq para?

 Sikur ta dija qe rezultati do te ishte i ngushte, ndermjet rivalve politike. 

Ne 2009 Gerdeci voton Berishen. 
Ne 2011 Rama pret qe ta shpetoje Komuna e Parisit, lagjia me e keqmenaxhuar prej tij. 
Megjithe skandalin e videos LSI ruan kenaqshem kuotat e saj ne Keshilla Bashkiake, por kandidatet e saj nuk fitojne sepse nuk kane dale njerezit e PD ti votojne. Si duket e konsiderojne tradheti koalicionin.

Morali i fabules: ca duhet te besh ne kete vend qe zgjedhesit te te denojne me vote????

pas zgjedhjeve te pergjithshme, njerzit e lsi do kthehen ne baze

vota e LSI ne keshilla, megjithese eshte heret, mua me duket se ka rikuperuar ato vota qe humbi ne 2009, duke kap nivelin e 2005. Pra obituary-n LSI mos nxitoni t'ia shkruani.

700 000 euro nuk i mban per vete Meta, ju jep nga nje kocke te tijeve. Aq me teper qe tani i ka vajt barku aty ku nuk mban me, dhe qafa po i zhduket fare duke ju bashku koka me shpatullat. 

Ne rang vendi mbaroi teresisht.  Ne perballjet koke me koke me PS-ne, vetem ne Lezhe ka fituar kandidati i saj.  Ne rang vendi e ka zevendesuar PDIU si partia e trete ne shume bashki.

 Jo kudo, LSI ka mbajt plot vota. Po PDIU eshte surpriza e bukur e ketyre zgjedhjeve. Ka gjetur tamam taban ku te bazohet, plus qe edhe lek ka plot se ndryshe ne Shqiperi nuk ben dot parti. Po nqs bashkohet dhe me LZHK, qe duket qe ka akoma njerez neper Shqiperi, pasi kane plot pika te perbashket (nacionaliste, pro pronareve te tokes/tregtare) vertet rrezikojne te na bejne nje surprize akoma me te madhe ne 2013. Une shpresoj qe te vazhdojne si e kane nisur. 

Po nuk u prish oligopoli PS-PD ketu do jemi prap, dy banda qe ruhen nga njera tjetra. Ka nje limit ky model, te sjell nje fare demokracie, po ne 2009 dhe 2011 po tregon limitet e veta. 

e ke degju shprehjen com i pabes, ose com cek cifut? apo camin me te mire ta varesh ne shesh te flamurit?

un per vete mendoj qe comt jon njerez te zgjut, te prirur per biznes , por sma do mendja se populli i nxjerr kot keto shprehje...  

nejse 

per mua camet jane te dyshimte nuk ka kuptim parti me baza te tilla, se ashtu po bojn edhe dibranet, korcaret nga nje parti , vetem tironsit sbojn gjo se jon perzi me tgjith

 lol, tiranasit smiley

Po camet jane icik me te shperndare ne te tere vendin, jo thjesht ne nje zone, plus qe i lidh bashke kjo puna e pronave, pra ka nje kauze te forte qe komuniteti te jete i lidhur. 

Nejse do e shofim. Por te pakten nga LSI mesuar qe megjithe leket e botes e ke te veshtire te ngresh nje parti kur nuk ka nje taban shoqeror ku te mbeshtet. Megjithe deshiren e mire edhe G99 nuk beri gje, se ai qe eshte sot i ri, pas pese vjetesh ka halle te tjera e nuk eshte me i ri. 

Per mua ja vlen me shume per te ndare icik skenen politike ketu. Nuk mund te vazhdohet me PS dhe PD qe kontrollojne deri ne limite shoqerine e i hedhin njerezit kaq keq kundra njeri tjetrit. Kishte te drejte dje toko qe thoshte dalin partite, mbushin militantet me fjale, dhe ata pastaj te karikuar ne max fillojne e zihen pa u numeru akoma votat. 

