Tek vizitoja faqen kaq shume te reklamuar ne facebook te Lulzim Bashes, aspirantit per Kryetar Bashkie, vura re nje post me titull: 

Lulzim Basha premton kopshte verore që gratë të mos ndërpresin punën 

 

Sinqerisht mendova se duhet ta ndihmoja dhe ta informoja Z. Basha dhe stafin e tij se kopshtet aktualisht nuk jane nen varesine e Bashkise, por varen nga drejtoria arsimore. Keshtu, e ftova qe t'ia jepte kete sugjerim kolegut te tij, Z. Tafaj.

 

test_1.jpgMbyllja e kopshteve gjate veres ka qene arsyeja pse vajza ime nuk shkon ne kopesht shteteror, por ne nje kopesht privat. Duke qene se ime bije ka frekuentuar me pare cerdhe ne Tirane, e informova gjithashtu qe keto te fundit, qe varen nga Bashkia, nuk mbyllen asnje dite te vitit. Kjo si rezultat i iniciatives se Kryetarit aktual te bashkise.

Per çudi, posti im u fshi ne moment dhe une u bera ban nga faqja, pra m'u hoq e drejta te postoj serish. Po te shkoni ne facebook-un e Bashes, nuk e gjeni me komentin tim.

Jam perdoruese e rregullt e facebook-ut dhe asnjehere nuk me kish ndodhur te fshihej nje koment imi pa asnje arsye. Komenti nuk kish asnje fyerje, mund ta shihni qarte ne print screen-in bashkangjitur.

Si mund te jemi ne, qytetaret e Tiranes te paret, kur fjala jone nuk degjohet?

18 Komente

kjo gje ,qe te ka ndodhe ty me ka ndodhe dhe mua e shume te tjereve qe mendojne ndryshe nga Basha ,i cili nga ana e tij eshte" ndryshe "nga Rama smiley

 O cole, (me h ne mes), po mos u merzit mi zoje..., ka thone Luli kaq e kaq budallalleqe sa ska kanar qe ti mbaje. Ai ka thone..... e çar ska thone, kush i ma men, do te hajme me luge florini, ka thone komandanti (dhe kapi brrylin, pasi e fshiu mire e mire...)

Cudi lol se edhe mua me kane bllokuar te faqja e Edi Rames. Per ca rruge qe u ben lluce sot ne Tirane ngrita shqetesimin.

O Grup ,por s'po flasim per Rame "bllokmenin ",por per Lulin,per ate Lul qe deklaron qe : Une jam ndryshe ,kam "vizion te ri" .........Ku eshte ndryshe ai kur po ben te njejten gje qe beka dhe Rama ..Pse si kerkoni ,ju demokrate llogari Lulit tuaj ,qe po ben te njejtat gabime si Rama ..apo doni te behet dhe ai si Rama ndonje dite  ?! smiley

Te bene "ban?" Mos, nje "fan" me pak - kushedi sa do jete trishtuar Lefty.

Mos u merzit chloe se eshte metode normale Shqiptare qe kur thua dicka qe s'i pelqen atij te cilit i perket topi, te heqin direkt. Jo vetem te FB i L. Bashes.

po per teatrin e kukullave a do boje ndonje ndryshim (per te mire kuptohet) luli? Sepse cuditerisht, kur femijet mbarojne kopeshtin/apo dhe shkollen fillore dhe fillojne pushimet verore, edhe teatri i kukllave fillon pushimet e tejzgjatura verore, ne shenje respekti per aktoret e sterlodhur gjate sezonin dimeror. Tani dikush mund te me thote se teatri i kukullave nuk varet nga bashkia, por nga ministria e kultures, rinise dhe sporteve me ish minister zotin Pango Mberthecka. Po pune e modhe, po te doje luli (qofte edhe per gocen e vet) e bo ket te mire per femijet e tirones, apo jo?

Nuk nxirren keto lajme keto ne peshk i Endrit, kot e ke, jane te ndaluar. Po pate noi gje per Lul Bashen, ta nxjerrin direkt. smiley

Sheme pershendetje! Ne fakt edhe per teatrin e kukullave kur Lulzimi postoi qe ishte e vetmja qender argetimi per femije, une komentova tek fb i tij, por komenti pati te njejtin fat: u fshi. Duke qene se kam nje vajze 5 vjecare me eshte dashur te kerkoj ne qytet qendrat e argetimit per kete moshe. Teatri i kukullave ku Luli coi te bijen nuk eshte i vetmi teater per femije ne qytet. Teatri i Metropolit, qe varet nga Bashkia, ka sallen e vet per femije dhe ka shfaqje cdo te shtune dhe te diele.

Trajtimi per femijet eshte i ndryshem nga ai i teatrit qe varet mga Min e Kultures. Femijeve kur shkojne u japin nje ballon dhe pas shfaqes gjithnje i pyesin a u pelqeu. Eshte nje realitet ndryshe.

 Nuk e ka fajin luli mi goce...jane bodigardat e FB te lulit qe keshtu e kuptojne detyren... pse ca kujto ti se ka kohe luli ti boj gjith keto pune vete... 

lexo  ca thot prifti i qeverise, ose ish-prifti me mire se qeveria ka ngel pa prift, ka vetem nje haxhi-nasto:

Basha bëri një fushatë teorike, të tipit amerikan, me projekte të gatshme të parapërgatitura dhe me regji të rreptë ku kontrollohej çdo fjalë.

