Siç e di fort mirë lexuesi i vëmendshëm dhe i paanshëm i kësaj rubrike, ekzistojnë lloj-lloj sallatash edhe si bimë, edhe si gatesa, por midis këtyre dy kategorive ekziston, pa dyshim, një lidhje e natyrshme, pra, brenda logjikës së gjërave. Kështu, për shembull, sallata jeshile është bimë, por kur porosisim në restorant një sallatë jeshile, kamerieri na e sjell atë të larë e të grirë, me kripë, vaj, uthull, qepë të njoma etj. (Por askush nuk është i detyruar të porosisë vetëm sallatë jeshile: klienti mund të porosisë edhe sallatë ruse, greke, gjermane, pambukje, të përzier, me domate, me tranguj, me ullinj, me  lakër etj., etj.).

Por le t’i lëmë përkohësisht mënjanë këto konsiderata gastronomike e të kthehemi te realiteti shqiptar i këtyre ditëve, më saktë te zgjedhjet e ditës së sotme, pas një fushate gjatë së cilës çdo parti, në kuadrin e aleancave të saj, por edhe në mënyrë të pavarur, i paraqiti elektoratit shqiptar sallatën e saj zgjedhore. Këtë sallatë, duam nuk duam, jemi të detyruar, në mos ta hamë, të paktën ta provojmë të gjithë. Ndërtimi i kësaj sallate të figurshme i ngjan ndërtimit të sallatës së mirëfilltë, pra, të asaj që porosisim në restorant: dikush e ndërton pak a shumë ndershmërisht, dikush tjetër pak a shumë demagogjikisht.

Në politikë, çështja është që politikanët të kenë respekt për kuzhinierët mirëfilli profesionistë, d.m.th. të tregohen, patjetër brenda mundësive, të ndershëm e të aftë.
Për mendimin tim modest, sallata që na paraqiti “Aleanca për qytetarin” është më e besueshme, pra, më e ngrënshme se ajo që na paraqiti “Aleanca për të ardhmen”.

Meqenëse kam lindur dhe banoj në Tiranë, mund të pohoj me plot gojën se zoti Basha (ndoshta së shpejti kryebashkiak) m’u duk shumë më i besueshëm se zoti Rama (ende kryebashkiak). Ma përforcoi këtë bindje, ndër të tjera, edhe ndryshimi në mënyrën sesi secili nga këta dy rivalë e parashtroi dhe e argumentoi vizionin e tij për Tiranën dhe tiranasit. Përshtypja ime është se zoti Basha iu drejtua gjithë tiranasve, pa dallim partiak, ndërsa zoti Rama, në mos hapur, të paktën “midis rreshtave”, iu drejtua më shumë “popullit” të tij të dashur “opozitar”, të “majtë”. Te ligjëratat e zotit Basha spikatnin natyrshëm mirësia dhe dashuria për njeriun e përditshëm, kurse ato të zotit Rama ishin ngritur vetëdijshëm mbi themele agresiviteti, urrejtjeje e dasie.

Nga ana tjetër, një shije shumë të keqe më la incidenti i shpërthimit të një shashke në koshin e plehrave fare pranë çadrës elektorale të zotit Rama, te lulishtja e vëllezërve Frashëri: automatikisht m’u kujtua “atentati me bombë” kundër Ambasadës Sovjetike në Tiranë këtu e 60 vjet të shkuara. Por nuk dua ta lodh më gjatë lexuesin tim me ndryshimet midis dy sallatave zgjedhore që na ofrohen sot. Sigurisht, në politikë nuk ka kurrë sallata të përkryera: në meny, çdo gjellë, çdo sallatë të duket e mirë, e shijshme kur lexon përbërësit e saj konkretë, pastaj varet sesi e përgatit atë kuzhinieri, por, ama, një gjë dihet: kur kuzhinieri i vjetër jep shenja lajthitjeje duke menduar shumë për vete, pak për ndihmësit e tij dhe fare pak ose aspak për klientët, atëherë është më i besueshëm një kuzhinier i ri që mendon, para së gjithash, për klientët.

Por le të kthehemi te fjala “sallatë”. Nëse do të kërkonte në “Fjalorin e gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006) shprehjet e figurshme që kanë për vatër pikërisht fjalën “sallatë”, lexuesi im i duruar do të gjente “grij sallatë” dhe “ia bëj mendjen (trurin, kokën) sallatë”. Dy shprehje fantastike që ilustrojnë, gjithmonë sipas meje, atë çka zoti Rama ka bërë gjatë fushatës së tij zgjedhore. Po, ai griu e griu sallatë për t’ua bërë mendjen sallatë shqiptarëve në përgjithësi dhe tiranasve në veçanti, por ndryshe nga ç’ndodh me sallatën marule (një lloj sallate jeshile shumë e kërkuar për vlerat e saj), që merr një shije të papërsëritshme kur përzihet me pak uthull balsamike, sallata tij, pra, sallata ramule, pavarësisht “erëzave”, “vajrave” e “uthullave” që ai i hedh pareshtur me retorikën e tij bajate, bie erë jo uthull balsamike, por balsamosje. Balsamosje si tek mumjet e faraonëve të Egjiptit, shumë nga të cilët quheshin Ramses. 

23 Komente

Bravo Tupe!

Shume e thelle ishte kjo!