 Per mua ja vlen me shume per te ndare icik skenen politike ketu

Ne fakt, kjo ideja e polit te trete eshte gjithmone thike me dy presa. Kur ishin majtas, LSI i prishi pune pa fund PS-së. Tani, me doemos qe do i prishi pune PD-se. 

Problemi eshte se sido qe ta ndash, eshte e veshtire te kesh me shume se 2 kandidate kryesore. Nje njeri behet kryetar bashkie/kryeminister/prijes. S'ka 2, as 3. Edhe ne SHBA, qe ke njerez sa te duash, 2 parti ke. Ne europe, ne itali per shembull, e majta eshte jashte pushtetit prej vitesh pikerisht se kane nje mal me parti dhe s'merret vesh i pari me te dytin. ne kanada, eshte fiks si ne shqiperi: kur percahet e majta ne dy-tre parti, fiton e djathta, dhe anasjellas. 

me nje fjale, deshire e mire per me shume se dy parti nuk ka per te pasur ndonjehere rezultat. 

 Italia nuk eshte shembulli me i mire pasi edhe e djatha ka pas plot parti e megjithate ka qene ne pushtet. Tani gjithsesi te dyja jane grupuar me shume. Po shumica e Europes eshte me sisteme proporcionale, ku duhet 2-3 parti per te bere qeverine. E nuk eshte se po vuajne shume. 

Nga ana tjeter, une sistemin e USA e adhuroj shume me shume. Po ai ka nje te vecante, qe jo vetem shteti eshte federal, po edhe partite. Ka primary dhe caucus per cdo pozicion brenda partise. Nuk ka kryetar partie ne kuptimin qe kemi ne Europe. Kandidimi ne siglen e nje partie eshte komplet e hapur, pra mund te vij kushdo nga rruga e te kandidoje si demokrat/republikan. Vertet ka dy kandidate ne fund per president, po duke fillu me primaries, gjithmone ka mbi 10 te shpallur, dhe te pakten 4 a 5 qe mund te mendosh ne nje moment ose tjeter se do fitojne. 

Dmth, o ka konkurence sistemi amerikan o nuk ka asnje tjeter megjithese jane vetem dy parti te medhaja. Ne fund te fundit ky eshte problemi. Konkurenca dhe rifreskimi i fytyrave jane te domosdoshme, dhe nqs kjo nuk vjen nga brenda partive si ne USA, atehere me force do krijohet jashte. PS dhe PD po perpiqen ta bllokojne me ligj kete. Po ashtu sic zhvillohet tregu i zi kudo, pavaresisht ligjeve, edhe partite e reja politike do dalin te konkurojne. Nuk i pelqen te medhenjve, te ndryshojne ligjin elektoral, dhe fillojne me primaries brenda partive te tyre. 

Jo vetem me LZHK, por te thithin dhe kete levizjen Aleanca Kuq e Zi te Spahiut e ti japin karakter tamam nacionalist partise, dhe zgjedhjet e ardhshme mund te kapin 5-6 deputete.

Gjithesesi shume mire PDIU duke kapur bashki si Delvina, Rrogozhina e Librazhdi.

 Pervec atij robit ne Lezhe, ka fitu ne ndonje vend tjeter LSI-ja? 

 pikerisht pra, nuk ka bere dot diferencen me kryetaret e bashkise sepse nuk i kane dale njerezit e PD ne votime. Po te shof votat ne keshilla LSI ka dale goxha mire. 

Ne Elbasan eshte e case study fare, PD qe e nxorri 7 me 7 ne 2009 ka marre gati gjysmen e PS ne keshill megjithese LSI ka mbi 10% te votave. Mua me kishin thene qe nuk e duan Hushin atje, se ky paska qene Prefekt ne Elbasan dhe eshte sjelle keqe me pd-istat. I ka heq nga puna, ju ka hap probleme me bizneset. Si duket prandaj Sala shkoi 2-3 here, nxitoi dhe per rrugen. Po me sa duket nuk ja falnin dot. 

