Gëzuar 1 Majin, festën e punëtorëve që kurrë nuk i thonë "Jo" një ditë pushimi.

Për vete nuk jam shquar kurrë si punëtor i madh, por pa dyshim 1 Maji ka qenë një nga festat më të shumëpritura dikur. Personalisht e kujtoj gjithmonë si një ditë plot diell mëngjesor, era e pluhurit të lagur në bulevard, vajzat me veshjet e spartakiadës, atletet e bardha që vezullonin të sapolyera me shkumës, lulet prej letre të importuar te markës "Kakadu", qendra e bllokuar ku nuk pipëtinte njeri, makinat e parakalimit si teatro te vogla shëtitëse mbushur me butafori suksesesh dhe shokë byroje me buzëqeshje 24 karatëshe, jevgat e komunales me fshesat e gjata të shqopes...dhe atmosfera festive ne ajër.

Tashti më kanë thënë që kanë ngelur vetëm katnarët me fustane me flutra dhe burrat me këmisha me viza që ngjiten truma-truma nga liqeni, po hajt mo se do rregullohet. :D

18 Komente

Kam nostalgji per menyren se si festohej 1 Maji dikur... e gjithe familja qe ne mengjes nisej per piknik nga liqeni, dhe shpesh ndodhte qe i gjithe pallati mblidhej ne te njejtin vend. Mbaj mend qe rrinim deri vone mbasdite duke luajtur dhe duke qeshur!

 Kur te martohemi keshtu do e festojme prape... ja, edhe pak smiley

Mbaj mend qe rrinim deri vone mbasdite duke luajtur dhe duke qeshur!
 

shume e sakte, ashtu benim kurse tani rrime si guaker as lozim as qeshim.. na ka ngrire buzeqeshja buzeve, jemi rritur ca si shume pa e kuptuar.. smiley

 Kur e ardhmja mohon çdo gje te  se shkuares, shoqeria  tregon se ka humbur kujtesen...

Me kujtohet qe edhe gure te binin me nje Maj duhej te hiqeshin palltot ,pardesyte e gjithe ç'tjeter.Fillonte sezoni i akulloreve dhe i çorapeve te bardha.....

 U, moj Zana ! me kujtove akulloret e kohes !Rrofsh !

PF, gezuar "mayday" smiley.

images (239×210) 

images (272×185)

PS: Mos me thuaj qe s'ke ndonje foto per ket rast ne arkivat e tua.

 Patjeter Monda smiley

PF,  Pera  Kongresit te III-te.... Partia komuniste... 

 Jo jo. Keto jane neokomunistet e sotem evgjite.

 Nje kat  me siper.....

1 maj ka nji simbolike shume te forte. Ky konvertimi ne "moden" e piknikeve dhe shetitjes nga liqeni eshte krejt patetik, biles me shume patetik sesa festimi me komande i "festes" te ne para '90. 
Shif mesazhin e fuqishem qe jep e majta ne Itali me ato festimet e medha ne sheshe. Dhe kte ta thote nji qe nuk ka naj simpati te madhe per te  majten ne pergjithsi. Tregues i ndergjegjes dhe i intelektit tone si popull.

 Une 1 Majin simbolikisht e kam lidhur gjithmone me foto te tilla.

1 Majet e socializmit pastaj kane qene butaforike, si cdo manifestim "spontan" popullor i asaj kohe.

Cfare eshte 1 Maji? Dita e pare e muajit? Qe kur peshku ka filluar te na thote Gezuar per diten e pare te cdo muaji?

Nejse hajd Gezuar dhe paci nje muaj te lehte

Uroj te mos haroni dhe 1 Qershorin dhe keshtu cdo fillim muaji. smiley

Sa mire sikur te behej e njeta gje  edhe me festat fetare U haruna Pashket kete vit Dikush futi nje lajm te vogel Ndersa urimet per fillimet e muajit tani do te zene faqen kryesore

   1 Maj ! Persa eshte ? Si kaloi?   Nuk ju vjen keq, qe Levizja Sindikale, ne kete stanin tone eshte e mjeruar ? Ore dhe per diten e hashureve dhe ka patur gjalleri, jo me per nje dite, qe  do te duhet t`ju kujtoje puntoreve se duhet dhe ata te kene disa te drejta. Mirepo, neve na mungojne. ..puntoret! Kush ta perkujtonte  1Majin? Edhe puntore edhe te papune sikur nuk vete..

    Te gjitha na i kishte Nebileja per nuse,  por na i mungonte ferexheja Anarkosindikalistet dhe lumpenproletaret,  jane bere  njesh.Dhe me thoni pastaj se dhe une e kam gabim qe... FAJIN E KA SALIHU ..! Nuk la  as dy gure bashke!

Levizja sindikale ne shqiperi hahahahhaha.Ne gjithe boten levizjet sindikale jane te majta sepse perfaqesojne punetorine punen kunder forcave te djathta qe perfaqesojne pronaret pra kapitalin e madh.ne shqiperi sindikatat jane aleate me PD qe eshte parti e djathte qe supozohet se perfaqeson kapitalistet..

 

forcave te djathta qe perfaqesojne pronaret pra kapitalin e madh.

Dmth edhe ai qe eshte pronar i nje kafeneje te vogel dhe ka ne pune nje kamarjer, qenka kapital i madh?

Une ne 1-Maj e di se Protestohet !!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).