Pavarësisht nga dekada të tëra të politikës ultra-totalitariste dhe izolimit ekstrem, ka diçka magjepsëse rreth Shqipërisë, magjepsje të cilën Francine Prose, në romanin e saj madhështor “My New American Life” (Jeta ime e re amerikane), e vendos në personin e Lula-s, një shqiptare 26 vjeçare që jeton në Amerikë me një vizë turistike të skaduar.
 


 
Lula punësohet nga një profesor i ekonomisë i kthyer në ekonomist të Wall Street, një burrë me fytyrë të zymtë, të cilin ajo insiston ta quajë Mister Stanley, për t’u kujdesur për djalin e tij të quajtur Zekë, i cili nuk ka nevojë për asgjë më shumë sesa ta ushqesh me pica të mikrovalës dhe ta shoqërosh kur është duke shikuar televizor. 


Lula e braktis apartamentin e saj të vogël, të cilin e bashkëndanë me miken e saj shqiptare Dunia, për të shkuar në shtëpinë e ngrysur të Mister Stanley-t në periferi të New Jersey-t. Për të kjo është një punë e mërzitshme, sepse nuk mund të udhëtojë, e kalon pjesën më të madhe të ditës duke ardhur rreth e rrotull nëpër shtëpi, herë pas here duke shkruar tregime në laptopin e Zekës. 

Pastaj një ditë, si të rënë nga qielli, tre ‘vëllezër’ shqiptarë, me një Lexus SUV të zi, paraqiten me një revole, të cilën ata i kërkojnë ta ruajë për ta. Megjithëse kjo është shkelje flagrante e marrëveshjes së saj me Mister Stanley-n dhe zbulimi i revoles mund të rrezikojë nënshtetësinë e saj amerikane, Lula pajtohet, kryesisht sepse mendon se ‘vëllai’ udhëheqës, Alvo, është i pashëm. Pjesa tjetër e subjektit, para së gjithash një varg përplasjesh metaforike me të kaluarën shqiptare të Lula-s dhe të ardhmen e saj amerikane, buron nga ky vendim i pakujdesshëm. Nëse libri ka një dobësi, atëherë kjo është për shkak se konflikti është tepër i kufizuar. 

Sikurse të gjitha personazhe t e mëdha, Lula është përmbledhje e kundërthënieve, një paradoks shqiptar: ajo është e shkathët dhe më përvojë, akoma disi e pafajshme, ndryshe prej Dunia-s; e ngujuar si murgeshë në shtëpinë e Mister Stanley-t, ku asnjëri prej dy banorëve të tjerë nuk tërhiqen nga bukuria e saj mashtruese; ajo sidoqoftë është seksi, me një libido të shëndoshë; është rrëfimtare fantastike, aq e mirë sa që Mister Stanley dhe miku i tij avokat i imigrimit Don Settebello e inkurajojnë të shkruajë rreth përvojave të saj – ‘My New American Life’ është titulli fillestar i memoareve të Lula-s – por shumica e asaj që shkruan ajo është ose maskaradë e folklorit si fakt ose plagjiaturë e pastër e veprave të poetit dhe romancierit shqiptar Ismail Kadare. 

Romani është i prezantuar në vetën e tretë, nga pikëvështrimi i Lula-s. Në ‘Reading Like a Writer’, Prose lavdëron virtytet e sentencave elegante, duke cituar Virginia Woolf, Ernest Hemingway dhe Phillip Roth si disa prej mjeshtërve të zanatit. Në ‘My New American Life’, Prose nuk është në krye të lojës së saj sa i përket rrjedhshmërisë së prozës së pakrahasueshme. 

‘My New American Life’ është një histori e asimilimit, në të cilën Lula shkrihet në popullsinë amerikane. Është një trajtesë mbi imigrimin; veç betejave të Lula-s, Don Settebello është duke kryer punë shtesë në Guantanamo. Është një dremitje e komedive të absurdit të Kadaresë dhe shkrimtarëve të tjerë të Europës Lindore. Por, mbi të gjitha, është një lexim i shkëlqyeshëm.

Shënim i Peshkut: Origjinali në anglisht ndodhet tek faqja The Millions. Përkthimi është i gazetës Express në Prishtinë, dhe është me shkurtime. Një copëz, që s'është tek përkthimi, është kjo: 
 

Throughout the book, Prose has fun with the idea that the two countries are not as different as they seem.  “‘If Hoxha and Milosevic had a baby,’” Lula jokes to her immigration lawyer, Don Settebello, “‘and the baby was a boy, it would look like Dick Cheney.’”

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).