Me mire keshtu. Largohen me vote perfundimisht nga politika njerez qe nuk kane ca te japin me. 

Po ne Tirane, a ka fitu gje LSI? Ne njesite bashkiake them. 

P.S. Po nuk votuan PD-istat per LSi, ca kuptimi ka qe te jete ne koalicion? Ideja eshte qe te marre votat e PD + ca socialiste te zhgenjyer, apo jo?

 Ne Tirane, 6 (kombinati) dhe 2 (pazari i ri-unaze-qender) kane qene perhere bastione te PS, dhe tani jane diku te +200 Rama. 1 (Rruga e Elbasanit-Ali Demi) qe edhe ai i PS, eshte -700 Rama. Kjo eshte efekti LSI. 

p.s me fal, nderro 1 me 2 per rezultatet. 

ok, flm. 

E njejta gje ka ndodh dhe ne Permet me kandidatin e LSI-se. Ka qene shume konfliktual me ata te PD-se kur ishte kryetar i PS-se se Permetit. Nuk mund te votonin demokratet per te.

 Te drejte kane, nuk mund te tallesh kaq keq me robt. Hushi ka qene super socialist, tani veshtire se e gelltisin njerezit qe te dalin e ta votojne ne siglen e PD. 

Edhe ai ne Lezhe me ka habit. C'ne LSI-ja ne Lezhe. Do jete merita e robit, kush e di.

Si do qofte, per mua dy jane anomalite. PD ne Cerrik dhe PS ne Kavaje. Kam nevoje te mi shpjegoje dikush keto. 

 Ne fakt me habiti dhe mua, se atje nuk ka Skraparllinj. Po tani qe e pashe ne TV, dukej rob i mire, shume i qete, me goxha plane per Lezhen. Duket qe ka qene vote per individin po qe me kete rast merr dhe partine me vete. 

Ne Lezhe kandidati i LSI eshte mbeshtetur nga PD. Edhe kandidati i PDIU qe ka fituar ne rrogozhine eshte mbeshtetur nga PD. Keta llogariten kandidate fitues te Aleances per Qytetarin dhe jo thjesht per parti individuale se vetem as LSI nuk fitonte ne Lezhe dhe as PDIU ne Rrogozhine.

Nga sa po kuptoj une nga mekanizmi i numerimit te votave verej keto gjera:

1) Fillimisht (diten e pare) procesi i numerimit vazhdon normalisht. Kjo eshte faza e verifikimit te prirjeve te zonave te caktuara.

2) Ne zonat ku individuohet prirja me e madhe nga njeri apo nga tjetri kandidat, aty fillojne edhe problemet.

3) Kohet tejet te gjata te numerimit, lodhja fizike dhe mendore e te gjithe aktoreve pjesemarres krijon terrenin perfekt per manipulime te ndryshme.

Pra, nga nje ane mekanizmi i votimit, ne menyre qe te jete i sigurte ka zgjatur tej mase kohet e numerimit, por nga ana tjeter kohet e gjata te numerimit favorizojne probleme ne mekanizem.

Olso, tu deshen 2 dite refleksione per ta kuptuar kete smiley

Po pra. smiley

Sipas informacioneve te fundit thone qe :Big Grin

Basha ka gjithe paraditen qe po kryeson, por s'duan qe te numerohen kutite e njesise nr 8, 11 dhe 4 ata te PS-se, ku Basha fiton avance. Edhe pse qaheshin se s'po numeroheshin votat tek Njesia 5, aty numerimi ka nisur qysh ne oren 11....Big Grin

Te njesia 8 komisionert socialiste e kane lene punen qe dje me duket...

Biles une them se s'ka pasur ndonjehere komisionere socialiste tek njesia 8.

jena tironsa, tironsa t'vjeter,

venalinj denbabaden,

etj, etj

Nje rob i verdhe me dy gishta lart ketu ne fund

Komisionere socialiste ka, goxha burra po humbes te kqinj,

morra te kuq ama ska smiley

 

 ou?

ndersa po me thone qe ne vlore ka plas sherri mes PDIU dhe PD, camet paskan votur per Gjiken ndersa per parti PDIU .....

e vertete ? e konfirmon dot njeri?