Ky stil me kaseta të bëra me regji dhe kontroll të rreptë, pa lejuar median e lirë të ishte prezent dhe pasqyronte fushatën si e gjykonin ato, bëri që Lul Basha të bënte "armiqësi" të panevojshme në disa media, shoqëruar me mungesë pasqyrimi disa ditësh. Kjo ishte një kosto e madhe për Bashën, jo vetëm karshi mediave. Kjo i tregoi elektoratit që Lul Basha nuk është i sinqertë, nuk është i hapur dhe transparent, sepse kërkon të montojë dhe zbukurojë fushatën e tij jashtë realitetit.

Vrulli i fillimit i Lul Bashës është zbehur shumë këto ditë të fundit të fushatës. Megjithatë, unë mendoj se Basha ka bërë një punë të lavdërueshme në këtë fushatë, por unë po të isha në vend të Berishës, pas vrasjeve të 21 janarit, nuk do të kisha zgjedhur Lul Bashën për kandidat për Tiranën. Pavarësisht ka apo jo faj Lul Basha për vrasjet, vrasjet u bënë me armët e shtetit, dhe Ministri Brendshëm ka faj moral, nëse jo penal. Kandidatë si Bujar Nishani apo Myqerem Tafaj do të ishin më të përshtatshëm për Tiranen.
 

 Ke shume te drejte Chloe, por eshte shume gjynah per kete popull qe akoma vuan, qe akoma i duron genjeshtrat qe i thone pushtetaret vetem per nje vote, qe per ate vote jane gati te bejne cdo gje,

Po per kuriozitet si nuk e kupton luli se cfare po nxjerr nga goja si mund te thoje qe teatri i kukullave i vetmi kur egziston nje tjeter akoma me i mire qe paska tere keto gjera qe femijet i mrekullojne por akoma edhe me keq qe ben nje premtim akoma me bosh kur thote qe do hapi kopshte verore qe nenat te mos lene punen por nese fiton gjithmone nese fiton qe e dyshoj shume 

Si do ju thoje ketyre nenave qe i besojne. Me fal po nuk eshte kopetence e bashkise apo as fjalen me fal s do e perdore.

Turp turp turp me vjen shume turp qe po jetoj ne kete vend.

Ku po i rrisim femijet me cfare vlerash po i mesojme

Po ca premitmesh mer amoni. Vec me qen budall me i besu. Nuk ka shqiptar qe t'i besoje ato qe thote Basha, Berisha, Rama apo cilido tjeter. Ketu eshte edhe e keqja. Si pasoj njerezit fillojne dhe bejne nje nga dy gjera per t'u ndiere mire me zgjedhjen e tyre: ose genjejne me vetedije veten, ose justifikojne mashtrimin si mjet per te fituar mashtrusi qe ata kane perzemer.

Nuk ka PD-ist, ballist, legalist, ballisto-demokratist, LSI-st e PS-ist, e gjithe ist-et e tjeter qe te besoje se Luli apo Rama do beje cerekun e atyre qe premtojne. So what???

Ne e kemi kalu me kohe fazen e revoltimit nga mashtrimi. Jemi te faza kur shkon per lesh e prap nuk reagon, sepse "keta te tjeret jane me keq".

Sa e trishte, sa e dhimshme kjo qe po ndodh me ne!

Nuk mund te ndryshohet mendesia e tij, Chloe, dhe as t'i vihet ne ndihme. Tashme eshte bere evidente menyra e tij diktatoriale. Shembull per kete eshte rasti i pedagoges qe ngriti zerin e saj kunder padrejtesive qe po behen, qe ngriti gishtin e saj drejt vrasesit, te cilen e nxoren zvarre nga salla.

Mesazhi ishte i qarte, ne sallen ky flet ai, duhet degjuar vetem nje ze dhe ai eshte zeri i tij. 

Kjo pra eshte liria e rreme qe ofron ky pushtet i dhunshem!

Nga ky qe nuk pranon kamerat ne takimet e veta dhe fshin mesazhet ne fb ... presim te beje transparent buxhetin e bashkise smiley

 Chloe, nese te ngushellon fakti, ta ka heq Lul-i dora vete, se per keto gjera harxhon energjite djaloshare ai e jo per te bere ndonje pune te hajrit, ti mire e ke, vazhdo ne ate tenden 

 Po se mos vetem per kopshtet.

Basha akuzon se tirana permbytet nga shirat, nderkohe qe Ujesjellesin dhe Kanalizimet e ka marre Berisha prej kohesh.

Thote qe do te jape hipotekat e shtepive, se Edi Rama s'i jep, nderkohe qe edhe hipoteken e ka qeveria, e ka marre si kompetence qe ne 2006en.

Genjen sy per sy, dhe e dini pse e ben?

Sepse Shqiperia s'ka vuajtur ndonjehere per budallenj qe ta besojne.

Naj bashkpunim me Ferdin do t'ket ky per qeshtjen e diellit,se si shume vape a t'u na ba n'kto kohet e funit? smiley

Luli premton mos permbytjen e rrugeve duke reduktuar ditet me shi per Tiranen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).