Tani po pres edhe nje shtjellim te imtesishem nga ana e Neim Çilit rreth korelacionit te dy shprehjeve me sinjikative ne kete mijevjecar te ri, "me do trapi mo" dhe "ti je trangull mo"

e ndjekur nga nje analize metafizike dhe dialektike nga ana e Artur Zhejit te tezes "Arjan Çani ka dalur per te gjuajtur arinj, por nuk ka nishan!"

Ne sfond degjohet ne intervale te shpeshta Ilir Meta teksa thote "Po beje pra, pse s´e ben?!" dhe "E di ti apo e di une?!"

Uf mer Tupe cfare paske honger?!

Sallate pra

eh mer tupe, do futesh te qenderstaret dhe ti.

Tupja, leximi I marrezive te ketj gomari jane humbje kohe.

 O Monda, po pse na ben per te vjelle qe ne mengjes moj moter, nuk ta kishim borxh.......

Pertoja te shkruaja nje koment tek Panorama, ndaj thashe ta sjell ketu te me ndihmonit smiley

E keqja e njerezve eshte se ne njefare pike humbasin kontaktin me veten dhe nuk gjejne dot me se deri ku e kane cakun dhe seriozitetin e tepruar nga qesharakja nje fije e holle e ndan.

Pa shije kjo sallata e Tupes, nuk shtyhet as me vaj, as me uthull, madje as me uthull balsamike.

smiley

o alidemso, un vetem kur lexoj ket RR K e nok tamom qe "anej nga ju" a ba keq per lek.

Tupja i paskish hyre halese me shat!

Tupe mire qe njerezit nuk mendojne si ty dhe nuk e hane ate "sallaten" tende. Shko mor mik e bej punen tende si gjuhetar e lene politiken.

Si te mos fitoj ed rama (dhe mire e ben qe fiton) kur kundra tij shkruajne njerez si tupja, henri cili apo dhe arian cani
Kane 11 vjet qe qe mbeshtesin kandidatet kundra rames dhe rama I ka marre me rradhe figurat e pd...rradhes tjeter rama kandidoka vetem

 Te ligjëratat e zotit Basha spikatnin natyrshëm mirësia dhe dashuria për njeriun e përditshëm, kurse ato të zotit Rama ishin ngritur vetëdijshëm mbi themele agresiviteti, urrejtjeje e dasie.

Natyrshëm quan qêndrimin e Bashës ndaj njeriut në bulevard ku u vranë 4 vetë apo për ty ata s'janë njerës .Më mirë shko në kishë të rrëfehesh sesa shkruan në gazeta . Koqe kanari (kk)

Balsamosje si tek mumjet e faraonëve të Egjiptit, shumë nga të cilët quheshin Ramses.

po edhe emri i kengetarit te njohur italjan Ramazotti, nuk eshte i rastit .  bile  shqiperohet Zotti-Rama.smiley.  pastaj kemi  Ramstein, ju pershendes me qe ra llafi.smiley.  gjithashtu kemi nje fshat te vogel diku prane Vlores quhet Ramice.smiley

udhetimi me Tram, eshte goxha komod ne fakt.smiley

 

 

 

 

 

 

 

 

 

po kete e mbani mend?  Valderrama.smiley

 

 Ke harru kryesoren. Sali Ram Berisha. So no chance, dude.

 Te shkruash per sallaten e Edit, e sigurt qe shkrimit do ti mungonte rafiniteti pasi po flasim per gastronomine mentale qe ne marrim cdo sekond te jetes nga media vizive e shkruar apo dhe vet perballjet direkt me Liderin shpirteror Edin.Nisur nga rezultatet e votimeve,une mendoj se kjo sallate e ka bere punen e vet.Turma njerzish kane dale qe ne mengjes te lare te palare,te veshur bukur,apo sexy, dhe kane votuar vetem politikisht.Kjo sipas shkrimit ne fjale, i bie te jete efekti negativ kur ha shume sallate te palare, pra na ka zene te gjitheve diarreja mentale .....

 

Tupe tupe - you salad tosser!

smiley

Vetem per kete imazhin qe krijon kjo salad tosser me Tupen ne process e siper (ose poshte) po i jap 5 yje artikullit. smiley

P.S. Meqe sic parashikova zgjedhjet do ti fitoje Rama, a mund te themi tani qe humbesi duhet te pranoje rezultatin? Apo eshte heret akoma? smiley

P.P.S. Kush nga peshqit ka qene vezhgues, pervec Tushes? smiley

Tupja eshte futur ne gare me F Cupin kush te thote marrinat me te medhaja.

"..shqiptart thac kan ba be

mend me shit e mos me ble.."

Fishta.

po ti mbledhesh tgjitha min qe kan shpenzuar robt duke lexuar e shkruajtur ne kete teme, mund te behen 2 dite, ose ndoshta 1. ne menyr ekolektive Monda na vrau nje dite para se te vdisnim.

 Po ho me ne ti, pranoje qe ishte icik si puna cinares, ti e di qe te bo dem po prap, per hir e koheve te vjetra do ta nezesh nonji tek tuk.. smiley 

Cinaren tjeter, me dore ne zemer, ta ka nez fari ballija te tema "alucinacione te thella dhe te pasterta"

 

 Analize shume e mire. Shkrimi eshte klas. 5*.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).