 Si kane votuar per parti PDIU, kur keto jane zgjedhje lokale?

 per keshillat bashkiak, 

 ne Keshill Penar! 

hajt mo 

ne lushnje fitum i her kjo ka rendesi

ntiron do fitoje Basha se dihet muahbeti

kot me ju pyet 

a ja vle me hudh lek me fitu ne korce, elbasan, vlore, gjirokaster fier , lushnje e3 berat PD-ja?

a ja vlen barra qerane?

 

ora 16:25 Në Tiranë janë numëruar 221 kuti votimi nga 485 kuti votimi, nderkohe qe numerimi vazhdon vetem,ne 4 nga 11 KZAZ e Tiranes. Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PD-së Lulzim Basha kryeson me 55272 kundrejt  Ramës qe ka 54891 vota. (-381 rama)

 

Duhet te dale nje big brother i ri qe t'i numeroje votat si kqz-ja jone. Do kete sukses te papare, sepse suspense te tille s'ka krijuar dot as Jack Bauer. 

Super ide! Me vrap patentoje! smiley

swedo, nga cfare ka ngelur pa numeruar, kujt preferencave i perkasin? Nese nuk duan te numerohet zona 5 akoma dhe Basha vazhdon kryesimin, kush mund te jene opsionet per manipulim (pervec deklarimit te kutive te pavlefshme)?

Sa  ka qene pjesemarrje ne tirane ne krahasim me 2007?

 Afersisht kane votuar 10,000 votues me shume. ne 2007 kane votu rreth 175 mije, ndersa kesaj rradhe rreth 185,000 mije. 

BASHKIA TIRANE 2007 

 

1 EDI KRISTAQ RAMA (PS, LSI, PSD, PDS, AD)         98,206            55.91 %

2 SOKOL VANGJEL OLLDASHI - PD                          76,184            43.37 %

3 VASIL DHIMITER KUSHI - PKSH                              1,267              0.72 %

                Total:                                                    175,657              100%

 

Pak a shume, 5% per PS-ne kane qene nga LSI. Pra diferenca hipotetike do ishte diku ke 2.4%. Ne lista perfundimtare ne Tirane ishin shtuar after 25,000 vete me te drejte per te votuar. Kjo u kontestua nga PS, mbi baze se Luli si ish Minister i Brendshem i beri listat vete dhe nuk respektoi afatin e dates deri me 8 Mars, por jane futur ne lista edhe te ardhur qe e kane shpallur veten banore te Tiranes mbas kesaj periudhe.

Nga keta 25 mije, 10 mije kane votuar. Keto lloj shifrash e bejne llogaritjen te pamundur.

 

Paska plas grushti ne KZAZ 20 ne Fier!

Eh ca skenash!!! Vende dhe popuj...

 O Faik smiley

Eh lalucet smiley

Big Grin po pra c'ne lalucet gjaknxehte.. smiley

Ti me duket se je laluce! smiley

s'besoj se ke qene me tutje se kavaja,,,,

Na e mori te keqen Rama. Rrofte Tirana dhe udhe te mbare Rames! T'i gezohet fitores ne Burrel se Tirana i mbylli hesapet me te.

Basha kryeson me me shume se 400 vota.. Big Grin

 Top-Channel sapo i vuri 50 - 50 me 70 vota diference per Bashen, ndersa BW i ka me 380 vota diference per Bashen... Me llogari i bie qe te jene numeruar afer ke 60% e votave.

pirdh o gjyshe tha smiley Pa te keq e kisha po nuk po rrija dot pa e thone smiley

Kane votu rreth 230.000 votues ne Tirane, keshtuqe ka kohe akoma per te arrit te gjysma

 U lirova me 230 mije. Big Grin

 

sec ka njefare "magneti misterioz" ky "Gani Bobi" ndaj rezultateve.

Nese ganiu nuk shkon te rezultatet, ateher rezultatet shkojne ke ganiu. 

Ora 15: 06 Ambasadori i Hollandës në Tiranë ka vëzhguar nga afër procesin e numërimit në njësinë nr 5 dhe në një prononcim për NEËS24 tha se është “shqetësuese të shikosh të gjithë këto kuti votimi të panumëruar”, ndërsa shfaqi kritikat në lidhje me ambientet në të cilat po numërohen votat “ këtu njerëzit punojnë pa pushim prej tre ditësh, ndërkohë që cdo njeri pi cigare”.

 

Ky ambasadori po qe e paska kapur problemin per qafe. Ku e hallin mileti ku e ka hollandezi.

këtu njerëzit punojnë pa pushim prej tre ditësh, ndërkohë që cdo njeri pi cigare”.

Pse te duket normale ty kjo?!

Ca pyetje, eshte njesoj si te kesh ujkun perballe dhe te shqetesohesh per grenxen ne floke e te pyesesh a nuk eshte problematike grenxa ne floke ?

 Mos je gje nje nga 116 votuesit e kesaj partie 'ALEANCA EUROPIANE EKOLOGJIKE' smiley

p.s ku mund te shihen perqindjet sipas partive ne shkalle vendi se  PDIU-ne e shoh ngado.

 

Une jam krietari, dora vete! smiley

Dakord qe per gjendjen e Shqiperise, ajo qe ka thene ai vezhguesi mund te duket jashte bote, por nuk duhet injoruar.

Nganjehere njerezit dalin jashte vetes kur kushtet ne te cilat veprojne apo punojne nuk jane te mira. Imagjino vetem ate mbidozen e nikotines se cfare mund te shkaktoje...

LSI fiton Corovoden.  Nuk kane rrene ne varr akoma mesa duket.

too bad smiley

Earth to Corovoda.

U ka premtu LSI nga nje cimke per cdo shpi a si?  

Live nga Dajti, u mbyll me 1400+ per PS...

me duket se po perseriten zgjedhjet parlamentare te 2009 por ne menyre te kundert.  atehere ishte PD-ja e paduruar dhe shpalli fitoren qe ne momentet e para, ndersa PS-ja   e qete daklaronte:  prisni te numurohen votat....  perfundimi: PD-se i duhej te ulte koken para LSI per te qeverisur vendin.

ndersa tani e kunderta.  me i ngutur kesaj radhe u tregua Rama i cili pa u mbyllur mire votimet (e jo me numurimet e votave)  deklaroi fitoren e padiskutueshme.   ndersa  Basha  thote: beni durim derisa te numurohen te gjithe votat.....

morali..... kush duron, fiton.smiley

 Per mua nuk ka te fituar ne keto zgjedhje ne kahun politik. Ja psh. e fitoi Tiranen PS-ja, po kjo fitore ja lidh kembet sepse do pohoje qe zgjedhjet u bene te ndershme. Pastaj vjen 2013 shume shpejt, ku kryebashkiaku prape nuk do kandidoje se nuk e le dot bashkine dhe nuk do thote dot qe zgjedhjet na u vodhen se nuk shkojme dot mbrapsh. Keshtu qe Sala prape ne 2013. Nejse, ky do ishte debat post-zgjedhje.

Centralistja po me thote se u lodh tu heq e tu vone fisha me me lidh me Fierin, po hic, asigjo.. Cer bohet?

 Kane mbaru pune ne Fier.  Po behen gati per plazh tani, ndaj s'punojne telefonat smiley.

qe ka mbaru ajo pune ne fier e dija; por po pysja veten, me linjat cpaten?

Linja, c'hyn linja?

po linjat e pra, qe sme lidhin mu smiley

Pse mer qejfin tat kane robt?  E mbarun ate pune, i mbyllen me nder, ene jane per qejf te tyre smiley

Si gushti ne Itali e? smiley

aooo ushnja,  me lidh pak me munalen.....smiley

Cohu Fieri Cohu!

Po Milloshi mer, ku i ka gjet gjithe ato vota???

498+

heheh me fal ee, pa te keq po sa pash ket mu bo me te thone, "maji me dore" smiley

 Njësia 1, janë numëruar 30 kuti nga 39 kuti
Njësia 1, Basha 7184 vota, Rama 7675 vota

Njësia 2, KZAZ 46, janë numëruar 25 kuti nga 54
Njësia 2, KZAZ 46, Basha 7544 vota, 6868 Rama

Njësia 3, KZAZ 47 janë numëruar 13 kuti nga 32
Njësia 3, Basha 3585 vota, Rama 3814 vota

Njësia 4, KZAZ 48 janë numëruar 29 nga 43 kuti
Njësia 4, Basha 7821 vota, Rama 7634 vota

Njësia 5, KZAZ 49 janë numëruar 18 kuti nga 65
Njësia 5, Basha 3727 vota, Rama 5229 vota

Njësia 6, KZAZ 55, janë numëruar 26 nga 51
Njësia 6, KZAZ 55, Basha 4965 vota, Rama 5433 

Njësia 8, KZAZ 52 janë numëruar 10 kuti nga 30
Njësia 8, KZAZ 52 Basha 3113, Rama 2196
Njësia 8, kryeson Basha me 917 vota plus
Njësia 8, KZAZ 52 numërohet kutia 1929
Njësia 8, kutia 1929, Basha 306 vota, 214 Rama
Njësia 8, në kutinë 1929 ka votuar Basha

Njësia 9, KZAZ 53, janë numëruar 14 kuti nga 41
Njësia 9, KZAZ 53, Basha 3546 vota, Rama 3819

Njësia 10, KZAZ54, janë numëruar 19 kuti nga 25
Njësia 10, Basha 480 vota më shumë 

Njësia 11, KZAZ 55, janë numëruar 22 kuti nga 55
Njësia 11, KZAZ 55, Basha 5636, Rama 4517 vota

eksperti Zaloshnja parashikon nje fitore te Rames me 2-3% me shume. Do zoti nuk perfundon dhe ky si Gani Bobi. lol

 Zaloshnje futja kot. na bojn arithmetike per klase te dyte ne tv . sa injorant na kujtojne mer jahuuuuu uhuuu

Cimo,

Nese ke paqartesira se nga vjen kjo menyre  sjelljeje e Gafurreve te tipit "Rrofte e qofte Sali Berisha" po nxjerr nga sunduku nje shpjegim nga Psikoanalitika. smiley

Lexoje dhe me thuj a je dakort me shpjegimin apo jo.

defense mechanisms are unconscious psychological strategies brought into play by various entities to cope with reality and to maintain self image. Healthy persons normally use different defenses throughout life. An ego defense mechanism becomes pathological only when its persistent use leads to maladaptive behavior such that the physical and/or mental health of the individual is adversely affected. The purpose of ego defense mechanisms is to protect the mind/self/ego from anxiety, social sanctions or to provide a refuge from a situation with which one cannot currently cope.

They are more accurately referred to as ego defense mechanisms, and can thus be categorized as occurring when the id impulses are in conflict with each other, when the id impulses conflict with superego values and beliefs, and when an external threat is posed to the ego.

 

Roni, me shume respekt, por s'na ben derman buka e vera e Freud.  Tifozlleku per vrasesit duhet thene shqip e popullorce xhan.      

Monda.

E kuptoj shqetesimin tend por e rendesishme eshte ti kuptojme tifozet. Pa i kuptuar nuk i sherojme dot. Ata kane nevoje per ndihme mos u bej kaq e pa shpirt.

Jo vallai, s'ka pune as zemra e as shpirti.

Neverise si i behet? 

 Neveria te ruan linjat smiley

Bushne, prandaj qenkan trash linjat e Fierit smiley

Sipas Zaloshnjes me perjashtim te zones nr. 5 ne zonat e tjera (pra ne 10 zona) do te kemi nje barazim statistikor(pra -+ 1%). Dhe fitorja e njerit apo tjetrit do e vendose zona nr 5.

Kemi ambasadorin hollandez aty smiley

 ky zaloshnja o bo si orakull mer ti. atij asiher si del gjo ... ja fut si kau peles

 

Zaloshnja: Aleance per fshatarin... hahaha

Berisha ka fituar vetem ne fshat, edhe ne Tirane, vetem te zonat me fshatare, jo me qytetare.

S`kandidon Berisha po Basha

PD ka vetem Berishe. Po te mos e lejonte Basha Berishen te kishte 100% kontroll te figures e posteve te tij, ta zeme vetem 98%, tani Basha do ta kishte ende njollen e kepuces se Berishes ne prapanice.

PD, PS vetem nje kane...edhe fshataret e dine k`te.

 Ho me a dolen rezultatet apo jo. O bo kjo puna numerimit si ai filmi me Izauren.

Sipas te dhenave zyrtare te KQZ ngushtohet diferenca Basha-Rama ne 49 vota ne favor te Bashes.

Basha 57 818 vota

Rama  57 769 vota

Milloshi   678 vota

 Me vjen mire qe Zaloshnja pranoi sekretin e madh te Tiranes. Jugoret e ardhur gjate ketyre viteve vendosen ne Tirane, nga veriu jane jashte vijes se verdhe. 

Nqs ndodh ndarja e re administrative, dhe normalisht bashkimi i gjithe Tiranes me komunat e reja te zhvilluara gjate ketyre viteve, ky dominimi Rames gjate ketyre viteve nuk do kishte qene kurre kaq i madh. 

 kaloi rama para

 ORA 17:56 Miniuta. Edi Rama kalon para me 200 vota.

 mos , ju dhje trendi politicshow

Zaloshnja-sa ja fut kot. diferencen do e bejne votat e 2/6 dhe 10. 5-sa dihet qe eshte e PS, po keto te tre kane nje numer te konsiderueshem votuesish qe nuk dihet se ne cilin kah do shkojne (te pakten rezultati ne zgjedhjet e 2007 duke marre parasysh faktorin LSI mund te shkojne shume kollaj nga PD). 

 Bashkia Tirane

  1. Njesia Bashkiake Nr. 1:  38,456 votues;     Qendra Votimi:   39
  2. Njesia Bashkiake Nr. 2:   58,641 votues;    Qendra votimi:   54
  3. Njesia Bashkiake Nr. 3:   34,363 votues;    Qendra votimi:   32
  4. Njesia Bashkiake Nr. 4:   46,901 votues;    Qendra votimi:   43
  5. Njesia Bashkiake Nr. 5:   62,255 votues;    Qendra votimi:   65
  6. Njesia Bashkiake Nr. 6:   46,339 votues;    Qendra votimi:   51
  7. Njesia Bashkiake Nr. 7:   51,203 votues;    Qendra votimi:   50
  8. Njesia Bashkiake Nr. 8:   31,531 votues;    Qendra votimi:   30
  9. Njesia Bashkiake Nr. 9:   44,490 votues;    Qendra votimi:   41
  10. Njesia Bashkiake Nr. 10: 22,803 votues;    Qendra votimi:   25
  11. Njesia Bashkiake Nr. 11: 45,915 votues;    Qendra votimi:   55

 

 

po pra, deri tash ne Tirane jane numeru 25% e votave.

Si s'ka rendesi Njesia 5?  Me me shume votues nga te gjitha njesite, e ku i eshte rritur edhe % e votuesve kesaj radhe?   

 Nuk po them se 5 nuk do kete peshe, do kete shume peshe per PS-ne, por edhe ato te tjerat qe them kane goxha numra votuesish, dhe nuk jam dakort me Zaloshnjen qe vetem 5 do beje ndryshimin per Ps-ne. Ka Njesia 2 plot vota ku kandidon e njejti kryetar nga LSI qe ka qene me pare me PS-ne. 

Ku ka nje te dhene qe te Njesia 5 eshte rritur numri me i madh i votuesve? Shifer te sakte du me thene, nuk e kam gjet ne krahasim as me 2009 as me 2007 nga burimi i KQZ. 

Atehere. Qe mos vdisni injorante. 600+ per Bashen. Mbas 30 minutash publikohen.

u bere i lodhshem plako. te fala ganiut.

Te lodh e verteta plako? Ty duhet te behet qefi qe ta sjell informacjonin e sakte gjysem ore para medjave dhe jo si endrrat me sy hap qe publikojne shoket e tu socialiste.Aktualisht Ramen e ke 596 vota mbrapa.

O bakallo mirese ke ardhur ketu tek PPU-ja. Apo ke ardh vetem per keto zgjedhjet? Se ne ketu normalisht diskutojme edhe per shume gjona te tjera, pavaresisht se dje dhe sot na ke kap te lidh me keto zgjedhje.

Do rri edhe pas zgjedhjeve. Du me pa epoken post Rama sesi do ndikoje tek peshku. Miresetegjeta smiley

Ma bone qejfin. Se keshtu dukesh si kundershtar serioz dhe jo si disa te tjere qe kemi ketu.

hajt mos u zini po ju jap te dy paleve nga  500 vota smiley

Paraaaaaa.... partizaneeeee....!!! smiley

Eh car behet! Ca gallate! smiley

 

Penaro, mendoje mire ate punen e formatit televiziv. Po te dush e zhvillojme dhe e patentojme bashke!

Let me know! smiley

T'a kam fale idene! Jepi fort e boj qejf. 

Une s'e kuptoj pse nuk ben Portokallia nje edicion special sot. Ka material sa te dush. 

thellohet avantazhi i edit me +400 vota. Qeka me kembe te mbare Zaloshnja!

Europianet e moren vesh te djelen qe ne dime me votu. Por tani eshte ngrit nje pyetje tjeter, akoma me fyese. A dine shqiptaret me numeru? Kjo zvarritja e procesit eshte tamam pune zagaresh. Shkojne robt votojne si zoterinj nga Shkodra ne Sarande, vijne keta plehrat me numeru dhe behet sheshi pershesh.

 !! 

hmmmmmm diferenca konceptuale.. ti thu Shkoder-Sarande, Berihau tha TROPOJE-DELVINE.. po po tha TROPOJE-DELVINE..

 Jo nuk eshte a dine shqiptaret me numeru, po a dine partite me numru. Kot nuk e thane ke raporti paraprak i ODHR qe ja rrasen fajint e dy paleve si nivel partish edhe ne KQZ me perfaqesi. 

Shqiptaret po, dine me votu tamam si europian...

Si perfundim Zaloshnja pretendon se rezultati i Tiranes do te dale ne favor te edit me  7500 deri ne 12500 vota me shume.

PS ne Durres rrit diferencen ne +650 vota ndaj PD-se se diellit

Thone sikur do arrestohet Ilir Meta..   a do jete e vertete valle? smiley

ceshtje oresh. Presin te eresohet dhe te nderhyjne nga ajri me helokoper.

sheme, un nigjova me alopran jo me holokopter.

Do e kene nga haseti. Njerezit e bukur gjithnje i kane inat.

i miri s'ka fat...

Po në rang vendi, mirë e ka balkan web atë kekun e ri 61 % me 39 % për PS? ka ndonjë përmbledhje për aty ku ka mbaruar numërimi? me numra total bashkish e komunash psh?

NUMËROHEN 240 KUTI, KRYESON EDI RAMA

Bashkia e Tiranës
Sipas të dhënave deri në orën 18:47, në 240 kutitë e numëruara prej 485 për Bashkinë e Tiranës rezultati i përkohshëm është:
Edi Rama - 60 277 vota
Lulzim Basha - 59 748.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).